Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/15

Lazër Gusho (1899-1987)është shembulli i krijuesit modern shqiptar,që i thurri himne dashurisë!



Nga Flori Bruqi



Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"


 Lasgush Poradeci (Lazër Gusho) , lindi në qytetin e Pogradecit, buzë liqenit të Ohrit, në familjen e Sotir Gushos, me 27 dhjetor 1899. 

I ati si arsimdashës që ishte, pas mbarimit të shkollës fillore në vendlindje, e dërgoi në Liceun Rumun të Manastirit (1909 deri më 1914).

E la pa mbaruar liceun për shkak të fillimit të luftës së parë botërore. 

Meqenese vetem Greqia nuk ishte futur në luftën e përbotëshme, i ati e nis në Athinë, ku regjistrohet në Liceun Léonin, (Lice francez i Fretërve Maristë që hapte dyert e gjithe universiteteve të botës) - lice ku qëndroi deri më 1918. 

Pasi sëmuret, shtohet në sanatoriumin “Sotiria” në Athinë ku qëndron dy vjet (1918-1920).


Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"

Më 1920 kthehet në Pogradec dhe në vitin 1921 niset në Bukuresht dhe regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura duke tejkaluar valën ksenocentrike, që kishte kapluar qeverinë rumune. 

Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, dhe miqësohet me  Aleksandër Stavre Drenova - Asdrenin, të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë.

Verën e vitit 1924, Qeveria e Fan S.  Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit "Karol Francik" në fakultetin e filologjisë romano-gjermanike.

 Qëndron i shtuar për dy vjet në Sanatoriumin e Neumarktit (1928-1930), Në muajin Maj 1933, mbron doktoraturën dhe merr titullin Profesor Doktor, pranë këtij Universiteti me disertacionin “Eminesku i injoruar dhe lidhja e tij me ideologjinë popullore-vëndase”). 

Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"


Në Graz banon me qira në shtëpinë e zonjës Elisabet Pichler per gati 9 vjet.

Kjo shtëpi ishte në rrugën Klosterwiesgasse nr 74. Ndërtesa, një godinë 3 katëshe është edhe sot. 

Dhoma ku banonte Lasgushi, është në katin e parë dhe penxherja është ngjitur me derën e godinës.

Mbas mbarimit të studimeve kthehet ne atdhe. Me dekret të mbretit Zog emërohet professor i bukurshkrimit të Gjimnazin e Tiranës.

Nën kujdesin e Mitrush Kutelit dhe patriotëve të tjerë shqiptare botohet në Konstancë të Rumanisë në vitin 1933, vëllimi i tij me poezi”Vallja e Yjve” dhe 4 vjet më vonë botohet në Bukuresht vëllimi tjetër “Ylli i zemrës”.

Vitet 1944-'47, vitet e turbulluara të fillimit të regjimit komunist ishte i papunë dhe jetonte në kryeqytet me të shoqen. Pas punësimit jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave, pararendësit të Universitetit të Tiranës, nisi punë si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore "Naim Frashëri" deri kur doli në pension më 1974.

***



Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"

Poeti i dashurisë lindi dhe u vargëzua në qytetin e Pogradecit. Në tre elementë që përbëjnë kollonat e jetës, ajri, ujin, zjarrin. 

Ashtu si Zarathustra u ngjiz në kulturën e lindjes me zjarr, dhe si grekët e lashtë donin Homerin për vargjet, ai ashtu u thurr ndërmjet dashurisë së ujit, mendimeve të zjarrta dhe mëngjeseve plot aromë flladi liqenor.

Liqeni i Pogradecit me qetësinë e tij të fton për një Lasgush që të ofrojë pak nektar  me vargjet e veta. Ai nuk iu nda liqenit në mendime dhe në rrethana kur donte të futesh në vetevete dhe të meditonte për të bukurën.

Liqeni i Pogradecit të ofron si me magji gjithçka që nuk plotëson kultura e qytetit të Pogradecit me njerëzit e saj me edukatë dhe të urtë. Liqeni të ofron, si përfitime, ashtu dhe qetësi, bukuri dhe shumë vargje që notojnë nën vjershat e të madhit Lasgush Poradeci me qetësinë e tij.

Uji të plazmon romantik në personalitet, do vëmendje dhe inteligjencë ta dëgjosh oshëtimin e tij ndër dallgë, zjarri të bën energjik dhe pasionant, ajri të bën dinamik nën ritmin e veçantë të rimës së Lasgushit për njerun, natyrën, kombin.


Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"

Ai është romantiku i fundit i Shqiptarisë , dhe më i vuajturi që mbajti mbi supe gjithë kumtet e gjithë rilindasve, kohën e ligë që donte ta poshtëronte, sistemin politik që e kishte nga pas supeve, intrigat që i stiseshin nëpër këmbë kudo dhe qenin e tij të dashur që e donte, aq shumë, sa fëmijët e vet.

Kjo ndikoi edhe në psikologjinë e fëmjëve të tij dhe ai e dinte fare mirë këtë.

Njeri praktik sa dhe mendimtar, çapkën, i gjendur e i shkathët, i vogël sa nuk binte në sy dhe madhështor sa nuk mund të matet në lirikë, sa nuk mjaftojnë fjalët ta përshkruash, i ëmbli i dashurisë, i ka mjaltëzuar aq ëmbël vjershat si një sufist modern, sa mund të gjendesh si padashur me diabet nga ëmbëlsia e fjalës së tij.

Rilindjen kombëtare ai e kalon në periudhën e shpërthimit të tij poetik si dhe kryengritjve që gjëmuan te ai çështjet kombëtare, lirinë dhe pavarësinë e vendit. Më pas përjetoi ndrydhjet e sistemit komunist dhe vdiq me peng për brengat e tij dhe në varfëri të plotë, i harruar nga shteti.

Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"

Udhëheqësi i dikurshëm i sistemit për të ishte ‘’qoftëlargu’’, katili, nuk ia përmendte dot emrin, vetëm i thoshte ‘’Ay’’ sipas vajzës së saj. Në tradhëti të plotë dhe në intrigën e sigurimit të shtetit ai lozte me ta, tallej i lënguar kodrinave të liqenit për pak qetësi dhe brumë letërsie. E megjithatë ai ngeli me vargje në ‘Gojëëmbli i poezisë shqiptare’.

Siç thoshte ai ‘’Përpara të gjithave është Poezia. Ajo formon shpirtin e Kombit’’ Për kombin duhej bërë gjithçka dhe për të e para ishte poezia. Simboli i fjalës, kodi që përçonte vargu dhe vlera që kishte poezia nuk e zëvendësonte asnjëhërë romani.

Për të pra, e para ishte poezia, pastaj Zoti tha le të bëhet…le të vërshojnë varganë-varganë fjalët që të bëhen kombet. Edhe Gilgameshi thurret në vargje si Homeri, gjithë raposdët e vjetër që i kanë mbijetuar kohërave janë shkruar në poezi pasi ajo ka forcën për t’i dhënë mesazhin njerëzimit.


Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"

‘’Prandaj duhet të shkruajmë poezi jo të mirë, po shumë të mirë, jo të lartë, po shumë të lartë, shumë të thellë, shumë të gjerë, që t’i vemë shpirtit të Kombit themele të shëndoshë.’’ thoshte ai

Aty në poezi mbrujtet e brendshmja e njeriut, shpirti i tij i zjarrtë që vallzon me ujin në erërat e pamata të dashurisë së tij, të emocioneve, të dhimbjes, dramave, tragjedive që plotësojnë pasqyrueshëm vargjet e tij, e vërteta poetike është mbi gjithçka se vlon nga zemra, është legjendare, Odise që kërkon rrugëtimin e tij. Të gjitha dramat të stisura apo të vërteta lindin aty te poezia.

Dhe Lasgushi mbi gjithçka ishte poet e bënte poezi siç dinte vetëm ai.


Për të kombi qe gjithçka për të qenë vetvetja me një personalitet. Në këtë komb ka ‘’zakon, traditë, tradicion domethënë Komb, domethënë Nacion, domethënë njeri i vetëdijshëm, njeri që e di veten e vet, që e njeh vetëveten.’’

Aty në këtë traditë ngjizet fjala e shkruar që shumëfishon, qindfishon, milionfishon, ajo është pushteti i vërtetë sipas tij, shenjtësia vetë si mendon ai.
Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"


Shpirti jeton në zemër përjetësisht nga fjalët e tij Lasgush Poradeci. Flaka e ndrin këtë shpirt, dhe i jep jetë.

Nisi të botojë vargje në të përkohshmen shqipe "Shqipëri e re", një e përjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstancë, dhe tek" Dielli" i Bostonit. Gjithashtu poezi te revista letraro-filozofike ‘’Përpjekja shqiptare’’ e Branko Merxhanit.

Më 1937 Poradeci bën dy vëllimeve me poezi “Vallja e yjeve” më 1933 dhe “Ylli i zemrës” më 1937.

Poradeci  është autor i më shumë se 100 poezish dhe i përkthimit në shqip të disa kryeveprave botërore.

 Gjatë periudhës së regjimit komunist ai do të nënvlerësohej e do të përballej me një serë vështirësish për jetesën si përkthyes i lënë pas dore si poet.

Ai shkroi, veç të tjerash, poemat “Eskursioni teologjik i Sokratit”, “Mbi ta”, “Kamadeva”, baladat për Muharrem e Reshit Çollakun etj.


Rezultatet e kërkimit

Rezultate nga uebi



Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"


Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si “Eugjen Onjegin” të  Aleksandër Pushkinit, lirikat e Mikhail  Lermontovit, të Bllokut, Poemat e  Hajnrih Hajnes, të  Vladimir Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Johan Volfgang  Gëtes dhe Hajnrih Hajnes, poezi të Lanaut, Bertold Brehtit; Victor Hygoit, Mysesë, Xhorxh Gordon Bajronit, Persi Bish Shellit, Robert Bërnsit, të Mihal Emineskut, etj.


Vitet 1944-1947, vitet e turbulluara të fillimit të regjimit komunist ishte i papunë dhe jetonte në kryeqytet me të shoqen.

Pas punësimit jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave, pararendësit të Universitetit të Tiranës, nisi punë si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese “Naim Frashëri” deri kur doli në pension më 1974.

Një njeri madhështor punëtor me normë, absurditeti i madh i kohës! Kështu e vlerësonte dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare.


Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"

Në 1999 Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, presidenti i Republikës Rexhep Mejdani i jep titullin “Nderi i Kombit” dhe Pogradeci, qyteti i tij i lindjes titullin “Qytetar nderi”.

Me bustin afër liqenit ai e sheh tashmë pareshtur atë, e dëgjon, e ndjen aromën e liqenit të tij të dashur që i jepte ujin, zjarrin dhe ajrin, tre elementë kryesorë ku u blatua zemra e tij dhe atë çka do njeriu për të qenë.

Vdes në varfëri të plotë në kryeqytet më 12 nëntor 1987, kryelartë dhe vjershëtor, ashtu si u ngjiz, u rrit dhe u shua, midis ujit, zjarrit dhe ajrit e dashurisë së madhe për jetën dhe familjen e tij.


Lasgush Poradeci lë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë si Eqerem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli, etj.

 Si një personalitet i shquar dhe poet i vërtetë ai nuk ua nënshtroi kurrë artin e tij kërkesave dhe synimeve të diktaturës. Për këtë arsye ai u la në një gjendje ekonomike të rëndë dhe pothuaj në harresë nga shtypi zyrtar. 

Vetëm në vitin 1989 mundi të botohet vepra e tij e plotë.Duhet te themi me bindje edhe me krenari se emri i Lasgush Poradecit eshte nje nder per kombin shqipetare.







Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"



Vështruar në tërësi poezinë e Lasgush Poradecit dhe krahasuar me të tjerët konstatohet se ai krijoi një poetikë të veten, origjinale. Dhe gjithë kjo përmes frymëzimit,përkushtimit, talentit dhe punës së vazhdueshme. Eshtë poet me talent të lindur, i frymëzimit deri në gjenialitet, prandaj, pas në vështrimi të vëmendshëm, mund të konstatohet se Lasgush Poradeci mbetet si shembull i krijuesit modern shqiptar. Poetika e tij mund të studiohet nga qasje të ndryshme, sepse edhe karakterizohet me specifika të rralla. Poezia e tij shquhet për shumëçka të veçantë duke përfshirë gjuhën e bukur shqipe e të përzgjedhur, figurën origjinale, formën e re dhe ndjeshmërinë e re që edhe është e rrallë në letërsinë shqipe.
Prandaj, studiuesit edhe do ta përkufizonin atë se “është poet i frymëzuar deri në vdekje”.


Rezultati i imazhit për lasgush poradeci


Akademik Prof.Dr. Sabri Hamiti: “janë tri vargjet nistore të vjershës Zog’i qiejve që në vend parafjale është e vënë në ballë të veprës poetike të Lasgush Poradecit. Këto vargje nistore mbajnë në vete një vlerësim të këngëtimit poetik shqip, si dhe një program
orientues të poetit. Janë thirrje për të theksuar individualitetin poetik në një kontinuitet të shkrimit poetik shqip dhe vargje çelës për të hyrë në temat, interesimet poetike dhe në gjuhën
e poezisë së Lasgushit në gjithë veprën; të cilat në mënyrë implicite shtrohen në vijim edhe vetë brendapërmbrenda kësaj kënge nistore”

Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"


Pra nga kjo vjershë dhe interpretim i studiuesit hamiti, vërehet orientimi poetik i poetit që orientohet në kërkime që janë të pambaruara. 

Gjithashtu, është shfaqja e dëshirës dhe vendosmërisë së tij për një këngëtim të ri, që duhet të jetë nga thellësia e zemrës, nga muza e vetvetes, origjinale. Është shfaqja e shtresave poetike dhe malli i përhershëm i poetit.

Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"


Lasgushi në një cikël vjershash mundohet që të paraqes edhe kohët e lashta edhe ato të ditëve bashkëkohore, mundohet që t’i lidh ngjarjet e të dy kohëve me njëra-tjetrën për të shpërfaqur edhe përballjet.

Në këtë cikël vjershash i këndohet jetës konkrete të shqiptarëve, këndohet jeta e pastër e një ambienti shqiptar, jeta e bariut dhe e bujkut në një ambient të përafërt nga këndimet e dikurshme si të Naim Frashërit.

 Ai flet për dimrin, për korrikun, për liqenin e vendlindjes së tij, duke përfshirë kështu në veprën e tij edhe kohë të ndryshme të vitit.

Lasgushi në veprën e tij përmend vende e data të rëndësishme të popullit sepse kështu historia do të vazhdojë të kujtohet, ajo nuk do të mbetet e harruar. Edhe poezia shqipe do të vazhdojë të lëvrohet e të lexohet. Kjo vërtetohet më së miri kur Lasgushi fut në tekstet e
tij poetike Skënderbeun, Ismail Qemalin, Naimin, Asdrenin etj. Me anë të kësaj metode, poeti do të bëjë një udhëtim imagjinativ nëpër të kaluarën e shqiptarëve që shpeshherë duke u shfaqur i revoltuar në një faqe të kësaj historie

Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"
Femra, ylli dhe malli te Lasgushi

Do të theksohen këto tri fenomene, sepse në poezinë e Lasgushit ato zënë një vend mjaft të madh së trajtuari dhe vargjet për to përmbajnë figura të fuqishme artistike dhe që shprehin ndjenja të fuqishme të autorit.


Motra, Shoqja e Vasha


Më tepër se gjysma e poezisë së Lasgushit është këngë për dashurinë. 


Edhe titulli i parë i librit Ylli i zemrës ishte Vasha e Trimi dhe tregonte dy protagonistët e dashurisë së vjetër shqiptare. Do të thotë: poeti së pari e këndon dashurinë të konceptuar si ndjenjë-fuqi-zjarr për bashkim njerëzish e për jetë, gjithnjë këndim në frymën popullore shqipe.

 Në vargjet:

“Zun’ e shkojnë delëndryshet,
Thotë vasha po venitem.
Venitu, vashë, venitu,
Siç venitet zemra ime”

Poeti me këto vargje shfaq ndjenjën e thellë të dashurisë, se dashuria është aq e fuqishme që aq shumë të ligështon, të bënë që edhe bota të shuhet nga mungesa e saj.


 Në këto vargje, vasha ia venit zemrën edhe trimit. Vasha paraqitet hijerëndë, e magjishme, si zonjë që i bënë meshkujt t’i qasen me përkushtim, t’i shkojnë pas e të thurin vargje e t’i këndojnë.
Vasha në poezinë e Lasgushit nuk thirret vetëm vashë, por trajtohet edhe shoqe, e shumë shpesh për të shprehur respektin edhe motër. Ai i drejtohet vashës më shpesh:


 o motra ime, o motr’ e ëmbël! 

Këtu ky emërtim nënkupton vashën si dashnore, grua e nënë por edhe si qenie nga e cila lind jeta, është vetë burimi i jetës. Konceptin dhe mënyrën e këndimit të tij ndaj vashës e hasim sidomos te vjersha më titullin Këngë:

O!zjarr-e-mall-e-yll-e-emër-pa,emër,
Vashë-edhe-shoqe-e-motër-e-dashurisë,
Nuse-edhe-grua-femër-varrë-në-zemër,
Varr-edhe-zjarr-e-flak’-e-dashurisë.

,
Pra vasha është më shumë se dashuri, është motër që të ndihmon në gjithçka, është femër që me bukurinë dhe magjinë e pashpjegueshme të bënë të vuash. Ajo është edhe grua e
devotshme që të qëndron pranë gjithmonë në secilën gjendje që ndodhesh.

Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"

Figura e yllit që del në titujt e dy librave të poezisë së Lasgushit: ,,Vallja e yjeve” dhe ,,Ylli i zemrës”, lidhet me dashurinë, këtë ndjenjë të përjetshme njerëzore, mbase edhe ndjenjën intime të vetë autorit që si shkas për pos në titujt e librave dhe në të gjithë veprën e tij projektohet në dy rrafshe kuptimi; në një anë forca e dashurisë si ndjenjë humanizuese, si frymë lëvizëse e jetës; dhe në anën tjetër dashuria si ndjenjë apo fuqi e paparashikueshme e afrimit të trimit me vashën. Ylli, si simbol i shumanshëm, po ashtu lidhet edhe me dashurinë e tij për vendin, për njeriun e mirë, dashurinë për gjuhën, për tokën e përmes kësaj për vendlindjen e atdheun. 


Në mendjen e poetit gjithçka ndriçon si yll. Në vargun një yll
përjetësie u ndes në shpirtin t’im!...


Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"

Pra, ylli simbolizon lindjen e diçkaje të re, rilindjen e fenomeneve natyrore, lindjen e dashurisë në zemrën heroit, në zemrën e poetit, lindjen apo përlindjen e shpresës.


 Është, simbol, metaforë me shfaqje të shumanshme. Kjo figurë artistike, thuajse është zotëruese në poezinë e Lasgushit.

Malli është një figurë e rëndësishme e veprimtarisë së Lasgushit. Ky fenomen në veprën e këtij autori është dëshirë e zjarrtë, është dashuri, është dhembje.


 Mall o mall! që vjen e shkon!..., këtu tregohet se malli largohet por nuk zhduket, është gjithmonë i pranishëm në jetën e njeriut. Ai ka mall për njerëz të dashur, për vendin e tij, që e bën shumë të ndjeshëm.


Largimi shpirtëror nga një qenie e dashur shqipton dhembjen e ndarjes por edhe dëshirën për një bashkim të ri, e cila vërehet në këto vargje:


T’a nisim duke pushuar mërgimin zemërak
..............................................................
Më hidhur do t’na dhembi largimi jon’i ri.



Rëndësi për Lasgushin kanë edhe përjetësia dhe vdekja sepse ato janë pjesë të njeriut dhe jetës së tij. Poeti na bënë me dije se njeriu fillimisht zhvillohet nga një lëndë shumë e vogël e pastaj merr frymë. Më vonë i zhvillohen ndjenjat e formohet si njeri, në fund të jetës së tij ai fillon edhe të besoj në përjetësi. Poashtu pjesë e njeriut është edhe vdekja, ai e di se asaj nuk mund t’i ik, ajo një ditë do të vijë. Lasgushi i jep mundësi lexuesit që me anë të
poezive të tij të bë esoj në vetëvete dhe se çdo gjë që lind edhe vdes.


Në ciklin e vjershave te pjesa Vallja e përjetësisë bëhen përpjekje që të kapet cikli i krijimit të botës, duke nisur nga forma më primitive e materies deri në shkallën e saj më të lartë të zhvillimit, në shpirt. 


Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"

Cikli i zhvillimit kalon nëpër shkallët: Lënda, Fryma, Ndjenja,
Njeriu, Përjetësia. Të përshkruar nëpër një subjektivitet të theksuar të krijuesit, në të vërtetë janë shkallë të gjendjes së shpirtit- Zotit. Zoti i Lasgushit nuk është zoti teologjik, por zoti që si në çdo gjë të natyrës është edhe në vetë njeriun. Dëshira për prekjen e Zotit, këtij absoluti në vargun e vjershave të këtij cikli mbetet vetëm mashtrim. Sapo Zoti më dha jetë:\ më dha jetë-e më la vetë...

Me këto dy vargje poeti thotë se Zoti e braktis njeriun menjëherë pas lindjes duke e lejuar që ai vetë të ballafaqohet me sfidat e jetës.


Lëndë-e thjeshtë, lënd’ ujem.
Pata qënë, do të jem.
Rëndë-e fellë-edhe përjetë,

Jam çudi si kursesi...

Lasgushi tregon se njeriu ishte qenie e thjeshtë, madje e padukshme dhe përsëri ashtu do të kthehet. Zoti atë e krijoi, Zoti atë edhe do ta zhdukë prapë.

Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"

Në ciklin e vjershave mbi vdekjen Lasgushi krijon një radhë poezish simbolike, për herë të parë në gjithë veprën e tij: Gjeniu i anijes, Lundra dhe Flamuri dhe Vdekja e Nositit, pra, që të gjitha janë simbol i diçkaje.


 Në këto tri vjersha dalin tri simbole në vetë titujt: Gjeniu, Lundra e Flamuri dhe Nositi që duke u shpjeguar ngadalë në vjershë idetë e Lasgushit në jetë, në krijimtari poetike dhe në botëkuptimin e tij mbi krijim e botës.

 Gjeniu,  është simbol i krijuesit të humbur dhe të flijuar, është simbol i personit që jetën e jep për idealin e vet.

Gjeniu anohet, humbet por sulmin për jetë asnjëherë
nuk e ndalë. Mendimet atij askush nuk mund t’ia ndryshoj. Lundra dhe Flamuri janë simbole të idealit, i cili e heq njeriun përpara në jetë, dhe flijimi i ëmbël në emër të tij:

Flamur i pastër që m’u nxi
Në sulm të lumtur për liri,
Qëndron gazmor në lartësi!...


Pra tregon se njerëzit për të janë flijuar, kanë dhënë jetën që populli në këtë rast sinomin i flamurit të jetojë i lirë.
Te vdekja e Nositit, kemi poezinë simbolike më të njohur që ndërtohet me strofën trivargëshe, e cila nis me vargun:


Me zjarr ju flas..., me zjarr.

Për të vazhduar me vargjet tjera që tregojnë vuajtje, përkushtim dhe vendosmëri,përkundër të gjitha sfidave:


Në gjirin tim kam hapur varr...
Që t’i jap shpresë-edhe t’ja mar...
Un’ ik liqerit zemërak
Fatlum dh’i pastër si zëmbak,
Po zemra ime kullon gjak:
..........................................


Poezia përfundon me vargun e njëjtë si në nisje: Me zjarr ju flas..., me zjarr. Pra e gjithë rrëfimi poetik ka të bëjë me dhembjen e brendshme të poetit i cili e rrëfen përmes Nositit. Dhembje të cilën mundohet ta kalojë me gas. 


Dh’i nginj ah! Zogjtë-e vdes me gas!...

Poezia Vdekja e Nositit është shkruar në vetën e parë, si monolog. Nga një anë kjo poezi fiton dramacitet më të lartë të shqiptimit poetik e në anën tjetër na lejon ta lexojmë qenien e krijuesit të bartur. Na lejon të kuptojmë ndjenjat e poetit ku figura dhe i gjithë teksti dalin si klithmë e dhembjeve dhe e mendjes se tij.


***
Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"


Vdekja e Noisitit, mund të themi lirisht që është poezia më e ndjeshme në letërsinë shqiptare. Ndjeshmëria është prezente në çdo varg të poezisë. Prezentë është simboli i vetëflijimit. Poezia ka të bëjë me flijimin e Nositit, një shpend i cili me sqepin e tij shqyen
gushen e vet dhe ushqen të vegjlit e tij. Ne fakt mund të themi që poeti Nositin e përdor si zëvendësim për vetën e tij, pra kjo poezi mund të themi që paraqet fjalët e poetit drejtuar lexuesve. Brenda poezisë poeti përdorë mjaft fjalë të ulëta apo të shëmtuara mirëpo ato vetëm sa e bëjnë më të fuqishme poezinë dhe assesi ajo nuk është e shëmtuar. 


Më anë të fjalëve varr, gjak, vdes, helmohet, poezia fiton forcë më të madhe shprehëse dhe prek më shumë ndjenjat e lexuesit. Kulminacioni i poezisë arrihet te shpimi i gushës së shpendit që tregon një flijim aspak të zakontë, duke shprehur dashurinë e madhe e të pa shpjegueshme për të vegjlit ose në realitet të autorit ndaj lexuesve te tij. 

Ndoshta poeti mund të ketë përdorur këtë karakteristikë për të treguar pafuqinë e tij për të folur se dhimbja e vetëflijimit është e fortë dhe nuk e lejon të flasë megjithëse është një flijim i dëshiruar. 

Gjuha që autori përdor është ajo e mbështetur në ligjërimin bisedor, gjuhë e cila përfshin edhe dialektizma. Organizimi i poezisë bëhet nëpërmjet shkallëzimit të veprimeve apo ngjarjeve, pra kemi ngjarje që rrjedhin njëra pas tjetrës dhe nuk kemi thyerje të saj.


Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"
Poezia përbëhet nga shtatë strofa me nga tri vargje, e në fund një varg ku përsëritet vargu i parë „me zjarr ju flas me zjarr“ gjë që e përforcon në një farë mënyre edhe më tepër atë që autori ka shtjelluar gjatë tërë poezisë. Poezia është e ndërtuar në bazë të rimës.

Un’ ik liqerit zemërak
Fatlum dh’i pastër si zëmbak


Poeti në këto vargje na tregon për bukuritë e liqenit të cilin e krahason më zambakun, ashtu i duket i bukur e i butë, mirpo prapë duke e vënë vetën në pozitën e Nositit atij zemra i pikon gjak sepse nuk ka çfarë t’u jap të vegjëlve për të ngrënë. Figurën e krahasimit e hasim edhe në vargjet:


E rrit tallazin posi det.
Ay e tund, ay e shkund,
Ay e hap sa me të mund,...



Në këto vargje kemi të pranishme figurën e anaforës (përseritjes së fjalëve në fillim të vargjeve) mirpo vërejmë edhe fjalë me kuptim të kundërt apo antonimet tund-shkund. Poezia është e pasur edhe me figura të tjera si epieti (Pas mallit t’im liqeri-i shkret.), metafora (Po zemra ime kullon gjak:) etj.


Kroi i fshatit tonë


Lasgushi është poet që e ka dashur shumë vendin e vet, ai me shumë pasion flet për bukurinë e tij. Në këtë poezi flet për kroin e fshatit, me aq mburrje tregon për bukurinë e tij,për vlerat që ka saqë të duket se po flet për ndonjë njeri e jo për një krua. Vjershën e fillon duke lavdëruar ujin e kroit, ai buron nga mali dhe të jep ndjesi të këndshme tek e dëgjon duke gurgulluar. Në pjesën e parë të kësaj poezie përshkruan edhe vashat shqiptare që mbushin ujë
te kroi duke i krahasuar ato me zambakun e burbuqën. Pjesën e dytë e fillon duke krahasuar kroin e fshatit me argjendin. Në vargjet: venë pijnë ujë trimat an’-e-mbanë\ takijen me lule

Duke përshkruar bukuritë e kroit, poeti tregon se aty edhe të rinjtë kanë rënë në dashuri.


Pranë kroit të rinjtë kanë pasur mundësi të shohin njëri-tjetrin e të shkëmbejnë ndonjë fjalë.


Me aq krenari flet për kroin e fshatit saqë në tetë krahina nuk mund të gjeshë një të tillë sipas autorit. Për poetin vetëm ai është në botë, vetëm duke e shikuar dhe dëgjuar ujin që del nga kroi të shërohen plagët.


 Atë e krahason me mallin e vashës për trimin e saj, mall të cilin ajo e mban brenda vetës, e krahason edhe me mallin e trimit dhe dashurinë që e përvëlon atë përbrenda.
Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"

Poezia është e ndarë në tri pjesë. Dy pjesët e para përbëhen nga tre distik dhe në fund përfundojnë me një tercinë, ndërsa pjesa e tretë përbëhet nga dy distikë, një tercinë dhe përfundon me një katrenë. Që të gjitha vargjet në poezi rimojnë me njëra-tjetrën. Në tërë
poezinë kemi rimë të puthur. Poeti mundohet të përdorë një gjuhë sa më të pastër shqipe, duke lidhur fjalët me njëra-tjetrën aq bukur sa poezia tingëllon fuqishëm. E tërë poezia ndërtohet mbi figurën e krahasimit: Gushën si zëmbaku, buzët si burbuqe; E si mbushin ujë,
bubu!; Papo ula kryet e shkova si grua., etj.. 


Gjithashtu edhe epitetin e vërejmë në vargjet e kësaj poezie: 
derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë. 

Edhe metafora padyshim që zë vend në poezi: gjyrë-‘rgjendi-i-lyer. Sinonimet e përdorura: e dlirë- e nxirë; i egër- i qetë na bënë të kuptojmë që kroi i poetit në të gjitha mënyrat është i mrekullueshëm.


Arti poetik


Në artin poetik kemi futur si nënkapituj frymëzimin, variantet, sistemin poetik dhe gjuhën që bëjnë pjesë në veprën e Lasgushit. 


Lasgushi ka krijuar me një art të veçantë, ai me gjithë shpirtë ka krijuar vargje që do të mbeten vulë në letërsinë shqipe. Krijoi një art të veçantë sepse me mjeshtëri përdori ato femnomene që prekin jetën e njeriut.


Frymëzimi bënë pjesë edhe në veprën e Lasgushit si te shumica e autorëve të tjerë romantikë. Arsyeja, motivi që Lasgushi shkruan vjersha që kanë të bëjnë me frymëzimin nuk mbështetët në dëshirën e autorit për shtrembërime 4as për mjegullime por në kërkesën e tij që në gjithë librin e vet donte të krijonte një sistem poetik të shqiptarëve të botës përreth, por edhe të vetës në radhë të parë, pra edhe të krijuesit e të krijimit. Në poezinë “Shpirtit”, në vargjet:


Kur del mi male yll’i dritës
e shuhet nata prapa ti,
ti me vështrimin vetëditës
çkëlqen në fund të zemrës s’ime
dh’i bën prej këngës së një grimѐ
një të përjetëshme — harmoni.



Nga këto vargje, vetvetiu vërehet se frymëzimi i lind poetit në mëngjes dhe këtë edhe e adhuron, kur errësira ka kaluar dhe drita kaplon çdo gjë.



Lasgush Poradeci nganjëherë krijon deri në katër variante të një vjershe. Duke ndjekur variantet e poezive të tij vërejmë interesimin e përhershëm të poetit, që gjuha poetike e shkrimeve të tij të jetë sa më e pasur, vargu sa më i rregullt dhe të kumbojë sa më shqip,
ndërsa shprehja të jetë sa më e saktë. Variantet nganjëherë në veprën e tij janë si forma të dyta të leximit të vjershës së shkruar njëherë më parë.


 Kështu në vjershën Naim Frashërit, të botuar më 1925 lexojmë vargun:

Gjuha: goja! Gjuha: fjala! Gjuha: zemr’ e kombësisë


Po ky varg në variantin e kësaj vjershe të botuar në librin ,,Vallja e yjeve” del në formën:

Gjuha: yll’i vjershërisë! Gjuha: Verb’i Perëndisë!


Po ashtu edhe në poezinë “Më zu një Mall” në variantin e parë të saj në disa vargje thuhet:


Ri vasha largë-o Zot,
Që kaq po vuaj.


Në variantin tjetër të kësaj poezie këto vargje dalin në formën:


Ri motra largë-o Zot,
Që s’duroj fare.


Dhe në variantin e tretë të kësaj poezie vargjet e njejta dalin në këtë formë:


Ri vasha largë-o Zot,
Që dirgjem vetë.



Dëshira e parë e Lasgush Poradecit, përveç shkrimit të poezisë me vlerë veç e veç, është krijimi i një sistemi poetik vetjak. 


 e Lasgushit për të kërkuar një sistem poetik të shkrimit, vërehet në të shikuar edhe kur të lexohen dy librat e tij veç e veç. 

Që të dy librat janë të ndarë në cikle që ndërlidhen mes veti, pra janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe si rezultat i kësaj nuk është punë e vështirë që këto cikle të shkrihen në njëri-tjetrin, duke u bazuar në lidhjen e tyre të fortë në mes vete, dhe të krijohet libri i tërësishëm i Lasgushit. 

Në poezinë shqipe, edhe sot, nuk ka ndonjë poet që do të ketë krijuar një sistem kaq të mëvetësishëm e kaq original si Lasgushi sepse ai shpreh në çdo varg ndjenjat e tij, në çdo poezi tregon diçka që lidhet me realitetin. Shumë poezi të tij lidhen me njëra-tjetrën, e tërë poezia lasgushiane ngërthen në vete vlera të çmuara të jetës. 

Thurja e poezive, renditja e tyre si dhe lidhja e tyre ndër vete kanë bërë që Lasgushi të ketë një sistem poetik personal.


Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"


Gjuha në veprën e Lasgushit

Një nga pikat e programit reformues poetik të Lasgushit është edhe gjuha: gjuha e pastër shqipe dhe gjuha poetike. Prandaj, poeti ndalet në krijimet e Naim Frashërit dhe në meritën e tij të madhe për reformimin e gjuhës së pastër shqipe sepse Gusho ishte i mendimit se Naimi e përdori atë në një mënyrë të pastër. 


Për Lasgushin gjuha nuk është vetëm mjet komunikimi në mes të njerëzve, gjuha nuk është vetëm mjet që sjell informatën, gjuha nuk është vetëm gjuhë poetike…

 Idetë e veta mbi gjuhën Lasgushi i shihte të shpjeguara në tekstet poetike të Naimit, në temat e këndimet e tij. Këtë e vërteton në vargjet e tij për Naimin: U par tërhequr shpirt’ i kombit\ n’atë vajtim aq të lënduar\ q’e thurri gjuha jote-e-zjartë\ dhe balli yt i
frymëzuar;  duke treguar se për atë gjuha kishte rendësi të dorës së parë andaj edhe Lasgushi mundohet të imitoj gjuhën e tij. Aty ai e shihte shqipen të thuhej e pastër dhe plot kuptim. U mundua edhe vetë që shqipja në poezitë e tij të shprehej në mënyrën më
madhështore të mundshme.


Poezinë e Lasgush Poradecit e ka përcjellë kritika letrare shqipe edhe në kohën kur kjo është botuar nëpër revista e publikime të ndryshme edhe mbas daljes në libra të veçantë.


Mirëpo, edhe sot në shqip nuk kemi një shkrim kritik-monografik mbi veprën poetike të tij.

Shkrimi i Mitrush Kutelit mbi Poradecin mbetet, edhe sot, ndër shkrimet më të plota dhe më të suksesshme. Ky është një shkrim parafrazë e veprës poetike të Lasgushit. 



Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"

Autori niset kryesisht nga shpalimi i formës së poezisë së këtij autori, duke e konsideruar formën si element primar në krijimet poetike, për çka do të kritikohet më vonë. Autori në një rast
shkruan:


 Sa për stilin ky nuk është përveç se mënyra e rradhosjes së fjalëve në vargje.

Nonda Bulka: Lasgushi nuk ka hedhur sytë rrotull tij për të parë njerinë që rjep njeriunë, vëllanë që vret vëllanë.


 A nuk ka parë së si virtyti zhduket dhe thëthitet prej interesit? S’ka kuptuar se ati e do të birin për interes, se ,,qendra e gravidacionit” të çdo veprimi njerëzor është interesi?... Qan, lëngon dhe shfrynë poeti një dashuri të demoduar dhe anakronike.

 I lutet një Perëndije pa ditur mirë ku e ka banesën kjo Perëndi. Përpëlitet zall më zall dhe pastaj…

Nërsa Kristë Maloku thotë : Fakt asht që Lasgushi ka hy një herë e përgjithmonë në leteraturën shqiptare e vepra e tijë kërkon prej nesh – kështu o ashtu – një studjim serjoz .


Muzafer Xhaxhiu: Lasgush Poradeci është poet me plot gojën, ,,këngëtor finosh” dhe i ëmbël i natyrës dhe i dashurisë.

Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"

Lasgush Poradeci është shembulli i krijuesit modern shqiptar. Ai e ngriti deri në kulm madje në kult, krijimin poetik dhe poetin vetë si Zot. Me veprat poetike “Vallja e yjve” (1933) e “Ylli i zemrës” (1937) Lasgushi krijoi një sistem të njënjëshëm poetik. 


Poezia e tij, për motivet, stilin, gjuhën e bukur shqipe, figurën origjinale, formën e re individuale dhe ndjeshmërinë e re, është karakteristike dhe e veçantë në letërsinë shqipe. 

Disa nga studiuesit e ndajnë mendimin se ai është liriku më i madh i letërsisë moderne shqipe të shekullit të kaluar.

Poradeci është figurë e poetit të ndjeshëm, i kërkimit artistik e përkushtimit serioz, i prurjeve të reja dhe thyerjeve të vjetrës. 


Mbase me të drejtë studiues do ta quanin poet i frymëzimit, i
frymëzuar pambarimisht deri në vdekje.


Lasgushi u formua si poet në kohën kur në poezinë shqiptare ,,forma quhet formalitet,metrika prozodi e silabizëm, ndërsa retorika emfazë e gojëtarisë që s’kanë asnjë të përpjekur
me esencën...” Lasgushi e ka përtërirë dhe e ka pasuruar ligjërimin poetik shqiptar duke kënduar të menduarit metafizik mbi dashurinë dhe vdekjen, mbi vetësakrifikimin dhe vetëflijimin në krijimtarinë poetike, thotë mes tjerash studiuesja e mirënjohur Rajmonda Kitaj.


Në poezinë e Lsgush Poradecit mbizotëron tema e dashurisë, si sovrane e të gjitha temave tjera dhe burim i pashtershëm i frymëzimit njerëzor. Dhe kjo është temë e vazhdueshme e tij, pavarësisht moshës dhe kohës së krijimit.


Prandaj, si përmbyllje modeste e këtij punimi, konstatojmë se Lasgush Poradeci u dha me shpirt e zemër pas vargut poetik duke shprehur mendimet e ndjenjat e tij me anë të vargjeve.


 Vargje të latuara me një stil të veçantë, me një figuracion të pasur e simbolikë befasuese që e bëjnë poezinë e tij mjaftë atraktive. Lazër Gusho, lëvron nëpër tema të ndryshme duke prekur mendjen dhe ndjenjën e lexuesit.

 Ai flet për vdekjen, jetën, dashurinë, gjuhën e atdheun duke bërë kështu që poezitë e tij të lexohen me ëndje edhe sot, përkundër leximeve dhe interpretimeve që ishin bërë më parë.

 Edhe pse me numër relativisht të vogël të veprave, gjegjësisht me dy vëllime poetike, ai do mbetet një figurë e pashlyer në historinë e
letërsisë shqipe.





Shkrimtari shqiptar në librin “Ftesë në studio”  shkruan:

"Ajo çka, në vend që të më mundonte, më mahniste gjithmonë, sa herë që takoja Lasgush Poradecin, ishte ndjesia e së pamundurës. Ishte e pamundur të merreshe vesh me të si me të tjerët. Porsa hyje tek ai, madje porsa trokisje në portë, aty për aty gjithçka tjetërsohej.

Tjetër logjikë në të biseduar, tjetër kod, të tjera fjalë, të mbështjella me kuptim tjetër. Diçka mungonte përherë, e diçka qe e tepërt. Ai vetë ishte aty, i vëmendshëm për gjithçka, e megjithatë, ti e ndjeje se sa ç’ishte, aq edhe mungonte. Më e habitshmja ishte se ty të pëlqente kjo, se nuk doje aspak që të prishej kjo magji, ashtu si nuk doje që fjalëve që thuheshin t’u ikte dysia, velloja me të cilën sapo ishte mbështjellë dhe t’u ktheheshin kuptimet e tyre të mirëfillta, që ngjanin tani të zbehta.


Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"

Një njeriu meskin do t’i dukej i krisur, një tjetër mund të mendonte se atë mjegullirë ia krijonte pleqëria. Por s’ishte as e para, as e dyta.
Lasgushi ishte aty, disa qindra hapa larg e, megjithatë, përse nuk nisesha me ngut, me panik, për të mos humbur kohë?

Përse nuk kam shkuar më shpesh, thosha me vete. Dhe prapë shkoja rrallë. S’kisha kurrfarë droje se do ta shqetësoj. Ai më priste përherë me kënaqësi, madje më çonte fjalë t’i shkoja.

Ishte një pengesë e tjetërfartë. Pengesa që shkakton ëndrra. Askush nuk ngutet të shkojë drejt saj. Sepse, në fund të fundit, vonesa dhe ngadalësia bëjnë pjesë në mekanikën e saj. Të shkoje tek ai, ishte më shumë se të dilje jashtë shtetit. Të dukej se dilje jashtë kohës, jashtë sistemit të zakonshëm të të menduarit. Edhe një hap dhe kishe ndjesinë se do të kapërceje kufijtë e jetës për të shkelur në shkretinë danteske. Prej vitesh, qysh pas mbarimit te Luftës së Dytë Botërore, ai kishte qenë përherë i tillë: i gjallë dhe i vdekur njëkohësisht. Shumë gjimnazistë, që e bënin në mësim, e kujtonin të vdekur. Të tjerë ua shpjegonin se nuk ishte ashtu, se ishte gjallë, por as të parët, as të dytët nuk habiteshin nga kjo. Ishte një gjendje e dyzuar që i shkonte atij dhe shumë njerëz qenë mësuar me të, si me dikë që e kundrojnë përherë nën syprinën e ujit.

Ishte nga të rrallët njerëz dhe, ndoshta, i vetmi shkrimtar i madh që arriti për një kohë aq të gjatë, duke qenë i gjallë, të përjetojë vdekjen e tij.

Pamja e tij e jepte shpeshherë në mënyrë të saktë këtë dyzim, sidomos kur vishte kostumin e zi dhe vinte borsalinë të zezë. Në një rast të tillë të dukej e natyrshme ta pyesje nëse dilte apo shkonte drejt arkivolit. Më e çuditshmja ishte se ky fat i tij nuk zgjonte keqardhje. Ndjenja e keqardhjes, e mëshirës së mundshme, e pikëllimit që ai qe harruar pa të drejtë, thërrmohej si një enë kristali sapo ndeshej me të.

Kur ai hynte në kafenetë e Pogradecit, shkrimtarët që vinin për verim kishin ndjesinë se po strukeshin nga një stuhi e padukshme. Ai ishte i paparashikueshëm, gërryes si acid, i rrezikshëm, i beftë.

E qeshura e tij ishte si e tejjetshme, pa gëzim, mërzitja e tij e papikëllueshme. Kështu e kishte edhe zemërimin, luksoz, të ftohtë, kurse përbuzjen, rrezatuese që larg, si të stolisur me argjend. Por gjëja më e jashtëzakonshme ishte e folura e tij. Gjë më të pangjashme me bisedën e përditshme, nuk mund të përfytyroje dot. Ndonëse ishte e qartë, pa stërhollim, fare e rrokshme, madje për gjëra të ditës, ajo e kishte kryekëput të ndryshme gjithçka: ndërtimin e saj, logjikën, ritmin, kthimet prapa.


Rezultati i imazhit për lasgush poradeci"
Ishte e papërftueshme, të mendoje që ai ose ti, në fillim të bisedës, të thoshit diçka për kohën, shëndetin, ose shprehjen ç’të reja kemi? Ai mund të shikonte ftohtë, të mos përgjigjej dhe të harronte që ti ishe aty. Çdo takim me të ishte përherë befasues, jashtë çdo skeme dhe parashikimi…
…Mekanizmi i kohës së tij ecte herë përpara, herë mbrapsht e herë në vend. Edhe oraret ashtu i kishte: çohej nga gjumi në orën 11. Hante mëngjes. Flinte përsëri në 12. Hante drekën në 5 pasdite. Flinte në 6. Çohej në 8 dhe punonte gjer më 3 pas mesnate. Pamja e tij, po aq sa e folura, i shpëtonte çdo cilësimi. Ai ishte aristokrati dhe fshatari njëkohësisht, vjenezi i përkorë dhe ballkanasi me shkop shtogu, biondi dhe bruni, i ashpri dhe fini. Ai herë të kujtonte aktorin gjermano-shqiptar të viteve ’30, Aleksandër Moisiun, herë grekët e lashtë të mbështjellë me zhgun jashtëkohor, e herë Papa Gjon Pali II. Gjatë udhëtimeve në shumë vende të botës, më ka qëlluar rasti të njihem me njerëz të pazakonshëm, nobelistë, filozofë, aktorë, politikanë, shkrimtar të mëdhenj, por gjer më sot Lasgush Poradeci ka mbetur për mua njeriu më i jashtëzakonshëm , më i ndërlikuar e më i pakuptueshëm që kam njohur. Kam biseduar për të me njerëz që i kishte edhe më të afërt: të shoqen, vajzat, gruan që ka qenë pasioni i tij i fundit, por askush nuk ka kuptuar diçka më shumë prej tij. Me sa duket, kodin zbërthyes ai e mori me vete në varr. Duke e parë, dhe sidomos duke e dëgjuar, gjithmonë mendoja se si ishte e mundur që njeriu ballkanas, njeriu shqiptar, të arrinte një ndërlikim të tillë, përkryerje, mëvetësi dhe mister"-
shkruan I.Kadare. 



Ndërsa vajza e poetit të madh, Lasgush Poradeci, Marie Poradeci ka bërë një reagim të fortë ndaj atyre që sot cilësohen opinion bërësit publik por pa bërë specifikim me emra konkret. E indinjuar nga integriteti i atyre që dalin nëpër ekrane dhe flasin në emër të të gjithëve por edhe të parave, vajza e lirikut nuk ngurron të thotë se çfarë nxorri sipas saj politika në këto vite.

“O qelbësirë grua, o qelbësirë burrë: kur të japësh një opinion për diçka duhet të shtosh përpara fjalët “për mendimin tim” dhe pastaj ta thuash opinionin për të cilin je paguar kodoshërisht. Politika ka 27 vjet që gërmovi e nxorri tërë llumin, kurvat, spiunët, hajdutët, dallaveraxhinjtë, sahanlëpirësit dhe i vuri të drejtojnë shtetin dhe dipllomacinë. Dhe kështu e bëri Shqipërine një llumnajë të ndyre. Mercenaret të qelbur që ju vrafte zoti. Është një vojtje e pafund për ata pak njerëz të ndershëm që jetojnë në këtë vend”, përmbyll me nota revolte deri në fund Marie Poradeci.

Mira Meksi ,një shkrimtare erudite w


Rezultati i imazhit për mira meksi"

Mira Meksi është përkthyese dhe prozatore e njohur, fituese e disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare për krijimtari dhe përkthime



Mira Meksi kreu studimet e larta për filologji shqipe dhe frënge në Universitetin e Tiranës. Është një nga zërat më të rëndësishëm, më të fuqishëm dhe më përfaqësues të letrave shqipe të periudhës pas rënies së regjimit totalitar në Shqipëri. Falë mjeshtërisë së përkthimit të saj kanë ardhur në gjuhën shqipe kryeveprat e letërsisë botërore të autorëve: Gabríel Garcia Márquez, Vargas Llosa, Charles Baudelaire, Alphonse de Lamartine, Jorge Luis Borges, Ernesto Sabato, Marguerite Duras, Pablo Neruda etj.






Është nderuar me mjaft çmime të rëndësishme shqiptare dhe të huaja, ku vlen të përmendim: çmimi “Përkthimi më i mirë i vitit 2006” për romanin “Kujtim kurvash të trishta” nga Gabriel Garcia Marques, dhënë nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; Titulli i Nderit me motivacionin: “Personalitet frankofon i multilinguizmit 2009” dhënë nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë dhe akorduar nga Ministria e Punëve të Jashtme; Urdhri “Comendadora” i Meritës Civile dhënë nga mbreti i Spanjës Huan Carlos I, 2011; çmimi i eseistikës “Gjergj Fishta 2011”, akorduar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për librin me ese “Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura” etj.






Është lëvruese e pothuaj të gjitha gjinive letrare, duke filluar që nga romani: “Frosina e Janinës”;“Porfida – ballo në Versailles”; “E kuqja e demave”; “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”; "Planeti i ngrirë";"Fantazma me sy njeriu"(romanë për adoleshentë),

Novelat:"Ballo në Versailles";"Pa zemer ne kraharor";"Vrasje ne Venecia";përmbledhje me tregime “Mali i shpirtrave”; “Buzë të panjohura gruaje”; “Zonja plakë e Parisit”;"Antologjia e Poezisë së sotme Aragonase";"Flutura mes gjinjve";lkatër përmbledhje me përralla dhe një novelë e ilustruar: “Magjistrica e 12 pasqyrave”; libra eseistikë: “Guri filozofal” dhe “Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura”.Etj.



Mira Meksi është mjaft aktive me shkrimet publicistike si në shtypin shqiptar ashtu dhe të huaj (francez dhe spanjoll).



Romani “E kuqja e demave” është përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht, botuar nga Shtëpia Botuese “Persee”.


Veprat e saj janë të njohura edhe për lexuesin e huaj, tashmë të përkthyera në bullgarisht, serbo-kroatisht, greqisht, frëngjisht, anglisht, italisht etj




Në veprën më të fundit “Hakmarrja e Kazanovës”, ku përfshihet novela me titullin në fjalë dhe 16 tregime, vepër kjo që u prezantua në panairin e librit të këtij viti, Mira Meksi i zbulon lexuesit vetëvetësinë (individualitetin) e Xhakomo Kazanovës, për të cilin Dostojevski (1821-1881) thotë:

“Individualiteti i Kazanovës është njëri nga më mbresëlënësit e kohës së vet”.

Autorja, për herë parë në letërsinë shqipe, shpalos para lexuesit një figurë komplekse të shek. XVIII, si Xhakomo Kazanova (Giacomo Girolamo Casanova - 1725-1798), një aventurier italian ky, qejfli udhëtimesh dhe shkrimtar, autor i jetëshkrimit të hollësishëm me titull “Histoire de ma vie” (Historia e jetës sime).

Mira Meksi është plotësisht e vetëdijshme seskalitja e një figure historike në një vepër artistike është një detyrë bukur e vështirë.

Kjo për arsye se shkrimtarit, së pari, i duhet të sigurojë një informacion shterues për jetën e figurës në fjalë, jo vetëm brenda rrezes së jetës personale, por edhe brenda rrezes së ngjarjeve që shpalosen në mbarë shoqërinë ku heroi i veprësjeton.

Së dyti, shkrimtarit i duhet të jetë tepër i vëmendshëm në respektimin “prerjes artistike” të veprës, për të mos i lejuar vetes të bjerë në historizëm.

Rezultate imazhesh për mira meksi

Për arritjen e këtyre dy objektivave, shkrimtarit i duhet një përgatitje enciklopedike, i duhet erudicioni, aq i domosdoshëm ky për ta nxitur dhe për ta mbajtur të ndezur kërshërinë e lexuesit.

Erudicioni është thellësia, shkëlqimi dhe hapësira e dijeve që sigurohen si rezultat i arsimimit, i formimit intelektual përmes leximit sistematik të veprave nga burime letrare dhe joletrare. Fjala e latinishtes “erudire” do të thotë “nxjerr nga mosdija, pajis me dije”.

Rrjedhimisht, një shkrimtar me përgatitje erudite ka aftësinë të bëjë vlerësime kritike mbi bazën e logjikës deduktive.

Erudicioni shpërfaqet ndjeshëm në krijimtarinë e Mira Meksit.

Ai bie në sy në të gjitha veprat artistike që ajo ka botuar deri tani. Këtu po përmend vetëm romanet“Planeti i ngrirë”,“E kuqja e demave”, “Porfida -Ballo në Versajë (Versailles)”,“Frosina e Janinës”, “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”, pa u ndalur në përmbledhjet me tregime.

Tomas Karleil (Thomas Carlyle - 1795-1881), shkrimtar, publicist, historian dhe filozof anglez me prejardhje skoceze, autor i veprës me titull “Heronjtë, nderimi i heronjve dhe heroikja në histori”, botuar në vitin 1856,ka lënë për brezat pasardhës një aforizëm me fare pak fjalë, por me një domethënie fort të thellë:
“Shkrimtari është një shërbestar i shenjtë”.

Ai predikonte kultin romantik të heronjve, të këtyre personaliteteve të jashtëzakonshme, të cilët, me bëmat e tyre, kryejnë një mision hyjnor, duke e shtyrë njerëzimin përpara dhe duke u ngritur mbi turmat e njerëzve me formim të mangët.

Rezultate imazhesh për librat e mira meksi

Domosdo që misioni hyjnor i heronjve të veprave artistike është reflektim i drejtpërdrejtë i misionit hyjnor të shkrimtarëve. Kuptohet vetvetiu që ky mision hyjnor nuk mund të kryhet pa njëpërgatitje enciklopedike.



Erudicioni i Mira Meksit është me të vërtetë sa befasues, aq edhe frymëzues për brezat e rinj të letrave shqipe, por edhe tepër joshës për masën e gjerë të lexuesve.

Prandaj, sa herë që një vepër e saj prezantohet në panairin e librit në vjeshtën e çdo viti, lexuesit i shikon në radhë, në pritje për të marrë një autograf nga autorja në ballinën e librit të sapoblerë.

Imazh i ngjashëm
Me magjinë a fjalës artistike, Mira Meksi ka arritur të plazmojë mjeshtërisht figurën e Kazanovës, i cili qe bërë aq i famshëm me morinë e aventurave dashurore, saqë emri i tij, nga i përveçëm, qe bërë i përgjithshëm dhe në ditët tona përdoret në kuptimin “femrajoshës” apo “femramashtrues”.

Përmes punës kërkimore të dy heronjve kryesorë të novelës, profesorë të arkeologjisë dhe të historisë së lashtë, të cilët janë vënë në kërkim të veprës së Kazanovës “Manualle dell’amore, Mira Meksi hedh dritë mbi “odisenë” e jetës së Kazanovës.

Suksesi i jashtëzakonshëm që pati vepra “Historia e jetës sime”, e kushtëzuar nga moria e peripecive të jetës dhe e aventurave dashurore, e pati shndërruar figurën e Kazanovës në njërën prej legjendave të kulturës botërore. Stendali, Alfred de Myse, Delakrua dhe të tjerë ishin të entuziazmuar nga kujtimet e tij.


Kur bën fjalë për varganin e aventurave dashurore të Kazanovës, Mira Meksi shkruan:

“Ai është kryemjeshtri i artit të dashurisë, ku femra është perëndesha, kurse mashkulli skllav i saj”.

Por mes gjithë morisë së dashurive të aventurierit profesionist, autorja, tek e bën lexuesin ta mbajë frymën pezull, ndalet në dashurinë e Kazanovës për francezen e bukur Henriette, e cila, me kalimin e viteve, qe shndërruar në“pengun më të rëndë të zemrës së venecianit”.

Imazh i ngjashëm


Është e vërtetë që emri i Kazanovës lidhet me përfytyrimet për aventurat e tij dashurore, emër që vendoset në të njëjtën radhë me personazhe të tillë të botës artistike perëndimore, si Don Zhuani i mirënjohur, Lovelasi [personazh i romanit epistolar “Klarisa” të shkrimtarit anglez Samuel Riçardson (1689-1761),dhe Foblasi
[heroi i romanit “Aventurat e kavalierit Foblas” (Le amours du chevalier de Faublas) të shkrimtarit francez Zhan-Batist Luve de Kuvre (Jean-Baptiste Louvet de Couvray - 1760-1797].

Është e vërtetë që në kujtimet e Kazanovës, në të cilat ndihet aroma e filozofisë se lirisë së individit, nuk anashkalohet odiseja e bëmave të tij seksuale.

Megjithatë, në novelën e Mira Meksit individualiteti konkret i Kazanovës kristalizohet në një mënyrë më komplekse dhe më interesante. Prandaj, në një sërë studimesh që i janë kushtuar figurës së tij, jo më kot janë bërë përpjekje për ta paraqitur në një mënyrë më tërësore, si një aventurier me kulturë të gjerë dhe mendjemprehtë.

Kur mbaron së lexuari këtë vepër të fundit të Mira Meksit, në të cilën edhe tregimet janë njëri më joshës se tjetri, lexuesi i vëmendshëm dhe me kulturë filologjike rri e përsiat, duke arritur në përfundimin se vepra artistike e kësaj shkrimtareje të talentuar është mishërim i përgatitjes enciklopedike, i erudicionit dhe i kulturës së lartë gjuhësore, e cila është e pamundur pa zotërimin e universit të pasur të leksikut.

Imazh i ngjashëm

Dhe Mira Meksi e zotëron në përsosmëri këtë univers.

Ajo gërmon në “xeherorët e pasur” të shqipes sonë hyjnore dhe, me një pasion të lakmueshëm, vjel dhe krijon fjalë plot aromë amtare, krijon kompozita fort të goditura, ca kapërthime të bukura fjalësh këto, të cilat të kujtojnë kapërthimin e magjishëm tëartistëve në një skenë baleti.

Rezultate imazhesh për librat e mira meksi

Kur lexoj prozën artistike të Mira Meksit, më vijnë në kujtesë ca përcaktime mjeshtërore të shkrimtarit të shquar rus Konstantin Paustovski (1892-1968). Këto janë përcaktime që ai bën për shkrimtarin. Ai shkruan:
“Një shkrimtar që ka për zemër përsosmërinë e formave arkitekturore, në prozën e vet nuk e lejon një kompozim të ngarkuar dhe të plogët.

Ai do të mundohet të arrijë përpjestimin e pjesëve të veprës dhe rreptësinë e gdhendjes së fjalëve.

Ai do të shmangë morinë e zbukurimeve venitëse të prozës, të ashtuquajturin stil ornamental”.

Lexuesit kërshërimtarë të veprave të Mira Meksit i merr malli që atë ta shikojnë më shpesh në ekranet e televizioneve.

Rezultate imazhesh për librat e mira meksi

Por ajo, siç e ka përcaktuar bukur fort njëri nga personalitetet e kulturës shqiptare, akademik Flori Bruqi, “mbyllet në “kullën e fildishtë” për të shkruar libra”.

Por kur Mira Meksi zbret nga lartorja (piedestali) e “heshtjes” së saj dhe shfaqet para lexuesve në ekranet televizive, ata janë të bindur se ajo do t’u sjellë një tjetër surprizë të këndshme, një tjetër vepër artistike me joshë befasuese.

Dhe kjo ndodh vetëm një herë në vit: në panairin vjeshtak të librit, shkruan mes tjerash në "Floripress",eruditi i shkencës shqiptare Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri për Mira Meksin.


*****

Imazh i ngjashëm


Mira Meksi është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen per tu përmendur çmimi "Përkthimi më i mirë i vitit 2006 "me romanin "Kujtim Kurvash të Trishta" nga Gabriel Garcia Marques dhënë nga Ministria e Kulturës.

Rezultate imazhesh për librat e mira meksi

Vepra e shkrimtares Mira Meksi, është përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjoze, ku përmendim botimin e romanit "E Kuqja e Demave", i cili është rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht dhe është botuar në Paris, nga shtëpia Botuese "Persee".


Në vitin 2014, romani "Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë" ka përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionin për çmimin letrar "Ballkanika".


Flori Bruqi

Akademik Pëllumb Kulla(1940-)



kulla.jpg


Pëllumb Kulla ka lindur në Zëmblak të Korçës më 10 janar 1940.

Përfundoi arsimin e mesëm në degën mekanike të Politeknikumit "7 nëntori"(1957) dhe studimet e larta i kreu në Shkollën e Lartë Teatrale "Aleksandër Mojsiu" më 1964.

U emërua regjisor i Estradës së Vlorës. Një vit më pas i bashkohet trupës së aktorëve të Teatrin të atij qyteti.

Më 1967 bie viktimë e luftës së klasave dhe biografia me njollë e çon per riedukim në gurore, minierë e më pas në ofiçinë. Riedukimi zgjat po aq sa iu desh per te kryer studimet e larta; plot katër vjet.

Më 1972 emërohet aktor në Teatrin e Fierit, me pas regjisor; dhe punoi aty 18 vjet, si regjisor i Estradës dhe Teatrit.

Nën drejtimin e Kullës, Estrada e Fierit arrin "kullën" e suksesit. Ështe me e mira ne vend, duke fituar çmimet më të larta në festivalet kombëtare.

 Firmos libretin dhe regjinë në pesëmbëdhjetë spektakle, ndër të cilët "Çobo Rrapushi me shokë" (1980) bëhet një sukses kombëtar afatgjatë. 

Gjatë kësaj kohe shkruan më se 300 skeçe dhe komedi një aktëshe, 40 kuplete dhe 23 monologje, shumica e të cilëve shfaqen në TV. 

Një pjesë e kësaj krijimtarie voluminoze botohet nga Shtëpia Botuese "Naim Frashëri" nën titujt "Lipe Shtogu në listë" (1979), "Shoku Niqifor" (1981), "Portrete pa makiazh" (1983), "Po martojmë Malon" (1984), "Këshilla për fëmijët e moshave nga 5 deri 55 vjeç" (1988), si edhe në buletinin "Teatër". 

Më të plotë letërsinë e tij për skenën e gjejmë në pesë vëllime, në një botim të bukur financuar nga Bashkia e qytetit të Fierit, me titullin e përbashkët "Teatri kjo lojë magjepsëse"

Nga 1977 deri më 1990 është bashkëpunëtor i përhershëm i TVSH për spektaklin e Vitit të Ri. 

Më 1987 i jepet Çmimi "Naim Frashëri" i Klasit të Dytë. 

Paralelisht me punën në Estradë, realizon dhjetë produksione dramatike, të gjitha drama ose komedi të shkruara prej tij, nga të cilat shquhen "Shoku Niqifor", "Dy krismat në Paris", "E bukur shtëpi e vjetër". 

Produksionet shfaqen me sukses në të gjithë vendin, si edhe në festivalet kombëtare, por nuk arrijnë kurrë më lart se çmimi i dytë. Përjashtimin e bën komedia "Sa shumë gjethe të thata atë vjeshtë", vënë në skenë nga S. Duni në Teatrin "Skampa" të Elbasanit, që fitoi çmimin e parë në Festivalin Kombëtar të vitit 1989.


Në vitet '80, humori i Kullës bëhet i kërkuar edhe në kinema. Me skenar të tij xhirohen kinokomeditë "Telat për violinë" dhe "Stolat në park" pa llogaritur pastaj angazhimin si autor dhe regjisor i skenarëve me metrazh të mesëm televiziv, në televizionin e vetëm shtetëror.


Më 1990 largohet nga Fieri, për të nisur punën si pedagog, e më pas Dekan i Fakultetit të Artit Skenik, në Tiranë. 

Karriera e tij pedagogjike nuk zgjat shumë, pasi zëvendësohet nga ajo diplomatike. 

Më 1992 emërohet Sekretar për Kulturën dhe Shtypin në Ambasadën e Shqipërisë në Bonn, Gjermani dhe një vit më pas Ambasador në Misionin Shqiptar pranë OKB, në Nju Jork (1993-1997). 

Pas përfundimit të shërbimit diplomatik shtetëror doli në pension dhe u vendos me familjen më parë në Waterbury, Connecticut. 

Shumë shpejt u rikthye në New York dhe u angazhua për afro dy vjet si gazetar si dhe  menagjer editor  i gazetës shqiptaro-amerikane "Illyria". 


Gjatë qëndrimit në SHBA prodhimtaria e tij u pa e begatë. Botoi një seri librash qw u pritwn me interes.

 E nisi fillin me essenë e gjatë me një studim të gjithanshëm të humorit nën diktaturë, "Si qeshnim nën diktaturë" dhe vijoi me romanet "Rrëfenja nga Amerika", "Lejlekët nuk vijnë më" dhe "Vdekja e Enver Hoxhës".

 Ndërkohë Shtwpia Botuese TOENA e përfshiu autorin në kolanën e Tregimeve të Zgjedhura të Autorëve Shqiptarë me vëllimin me tregime "Pushtimi i Amerikës" (2005) teksa Shtëpia tjetër Botuese GEER ia përmblodhi edhe një herë më gjerë novelat dhe tregimet e tij nën titullin atraktiv "Rrëmbimi i nuses në Nju Jork" (2012). 

Pa u shkëputur nga librat e tij shënojmë një botim të bukur të Universitetit Europian të Tiranës me afro 700 faqe nën titullin emblematik "Luftë pa Fund" ku gjenden tërë shprehuritë politike të autorit në periudhën e tranzicionit të zgjatur të vendit të tij.

 Aty janë që nga bashkëpunimet e para me gazetën "Rilindja Demokratike" e pastaj me tërë gazetat e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Itali, Greqi dhe ShBA. 

Vlen të theksohet që edhe në tokën amerikane nuk pushoi bashkëpunimi i tij në fushën e skenës teatrore për të sjellë pranë shqiptarëve të emigruar humorin e vatrave të mëmëdheut dhe për këtë u angazhua shumë me koncerte duke shfrytëzuar bashkëpunimin me aktorët e njohur shqiptarë të vendosur me banim të përhershëm apo të përkohshëm në qytetet amerikane. 

I takon skenës përkushtimi në shkrimin e një sërë komedive të plota që pastaj u realizuan në atdhe.

 Këto janë "Kërcuri" (2003), "Milioneri" që u cilësua vepra më e mirë në Festivalin e Dramës Shqipe në Gjilan të Kosovës (2011), "Dikush duhet të vdesë" (2011) dhe "Shshsht! Ule zërin" (2013).

Vlerësime: Është vlerësuar me titullin "Nderi i Qarkut" Fier (2005) dhe me dekret të Presidentit Alfred Mojsiu i është akorduar titulli "Mjeshtër i Madh" (3 dhjetor 2003).

Ndërsa në fushën e letrave, një tjetër ndihmesë e Pëllumb  Kullës është përkthimi i autorëve të njohur si Luigi Pirandello,Anton  Çehov, Nikolai  V. Gogol,Alphrent  De Mysse, Dino Buzzatti etj.



Flori Bruqi

Akademik Prof.Dr.Arshi PipaPh.D(1920-1997)


Letersia e perkthyer ne shqip dhe revista 'Kritika' e Arshi Pipes



Arshi Pipa (Shkodër, 28 korrik 1920 - Washington, 20 korrik 1997) ka qenë arsimtar, publicist, poet, gjuhëtar, kritik letrar, përkthyes dhe pedagog shqiptar.

Me artikujt e tij i ofroi Perëndimit të dhëna të dorës së parë mbi gjendjen e shkrimtarëve dhe intelektualëve në vitet e para të Shqipërisë staliniste.


U lind më 28 korrik në Shkodër, i biri Mustafa Nuriut dhe Hatixhes.Vëllezërit Mustafa Nurì dhe Sait Pipa, i pari avokat dhe tjetri farmacist, ishin me prejardhje nga Libohova, u vendosën në Shkodër dhjetëvjeçarin e parë të shek. XX dhe u martuan me dy bija të familjes Shpuza].

 I ati ishte jurist i shkolluar në Stamboll, në kohën e Luftës së Parë Botnore ishte jurist i Drejtorisë së Drejtësisë në Shkodër në pushtim-administrimin austro-hungarez. Më vonë, në vitet 1923-‘26 u emërua anëtar i Gjyqit të Diktimit.

Kishte vëlla nga i ati Myzaferin, dhe katër motra: Nedreti, Fehimja, Bedrija dhe Bedi.

Mësimet fillore dhe të mesme i mori në vendlindje, të parat te Kolegji Saverian e më tej për 8 vjet në Gjimnazin e Shkodrës në degën klasike, që e përfundoi më 1938. 

Me përkujdesjen e të atit për edukatën fetare, ndiqte mësime në medrese pasditeve. Më 1936 me poezinë Në lamën e luftës fitoi çmimin e tretë në një konkurs poezie të shpallur nga e përkohshmja "Cirka".

Më pas studioi Letërsi e Filozofi në Universitetin e Firences, laureoi me tezën “Morali dhe feja tek Bergson”. U kthye në Shqipëri dhe nga viti 1941 dhe deri në fund të vitit 1944 dha lëndën e filozofisë në Licetë Shtetërorë të Tiranës, Shkodrës dhe të Durrësit. Në vitin 1944 drejtoi revistën «Kritika», botuar nga Myzaferi.

Kur Lidhja e Shkrimtarëve nisi botimin e organit "Bota e Re", Pipa me Kutelin ishin të vetmit jokomunistë në këshillin drejtues.Mori pjesë në Kongresin e Parë të Lidhjes në tetor të 1945, drejtuar nga Skënder Luarasi. 

Për pak kohë, në vitin 1945, qe mësues i italishtes dhe i gjuhës shqipe në Kolegjin e Mësuesve, Tiranë. Pasi u arrestua miku i tij Hysen Ballhysa më 4 dhjetor 1946, Pipën e arrestojnë më 27 prill 1947 dhe pas tyre u arrestuan edhe Preng Kaçinari me Pashk Gjeçin. 

Pipa u akuzua se gjatë kohës së luftës kishte "drejtuar revista me ideologji fashiste për të mashtruar popullin dhe për të maskuar okupacionin fashist" dhe se vijonte punën me studentët e vet duke e akuzuar pushtetin komunist si terrorist, akuza për të cilat u dënua me 20 vjet heqje lirie.

Burgimi

Vuajti në burgjet dhe kampet e shfarosjes (Durrës, korrik 1948 Vloçisht, nëntor 1948 Gjirokastër, Korçë, "Artizanati" i Tiranës, Burrel etj.), ku përveç punës së detyrueshme u bë një nga dorëzanët e mësimdhënies së letërsisë, filozofisë dhe gjuhëve përgjatë dënimit. ku shkroi librin me poezi "Libri i Burgut". 

Familjen e shpërngulën disa herë derisa në nëntor 1949 bashkë me 20 familje të tjera të persekutuara i shpërnguli në disa shtëpi boshe në plazh. Gjatë rrugëtimit, i ati që ishte i paralizuar, ndërroi jetë

Lirohet më 26 prill 1956 dhe një natë të fundverës së 1957 arratiset bashkë me të motrën, Fehimen. Vendoset në Sarajevë gjer më 1959.

Mërgimi

Emigroi në Shtetet e Bashkuara më 1958. Në fillim punoi si arkëtar në një hotel të Nju Jork-ut. 

Emërimi i tij i parë ishte në kolegjin Philander Smith, Little Rock, Arkansas, ku ligjëroi për filozofi më 1960. Vitin akademik pasues, drejtoi departamentin e gjuhës italiane në City University, Georgia, në “Shkollën e Gjuhëve dhe të Gjuhësisë” dhe në të njëjtën kohë jepte mësim filozofi, në “Kolegjin e Arteve të Lira” (verë 1961, dhe ’62). 

Ka qene pedagog i gjuhës italiane në universitetin Kolumbia në vitet 1961-62, dhe profesor i asociuar i gjuhës italiane, në universitetin e Delfit, Garden City, dhe, në të njajtën kohë, gjatë verës, dha filozofi në Kolegjin e Arteve të Lira..

Në vitet në vazhdim ligjëroi tema filozofike në kolegjin Adelphi Suffolk. Nga viti 1963-66 ishte profesor i asociuar në vitin akademik 1963-64 në departamentin e gjuhës italiane, në universitetin e Kalifornias, Berkley.

 Atje jepte kursin e letërsisë moderne italiane dhe drejtonte seminaret e kritikës letrare, (De Sanctis, 1963, Kroçe, 1964, Viko, 1965), po ashtu si dhe në gjuhën shqipe, letërsi dhe folklor më 1965, si dhe filozofi romake. Në vitin 1966, drejtoi disertacionet për gradën e doktorit në filozofi (Ph.D).

Përkrahu lëvizjen studentore të Berkley University të Kalifornisë, e njohun si “Free speech movement”, dhe u ba kritik i paanshem i poltikës. 


Nga viti 1966, ka qenë në fakultetin e Universitetit të Minnesota-s dhe Minneapolis, fillimisht si profesor i asociuar (1966-69), dhe më pas si profesor i gjuhës italiane, në departamentin e gjuhëve frënge dhe italiane (Departamenti i Gjuhëve Romane gjatë vitit 1968). Arriti të jetë pjesëtar i Universitetit të Minesotes, si anëtar me të drejta të plota dhe gjithashtu kontribuonte në planifikimin, hartimin dhe ndarjen e diplomave të studimeve të gjuhës italiane. Programi për gradat e master-it u themelua në vitin 1968, ndërkohë ai ishte drejtues i programit master (“graduate school”) në gjuhën italiane. Temë-diplomat për master dhe disertacionet e PhD u shkruan dhe u miratuan nën drejtimin e tij. 

U ka dhënë mësim kurseve të ekstrakurrikulare të gjuhëve, të ndara në kurse të ulët dhe të larta, kurseve të qytetërimit dhe të kulturës në anglisht, dhe në veçanti, kurseve ekstra-kurrikulare për shkrimtarët e mëdhenj, (Dante, Bokaçio, Manzoni, Leopardi), në zhanret e “Poezisë kalorësiake”, “Letërsisë Utopike”, dhe temat krahasuese (Marksizmi dhe Ekzistencializmi në tregim dhe dramë), përfshi seminaret (Ungareti dhe Montale, Viko dhe Kroçe ). 

U ka dhënë gjithashtu mësim bashkërisht, kurseve të diplomuara të gjuhëve Frënge dhe Italiane, (Simbolizmi Francez dhe Hermetizmi Italian, Romantizmi në Francë dhe në Letërsinë Italiane), duke pasuar me themelimin e programeve të master-it, në gjuhët Frënge dhe Italiane (1970), të konceptuar dhe hartuar me iniciativën e tij. Me daljen në pension u vendos përfundimisht në Washington, D. C., pranë së motres.

Gjatë kësaj kohe u intensifikuen lidhjet e tij me “Vatrën” dhe “Diellin”. Gjithnji, ai ka qenë bashkëpunëtor i zellshëm i “Diellit”. Shqetësimet e tij për gjendjen e “Vatrës”, në këte kohë, dhe mendimet e tij për prosperitetin e saj, ai i shprehu, së pari, në “Dielli”, në artikullin e gjatë “Për riorganizimin e Vatrës”, (nr. i 16 gushtit 1983) dhe në Fjalimin e rastit të 28 Nandorit 1986, “Për shpëtimin e Vatrës”, që u botue në “Diellin” e 28 shkurtit, 1987. Më duket se Arshiu ka dhënë përcaktimin ma të saktë dhe ma të bukur për Vatrën: “Vatra asht nji monument historik i vetëdijes dhe kulturës kombëtare”.

 Ai ka shkruar me dhimbje kraharori për gjendjen e mjeruar të “Vatrës” dhe ka vlerësue lart prestigjin e saj ndaj organizatave të tjera të diasporës, gja qi i jep mundësi e avantazh asaj t’i bajë nji sherbim të madh kombit, “i cili do të ketë vlerë më të madhe nëse Vatra mban një qëndrim sipërpartiak dhe sipërqeveritar”. “Ndërhymja e saj, shkruen Pipa, asht sidomos e randësishme ndër raste kur të drejtat e kombit shqiptar cenohen ose rrezikohen”.

Në pranverë të vitit 1991, Pipa u zgjodh kryetar i “Vatrës”, pa qenë anëtar i saj, detyrë në të cilën qëndroi vetëm një vit, sepse në qershor të 1992-shit, nuk u rizgjodh. 

E mori kryesinë e “Vatrës” me të vetmin qëllim për ta vënë atë në shërbim të problemeve me rëndësi të jashtëzakonshme historike, që dolën para kombit tonë: zhvillimeve demokratike në Shqipëri dhe zgjidhjes së problemit të Kosovës. 

Gjatë kësaj kohe tepër të shkurtër, ai iu kushtua me të gjitha energjitë rimëkëmbjes së “Vatrës”, dhe kreu shumë punë me vlerë. Në “Albanica”, në nr. 3-4 të 1992-shit, në shkrimin On VATRA and Dielli, ai ka shkruar me hollësi për to.

Vdiq me 20 korrik 1997 në Washington, D. C.

Vëllimin e parë poetik me titull “Lundërtarët” e botoi në v. 1944. Të dytin, “Libri i burgut” të shkruar në letra cigaresh, në burgjet e kampet e punës së detyruar, e botoi në Romë në vitin 1959.

 Punë e burgut është edhe “Rusha” botuar në Munich, 1968. Më 1969, Pipa botoi në Munich antologjinë poetike “Meridiana”, një përzgjedhje nga botimet e mëparshme dhe disa poezish të pabotuara, si p.sh. “Preludet”, shkruar në Firence dhe Tiranë më 1941.

Përkthime

Pipa ka lënë një trashëgimi të pasur në fushën e përkthimeve poetike nga latinishtja, italishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, anglishtja. Vetëm gjatë kohës njëvjeçare që jetoi si refugjat në Jugosllavi, ai përktheu një vëllim poetik me titull “Lyrika Latine”, (rreth 250 faqe të plotësuara me shënime të ndryshme metrike), mbetur në dorëshkrim. 

Po ashtu, mbetur në dorëshkrim, është edhe një vëllim poetik i shkruar në tri gjuhë evropiane me titull “Autobiografia”.

Albanologji dhe kritikë letrare

Veprimtari të gjerë ka lënë në hapësirën shkencore të kritikës letrare. Gjatë vitëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, botoi veprën “Trilogia Albanica” (1978), në tri vëllime: “Albanian Folk Verse”, “Hieronymos De Rada ” dhe “Albanian Literature: Social Perspectives ”, vepër rreth 900 faqesh me përsiatje albanologjike origjinale.

Në vitin 1991, botoi “Contemporary Albanian Literature”, për të cilën studiuesi Fortino Italo Costante, ka thënë: “Studimi i fundit i Arshi Pipës mbi letërsinë e realizmit socialist përban një kontribut të parë... për një rend të ri që duhet të vendoset në letërsinë dhe në radhë të parë, në kritikën letrare”.

Shumë studime për letërsinë dhe kulturën shqiptare dhe arbëreshe, ka botuar në shtypin e huaj si “Südost-Europa Forschungen”, “Zeitschrift für Balkanologie”, “Comparative Literature Studies”, “Books Abroad”, “Rivista di lettrature moderne e comparate”, “Mondo operaio”, “Revue des études sud-est européennes”.

Ka botuar artikuj studimorë për Danten, De Sanctis, Manxonin, Ungaretin, Moravian, Montalen. Këto ese, Pipa i ka botuar në revistat e huaja shkencore si “Italica”, “Italian Quarterly”, “The Romanic Review”, “Comparative Literature”, “Books Abroad”, “Belfagor”, “Le ragioni critiche”, “Revue de literature comparèe”, “Revue des études italiannes”.

Vepra më e vyer në këtë lëmë “Montale and Dante” (1968), anglisht, e përkthyer në italisht dhe shqip. Me këtë vepër, e rreshtoi veten ndër studiuesit botërorë të këtij subjekti, d.m.th. të vlerësimit objektiv të poezisë së Montales dhe të vënjes në dukje të ndikimit të Dantes në poezinë e Montales.

Estetika dhe filozofia kanë qenë gjithashtu interesimet e tij shkencore. Trashëgimia e tij në këto fusha, përveç disertacionit mbi filozofinë e Bergsonit, përfshin artikujt studimorë dhe referatet shkencore të mbajtura në konferenca dhe kongrese ndërkombëtare si në Amsterdam, Londër, Uppsala, Palermo, Venecie, etj. Ka lënë dorëshkrim veprën filozofike “La mia concezione sulla vita”.

Një kontribut të veçantë përban veprimtaria e tij shkencore në fushën e folklorit, të folkloristikës dhe të gjuhësisë. Gjatë viteve të burgut përgatiti një vepër me materiale folklorike të mbledhura nga të burgosunit, rreth 420 faqe të daktilografikuara, me një hyrje teorike rreth folklorit tonë dhe folklorit në përgjithësi; vepër që iu dorëzua Institutit të Folklorit, në vitin 1957, dhe sot nuk gjindet.

Të botuara në këtë fushë janë veprat “Albanian Folk Verse: Structure and Genre” (1978) dhe “Politics of Language in Socialist Albania” (1989). Analizës së çështjeve të ndryshme të eposit tonë të kreshnikëve, Pipa i është kthyer përsëri në punimin “Serbocroatian and Albanian Frontier Epic Cycles”, botuar më 1984 në vëllimin “Studies on Kosova”.

Në veprën “Politika e Gjuhës në Shqipërinë Socialiste”, merret me problemin e standardit të gjuhës sonë letrare, të vendosur në një forum ku liria e fjalës përbënte sakrilegj, si në të gjitha forumet e diktaturës, dhe mbërrin në përfundimin që “gjuha e njësuar’ nuk është as e njësueme, as e përbashkët, as kombëtare; ajo është një variante toskënishte e arnueme me disa huazime fonetike nga gegënishtja letrare, të cilat i mungojshin strukturës së toskënishtes”.

Shqetësimet dhe interesimet e tij për gjendjen në Shqipëri, Kosovë dhe për të gjitha trojet shqiptare dhe për të ardhmen e tyne kanë gjetur shprehjen e vet në botimin, në vitin 1990, të librit “Albanian Stalinsm. Ideopolitical Aspects”, një përmbledhje e shkrimeve të karakterit politik, të botueme në shtypin periodik shqiptar të diasporës sonë dhe ate amerikan, të viteve 1958-1989. Shkrime të kësaj natyre, Pipa botoi në gazetën “Dielli”, gjatë viteve 1991-92, vite kur ai qe kryetar i “Vatrës” dhe editor i organit të saj.

Pipa shquhet edhe për veprimtari botuese në larmin e shtypit periodik. Ai ka qenë botues dhe kryeredaktor organesh letrare e shkencore. 

Në vitin 1944, kur Shqipërija vuante nën pushtimin e huaj, në një moshë të re nxori revistën “Kritika Letrare”, në të cilën dallohet për trajtim original dhe objektiv të personaliteteve të letrave shqipe; veçori që do ta shoqërojë ate gjithnjë më vonë, kur do të shkruaj veprat madhore në këtë fushë.

 Në faqet e revistës ravijëzoheshin kulmet e letërsisë e të kulturës shqiptare si Noli, Konica, Migjeni. Kulme në historinë e kritikës sonë letrare kanë mbetur edhe këto punime të Pipës.

 Eseja e shkruar për Konicën e dëshmon atë si një kritik të kategorisë së parë. Në vitet 1945-46, qe anëtar i redaksisë së revistës “Bota e Re”. Më 1987, anëtar i redaksisë së revistës tremujore për mendimin kritik “Telos”(Kaliforni).

Në vitin 1990, filloi të botojë në Washington D. C. revistën “Albanica – A quarterly Journal of Albanological Research and Criticism”, revistë me vlera të mëdha shkencore albanologjike. 

Mbas tre numrash, për arsye financiare, u ndërpre ky botim aq i nevojshëm e i rëndësishëm sidomos për paraqitjen para botës të gjendjes së vertetë ekonomike e politike të trojeve tona, dhe të shkencave tona albanologjike. 

Për kohën e vet, në diasporën shqiptare, jo vetëm në ate të Amerikës, nuk ka pasë nji të tillë të dytë që t’i afrohet sadopak. Aty u botuan artikuj studimorë në gjuhët shqip, anglisht, frëngjisht, gjermanisht nga studiues të njohun shqiptarë e të huej si A. Pipa, M. Camaj, P. Prifti, A. Logoreci, A. Klosi, A. Vehbiu, F. Pipa, Michele Roux, Odile Daniel, Francesco Altimari, Walter Brew, Hans-Jurgen Sasse, Matteo Mandala, Peter Bartl, Armin Hetzer, Alain Ducellier dhe Wilfried Fridler.

Mbrojtja e çështjes shqiptare në të gjitha trojet tona qe qëllimi i revistës. Numri i parë iu kushtua “Tragjedisë së Kosovës dhe aktorëve të saj”. Në ballin e revistës u vizatua harta e Kosovës së bashku me pjesën veriore të Shqipërisë.

Vazhdimisht, Pipa ka ndjekë në mënyrë aktive zhvillimet politike në atdhe, në Kosovë dhe në trojet shqiptare në Ballkan U ka dërgue letra personaliteteve ma të nalta të administratës amerikane, ka folë në “Zërin e Amerikës”, ka dhanë intervista, etj.

Në vitet 1991-92, editoi gazetën “Dielli”, tue qenë njëkohësisht edhe kryetar i “Vatrës”. Pipa, tue qëndrue si gjithnji jashtë sinoreve të partitizmit të diasporës, si nji atdhetar i vertetë, antikomunist dhe demokrat kritikoi ashper veprimet antidemokratike të forcave poltike që dolen në skenë fill mbas ramjes së diktaturës, sugjeroi platforma politike me vlerë për zhvillimet demokratike në Shqipni, dhe kërkoi me insistim që të nxiret para drejtësisë përgjegjësia për atë çka ndodhi gjatë 50 viteve të regjimit komunist.

Arshiu , me dishirën përvëluese për ta pa Shqipëninë demokratike e perëndimore, Kosovën dhe trojet e tjera shqiptare të çlirueme dhe të bashkueme me atdheun. La porosinë e fundit: të digjej kufoma e tij dhe të hidhej në ujnat e Adriatikut. Pak vite para se të vdiste, ai i dhuroi Muzeut historik të Shkodrës bibliotekën e tij të pasun.

Nderime

Atdheu e nderoi me titullin e lartë: “Naim Frashëri i klasit të Parë” dhe qyteti i tij i lindjes e shpalli “Qytetar Nderi”. Busti i tij i ndërtuar me Bronx qëndron, që prej vitiit 1999, në mjediset e Muzeut historik të Qytetit. 

Kultura shqiptare, ku ende e përcaktojnë tonin akademikët e Diktatorit ose nostalgjikët e tyre, e ka të vështirë të një personalitet të tillë si Pipa, që i ka demaskuar një jetë të tërë. Aty-këtu, individë të veçantë dhe institucione kulturore demokratike kanë filluar me bërë hapat e parë për të nxjerrë në dritë veprën shkencore e letrare të tij. Po diaspora jonë? Asnjë veprimtari promovuese për punën e madhe atdhetare, shkencore, artistike, botuese. Përveç ndonjë artikulli me shumë vlerë si ai i Astrit Lulushit, “Montale & Dante dhe Arshi Pipa”, dhe 2-3 shkrimeve kritike tendencioze, nuk më ka zënë syni tjetër. Borxh i papaguar i “Vatrës”, i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe, në përgjithësi, i inteligjencës së këtushme.

Flori Bruqi

Akademik Prof.Dr.Sami Repishti(1925-)




Sami Repishti është shkencëtar , shkrimtar, humanist dhe historian shqiptar. Ka shërbyer shumë për njohjen e çështjes shqiptare në perëndim.

Leu në gjirin e familjes së Hafiz Ibrahimit dhe Hava Bushatit në lagjen Dudas në Shkodër më 6 prill 1925, i ati figurë me autoritet në shoqërinë shkodrane të asaj kohe dhe më pas deputet në Kuvendin Kombëtar. Në vendlindje kreu mësimet fillore në shkollën "Oso Kuka" dhe të mesmen pranë gjimnazit të Shkodrës ku ra në kontakt edhe me lëvizjen komuniste që lëvrinte ngahera në mjediset rinore të qytetit por sidomos pas 7 prillit 1939.

Më 1942 mbaron maturën. Niset në Tiranë për të marrë pjesë në një konkurs, për shkollën e lartë jashtë shtetit. 112 kandidatura, konkuronin për 28 bursa studimi të profesioneve të ndryshme. Mbas 2 ditëve, ai merr vesht se ka fituar bursë nga ministria e Arsimit për në Fakultetin e Historisë së Firences.

Me mbërritjen në atdhe më 1943 shkon të verojë në Repisht, prej ku kishte origjinën familja e tij. Prejse strehoi një nip të tijin që kishte ide komuniste, autoritetet fashiste e arrestojnë të atin dhe e torturojnë duke vdekur kësodore prej hemoragjisë më dt. 29 shtator 1943. Duke qenë kështu i pari i shtëpisë detyrohet t'i sigurojë bukën familjes.

Punon në Sektorin e Rindërtimit me të hyrë në pushtet regjimi i ri. Themelon me shoqërinë e tij një Organizatë të Rinisë Demokratike, shpërndanë trakte dhe i dorezuan një Memorandum një deputeti anglez që vizitoi Shkodrën dhe ndihmonin familjet e të arratisurve. Në maj të 1946 mori pjesë në proçesionin e varrimit të Arqipeshkvit Imzot Gaspër Thaçi. Ishte data 22 tetor 1946, kur në vendin e punës mbërrijnë forcat e Sigurimit dhe marrin nën pranga të riun me akuzën “Agjitacion e propagandë kundër shtetit”. Për 14 muaj, Samiu iu nënshtrua hetimeve intensive ku takon dhe prof. Kolë Prelën. Dënohet nga pretenca e gjyqit me 15 vjet heqje lirie, në burg do shoqërohej me P. Çiprian Nikën dhe vëllanë e prof. Kolës, Markun. Më 28 nëntor 1947 dërgohet në Burgun e Madh, dhe më tej në kampin e Vloçishtit, në Beden të Kavajës më 1948. Mbas kampit të punës së detyruar në Orman Pojan të Korçës, Samiu rikthehet në burgun e Shkodrës, në fund të muajit nëntor.

Mbas daljes nga burgu më 1956 punoi javën e parë si pastrues i barit të keq në stadium, javën e dytë e caktojnë të punojë në kanalizimin e tokave të Qendrës Zooteknike. Kështu e gjeti edhe viti 1956. Më vonë si ndihmës karpentier në vendlindje deri në ditën e arratisjes, 22 gusht 1959. Në Jugosllavi izolohet dhe mandej lirohet nga ky izolim në prill 1961 dhe punësohet përkohësisht (ndërkohë studion serbokroatishten dhe anglishten.) Por shumë shpejt (qershor 1961), përfundon në kampin e refugjatëve të Gerovës, Kroaci.

Më 1 shtator 1961, arratiset nga kampi i Gerovës dhe vendoset në Itali. Qëndroi në Trieste, në kampin e refugjatëve San Sabba, ku në tri javë fitoi të drejtën e azilit politik. 

Mbas një qëndrimi gjashtëmujor në kampet e Capua-s dhe Latina-s, pranë Napolit dhe Romës, mbas shumë vuajtjesh, më 9 prill 1962, emigroi për në ShBA. 

Merr pjesë në takimin e pesëdhjetë vjetorit të "Vatrës", ku dhe takon mikun e të atit në periudhën e opozitarizmit, Imzot Nolin. Fitoi qytetarinë (citizenship) amerikane më 1968. Doktoroi pranë Departamentit të Frëngjishtës në City University of New York (1977).

Për 25 vjet me rradhë, ka dhënë mësim në college-t amerikane. 

Ka qenë kryetar i Departamentit të Gjuhëve të Huaja, për shkollat e qytetit Malverne, New York, Koordinator i programit për studime të avancuara, Lice-University, Adelphy, Garden City, NY, 1976-1991, dhe po aty pedagog i jashtëm. Udhëtimin e vetëm në Kosovën e shliruar e bëri në prillin e 2000.

Angazhimi intelektual dhe atdhetar

Eshtë autor i më shumë se 100 studimeve e artikujve me tema shqiptare dhe të Drejtat e Njeriut. Tematika e tyre, përfshin kryesisht vuajtjet e shqiptarëve në ish-Jugosllavi e çamët, të botuar në shtypin amerikan dhe shqiptar. Intelektuali erudit Prof. Repishti, ka qenë koordinator për ish-Jugosllavinë e Shqipërinë pranë Amnesty International në ShBA, për periudhën e vitëve 1979-1982. Është i pari shqiptaro-amerikan, që ka dëshmuar para Kongresit Amerikan për Kosovën në prill të vitit 1965, dhe ka vijuar me dëshmi të shumta para komisioneve kongresiane e qendrave studimore amerikane, kryesisht për problemin kosovar. Ne vitin 1968, formoi organizaten “Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë”. 

Në nëntor 1982, me Arshi Pipën organizuan Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën me pjesëmarrjen e 14 profesorëve evropianë dhe amerikanë, duke i bërë edhe peticion Pjesëtarit të Parlamentit Evropian Otto von Habsburg.

 Punimet e Konferencës janë botuar në librin “Studies on Kosova” (C.U.P.1984). Në vitin 1978, shoqërinë “Kosova Relief Fund, USA, Inc.” për ndihmë financiare familjeve të persekutuara në Kosovë, fondacion të cilit i qëndroi në krye gjer më 2000. 

Për më se dhjetë vjet ka mbajtur rubrikën mbi Kosovën për gazetën Dielli. Në vitin 1986, kërkoi hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, që u realizua me sukses në vitin 1996, dhe atë kosovar në Washington, që u aprovua nga Presidenti i 46-të i ShBA-së Mr. William Jeferson Clinton (1993). 

Është bashkthemelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (1986) dhe drejtor ekzekutiv (1989-1992), bashkthemelues i American Friends of Albania e sekretar/arkëtar i saj (1992-1996), bashkëthemelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC 1996) dhe president i parë (1996-1998) - grupi i lobimit më me ndikim në Washington D.C, si dhe AAAS-it.

Vazhdon të merret me studime shqiptare dhe mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Është i martuar me Dianën e ka dy fëmijë: një djalë Daren me profesion mjek, e vajzën Ava avokate, me nipa e mbesa. Banon në Ridgefield, CT ShBA

Në mbledhjen e rradhës të fundvitit, Këshilli Bashkiak i Shkodrës, me propozim të shoqatës më të madhe të ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë të Shqipërisë, atë të Shkodrës, nderoi sot me titullin “Qytetar Nderi i Shkodrës” profesorin shqiptaro-amerikan, Sami Repishti. Kryetari i këtij Këshilli, Xhemal Bushati, lexoi motivacionin që shoqëron dhënien e këtij titulli:

“Për mbrojtjen dhe pasqyrimin e vlerave qytetare dhe demokratike të bashkëqytetarëve tanë të Shkodrës si studiues, publicist dhe veprimtar i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me qendresën përballë diktaturës dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve të Shkodrës, Shqipërisë, Kosovës dhe më gjërë, ai është bërë shëmbull frymëzues për bashkëkohësit e tij.”





Kryetari i Komisionit të Ekspertëve për Vlerësimin e Figurave, profesor Romeo Gurakuqi, tha përpara këshilltarëve bashkiakë se titulli i jepet një shqiptari dhe shkodrani të ndritur, që megjithëse në SHBA, ia ka kushtuar jetën dhe veprën e tij Shkodrës dhe Shqipërisë.

"Asht një nder i veçantë që Bashkia e re e Shkodrës të nisë punën e saj në dhanien e titujve me vendimin për dhanien e titullit “Qytetar Nderi” profesor Sami Repishtit, të cilin unë e kam konsideru dhe e konsideroj udhëheqësin e vertetë të bashkësisë shkodrane dhe një lidër të mirëfilltë të të gjithë shqiptarëve ne procesin e emancipimit për nga liria, mbrojtja e institucioneve të saj, mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë, Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Epirin e Jugut".

Një vlerësim të veçantë dha në emër të Komisionit të Këshillit Bashkiak edhe kryetari i tij, Maxhid Cungu.

"Ne vlerësojmë rolin dhe kontributet e profesor Sami Repishtit për mbrojtjen dhe pasqyrimin e vlerave historike, demokratike si dhe për qendresën në lidhje me mbrojtjen e parimeve demokratike dhe kombëtare".

Këshilltarët bashkiakë shprehën mirënjohje për kontributin dhe përpjekjet e profesor Sami Repishtit si kundërshtar i vendosur i diktaturës komuniste, por edhe veprimtarë kritik i proceseve demokratike në Shqipëri, Kosovë e më gjërë. Keshilltari bashkiak Filip Guraziu u shpreh:

“E kam për nder që jam sot anëtar i Këshillit të Bashkisë dhe ne së bashku votojmë për këtë figurë të madhe, këtë patriot, këtë antikomunist, por mbi të gjitha humanist”.

“Repishti është konfirmim i thënies se: duaje atdheun edhe kur të vret. Kultura e tij e gjërë është receta që fton mendjet e mbydhura që të hapen, ta shohin të vertetën e hidhur në sy dhe jo ta vrasin atë perditë, duke sajuar gjithçka për mbijetesë materiale në kurriz të moralit qytetar”, tha këshilltari Fatlum Nurja.

Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi tha se me nderimin për profesor Sami Repishtin, Shkodra i rikthehet vlerave të saj.

"Për mua personalisht, profesor Repishti shpesh është udhërrëfyes, është mbështetje, është një lexim kritik edhe i asaj që ndodh në Shqipëri gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit. Me këtë rast, për Bashkinë e Shkodrës është një e mire që i vjen qytetit, të gjithë shkodranëve. Përmes nderimit të tij ne nderohemi dhe unë i uroj shëndet dhe shpresoj shumë që të vazhdojë të punojë, të na mbështesë e të vazhdojë të jetë për ne ashtu sikurse asht".

Profesor Sami Repishti ishte kundërshtar i regjimit komunist, regjim që e dënoi me 15 vite burgim, nga të cilët bëri vetëm dhjetë vjet.

I përndjekur vazhdimisht, ai arratiset në vitin 1959 dhe në 1962 emigron në SHBA, ku zhvillon një veprimtari të gjërë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve.

Profesior Repishti luajti rol të dorës së parë në krijimin e tri organizatave shqiptare në SHBA; Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë, Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan. Megjithëse në moshën 94 vjeçare Profesor Repishti vazhdon të frymëzojë brezat e shqiptarëve në kërkim të një shoqërie më demokratike dhe më të drejtë.

Flori Bruqi

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...