Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/17

Osman Imami (1936- 1996)

Rezultati i imazhit për osman imami akademik"


Osman Imami ,lindi më 16 qershor 1936 në fshatin Singjeliq-Shkup. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Pejë. U diplomua në Fakultetin e Mjekësisë të Shkupit, më 1961. Spe­cia­lizimin në mikrobiologji e kreu në Beograd më 1966, ndërsa në infekto­logji, në Zagreb më 1969. Në vitin 1968 magjistroi në Fakultetin e Mje­kësisë të Zagrebit, kurse më 1971 dok­toroi, po ashtu, në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit.

Më 1965 u emërua drejtor i Entit Higjienik të Pejës, ndërsa më 1966 drejtor i përgjithshëm i Qendrës Medicinale të Pejës. Më 1969 u emërua drejtor i Repartit Infektiv të Spitalit të Përgjithshëm të Prishtinës. Më 1971 u zgjodh dekan i parë i Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës.

Gjatë vitit shkollor 1971-73 qëndroi në specializim në Baylor College of Medicine të Hjustonit, kurse në vitin shkollor 1974-75 në Insti­tutin Nacional të Suedisë, në Stokholm. Punoi në Institutin Mikrobiologjik dhe në Entin Krahinor për Mbrojtjen Shëndetësore, në cilësinë e drejtorit të tij. Njëherazi ishte edhe profesor ordinar i Mikrobiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës.

Ishte sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës të ASHAK. Aktivitetin shkencor dhe profesional e ka drejtuar në fushën e mikrobio­logjisë dhe të infektologjisë. Lidhur me këtë ka botuar më se 40 punime shkencore dhe profesionale, dy tekste origjinale universitare dhe dy tekste të përkthyera universitare nga gjuha angleze dhe shqipe.

Ishte laureat i Çmimit të Nëntorit të qytetit të Prishtinës dhe i Çmimit të Dhjetorit të KSA të Kosovës.

Vdiq në Amerikë, në dhjetor të vitit 1996.



Bibliografia

I. Punimet:

Imami O., 1969, Fauna crvenih parazita-helminata kod nekih skupina stanovništva Kosova i njezin epidemiološki zna?aj, (tezë e magjistraturës).

Imami O., Ispitivanje prokuženosti toksoplazmom stanovništva Kosova uporednim serološkim i alergijskim reakcijama s posebnim osvrtom na epidemiološke aspekte, (tezë e doktoratës).

Imami O., 1977, Neki novi aspekti antibioterapije, Praxis Medica, v. XIV, nr. 3-4.

Imami O., 1978, HB s antigenima u klini?kom materijalu, dobrovoljnih davalaca krvi i stanovništvu uopšte, Praxis Medica, v. XV, nr. 1-2.

Imami O., 1970, Trbušni tifus i meningealni sindrom, Praxis Medica, v. 23.

Imami O., 1976, Rasprostranjenost rezidualnog titra antitela na Toxoplasmu gondii na podru?ju SAP Kosova utvrdjenog metodom indirektne imunofluorescenije, Praxis Medica, v. XII, 9.

Imami O., 1971, Icterus kod tromese?nog deteta sa kongenitalnim luesom, Praxis Medica, v. II, 21.

Imami O., 1973, Naša iskustva u le?enju bolesnika od meningitisa, Praxis Medica, v. V, 31

Imami O., 1975, Naj?eš?i prouzrokova?i bacilarne dizenterije na podru?ju Prištine kao i njihov odnos prema najpoznatijim antibioticima i kemoterapeuticima, Praxis Medica, v. X, 23.

Imami O., 1977, Antibodies to R. Prowazeki and C. Burneti in the population of Kosovo, Acta Biol. Med. Exp., 2, 93-96.

Imami O., … 1980, Antibodies to C. burneti and R. prowazekii in the population of Kosovo, Acta Biol. Med. Exp., 5, 79-82.

Imami O., … 1980, HBs antigenemia among the patiens ëith hepatitis, among the blood conors and the whole population, Acta Biol. Med. Exp., 5, 79-82.

Imami O., … 1980, Arbovirus Infections in the Region of Kosovska Kamenica (Yugoalavia): Arboviruses in the Mediterranean Countries, Zbl. Bakt, Supp. 9, Gustav Fischer Verlag, Stuttgart, New York.

Imami O., … 1979, Antimikrobna i imunoterapija u infektologiji, Zbornik III Kongresa infektologa Jugoslavije, Ref. 92, 445-449.

Imami O., … 1969, Slu?aj cholangiohepatitis acuta septica uzrokovana S. typhi, Sedamnaesti sastanak infektologa Hrvatske.

Imami O., … 1970, Prikaz epidemije trbušnog tifusa u Ka?aniku (Kosovo), Osamnaesti sastanak infektologa Hrvatske.

Imami O., … 1973, Stafilokokna sepsa kao dijagnosti?ki i terapijski problem, Zbornik radova II Jugoslovenskog simpozijuma o antibijoticima, Zagreb, 1970. godine.

Imami O.,… 1973, Plu?ni nalaz u toku velikog kašlja, Zbornik radova pulmologa Srbije, Beograd, 1973, 103.

Imami O., …. 1978, Prokuženost stanovništva opštine Klina i Suva Reka R. prowazekii i C. burneti, Prvi dani preventive medicine Kosova, Priština 15. i 16. juna 1978. godine.

Imami O., … 1978, Serološka ispitivanja stanovništva Kosova na infeksiju prouzrokovanu Treponema-om pallidum, Prvi dani preventive medicine Kosova, Priština 15. i 16. juna 1978. godine.

Imami O., … 1978, HB s antigenima u nekim grupacijama stanovništva Kosova, Prvi dani preventive Kosova, Priština, 15. i 16. juna 1978. godine.

Imami O., … 1976, Detakcija pozitivnih reaktora naTreponemu pallidum primenom indirektnog FTA testa, Prvi simpozijum lekara opšte medicine Kosova, Brezovica, 1976, 39.

Imami O., … 1976, Au antigenemia kod obolelih od virusnog hepatitisa i dobrovoljnih davalaca krvi na podru?ju SAP Kosovo, Zbornik radova sa Prvog simpozijuma lekara opšte medicine Kosova, Brezovica, 33.

Imami O., … 1983, Zna?aj i mesto crvenih zaraznih bolesti u patologiji stanovništva SAP Kosovo, III Simpozijum Dani preventivne medicine Kosova u Prištini 1983, 15.


…, Imami O., … 1972, Obi?ni oblici variole na Kosovu 1972. godine, Zbornik Jugoslovenskog simpozijum ao varioli, Primošten, 1972, 147.

…, Imami O., … 1972, Terapija velikih boginja na Kosovu 1972. godine, Zbornik Jugoslovenskog simpozijuma o varioli, održanog u Primoštenu 1970. godine, 207.

…, Imami O., … 1977, Antitela za R. prowazekii i C. burneti kod stanovništva Kosova, IV simpozijum “Savremeni problemi virusnih infekcija”, Vrnja?ka Banja, 41.

…, Imami O., … 1977, Arbovirusne infekcije na Kosovu, IV simpozijum “Savremeni problemi virusnih infekcija”, Vrnja?ka Banja, 16.

…, Imami O., … 1978, Arbovirus infections in the region of Kosovska Kamenica (Kosovo) Summaries of poster sessions papers, 6th FEMS symposium “Arboviruses in the Mediterreanean countries”, Supetar Bra? 1978, 18.

…, Imami O., … 1979, Purulentni meningitis u periodu 1967-1977 god., - Prikaz 583 slu?ajeva, Zbornik III Kongresa infektologa Jugoslavije, Ref. 95, 459-462.

…, Imami O., … 1982, Rabies in Kosovo, European Congress of Infectologists Stockholm.

…, Imami O., … 1983, Epidemiološke i etiološke karakteristike virusnog hepatitisa na podru?ju SAP Kosovo, III Simpozijum, Dani preventivne medicine Kosova u Prištini, 1983, 67.

…, Imami O., … 1983, HB s antigenemia kod pacijenata na dijalizi, III Simpozium, Dani preventivne medicine Kosova u Prištini, 1983, 83.

…, Imami O., … 1983, Intrahospitalne infekcije na novorodjena?kom odeljenju Ginekološko Akušerske klinike, III Simpozijum, Dani preventivne medicine Kosova u Prištini, 1983, 96.

…, Imami O., … 1983, Kretanje crvenih zaraza u SAP Kosovo i snabdevanje vodom za pi?e za vremenski period 1971-1980. godine, III Simpozijum, Dani preventivne medicine Kosova, Priština 1983. g. 21.

…, Imami O., … 1983, Naj?eš?i prouzrokova?i bacilarne dizenterije na podru?ju Opštine za period 1976-1982, III Simpozijum, Dani preventivne medicine Kosova, Priština 1983, 28.

…, Imami O., … 1983, Salmoneloze na podru?ju Prištine, III Simpozijum, Dani preventivne medicine Kosova u Prištini, 1983, 33.

…, Imami O., … 1983, Trbušni tifus u SAP Kosovo u periodu 1973-1982. godine, III Simpozijum Dani Preventivne Medicine Kosova, 9.

…, Imami O., lll 1972, Klini?ki prikaz epidemije velikih boginja na Kosovu, Zbor­nik. Jugoslovenskog simpozijuma o varioli održanog u Primoštenu 1972. godine, 102.


Tekstet origjinale:

Mikrobiologjia dhe parazitologjia medicinale, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSAK, Prishtinë, 1977.

Sëmundjet akute infektive, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSAK, Prishtinë, 1977.

Imunologjia, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSAK, Prishtinë, 1977.

Imunoprofilaksa, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSAK, Prishtinë, 1980.


Përkthimet nga gjuha angleze në gjuhën shqipe:

Jawetz, E., Melnick, J.L., Adelberg, E.A., Vështrim mbi mikrobiologjinë medicinale (Review of medical microbiology, 12th edition), Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSAK, Prishtinë, 1979.

Wistricich, G.A., Lexhtman, M.D., Praktikumi eksperimental nga mikrobiologjia (Laboratory exercises in microbiology, third edition), Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSAK, Prishtinë, 1979.

Dedushaj, O. Imami: Vdekshmëria e foshnjave nga sëmundjet akute infektive në KSA të Kosovës gjatë periudhës 1961-1981, Ditët e mjekësisë preventive të Kosovës, Banjë e Pejës, maj 1985.

Flori Bruqi

MUSA A. Haxhiu(15 mars 1939-17 09.2007)


Musa  a.Haxhiu u lind me 15 mars 1939 në Pejë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd më 1963. Gjatë viteve 1964/67 punoi në Spitalin për mjekim të tuberkulozit “Ali  Kelmendi” në Pejë.


Specializoi në Beograd në lëmin Sëmundjet të mushkërive në vitin 1968. Studimet pasdiplomike në lëmin e Kardiologjisë i përfundoi në Beograd më 1971.


Në vitin 1973 në Universitetin e Zagrebit e mbrojti tezën e doktoratës dhe promovohet Doktor i Shkencave të Mjekësisë.


Po këtë vit Dr. Musa A.  Haxhiu vazhdoi edhe 6 muaj specializimin dhe studimet plotësuese në Postgraduate Medical School në Londër, Britani e Madhe.


Gjatë viteve 1973/75 emërohet Dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë dhe kjo periudhë ishte periudha më e ndritur e këtij Fakulteti.


Prof.dr M. Haxhiu bëhet emër i njohur i shkencave mjekësore, prandaj gjatë viteve 1975/76 qëndroi në Pennsylvania University, Philadelphia, SHBA.


Në vitin 1978 ftohet në një Qendër tjetër të fuqishme shkencore në Silikose-Forschungsinstitut der Bergau-Berufs-genossenschaft, Bochum, RF. e Gjermanisë.


Në vitin 1977 emërohet Profesor inordinar i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë për lëndën Fiziologjia Patologjike.


Në vitin 1979, bazuar në të arriturat profesionale dhe shkencore zgjedhet anëtar me korrespondencë i ASHA të Kosovës.


Periudhën 1978/79 emërohet Kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Fiziologëve të ish-Jugosllavisë, Anëtar i disa asociacioneve profesionale dhe shkencore në vend dhe jasht vendit.


Në vitin 1980, Akademik M. Haxhiu sërish qëndroi në Institutin Silikose Forschungsinstitut der Bergau-Berufs-genossenschaft, Bochum – Gjermani. Në vitin 1982 ftohet në Case Western Reserve Universiry, Cleveland, Ohio, USA.


Në vitin 1983 emërohet Profesor ordinar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Në vitin 1990 Zgjedhet Kryetar i ASHA – s të Kosovës.


Gjatë këtyre viteve, Prof.dr Musa Haxhiu formoi Institutin e Fiziologjisë Patologjike.


Në këtë Institut për herë të parë filluan punën eksperimentale kirurgët, gastroenterologët dhe specialistët e degëve tjera të Mjekësisë Interne.


Prof.dr Musa Haxhiu dha kontribut të çmuar në zhvillimin e kuadrit akademik të lëmive biomjekësore. Për një periudhë të shkurtër u ngritën pedagogë dhe profesionist që bënë emër në shkencat mjekësore në Kosovë dhe jashtë saj.


Të mos harrojmë edhe një fakt tjetër që mendoj se ka peshë të madhe historike.


Pas demostratave antikomuniste të vitit 1981 në Kosovë, kur fillon ndjekja e ”shtrigave” nga pushteti serb, në luftë kundër inteligjencës shqiptare të Kosovës, në diferencimin ideopolitik në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve, Akademik Musa Haxhiu me guximin e Intelektualit të kalibrit më të lartë, kundershtoi njëmendësinë moniste.


Prej vitit 1990 Prof. Haxhiu jetoi dhe veproi në Ohajo të SHBA – ve, por pa u ndarë asnjëherë nga Kosova dhe përkrahja e shkencëtarëve të rinjë, të cilëve iu mundësoi përfundimin e tezave të Doktoraturave në Amerikë.


Akademik  Prof.Dr. Musa  A. Haxhiu pa dyshim është ekperti më i cituar në literaturën shkencore botërore jo vetëm ndër mjekët shqiptar por edhe atyre Europian.


Ka botuar disa tekste Universitare dhe mbi 400 punime, kumtesa dhe ligjërime shkencore në të gjitha revistat me renome botërore.


Kontributi shkencor dhe profesional i Akademik Musa Haxhiut i bënë nder kombit tonë dhe humanizmit në tërësi.



Më datën 17 09.2007  në Ohio të Amerikës, pushoi së rrahuri zemra e të ndriturit, shkencëtarit, fisnikut dhe atdhetarit të devotshëm Akademik Prof. dr. Musa A. Haxhiu.


Akademik Profesor Dr.Musa  A. Haxhiu kishte një vizion të largët dhe vazhdimisht thoshte: "Ti çojmë njerëzit jashtë!", duke e konsideruar se edukimi i kuadrove është investimi më i mirë për shoqërinë.

Me akademik Musa A.Haxhiun  u takova  si student ne vitin 1973 lenden ku ai na ligjëronte "patologjinë fiziologjike " Na impresiononte me qëndrimin e tij intelektual dhe me përkushtimin ndaj detyrës qe kishte edukimin e studenteve te Fakultetit te Mjekësisë ne Prishtine. Në ato vite entuziazmi i studentëve dhe pedagogëve ishte i pashoq. Mësimet ne lenden e tij fillonin në orën 7 e në kohen e dimrit ende ishte terr por askush nuk vonohej sepse ai kishte vënë rend.

Ishte shume i ri kur u emërua në detyrën e Dekanit të  Fakultetit të Mjekësisë. 

Gjate atyre viteve u gjallërua jo vetëm mësimi por dhe ndërtimi i objekteve  spitalore dhe mësimore ne rrethin e FM-se. E kam ne kujtese kujdesin e tij për studentet dhe nevojat e popullit për mjekë.

 Nga lakmia studentore u organizua një udhëtim shëtitje ne Bashkimin Sovjetik të atëhershëm. Si Dekan ai urdhëroi qe studentet te udhëtonin me aeroplan ne se paku dy grupe, sepse ne rast fatkeqësie një gjenerate studentësh te ishte humbje e madhe për Kosovën. Me vone mua me ra te përcaktohem për lenden qe ai e udhëhiqte dhe prej bashkëpunëtoreve te tij unë pothuaj se kalova me se shumti kohe me te ne vend dhe ne bote. Ai kishte një vizion të largët dhe vazhdimisht thoshte: 'Ti çojmë njerëzit jashtë duke e konsideruar se edukimi i kuadrove jashtë është investimi me i mire për shoqërinë. Kështu edhe vepronte, sepse kishte krijuar lidhje te forta me institucione përtej oqeanit si dhe ne vendet e Evropës. Profesor Musai nuk ishte njeri i bojkoteve dhe grevave, por në momente kyçe tregonte se nuk trembej as prej pushtetit dhe as prej kundërshtarit. Kur ne një mbledhje arsimtaret e palës tjetër ankoheshin se “po u duhet nga profesori i fakultetit te shkojnë e te punojnë ne spitale periferike te Beogradit", profesor Musai tha: "Ai profesor i cili nuk mund t'i siguroje vetes pozitë brenda a jashtë vendit nuk është profesor”! Ne kohen e diskursit nacionalist serb kur filluan përzëniet nga vendet e punës ai iu drejtua publikisht kryetarit te Kuvendit të atëhershëm jugosllav gjë që pati jehonë përtej kufijve.

Akademik Profesor Dr. Musa Haxhiu  ka pasur, siç thuhet, "ore”. Shpeshherë njerëzit qe nuk pajoheshin me te mund edhe ta përfolnin por mjaftonte te dëgjohej se profesor Musai do te shfaqet se shpejti dhe gjithçka prante sikur mos te kishte asnjë kundërshtim. 

Nga goja e tij kurrë nuk e dëgjoje ndonjë fjale të pamire për këdo qofte -.ves për te cilin ja kisha lakmi.

Pesëmbëdhjete vitet e fundit nuk ishin te lehta për askënd, sidomos për ata qe bene mund te Sizifit për te ruajtur vazhdimësinë e edukimit superior ne Kosove.

Ai vazhdonte te punonte sikur te mos ndodhte asgjë, sepse kishte shume besim ne fitoren e se mirës. 

Profesor Musai gjithmonë ndiqte një qellim: sjelljen e njerëzve për edukim ne institucionet ku na punonim. Kjo nuk ishte e lehte as nga aspekti material, as edhe administrativ, kur bashkëvendësit tanë nuk kishin as mjete materiale e as identitet shtetëror.

Profesor Musa A.Haxhiu  kishte një shpirt të shkencëtarit. Një mjek i famshëm rus A. Çekov ka thëne: “Mjekësia është gruaja ime e ligjshme, literatura është dashnorja ime!" Për profesor Musa A.Haxhiun shkenca ishte me shume se ato - ishte jete.

Ne laborator vinte herët dhe largohej vonë. Meqë e parkonte makinën në të njëjtin vend fitohej përshtypja se makina nuk ka lëvizur me muaj nga ai vend. Ndonjëherë edhe mahitesha duke i thëne se hajnat mund te mendojnë se makina pa të zone dhe mund të vjedhin.

Tashti e kuptoj se sa të drejt kishte kur gjithnjë përmendët se koha kalon shpejt. Tridhjetë e pesë vjet nuk mjaftuan të mësoj të gjitha prej gjenialiteti të tij. Gjatë eksperimenteve që bënim rezultatet e mira e shpinin pothuaj në ekstazë, ndërsa ato të papëlqyera e bënin më të vendosur për ta ndjekur hipotezën. Prania e tij hetohej jo vetëm në laborator por në tërë ndërtesën. Gjithmonë ishte burim i sigurt i informatave shkencore. Kurrë nuk ngurronte te ndante dijen dhe t'u jepte kuraje kërkuesve te rinj ne sfidat shkencore. Ai nuk kishte nevoje për regjistrime a shënime për eksperimentet te cilat ndoshta ishin bere para shume viteve. Shpesh turpërohesha duke mos mbajtur në mend rezultatet e eksperimenteve te mia, ndërsa ai i nxirrte ato me lehtësi nga kujtesa e tij e shkëlqyer.

Ne Case Western University mbajti pozitën e profesorit në katër institute. Për aftësitë shkencore dhe organizative ai qe angazhuar nga Howard University në Washington DC ku i vuri themelet dhe ngriti në këmbe një laborator te neurofiziologjise moderne.. Ne kohen kur mbylleshin shume laboratorë nga mos fi­nancimi ai u mbajt i forte vetëm me pune qe është edhe një dëshmi për zotësinë e tij. Ka qene anëtar Këshillit recensues i tri revistave më me zë te Shoqatës Amerikane të Fiziologjisë the te Neurofiziologjise, ndërsa ishte anëtar i shume shoqatave siç janë: American Association for the Advancement of Science, American Physiological Society, International Brain research Organisation, Society for neuroscience, New York Academy of Sciences, pa i përmendur anëtarësinë dhe pozitat ne Akademinë tone. Vështirësitë bënin më këmbëngulës dhe me te determinuar për te arritur qëllimin. Përballe te gjitha angazhimeve ai ishte pedant ne zyrë, ne laborator dhe ne publik, duke i kushtuar kujdes te veçante veshjes dhe dukjes fizike.

Gjate qëndrimit tij ne spital pothuaj çdo dite i diskutonim projektet aktive dhe bënim plane për projekte te tjera. Në asnjë moment ai nuk tregoi pesimizëm, frike ose dorëzim përballe sëmundjes. Fati deshi të qëlloja pranë shtratit ne momentin e kalimit tij në kujtesë.



Në ballin para laboratorit të tij kohë u zbulua një pllakë me portretin e tij ku shkruhet:


Musa A. Haxhiu , MD, PhD,

Në përkujtim. Shkencëtar, mësues dhe mik.

Dashuria e tij për shkencën dhe shpirti kërkues jetojnë në ata që ai i la pas:



Ndërsa ne gurin e varrit tij janë skalitur vargje nga poezia "Road not taken" e Robert Frost:



I shall be telling this with a sigh.

Somewhere ages and ages hence:

Two roads diverged in a wood, and ­I –

I took the one less traveled by.

And that has made all the difference.



Qe ne përkthim (jopoetik) do te tingëllojë disi kështu:'

Me ofshame kam për të thënë

Vite e vite më vonë diku:

Në pyll ndaheshin dy udhë, e unë –

Unë e mora atë më pak të shkelur, dhe ajo bëri të gjithë këtë punë.

Shkruar nga:

Ismail Dreshaj, Calse Western Univrsity & Univrsity Hospital Cleveland, Ohio.

Prof. Dr. Ismail Dreshaj – jeton pandërprerë në SHBA prej pas viteve 1990. Ismaili pa as një dilemë ka qenë njëri ndër studentet më të mirë në historikun e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Ka magjistruar dhe Doktotuar në vendlindje dhe ishte emëruar Docent i FMP, për lëndën e Fispatologjisë. Largohet me dhunë nga puna nga pushteti serb në vitin 1990, për shkaqe politike dhe etnike dhe detyrohet si ekspert i ndier të largohet për SHBA (OHIO) ku punoi me Prof. dr. Musa Haxhiun deri në vdekjen e Akademikut të çmuar. Tani jeton dhe punon në SHBA. (Vr. Autorit)




Xhavit LASHI(1947-)

Rezultati i imazhit për xhavit lashi"


U lind në vitin 1947, në Matranxh, Bushtricë, Kukës.

Ka kryer me rezultate të shkëlqyera shkollën e mesme pedagogjike në Peshkopi (1962-1966) dhe Universitetin e Tiranës, degën Gjuhë-Letërsi, ku u diplomua si mësues për shkollat 7-8 vjeçare dhe të mesme.

Në vitin 1975, mbaroi edhe kursin e lartë të filozofisë.

Ka punuar si mësues dhe drejtor shkolle në Bush-tricë e Kalis, Sekretar I i Rinisë së Punës së Shqipërisë për rrethin e Kukësit (1974-1975), sekretar i Komitetit të Partisë së rrethit të Kukësit (1975-1982).

Pasi u largua nga detyra e sekretarit të Komitetit të Partisë së Kukësit, u emërua mësues në shkollën e Pobregut, ku shërbeu për 3 vite.

Pastaj, u emërua dhe kreu detyrën e drejtorit të ndërmarrjes shtetërore të Riparim –Shërbimeve.

Pas vitit 1992, u transferua familjarisht për banim në qytetin e Tiranës.

Nga viti 2005 deri në vitin 2015, ka kryer detyrën e përgjegjësit të Infrastrukturës dhe të anëtarit të këshillit bashkiak të njësisë administrative nr.2, në Tiranë.

Në vitin 1980, është dekoruar me Medaljen e Punës.

Me vendimin nr.53, datë 28.6.1990, të Komitetit Ekzekutiv K.P. të rrethit të Kukësit, u propozua për dekorim dhe u dekorua me Urdhrin e Punës të kl.II, me motiva-cionin: “ Për merita të veçanta drejtimi dhe organizimi të ndërmarrjes së drejton në realizimin e të gjitha detyrave. Për kryerjen në mënyrë shembullore të shërbimeve dhe krijimin e mjedisit të kulturuar, duke fituar respekt nga punonjësit dhe masa e qytetarëve.”

Është ndër themeluesit e shoqatave atdhetare-kulturore “Luma” dhe “Kalisi”

Për punën, sjelljen, olekuencën, ekzigjencën dhe qëndrimin e tij, gëzon respekt e konsideratë të veçantë në komunitetin e kukësianëve e më gjerë.

Vitet e fundit u është kushtuar studimeve historike për Kukësin, të cilat i kurorëzoi me botimin e librit të tij të parë me titull “Qarku i Kukësit në rrjedhën historike” (Qershor 2017), një libër shkencor dhe voluminoz.

Në vitin 2018, u anëtarësua në Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave









Alban Fatos Daci (1984-)

Alban Daci.jpg
Dott. Mag. Alban  Fatos Daci  lindi në Zall-Kalis të Sllovës, në rrethit të Dibrës, më 12 qershor 1984. Shkollën e mesme të arsimit të përgjithshëm e kreu te “Arben Broci”, në Tiranë.

Në vitin 2008, ka kryer Laurea Triennale për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomatike në Universita degli Studi di Genova në Itali.

Në vitin 2010, ka kryer me cum laude (me yll) Laurea Magistrale për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomatike po në Universita degli Studi di Genova.

Është gazetar për çështjet e Rajonit dhe të Diplomacisë, politolog, studiues, kryetar i organizatës shqiptare “Nuova Generazione Albanese”, godëill ambasador i Komitetit Ndërkombëtar “Kolombo” për Republikën e Shqipërisë, anëtar i Lëvizjes Federaliste Europiane (Seksioni i Genovës), Sekretar për arsimin i Aleancës Kuqezi dhe ka marrë pjesë në shumë evenimente e konferenca shkencore të organizuara nga kjo lëvizje.

Ka bashkëpunuar me organet kryesore të shtypit të shkruar në vend, si: “Koha Jonë”, “Shekulli”,“Ndryshe”, “RD”, “Tirana Observer”, “Nacional, Lajm”, “Nënë Shqipëria”, “Tema”, “Lajm”, “Telegraf”, “Integrimi”, “Dibra”, gazeta e “Shqiptarëve në Britani”, “Standard”, “Ballkan”, “Albania”, “Balli i Kombit”, “Bota Sot”, “Sot”, il giornale “La Gazzetta di Monferrato”, “Sicilia Millennium”, “Metropol”, “Dire Online” (Revista e Departamentit Europian të Kërkimeve në Università degli Studi di Genova), “Kuvendi” (Revista e përmuajshme, që botohet në Miçigan të USA nga shqiptarët që jetojnë prej vitesh atje), Agjencia Kombëtare e Lajmeve (ëëë.noa.al) dhe në shumë faqe të tjera, si dhe në mjaft mail-lista shqiptare dhe në emisione të rëndësishme televizive në stacione të ndryshme shqiptare.

Deri tani ka botuar tri libra të fushës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare e Diplomacisë, si: “Europa dhe shqiptarët” (prill, 2011), “Europa në marrëdhëniet ndërkombëtare” (shtator, 2011) dhe “Kuq e Zi” (nëntor 2012).

Ka botuar gazetën “Arbëria” në Itali.

Ishte sekretar për Arsimin në Aleancën Kuqe Zi dhe nënkryetar i PDKSH.

Në vitin 2017, është anëtarësuar në Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave.



Europa dhe shqiptarët.jpg


Europa dhe shqiptarët libër me Autor Alban Daci. Shtëpia botuese "Julvin 2", Tiranë, 2011. Faqet e librit 200.

Libri është i ndarë në katër kapituj, të cilët kanë një lidhje historike dhe simbiotike mes tyre: Kapitulli i parë "Europa e Bashkuar", trajton në linja të përgjithshme Bashkimin Europian. Në këtë kapitull janë trajtuar çështje të rëndësishme të Bashkimit Europian si: Historiku, dobishmëria, zgjerimi, e tashmja dhe ardhmja. Në kapitullin e dytë "Europa dhe shqiptarët", i cili është edhe titull kryesor i librit, jam përpjekur të shpjegoj: Çfarë është Europa për shqiptarët? Bashkimi Europian për shqiptarët nënkupton më shumë siguri, më shumë prosperitet dhe stabilitet ekonomik, më shumë demokraci dhe liri, zgjedhje të lira, dinjitet të merituar për shqiptarët, kudo që ndodhen. Gjithashtu, në këtë kapitull kam trajtuar çështjen e Bashkimit Kombëtar. Mendoj, se ky bashkim, duhet të bëhet përmes formës federative, por jo nga një federate e krijuar me në krye shtetin aktual shqiptar, por në perspektivën e Bashkimit Europian ("Federatës Europiane"). Pa trajtuar në këtë kapitull nuk kam lënë edhe emigracionin shqiptarë në Itali. Zgjodha emigracionin shqiptar në Itali, sepse ketë eksperiencë e kam përjetuar vetë, në formën e një studenti emigrant, kur për rreth pesë vjet kam jetuar në qytetin e Gjenovës në Itali, ku kam kryer studimet universitari dhe pasuniversitare. Futa çështjen e emigracioni shqiptar në kapitullin "Europa dhe shqiptarët", sepse ishin pikërisht emigrantët ata të cilët që në fillim të viteve ’90 e kanë jetuar realisht dhe jo virtualisht Europën e Bashkuar. Në këtë kapitull në një hapësirë të veçantë kam trajtuar "Çështjen e Maqedonisë", e cila mendoj se është një çështje mjaft komplekse dhe nëse nuk gjen një zgjidhje imediate në nivel ndërkombëtar mund të ketë pasoja destabilizuese për rajonin e Ballkanit dhe ndoshta edhe më gjerë. Kapitulli i tretë titullohet "Europa Federaliste". Gjatë kohës së studimeve universitare dhe pas universitare në Genova të Italisë, u njoha me literaturën federaliste dhe me lëvizjet federaliste europiane. Nga kjo literaturë, për shkak të ngjarjeve të kaluara si: luftërat etnike dhe fetare në Ballkan dhe dy luftërat botërore të fillim shekullit të XX-të, kuptova dhe u binda se e keqja me e madhe e Kontinentit Europian është shteti nacional. Falë ideve dhe Lëvizjes Europiane Federaliste, Europa e Bashkuar nga një utopi që ishte u kthye në një projekt konkret politik i cili gjatë gjithë kohës është në lëvizje dhe zhvillim. Pra, në këtë kapitull kam trajtuar pikërisht ideologjinë federaliste të përfaqësuar në Europë nga Lëvizja Federaliste Europiane. Kapitulli i katërt dhe i fundit titullohet "Demokracia dhe Shqipëria". Një vend nuk bëhet demokratik brenda limiteve të caktuara kohore, nëse ka pasur një të kaluar totalitare, vetëm se ka aplikuar institucione, teori dhe rregulla demokratike. Një vend është demokratik nëse ka krijuar edhe një kulturë demokratike. Shqiptarët kanë pasur një të kaluar totalitare, në këto njëzet vite tranzicion janë përpjekur të krijojnë norma dhe institucione demokratike, por akoma nuk kanë krijuar një kulturë politike (e kam fjalën sidomos për elitën politike). Prandaj, lindja pyetja nëse Shqipëria është demokratike apo jo? Përgjigja gjendet në brendësi të këtij kapitulli.

Europa në Marrëdhëniet Ndërkombëtare.jpg

Europa në Marrëdhëniet Ndërkombëtare Autori: Alban Daci. Viti i botimit 2011.

"Europa në Marrëdhëniet Ndërkombëtare" është një rrëfim i historisë së politikës ndërkombëtare europiane, i pasuruar në çdo moment me qëndrimin e autorit, i cili na përfshin në horizontin e tij të mendimit gjeopolitik për të analizuar disa nga etapat më të rëndësishme për formësimin e Europës së sotme.

Flori Bruqi

Përparim TOMÇINI(1955-)


Përparim TOMÇINI,është lindur në vitin 1955, në Peshkopi. Ka mbaruar Akademinë e Arteve, Dega Kompozicion me rezultate të shkëlqyera (1975-1979).



Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dekoroi tre këngëtarë të muzikës popullore( Arif Vladin, Nikollë Nikprelajn dhe Përparim Tomçinin)

Që nga vitit 1979 e në vazhdim, ishte përgjegjës i Muzikës në Shtëpinë e Kulturës (Qendrën Kulturore) “Haki Stërmilli” në Peshkopi dhe pastaj në bashkinë e Kamzës.

Ndërkohë, ka punuar edhe në profesion të lirë si kompozitor i talent dhe ka patur sukses.


Rezultati i imazhit për Përparim TOMÇINI"


Krijimtarinë muzikore e ka filluar që kur ishte student.
Në vitin 1979, në konkursin me krijimtarinë e studentëve të Akademisë së Arteve, fitoi çmimin e parë me rapsodinë vokale për Isa Buletinin, me të cilën mori çmimin e dytë edhe në Koncertet e Majit të atij viti, ndërsa në vitin 1984, fitoi Çmimin e Parë në konkursin kombëtar të krijimtarisë artistike për gjinitë e mëdha me rapsodinë vokale “Rrënjët në gjak i ka liria”.

Në vitin 1989, në konkursin e krijimtarisë artistike, mori Çmim të Dytë me një poemë simfonike. Është autor i përpunimeve muzikore në mënyrë mjeshtërore të “Këngës së Rexhës”, “Pjergullo, moj pjergullo”, “”Po vjen zogu për rreth livadhit”, “Po këndojnë pushkët nëpër kulla”, “Sefë Kosharja i pari i fisit”, “O, prite Azem Galicën” etj., këngë të cilat janë interpretuar me nivel të lartë artistik nga Liri Rasha, Sajhe Poleshi, Qerim Sula, Arif Vladi etj.

Ka një krijimtari shumë të suksesshme muzikore dhe është autor i mbi 400 kompozimeve dhe përpunimeve të këngëve e melodive.

Për shumë vite ka qenë udhëheqës artistik i ansambleve të Dibrës në dy festivale folklorike të Gjirokastrës, në turnet e vitit 1992 e 1995, në Turqi, në Festivalin e Klasës Punëtore në Durrës në vitin 1984 e në Tiranë më 1989, në Festivalin Folklorik të Beratit më 1995.

Ka drejtuar tri ansamble artistike dhe një ansambël folklorik në Dibër të Madhe me Shoqërinë Kulturore Artistike “Haki Stërmilli”, dy ansamble artistike në Strugë me SHKA “Shpresa e Veleshtës”, një ansambël artistik në Tetovë të SHKA “Xheladin Zeqiri”.

Ka realizuar 6-7 premiera ansamblesh në Televizionin Shqiptar me ansamblin “Dibra” e dhjetëra festivale të këngës dibrane.

Është ndër organizatorët kryesorë dhe udhëheqës artistik i të gjithë festivaleve të “Odës Dibrane”, në periudhën 1994-2005, në qytetin e Peshkopisë, veprimtari kjo që ka marrë pamjen e përmasat e veprimtarive të mëdha kulturore kombëtare.

Ka nxjerrë shumë kaseta muzikore të disa këngëtarëve.
Nga Bashkia e Dibrës (Peshkopi) është shpallur “Nderi i Kulturës Dibrane”, ndërsa nga presindenti i Kosovës, z.Hashim Thaçi është dekoruar me motivacionin: ”Për kontribut të madh për lirinë, për kontributin e madh në muzikë dhe art barazinë dhe pavarësinë e Kosovës. Këngët e tij kanë qenë frymëzim dhe motivim për shumë gjenerata, që u angazhuan për liri, barazi dhe pavarësi”.”


Arif VLADI(1956-)



Arif Vladi   është një talent i rrallë i këngës, me një popullaritet aq të madh në Shqipëri, Diasporë dhe në shumë vendet të tjera.
U lind në Lurë (3 shtator 1956).

Ka kryer Liceun Artistik dhe Akademinë e Arteve -Dega Kanto (1980).

Në skenë, për herë të parë është ngjitur kur ishte nxënës në klasën e gjashtë, në festivalet e zonës, dhe pastaj ka marrë pjesë, pa shkëputje, në të gjithë festivalet folklorike të zonës e të Rrethit.

Kënga e pare, që ka kënduar është “Fshati dhe qyteti”. Këtë këngë e interpretoi dhe në Festivalin Kombëtar të Fëmijëve në Tiranë, këngë që u përzgjodh nga juria për t’u kënduar prej tij edhe në koncertin me numra të zgjedhur të natës së fundit të festivalit.

Pas mbarimit të Akademisë së Arteve dy vjet ka punuar si këngëtar në Ansamblin Shtetëror të Këngëve e të Valleve dhe pastaj me Estradën e qytetit të Peshkopisë (deri në 1989), nga ku merrte pjesë në të gjithë veprimtaritë kulturore të Ansamblit Shtetëror.

Pas vitit 1990, ka punuar në profesion të lirë si këngëtar.

Kënga e parë që ka kënduar në publik është “Djemtë e Lumës, hiç s’kanë dert”. Pastaj repertori i tij u zgjerua aq shumë, sa edhe fama e tij, që u përhap ankand trojeve shqiptare.

Me shumë sukses ka kënduar këngët: “ O prite Azem Galicën”, “Hajredin Pasha”, “Jakup Ferri me bajrak”, “ Sefë Kosharja, i pari i fisit”, “Jam Kosova e shqiptarisë”, “Marshi i UÇK-së”, etj.
Ka marrë pjesë në shumë turne ndërkombëtare, në përbërje të Ansamblit Shtetëror të Këngëve e Valleve, ku këngët e tij ishin “mjalti” i repertorit, si në Francë (1980), Zvicër (1981), Gjermani Perëndimore (83), Algjeri-Tunizi (1984), Itali-Austri (85), Egjipt (89) etj.

Ka realizuar disa albume muzikore: “Arif Vladi këndon”, “Kënga ime për shqiptarët”, “Unë dhe këngët e mia”, “Jam Kosova e shqiptarisë”, “Marshi i UÇK-së” etj.

Nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë është nderuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, ndërsa nga presindenti i Kosovës, z.Hashim Thaçi, është dekoruar me motivacionin: ”Për kontribut të madh për lirinë, për kontributin e madh në muzikë dhe art barazinë dhe pavarësinë e Kosovës. 

Këngët e tij kanë qenë frymëzim dhe motivim për shumë gjenerata, që u angazhuan për liri, barazi dhe pavarësi”.”..

Hysen KOSOVRASTI(1943-)


Rezultati i imazhit për hysen kosovrasti"

Hysen KOSOVRASTI, lindi  në Dibër të Madhe, në vitin 1943.

Shkollimin fillor dhe të mesëm i mbaroi në vendlindje.

Shkollën e Lartë Pedagogjike, degën Gjuhë-Letërsi Shqipe e kreu në Shkup, ndërsa Fakultetin Filozofik, Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë.

Ka punuar, gjersa doli në pension, si arsimtar, drejtor shkolle dhe në ministrinë e Arsimit në Dibër. 

Me shkrime merret që në moshë rinore. Ka botuar punime të ndryshme, gati, në të gjitha gazetat e revistat e kohës, si në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri.

Në bashkautorësi me shkrimtarin Halit Basha, ka botuar librin-monografi “Dhjetë vjet të E.K.F në Dibër” dhe me Dr. Lutfi Turkeshin skenarin e dokumentarit televiziv “Pesha e fjalës më e rëndë se pesha e maleve”. “Të fala nga Amerika” është libri i tij i parë i botuar në 2005.

Librin “Mesazhe nga Amerika” e botoi në vitin 2010. Në këtë libër trajtohet jeta e mërgimtarëve shqiptarë me dhimbjet për rrugën që e morën, sidomos të rinjtë, për të filluar një jetë që as nuk u kishte shkuar ndër mend ndonjë herë, por ishin të detyruar nga shkaqet politike e më vonë edhe ato ekonomike.

Është marrë edhe me gazetari e publicistikë.

Është dalluar sidomos për reportazhet e tij, që i ka botuar në gazetën “Flaka”, “Rilindja”, “Shkëndia”, ”RD”, “Dibra”,
”Fakti” etj.

Ka fituar çmimin e dytë për reportazhe në gazetën “Dibra”.
Ka qenë bashkëpunëtor i Institutit të Folklorit në Shkup dhe Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Eshtë anëtar i Akademisë Amerikano-Shqiptare të Shkencave dhe Arteve në SHBA, me seli në Nju Jork. Dy herë ka marrë certifikata si bashkëpunëtor i ASHASHA.Banon në Dibër të Madhe dhe SHBA.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...