Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/17

Arif VLADI(1956-)



Arif Vladi   është një talent i rrallë i këngës, me një popullaritet aq të madh në Shqipëri, Diasporë dhe në shumë vendet të tjera.
U lind në Lurë (3 shtator 1956).

Ka kryer Liceun Artistik dhe Akademinë e Arteve -Dega Kanto (1980).

Në skenë, për herë të parë është ngjitur kur ishte nxënës në klasën e gjashtë, në festivalet e zonës, dhe pastaj ka marrë pjesë, pa shkëputje, në të gjithë festivalet folklorike të zonës e të Rrethit.

Kënga e pare, që ka kënduar është “Fshati dhe qyteti”. Këtë këngë e interpretoi dhe në Festivalin Kombëtar të Fëmijëve në Tiranë, këngë që u përzgjodh nga juria për t’u kënduar prej tij edhe në koncertin me numra të zgjedhur të natës së fundit të festivalit.

Pas mbarimit të Akademisë së Arteve dy vjet ka punuar si këngëtar në Ansamblin Shtetëror të Këngëve e të Valleve dhe pastaj me Estradën e qytetit të Peshkopisë (deri në 1989), nga ku merrte pjesë në të gjithë veprimtaritë kulturore të Ansamblit Shtetëror.

Pas vitit 1990, ka punuar në profesion të lirë si këngëtar.

Kënga e parë që ka kënduar në publik është “Djemtë e Lumës, hiç s’kanë dert”. Pastaj repertori i tij u zgjerua aq shumë, sa edhe fama e tij, që u përhap ankand trojeve shqiptare.

Me shumë sukses ka kënduar këngët: “ O prite Azem Galicën”, “Hajredin Pasha”, “Jakup Ferri me bajrak”, “ Sefë Kosharja, i pari i fisit”, “Jam Kosova e shqiptarisë”, “Marshi i UÇK-së”, etj.
Ka marrë pjesë në shumë turne ndërkombëtare, në përbërje të Ansamblit Shtetëror të Këngëve e Valleve, ku këngët e tij ishin “mjalti” i repertorit, si në Francë (1980), Zvicër (1981), Gjermani Perëndimore (83), Algjeri-Tunizi (1984), Itali-Austri (85), Egjipt (89) etj.

Ka realizuar disa albume muzikore: “Arif Vladi këndon”, “Kënga ime për shqiptarët”, “Unë dhe këngët e mia”, “Jam Kosova e shqiptarisë”, “Marshi i UÇK-së” etj.

Nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë është nderuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, ndërsa nga presindenti i Kosovës, z.Hashim Thaçi, është dekoruar me motivacionin: ”Për kontribut të madh për lirinë, për kontributin e madh në muzikë dhe art barazinë dhe pavarësinë e Kosovës. 

Këngët e tij kanë qenë frymëzim dhe motivim për shumë gjenerata, që u angazhuan për liri, barazi dhe pavarësi”.”..

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...