Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/20

Shahbaze Vishaj Grajçevci(1961-)


Rezultati i imazhit për shahbaze vishaj"

Shahbaze Vishaj Grajçevci (Pejë, 27.6.1961), ka kryer studimet për Gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Punon në Shkollën e Mesme të Ulët: ''Hasan Prishtina'', në Kastriotit. Për punën edukativo-arsimore për një çerek shekulli si profesoreshë e gjuhës dhe e letërsisë shqipe ka marrë disa mirënjohjeje në mesin e të cilave edhe atë ’’Mësimdhënës i dalluar’’ në kuadër të komunës së Kastriotit.

Me shkrime filloi të merret si nxënëse e shkollës fillore. Botoi në gazeta dhe revista që dalin te ne, Shqipëri dhe Maqedoni. Është laureate e shumë shpërblimeve letrare, në mesin e të cilave edhe çmimin për vepër më të mirë, 2016 dhe për vepër jetësore viti 2019, Kastriot. Shkruan poezi e prozë për fëmijë dhe të rritur, si dhe kritikë letrare, ese, publicistikë etj. Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikane, anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”, Kastriot, anëtare e redaksisë së revistës letrare për fëmijë ’’Pionieri’’, si dhe anëtare e Akademisë se Shkencave dhe Arteve Shqiptaro- Amerikane.

Deri më tash ka botuar këto vepra letrare: ’’Shenjë dhe vragë’’ 2000, (poezi për të rritur); ’’Shtjellë dhe vurratë’’ 2004, (poezi për të rri-tur); ’’Shend e verë’’ 2006, (poezi për fëmijë); ’’Shiu i harresës’’ 2007, (poezi për të rritur); ’’Shtrezë në vetulla’’ 2010, (poezi për të rri-

tur); ’’Shegë vjeshte” 2010, (poezi për fëmijë); ’’Shtatori me violinë’’ 2010, (tregime për fëmijë); “Shtigje vashërie” 2011, (roman për të rritur); “Shfletim veprash” 2011, (kritika letrare); “Shpalim vlerash” 2011, (kritika letrare); “Letërsia si art dhe interpretim poetik” 2011.

Libri me poezi për fëmijë “Shporta me vishnje” është libri më i ri dhe i dymbëdhjeti me radhë i kësaj autoreje.

Shahbaze Vishaj Grajçevci jeton dhe vepron në Prishtinë dhe New York

Ilir Muharremi ( 1983 _)

Rezultati i imazhit për ILir Muharremi"


Ilir Muharremi u lind më 1983 në Pejë. Është shkrimtar dhe veprimtarinë e tij krijuese e zhvillon midis Prishtinës, Italisë dhe Ballkanit. Është Fitues i çmimit “Shkrimtari i vitit 2018” me romanin “Psycho” nga Shoqata e shkrimtarëve të Pejës. Është autor i disa dramave për teatër dhe i librave: “Djalli në qytetin tim” (1996), “Dera e fundit e çmendurisë” (2003), “Van Goghu kosovar”, (2010) , “Drama” (Unë me veten, Kafeneja, 2013), “Moskuptimet”, (2016 ) dhe “Psycho”, (2017).

Dera e fundit e çmendurisë “Dera e fundit e çmendurisë” (2003), është libër me poezi. Ky libër flet për tri dyer të çmendurisë. Në fund autori arrin të lirohet të shpëtoj.

Van Goghu kosovar “Van Goghu kosovar” (2010), është dramë që ka në qendër të vëmendjes një piktor 22-vjeçar, i cili përjeton momente të vështira gjatë periudhës së rinisë, gjë që i kushton shumë shtrenjtë në fazat e mëvonshme të jetës. Kjo dramë u inskenua në Teatrin Dodona në Prishtinë. Vazhdoj rrugëtimin në Festivalin e Dibrës. U dha edhe në Teatrin e Shkupit. Në luftë ushtria serbe ia vret nënën, babanë dhe motrën. I tmerruar nga masakrimi i familjes, ai kalon në skizofreni. Tërë ngjarja pasqyron jetën e tij prej skizofreni, nga e cila në fund nuk mund të shërohet, andaj si ‘strehë’ e gjen çmendinë. Fqinji që banonte përballë shtëpisë së tij është i pari që zbulon skizofreninë e tij. Drama “Unë me veten, Kafeneja”, (2013), janë dy drama e para flet për sfidën e njeriut me vetveten, i cili tenton të dal nga vetja, por nuk mundet. Ndërsa, komedia “Kafeneja” rrëfen për një relitet kosovar dhe ballkanik. Të mbylllur në një kafene “tallava”, personazhet rrëfejn barsoleta, ndërsa kafeneja menaxhohet nga një vajzë nga Ukraina. Aty kemi dehje, prostitucion, para të pista, borxhe, fajde.

Moskuptimet “Moskuptimet”, (2016), është libër shkencor i cili trajton vdekjen e Zotit dhe drejtësinë si diçka përmbi Zotin. Autori këtu tejkalon çdo filozofi atesite dhe i vihet përballë drejtësisë. Trajtohet edhe problemi i absurdit nga Albert Camus, Samuel Becket. Në libër vërtetohet se absurtdi nuk ka kuptim pa njeriun. Trajtohet edhe problemi i teatrit dhe kinemas absurde. Kemi edhe shqyrtimin e postmodernizmit.

Psycho “Psycho”, (2017), është një roman shumë i përfolur. I shpërblyer me çmimin “Shkrimtari i vitit 2018” nga Shoqata e shkrimtarëve të Pejës. Ideja e romanit “Psycho” zhvillohet përmes personazhit të tij boksier i karrierës e nxjerr atë jashtë ‘ringut’ letrar të letërsisë shqipe duke iu kundërvy absurdeve me absurd përmes sportivitetit deri të kanibalizmi. Kryepersonazhi i cili me plot dëshirë identifikon veten me Mike Taysoni-n, rrëfen jetën e tij në një bar nate i ulur në banak dhe karshi tij qëndron një kameriere jo shumë e bukur. Mirëpo, ai është boksier i dështuar, pasi që gjen kënaqësi në bixhoz, ai humb tërë pasurinë. Nga ky dështim, gruaja e tij divorcohet dhe ikën me të dy fëmijët e saj. Kjo ndikon shumë në personalitetin e tij, dhe ai strehohet në shishen e qelqtë të alkoolit. Gradualisht fillojnë t’i shfaqen simptomat e psikopatisë dhe devijimi i personalitetit, por në një rrëfim intim me vajzën e banakut, ai tregon për fëmijërinë e tij. Ai kishte torturuar kafshët, dhe i vetmuar me orë të tëra rrinte pranë zjarrit. Simptomë e një psikopati të vërtetë. Ai shtiret si i ndjeshëm, por nuk është i ndjeshëm dhe nuk duhet t’i besohet, por vajza në banak i bindet sepse psikopatët kanë shumë talent t’i bindin të tjerët. Ajo rrëshqet në rrëfimet e “ëmbla” të tij. Gjatë dialogut, ai herë-herë me vështirësi mbanë raporte të mira me të, sepse psikopatët çalojnë shumë

Xhevdet Xhafa(1934-)


Rezultati i imazhit për xhevdet xhafa"

Xhevdet Xhafa , lindi në vitin 1934 në Pejë. Skollën e Mesme të Artit e kreu në vendlindje. Akademinë e Arteve Figurative, drejtimin e pikturës, e kreu në Lublanë, në vitin 1970, në klasën e prof. Gabriel Stupica. Stu­dimet pasuniversitare, drejtimi i grafikës, i kreu gjithashtu në Lub­janë, në klasën e prof. Riko Debe­njak, në vitin 1972.

Disa vite pas mbarimit të studimeve pasuniversitare u zgjodh mësimdhënës në Akademinë e Arteve Figurative të Universitetit Prish­tinës, për lëndën mësimore të grafikës, e më vonë, deri në pensionim, drejtoi klasën e pikturës.

Gjatë karrierës së pedagogut prof. Xhafa ka marrë të gjithë titujt universitarë, deri tek profesori ordinar.

Krahas punës pedagogjike, nga e cila kanë dalë një plejadë artistësh të rinj të shkolluar nën kujdesin e tij, Xhevdet Xhafa është marrë në mënyrë intensive dhe me shumë suksese me krijimtari artistike dhe ka realizuar një mori ekspozitash personale, ka marrë pjesë në ekspozita kolektive si dhe në aktivitete të tjera artistike.

Në dhjetor të vitit 2012 prof. Xhevdet Xhafa u zgjodh anëtar korres­pondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.



Veprimtaria

Ekspozita personale:

Galeria e të rinjve, Beograd, 1973.

Salloni i Muzeut te Artit Bashkëkohor, Beograd, 1984.

Galeria e Artit, Qendra Informative e Artit, Paris, 1985.

Galeria e Artit Modern, Dubrovnik, 1988.

Muzeu i Artit Bashkëkohor, Shkup, 1996.

Muzeu Kombëtar i Kosovës, Prishtinë, 2006.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, 2015.


Ekspozita kolektive:

Bienali i të Rinjve, Rijekë, 1971/73.

Binali ndërkombëtar i vizatimit, Rijekë, 1974/ 76.

Muzeu i Artit Bashkekohor, Romë 1977/78.

Arti Bashkëkohor, Ndërkombëtar, Slloven Gradec, 1974/77.

Ekspozita Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor, Cannes, 1975.

Muzeu i Artit Bashkekohor, Vjenë, 1977/78.

Muzeu i Artit Bashkëkohor në Wellington, Sidney, 1977/78.

Ekspozita e një grupi artistësh në Gallerie Rockefeller, New York, 1980/82.

Trienali i Artit Bashkëkohor, Beograd, 1982/86.

Bienali i Artit Bashkëkohor, Sarajevë, 1980/83/87.

Trienali Ndërkombetar i Pikturës, New Delhi, 1982.


Shpërblime:

Shpërblimi “France Preshern” i Universitetit të Lublanës, 1971.

Shpërblimi i Sallonit Pranveror, Prishtinë, 1974.

Shpërblimi i Dhjetorit, Kosovë, 1974/75.

Ekspozita ndërkombëtare, Cagnes sur Mere, Shpërblimi Nacional, 1975.

Mirënjohje e Bienalit, Gallerie Rockefeller, New York, 1980.

Shpërblimi “N. Petroviq”, Çaçak, 1983.

Salloni i Tetorit, Pllaketa e artë, Beograd, 1985.

Kujtim (Muhamet) Shala(1974-)


Rezultati i imazhit për kujtim shala"


Kujtim (Muhamet) Shala është poet lirik, studiues letrar, profesor i letërsisë. U lind më 28 shkurt 1974, në Loxhë të Pejës. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje (1988), ndërsa gjimnazin në Pejë (1992). Studimet për Letërsi Shqipe i ka kryer në Universitetin e Prishtinës: studimet themelore (1996), studimet postdiplomike e magjistraturën (2001); doktoranturën (2002). Ka bërë studime postdoktorale në Universitetin e Bolonjës, në fushën e teorive letrare (2004-2005). Është i specializuar në letërsi moderne, teori e forma letrare dhe në estetikë.

Karrierën në Universitetin e Prishtinës e ka nisur si asistent (2002), ka vijuar si profesor asistent (2006) e pastaj si profesor i asocuar (2011), për t’u zgjedhur profesor i rregullt, më 2016.

Gjatë këtyre viteve, ka ligjëruar në shkallën e studimeve Bachelor, Master dhe në Shkollën doktorate lëndë të letërsisë shqipe e të fushës teorike.

Po ashtu, ka ligjëruar Letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës (2010-2011). Ka redaktuar revistën e kulturës Fjala (2004-2005) dhe revistën letrare Verbi (2008-2009). Ka fituar Çmimin Kombëtar për Letërsi “Azem Shkreli”, si dhe çmime të tjera letrare në Kosovë e jashtë saj.

Në vitet 2000-2002 ka qenë drejtues i Sektorit të Bibliotekave dhe të Publikimeve të Departamentit të Kulturës të Kosovës. Ndërsa, nga viti 2003 ka qenë pjesë e Grupit të Ekspertëve për reformimin e Planprogrameve të letërsisë.

Më 2014, si kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e me votë të drejtpërdrejtë popullore, është zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ka qenë zëvendës­kryeministër dhe ministër i Kulturës i Kosovës. Është deputet I Parlamentit të Kosovës.

Anëtar correspondent I Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është zgjedhur në dhjetor të vitit 2016.

Bibliografia

Veprat:

Epistemologjia e dytë, “Buzuku”, Prishtinë, 2016

Revela?ia, “Librarium Haemus”, Bukuresht, 2016

Kujtesa e Rugovës, “Fondacioni Ibrahim Rugova”, Prishtinë, 2016

Ernest Koliqi: authentica et urbana, “Buzuku”, Prishtinë, 2015

Zbulesa, Buzuku, Prishtinë, 2015, “Onufri”, Tiranë, 2016

Prishtina letrare: petit Paris, “Buzuku”, Prishtinë, 2014

Analepsa, “Fondacioni Ibrahim Rugova”, Prishtinë, 2013

Portret semiologu në rini, “Buzuku”, Prishtinë, 2013

Gjenetika vs. Poetika, “Buzuku”, Prishtinë, 2013

Kujtimi i Zonjës n’zi, “Buzuku”, Prishtinë, 2012

Rugova i letërsisë (bashkëautorësi), “Fondacioni Ibrahim Rugova”, Prishtinë, 2012

Prolepsa, “AIKD”, Prishtinë, 2011

Prishtina letrare, “ALBAS”, Tiranë, 2011

Sendet, “Buzuku”, Prishtinë, 2010

Acta Albanica, “Buzuku”, Prishtinë, 2009

Rugova meditans, “AIKD”, Prishtinë, 2008

Elipsa, “Buzuku”, Prishtinë, 2007

Expo (Letërsia shqipe në katër pamje), “Buzuku”, Prishtinë, 2007

Shekulli i letërsisë shqipe, “Buzuku”, Prishtinë, 2006

Kuteli i pa/zbuluar, “Buzuku”, Prishtinë, 2006

Pro/Classica, “Buzuku”, Prishtinë, 2005

Miniatura, “Buzuku”, Prishtinë, 2005

Vepra e vetmisë, “Buzuku”, Prishtinë, 2005

Gjuha dhe letërsia shqipe (bashkëautorësi), “ALBAS”, Shkup, 2005

Etj.

Rauf Dhomi(1945-)

Rezultati i imazhit për rauf dhomi"

Rauf  Dhomi , lindi në qytetin e Gjakovës më 1945 në një familje me tradita në këngën qytetare. Shkollën fillore e kreu në Gjakovë, ndërsa studimet për muzikë i filloi në Shkollën e Muzikës në Prizren në degën e teorisë (1961-1965). Studimet e larta për muzikë i kreu në Akade­minë e Muzikës në Sarajevë, në drejtimin e kompozimit dhe diri­gjimit në klasën e prof. M. Spiller në vitet 1965-1969. Pas studimeve punoi asistent (lënda e harmonisë) pranë të njëjtës Akademi (1969-1970) në të cilën mbrojti dhe diplomën në vitin 1970. Më pas, në vitet 1972-1973 kreu studimet pas­universitare për kompozim pranë Akademisë së Sarajevës, në klasën e prof. M. Spiller.
Pas diplomimit u kthye në Kosovë, ku filloi punën pranë gjimnazit H. Dushi (1969-1970). Krahas punës së pedagogut, u aktivizua dhe në je­tën kulturore të Gjakovës duke themeluar Korin e Burrave të qytetit, në vitin 1965 dhe duke bërë me të një jetë koncertore intensive. Në vitin 1971 u punësua pranë Shkollës së Lartë Pedagogjike në degën e Muzikës dhe që prej vitit 1975, kur u hap Fakulteti i Arteve i Prishtinës, e deri në pensionim punoi si profesor pranë këtij institucioni. R. Dhomi është anëtar i Akademisë se Shkencave dhe të Arteve të Kosovës që prej vitit 1993. Më 1 mars të vitit 2003, themeloi trupën e Operës së Kosovës, dhe me 1.01. 2004 themeloi Konservatorin Artistik pranë këtij Institucioni.
Krijimtaria e R. Dhomit është e pasur dhe e larmishme. Ka kompo­zuar në të gjitha gjinitë e muzikës, me një prirje të veçantë për muzikën vokale (koralet e shumta dhe veprat skenike ku përveç operave duhet përmendur muzika për teatër, në një numër impresionues prej rreth 300 shfaqjeve për të cilat ka bërë muzikën në teatrot e Prishtinës, Gjakovës, Pejës, Shkupit, Prizrenit etj.).
Muzika e tij është luajtur në të gjitha aktivitetet kryesore të Kosovës dhe të ish Jugosllavisë, si dhe në Shqipëri dhe është botuar në Kosovë dhe në Shqipëri.
Për aktivitetin dhe veprën e tij, është nderuar me çmime, dekorata të shumta, ndër të cilat duhet përmendur: Qytetar nderi i qytetit të Gjakovës (1979), Shpërblimi i Dhjetorit (1980), Dekorata me merita për popull me rreze të arta (1981) si dhe Shpërblimin për muzikën më të mirë në festivalin e teatrove në Beograd, në vitin 1990 (e refuzuar).

Veprimtaria

Skenike:

Goca e Kaçanikut, operë në dy akte dhe tri tablo, (opera e parë kosovare), libreti A. Dhomi dhe J. Buxhovi sipas novelës së M. S. Gurra, 1971/72, (bot. ShQKP, Tiranë, 1980 dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, 1997).

Dasma arbëreshe, operë në tri akte, libreti A. Dhomi, sipas G. del Gaudio, 1982-1983 (bot. Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, viti 2004).

E bukura More, balet në tre akte, muzika dhe libreti R. Dhomi, 1984.

Muzat e Kalasë, operë, 2004 (në përfundim).


Vokalo-instrumentale:

Rondo, për violonçel dhe orkestër simfonike, 1965 (Bot. SHKQP, Tiranë, 1986).
kor dhe orkestër sinfonike, 1966-1983.

Requiem, e papërfunduar, 1966-1968. Këngë solemne, për solist e orkestër sinfonike, teksti A. Dhomi, 1971.

Vatra e urtësisë, kantatë për solist, kor, recitues dhe orkestër sinfonike, teksti E. Gjerqeku, 1985.

Uratë vashave, kantatë për solist, kor dhe orkestër sinfonike, teksti A. Dhomi, 1990 (me rastin e 100-vjetorit të shkollës së parë shqipe në Prizren).


Orkestrale:

Uvertura solemne, për orkestër sinfonike, 1969.

Scherzo, për orkestër sinfonike, 1966.

Epopeja, për orkestër sinfonike, 1978.

Uvertura, nga opera Goca e Kaçanikut, 1972.

Suitë sinfonike, 1993.


Këngë solo për zë dhe piano:

Pranvera, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Ajmone Dhomi, 1985.

Këngë pleqërishte, për zë (S apo T) dhe piano, teksti L.Pogradeci, 1985.

Pa lamtumirë, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Ajmone Dhomi, 1971.

Dashuri e parë, për zë dhe piano, teksti A.Z.Çajupi, 1969.

Vjeshta, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Ndre Mjeda, 1970.

Vajta-kalova, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Arbëreshe-popullore, 1986.

Bandillët në gjumë, për zë (S apo T) dhe piano, teksti R.Dhomi, 1980.

La mia vita, për zë (S apo T) dhe piano, teksti Domenico Randelli, 1995.

Kopshti i dashurisë, për zë (S apo T) dhe piano, teksti A.Z.Çajupi, 1984.

Etj.

Hivzi Islami(1946 -)


Rezultati i imazhit për hivzi islami"

Hivzi Islami , lindi në Letovicë, Lugi­na e Preshevës, 1946.

Shkollën fi­llo­re e mbaroi në vendlindje, gji­m­nazin në Preshevë (1965), ndër­sa diplomoi në Fakultetin Filo­zofik të Prishtinës, Dega e Gjeo­grafisë (1970). Gjatë studimeve ish­te bursist i Universitetit dhe drej­tonte revistën shkencore të stu­dentëve Dituria. Studimet pas­universitare i kreu në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Zagrebit, ku dhe magjistroi (1973), ndërsa doktoroi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Lubjanës (1977). Që nga viti 1971 është asistent, ligjërues, docent dhe profesor i demo­grafisë në Universitetin e Prishtinës. Mban mësim në studimet pas­dip­lomike, ku në kuadër të tyre themeloi drejtimin e demografisë në Depar­tamentin e Gjeo­grafisë; udhëhoqi magjistrantë dhe doktorantë. Ishte prodekan i FSHMN-së në periudhën 1979-1981 dhe shef i Departamentit të Gjeografisë në vitet 1999-2001. Në vitin shkollor 1981/82, si bursist i qeverisë frenge, qëndroi në Universitetin e Toulouse-it (Francë) për perfeksionim profesional dhe shken­cor. Në vitin 1996 zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 anëtar i rregullt; prej vitit 1999 e deri më 2002 ishte edhe sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore. Në vitet 2002 u zgjodh sekretar i përgjithshëm i kësaj Akademie, të cilin funksion e ushtroi deri më 2008, kur u zgjodh nënkryetar i Akade­misë. Në fund të vitit 2011 u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, të cilin funksion e ushtron sot.

Opusi i tij profesional dhe shkencor është mjaft i gjerë. Botoi disa libra shkencorë dhe më se 120 studime, artikuj dhe trajtesa në revista të ndryshme brenda dhe jashtë vendit nga fusha e demografisë dhe e disiplinave të afërme; botimet kapin kryesisht çështjet demografike të Kosovës dhe shqiptarëve. Mori pjesë në shumë tubime shkencore në vend dhe jashtë, me kumtesa dhe diskutime. Në cilësi të profesorit të ftuar (Professeur invité), në vitin 2001 u mbajti ligjërata studentëve të Uni­versitetit të Toulouse-it për çështjen e Kosovës dhe të Ballkanit; në vitin 2003 përsëri u ftua nga ky Universitet për ligjërata, ndërsa në vitin 2009 në cilësi të profesorit të ftuar mbajti ligjërata në Universitetin e Parisit 8. Për qëllime studimore qëndroi dhe në universitete të tjera të jashtme. E ka përfaqësuar Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në takimet me akademitë simotra në rajon dhe në Evropë, si dhe në asociacionet e tjera të shkencave.

Ishte kontribues në fushën e arsimit universitar dhe veprimtar politik e shoqëror. Në vitet ‘90 ishte aktiv në lëvizjen politike e kombëtare dhe në vitet 1990-1995 drejtonte një parti politike. Në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 1992 qe zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës. Ishte anëtar i Delegacionit kosovar në Konferencën e Londrës (1992), i Delegacionit kosovar në Konferencën e Gjenevës lidhur me negociatat për arsimin shqip (1992-1994) dhe anëtar i disa delegacioneve të tjera të Kosovës, të cilat qëndruan në vende të ndryshme evropiane, pastaj në SHBA dhe në Kanada.



Bibliografia

a) Librat e botuar:

Popullsia e Kosovës (Studim demografik), dy botime, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSA të Kosovës, Prishtinë; dy botime: 1980 dhe 1981, ff. 1-378 (parathënia: dr. Vladimir Klemençiç); (në shtojcë: 39 harta sipas komunave kadastrale, 19 tabela dhe 22 shtojca të tjera grafike).

Fshati i Kosovës (Kontribut për studimin sociologjiko-demografik të evolucionit rural të Kosovës), Rilindja, Prishtinë, 1985, ff. 1-277 (në shtojcë: 6 tabela).

Kosova dhe shqiptarët (Çështje demografike), Pena, Prishtinë, 1990, ff. 1-244.

Demographic reality in Kosova (për të huaj), Kosova Information Center, Prishtinë, 1993, f. 53; botuar edhe në Zürich më 1995 me titull Die demographische Realität in Kosova (Bearbeitung: Dr. Suzanne Auer), Seite 50, si dhe në revistën italiane Religioni e Societa, Firenze, nr. 29, 1997, me titull “Realtà demografica del Kossovo”, ff. 39-57 (Përkthyes: Dr. Alberto ).

Gjeografia e Kosovës (koautor), Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës, Prishtinë, 1994, ff. 1-164.

Rrjedha demografike shqiptare, Dukagjini, Pejë 1994, f. 1-269.

Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore të Kosovës, Prishtinë, 1997, ff. 1-279 (parathënia: dr. Fehmi Agani).

Evolucioni dhe transicioni demografik, Dukagjini, Pejë, 1999, ff. 1-273.

Spastrimet etnike, Dukagjini, Pejë, 2003, ff. 1-389.

Lindshmëria - sjellja riprodhuese dhe shoqëria (koautor), Dukagjini, Pejë, 2006, ff.1-291.

Studime demografike (100 vjet të Zhvillimit demografik të Kosovës), ASHAK; dy botime: 2005 dhe 2008 (botimi i dytë i plotësuar), ff. 1- 590.

Kosova – Vështrim monografik (autor, redaktor dhe bashkërendues), ASHAK, Prishtinë, 2011.

Aspekti etnik i migrimeve (Shqiptarët në rrjedhat e shpërnguljeve të dhunshme), ASHAK, Prishtinë, 2012, ff. 1-380.

Popullsia dhe vendbanimet shqiptare të Luginës së Preshevës, (koautor me Arsim Ejupin), ASHAK, Prishtinë, 2015, ff. 1- 633.


b) Studime dhe artikuj:

E vërteta mbi shqiptarët në disa vepra antropogjeografike, Dituria, Nr. 1, Prishtinë, 1971, ff. 63-92.

Skema e rajoneve të përhershme për hulumtime demografike dhe rëndësia e saj, Përparimi, Nr. 8, Prishtinë, 1971, ff. 666-675.

Bujanovci dhe komuna e tij- kontribut njohjes së gjendjes dhe problematikës socialo-gjeografike, Dituria, Nr. 2-3, Prishtinë, 1972, ff. 27-60.

Kërkimet antropogjeografike në Kosovë, Gjurmime albanologjike - Seria e shkencave historike, I-1971, Prishtinë, 1972, ff. 115-162.

Reperkusionet e lëvizjeve ekonomike dhe sociale në ndryshimet regjionale të Zhvillimit demografik të Kosovës, Përparimi, Nr. 2-3, Prishtinë, 1973, ff. 95-115.

Odražaj drustveno-ekonomskog i demografskog razvitka na promene u gustini naseljenosti Kosova, Zbornik radova PMF-a, 1, Priština, 1973, ff. 165-176.

Regionalne osobenosti razvoja stanovnšstva Kosova kao funkcija socijalno-ekonomskih kretanja, Jugoslovenski simpozijum o stanovništvu, Ohrid, 1973.

Disa elemente të situatës dhe të Zhvillimit demografik rë RP të Shqipërisë, Përparimi, Nr. 6, 1973, ff. 500-513.

Disa karakteristika të migracioneve të popullsisë së Kosovës në periudhën 1961-1971, Përparimi, Nr. 10, 1973, ff. 913-922.

Ndryshimet në strukturën e burimeve të të ardhurave të familjeve të Kosovës, Përparimi, Nr. 11-12, 1973, ff. 1045-1052.

Transformimet strukturale të familjeve të Kosovës, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, III-1973, Prishtinë, 1975, ff. 41-53.

Problemi i lëvizjes ditore të fuqisë punëtore si indikator i proceseve shoqërore-ekonomike të Kosovës, Përparimi, Nr. 5-6, 1974, ff. 383-391.

Për kriter dhe objektivitet shkencor - vështrim librit të dr. K. Ristiqit Malo Kosovo - antropogeografska studija, Zajednica nau?nih ustanova Kosova, Knj. 21, Pristina, 1971, ff. 1-278, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, II/1972, Prishtinë, 1974, ff. 246-256 (koautor me R. Ismajlin).

Elementi demografskog razvitka NR Albanije, Ekonomska misao, Br. 3, Beograd, 1974, ff. 154-172.

Zhvillimi i komponenteve të dinamikës natyrore të popullsisë së Kosovës, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, IV-1974, Prishtinë, 1976, f. 55-73.

Neke karakteristike i problemi stanovnišstva NR Albanije, Geografski horizont, Br. 1-2, Zagreb, 1974, ff. 38-46.

Emigrimi i përkohshëm ekonomik i kosovarëve në botën e jashtme dhe disa veçori regjio­nale dhe strukturale të diferencuara, Economia, Nr. 3, Prishtinë, 1974, ff. 581-590.

Preobražaj poljoprivrede i sela NR Albanije, Sociologija sela, Br. 43, Zagreb, 1974, ff. 139-147.

Pogled na regionalne varijacije prirodnih komponenata kretanja stanovništva Kosova, Zbornik radova PMF-a, 2, Pristina, 1974, ff. 291-304.

Neke zna?ajnije karakteristike novijeg razvoja porodice i doma?instava Kosova s osvrtom na prošireni tip, Socioloski pregled, Br. 2-3, Beograd, 1974, ff. 279-288.

Aspects ethno-sociaux du développement de la famille et des ménages à Kosovë après la guerre, III-ème Congrès International des études de sud-est européennes, Bucarest, 1974.

Aspekte etnosociale dhe demografike të Zhvillimit të familjes në Kosovë, Përparimi, Nr. 3, 1975, ff. 191-201.

Mobiliteti hapësinor i popullsisë së Kosovës sipas kombësisë, Përparimi, Nr. 6, 1976, ff 663-669.

Shtrirja dhe numri i shqiptarëve, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, VI-1976, Prishtinë, 1978, ff. 19-48.

Emigracionet dhe imigracionet e popullsisë në mes të Kosovës dhe viseve tjera të Jugosllavisë, Buletini i FSHMN-së, 4, C, GJeografi, Prishtinë, 1976, f. 65-73.

Pokusaj demografske tipologije podru?ja Kosova, Stanovništvo, Br. 3-4, 1-2, Beograd, 1975/76, ff. 208-216.

Ndikimi i rrethanave etnosociale në formimin e disa elementeve të strukturës demografike të shqiptarëve në Jugosllavi, Konferenca Kombëtare e Studimeve Etnografike, Tiranë, 1977, ff. 265-268.

Poljoprivredno stanovnistvo Kosova, Sociologija sela, Br. 55-56, Zagreb, 1977, ff. 37-47.

Osvrt na razvitak stanovnistva Kosova, Sociologija, Br. 1, Beograd, 1977, ff. 153-175.

Transformimi i strukturës ekonomike të popullsisë aktive të Kosovës, Economia, Nr. 1, Prishtinë, 1977, ff. 91-98.

Ndryshimet në shkallën e aktivitetit të popullsisë së Kosovës, Economia, Nr. 2, Prishtinë, 1977, ff. 187-190.

Lëvizja e analfabetizmit te shqiptarët në Jugosllavi, Fjala, Nr. 12, Prishtinë, 1977.

Regionalni razvoj ekonomskih i društvenih aktivnosti Kosova, Zbornik X Jubilarnog Kongresa geografa Jugoslavije, Beograd, 1977, ff. 208-212.

Rajonizimi demografik i Kosovës, Përparimi, Nr. 5, ff. 537-546.

Promene agrarne i ratarske naseljenosti u SAP Kosovo, Obeležja, Br.2, Pristina, 1978, ff. 79-87.

Pregled rasprostranjenosti i porasta broja Albanaca u svetu, Stanovništvo, Br. 1-4, Beograd, 1978, ff. 187-211.

Kretanje nepismenosti u Albanaca u Jugoslaviji, Sociologija, Br. 2-3, Beograd,, 1978, ff. 313-321

Tendencat më të reja të lëvizjes natyrore të popullsisë së Kosovës, Përparimi, Nr. 5, 1978, ff. 682-702.

Emigracija stanovnštva iz Rugove, Sociologija sela, Br. 61-62, Zagreb, 1978, ff. 11-20.

Shqyrtime mbi ndryshimet në pjesëmarrjen e popullsisë bujqësore të KSA të Kosovës pas luftës, Përparimi, Nr. 2, 1978, ff. 205-217.

Problemi i analfabetizmit në KSA të Kosovës, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, VIII-1978, Prishtinë, 1979, ff. 79-97.

Problemi društvenog razvitka Kosovskog sela, Sociologija, br.4, Beograd, 1979, ff. 397-418.

Veçoritë ekonomiko-sociale të popullsisë së Kosovës sipas kombësisë, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, VIII-1978, Prishtinë, 1979, ff. 79-97.

Madhësia, përbërja sipas numrit të anëtarëve dhe struktura sociale e ekonomive familjare të Kosovës, Përparimi, Nr. 1, 1979, ff. 23-41.

Le développement démographique du Kosovo (Yougoslavie), Revue géographique de l'Est, No 1-2, Nancy, 1979, pp. 87-100.

Shtrirja dhe lëvizja e numrit të shqiptarëve në botë, Kërkime gjeografike, Nr. 1, Prishtinë, 1979, ff. 75-88.

Migrimet e popullsisë dhe fuqisë punëtore të Kosovës, Gjurmime albanologjike - Seria e shkencave historike, VIII-1978, ff. 293-320.

Disa karakteristika shoqërore-kulturore të fshatit të Kosovës, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, VIII-1978, ff. 47-77.

Shtrirja, migrimi dhe numri i shqiptarëve në botë, Përparimi, Nr. 3, 1979, ff. 351-365.

La croissance démographiques du Kosovo, Population, No 4-5, Institut national d'études démographiques, Paris, 1979, pp. 915-919.

Shtrirja dhe lëvizja e numrit të shqiptarëve në Jugosllavi, Përparimi, Nr.4, 1979, ff. 517-539.

Razlike u nivou urbanizacije izmedju stanovnistva nacionalnosti Kosova, Geographica Slovenica, 10, Ljubljana, 1980, ff. 177-183.

Rrjedhat dhe karakteristikat e inkuadrimit të përkohshëm të fuqisë punëtore të Kosovës në botën e jashtme, Gjurmime albanologjike - Seria e shkencave historike, IX, 1979, Prishtinë, 1980, ff. 237-266.

Urbanizimi dhe nacionalitetet e Kosovës, Përparimi, Nr. 4, 1980, ff. 449-459.

Migrimet si faktor i ndryshimeve në kulturën shoqërore dhe materiale, Fjala, Nr. 8, Prishtinë, 1980.

La diaspora d'un peuple méditerranéen: le cas des Albanais, Peuples Méditerranéen, No 15, Avril-Mais, Paris, 1981, pp. 73-84.

Pri?ini i posledici od intenzivnata emigracija na naselenieto od Rugovo kako specifi?no agrarno-sto?arsko podra?je, Zbornik na trud vi od Republi?kiot simpozium, Prirodni i socio-geografski problemi na ridsko-planinskite podra?ja, Skopje, 1981, ff. 194-199.

Migrimet e popullsisë së Rugovës dhe ndikimi i tyre në transformimin e kulturës popullore, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, XI-1981, Prishtinë, 1982, ff. 117-130.

Socijalno-demografske promene u kosovskom selu, në librin Problemi socijalistickog razvoja poljoprivrede i sela, Izd. centar komunist - Jugoslovenski centar za za teoriju i socijalistickog samoupravljanja, Beograd-Ljubljana, 1983, ff. 641-657.

Tranzicioni demografik dhe rrjedhat e tij në vendet e Zhvilluara perëndimore, Kërkime gjeografike, 4, Prishtinë, 1983, ff. 45-54.

Efekti emigracija stanovništva iz Rugove na preobražaj narodne kulture Rugovljana, Sociologija sela, Br. 75-76, Zagreb, 1982, ff. 53-66.

La population albanaise de Yougoslavie: accroissement numérique et répartion spatiale, Population, INED, No 1, Paris, 1983, pp. 66-173.

Diffusion of innovations in non-urban areas of Kosovo, Proccedings of the 3-rd Yougoslav-Polich Geographical Seminar, Ljubljana-Maribor, 1983, pp. 186-189.

Ndikimi i migrimeve të popullsisë në transformimin e jetës popullore të Rugovës, në librin Trashëgimia dhe transformimi i kulturës popullore, Prishtinë, 1983, ff. 147-160.

Determinantet shoqërore dhe ekonomike të transicionit të vonuar demografik në Kosovë, Thema, Nr. 1, Prishtinë, 1984, ff. 103-117.

Strukturat e reja socialo-profesionale në fshatin kosovar, Kërkime gjeografike, 5, 1984, ff. 75-81.

Problemi urbanizacije i standarda ruralnih naselja Kosova, Sociologija, Br. 3-4, Beograd, 1984, ff. 317-324.

Neki aspekti nepismenosti ruralnog stanovništva Kosova, Opredjeljenja, Br. 6, Sarajevo, 1984, ff. 93-104.

Çështje të transformimit të fshatit kosovar, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, 14-1984, Prishtinë, 1985, ff. 29-51.

O nekim metodološkim pitanja migracija, Sveske, Br. 7-8, Institut za proucavanje nacionalnih odnosa, Sarajevo, 1984, ff. 171-176.

Motivisanost poljoprivrednog stanovništva za ostajanje na selu i posedu, Zbornik radova jugoslovenskog simpozijuma Geografski aspekt prirodnih i ljudskih resursa Jugoslavije, Pristina, 1984, ff. 145-150.

Zakasnela demografska tranzicija na Kosovu u okviru demografskog prelaznog razdoblja u Jugoslaviji i Evropi, Sociologija, Br. 3, 1985, ff. 361-378.

Zapažanja o preobražaju i problemima socijalno-demografske strukture seoskog stanovništva SAP Kosovo, Stanovništvo, 1-4, Beograd, 1984/85, ff. 99-114.

Problemi i analfabetizmit në fshatin kosovar, Kërkime gjeografike, 6, 1985, ff. 41-50.

Zadnja demografska tranzicija u Evropi: primer Kosova, ?asopis za kritiko znanosti, st. 79-80, Ljubljana, 1985, ff. 29-45.

Nataliteti dhe determinantet e tij te popullata shqiptare në Jugosllavi, Thema, Nr. 5-6, 1986, ff. 137-177.

Problem nataliteta pri Albancih, ?asopis za kritiko znanosti, St. 89-90, Ljubljana, 1986, ff. 37-67.

Nataliteti dhe planifikimi i familjes: shumëdimensionaliteti, Zhvillimi, qëndrimet, Fjala, 7, 1977, f. 4.

Çështja e natalitetit te popullata shqiptare, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, 16-1986, Prishtinë, 1987, ff. 107-139.

Nataliteti dhe planifikimi i familjes - probleme shumëdimensionale, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, 17-1987, Prishtinë, 1988, ff. 83-94.

Albansko obi?ajno pravo in socijalisti?ke norme, ?asopis za kritiko znanosti, St. 103-104, Ljubljana, 1987, ff. 36-45.

Nataliteti te shqiptarët, Çështje të studimeve albanologjike, II, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1987, ff. 403-421.

Albanci: razporeditev, migracija in demografski rast, ?asopis za kritiko znanosti, St. 105/106/107, Ljubljana, 1987/88, ff. 76-108.

Plagjiati si privilegj, Thema, Nr. 11-12, Prishtinë, 1988, ff. 199-216.

Demografski problemi Kosova i njihovo tuma?enje, Zbornik Kosovo - Srbija - Jugoslavija, Ljubljana, 1989, ff. 39-66.

Ri (kolonizimi) i Kosovës, në librin Ç'thonë dhe ç'kërkojnë kosovarët, Tiranë, 1989, ff. 283-318.

Alcune questini demographiche circa gli Albanesi. Natalità e mortalità, Le minoranze etniche e lingiustiche, II, Palermo, 1989, ff.817-826.

Problemet demografike të Kosovës dhe interpretimi i tyre, në publikimin E vërteta mbi Ko­sovën dhe shqiptarët në Jugosllavi, Akademia e Shkencave, Tiranë, 1990, ff. 477-503.

Realiteti etniko-demografik i Kosovës dhe aspiratat serbe, Thema, Nr. 11, Prishtinë, 1993, ff. 87-96.

Kosova's Demographic Ethnic reality and the targets of Serbian hegemony, Kosova, Historical/Political Review, 1/1993, Tirana, 1993, pp. 29-34.

The demographic problems of Kosova and their interpretation, në librin The Truth on Ko­so­va, The Academy of Sciences of the Republic of Albania, Tirana, 1993, pp. 261-276.

Demografska stvarnost Kosova, në publikimin Sukob ili dijalog (Srpsko-albanski odnosi i integracija Balkana), Subotica, 1994, ff. 29-51. Ky publikim, i financuar nga Fondacioni Soros, është përkthyer edhe në shqip dhe anglisht. Punimi në anglisht botohet me titull Demographic reality of Kosovo, Conflict or Dialogue (Serbian-Albanian relations and integration of the Balkans), Subotica, 1994, pp. 30-53, ndërsa në shqip me titull Realiteti demografik i Kosovës, Konflikt apo dialog (Marrëdhëniet shqiptaro-serbe dhe integrimi i Ballkanit), Suboticë, 1995, ff. 29-50.

Manipulimet në fushën e demografisë me synime të rrudhjes së dimensionit demografik shqiptar, në librin Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga kriza lindore e këndej, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 1995, ff. 197-205.

Etj.

Sabri Hamiti (1950-)


Rezultati i imazhit për sabri hamiti akademik"

Sabri Hamiti , lindi më 1950 në Dumnicë të Podujevës, ku kreu shkollën fillore. Më 1968 mbaroi gjimnazin në Podujevë dhe u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku u diplomua në vitin 1972, me sukses të shkëlqyeshëm, në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe.

Nisi botimet letrare në "Bota e re" e në gazeta e revista të tjera. Mori pjesë në demonstratat e studentëve në Prishtinë.

Botoi veprën e parë letrare te Rilindja e Prishtinës. Regjistroi studimet pasuniversitare me temë Poetika e re shqipe në Universitetin e Sorbonës, në Paris, mirëpo për mungesë parash u kthye në Prishtinë. Në vitin 1973 hyn në punë në shtëpinë botuese Rilindja të Prishtinës. Në këtë vit nis studimet pasuniversitare në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, të cilat i kreu pas dy vjetësh. Për një vit akademik (1980/81) specializoi teorinë e formave letrare në Ecole des Hautes Études en Sciences Sociales, në Paris. Mori Diplomën e Shkollës së Lartë për letërsi frënge e qytetërim frëng në Universitetin e Sorbonës, në Paris. Në vitin 1987 doktoroi në Universitetin e Prishtinës me temë nga letërsia bashkëkohore shqipe.

Me formimin e LDK-së u bë anëtar i saj (1989). Më vonë, disa herë me radhë (1992, 1998, 2001...) u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës. Më 1993 zgjidhet profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Po ashtu ligjërues në studimet postdiplomike të letërsisë. Si anëtar i Komisionit Kombëtar (1995) punoi për njësimin e programeve shkollore të lëndëve nacionale dhe për hartimin e teksteve të përbashkëta për të gjitha shkollat shqipe. Më 24 shtator 1998, persona të panjohur i bëjnë atentat në shkallët e banesës së tij në Dardani të Prishtinës. Në vitin 2000 zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2008 anëtar i rregullt.

Në vitin 2002 botoi kompletin e veprave në dhjetë vëllime.



Bibliografia

Veprat:

Njeriu vdes i ri, Rilindja, Prishtinë, 1972.

Faqe e fund, Rilindja, Prishtinë, 1973.

Variante, Rilindja, Prishtinë, 1974.

Thikë harrimi, Rilindja, Prishtinë, 1975, 1979.

Njëqind vjet vetmi, Rilindja, Prishtinë, 1976, 1980, 1990.

Teksti i dramatizuar, Rilindja, Prishtinë, 1978.

Trungu ilir, Rilindja, Prishtinë, 1979, 1983.

Kritika letrare, bashkë me I. Rugovën, Rilindja, Prishtinë, 1979.

A-ZH, Romanet e Nazmi Rrahmanit, Rilindja, Prishtinë, 1982.

Arti i leximit, Rilindja, Prishtinë, 1983.

Leja e njohtimit 1985, Rilindja, Prishtinë, 1985, 1990.

Lind një fjalë, Naim Frashëri, Tiranë, 1986.

Njeriu kryengritës, Rilindja, Prishtinë, 1987.

Futa, Rilindja, Prishtinë, 1988; Naim Frashëri, Tiranë, 1990.

Vetëdija letrare, Rilindja, Prishtinë, 1989.

Kaosmos, Rilindja, Prishtinë, 1990.

Faik Konica: jam unë, Rilindja, Prishtinë, 1991; Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë, Onufri, Tiranë, 1994.

Tema shqiptare, Rilindja, Prishtinë, 1993.
ABC, Rilindja, Prishtinë, 1994.

Letërsia e vjetër shqipe, Libri Shkollor, Prishtinë, 1995, 1999, 2000, 2002; Libri Shkollor, Tiranë, 1997, 1998, 1999, 2000, 2002.

Poeti i nemun Bilal Xhaferri, Rilindja, Prishtinë, 1996.

Letra shqipe, Dukagjini, Pejë, 1996.

Misioni, Rilindja, Prishtinë, 1997.

Letërsia moderne shqipe, Libri Shkollor, Prishtinë, 1998, 1999, 2000, 2002; Alb-ass, Tiranë, 2000, 2001, 2002.

Melankolia, Faik Konica, Prishtinë, 1999.

Lasgushi qindvjeçar, Faik Konica, Prishtinë, 1999.

Bioletra, Faik Konica, Prishtinë, 2000.

Vepra letrare 1, Poezi, Faik Konica, Prishtinë, 2002.

Vepra letrare 2, Poezi, Faik Konica, Prishtinë, 2002.

Vepra letrare 3, Poezi, Faik Konica, Prishtinë, 2002.

Vepra letrare 4, Drama, Faik Konica, Prishtinë, 2002.

Vepra letrare 5, Roman, Faik Konica, Prishtinë, 2002.

Vepra letrare 6, Kritika letrare, Faik Konica, Prishtinë, 2002.

Vepra letrare 7, Letërsia filobiblike, Letërsia romantike, Prishtinë, 2002.

Vepra letrare 8, Letërsia moderne, Faik Konica, Prishtinë, 2002.

Vepra letrare 9, Letërsia bashkëkohore, Faik Konica, Prishtinë, 2002.

Vepra letrare 10, Letërsia bashkëkohore, Faik Konica, Prishtinë, 2002.

Studime letrare, ASHAK, Prishtinë, 2003.

Tematologjia, ASHAK, Prishtinë, 2005.

Lulet e egra, poezi e zgjedhur, ASHAK, Prishtinë, 2006.

Albanizma, ASHAK, Prishtinë, 2009.

Utopia letrare, ASHAK, Prishtinë, 2013.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...