Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/03

Akademik Prof.Dr. Sulejman Abazi (Neshaj) (1954-)


Rezultati i imazhit për sulejman abazi"

Akademik Prof. Dr. Sulejman Abazi (Neshaj) u lind në qytetin e Vlorës në 7 maj 1954.


Shkollën  e mesme të përgjithshme Ushtarake, Tiranë(1969-1972

Arsimin e  lartë  e kreu në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” Tiranë(1972)

Titulluar Oficer  e mori në Fakultetin Gjitharmësh(26 qershor 1976)


Akademinë  e Shtabit të Përgjithshëm të FA e bëri në përiudhën shkollore  1985-1986

 Ka qenë Komandant i ishullit të Sazanit, 3 korrik 1986 – 3 korrik 1992. Ka gradën ushtarake gjeneral  dhe është diplomuar në Kursin e Lartë të Shtatmadhorisë. Mban titullin “Doktor i Shkencave në Psikologji”. Është autor i  disa librave të botuara dhe mbi 300 komente, analiza, opinione në shtypin e ditës. 

Gjithashtu është “Ambasador i Paqes”.





Sulejman Abazi.jpg

Ai ka kryer Kursin e Lartë të Shtatmadhorisë  pranë SHPFA (Master)(1988-1989) si dhe   Kursin  e Drejtimit të Brendshëm që e kreu në Akademinë e Bundesverit, Berlin, Gjermani(2001)



EKSPERIENCË PUNE

  • Shtator 1976 - shtator 1985: Detyra të ndryshme në strukturat ushtarake deri në komandant Brigade;
  • 1986 – 1992: Komandant i Ishullit të Sazanit;
  • Prill – 11 qershor 1999: Komandant i Divizionit të Këmbsorisë të Tiranës, drejtues në kryerjen e manovrës së forcave Rezervë të Shtabit të Përgjithshëm në zonën e Kukësit, pjesmarrës në luftën për çlirimin e Kosovës;
  • 2000 – 2002: Shefi Shtabit të Brigadës së Reagimit të Shpejtë;
  • 2002 – 2003: Specialist për Planizimin, Punën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë në Akademinë e Mbrojtjes dhe pedagog mësimdhënës, Tiranë;
  • 13 shtator 2003: Me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes në 13 shtator 2003, në rezervë, pension të parakohshëm, në gradën ushtarake “Kolonel”.
  • 2005 - në vazhdim: Anëtar i Bordit Drejtues të Institutit të Politikave të Sigurisë Kombëtare, Tiranë.
  • 2005 - në vazhdim: “Ambasador i Paqes” që nga viti 2005 nga Federata Universale për Paqen Botërore.
  • 2016 - në vazhdim: Pedagog në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin Privat “Iliria” në Prishtinë.
 

ÇERTIFIKATA DHE TRAINIME

  • Dekoruar me 4 urdhëra e medalje nga Presidiumi i Kuvendit të Shqiperisë.
  • Dhënë provimet e Psikologjisë së Përgjithëshme dhe të Psikologjisë Sociale dhe lëndëve plotësuese në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës në vitin 1999.
  • Përfunduar studimet në nivelin "Master në Sigurinë Kombëtare" në Kursin e Lartë të SHPFA, 1988-1999 (Konvertuar nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes së FA).
  • Titulluar “Doktor i Shkencave në Psikologji” në Universitetin e Tiranës, nr. Diplome 628, nr. Regjistri 70, nr. Regjistrit Themeltar 4089, realizuar në datën 07. 07. 1999.
  • Titulluar "Profesor Nderi" nga AUGP USA & UNUGP në New York, diplomë me protokoll DMPP - 77702/ tetor 2018.
  • Titulluar Doktor "Honoris Cauza" për Sigurinë dhe Paqen, nga Akademia Botërore për Paqen dhe Universiteti Botëror për Paqen i OKB me Nr. PH DMPP 777-78, datë 28 prill 2018.
  • Titulluar “Komisioner Ekzekutiv Ndërkombëtar i OKB” për Sigurinë dhe Paqen me Nr. Prot. 2297/91, datë 27 mars 2018, Akredituar nga UN, EU, USA, NATO.
  • Mbajtës i Medaljes së Artë "Gjenerali i Paqes Ajzenhauer", me nr. prot. 2348/88, shtator 2018. 
  • Titulluar me çertifikatën “Global Peace Misionary and General of Peace”, 15 shkurt 2019, Headquarter: World Peace Gong Road Nr. 1, Jepara 59452, Indonesia.
  • Titulluar me çertifikaten “Poleart Pegasi Albania 2019”, nga Akademia Pegasiane Shqipëri, protokoll nr. 19/7, datë 25 shtator 2019.
  • Karta e Identitetit Diplomatik: The World Peace Committe, International Corps Diplomaric Mission. Chief of Albania, Nr. 502/WPC-ID/2019.
  • Antar i Institutit të Liderve të Paqes Botërore me qendër në Londër, Islamabad, rregjistruar në OKB dhe BE, me nr. ID#IILP-2019-1915, datë 29 shtator 2019.
  • Pjesëmarrës në seminarin në Tiranë dhe Berlin mbi “Drejtimin e Brendshëm dhe marrëdhëniet me publikun”, në strukturën ushtarake të Bundesverit Gjerman.
  • Diplomuar nga Qendra e Drejtimit të Brendshëm të Ushtrisë së Bundesverit, në Akademinë Ushtarake Berlin, Gjermani në Maj të vitit 2002.
  • Trajnuar dhe diplomuar në vititn 2007 nga Shoqata Joqeveritare, Assistenet Albania në çështjet e marrëdhënieve të publikut me pushtetin vendor, (tre kurse të plota)
  • Trajnuar me çertifikatë në seminarin e Doktrinës së Përbashkët të Forcave Tokësore të SHBA, prill 2003.
  • Trajnuar dhe titulluar në nivelin “Drejtor për BE” në Qendrën Investigative “STOP KRIMIT”, për luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar në vendet e Bashkimit Europian, Tiranë 2017.
  • Kurs kompjuteri në programet: word, excel, power point, përdorim të internetit.
  • I patentizuar dhe i aftë për drejtim automjeti.



KONTRIBUTI SHKENCOR

  • Libër i botuar “Hapsira social psikologjike në Forcat e Armatosura”, 180 faqe, Shtëpia Botuese e Forcave të Armatosura. Tiranë 1999.
  • Libër i botuar “Psikologjia e ndryshimit në Forcat e Armatosura të RSH”, 298 faqe, Shtëpia Botuese “Toena”, Tiranë 2001.
  • Libër i botuar “Psikologjia e luftës kundër luftës”, Nr 1. 184 faqe, Shtëpia Botuese “Albpeipër”, Tiranë, 2003
  • Libër i botuar “Psikologjia e luftës kundër luftës”, Nr 2. 260 faqe, Shtëpia Botuese “Albpeipër”, Tiranë, 2003.
  • Libër i botuar “Strategjia e Sigurisë në Filozofinë e Bashkimit Kombëtar”. 319 faqe, Shtëpia Botuese “Toena”, Tiranë 2004.
  • Libër i botuar “Kombi Shqiptar në Udhëkryq”. 228 faqe, Shtëpia Botuese “Arbëria”, Tiranë 2005.
  • Libër i botuar, “Çamëria, rikthimi tek lavdia e etërve të dikurshëm”. 292 faqe, Shtëpia Botuese “Dajti”, Tiranë 2007.
  • Libër i botuar: “Psikologjia në Drejtim”. 284 faqe, Shtëpia Botuese “Dajti”, Tiranë 2007.
  • Libër i botuar: “Çështja Çame në Strategjinë tonë Kombëtare”. Shtëpia Botuese “Rugova Art”, 366 faqe, Prishtinë, 2012.
  • Libër i botuar: “Sazani – Ishulli i Perëndive”, Shtëpia Botuese “Migeeralb”, 158 faqe, Tiranë 2015.
  • Libër i botuar me dyautorësi: “Mbi Edukimin Qytetar - Adoleshenca”, Shtëpia Botuese “Migeeralb”, 259 faqe, Tiranë 2017.
  • Dorëzuar për botim librin “Metodë Psikopedagogjike”, nën kujdestarinë e Universitetit të Biznesit në Kosovë.
  • Përgatitur librin për botim “Mbi çështjen shqiptare në Ballkan”, nën kujdesin e Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane.  
  • Konsulent shkencor i jashtëm në 9 tema për nivelin “Master” dhe katër kandidatë të mbrojtjes së doktoraturave.
  • Pjesëmarrës në 9-të simpoziume shkencore në Republikën e Shqipërisë, Kosovë, Mali i Zi dhe Maqedoni,
  • Artikuj të karakterit studimor në fushën e edukimit qytetar, të paqes, psikologjisë sociale, psikologjisë ushtarake dhe të Sigurisë Kombëtare, botuar në revistën shkencore “Balkan Journal of Interdisciplinary Research IIPCCL Publishing – Tirana Albania”, ISSN 2410-759X, Tiranë 2017-2019.
  • Botuar mbi 300 komente, analiza, speciale në publiçistik, në shtypin e ditës dhe revista shkencore.
  • Redaktor shkencor dhe redaktor i 12 botimeve, materialeve shkencore të nivelit universitar dhe autor i 7 parathënieve të librave të autorëve të ndryshëm.
 


GJUHET E HUAJA

  • Mbrojtur Gjuhën Ruse në Universitetin Shtetëror Tiranë
  • Njohuri për gjuhën angleze (përfunduar kursin e plotë 3 mujor pranë Akademisë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 2002)
  • Flet gjuhën Italiane.


FUSHAT E INTERESIT

  • I interesuar për angazhime në mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe contribute në paqen rajonale e globale, në mësimdhënie në sistemin universitar, për punime studimore shkencore në fushën e psikologjisë, të strukturave të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, në fushën e vëzhgimit dhe analizës politike, krizave rajonale, marrëdhëniet me mediat dhe lidershipin.




Flori Bruqi


Akademik Fritz Radovani(1940)

Rezultati i imazhit për fritz radovani"


Akademik Fritz Radovani u lind në Shkodër me 6 janar 1940.

 Në bombardimin e bamë nga Aleatët me 13 tetor 1943 në Tiranë, ìu vra i ati Kol Radovani, major i policisë shqiptare dhe u rrit me t'ëmën. Në vitin 1956, në Shkodër ka përfunduar shkollën e mesme Pedagogjike. 

U emënue nga Ministria e Arsimit në Burrel, në fshatin Macukull. Për nevoja shendetsore u kthye në Shkodër dhe u emënue disenjator në Kabinetin Pedagogjik, ku punoi 4 vjet. Mbas katër vjetësh,kaloi mësues në lagjen Liria po në Shkodër.

 Gjatë asaj kohë pra, në vitin 1965 ka përfunduar Liceun artistik me korrespondencë në Tiranë. Nuk ìu dha e drejta me vazhdue shkollë të lartë për arsye biografie. 

Në vitin 1968 në periudhën e Revolucionit Kultural, mbas arrestimit të dytë të vëllaut të madh, u transferua në fshatin Kosmaç, mësues në klasat fillore. 

Në vitin 1969, u largua nga arsimi dhe u emënue piktor në fabrikën e Tekstilit Shkodër. 

Aty nuk vazhdoi vetëm dy vjet me titull Piktor dhe kaloi në organikën e asaj fabrike si punëtor reparti stampimi deri me daljen në pension të parakohshëm në vitin 1992.

Që nga viti 1967 nuk ka pas të drejtë as me marrë pjesë në ekspozita pikture.

Që nga viti 1945 dhe deri në vitin 1998 (tue përjashtua vitet 1961–1964) ka pas vazhdimisht një njeri të familjes në burgjet e kampet e shfarosjes, prandej edhe ka qenë gjithmonë i përfshimë në “luftën e klasave” të pushtetit komunist. 

Në vitet 1945 janë arrestuar dy dajat Paulin e Mikel Prennushi. Paulini ka ba 5 vjet burg e 5 vjet internim. Mikeli ka ba 10 vjet burg.

 Në vitin 1946 është arrestuar axha i nënës At Mati Prennushi, Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, i cili është pushkatuar me 11 mars 1948. 

Në vitin 1948 është arrestuar daja tjetër prift Don Kolec Prennushi, i cili mbas hetuesisë ka vdekur në vitin 1950. 

Rezultati i imazhit për fritz radovani"



Në vitin 1950 është arrestuar vëllau Alfonsi, dhe është dënue 8 vjet burg me grupin e studenteve të Gjimnazit Shkodër. 

Eshtë arrestuar prapë në vitin 1967 dhe është dënue me grupin e klerikëve të Tiranës, me 10 vjet burg për pikëpamje fetare tue u përfshi në nenin e “Agjitacionit e Propagandës kundër pushtetit”.

Në vitin 1991, në muajin janar u zgjedh Kryetar i Sindikatës së Fabrikës Pëlhurave të Shkodrës, në periudhën e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. 

Po këtë kohë u zgjedh edhe anëtar i Kryesisë BSPSh (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna Shqiptare) në Shkodër, për sektorin e propagandës dhe marrëdhënieve mes besimeve. 

Rezultati i imazhit për fritz radovani"


Ka kontribuuar në përmbysjen e qeverisë komuniste të Ramiz Alisë, tue organizuar mbledhje, mitingje, greva dhe në radio “Shkodra” e gazeta, me artikuj kundër komunizmit. 

Nuk u pajtue asnjëherë me demagogët dhe komunistët e konvertuem në “demokrat” e “socialist”, për këtë arsye edhe nuk kam ba pjesë asnjëherë në asnjë parti politike të djathtë as të majtë. 


Kjo e ka shtye që në vitin 1997 me u larguar nga Shqipëria ilegalisht, mbasi u kercnue me vrasje. 

Në vitin 1998 u kthye në Tiranë dhe në vitin 2000 ka emigruar në Australi. Edhe këtu nuk kanë munguar veprimet kundër tij nga metastazat e Sigurimit famëkeq të komunistëve të Tiranës. Falë Shtetit Australian që i ka siguruar jetën.

Rezultati i imazhit për fritz radovani"


Këtu ka përfunduar në vitin 2002 librin “Një monument nën dhe” dhe ka vazhduar punën për një botim të dytë të librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, i botuem për të parën herë në Shqipëri në vitin 1993. Në vitin 1992-1993 është bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, libër i cili i është dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës në Shqipëri me 25 prill 1993. Kam përfundue edhe librin “Gurt’ e Parë” dhe është futë në “labirintet e demokracisë përparimtare”, me mujtë me i dhanë rinisë një punë tjetër modeste nga ana eme. 
Rezultati i imazhit për fritz radovani"



Dy të fundit janë dorëshkrime. Përveç “publicistikës” tashti Radovani po punon mbi një libër të vogël (xhepi) për mësimin e bazave të para të GJUHËS SHQIPE (Gegërishtja e sotme), për nxënësit e rritun në Australi që kanë përfunduar shkollat e ulëta e nuk njohin Gegërishten..

Rezultati i imazhit për fritz radovani"


Ka shkruar shumë artikuj në gazeta dhe internet(Floripress, www.zemra shqiptare .net,VOAL,telegrafi.com  etj.).

Është anëtar i rregullt i AAAS nga Melburni i Australisë.

Flori Bruqi


Akademik Dr. MD.Adem Harxhi (1936-)


Rezultati i imazhit për adem harxhi"


Akademik Dr. MD.Adem Harxhi , lindi në qytetin e Gjirokastrës më 16 Janar 1936. 

Në vitin 1960 mbaron me diplomë të shkëlqyer Fakultetin e Mjekësisë dhe caktohet Pedagog në Klinikën e Neurologjisë së Fakultetit. 

Shpejt ky emërim u anulua dhe u dërgua mjek  okulist në rrethin e Gjirokastrës.

Ai ngriti të parin repart të okulistikës(syrit), që u shërbente rretheve Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë dhe Përmet.

Ne vitin 1969, emërohet drejtor i spitalit të Gjirokastrës duke ushtruar dhe detyrën e mjekut okulist, detyra te cilat i mbajti deri ne vitin 1986, kur u emërua mjek pranë ambasadës së Shqipërisë në Budapest-Hungari.

Për shumë vite, deri sa u largua nga Gjirokastra, ka qenë pedagog i Fiziologjisë dhe Anatomisë në degët e “Biologjisë” dhe në atë të “Ciklit të Ulët” të Universitetit “Eqrem Çabej” Gjirokastër.

Gjatë jetës së gjatë si mjek dhe si punonjës në fushën e organizimit shëndetësor, Dr.MD.Adem Harxhi ka botuar dhe referuar shumë artikuj në shtypin vendës. 

Ka referuar shumë tema shkencore në sesionet shkencore, kudo nëpër rrethet e Shqipërisë. 

Ka botuar artikuj edhe në revista mjekësore të huaja. 

Në vitin 1986, emërohet mjek pranë Ambasadës së R.P.Sh në Budapest dhe pas kthimit prej andej, punoj si mjek okulist ne Rrethin e Sarandës ku shërbimi i okulistikës ishte mbyllur. Në vitin 1993 emigroi familjarisht ne Sh.B.A, ku për asnjë moment nuk u shkëput nga bota e mjekësisë.

Rezultati i imazhit për adem harxhi"


Në vitin 1994 është ndër nismëtaret, së bashku me Prof. Skënder Kodra dhe Prof. Ulvi Vehbiu, që kërkuan nga shteti i New Yorkut lejen për të themeluar të parën Akademi Shqiptaro – Amerikane të Shkencave. 

Pas aprovimit të saj, ai është zgjedhur dhe vazhdon të jetë nënkryetar i kësaj Akademie dhe Kryeredaktor i revistes se Akademise së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro- Amerikane  “Dituria”, në New York.

Në vitin 2000, duke qenë ne emigrim, botoi librin “Janë Sytë e Tu”. 

Rezultati i imazhit për adem harxhi

Një libër me karakter shkencor popullor, që bënte të ditura për shqiptarët, rezultatet e operacioneve me laser për heqjen e syzave, të cilat sapo kishin filluar të kryheshin në Amerikë. 

Ky libër është vazhdim i interesimit të tij për sytë e rinisë universitare.

Gjatë qëndrimit në emigracion, pati mundësinë të punojë në një fushë që ka qenë pasioni i tij i vjetër, ne fushën e seksualitetit dhe seksit. 


Kjo fushë ka zgjuar interesin e tij, sepse si mjek dhe humanist, ka vënë re se jeta e shumë bashkatdhetarëve të tij, kish humbur shumë nga kualiteti i saj, si pasojë e injorancës seksuale që zotëronte në shoqërinë shqiptare.

Në vitin 2002 , që pas një studimi shumë vjeçar dhe duke përfituar nga eksperienca e disa prej klinikave më të mira të seksterapisë në Amerikë, Dr.MD. Adem Harxhi shkroi traktatin ‘ “Seksualiteti dhe Seksi”.
Me insistimin e tij, duke i rezistuar një opinioni tepër restriktiv në fushën e seksualitetit, u angazhua në edukimin seksual të njerëzve në një nga stacionet televizive të vendit- “Gjeli Vision”. 

Në këtë mënyrë Dr.MD.Adem Harxhi u bë pionier në fushën e edukimit seksual të njerëzve në Shqipëri.

Këtë punë të filluar e ka bërë me përkushtim. Ai ngriti në Tiranë shoqatën “Respekt, për problemet seksuale”, që synon edukimin seksual të njerëzve veçanërisht të rinisë. 


Libri " Janë SYTË e tu"

Ideja për të ngritur këtë shoqatë i lindi nga interesimi i madh i publikut shqiptar për të mësuar më shumë në këtë fushë, që për shoqërinë tonë ka qenë një tabu.

Në vitin 2003, boton një libër shumë të vlefshëm dhe shumë interesant me titull: “Fëmijët duan të dinë për seksin” .

Në këtë libër gjenden përgjigjet për rreth dyqind pyetje që prindërit dhe fëmijët i kanë drejtuar doktor Adem Harxhit.

 Ky libër është një ndihmë e paçmuar për fëmijët, prindërit e tyre, si dhe për arsimtarët.

Ne vitin 2011, boton librin “Ne sinkron me natyren”. 

Ne kete liber Dr.MD. Adem Harxhi u jep pergigje shumë pyetjeve qe lidhen me faktin se si influencon jeta e shendetshme seksuale ne shendetin e grave, vecanerisht, ne shfaqjen e kancerit te organeve gjenitale dhe gjirit.

Janë shumë të njohura emisionet e tij “Linja e Kuqe”, që i zhvillon me pyetje direkte nga shikuesit, tre herë në javë, në orët e vona të natës në Televizionin “ 24 News” të Tiranës.


Disa vjet vjet me radhë , çdo të Shtunë dhe të Diel, Dr. Adem Harxhi, shkruan artikuj lidhur me edukimin seksual në gazetën “Shekulli” dhe nw gazetën “Dita”, "Floripress" etj. 

. Një herë në muaj shkruan në  revistën “Spektri”. Në këto shkrime trajtohen probleme të jetës seksuale dhe përgjigje për pyetjet e lexuesve. 

Punët e tij në fushën e seksologjisë kanë ngjallure interes shumë të madh brënda vendit. Shumë gazeta të vendit kanë shkruar dhe intervistuar Akademikun tonë të ndritur   Dr.MD. Adem Harxhin.

Punët e Dr.A.Harxhit për problemet seksuale, kanë tërhequr vëmendjen e shumë medieve të huaja.

Kështu në datën 25 Shkurt 2003, shkroi  një artikull të gjatë revista në revistë “ War and Peace Report”.

Në Mars 2003, shkruante gazeta “Variete” dhe në 16 Qershor 2003 një artikull të gjatë shkroi gazeta “The Times” e Londrës, e cila e quante Dr. Adem Harxhin si Dr. Ruth-in e Shqipërisë.

Në vitin 2004 Televizioni Qendror i Lubljanës Slloveni, erdhi dhe realizoi një emision televiziv me Dr. Adem Harxhin për problemet e seksit, si njw eksperiencë të vlefshme për Slloveninë.

Kontributi i  Dr. Adem Harxhit në fushën e edukimit seksual është i shquar dhe me shumë vlera, ndaj ai vendosi të hape edhe nje faqe në Internet, për t’u dhënë mundësi sa më shumë njerëzve të përfitojnë nga mësimet e tij shumë të vlefshme.

Gjate gjithë kohes Dr. Adem Harxhi ka qene aktiv ne shtypin e Tiranes, per problemet me te mprehta sociale te kohes. Artikujt e tij te karakterit social, jane pritur me shumë interesim nga lexuesit.

Në shtator të vitit 2015  në mbledhjen e  Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës ju dha titulli ndër to edhe  “Qytetar Nderi” për doktorin  e shkencave andragogjike  Adem Harxhi.

DR.MD.Adem Harxhi  është një seksolog mjaft i njohur në Shqipëri, sidomos pas emisionit të tij mbi seksin, “Linja e kuqe” në radio “Rash”.

 Fama e doktor Harxhit u rrit më shumë, pasi emisionin e tij e imitonte aktori i humorit, Gazmend Paja në spektaklin “Portokalli”.


 Librat e botuar :
1.Fëmijët duan të dinë për seksin
2.Janë sytë e tu
3.Në sinkron me natyrën 
4.Seksualteti dhe seksi

5.Neper xhunglen seksuale

6.Seksi është gëzim

7.Te mësojme peër seksin

8.Tim biri




Flori Bruqi 





Prof.Dr.Naim S.Kelmendi Ph.D(1959-)

"Viti 1993"

Akademik Prof.Dr.Naim S.Kelmendi,Ph.D në AAAS

Naim Sali Kelmendi u lind me 10 shtator 1959 në Ruhot të Pejës, nga nëna Xufe dhe babai Salihu. Studioi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Shkruan poezi e prozë, por merret edhe me gazetari e me publicistikë, duke u dëshmuar edhe në këto fusha të shkrimit, sidomos me publikimet e tij, si te gazeta “Bota sot”, “Pavarësia”, “Pavarësia Neës” etj.

Nga veprimtaria e tij poetike janë përkthyer poezi edhe në gjuhët evropiane, duke u prezantuar edhe në antologji të ndryshme, si dhe në shtypin e kohës.

Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryetar i klubit letrar “Faik Konica” në Zvicër, i cili për vite me radhë ka lënë gjurmë në jetën letrare të mërgatës sonë atje. Drejtues dhe kryeredaktor i revistës “Top Kultura”, e cila botohej po ashtu në Zvicër. Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryeredaktor i gazetës “Pavarësia”, pastaj ish editor i gazetës “Pavarësia News”.

Nga kritika jonë letrare e kohës, konsiderohet si një ndër poetët tanë më të dalluar në poezinë tonë moderne. Edhe në fushën e publicistikës sonë Naim Kelmendi dallohet dhe çmohet si një ndër publicistët tanë më në zë,sidomos për angazhimin dhe guximin e tij intelektual në mision të fjalës së shkruar.

Rezultati i imazhit për Naim kelmendi"
Ishte edhe reporter lufte i gazetës kombëtare “Bota sot” në luftën e Koshares me 1999.


Rezultati i imazhit për Naim kelmendi"

Që nga viti 2002 (pas kthimit nga Zvicra, ku kishte jetuar dhe vepruar që nga fillimi i viteve nëntëdhjeta) jeton dhe vepron në Kosovë.


Është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup si dhe Editor i Shtëpisë Botuese "Rugova Art" në Prishtinë.


Naim Kelmendi ka botuar deri tash këta libra:


1.Shtreza në fjalë, 1985

2.Nyja e Gordit, 1992

3.Albanoi, 1992

4.Pse ashtu Pandorë, 1993

5.Çka të bëj me dhembjen, 1993

6.Satanai me fytyrë tjetër, 1994

7.Eklipsi i diellit, 1997

8.Përballje me vdekjen, 1999

9.Shqiptari vdes duke kënduar, 2000

10.Kohë për të folur gurët, 2001

11.Sipërfaqja e padukshme, 2003

12.Vrasja e deputetit - monografi, 2003

13.Beteja e Koshares…, publicistikë, 2008

14.Pikëpamje dhe reagime, publicistikë, 2008

15.Në një jetë pas Krishtit, 2010

16.Esenca,2010

17.Shqiptari vdes duke kënduar (botimi i parë, 2003 ;botim i dytë, 2010)

18.Antologjia e dhembjes poetike, 2012

19.Është vetëm kujtesë, 2012

20.Po i flisja vetes, 2013

21.Fjala e dhembjes(Antologji poetike për Azem Shkreli),2015.


Veprat e profesor  Naim S.  Kelmendit shquhen jo vetëm nga motivet krijuese, por edhe nga preokupimet e tij, si dhe nga ndërtimi dhe nivelizimi poetik i fjalës së shkruar poetike.

 Këtë e vërtetojnë lënda e tyre artistike, prurjet poetike, ku secila vepër ka rëndësi në vete dhe asnjëra nga veprat e tij nuk është më pak e rëndësishme se tjetra.

Fotografia e Naim Kelmendi


Naim Salih Kelemendi,reporter lufte,Koshare 1999.


“Shqiptari vdes duke kënduar” – vepra poetike i kushtohet legjendës së trimërisë shqiptare dhe të sakrificës kombëtare, Adem Jasharit. Ajo kap horizont më të gjerë të sakrificës shqiptare në historinë e saj shekullore, por dhe deri tek lufta, heroizmi dhe qëndresa e Jasharajve, e që mbeten piemonti i sakrificës sonë kombëtare dhe i luftës për liri.

Tek vepra tjetër “Esenca” është një horizont tjetër i kuptimësisë, mendësisë dhe të të kuptuarit e gjuhës metaforike në shpjegimin e fenomeneve të jetës dhe më gjerë.

Tek përmbledhja “Antologji e dhembjes” se libri doli i suksesshëm, dhe mbetet një “Antologji e dhembjes…”, për poetin Podrimja, për ta ringjallur në vargjet e krijimet e këtyre poetëve, pra të 101 poetëve, që shkruan përkushtimet e tyre poetike nga dhembja njerëzore dhe poetike për poetin e madh, njeriun e madh dhe shqiptarin e madh Ali Podrimen. 

Fotografia e Naim Kelmendi


Duke shoshitur kalimthi nëpër veprat e Kelmendit të ndalemi pak tek vepra “Është vetëm kujtesë”.

 Por, me veprën ”Është vetëm kujtesë”, mendoj se poeti ka gjakuar atë pikën kulmore të ligjërimit dhe ndërtimit të fjalës së shkruar poetike, për t’i vënë pikën diku nivelit artistik të veprës.

 Këtë e dëshmon me pak vargje që flasin shumë, në kopertinën e parë të librit: dhe s´ka asgjë përtej asaj që s’e dimë përfundimisht, njëshëm është vetëm kujtesë…

Vepra “Është vetëm kujtesë”, me një prurje të zjarrtë, të arrirë të shenjuar, e cila sjell jehonën e vet te çdo lexues i mirëfilltë.

 Poezitë e kësaj përmbledhje janë të veçanta, me thesare të veçanta, si një gurrë që buron nga ky kopsht i pasur poetik. Naim Salih Kelmendi me punën e tij prej krijuesi ka bërë një kthesë drejt modernitetit të letërsisë sonë.


Fotografia e Naim Kelmendi



Në poezinë “Të jesh vetvetja”(“Është vetëm Kujtesë”) poeti Naim Salih  Kelmendi i bënë thirrje bashkëkombësve të tij për të ruajtur traditën, historinë, kulturën dhe folklorin e fshatit apo qytetit të tyre. 

Kelmendi dëshiron të ftoj të gjithë ata që duan të dëgjojnë, me këto fjalë: 

“Të jesh vetvetja vertikalisht/ katërçipërisht vetëm vetvetja / në secilën rrugë të fundit e t’fillimit / edhe kur t’lëbyrën sytë / nga dritat vezulluese / të mashtrimit fatzi / edhe kur ta ndrydhin kujtesën e lashtë / edhe kur ta shtrydhin lëngun e t’pathënmes / edhe kur ta hedhin / mendimin në rrashtë/ edhe kur ta dredhin / vetvetja të mbetesh / me atë qëndrimin vertical / mos ia lako as edhe një hap ecjes, siç e ka njerëzisht / e jotja, biografi, përjetësisht / të jesh vetvetja / në substancën tënde / që të mbron nga acari / i imoralitetit njerëzor / të mbron nga kutërbimi/i mendësive t’pamoralshme /  në të gjitha kohët / pra, patjetër të jesh vetvetja / është vlerë që ruan bërthamën / në substancë të qenies / dhe në dritën e vetëdijes.
Fotografia e Naim Kelmendi
 Substanca e ç’do qenie, sipas Naim Salih  Kelmendit, është e bazuar në koherencën gjithëpërfshirëse si dhe përqendrohet në prejardhjen kombëtare, brumosjen apo ngjizjen historike të një kombi, pse jo edhe në artin e shkruar dhe viziv të një shoqërie në evoluim e sipër, ashtu siç shfaqjet edhe në keto vargje. 

 Ndonëse Kosova, është në një rrugë të gjatë dhe të vështirë, në atë të krijimit të identitetit të saj, Kelmendi është plotësisht konshient në ruajtjen dhe mbrojtjen e traditave, të cilat ndër shekuj janë ruajtur dhe lipset të ndiqen të njëjtat praktika për të ruajtur boshtin historik dhe formimin kombëtar të ç’do individi në Kosovë dhe rajonet shqip folëse. 



Fotografia e Naim Kelmendi


Naim Salih  Kelmendi është ndoshta ndër të paktët  shkrimtar që përdor elementin e vargjeve për të përçuar një kornizë kuptimore që shkon përtej kufijve të një kombi, fjalët dhe metaforat e  profesor  Kelmendit janë thjeshtësisht indet e mirëfillta të përcjelljes së vetëdijes kombëtare, si dhe vullneti për të qëndruar ‘vertikalisht’ ndaj ‘mendësive të pamoralshme’  që duan të shtrembërojnë identitetin dhe mënyrën e jetesës së një kombi që është i përgatitur të ruaj “dritën e vetëdijes”. 


Fotografia e Naim Kelmendi


 Periudha e rilindjes Shqiptare në poezi përfaqësohet nga Pashko Vasa dhe patriot të tjerë heronj.

 Në këtë mijëvjeçar të ri, Naim Salih Kelmendi, hedh sytë nga Pashko Vasa, dhe mundohet të ringjallë ato vlera që pa dashur janë harruar nga shoqëria shqiptare, ai natyrisht merr rolin, nëpërmjet penës së tij, të një ambasadori të vërtetë që stigmatizon dhe “ringjall” patriotizmin, vlerat kombëtare në një njëmijë vjeçar të ri, në Ballkanin e kohëve tona, ku me doemos duhet të jesh “patjetër vetvetja”. 

Fotografia e Naim Kelmendi

Ualt Uitman, në librin e tij, “Gjethet e Barit” shkruan: Rezisto shume, bindu vetëm shumë pak”, këto virtyte mishëron edhe Kelmendi në poezinë e tij më poshtë.

Ai shquhet me lirikat e tij, me lirika të pasura të atdhedashurisë dhe ato refleksive, ku në epiqendër të krijimtarisë së tij vihen njeriu, atdheu, kombi…


Poezitë e Naim Salih Kelmendit edhe kur janë të shkurtra, flasin shumë, kanë ndërtim dhe prurje të fuqishme.


Veprimtaria letrare e Naim Salih  Kelmendit , siç na është e njohur mirë përveç vlerave të larta letrare, stilistike, ka edhe vlera pozitivisht të theksuara gjuhësore. 

Fotografia e Naim Kelmendi


I lindur e i rritur në Ruhot, ai si një fëmijë e më vonë si një djalë e veçmas më vonë si nxënës dhe student vërejti se të folurit e Rugovës ka një veçori të vetën e cila po të mblidhet e të ruhet, jo vetëm që do të jetë një thesar i paçmuar për gjuhësinë, por edhe burim e leksik i pashterrshëm për letërsinë, posaçërisht për poezinë.


Qysh në përmbledhjen e parë të poezive me titull “Shtreza në fjalë” është hetuar tek ai se adhurimi i tij është shumë i fortë për leksikun autokton rugovas dhe se ato fjalë të vjetra do të mund të shfrytëzohen pafundësisht në poezi.



Kjo prirje e tij vazhdoi të thellohet edhe te veprat e tjera, deri tek ajo e fundit.

 Mund të thuhet se Naim  Salih Kelmendi një numër të madh fjalësh të leksikut rugovas e futi me gjeturi në poezi, ia gjeti vendin e përshtatshëm aty dhe ashtu e mbetur ajo u ngulit aty edhe më tej nga bashkëfrymëzuesit e tij, kështu që në saje të meritës dhe të pasuesve të tij, gjuha jonë e ka rinuar një numër fjalësh e shprehjesh të vjetra, ua ka rigjetur vendin aty dhe aty kanë mbetur e do mbesin përgjithmonë si pasuri edhe e leksikut letrar.


Fotografia e Naim Kelmendi
Një meritë tjetër e Naim Salih  Kelmendit si poet e prozator e ka edhe për gjetjen e neologjizmave (fjalëve të reja), për krijimin dhe formimin e tyre, duke i dhënë një kontribut të madh neologjisë shqiptare.



I dhënë pas letërsisë, ku e ka gjetur strofullën shlodhëse për shpirtin dhe ndjenjat e tij, ai si gjuhëtar tërthorazi ia begatoi leksikun gjuhës së vet, e cila në pendën dhe gjeturinë e tij, gjeti një mjeshtër kulmor për ruajtjen e të vjetrave dhe krijimin e fjalëve të reja sipas dhe në saje të mendjes dhe syrit shigjetues të tij (Nyja e Gordit).




Nga leksiku popullor Naim  Salih Kelmendi ia doli të fusë në përdorimin letrar me dhjetëra e dhjetëra fjalë, të cilat, jo vetëm që nuk ia ulnin vlerën letrare asaj gjuhe, por, përkundrazi ia ngrisnin, ia larushonin dhe ia mbushnin me poezicitet.


Fotografia e Naim Kelmendi


Aty ku është rinia është edhe Naimi


Natyrisht se një vlerë të tillë nuk mund ta ketë çdo fjalë e leksikut popullor, prandaj ai arriti mjeshtërisht të zgjedhë ato fjalë që në vetvete kishin bukuri fjale, bukurtingëllim, veçanësi emërtimi ose shënjimi (Pse ashtu Pandorë).




Nga sa u tha, Naim  Salih Kelmendi në lëmin e leksikut ka sjellur një pasuri leksiku jo vetëm me brumin vetanak por edhe duke e rikthyer në jetë një numër fjalësh të gjuhës sonë, të cilat poezisë i japin hijeshi, gjerësi kuptimi e sidomos melodicitet autokton.


Fotografia e Shyqeri Azemi

Fjalët e reja të qëmtuara nga veprat, shkrimet dhe shënimet e tij mua më kanë hyrë në punë si lëndë e pakapërcyeshme në punën time gjatë hartimit të FJALORIT TË FJALËVE TË REJA. 

Ndër krijuesit më të frytshëm të fjalëve veçohet i dalluar edhe Naim Salih  Kelmendi ashtu si Azem Shkreli dhe Ramiz Kelmendi. 

Prej pendës së Naimit kam qëmtuar dhe shënuar me dhjetëra fjalë të tipit të neologjizmave.


Fotografia e Naim Kelmendi

Naim Salih Kelmendi këngën e ka ndërtuar me fjalë ngjyrimesh të ndryshme ndër të tjera edhe me përmbledhjen me poezi “Nyja e Gordit”.

 Ai me një “daltë fjale” në dorë këndoi edhe kur shkroi përmbledhjen me poezi “Përballje me vdekjen” me atë formën më të bukur që dinë poetët të bëjnë mjeshtërinë e fjalëve (Eklipsi i diellit, Albanoi, Nyja e Gordit, Pse ashtu Pandorë, Kohë për të folur gurët, Sipërfaqja e padukshme etj).

Krejt në fund mund të themi se Naim Salih Kelmendi çmohet si krijuesit më të mprehtë, i cili dekada me radhë i ndihmoi zhvillimit dhe mendimit kritik të letërsisë sonë, ku lexuesit e vëmendshëm kënaqen me arritjet e tij kulmore në letrat tona, si dhe ngjallin respekt te lexuesit e mirëfilltë, për studimin e veprave të tij. 

Mikut tim të madh, krijuesit të shquar, akademikut në ze  Naim Salih Kelmendit, i uroj shëndet dhe shumë vepra të tjera.

Flori Bruqi




2019/11/02

Akademik Dr.sci.Zef Mulaj



Rezultati i imazhit për zef mulaj

Akademik Dr.sci.Zef Mulaj u lind në Nikaj-Mërtur të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), në fshatin Qeresh-Mulaj. 

Ka shkruar poezi qysh në rininë e tij. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (Dega Farmaci).

 Ka punuar shumë vite në zonat e vendlindjes. Veç punës si farmacist, është marrë gjithnjë me kërkime shkencore në fushën e tij, sidomos në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë.

 Në vitin 1994 vendoset në mënyrë legale në Itali, me një bashkëpunim shkencor në fushën e tij. 

Në vitin 1998, mbaroi përsëri studimet e larta në universitetin Camerino të Italisë, ku mbrojti titullin Doktor në shkencat farmaceutike, pikërisht në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë.

Specialist në farmakologji , e fitoterapi,ekspert internacionalë për bimët mjekësore.

Specialist në tosikologjinë klinike e ambientale, toksikologjinë forenzike .Specialist ne farmako vigjilencë mjekësore.

Master universitar ne "Metodat Analitike Forenzike" Universiteti "La sapienza" në  Romë.

Specialist në kontrollin kimik të prodhimeve dhe lëndës së parë në medikamentet mjeksore.

Ka publikue mbi 40 artikuj dhe studime shkencore në fushen e tij.

Ne vition 2009 publikoi studimin me 880 bime mjekësore ne Alpet e shqipëtare.

Specialist në informatikën aplikative.Anëtar i disa shoqatave kulturore e shkencore në Evropë, si bije fjala " Leopardian Comunity". etj. 

Është Antar i Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artistëve në qytetin ku jeton, në Itali.Antare i organizatës botërore të poetëve  World poets Society W.P.S.),anëtar i Lidhjës së Shkrimtarve të Kosovës. Merr pjesë në koncertet recitale dhe konkurset e organizuera në Itali në fushën e poezisë.

Në vitin 2017 mbron perseri titullin Dr. në "Metodologie Analitiche Forense" në universitetin "La Sapienza" në  Romë.

Bibliografi letrare dhe shkencore: 

Emri që lind diellin, poezi, Tiranë 2004; Mjegull varur mbi Ballkan, poezi, Tiranë 2006; 

880 bimë mjeksore në alpet e Shqipërisë, Tiranë, 2009;

 Imazh, roman policesk, Shtëpia Botuese Weso Tiranë 2011;

 Prendi per mano la mia ombra (Merr për dore hijen time), poezi, botuar italisht në Simple Macerata, 2011;

 Lulet e shpirtit, poezi, Shtëpia Botuese Filara, Tiranë 2012; 

Memory-Roman, Shtëpia Botuese Filara Tiranë 2012; Altri occhi all'orizonte poezi, Editura Simple, Macerata 2012; 

Pieni di sogni i fiumi, Editura Simple, Macerata, 2014, 

Hëna nuse e poetit 2015. Edlora Tiran .Sguardo oltre i confini romanzo ,Kimerik Itali 2015.

“Sguardo Oltreiconfini”(Shikim përtej kufijve) (Roman polices, “Kimerik”, Siena Itali, 2015.

Atje qirinjëtindez dielli, poezi ,Editura EdloraTiranë 2019.


Zt.Zef Mulaj në  vitin 2012, në njëqindvjetorin e Pavarësisësë
Shqipërisë, u zgjodh njëri  nga njëqind shqiptarët e diasporës në botë për arritjet në fushën e shkencës e të kulturës nga “Albania Excellence”.

Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...