Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/12

Prof. Dr. Nijazi Halili emër i njohur edhe përtej Atlantikut: Libri i tij ‘Balkans Peninsula of Crisis’ po bëhet referencë në marrëdhëniet ndërkombëtare!



Profesori universitar i shkencave politike dhe administrim bisnesi, Nijazi Halili ka bërë emër edhe në Amerikë. Kohëve të fundit ai ka botuar librin e tij të radhës me titull “Balkans Peninsula of Crisis’ (Ballkani, Gadishull i Krizave). Në këtë libër ai ka vënë në spikamë historinë politike të vendeve të Ballaknit dhe ka pasqyruar marrëdhëniet mes shteteve të këtij gadishilli, të cilin e ka quajtur “Gadishulli që prodhon kriza”.

Tezat kryesore e këtij libri është analizimi dhe hulumtimi i historisë politike të Ballkanit, në kontekst të gjerë, të zhvillimeve ndërkombëtarë nga viti 1500 deri në fillim të Luftës së Parë Botërore. Pra, gjeografia dhe fuqitë, duke përfshirë Osmanët, Habsburgët e më vonë të gjitha fuqitë evropiane të Koncertit të Evropës (1815), të cilët nuk ishin në gjendje për të parandaluar dhe më pas, për të menaxhuar krizën Lindore si dhe rritjen e nacionalizmit ballkanik nga luftërat ballkanike si dhe Luftën e Parë Botërore.

Interesimi i autorit të librit ishte fokusuar në analizën e rivaliteteve të fuqive të mëdha në fund të shekullit XIX, bashkëpunimi i përbashkët në zgjidhjen e krizës, duke argumentuar se diplomacia e shekullit nëntëmbëdhjetë ishte e tipit lart-poshtë, konspirative, aristokratike dhe për këtë arsye lindën tri lëvizjet kryesore revolucionare: nacionalizmi, liberalizmi dhe rivalitetet imperialiste.

Si pasojë, Koncerti i Evropës përfundoi si funeral i cili prodhoi zgjidhje kontradiktore dhe joreale për Ballkanin. Pasojat më shqetësuese ishin ngecjet ekonomike të vendeve tani të quajtura Ballkani Perëndimor, që sot nuk po mund të integrohen si pasojë e proceseve politike dhe ekonomike në Bashkimin Evropian.

Tezat kryesore e këtij libri është analizimi dhe hulumtimi i historisë politike të Ballkanit, në kontekst të gjerë, të zhvillimeve ndërkombëtarë nga viti 1500 deri në fillim të Luftës së Parë Botërore. Pra, gjeografia dhe fuqitë, duke përfshirë Osmanët, Habsburgët e më vonë të gjitha fuqitë evropiane të Koncertit të Evropës (1815), të cilët nuk ishin në gjendje për të parandaluar dhe më pas, për të menaxhuar krizën Lindore si dhe rritjen e nacionalizmit ballkanik nga luftërat ballkanike si dhe Luftën e Parë Botërore.


Interesimi i autorit të librit ishte fokusuar në analizën e rivaliteteve të fuqive të mëdha në fund të shekullit XIX, bashkëpunimi i përbashkët në zgjidhjen e krizës, duke argumentuar se diplomacia e shekullit nëntëmbëdhjetë ishte e tipit lart-poshtë, konspirative, aristokratike dhe për këtë arsye lindën tri lëvizjet kryesore revolucionare: nacionalizmi, liberalizmi dhe rivalitetet imperialiste.

Si pasojë, Koncerti i Evropës përfundoi si funeral i cili prodhoi zgjidhje kontradiktore dhe joreale për Ballkanin. Pasojat më shqetësuese ishin ngecjet ekonomike të vendeve tani të quajtura Ballkani Perëndimor, që sot nuk po mund të integrohen si pasojë e proceseve politike dhe ekonomike në Bashkimin Evropian./Gazeta Mejdani/

******


Agjencioni Floripress 


2019-10-30

Akademik Prof.Dr.Nijazi Halili(1964- )






Fotografia e Nijazi Halili


Prof.Dr.Nijazi Halili,është  i lindur në fshatin Tërstenik të Vitisë, më 1964. Shkollimin fillor në fsh.Tërstenik të mesmen në Viti, ndërsa studimet Themelore në Degën e Edukimit në Universitetin e Prishtinës,Qendra në Gjakovë. Ka studjuar në Fakultetin Filologjik,Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në Universitetin e Prishtinës nga viti 1992-93. Vijoi studimet pas Universitare në Akademin Diplomatike Shqiptare në Tiranë, gjatë muajit Prill-qershor 2009. Studimet e magjistraturës i vazhdoi në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë,-drejtimi Shkenca Politike dhe i mbaroi me sukses gjatë periudhës kohore 2008/2010 dhe morri titullin shkencor: Magjistër i Shkencave Politike.



Fotografia e Nijazi Halili


Studimet e Doktorates i filloi me 26.03.2012 në Shkenca Politike në Emuni University, në Slloven, ka fituar të drejtën për Kandidat për Doktor Shkence në fushën e Shkencave Politike. Gjatë periudhës kohore 2012/2015 vazhdoi më tej me studime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat i kreu me sukses dhe u gradua Doktor në Administrim Biznesi.

Fotografia e Hamdi Hasani


Është pjesëmarrës i shumë konferencave shkencore, sesioneve shkencore, simpoziumeve si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Po ashtu është autor i shumë publikimeve nëpër revista të ndryshme shkencore ndërkombëtare. Është aktiv në fushën e publicistikës në cilësi e analistit politikë.


Fotografia e Nijazi Halili

Aktualisht është emëruar: Anëtar i rregullt i Alumnit të Asocionit të Universitetit të Kalifornisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anëtar i Universitet Europian të Tiranës, në Shqipëri, Anëtar i Bordit në Institutin për Studime Ligjore Demokratike në Gjilan, Anëtar i Shoqatës së Intelektualëve të Kosovës me seli në Prishtinë, Anëtar i Asociaconit të Atlantikut të Rinisë së Kosovës KYATA me seli në Prishtinë, Anëtar i Organizatës Unitetit Global-Alban, me seli në Prishtinë, Anëtar i Shoqatës së Shrimtarve të Vitisë. Anëtar i Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në New York,USA, 2019. Tani i emëruar anëtar i Këshillit Shkencore “Shkencat ekonomike dhe sociale” në Departamentin e Arsimit të Lartë,në MASHT,Prishtinë, Kosovë, me nr.e vendimit 475/01-3. Dt.02.10.2019.

Fotografia e Flori Bruqi

Eksperienca, ka filluar të punoi në shkollën fillore nga shtatori i vitit 1989 dhe atë fillimisht në Stubëll të Epërme dhe Viti, kurse në vitin 1995/1997 në shkollën fillore “Liria” në Sllatinë të Epërme dhe paralelen e ndarë në Tërstenik. Nga viti 2012 ishte i angazhuar në Institucionet e arsimit të Lartë, fillimisht në Kolegjin Humanistika në Ferizaj, pastaj nga vitin 2015/16 në Kolegjin Ilira në Prishtinë, kurse nga viti 2018/19 punon si profesor i rregullt në Kolegjin “Iliria” në Prishtinë.

Është autor i shumë librave universitare si  dhe qindra punimeve shkencore me impakte ndërkombëtare .

LIBRA :

Deshtimi i diplomacisë në Ballkan(Libër) Ferizaj : Shtëpia Botuese:Star Graf, 2018. – VI, 282 f. ; me harta ; 21 cm. ISBN 978-9951-682-18-3 

Reflektime Diplomatike në shtetndërtimin e Kosovës (Libër)Prishtinë, Shtëpia Botuese: Lena Graphic, 2019 .ISBN 978-9951-769-96-9


BALKANS, PENINSULA OF CRISIS FAILURE OF DIPLOMATIC MANAGEMENT (Libër i botuar në formë elektronike në gjuhë angleze)     LAMBERT Academic Publishing,2019 www.omniscriptum.com

BALKANS, PENINSULA OF CRISIS FAILURE OF DIPLOMATIC MANAGEMENT(Libër në proces të Botimit në gjuhën angleze.Prishtinë, Shtëpia Botuese: Lena Graphic, 2019.


Etj.

PUNIME SHKENCORE : 

1.Kontributi i Klementit XI në Diplomacinë Evropiane,MASHT,2012.



2.Gjeopolitika e Shqipërisë në periudhën e marrëdhënieve me Kinën (1961-78). ADSH   Tiranë,2012 ,  ISSN 2227-8540.



3.Sfidat e Institucioneve Kosovare integrimi i veriut të Mitrovicës. 2012,  ISSN 2227-8540.


4.Roli i diplomacisë shqiptare në zgjidhjen e krizës së Kosovës gjatë 2004.2012,  ISSN 2227-8540




5.Kriza e Kosovës në shek. XIX dhe Platformat serbe.2013ISSN 2227-8540


7.Menaxhimi i Krizave dhe Konflikteve Ndërkombëtare, ISLD Gjilan, 2014, ISSN: 1800-9794
  KDU: 33/34 (05)
8.Definicioni krizë, konflikt në Marrëdhenie ndërkombëtare   në Universitetin Shtetror të Tetovës në
Tetovë, 2014.


9.Dimensioni i të drejtave të njeriut me të drejtën ndërkombëtare, Revista Diskutime,Tetovë, 2014 

10.Ndarja e murit të Berlinit, Europen Institucion of Menagment Law and Diplomacy., Shkup,2014.


13.Një vështrim mbi teorinë e integrimit evropian. ISLD Gjilan, 2016.ISBN 978-9951-8906-8-7


14.Luftërat Ballkanike 1911-1913.Shoqata e Shkrimtarëve të Vitisë, Malli i Shtampës, Revistë Historike,2018.

15.Roli i diplomacisë shqiptare në zgjidhjen e krizës së Kosovës gjatë 2004-ës.

https://docplayer.net/54215836-Isld-instituti-per-studime-ligjore-dhe-demokratike-libri-i-abstrakteve-konferenca-e-iii-te-shkencore-regjionale.html

16..Shtetet e dobëta, regjimet në tranzicion dhe sistemet totalitare –kërcënim për sigurinë,ISLD Gjilan, 2015.

17.Integrimi në BE - Sfidë e Kosovës ISLD Gjilan, 2018.



18.Menaxhimi i krizave dhe konflikteve ndërkombëtare ,2014.International Conference of the Philosophic Fakulty, SICPHF 2014 Stat of University Tetovë.

https://vdocuments.net/universiteti-i-tetoves-university.html


19.Konferenca e III-të Shkencore Regjionale (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi) Me temë: “Të arriturat dhe sfidat e shteteve të Ballkanit në rrugën e integrimit evropian”-Gjilan.
Me punimin shkencor: Shtetet e dobëta, regjimet në tranzicion dhe sistemet totalitare –kërcënim për sigurinë,ISLD Gjilan 2015.


20.Konferencën e VII-të Shkencore Rajonale me temë:“Bashkëpunimi komunal rajonal në funksion të qeverisjes lokale mod. Punimi shkencor:Integrimi në BE - Sfidë e Kosovës., 2018   Gjilan


Shkrimtarët dhe letërsia

Rezultati i imazhit për resmi osmani"

Prof.Dr.Resmi Osmani

 Sprovë



Një krijues i ri, poet dhe prozator, që ka botuar vëllimin e parë të poezive të tij dhe për të cilin ka patur vlerësime nga krijuesit e tjerë, në nje letërkëmbim, më shkruante me modesti se ai nuk ishte shkrimtar. Të njëjtën kam thënë për vete në disa shkrime apo intervista. Pohimi i mësipërm, më nxiti të bëj kërkime dhe të shpreh disa opinione vetiake,ashtu si unë i mendoj, pas një përvoje krijuese modeste pesëmbëdhjetë vjeçare, qofshin edhe subjektive e të diskutueshme për këtë temë.

1. Ç’është shkrimtari?

Sipas përcaktimeve më të pranuara, shkrimtari- shkrimtarja, është një person, i cili perdor fjalën e shkruar, në teknika dhe stile të ndryshme, për të rrëfyer ngjarje dhe nëpërmjet tyre për të komunikuar ideoemocionalisht idetë dhe pikpamjet për jetën dhe dukuritë shoqërore, të së tashmes apo të së shkuarës. Shkrimtari me punën e tij, nxjerr në dritë forma te ndryshme te artit letrar dhe shkrime krijuese si : skica, tregime, novela, romane, drama e komedi, skenarë filmash, poezi e poema, studime dhe esse etj. Prodhimi i tij, në se mund ta quajmë kështu, puna e materializuar, janë librat. Kontributi i tij është në mënyrë sinjifikative pjesë e kulturës së një shoqërie së cilës ai i përket apo edhe më gjerë, njerëzimit, kur ajo ka vlera universale.
Besoj se ky percaktim e ka brenda peërgjigjen e pyetjes së mësipërme. Letërshkruesi nuk ka pse të jetë modeste dhe të ndruhet për ta quajtur veten poet dhe shkrimtar. Të quhesh poet apo shkrimtar, para së gjithash duhet të njihesh dhe të pranohesh si i tillë nga lexuesit dhe opinioni letrar dhe të përfshihesh në hierarkinë e vlerave. Kjo ndodh, kur krijimtaria ka vlera cilsore e mbresëlënëse, mjeshtëri të thurjes, bukuri të fjalës, figura të gjetura me hijeshi, finesë, elegancë dhe që transmeton mesazhe, shtjellon ide, krijon te lexuesi gjëndje emocionale dhe e bën atë të mendohet dhe ti mbetet gjatë në kujtesë ajo që ka lexuar dhe përjetuar subjektivisht. Letërsia e arrin këtë me forcën e fjalës dhe mendimit, pasi në të shkrimtari ve intelektin, dituritë, përvojën jetësore, zemrën, shpirtin, ndjenjat dhe atë që ka më të mirë në vetvete.

2. Si e arrin ai këtë?

Vështirë të shpjegohet, por së pari të bërit letërsi është dhunti,talent i lindur, prirje, jo domosdoshmërisht gjenetike. Një i lindur me talent, edhe kur nuk është arsimuar, ka thurur bejte, këngë e rapsodi, që shpesh janë perla e kryevepra të folklorit, me bukuri të pashoqe. Ata kanë mbetur anonimë, por krijimet e tyre kanë mbijetuar dhe janë pjesë e trashëgimit tonë kulturor.Talenti, është ajo nxitja e brendshme fillestare për të shkruar. Edhe talenti, në përmasa dhe “madhësi” nuk është një konstate, është madhësi e ndryshueshme dhe me kufizimet e veta. Në lëndinën e letërsisë, çdo krijues, është si një lule, e ndryshme për nga madhësia dhe bukuria. Në ushtrinë e letrarëve ka gjeneralë, por edhe ushtarë, kësisoj krijohet hierarkia e vlerave. Por këtu duhet bërë dallimi: ka persona që kanë dëshirë të shkruajnë e të vargëzojnë, por u mungon talenti. Këta janë ata që rëndom i quajnë grafomanë. Ka plot të tillë. Mjafton të hysh në facebook. Kam njohur njërin prej tyre. Kur e pyeta përse ngulmonte ta botonte atë libër (që i mungonin vlerat), më tha se donte të hynte në bibliotekë dhe ti mbetej emri, si një trshëgim që donte t’ua linte fëmijëve! Në një shoqëri të hapur e të lirë, ca më shumë në fushën e botimeve tek ne, ata nuk kanë pengesa, por në shoshën e letërsisë ata mbeten sipër si krundet, anashkalohen dhe harrohen. Ky është n jë nga mjerimet e letërsisë. Krijuesi i talentuar, paçka se i ngjashëm me të tjerët e kësaj fushe, është i ndryshëm. Ai ka aftësinë që në ndodhitë, ngjarjet apo dukuritë që në pamje duken të rëndomta, të gjejë të veçantën, atë që të tjerët nuk e rrokin dot, te e zakonshmja ai sheh të pazakonshmen. Me aftësinë e imagjinatës, përfytyrimit dhe abstragimit, u vesh sendeve dhe dukurive cilësi të cilat i bëjnë ato disi ndryshe ngasa i sheh syri i një soditësi të pavëmendshëm. Në njëfarë mënyre, një krijues i talentuar, është disi i ngjashëm me një profet dhe magjistar. Profet për atë që parathotë dhe magjistar i fjalës, duke bërë kësisoj që lexuesi t’i shohë me tjetër sy dukuritë dhe ngjarjet,me perceptim artistik dhe trajtim psikologjik e filozofik, të përjetojë e t’i besojë asaj që lexon, duke nxjerrë edhe mësime përkatëse.Shkrimtari nuk e ndryshon dot botën, por ndihmon që kjo të ndodhë.
Është kjo arsyeja, që poeti, shkrimtari, artisti, shihen me nderim e respekt nga masa e gjerë, si pjesë e kulturës kombëtare e ca më gjerë, evropiane apo universale, si kategori më vete, elitare. Vlerësohen për atë që janë, për të veçantat e tyre, sa janë gjall, por disa edhe pas vdekjes, për trashëgimin që lenë, kur ajo i qëndron kohës.

3.Vetëm talenti nuk mjafton. Pjesa tjetër e guximit krijues, është puna. Puna për të studjuar e mësuar dhe pajisur veten me dituri të gjerë nga të gjitha fushat e dijes. Pa këtë pasuri diturore dhe përvoje jetësore, vetëm me njohjen e teknikës së të shkruarit, krijimtaria do të jetë e paplotë dhe gjithmonë diçka do t’i mungojë. Është si të hysh në det pa mësuar notin. Edhe po s’u mbyte, do të pish disa gllënjka ujë të kripur. Puna për të përvetësuar artin e të shkruarit, të gjuhës amtare, pasurinë dhe bukurinë e fjalëve, vargëzimit, stilet, kompozicionin dhe arkitekturën e thurjes, njohjen e rrymave, shkollave dhe drejtimeve letrare është një proces i vazhdueshëm. Në të tjera vende, ka botime me manuale të veçanta per shkrimtarët fillesatare, ka shkolla dhe kurse. Tek ne një fillestar në letërsi, kur nuk kryen studime universitare për gjuhë-letërsi, duhet të mësojë vetë. Mësuesit edhe pse jo të drejtpërdrejtë nuk mungojnë. Janë veprat e tyre. Në varësi të interesave dhe prirjeve vetiake për gjinitë letrare, zgjidhen shkrimtarët e shquar, klasikë apo bashkëkohorë dhe përfaqësues të rrymave dhe drejtimeve letrare, nga letërsia e huaj por edhe autorë vendës. Është një proces i gjatë dhe i lodhshëm, por rezultativ. Në gjithë këtë, duhet ruajtur nga ndikimi i drejtpërdrejtë dhe epigonizmi, çka për një fillestar është vërtet e vështirë, por ai duhet t’i shpëtojë këtij tundimi, duke u përpjekur të krijojë profilin e tij vetiak, apo siç thuhet rëndom, për të qenë vetvetja. Çdo krijues, është një individualitet, me veçoritë vetiake, shijet dhe pëlqimet ideoestetike, fryt i cilsive dhe shprehive të lindura e të fituara, me aftësi për të shprehur sipas mënyrës dhe bindjeve të tij ndjeshmëritë dhe pikpamjet për jetën dhe njerëzit. Kjo i bën krijuesit të dallueshëm dhe letërsinë të larmishme, me ngjyresa të veçanta e të dallueshme, një mozaik, ku lexuesit kanë se çfarë të zgjedhin, të pëlqejnë apo edhe të mos pëlqejnë.
Shkrimtarët e vërtetë janë revolucionarë në artin e tyre. Nuk pajtohen me rutinën, krijimtarinë mediokre. Janë në kërkim të formave të reja dhe ndryshimeve përmbajtësore. Kësisoj kanë lindur rryma e shkolla krijimtarie: klasiçizmi, realizmi, realizmi i quajtur kritik, realizmi socialist, romantizmi, futurizmi, dadaizmi, imazhinizmi, hermetizmi, absurdi, realizmi magjik etj. që kanë përfaqësuesit e tyre të shquar. Shkrimtarët shpesh, në trajtimin e subjekteve, edhe pa qenë filozofë, shfaqen si doktrinarë, me një platformë filozofike të vetën. Predikimet doktrinare të Tolstoit dhe pikpamjet për shoqërinë e kohës së vet, u quajtën tolstoizëm dhe patën ndjekës të shumtë. Si qytetarë të përgjegjshëm dhe qënie sociale, janë aktivë dhe pjesmarrës në jetën shoqërore. Mjafton të përmendim Anatol Francin për çështjen Drejfus, pjesmarrjen e Hemingueit në dy luftrat botërore dhe luftën civile në Spanjë në krah të republikës, apo të Petro Markos dhe Skënder Luarasit, po në Spanjë. Qëndrimet e Ismail Kadaresë për çështjen kombëtare dhe Kosovën etj. Ata shpesh bien nën ndikimin e politikave dhe partive që i përfaqsojnë ato, dhe bëhen përfaqësues të zëshëm të tyre, nga një herë në anën e gabuar. Poeti i shquar amerikan Ezra Paundi ra nën ndikimin e fashizmit italian, krah fashizmit u rreshtua edhe poeti i shquar italian Xhuzepe Ungareti. Poeti nobelist Saramago ishte komunist liberal, kështu edhe Lui Aragoni, Kuazimodo, Nazim Hikmeti etj. Por kjo nuk i pengoj ata të jenë krijues të shquar dhe me emër të madh. Një artist i madh nuk mund të mbyllet në kullën e fildishtë. Megjithate, politika vete e vjen, arti i madh mbetet.

4.Arti i të shkruarit është i vështirë dhe puna për të është vërtet e rëndë. Prodhimi letrar është produkt dituror, i ndijimeve,mendimit, i pleksjes së abstraktes, imagjinares dhe reales, që arrihet nëpërmjet punës, disiplinës vetiake dhe durimit duke u hedhur në letrën e bardhë. Atëhere ,kur është kështu, lind pyetja: përse shkruajmë? Ka kaq shumë trajtesa e përgjigje për këtë pyetje, e të tjera do të shkruhen, por mendoj se nuk duhet të shkruaj për të, por disa gjëra duhen thënë. Shkruajmë kur e mendojmë se kemi për tu thënë dhe transmetuar këndonjësve, diçka të veçantë, apo të zakonshme, ndodhi, në të cilën apo të cilat ngërthehen ide, filozofi, soditje me sy kritik të dukurive jetësore, pikpamje e qëndrime ideo-estetike, që janë pjesë e jetës, pavarësisht se i takojnë së shkuarës apo së tashmes, duke ia lënë këndonjësit që të mendojë, të bëjë vlerësime e të nxjerrë mësime prej tyre. Si i tillë, të shkruarit, veçanërisht në prozë dhe trajtimi i subjekteve, ndryshe nga poezia, nuk është një dukuri e vetvetishme (spontane) por e mirmenduar. Për gjinitë e gjata, duhet të ketë gjithmonë një punë parapërgatitore,që i quajnë sinopse, për grumbullimin e materialit faktik, që i paraprin dhe përgatit indin bazë të hartimit të veprës, i cili në procesin e krijimit edhe mund të ndryshojë apo shmanget.
Puna e shkrimtarit, të shkruarit, është një punë e vetmuar, tepër vetjake. Këtë nuk e them si gjë të re . E kanë thënë edhe të tjerë. Në çdo rast, qoftë para letrës së bardhë, tastierës së makinës së shkrimit apo ekranit të kompjuterit, ai është i vetëm, por jo dhe aq sa duket, ngaqë ai është nën shoqërinë e personazheve të tij dhe i përfshirë në vorbullën e ngjarjeve që trajton. Është një përjetim virtual, si të thuash një pjesë e dytë e jetës së shkrimtarit, mundësi që nuk e kanë krijuesit e fushave të tjera. Natyra e vetmuar e punës së krijimit, ka bërë që shumë shkrimtarë të veçohen në botën e tyre që të jenë të patrazuar: Tolstoi në çifligun e tij të Jasnaja Polianës, Floberi, në shtëpinë e tij në buzë të Senës, Heminguej në vilën e tij në Kubë, Pasternaku në vilën e tij në rrethet e Moskës, Jakov Xoxa në manastirin e Apollonisë, Kadareja në kafe”Rostand” etj. Por ky mënjanim, nuk ka shmangur nevojën për kontakte e takime me shokë e miq krijues apo admirues të letrave, për një arsye të thjeshtë: në procesin e krijimit, shkrimtari bën sa mundet dhe përpiqet që të japë më të mirën e tij të mundshme, por gjithmonë gjendet para dilemës dhe brejtjes së dyshimit nëse e ka arritur cilësisht dhe idoestetikisht krijimin e vet, që të jetë i pëlqyeshëm nga lexuesi. Në këtë rast ai kërkon mendimin e kolegëve të vet. Gustav Floberi, udhëtonte qëllimisht në Paris dhe shkonte për tu lexuar miqve të vet kapituj nga shkrimet që kishte në dorë. Kështu vepronin edhe Çehovi, Tolstoi, Gorki, Heminguei, Fitzxheraldi etj. Është për tu vënë në dukje, se ata ishin të hapur dhe nuk i kursenin vrejtjet dhe kritikat, pëlqimin apo mospëlqimin, pa menduar për hatërmbetjet. Në SHBA, organizohen në vende publike seanca dëgjimore të shkrimtarëve që lexojnë veprat e veta. Edhe ndër ne, shkrimtarët kerkojnë mendimin e kolegeve. Më kanë dërguar dorëshkrimet e tyre për shqyrtim dhe dhënie opinioni shkrimtarët Arben Kondi e Enver Kushi, në Tiranë, Sotir Athanasiu, ne Athinë, Kristaq Turtulli në Kanada, Illo Foto në Nju Jork, Albina Idrizi në Gjilan dy romanet e saj”Për një mëngjes ndryshe” dhe së fundi për “Përsëri mars” . I kam shqyrtuar me kujdes, më kanë falnderuar dhe i kanë konsideruar vrejtjet dhe mendimet e dhëna prej meje.Të njëjtën kam bërë edhe vetë, pastaj u kam dhënë udhën e botimit librave të mi. Besoj kështu veprojnë (dhe është e këshillueshme të veprojnë) edhe krijues të tjerë seriozë brenda rrethit të tyre shoqëror.Eshtë e shëndetshme për krijimtarinë, kur ajo shqyrtohet kur sapo ka dalë nga “Furra”.

5.Lehtësia e të shkruarit, është veç përvojës edhe shprehi, por edhe kërkesë ndaj vetes. Në ditët tona ka autorë që shkruajnë me shpejtësi të çuditshme: Daniel Sill, shkruan tre romane në vit, disa prej të cilëve bestseler dhe të kërkuar sidomos nga gratë. Ndër shkrimtarët dhe poetët tanë bashkëkohës, shquhen për prodhimtari romancierja Brunilda Zllami, që ka shkruar 19 romane , Amedeo Baçi (në s’gaboj 52 romane) poeti Adem Zaplluzha me mbi 100 libra poetikë etj. Njihet dhe rasti tjetër, që shkrimtarët janë shumë kërkues dhe dyshues për atë që shkruajnë. Shembulli klasik mbetet G.Floberi, jashtzakonisht kërkues ndaj vetes, që prishte dhe rishkruante disa herë të njejtin episod, deri sa të bindesh se e kishte arritur. Me këtë metodë, me stilin dhe kërkesat ndaj gjuhës, vertet ai shkroi pak, por na la kryevepra si “Zonja Bovari”. Kështu vepronte dhe Heminguei që shkruante dhe rishkruante krerë të tërë të romaneve të tij deri sa të arrinte te ajo prozë e “vërtetë dhe e ndershme” për lexuesin, sipas koncepteve të tij estetike. Ai pohon se mbylljen e “Lamtumirë armë” e shkroi 32 herë! Letërsia e madhe është fryt i kërkesave ndaj vetes që shpesh shkon deri në stërmundim. Kjo i bën disa emra shkrimtarësh të shquar dhe që mbeten gjatë në letërsi.Tekefundit,nuk ka vlerë sesa libra shkruan një autor, por sa nga ato mbeten dhe i qëndrojnë kohës. Vlen në këtë rast shembulli i Migjenit, krijimtaria e tw cillit pwrmblidhet e gjitha nw njw libwr tw vetwm, apo Lasgush Poradeci, me njw tufw poezi. Edhe në opusin e veprave të shkrimtarëve të shquar, qw na kanw lwnw kryevepra, hasen edhe krijime mediokre, që harrohen, ose qw e ndal leximin pas kreut tw parw. Jo çdo krijim është një arritje.
6.Letërsia është arti i fjalës. Në se në një krijim letrar veprimi dhe mendimi janë skeleti eshtëror, fjala është mishi,veshja e saj që e formëson , i jep hijeshi, lirizëm, ngjyresën e hapësirës ku zhvillohen ngjarjet dhe veçanti e tipizim të personazheve. Gjuha nxit përfytyrimin, bën materializimin e abstraktes dhe gjallëron gjendjen emocionale. Shqipja jonë është gjuhë e bukur. Thesar, me spektër të gjerë sinonimik, ku krijuesi ka se çfarë të zgjedhë midis fjalëve, ato që shkëlqejnë, me tingëllim e muzikalitet, që thonë shumë kur vihen nw vendin e duhur. Kemi në letërsinë tonë modele të admirueshme të ligjërimit gjuhësor e të shkrimit: Nolin,Migjenin, Dhimitër Paskon, Sotir Cacin, Vedat Kokonën, Jakov Xoxën, Ismail Kadarenë, Xhaferr Qosen, Vath Koreshin, Zija Çelën, Anton Pashkun, Ali Podrimjen, Faik Ballancën, Sotir Andonin, Naum Priftin, përkthimet model me gegërishten brilante dhe elegante tw Pashko Gjeçit, Gjon Shllakut etj. etj. Prej këtyre mjeshtrave kanë se ç’të mësojnë dhe qëmtojnë gjithë krijuesit, por veçanërisht krijuesit e rinj. E them këtë, ngaqë në publikimet e mediave elektronike, janë të shpeshta masakrimet e gjuhës, përdorimi i barbarizmave, krahinarizmave, dhe fjalëve të marra nga bashkëkohësia ligjërimore. Gjith ky leksik, është si mish i huaj në trupin e shqipes, po t’i shtosh këtyre edhe gabimet drejtshkrimore dhe përdorimet dialektore të panevojshme, krijohet një gjendje e padëshiruar që i shëmton shkrimet, në poezi apo prozë.Ndërkohë, që shqipja jonë ka sinonime të shumta dhe një mundësi e konstrukt fjalëformues të admirueshëm, që krijuesi duhet t’i përdorë.

Liria në të shkruar dhe në publikime, mungesa e kufizimeve dhe censurës, duhet të përbëjë përgjegjësi dhe kërkesë vetiake, pse jo dhe një vetcensurë, e jo rast për krijime e publikime shkeleshko. Shënjtëria dhe hijeshia e fjalës duhen ruajtur me fanatizëm. Asnjëherë nuk duhet ngutur për të publikuar. Një krijim s’duhet të jetë si fryti aguridh, i këputur papjekur, se mbetet i tharët! Për gjuhën, them se duhen mbajtur parasysh edhe tri gjëra: ekonomia e fjalëve, të arrihet që me pak të thuhet shumë, me fjali e paragrafë të ngjeshur. Shembulli më i mirë do të ishte Migjeni. Së dyti: duhet ruajtur nga zhvlerësimi i fjalëve(inflacioni) ngaqë shpesh autorët, sidomos poetët, pëlqejnë disa fjalë veç të tjerave dhe i përdorin aq shpesh, sa ato, sado të bukura, humbin vlerën. Së treti, respektimi i normës drejtshkrimore, të asaj që tashmë është bërë zakon të quhet shqipja standarde.
7. Kur flasim për krijuesit e sotëm të fushës së letrave, na krijohet një pështjellim.Veçoria dalluese është shumësia e prurjeve, veçanërisht në poezi, por edhe në prozë. Prurjet vijnë veç Shqipërisë(londineze) nga Kosova, ilirida, Presheva, nga mërgata e vendeve evropiane, me ngulime më të mëdha: Greqia, Italia, Gjermania dhe sidomos Amerika. Tematika është e shumllojtë sa vështirë të përcaktohet tipologjia. Portalet elektronike dhe internet gazetat,”Fjala e lirë””Kritika” “Zemra shqiptare” “Kosovari Media”, “Alb emigrant” etj. përfshi edhe facebook-un janë të tejmbushura. Është krijuar një mjedis virtual, me lexues po virtual. Me qindra e qindra publikojnë në gazetën “Muzgu” të Mark Simonit. Të listosh krijuesit që publikojnë në rrjëtët sociale, bëhet një varg kilometrik,aq sa një studjuese na ka quajtur “popull shkrimtar”. Në poezi më së shumti i këndohet dashurisë, qofshin këta të rinj por edhe poetë të moshuar. O sa shumë poezi erotike: deri në velje e mërzi! Ngjan sikur në jetë s’ka gjë tjetër veç saj! Por ja që s’është ashtu.

Në prozë, bie në sy lëvrimi i tregimit, më pak novelës dhe romanit. Para viteve 90-të, botimi i romaneve numërohej me gishtat e dorës dhe përbënte ngjarje kulturore. Këto vite, janë botuar jo me dhjetra, por pa e tepruar qindra romane, nga autorë me e mër por edhe fillestarë që presin të afirmohen, të lexohen dhe të vlerësohen. S’ka asgjë të keqe nga kjo shumësi autorësh dhe krijuesish, dhe prurjet që ata sjellin në letrat e sotme shqipe, përkundrazi, ka veç mirë. Porse problemi mbetet i hapur: në Shqipëri nuk ka bashkësi krijuesish të institucionalizuar, mungon “Lidhja e Shkrimtarëve”(në Kosovë e kanë)Në disa qytete, si në Durrës, Vlorë ,Sarandë e Korçë, janë krijuar klube letrare, por kjo s’mjafton, ka thjesht vlerë lokale. Ndryshe nga vitet 90-të, mungon një ngrehinë ku krijuesit të mblidhen, ku të njihen, ku të paraqesin në publik krijimtarinë e tyre, as ku të bashkbisedojnë. (Si nuk u gjend vallë në gjithë këtë Tiranë një ngrehinë për Lidhjen e Shkrimtarëve kur janë gjendur për gjithë partitë dhe partizat?) Aktorët kanë Teatrin Kombëtar, Teatrin Eksperimental dhe teatrot e rretheve, Artistët këngëtarë dhe të baletit, kanë Teatrin e Operas dhe Baletit dhe Akademinë e Arteve. Po shkrimtarët? Askund! Ministria përkatëse, duket sikur letërsinë, nuk e konsideron pjesë të kulturës kombëtare. Mesa duket, nuk e njeh Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe nuk kujtohet për të dhe vlerësimin e krijuesve. Shpesh, për këtë nënvlerësim e bjerradore, ka ankesa nga krijuesit, por nga mënyra si bëhen dhe adresohen, këto ankesa apo protesta, bien në vesh të shurdhër, si zë në shkretëtirën e indiferencës zyrtare.

8.Nga organet përgjegjëse, asnjë ndërhyrje apo interesim. Ka mbi njëqind shtëpi botuese, që më së shumti funksionojnë si shtypshkronja, të pa akredituara, që punojnë me kërkesë-ofertë, që nuk venë asnjë barrierë për botimet, që nuk marrin përsipër asnjë detyrim, pa redaktorë, pa qortues letrarë, pa profesionistë të kualifikuar, një rrokopujë e tollovi gjuhësore ku lejohet të masakrohet shqipja normative. Autorët nuk paguhen,përkundrazi paguajnë, dhe ç’është më keq, libri nuk shpërndahet. Autorëve nuk u tërhiqen libra as për bibliotekat e rretheve. Libri i autorëve shqiptarë nuk promovohet, nuk evidentohet, nuk i rekomandohet lexuesit. Nuk ka politikë botimesh, i mshohet fort letërsisë së huaj, në libraritë e shitjes me shumicë, nga librarët tërhiqet kryesisht libri i huaj. Bëhen përkthime gati shterruese të disa autorëve komercialë apo nobelistë, pa një orientim në aspektin e shpërndarjes gjeografike, gjuhësore apo rrymave e drejtimeve letrare, por thjesht nga parapëlqime të përkthyesve, në shijet letrare të të cilëve nuk ka pse të mos dyshojmë. Në tregun e librit mungojnë vjetarët me listimin e botimeve që lexuesi të njihet me to dhe të dijë ku ti kërkojë.

Sa për çmimet e shitjes në treg, ato janë të pakontrolluara e skandaloze: dy-tre herë koston e prodhimit, çka bëhet pengesë në blerjen e tij nga lexuesi i thjeshtë. Ata që lexojnë,nuk kanë para t’i blejnë librat, kurse ata që kanë para, nuk lexojnë dhe kuptohet nuk blejnë libra. Kësisoj, botuesit me shitjen e gjysmës së tirazhit përballojnë koston, dalin me fitim dhe nuk e kanë problem nëse u krijohen stoqe në rastin e qarkullimit të ngadaltë.

9.Po kritika letrare? Miku im,shkrimtari Përparim Hysi, thotë që kritika bën gjumin e ariut. Dhe ka të drejtë. Ndërsa letërsia është art,kritika është shkencë, si e tillë ajo lëvrohet nga pak autorë. Nuk është se mungojnë kritikët, por ka një mos angazhim të tyre deri në braktisje. Kanë fituar titujt e gradat shkencore,kanë zënë katedrat universitare dhe e ndjejnë veten komodë me mësimdhënien. Shkrimet kritike, si shumë të tjera nuk paguhen dhe ata, tek e fundit, nuk ka pse të punojnë badiava. Kur angazhohen ata merren me “Majat” me patriarkët e letërsisë, me të shkuarën, por jo me talentet e reja, me të tashmen. Jo me prirjet, jo me tendencat, jo me dukuritë, jo me evidentimin e vlerave dhe risive të këtyre afro 25 vjetëve. Në boshllëkun e krijuar, shkrimtarët dhe poetët, shkruajnë reçensione me impresione vlerësuese e miqsore për njëri-tjetrin, shpesh me superlativa të pamerituara, aq sa ato u ngjajnë qokave letrare, për të ledhatuar sedrën krijuese të akcilit.

Në përfundim të kësaj sprove, shoh të nevojshme të ve në dukje se: Lidhja e Shkrimtarëve duhet të riformohet apo riorganizohet mbi bazën e kritereve demokratike, të pajiset me ndërtesën me mjedise të përshtatshme pune. Të ketë organet e saj për promovimin e krijimtarisë letrare, një buxhet modest për pagesën e drejtuesve dhe vlerësimet e çmimeve vjetore, të ndermerren nisma ligjore për botimet, shtëpitë botuese, shpërndarjen dhe tregun e librit. Lehtësi financiare për organizimin e panaireve të librit,për mendimin tim me një pagesë simbolike, të cilët mund të jenë disa, ku letërsia shqipe të ketë pavione ose seksione të veçanta. Pa lënë mënjanë edhe studiot televizive,që duhet t’i japin më shumë vend librit artistik dhe mendimit letrar dhe evidentimin e autorëve të talentuar, për të orientuar lexuesit në përzgjedhjen per lexim te librave dhe autorëve.

Tiranë, 2014-2019


(Resmi Osmani u lind në Mazrek të Çamërisë më 5 maj 1940. Kreu studimet e larta për Agronomi në Institutin e Lartë Bujqësor në Tiranë, studime të cilat i përfundoi në vitin 1963. Ka kryer detyra të rëndësishme drejtuese në prodhimin bujqësor dhe administratën e lartë shtetërore.

Krahas detyrave të tjera ka qenë i angazhuar në veprimtari dhe kërkime shkencore. Ai ka botuar 19 tituj librash të profilit tekniko – shkencor, ka shkruar dhe botuar në revista tekniko – shkencore dhe shtypin periodik, brenda e jashtë vendit, mbi 150 tituj artikujsh që përfshijnë mbi tre mijë faqe. Për kontributin dhe kualifikimin shkencor mban gradën "Doktor i Shkencave" dhe titullin "Profesor".

Në gjysmën e dytë të viteve 2000,i është perkushtuar letërsise,
kritikës së artit dhe publicistikës.Fryt i kesa pune janë një sërë botimesh si: biografitë e letrarizuara "Jeta e Bedri Lumanit", "Lule në gur" kushtuar jetes së specialistit të shquar të vreshtarisë Todo Gjermani.

 Ka levruar kryesisht temat historike në romanet"Mbretërimi i 
Pirros së Eoirit", "Mbretëresh Olimpia", Esseja historike "Aleksandri i Madh i Maqedonisë-Miti dhe njeriu". Essene studimore "Bilal Xhaferri Poet i Zemrave Njerëzore" Essenë "Endrrat e ngrira të Enver Kushit, vellimin me tregime "Edhe yjet vdesin" etj. ne publicistikën e vet ka trajtuar probleme të çeshtjes çame, të zhvillimit të letërsisë dhe problemet aktuale. Në shtypin e shkruar dhe atë elektronik ka publikuar mbi tridhjetë tregime dhe novela. Krijimtaria e tij eshte pritur mirë nga lexuesit dhe kritika letrare.)

Flori Bruqi

Akademik Prof. Mr.Sc. Shyqiri Bytyqi(1972-)


Shyqiri Bytyqi ka lindur më  01 .01.1972 në Arllat të Drenasit. 

Ka mbaruar studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës më 1996.

Në vitin 2007 është certifikuar si kontabilist (SCAAK), në 2008 si ligjërues i lartë (SCAAK) dhe po ashtu, më 2008 është certifikuar si auditor (SCAAK).

Ka ndjekur shumë programe gjatë përgatitjes së tij profesionale si: Ekspert i politikave Fiskale (OECD), Shkathtësi menaxheriale (OSCE), Menaxhment (EDA), Tema të zgjedhura nga ekonomia (RIINVEST), Financa publike (OSCE), Sistemi tatimor turk (Ankara).

Ligjërues në Shoqatën e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës që nga viti 2004, si dhe është një ndër themeluesit e Administratës Tatimore të Kosovës me pozitë menaxheriale në vitet 2000-2005.

Ka qenë këshilltar tatimor për një periudhë për kompaninë ndërkombëtare prestigjioze në fushën e auditimit "KPMG", këshilltar i Bankës Botërore për "Doing Business", këshilltar i Odës Ekonomike Amerikane për një periudhë të gjatë, udhëheqës i Komitetit Tatimor të Shoqatës së Kontabilistëve dhe Auditorëve te Kosovës, anëtar i Komitetit të Auditimit në Bankën Ekonomike, si dhe Partner menaxhues i kompanisë "Vala Consulting".

Përvoja e tij profesionale, ka bërë që të emërohet si anëtar në shumë grupe punuese të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke dhënë kontribut të madh sidomos në hartimin dhe rishikimin e legjislacionin tatimor.

Është Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës  si dhe anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup.

Ka të botuara shumë punime  me impakte ndërkombëtare dhe kombëtare nga lëmia e ekonomisë , kontabilitetit,auditimit,
menaxhmentit ekonomik,financave publike etj.


Flori Bruqi

2019/11/11

Kërkohet që Edi Rama të shpallet non grata në Kosovë

Edi Rama ia dha Kosovës goditjen më të madhe politike në pesë vitet e fundit


Analisti politik, Dastid Pallaska, në Pressing të T7 ka komentuar iniciativën dhe bashkëpunimin ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, për krijimin e një “Mini Schengeni” ballkanik.

Pallaska thotë se Vuçiq po e shfrytëzon Edi Ramën, për ta paraqitur Kosovën si një shtet jo bashkëpunues në rajonin e Ballkanit Perëndimor.


Teksa ka folur për këtë, Pallaska ka përmendur kritikën e Edi Ramës për Kosovën të bërë nga Ohri, ku Rama kishte thënë se Kosova nuk po bashkëpunon për iniciativa që për qëllim kanë bashkëpunimin në mes vendeve të rajonit.

“ Kjo ishte goditja më e madhe politike për Kosovën në pesë vitet e fundit”, ka thënë Pallaska.

Nismën e Ramës me Vuçiqin e kanë kundërshtuar të gjithë krerët e politikës kosovare. Madje kreu i LDK’së, Isa Mustafa, e ka quajtur si një përpjekje për krijimin e një Jugosllavie të re.


Reagime të ashpra në Kosovë për Mini- Schengenin. Sociologu  Prof.Dr. Fadil Maloku ka thënë se Edi Rama, në Kosovë duhet të shpallet person non grata.



“Edi Rama, para se ta përkrah Mini Schengenin me sllavët (Serbinë që në preambullë të Kushtetutës së saj, ende i figuron Kosova si pjesë përbërëse ,dhe Maqedoninë, që në ‘barkun’ e vet sociopolitik e demografik, i ka mbi 35% shqiptar etnik?!) do të duhej më parë ta përkrahte bile qoftë edhe formalisht, Mini-Schengenin Shqiptar”, ka thënë  sociologu i njohur kosovar Prof.Dr.Fadil Maloku.

“Por, ai e bën të kundërtën! Shihet ashiqare, që ky njeri, i rrethuar me këshilltarët më pro serbë… djallëzisht po punon për një mini Jugosllavi Ballkanike”, ka thënë ai.


“Mini-Shengeni” përplas Edi Ramën me Kosovën


Samiti i djeshëm, i mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, është bërë cak i kritikave nga liderët kosovarë, të cilët refuzuan të marrin pjesë në të, ku u diskutua rreth Mini-Shengenit Ballkanik. Derisa ky projekt nga pala kosovare u cilësua si hap drejt një Jugosllavie të re, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kritikoi Kosovën për vetëpërjashtim nga kjo nismë.

Liderët e Ballkanit Perëndimor u takuan dje në Ohër të Maqedonisë së Veriut, me ç’rast diskutuan rreth nismës për një bashkëpunim më intensiv ekonomik, duke mundësuar heqjen e të gjitha pengesave për lëvizjen e lirë të njerëzve, të mallrave, të shërbimeve dhe të kapitalit. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama miratuan një deklaratë të përbashkët përmes së cilës, siç u tha më pas, synohet bashkëpunimi mes vendeve të rajonit. Gjatë një konference të mbajtur për medie pjesëmarrësit e takimit të Ohrit thanë se nisma e njohur si “Mini-Shengen” nuk është ide për krijimin e një Jugosllavie të re, por ide për krijimin e një Ballkani ndryshe nga ai që njihet sot. Sidoqoftë, askush nga Kosova nuk mori pjesë në këtë Samit. Kundërshtime rreth kësaj pati nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, si dhe nga liderë e zyrtarë të tjerë të partive politike. Gjatë reagimit të tij Thaçi tha se vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE, ndaj një gjë e tillë në asnjë rrethanë nuk duhet të zëvendësohet me nisma rajonale sikurse iniciativa për Mini-Shengenin. Pa u kundërpërgjigjur ndaj këtyre kritikave nuk e la as kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili i cilësoi të tepërta deklarimet kundër tij dhe kundër nismës në fjalë.

Zaev, Rama, Vuçiq: Mini-Shengeni faktorizon Ballkanin Perëndimor

Nikoqiri i Samitit të Ohrit, Zoran Zaev, tha se iniciativa për krijimin e Mini-Shengeni sjell të mira për tërë Ballkanin. “Unë me të vërtetë shpresoj që të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces do ta përqafojnë këtë plan veprimi dhe këtë nismë, sepse sjell të mira për mbarë Ballkanin, por edhe na faktorizon edhe më shumë para vendeve të Evropës Perëndimore, ku edhe duam të aderojmë”, ka deklaruar ai.

Kjo nismë, siç u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut, paraqet vetëm vlera shtesë për nismat që institucionet evropiane i kanë ndërmarrë bashkë me vendet e Ballkanit për përmirësimin e jetës së kësaj pjese të Evropës.

Ndërkohë gjersa ka folur rreth kësaj, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se ideja e Mini-Shengenit nuk është ta ndajë Ballkanin, por t’i bashkojë të gjitha vendet. “Nuk është ideja ta ndajmë Ballkanin Perëndimor, por t’i përfshijmë të gjitha vendet në këtë nismë. E gjitha kjo gjë ka në thelb lëvizjen e lirë të vendeve në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi ai.

Pas takimit të djeshëm në Ohër, Rama njoftoi se mbledhja e radhës do të mbahet në qytetin e Durrësit, më 21 dhjetor. Në atë takim Rama tha se do të mirëpritet edhe Kosova, edhe Bosnjë e Hercegovina. “Në Durrës mirëpresim edhe Malin e Zi, edhe Bosnjë e Hercegovinën, edhe Kosovën. Nuk ka arsye Kosova papritur të vetëpërjashtohet. Besoj se heqja e kufirit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është Mini-Shengeni. E konsideroj me rëndësi të veçantë këtë nismë mes vendeve”, nënvizoi Edi Rama.

Sikurse Zaevi e Rama, edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq konsideroi se liderët e Ballkanit bënë punë të madhe me konkretizimin e nismës për Mini-Shengenin. Kjo, siç u shpreh Vuçiq, edhe mund të dështojë, porse do të jetë ardhmëri për vendet e rajonit. “Ndoshta këtë dikush do të tentojë ta shkatërrojë, ndoshta do të dështojë kjo që po e bëjmë, por gjithsesi do të jetë ardhmëri. Nuk kemi të bëjmë këtu me Jugosllavi, kemi të bëjmë me jetë më të mirë për qytetarët”, deklaroi Vuçiqi.

Me një nismë të tillë, siç vazhdoi tutje shefi i qeverisë serbe, do të krijohet një ambient i normalitetit mes shteteve të Ballkanit. “Ambient normaliteti, jo ambient konfrontimi. Do të mundemi deri në fund të vitit të hyjmë në Shqipëri me letërnjoftime, gjithashtu edhe shqiptarët në Serbi”, shtoi Vuçiqi.

Në takimin e djeshëm morën pjesë edhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministrja malazeze e Ekonomisë Dragica Sekuliq. Mirëpo përfaqësuesi i Bosnjë e Hercegovinës tha se shteti i tij ende nuk ka një vendim përfundimtar nëse do t’i bashkohet ose jo iniciativës së Maqedonisë së Veriut, të Serbisë dhe të Shqipërisë rreth Mini-Shengenit.

Thaçi refuzon pjesëmarrjen në Samitin e Ohrit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka refuzuar të marrë pjesë në Samitin e Ohrit, në të cilin u diskutua për Mini-Shengenin. Teksa e ka arsyetuar vendimin e tij për ta bojkotuar këtë Samit, Thaçi tha se synimi i vetëm i Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. “Së pari, Kosova qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe në NATO. Prandaj ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale”, ka deklaruar Thaçi.

Përveç kësaj, kreu i shtetit të Kosovës tha se kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Përveç Thaçit, pjesë e takimit mes liderëve të Ballkanit Perëndimor nuk ka qenë as kryeministri i Kosovës në largim Ramush Haradinaj. Ndonëse ai vetë nuk është deklaruar fare rreth kësaj, pa reaguar nuk kanë lënë zyrtarët e partisë së tij, AAK-së. “Shengeni Ballkanik është ide e kamotshme e Serbisë. Roli i Edi Ramës në këtë nismë është ofendimi i radhës që ai ia bën Kosovës”, ka deklaruar nënkryetari i AAK-së Muharrem Nitaj.

Mustafa: Nisma për Mini-Shengenin çon drejt një Jugosllavie të re


Për nisjen e projektit të Mini-Shengenit Ballkanit ka reaguar edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa. Projektet e tilla sipas tij në shikim të parë duken atraktive, por në esencë çojnë në një Jugosllavi të re, me Shqipërinë, pa Kroacinë dhe pa Slloveninë. Rrjedhimisht Mustafa ka deklaruar se LDK-ja nuk e mbështet në asnjë rrethanë një gjë të tillë. “Janë ide që nuk i kemi përkrahur sa e kemi drejtuar Qeverinë dhe nuk do t’i përkrahim si LDK as në pozitë dhe as në opozitë, ashtu siç nuk përkrahim ndryshimin e kufijve shtetërorë të Kosovës”, ka potencuar ai.

Kosova, siç kreu i LDK-së është shprehur, duhet të aspirojë tregun unik evropian dhe të bëhet pjesë e Marrëveshjes Shengen, ku bëjnë pjesë shtetet e Bashkimit Evropian, ndaj nga marrëveshjet sikur ajo për Mini-Shengenin përfiton Serbia dhe disa shtete të tjera të rajonit. “Marrëveshjet e tilla çojnë në një situatë kur tatimet në kufi, qoftë TVSH-në, tatimin doganor, akcizën do t’i mbledhë në pjesën më të madhe Serbia për Kosovën, e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, sepse kemi kufirin më të gjatë me të e në pjesët e tjera, Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi. Kosova nuk kufizohet tani për tani me asnjë nga vendet anëtare të BE-së”.

Ndaj me këtë marrëveshje sovraniteti i Kosovës sipas tij do t’u kalonte vendeve fqinje.

Tutje Mustafa ka thënë se politikat e Mini-Shengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve evropiane dhe i çon në strofullin euroaziatike të dominuar nga Rusia.“Janë këto manovrime të Serbisë për t’i bishtëruar detyrimet ndaj Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe për njohje të pavarësisë së Kosovës. Ndoshta kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë Veriore e kanë të qartë se ku janë interesat e vendeve të tyre, por Kosova assesi”, ka nënvizuar lideri i LDK-së.

Përplasja e Ramës me Thaçin e Mustafën

Deklaratës së Isa Mustafës i është kundërpërgjigjur menjëherë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ka thënë se ndihet i befasuar nga reagimi i tij. “Kam respekt për Isa Mustafën. Kemi punuar bashkë. Ruaj kujtim të mirë me të dhe jam i befasuar nga deklarata e tij. Por siç ka ai opinionin e tij të ndryshëm nga unë, kam unë opinion të ndryshëm ndaj tij. Të më thuash mua (minijugosllav) që as kam punuar në administratën e Jugosllavisë dhe as kam lidhje me Jugosllavinë, veç kujtimit të keq të keqtrajtimit të shqiptarëve, më duket e tepërt dhe jo fort elegante”, ka thënë Rama gjatë një kundërpërgjigjeje drejtuar Mustafës, i cili iniciatorët e Mini-Shengenit i quajti minijugosllavë.

Kjo kundërpërgjigje e Ramës ka nxitur Isa Mustafën të reagojë sërish lidhur me këtë çështje. Me këtë rast, Mustafa ka thënë se nuk dëshiron ta shohë askënd duke e përjetuar edhe një herë kohën e ish-Jugosllavisë. “Ne që e kemi përjetuar Jugosllavinë nuk dëshirojmë ta përjetojmë edhe një herë. Edhe atyre që nuk e kanë përjetuar nuk ua dëshirojmë”, ka potencuar kreu i LDK-së.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme Edi Rama ka komentuar edhe mospjesëmarrjen e presidentit Thaçi në Samitin e Ohrit, me ç’rast ia ka numëruar presidentit të Kosovës të gjitha samitet e Ballkanit Perëndimor ku ka marrë pjesë bashkë me liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe ata serbë. “Sa më kujtohet as atëherë Serbia nuk e ka njohur Kosovën”, ka thumbuar Rama Thaçin, gjersa ka thënë se pala kosovare e përjashtoi veten nga kjo iniciativë rajonale. Teksa kritikoi nismën për Mini-Shengenin Thaçi tha se pjesëmarrja e Kosovës në Samit është e pakuptimtë, ndërsa aty marrin pjesë edhe shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Pavarësisht këtyre përplasjeve, Edi Rama tha se nuk ka kurrfarë ngërçi mes bashkëpunimit të tij dhe palës kosovare.

Dakordimi Kosovë – Shqipëri, i nevojshëm në samite rajonale

Mospjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Ohrit po shihet si vendim i drejtë nga njohësit e çështjeve politike e integruese. Sipas Demush Shashës, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), Kosova nuk ka interesa të përkrahë iniciativa të tilla me të cilat mund të prishet partneriteti me vendet kyçe të BE-së. Në këtë drejtim Kosova dhe Shqipëria sipas tij do të duhej bashkërisht të merrnin vendime për pjesëmarrje ose jo në samite të tilla. “Konsideroj se Shqipëria dhe Kosova duhet çdoherë të zhvillojnë një koordinim të afërt para lansimit ose pjesëmarrjes në çfarëdo iniciative të bashkëpunimit rajonal, evropian ose ndërkombëtar. Vendet e Ballkanit, duke përfshirë edhe Kosovën, nuk kanë asnjë interes t’i ofrojnë mbështetje iniciativës së Mini-Shengenit, e cila efektivisht minon procesin e Berlinit dhe përjashton nga partneriteti vendet kyçe të BE-së, siç janë Gjermania, Franca etj”, ka deklaruar Shasha.

Ai ka konsideruar se Kosova dhe Shqipëria duhet të insistojnë që të gjitha sfidat e identifikuara të trajtohen në partneritet me vendet e BE-së dhe në përputhje me perspektivën e rajonit për anëtarësim në BE. Çdo devijim nga kjo, siç Shasha është shprehur, e minon agjendën integruese të Ballkanit dhe ofron hapësirë për influencë dhe për veprim të pjesëmarrësve të jashtëm, të cilët paraqesin rrezik për vlerat euroatlantike.

Mini-Shengeni, dy anët e medaljes

Ndonëse ka shkaktuar konfuzion në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ideja për krijimin e zonës Mini-Shengen sipas Demush Shashës i ka disa anë pozitive sikurse po ashtu i posedon edhe anët negative. Deklarata e përbashkët e tre krerëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, atij të Shqipërisë, të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, që më 9 tetor u mblodhën në Novi Sad të Serbisë, sipas tij dëshmon se iniciativa është në përputhje me obligimet dhe me ambiciet e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. “Në këtë drejtim, deklarata synon të arrijë: Krijimin e tregut të përbashkët prej 20 milionë qytetarëve; Eliminimin e kontrolleve kufitare dhe të pengesave të tjera të lëvizjes së lirë jo më vonë se në vitin 2021; Lëvizjen e lirë të qytetarëve të Ballkanit në rajon me kartë identiteti; Të drejtën e punësimit të qytetarëve kudo në rajon; Njohjen e ndërsjellë të diplomave në gjithë rajonin; Ngritjen e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe ndihma në rastet e katastrofave natyrore”, është shprehur drejtori ekzekutiv i EPIK-ut.

Megjithëkëtë ai ka thënë se mbetet e paqartë se pse nuk në takimin lansues të këtij projekti, i cili u mbajt muajin e kaluar, nuk janë ftuar Bosnjë e Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi. Po ashtu, sipas tij mbetet e paqartë se kush ka dhënë leje për përfshirjen e shteteve gjegjëse në deklaratën e miratuar, pasi ato nuk kanë qenë pjesë e takimit. Në këtë drejtim ai ka numëruar edhe anët e tjera negative të kësaj nisme është dashur të bëhet në frymë të gjithëpërfshirjes së të gjitha vendeve të rajonit. Kësisoj Shasha ka theksuar se deklarata e Mini-Shengenit nuk ka evidentuar sfida të reja me të cilat përballet rajoni përveç atyre që tashmë janë identifikuar nga procesi i Berlinit, duke e vënë në mëdyshje rezultatin që mund ta japë ky Mini-Shengen. “Është e paqartë se përse është krijuar një mekanizëm i ri jashtë procesit të Berlinit, i cili efektivisht përjashton nga pjesëmarrja vendet kyçe të BE-së. Në këtë drejtim është e paqartë se si një iniciativë e re politike, por me pjesëmarrje më të kufizuar politike se procesi i Berlinit, do të arrijë rezultate më të mira”, ka përfunduar ai.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen :Emmanuel Macron ia hapi derën e Rusisë në Ballkanin Perëndimor

Rezultate imazhesh për ursula von der leyen children

Ursula von der Leyen

Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka hapur derën e Ballkanit Perëndimor drejt Rusisë, pasi bllokoi bisedimet për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.

Kështu ka thënë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, transmeton Expressi britanik.

Ajo u kërkoi liderëve të Bashkimit Evropian që të fillojnë menjëherë negociatat e pranimit, duke argumentuar se “Rusia dhe Kina mund të mbushin boshllëkun nëse BE nuk vendoset në rajon”.

Duke folur në rastin e 30 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, Von der Leyen tha se Evropa kishte kërkuar shumë nga Maqedonia Veriore dhe Shqipëria dhe se këto vende sipas saj kishin përmbushur gjithçka që kërkohej prej tyre.

“Ne duhet të mbajmë fjalën tonë dhe të fillojmë negociatat e pranimit”, tha ajo.

Leyen shtoi se nëse BE nuk e hap perspektivën e saj për vendet e Ballkanit Perëndimor, të tjerët do të mbushin atë boshllëk, si Kina, Rusia, Turqia ose Arabia Saudite.

Në një takim të fundit të Këshillit Evropian, Macron ishte i vetmi udhëheqës evropian që bllokoi negociatat me Shkupin dhe Tiranën. Po ashtu, ai arriti të bindë Holandën dhe Danimarkën që të kundërshtonin fillimin e negociatave me Shqipërinë.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...