U lind në vitin 1947, në Matranxh, Bushtricë, Kukës.
Ka kryer me rezultate të shkëlqyera shkollën e mesme pedagogjike në Peshkopi (1962-1966) dhe Universitetin e Tiranës, degën Gjuhë-Letërsi, ku u diplomua si mësues për shkollat 7-8 vjeçare dhe të mesme.
Në vitin 1975, mbaroi edhe kursin e lartë të filozofisë.
Ka punuar si mësues dhe drejtor shkolle në Bush-tricë e Kalis, Sekretar I i Rinisë së Punës së Shqipërisë për rrethin e Kukësit (1974-1975), sekretar i Komitetit të Partisë së rrethit të Kukësit (1975-1982).
Pasi u largua nga detyra e sekretarit të Komitetit të Partisë së Kukësit, u emërua mësues në shkollën e Pobregut, ku shërbeu për 3 vite.
Pastaj, u emërua dhe kreu detyrën e drejtorit të ndërmarrjes shtetërore të Riparim –Shërbimeve.
Pas vitit 1992, u transferua familjarisht për banim në qytetin e Tiranës.
Nga viti 2005 deri në vitin 2015, ka kryer detyrën e përgjegjësit të Infrastrukturës dhe të anëtarit të këshillit bashkiak të njësisë administrative nr.2, në Tiranë.
Në vitin 1980, është dekoruar me Medaljen e Punës.
Me vendimin nr.53, datë 28.6.1990, të Komitetit Ekzekutiv K.P. të rrethit të Kukësit, u propozua për dekorim dhe u dekorua me Urdhrin e Punës të kl.II, me motiva-cionin: “ Për merita të veçanta drejtimi dhe organizimi të ndërmarrjes së drejton në realizimin e të gjitha detyrave. Për kryerjen në mënyrë shembullore të shërbimeve dhe krijimin e mjedisit të kulturuar, duke fituar respekt nga punonjësit dhe masa e qytetarëve.”
Është ndër themeluesit e shoqatave atdhetare-kulturore “Luma” dhe “Kalisi”
Për punën, sjelljen, olekuencën, ekzigjencën dhe qëndrimin e tij, gëzon respekt e konsideratë të veçantë në komunitetin e kukësianëve e më gjerë.
Vitet e fundit u është kushtuar studimeve historike për Kukësin, të cilat i kurorëzoi me botimin e librit të tij të parë me titull “Qarku i Kukësit në rrjedhën historike” (Qershor 2017), një libër shkencor dhe voluminoz.
Në vitin 2018, u anëtarësua në Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave
No comments:
Post a Comment