Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/20

Rifat Kukaj (25 tetor 1939 - 11 shtator 2005)



Rifat Kukaj (25 tetor 1939 - 11 shtator 2005) lindi në Tërstenik të Drenicës, studioi në Normalen e Prishtinës.

Rifat Kukaj është prozator, poet, dramaturg, përkthyes dhe skenarist i letërsisë për fëmijë dhe të rritur. Shkrimtari Kukaj po ashtu ka udhëhequr programet për fëmijë të Radio Prishtinës dhe ka redaktuar librat për fëmijë të Shtëpisë Botuese "Rilindja". Përktheu letërsi për fëmijë nga autor slloven, kroat, serb, e hungarez por edhe botoi shkrime vetanake në shumë nga këto gjuhë. Emrin e tij e mbajnë rreth 100 vëllime librash dhe 30 radio-drama. Kontribuoi në afirmimin e krijimtarisë letrare sidomos asaj për fëmijë në rrjedhat ndërkombëtare dhe se ndihmoi autorë të shumtë të rinj.

Vdiq në Ulqin, u varros në vendlindje.

Tituj të veprave

Letërsi

Xhuxhi nga Taxhuxhi - dramë humorisitike
Lepuri me pesë këmbë - skenarë filmi artistik
Kokërmeli e Pilivesa (1971) - roman
Dita e xhufkave (1972)- roman
Shkrepi i Diellit (1972)- roman
Minaku i përhimtë (1973)- roman
Vjollca magjike (1974)- roman
Rrasa e Zogut (1975)- roman
Droja (1978)- roman
Dreri me një bri (1986)- roman
Xhuxhi nga Xhuxhishta (1998)- roman
Zogu i bardhe -roman
Gogozheli i Gogozhinës (1999)- roman
shkurtabiqi më i madh në botë {2000} - roman (botoi: URA)
Fshehtësia e breshkës (2002)- roman
Majmuni me kurorë mbretërore (2003)- roman
Fshati i Pishës (1969)- libër poezishë (botoi: NOVA MAKEDONIJA)
Shtepia ime ka sy

Etj.

Gani Xhafolli (1945-16.06.2015)


Rezultati i imazhit për gani xhafolli"


Gani Xhafolli u lind në fshatin Drenovc afër Prishtinës në vitin 1945.



Ndryshe, ai punoi në arsim: në Drenofc, Barilevë, në Lipjan dhe në Magure, si mëusues.



Në Radiotelevizionin e Prishtinës prej vitit 1979 ishte redaktor në programin për fëmijë. Në vitin 1990 pushtetarëte shtetit Jugosllav e largojnë me dhunë nga puna së bashkume 1340 punëtorë të RTP-së. Xhafolli ka të kryer Akademinë pedagogjike në Prishtinë. Ka fituar shume çmime letrare.



Gani Xhafolli punoi redaktor i programit për fëmijë në Televizionin e Prishtinës dhe drejtoi revistën "Zanore". Ka botuar disa përmbledhje me poezi dhe romane për fëmijë,si:



"Te porta e edhave",

"Zog shiu",

"Vjershën s'e zë gjumi",

Shtëpia me kulm teposhtë",

"Po",

"Të dua",

"Në gojë të gjarprit",

"Princesha që fluturon",

"Zgjedhje"



“Dosjet në kutinë e zezë”

“Gishtat me flutura”



Etj.



Ishte stilist i përsosur i përmasave të paimagjinueshme e poetikës letrare.



Xhafolli me letërsinë e tij mbetet i veçantë si shkrimtar në sferën e imagjinatës krijuese, në këndvështrimin e tij origjinal e në konceptimin modern tekstor e mjaft interesant të larushisë së temave, do të hyjnë imagjinata e semantizimit të shenjave të ndryshme grafike, të grafemave dhe të shkronjave.



Gjeneratat e mëhershme e mbajnë në mend gjithnjë si një shkrimtar që ka thyer kodet e regjimeve të hekurta me liberalizimin e tij jetësor e letrar, si dhe emisionet që përgatiste për radiotelevizionin e Prishtinës.

Fëmijët do e mbajnë në mend si shkrimtar të dashur, për paraqitjet e tij spektakulare të një komunikimi të papërsëritshëm deklamues të vargjeve, me emocionet që zgjonte dhe me porosinë tejet të lirshme e me frymë moderne, që e përcillte te ta.

Gani Xhafolli ishte i veçantë si në krijime ashtu dhe kur i performonte ato, ai asnjëherë nuk i recitonte thjeshtë ose veç t’i lexonte, por bënte një lloj shfaqje me to. Ai do të mbahet mend si artist i letërsisë. Ai vargjet i bënte si shfaqje, herë besa edhe i këndonte. Ai ishte i afërt, i veçantë, karakteristik në vargjet e tij.



Ndarja nga jeta e Gani Xhafollit(70 vjeç), është një humbje e rëndë jo vetëm për familjen, por edhe për kulturën dhe letërsinë shqipe.

Gani Xhafolli , me veprat e tij letrare, do të mbetet një zë i rëndësishëm i letërsisë shqipe, sidomos i asaj për fëmijë.

(Flori Bruqi,17 qershor 2015).

Mehmet Kajtazi (1944-2003)


Rezultati i imazhit për mehmet kajtazi"


Mehmet Kajtazi u lind në vitin 1944 në Kllodernicë të Drenicës (komuna e Skenderajt). 

Një kohë punoi arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në vendlindje, në Turiqefc, në Runikë, në Klinë të Epërme dhe në shkollën e mesme “Isa Boletini” në Skënderaj, ndërsa, prej vitit 1973 ishte gazetar dhe redaktor i fejtonistikës në të përditshmen “Rilindja” dhe së fundi deri në vdekje punoi si redaktor profesional për prozë në Ndërmarrjen Botuese “Rilindja”, Prishtinë. 

Më së shumti lëvroi reportazhin ku trajtoi tema të aktualitetit dhe të historisë. Ka botuar tregime, reportazhe dhe shkrime të ndryshme në revista dhe gazeta që botoheshin në gjuhën shqipe në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Zvicër. Me krijimtari letrare merrej që nga shkolla e mesme. Ka shkruar kryesisht prozë për të rritur: romane, tregime, novela.

Mehmet Kajtazi, vdiq më 25 shtator 2003 në Lozanë të Zvicrës dhe u varros në Prishtinë më 27 shtator 2003.

Mehmet Kajtazi ka botuar disa  vepra:

1. ''Nata në gur'' (roman, 1984), botoi “Rilindja”, Prishtinë,
2. ''Plaku dhe urat'' (roman, 1986), botoi “Flaka”, Shkup.
3. ''Zemër e Thyer'' (tregime, 1987), botoi “Rilindja”, Prishtinë,
4. ''Fundi i legjendave'' (roman, 1990), botoi “Rilindja”, Prishtinë,
5. ''Shqiptarët në Goli Otok'' (roman, 1991), botoi “Dielli”, Zagreb.
6. ''Kodra e pajtimit'' (tregime, 1993), botoi “Ylberi”, Prishtinë,
7. ''Ushtimë e Alboderit'' (roman, 1993), botoi “Shkëndija”, Prishtinë.
8. ''Shote Galica'' (roman, 1995), botoi Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë.
9. ''Minatorët'' (roman, 1995), botoi “Onufri”, Elbasan.
10. ''Thikë në portokall' (roman, 1995), botoi Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë,
11. ''Gjeli i katedrales'' (roman, 1996), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,
12. ''Santa Ana'' (roman, 1998), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,
13. ''Guri i dallëndyshes'' (roman, 1998), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,
14. ''Lindja në qiell'' (roman, 2000), botoi “Rilindja”, Prishtinë.
15. ''Udha I'' (roman, 2000), botoi “Rilindja”, Prishtinë,
16. ''Ndezja e shiut'' (roman, 2001), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,
17. ''Një diell tjetër'' (roman, 2003). botoi NB “Rilindja”, Prishtinë.

Mehmet Kajtazi ishte krijues që ka shfrytëzuar ngjarje të vërteta, personalitete historike e figura tjera, por edhe situata të veçanta të gërshetuara me ndodhi e personazhe fiktive, të cilat në laboratorin e krijuesit janë përpunuar artistikisht. Tema e fakte të realitetit tonë kombëtar e historik janë brumosur në një varg veprash letrare të Mehmet Kajtazit, të cilat me ngjyrime artistike janë fuqizuar.

Mehmet Kajtazi  përpush katrahurat e mëdha të etnisë, sfidat, shpresat dhe udhët që e ngjitën në majat e mbijetesës. Pra në të shumtën, në fabulën e veprave të këtij prozatori shqiptar gëlojnë luftërat, varrëtarët, nënat shamizeza dhe heronjtë, të cilët përcjellin nga një brez në tjetrin gjëmimet e rrufeve, zinë e riteve mortore, kujet dhe prapë kumbimet e betejave dhe sërish kapërcimi i rrethakut të motjes. Të gjitha këto rrjedhin nga një rrafsh rrëfimor plot thyerje e kontraste dhe thuren me nje gjuhë që duket sikur mezi e bart baladën.


Nuk janë të rralla rastet kur një vepër letrare shkruhet si reagim ndaj një modeli pararendës të llojit të vet, duke tentuar njëherit që mohimin e atij modeli ta mbështesë në argumentet që ofron përmes veprës së rë...

Një dukuri të tillë e ndeshim në romanin e shkrimtarit  Mehmet Kajtazit ''Plaku dhe urat''. 

Te ky roman,  kemi tekstin që i shqipton situatat e jetës dhe tekstin që komenton këtë formë të shqiptimit dhe artikulimit artistik. ... 

Romani ''Plaku dhe urat'' ka një kompozicion do të thoshim mozaik, ku tërësinë e rrëfimit e sajojnë reminishencat nga kujtimet e personazhit kryesor (Amnitore Fatorini). Pse është kompozicion mozaik kur pjesa më e madhe e rrëfimit realizohet në veten e parë? Autori mbase edhe qëllimisht ikën nga një mënyrë strikte e zhvillimit të veprimit dhe rrëfimit romanësor në ''Plaku dhe urat''. 

Proza ''Shqiptarët në Goli Otok'' ka për temë tragjikën e të burgosurve politikë në kohën e inkuizicionit sllavokomunist, të njohur si periudha e Informbyrosë. 

Në gjithë veprën ''Shqiptarët në Goli Otok'' të Mehmet Kajtazit, rrëfimi është  i ndërtuar në formë mozaiku, ku si në ekran ravijëzohen fatet njerëzore.

Teatri Popullor i Prishtinës kishte inskenuar dramën “Nata e fundit në Goli Otok”, sipas romanit ''Shqiptarët në Goli Otok''-5 nëntor 1992 i cili u  shfaq  si premier në TPK dhe kjo dramë theu të gjitha rekordet duke patur mbi 300 repriza dhe është shfaqur në të gjitha trojet shqiptare dhe jashtë vendit. 


Drama “Nata e fundit në Goli Otok”, e Mehmet Kajtazit, është dramë e dhembjes, dramë e ndërgjegjejes së vrarë, e mllefit të frenuar, e zhgënjimit, e përpjekjes për ta mundur frikën, tmerrin, vdekjen, e përpjekjes për të tejkaluar vetveten, brenda greminave të thella shpirtërore të shkaktuara nga malli për lirinë e largët, që si fatomorganë sillet brenda grilave.

Duke lexuar tregimet e Mehmet Kajtazit , lexuesi gjithsesi do të provokohet me ngërthimet, psherëtimat, gjëmat dhe shpresën e njeriut tonë që nga kohërat më të hershme e deri më sot.


Trekëndëshi tredimensional i romanit ''Ushtimë e Alboderit'' janë tri kohërat-në një kohë-Harmoni në shesh të Brukselit duke hyrë në dimensionin e katërt të ringjalljes së një kohe të Re të Ribashkimit tonë Kombëtar Shpirtëror e Tokësor në një rend të ri të Ballkanit-Evropës e Botës liridashësë e përparimtare nën Diellin e të gjithëve falë Zotit Një- Krijuesit të Gjithësisë.

Romani  ''Shote Galica'' është një transponim i sukseshëm i njërës nga baladat tona kombëtare që në rrethakun e historisë sikur nuk po e presin njëra tjetrën.


 Romani "Minatorët" (""Onufri",Tiranë, 1995)shtë një përjetim i shkrimtarit që është i  frymëzuar drejtpërdrejtë nga ngjarjen në minierën e Trepçës në Kosovë, libër prej nga mesazhi i rezistencës, artistikisht dhe dokumentarisht, vjen e plotëson kuadrin e luftës për të drejtat kombëtare e qytetarëve. Autori i sjell kështu lexuesit një botë të pasur që vlon në galeritë e minierave, por me shumë në galeritë e shpirtit.


Ngjarja e romanit ''Lindja në qiell'', janë vitet tona të përgjakshme nën okupim, personazhet si Agon Zhuka, Adem Jashari, Curr Yjëzimi, Yllkë Dhogaqi, Gëzim Dushi e shumë të tjerë, i bëjnë jëtë veprës e që është shumë e afërt me kohën dhe traumat që i përjetoi populli ynë në Kosovë.

Mehmet Kajtazi me këtë roman tregoi edhe njëherë se është i lidhur ngushtë me fatin e kombit dhe historinë e tij, shkruante H. Perloka.


Romani "Ndezja e shiut" u nderua me çmimin “Hivzi Sylejmani” të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, për veprën më të mirë në prozë në vitin 2001..

Edhe në këtë roman shkrimtari Mehmet Kajtazi preokupohet me kohë, hapësirat e ekzistencës e të etnisë shqiptare. Kjo unazë narrative-kompozicionale-figurative ka zbritur shumë afër kohës sonë: kalvaret e golgotat e dëbimit masiv të shqiptarëve gjatë luftës së fundit, tek e nisë me Bllacën famëkqe, e vazhdon...


Edhe në  romanin "Një diell tjetër" (
botoi NB “Rilindja”, Prishtinë 2003) ,autori, ashtu si edhe në veprat tjera, lëndën e merr nga jeta e përditdshme në Kosovë, nga njerëzit e saj, nga problemet ekzistenciale me të cilat ballafaqohen shqiptarët, për ti bërë ballë gjithë katrahurave që ranë mbi ne nga pushtuesit e huaj tash e sa shekuj.


Romani ''Një diell tjetër'' i Mehmet Kajtazit paraqet tragjedinë shqiptare të viteve nëntëdhjetë, e cila triumfoi me luftën për çlirim. Duke u zhytur në dramën e etnisë autori Kajtazi  jep me ngjyra të theksuara kohën e aparteidit serb në vitet nëntëdhjetë të shekullit që lam pas.

Romani ''Një diell tjetër'',autori Kajtazi , sipas modusit të ironisë së qëndrueshme, e shqipton dramën më të re shqiptare me një gjuhë e me një stil të mvetësishëm duke vendosur në një kompleks modern sintetizues.(Flori Bruqi,Albaniapress,13 shtator 2010).




Prof Dr .Edmond Hajrizi


Prof Dr .Edmond Hajrizi është themeluesi dhe rektori i institucionit privat të arsimit të lartë, UBT, me të cilin solli përvojën dhe ekspertizën e marrë nga studimet dhe puna nëpër shumë universitete dhe institucione ndërkombëtare.

Ai u diplomua në profesionin e inxhinierit në Universitetin e Prishtinës, ndërsa dy vite më pas, mori titullin master në Teknologji të Përparuar të Automatizimit në këtë universitet. Në po të njëjtin vit, ai u bë pjesë e Universitetit të Vjenës, ku mori gradën doktor shkence në Menaxhim të Sistemeve dhe paralelisht përfundoi edhe studimet për Teknologji të Informacionit, teksa studimet e postdoktoratës i përfundoi në Angli, në City University London.

Ai është menaxher i certifikuar për Menaxhim të Cilësisë nga TUEV Austria, është vlerësuesi i parë i akredituar për projektin e certifikimit në 4 nivele nga Shoqata Ndërkombëtare për Menaxhim të Projekteve. Hajrizi është ekzaminer dhe trajner i akredituar për Menaxhim të Cilësisë nën skemën e Organizatës Evropiane për Cilësi dhe Quality Austria, është vlerësues kryesor i akredituar për EFQM Model nga Fondacioni ILEP.

Rektori Hajrizi u kthye nga Vjena për të jetësuar ëndrrën e tij për krijimin e institucionit që sjell në Kosovë inovacionet dhe përparimet teknologjike në hapin e njëjtë me të gjitha vendet e tjera të zhvilluara, duke u shndërruar shpejt në adresën numër 1 për studime të larta në Kosovë dhe në rajon.

Në vitin 2001, Hajrizi themeloi institutin IEME, përmes të cilës solli një qasje ndryshe ndaj hulumtimit studimeve universitare, trajnimeve profesionale konferencave ndërkombëtare. Ndërkaq, në vitin 2003 u licencua UBT duke hyrë fuqishëm në fushën e studimeve universitare

Themelimi i UBT-së shënoi një kapitull të ri për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë, në një hap dhe nivel në të cilin nuk ka qenë asnjëherë më parë

Suksesi i UBT-së dhe profesionalizmi i Hajrizit, ndikoi në rritjen e besimit tek ky institucion dhe nga 29 studentë sa ishin në gjeneratën e parë, u bën mbi 10 000 të tillë, që të ardhmen e tyre profesionale e lanë në duar të UBT-së, ndërsa si shpërblim, mbi 90% e tyre, sot janë aktivë në tregun e punës dhe punësojnë qindra njerëz të tjerë në vit.

Sot, UBT është sinonim i institucionit që ofron programet më të përparuara e të krahasueshme me programet ne Evropë dhe SHBA.

Është vendi që ofron studime në të gjitha drejtimet, për profilet e të cilave ka kërkesa tregu i punës dhe është adresa kryesore e institucioneve shtetërore për të kërkuar ekspertizë e përkrahje profesionale.

UBT është nikoqiri i mijëra personaliteteve të njohura botërore që vijnë për vizitë në Kosovë. Është mbështetja më e madhe për krerët e lartë shtetërorë, që punojnë për ngritjen e cilësisë dhe nivelit të jetesës në Kosovë.

Përmes lobimit të profesorit Hajrizi, sot Kosova është anëtare dhe zë i fuqishëm nëpër shumë institucione ndërkombëtare, aty ku politika nuk mundi të depërtojë asnjëherë.

UBT është bërë vatra e punësimit për më shumë se 500 persona që punojnë si staf akademik dhe administrativ, të cilët janë të kualifikuar dhe të shkolluar në UBT ose në institucione të tjera prestigjioze ndërkombëtare.

UBT është institucioni më serioz akademik në organizimin e konferencave ndërkombëtare e shkencore dhe u mundësoi dhjetëra studentëve regjistrimin dhe përfundimin e doktoratave në universitetet më të njohura ndërkombëtare.

Falë ndikimit të madh të Hajrizit, sot UBT bashkëpunon me 240 universitete nga i gjithë rruzulli.

UBT është adresa numër një për të gjithë ata që duan të bëhen më të mirët, ndërsa prof. dr Edmond Hajrizi është njeriu i cili e la pas mirëqenien që ia dhuroi një vend si Austria dhe u kthye në Kosovë që të njëjtën mundësi t’ua ofronte të rinjve dhe njohuritë e dijen e tij evropiane ta sillte me UBT-në për dhe në Kosovë.

Iljaz Prokshi(1949-2007)





Iljaz Prokshi lindi në Fortesë(ish Vërbovc) të Drenicës më 15 nëntor 1949; vdiq më 28 prill 2007. Shkollën fillore e përfundoi me rezultate të shkëlqyera.Edhe në shkollën e mesëm ishte nxënës i dalluar, duke u shquar për zgjuarsinë, vizionin dhe vokacionin prej krijuesi.

Studimet i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë, dega për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (Albanologji), në Universitetin e Prishtinës me nota të larta.

Si gjatë shkollës së mesme dhe gjatë studimeve universitare bashkëpunoi me të gjitha gazetat dhe revistat e kohës si gazetar dhe krijues.

Më vonë punësohet në gazetën Kosova të Korporatës Energjetike të Kosovës, në Prishtinë, në fillim si gazetar, e më vonë si redaktor përgjegjës i kësaj gazete.

Poezite e para, Iljaz Prokshi filloi t’i botoje ne gazetat dhe revistat letrare te Kosoves me 1966. Ishte ne moshe te re kur u paraqit ne letersi dhe vinte me nje pervoje qe e kishte arritur gjate leximit te shkrimtareve me moderne shqiptare dhe te huaj.

Botoi ne gazeten Rilindja, revisten letrare Jeta e re, Fjala, Bota e re, Zeri, Plejada, Koha ditore dhe ne disa gazeta me pak te njohura, qe botohen ne Kosove, si dhe ne periodikun shqiptar ne Shkup te Maqedonise, si Flaka dhe Jehona,Top kultura,Spektri në Zvicër, Trojet tona në New York etj.


Iljaz Prokshi i takon plejades se krijuese avangardë të Kosovës. 


Ne konceptet estetike te tij shquhet me idene e nje fillimi te ri ne letersine shqipe, duke krijuar nje letersi qe eshte simbol i artit modern.

Pak kohe me vone ai botoi edhe tregimet e para, gjithnje ne kerkim te rrugeve dhe mjeteve te reja letrare. Si student ishte shume aktiv ne jeten kulturore. Botoi poezi, tregime, reportazhe, recensione dhe ese per letersine. Fitoi pothuajse cdo vit cmime letrare, per poezi ose tregime, ne konkurset letrare, qe shpallnin gazetat dhe revistat e kohes. Iljaz Prokshi, ne konkurse te tilla eshte nderuar prej cmimit te pare gjer ne çmimin e trete.


Per vepren e tij si ne poezi dhe ne proze kane shkruar kritike te njohur te vendit, ndersa rezonance e te gjithe ketyre, eshte se vepren e Prokshit e pershkon fryma e modernitetit.


Tek ky krijues, te shkruarit eshte gjithmone ne sherbim te kerkimit dhe te ideve filozofike, kurse ne qender te shqetesimeve te tij eshte njeriu, i rrahur mes ererave te absurdit dhe revoltes, kundruall nje realiteti te hidhur, me kuptim, qe qenia njerezore t’i iken karakterit negativ, te prezantoje ato vlera qe shquhen per vizionin e nje bote te fresket dhe te delire, shenjuese per kohen dhe hapesiren.
Lexuesit e admirojne letersine e tij, ndersa kritika me gjithe keta te paret i detyrohet vlerave dhe mesazhit poetik te kesaj vepre.


Librat me poezi: 


Pikë e bardhë ëndrre, Rilindja, Prishtinë, 1983

Satana në ferr, Fjala, Prishtinë, 1992

Fytyrë në pergamenë, Rilindja, Prishtinë, 1995

Psalm arbëror, Rilindja, Prishtinë, 1998

Sonatë e dhembshurisë, Lidhja e shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 2003


Librat me tregime: 


Libri i kujtimeve, Rilindja, Prishtinë, 1987

Daullet e natës, Rilindja, Prishtinë, 1990

Vdekja në ëndërr, Rilindja, Prishtinë, 1996

Magjia e mjegullës, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 1997

Vajza e trëndafilave, Rozafa, Prishtinë, 2002

Pallati i Helenës, Prishtinë, 2003

Ka edhe dy libra të gatshme për shtyp me tregime.

Romane:


Fundi i zemërimit, Rilindja, Prishtinë, 1997 

(Për këtë roman, autorit iu dha Çmimi letrar si romani më i mirë i vitit i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës më 1997)

Dashuri në labirint, 2001



Etj.

Dhimitër Nica(1963-)




Dhimitër Nica ka lindur në Berat të Shqipërisë më 15 korrik 1963. Ka studiuar për ekonomi, letërsi si dhe në Selanik të Greqisë ka studiuar për disa vite rresht në leximin dhe mësimin e gjuhës greke. për të cilën ka garantuar edhe një çertifikatë nga ministria e arsimit e Greqisë për njohjen e mire të kësaj gjuhe. 

Që në moshën 20-vjeçare ka botuar poezi dhe vjersha të ndryshme. Gjithashtu, është marre herët  me shkrime, përshkrime, reportazhe, tema ekonomiko-shoqërore, etj. të cilat i ka botuar në organet e shtypit lokal dhe qendror në Tiranë. 

Por kushtet e vështira, rrugët e kurbetit, bën që librin e pare ta nxjerrë vetëm  më 2012-tën, nga shtëpia botuese “Toena” Tiranë, me titullin simbolik “Pesha e fjalës".  

Në vitin 2015, botoi librin e dytë me poezi, të titulluar : “Të gjitha lulet kanë emrin tënd"  po në Tiranë, nga shtëpia botuese “Muzgu”. Në vitin 2016 botoi në Prishtinë librin e tretë me poezi të titulluar: “ Nesër do të jemi më të mirë "  Në janar të vitit 2018-të, botoi librin e parë në gjuhën greke me titull: “ ΟΤΑΝ ΟΙ ΚΑΡΔΙΕΣ ΣΤΑΖΟΥΝ ΠΟΝΟ ’’ ( Kur zemrat pikojnë dhimbje ).

 Në qershor të vitit 2018-të nxori nga shtëpia botuese Fan Noli në Tiranë librin e pestë me poezi:  “ Puthjet na bëjnë më të bukur". Ka në duar gati për botim edhe tre libra të tjerë, dy me poezi dhe të tretin me tregime me tema të ndryshme nga jeta social – kulturore - atdhetare dhe sidomos nga maratona e gjatë e kurbetit, të cilët i ka pllakosur si sëmundje e shekullit të gjithë shqiptarët, por edhe vet poetin, ku që nga viti 1991, punon e banon në Selanik të Greqisë. 

Boton here pas here tregime e novela të ndryshme, si dhe shkrime në organet, revistat e gazetat e  ndryshme, si dhe botimet onlive, shkrime, përshkrime, reportazhe, cikle me poezi, novela, tregime, etj. 

 Është pjesëmarrës në më shumë se tridhjetë antologji poetike. Kështu gjendet në Antologjinë e dhimbjes, kushtuar të madhit Ali Podrimja në Prishtinë, midis 101 autorëve shqiptarë.

 Gjendet në disa antologji të botuara nga “Prishtina Press”, në më shumë se 10 antologji të botuara, në Tiranë nga shtëpia botuese Muzgu.

 Është gjithashtu pjesëmarrës në antologji të ndryshme të botuara nga lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve të Selanikut “Dega e blertë”, anëtarë i së cilës është prej shumë vitesh. 

Është pjesëmarrës edhe në disa antologji poetike të botuar nga lidhje të ndryshme shkrimtarësh dhe artistësh si në Shkup, Tetovë, Përmet, etj.

 Në vitin 2012-të, dega e shkrimtarëve dhe artistëve të Selanikut e vlerësoi me çmimin e tretë, për poezitë lirike më të mira të vitit dhe një vit më vonë, më 2013-të, po kjo juri e vlerësoi me çmimin e parë “Ziko Kapurani” për poezitë më të mira lirike të shkruara e të botuara në gazetën e Athinës. 

Në vitin 2016 Këshilli i Kulturës dhe drejtoria arsimore pranë bashkisë së Podujevës në Kosovë e vlerësoi me çmimin e pare për poezinë më të mire, për nder të festave të Nëntorit, ndërsa në  konkursin ndërkombtar të organizuar nga klubi i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve Naim Frashëri  në Përmet u vlerësua me çmimin e tretë për poezitë më të mira të këtij organizimi poetiko-letrar…

Bën jetë aktive me klubin letrar Dega e Blertë në Selanik të Greqisë antarë i së cilës është prej shumë viteve.

MIRADIJE RAMIQI(1953-)

Rezultati i imazhit për miradije ramiqi"

Miradije Ramiqi lindi në Pozharan të Vitisë më 11 shtator 1953.Shkollën fillore e  kreu filloren. 1972: Skollen e mesme Normale në Ferizaj e Gjilan në Kosovë.

Në vitin shkollor 1974-1978, e kreu  Akademinë e Arteve (pikturë),  në klasën  e Akademik prof. Rexhep Ferrit dhe të  Akademik prof. Muslim Mulliqi në Prishtinë, Kosovë.

1979: Ka bërë specializimin (3) mujor në Parise-Francë, në artet figurative, financuar nga; Bashkësia Krahinore për Punë Shkencore e Kosovës, dhe ishte realizuese e suksesshme e projektit.

1995-1997: Kreu studimet pasuniversitare te prof. Muslim Mulliqi, në Prishtinë dhe mbrojti Temën e Magjistraturës me titull "Arti në udhëtim rreth rikuptimësisë së tij".

Punon; Profesor i rregullt në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.

2016-2017: Nga Fakulteti i arteve te bukura”Hasan Prishtina”Prishtinë,është propozuar për anëtare pranë Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) në Prishtinë.

Jeton dhe vepron në Prishtinë. Vazhdon të jet aktive në dy veprimtarit dhe aktivitete te tjera, letrare e artistike. 


Ekspozita Personale ( 26): në vend dhe jashtë vendit si ne : Shqipëri ( Sarandë, Berat dy, Korcë, Tiranë ), Mal të Zi, Francë, Zvicërr tri - etj.

Simpoziume – koloni dhe ekspozita ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit:

2003 deri 2019.

Kosovë; Therandë,Prizren,Pejë,Prishtinë./Shqipëri; Pogradec,Korcë,Bajram Curr, Durrës, Fier. / Mali i Zi; Ulqin. / Maqedoni; Kërcovë. / Turki; Izmir,Odemish-Birgi / Egjipt; Sharm Elsheik

Ekspozita Kolektive: mbi 200... kombëtare dhe ndërkombëtare
1974 deri 2019.

Kosove ; Gjilan, Viti, Ferizaj, Prishtinë, Prizren, Therandë, Pejë, Gjakovë, Preshevë/

Shqipëri; Tiranë, Durës, Pogradec, Korcë, Berat / Maqedoni; Shkup, Tetovë, Kërcovë, Gostivar, Kumanovë, Prilep, Bitola, Kavadarci, Veles / Mali i Zi; Ulqinë / Bullgari; Sofia / Francë; Paris / Belgjik; Bruksel, Namyr / Luxemburg; Luxemburg / Zvicerr ; Llugano, Gjenevë, Llozanë, Martingy / Spanjë; Madrid, / Amerik; Nju York / Japoni; Korea e jugut;

Krahas ekspozitave personale e kolektive në vend dhe në botë, Miradije Ramiqi ka marr pjesë edhe në shumë Simpoziume arti, Festivale e Takime të letërsisë kombëtare e ndërkombëtare e cila është edhe anëtare e disa; Lidhjeve, Shoqatave, Akademisë, Klubeve etj.

 Është edhe fituese, e shumë çmimeve kombëtare e ndërkombëtare si në pikturë, gjithashtu edhe në letërsi.

Në fondin e saj krijues ekzistojnë me mija vepra artistike figurative. Veprat e saj artistike në pikturë gjenden në koleksione private, një pjesë e të cilave të shitura e të dhuruara; ne muze e galeri ne vend dhe jashte vendit, si në; Kosovë, Rumani, Ex Yu, Shqipëri, Evropë ( Angli, Belgjike,Gjermani, Francë, Zvicër) Turki, Egjipt, Amerikë etj.. Me veprat e saj ka nderuar personalitete të artit, shkencës e të kulturës letrare etj. brenda dhe jasht vendit, derisa numri ma i madhe prej tyre gjenden në atelieun e saj.

Vepra e saj artistike – letrare dhe ajo figurative, vlerësohet lartë edhe nga shumë kritik të artit e letërsis, brenda dhe jasht vendit.

Çmime për pikturë:

2009 Shpërblimi i ” Sallonit të Nëntorit ” Pejë, Kosovë

2006 Mirënjohje dhe Medalje të Argjendë në konkursin internacional në” Sallonin e 36-të të Akademisë Evropiane të Arteve ” Bruksel, Belgjikë

2006 Çmimi blerës i Galerisë së Arteve ”Flaka e Janarit”, Gjilan, Kosovë

2005 Medalje të Argjendë kombëtare në konkursin internacional në
” Sallonin e 35-të të Akademisë Evropiane të Arteve" Bruksel, Belgjikë

2004 Mirënjohje dhe Medalje të Argjendë në konkursin internacional të "Sallonin e 34-të të Akademisë Evropiane të Arteve" Bruksel, Belgjikë

Anëtare e rregullt e Shoqatës së Artistëve Figurativë dhe Aplikativë të Kosovës ( SHAFA) Prishtinë, Kosovë si dhe e Akademisë Evropiane të Arteve në Bruksel dhe Paris me seli ne Paris, Francë

Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (anëtare e Kryesisë dy mandate nga 4 vite) etj.

Ka botuar keto vepra letrare:

2014;Antologji shqip-italisht,Dashuria flet me zemren e diellit,”Faik Konica”Prishtinë,

2011 Botim i dyte/anglisht-shqip Heshtje e k(th)yer ”LULU” www.lulu.com, SHBA

2008 Antologji e poezive ; anglisht-shqip, Heshtje e k(th)yer ”LSHK” Prishtinë

2007 Antologji e perkthyer ne gjuhen rumune, Shpirt i përflakur, Bukuresht, Rumuni

2010 Vëllimi i katërt poetik, Hirësi prrallore , ”LSHK” Prishtinë, 

2000 Vëllimin e tretë poetik Pëshpërim mbretërie, "Rozafa” Prishtinë, 

1990 Vëllimin e dytë poetik Shi në pasqyrë, “Rilindja Prishtinë, 

1981 Vëllimin e parë poetik Drithërimë ngjyrash, “Rilindja” Prishtinë

Çmime për poezi:

2015 Prix de Paris – Concourse International de poesie, 6 pril, Paris, France

2011:Çmimi”Mirënjohje dhe Vlerësim par Ekselancë në Poezi” Diplomë dhe Medalje në ”22 Ëorld Congress of Poets”, 29.06 deri 03.07 Larisa – Greqi

2010 Cmimi i pare në ”Flakadan i Karadakut” LSHK Viti,

2007 Çmimi i tretë në ”Flakadan i Karadakut” LSHK Viti,

2006 Çmimi i tretë në ”Sofra Poetike” Ymer Elshani; LSHK Drenicë,

2004 Çmimi i dytë në ” Flakadan i Karadakut ” LSHK, Viti,

2001 Çmimi i tretë në "Ditët e Nënës Terezë" të SHSHK, Prishtinë,

2000 Çmimi i parë në "Takimet e poeteshave" i SHSHK Vushtrri,

2000 Çmimi i parë i "Flakës së Janarit” – “Flaka e Lirisë" Gjilan,

1986 Çmimi i parë në "Takimet e poeteshave" SHSHK Vushtrri,



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...