Në vitin 2008, ka kryer Laurea Triennale për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomatike në Universita degli Studi di Genova në Itali.
Në vitin 2010, ka kryer me cum laude (me yll) Laurea Magistrale për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomatike po në Universita degli Studi di Genova.
Është gazetar për çështjet e Rajonit dhe të Diplomacisë, politolog, studiues, kryetar i organizatës shqiptare “Nuova Generazione Albanese”, godëill ambasador i Komitetit Ndërkombëtar “Kolombo” për Republikën e Shqipërisë, anëtar i Lëvizjes Federaliste Europiane (Seksioni i Genovës), Sekretar për arsimin i Aleancës Kuqezi dhe ka marrë pjesë në shumë evenimente e konferenca shkencore të organizuara nga kjo lëvizje.
Ka bashkëpunuar me organet kryesore të shtypit të shkruar në vend, si: “Koha Jonë”, “Shekulli”,“Ndryshe”, “RD”, “Tirana Observer”, “Nacional, Lajm”, “Nënë Shqipëria”, “Tema”, “Lajm”, “Telegraf”, “Integrimi”, “Dibra”, gazeta e “Shqiptarëve në Britani”, “Standard”, “Ballkan”, “Albania”, “Balli i Kombit”, “Bota Sot”, “Sot”, il giornale “La Gazzetta di Monferrato”, “Sicilia Millennium”, “Metropol”, “Dire Online” (Revista e Departamentit Europian të Kërkimeve në Università degli Studi di Genova), “Kuvendi” (Revista e përmuajshme, që botohet në Miçigan të USA nga shqiptarët që jetojnë prej vitesh atje), Agjencia Kombëtare e Lajmeve (ëëë.noa.al) dhe në shumë faqe të tjera, si dhe në mjaft mail-lista shqiptare dhe në emisione të rëndësishme televizive në stacione të ndryshme shqiptare.
Deri tani ka botuar tri libra të fushës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare e Diplomacisë, si: “Europa dhe shqiptarët” (prill, 2011), “Europa në marrëdhëniet ndërkombëtare” (shtator, 2011) dhe “Kuq e Zi” (nëntor 2012).
Ka botuar gazetën “Arbëria” në Itali.
Ishte sekretar për Arsimin në Aleancën Kuqe Zi dhe nënkryetar i PDKSH.
Në vitin 2017, është anëtarësuar në Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave.
Libri është i ndarë në katër kapituj, të cilët kanë një lidhje historike dhe simbiotike mes tyre: Kapitulli i parë "Europa e Bashkuar", trajton në linja të përgjithshme Bashkimin Europian. Në këtë kapitull janë trajtuar çështje të rëndësishme të Bashkimit Europian si: Historiku, dobishmëria, zgjerimi, e tashmja dhe ardhmja. Në kapitullin e dytë "Europa dhe shqiptarët", i cili është edhe titull kryesor i librit, jam përpjekur të shpjegoj: Çfarë është Europa për shqiptarët? Bashkimi Europian për shqiptarët nënkupton më shumë siguri, më shumë prosperitet dhe stabilitet ekonomik, më shumë demokraci dhe liri, zgjedhje të lira, dinjitet të merituar për shqiptarët, kudo që ndodhen. Gjithashtu, në këtë kapitull kam trajtuar çështjen e Bashkimit Kombëtar. Mendoj, se ky bashkim, duhet të bëhet përmes formës federative, por jo nga një federate e krijuar me në krye shtetin aktual shqiptar, por në perspektivën e Bashkimit Europian ("Federatës Europiane"). Pa trajtuar në këtë kapitull nuk kam lënë edhe emigracionin shqiptarë në Itali. Zgjodha emigracionin shqiptar në Itali, sepse ketë eksperiencë e kam përjetuar vetë, në formën e një studenti emigrant, kur për rreth pesë vjet kam jetuar në qytetin e Gjenovës në Itali, ku kam kryer studimet universitari dhe pasuniversitare. Futa çështjen e emigracioni shqiptar në kapitullin "Europa dhe shqiptarët", sepse ishin pikërisht emigrantët ata të cilët që në fillim të viteve ’90 e kanë jetuar realisht dhe jo virtualisht Europën e Bashkuar. Në këtë kapitull në një hapësirë të veçantë kam trajtuar "Çështjen e Maqedonisë", e cila mendoj se është një çështje mjaft komplekse dhe nëse nuk gjen një zgjidhje imediate në nivel ndërkombëtar mund të ketë pasoja destabilizuese për rajonin e Ballkanit dhe ndoshta edhe më gjerë. Kapitulli i tretë titullohet "Europa Federaliste". Gjatë kohës së studimeve universitare dhe pas universitare në Genova të Italisë, u njoha me literaturën federaliste dhe me lëvizjet federaliste europiane. Nga kjo literaturë, për shkak të ngjarjeve të kaluara si: luftërat etnike dhe fetare në Ballkan dhe dy luftërat botërore të fillim shekullit të XX-të, kuptova dhe u binda se e keqja me e madhe e Kontinentit Europian është shteti nacional. Falë ideve dhe Lëvizjes Europiane Federaliste, Europa e Bashkuar nga një utopi që ishte u kthye në një projekt konkret politik i cili gjatë gjithë kohës është në lëvizje dhe zhvillim. Pra, në këtë kapitull kam trajtuar pikërisht ideologjinë federaliste të përfaqësuar në Europë nga Lëvizja Federaliste Europiane. Kapitulli i katërt dhe i fundit titullohet "Demokracia dhe Shqipëria". Një vend nuk bëhet demokratik brenda limiteve të caktuara kohore, nëse ka pasur një të kaluar totalitare, vetëm se ka aplikuar institucione, teori dhe rregulla demokratike. Një vend është demokratik nëse ka krijuar edhe një kulturë demokratike. Shqiptarët kanë pasur një të kaluar totalitare, në këto njëzet vite tranzicion janë përpjekur të krijojnë norma dhe institucione demokratike, por akoma nuk kanë krijuar një kulturë politike (e kam fjalën sidomos për elitën politike). Prandaj, lindja pyetja nëse Shqipëria është demokratike apo jo? Përgjigja gjendet në brendësi të këtij kapitulli.
Europa në Marrëdhëniet Ndërkombëtare Autori: Alban Daci. Viti i botimit 2011.
"Europa në Marrëdhëniet Ndërkombëtare" është një rrëfim i historisë së politikës ndërkombëtare europiane, i pasuruar në çdo moment me qëndrimin e autorit, i cili na përfshin në horizontin e tij të mendimit gjeopolitik për të analizuar disa nga etapat më të rëndësishme për formësimin e Europës së sotme.
Flori Bruqi
No comments:
Post a Comment