Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/17

Hysen KOSOVRASTI(1943-)


Rezultati i imazhit për hysen kosovrasti"

Hysen KOSOVRASTI, lindi  në Dibër të Madhe, në vitin 1943.

Shkollimin fillor dhe të mesëm i mbaroi në vendlindje.

Shkollën e Lartë Pedagogjike, degën Gjuhë-Letërsi Shqipe e kreu në Shkup, ndërsa Fakultetin Filozofik, Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë.

Ka punuar, gjersa doli në pension, si arsimtar, drejtor shkolle dhe në ministrinë e Arsimit në Dibër. 

Me shkrime merret që në moshë rinore. Ka botuar punime të ndryshme, gati, në të gjitha gazetat e revistat e kohës, si në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri.

Në bashkautorësi me shkrimtarin Halit Basha, ka botuar librin-monografi “Dhjetë vjet të E.K.F në Dibër” dhe me Dr. Lutfi Turkeshin skenarin e dokumentarit televiziv “Pesha e fjalës më e rëndë se pesha e maleve”. “Të fala nga Amerika” është libri i tij i parë i botuar në 2005.

Librin “Mesazhe nga Amerika” e botoi në vitin 2010. Në këtë libër trajtohet jeta e mërgimtarëve shqiptarë me dhimbjet për rrugën që e morën, sidomos të rinjtë, për të filluar një jetë që as nuk u kishte shkuar ndër mend ndonjë herë, por ishin të detyruar nga shkaqet politike e më vonë edhe ato ekonomike.

Është marrë edhe me gazetari e publicistikë.

Është dalluar sidomos për reportazhet e tij, që i ka botuar në gazetën “Flaka”, “Rilindja”, “Shkëndia”, ”RD”, “Dibra”,
”Fakti” etj.

Ka fituar çmimin e dytë për reportazhe në gazetën “Dibra”.
Ka qenë bashkëpunëtor i Institutit të Folklorit në Shkup dhe Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Eshtë anëtar i Akademisë Amerikano-Shqiptare të Shkencave dhe Arteve në SHBA, me seli në Nju Jork. Dy herë ka marrë certifikata si bashkëpunëtor i ASHASHA.Banon në Dibër të Madhe dhe SHBA.

No comments:

Post a Comment

Pse Albin Kurti nuk mund të bëhet kryeministër?

                                  Shkruan: Milaim Sylejmani   Pse Albin Kurti nuk mundi të krijojë një qeveri?!  Arroganca, përçarja dhe kos...