Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/30

Enciklopedia e urrejtjes serbe, libri “Shtëpia e Verdhë” i Floiri Bruqit, si një dëshmi e urrejtjes së tillë



Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D 

Enciklopedia e urrejtjes serbe

Në vitin 2018, Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë” Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin e akademikut prof.dr. Flori Bruqi, me titull “Shtëpia e Verdhë”. 

Është një libër mjaft interesant, me një vëllim prej 350 faqesh, në të cilin gjen një pasqyrim të hollësishëm politika agresive e shovinizmit serb kundër kombi shqiptar. Autori, duke argumentuar me fakte, zbulon thelbin e politikës së kahmotshme serbe ndaj etnisë shqiptare:

“Serbia e ka ngritur në doktrinë shtetërore zhdukjen e popullit shqiptar” (f. 9).

Në libër autori trajton disa tema nga historia e politikës agresive të shovinizmit serbokriminal ndaj popullit shqiptar të Kosovës. 

Këtu do të ndalem në disa prej tyre.

Rezultati i imazhit për shtepia e verdhe flori bruqi"


 Libri hapet me temën “Nobelisti Ivo Andriç si antishqiptar”, në të cilën përshkruhen “telegrafisht” pikat kulmore të strategjisë shoviniste serbe kundëkombit shqiptar, duke filluar nga dokumenti sekret - Naçertania- e vitit 1844 që mbante firmën e Ilia Garashaninit dhe duke vazhduar me elaboratin e akademikut Ivo Andriç, mandej me elaboratin e akademikut Vasa Çubrilloviç e deri te Memorandumi 1 dhe 2, hartuar nga shkrimtari shovinist Dobrica Qosiç, akademik.

Pra, njëri nga doktrinarët e zhdukjes së popullit shqiptar, ka qenë shkrimtari shovinist Ivo Andriç, i cili, fillimisht, kishte hartuar një program për ndarjen e Shqipërisë, për çka ai u ngrit deri në postin e ministrit të jashtëm. Programi i tij titullohej “Elaborati i Ivo Andriçit për Shqipërinë i vitit 1939”.

Ky shkrimtar shovinist, çuditërisht, në vitin 1961, paska fituar Çminin Nobel. Çdo njeri me gjykim të kthjellët, kur merr vesh se ky shkrimtar shovinist na qenka nderuar me Çmimin Nobel në letërsi, nuk mund të mos shtrojë pyetjet e mëposhtme:

Po si është e mundur që t’i jepej Çmimi Nobel një shkrimtari të tërbuar shovinist, i cili, në elaboratin e vet kërkonte shfarosjen e një populli tjetër?

 A thua se është e besueshme që juria e Çmimit Nobel nuk e paska pasur indormacionin e duhur për jetëshkrimin e Ivo Andriçit dhe, konkretisht, për platformën e tij shoviniste kundër popullit shqiptar? 

Është e pamundur që juria e Çmimit Nobel të ketë qenë e painformuar për platformën në fjalë të Ivo Andriçit. 

Ajo e pati nderuar atë shkrimtar shovinist se nuk ka pasë ushqyer kurrfarë respekti për popullin shqiptar dhe shfarosja e tij prej shovinizmit serbokriminal, nuk përbënte kurrfarë shqetësimi për të. 

Prandaj nderimi i Ivo Andriçit me Çmimin Nobel përbën një faqe të zezë në historinë e jurive të Çmimit në fjalë. 

Por një tjetër faqe e zezë në historinë e jurive të Çmimit Nobel u shënua edhe në vitin 2019, kur juria e tanishme e nderoi me këtë Çmim edhe një tjetër shkrimtar shovinist, siç është shkrimtari austriak Peter Handke, mbrojtës i flaktë i krimeve të Millosheviçit kundër popullit shqiptar të Kosovës. 

Në këtë mënyrë, juria në fjalë e damkosi përfundimisht veten me damkën e turpit, si një juri shoviniste në qëndrimin ndaj kombit shqiptar.

Akademik Flori Bruqi e sqaron lexuesin se shkrimtari shovinist Ivo Andriç e pati përgatitur elaboratin me kërkesë të kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Jugosllavisë Milan Stojadinoviç. 

Pra, elaborati në fjalë zbulonte orientimin e politikës zyrtare të shovinizmit serbokriminal, në themel të së cilës shtroheshin pikësynimet për shfarosjen e popullit shqiptar.

Për arritjen e këtyre pikësynimeve, politika shoviniste serbe ka gëzuar përkrahjen e plotë të tri fuqive kryesore evropiane të kohës, siç ishin Anglia, Franca dhe Rusia. 

Akademik Flori Bruqi citon nenin shtatë të Paktit të Londrës, të lidhur më 26 prill të vitit 1915 në mes Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Rusisë, i cili kishtesi qëllim përfundimtar fshirjen e Shqipërisë nga harta e Evropës.

 Në atë nen thuhej:

“Nëse do të vinte deri te formimi i një shteti të vogël autonom e neutral i Shqipërisë, Italia nuk do t’i kundërvihej dëshirës së Francës, të Britanisë së madhe dhe të Rusisë që viset veriore dhe ato jugore të Shqipërisë të ndaheshin në mes Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë” (f. 22).

Autori përmend, po ashtu, edhe fjalët e Ivo Andriçit, i cili citon një deklaratë të kryeministrit francez Klemanso në Konferencën e Paqes të vitit 1919:

“Duke propozuar një zgjidhje të përgjithshme të çështjes së Adriatikut, Klemanso, në cilësinë e kryetarit të Konferencës së Paqes, në lidhje me lëshimin e Rijekës Italisë, deklaroi më sa vijon: pra, sipas kësaj, shteti i S.H.S. (serbëve, kroatëve e sllovenëve) do të ngrihet në kulmin e fuqisë së vet, pasi t’i ketë në zotërim Shkodrën, Drinin dhe Shëngjinin” (f. 27-28).

Dihet me kohë që shovinizmi serb, gjatë mësymjes drejt territoreve shqiptare në nëntor të vitit 1912, kur trupat sebe patën pushtuar krejt Shqipërinë Veriore dhe patën arritur deri në Tiranë dhe në Durrës, kishte si objektiv të siguronte një dalje në detin adriatik, dhe pikërisht në Durrës, sipas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër të vitit 1913.

Ky objektiv gjente përkrahjen e plotë të shovinizmit rusomadh, armikut tradicional të kombit shqiptar.

 Prandaj, më 27 tetor (9 nëntor) 1912,në një telegram sekret që i dërguari rus në Beograd, N.G. Hartvig, i përcillte Ministrisë së Jashtme Ruse në Sankt Peterburg, thuhej:

“Për shkak të zgjerimit të ardhshëm të territoreve të të katër aleatëve, një Shqipëri autonome do të dukej si një anomali, si një vatër e përhershme trazirash, të cilat do të ngjallnin shqetësime për paqen në Ballkan… 

Shqipëria do të duhet të copëtohet mes Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë” (Citohet sipas librit: “Faktori shqiptar në zhvillimin e krizës në territorin e ish-Jugosllavisë. Dokumente. Vëll. i parë (1878-1997)”.

 Shtëpia Botuese “INDRIK”. Moskë 2006, f. 57).

Menjëherë pas këtij njoftimi, vjen edhe reagimi i ministrit të jashtëm të Rusisë Sergej Sazonov. Në kujtimet e veta, ky ministër, si armik i betuar i kombit shqiptar, shkruan:

“Kuptohet vetvetiu se nga ana e Rusisë copëtimi i Shqipërisë mes ballkanasve, në thelb, nuk mund të haste në kurrfarë kundërshtimesh… 

Lejimi i Serbisë për të pasur një dalje në Adriatik, gjatë një periudhe të gjatë kohe, u shndërrua në një problem qendror të politikës evropiane, megjithëse në vetvete ai kishte një rëndësi thjesht të karakterit lokal…” (Sergej Dmitrijeviç Sazonov. “Kujtime”. Shtëpia Botuese “Harvest”. Minsk 2002, f.77-79).

Një temë që meriton vëmendjen e veçantë të lexuesit, është ajo që akademik Flori Bruqi ia ka kushtuar kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç.

 Ai e ka titulluar “Duart e përgjakura të Aleksandër Vuçiçit”.

Në trajtimin e figurës së Vuçiçit, autori ka meritën e veçantë se ka flakur tutje “vellon e moderimit” të kryeministrit serb, e cila i është veshur prej propagandës shtetërore, duke anashkaluar natyrën e tij kriminale në gjenocidin e ushtruar kundër myslimanëve në Jugosllavi dhe veçanërisht kundër popullit shqiptar të Kosovës.

Akademik Flori Bruqi i çjerr maskën Aleksandër Vuçiçit, si bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Sheshel, kryetarit të Partisë Radikale Serbe, ku Vuçiçi mbante postin e sekretarit të përgjithshëm dhe Nikoliçi postin e zëvendëskryetarit. Që të tre këta kriminelë kishin hartuar planin “për spastrimin etnik të Kosovës”, platformë kjo, e botuar në gazetën “Serbia e Madhe (Velika Serbia) më 14 tetor 1995 në Beograd” (f. 46).

Por natyra çnjerëzore e Vuçiçit del më shumë në pah përmes deklaratave të tij në përkrahje të dy kriminelëve me damkë, si Ratko Mlladiçi dhe Radovan Karaxhiçi, të dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime kundër njerëzimit. Akademik Flori Bruqi citon deklaratat e Vuçiçit për Mlladiçin dhe Karaxhiçin, të publikuara në vitet e para të këtij shekulli.

“Radovan Karaxhiçi ështësimbol i luftës për liri të popullit serb. Karaxhiçi dhe Mlladiçi janë patriotë të shquar serbë dhe heronj të luftës atdhetare. Nuk do ta dorëzojmë as Radovan Karaxhiçin dhe as Ratko Mlladiçin. Nëse i takoj diku, do të pi me ta kafe. Shtëpia ime, ashtu si edhe gjithë shtëpitë e familjes Vuçiç, do të jenë pikërisht shtëpi e sigurt e gjeneralit Ratko Mlladiç (f. 50).
Fakti që Vuçiçi është president i Serbisë, dëshmon më së miri për psikologjinë e kriminalizuar të popullit serb. 

Se jo më kot populli serb, me votën e vet, nxori në krye të shtetit pikërisht Vuçiçin, ministrin e informacionit të Sllobodan Millosheviçit, të kriminelit me damkë që lau me gjak mbarë Bosnjë-Hercegovinën dhe popullin shqiptar të Kosovës. 

Prandaj akademiku Flori Bruqi, në faqet e këtij libri, i ka bërë“skanerin” e duhur Aleksandër Vuçiçit, duke ia flakur tutje përfundimisht “mantelin e udhëheqësit të moderuar” të Serbisë.
Me mjaft interes në faqet e këtij libri është tema që trajtohet në kreun me titull “Kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë- trashëgimi shqiptare”.

Në argumentim të titullit që i ka vënë kësaj teme të librit, akademiku Flori Bruqi shkruan:

“Mbështetje për qëndrimet tona që paraqiten gjatë gjithë këtij punimi se kishat dhe manastiret ortodokse u rindërtuan ose, më mirë të themi, u adaptuan me ndërhyrje gjatë rindërtimeve për t’u transformuar nga stili katolik në atë ortodoks,.. do të gjejmë edhe te disa studiues serbë që shquhen me punimet e tyre për këto çështje” (f. 53).

Autori, me një objektivitet shkencor, ka nxjerrë në spikamë një të vërtetë historike. Sepse dihet që politeizmi ilir filloi t’ia lëshojë vendin kristianizmit, i cili, me Ediktin e Milanos, në vitin 313, u shpall fe zyrtare, institucionale, shtetërore.

Akademik Flori Bruqi i ka dhënë propagandës mashtruese serbe një përgjigje historikisht të argumentuar. Madje përgjigjja e tij vlen edhe për Vatikanin, i cili, në vitin 2013,përmes një artikulli tëkardinalit Uallter Kasper për të përditshmen katolike “Kathpress”, deklaronte se “Kosova është djepi i kishës ortodokse serbe”.

Me analizën e temës në fjalë, akademik Flori Bruqi i ka bërë një shërbim të madh jo vetëm traditës së kahershme fetare të Kosovës, por edhe mbarë kombit shqiptar. 

Kjo për arsye se populli shqiptar i Kosovës e ka të vetin djepin fetar në Kosovë se është popull rrënjës dhe institucionet e veta fetare, si kisha dhe manastire, i ka ngritur ca shekuj më parë, para se tributë sllave të shpënguleshin nga stepat ruse dhe të dyndeshin drejt Gadishullit Ilirik.

 Mitet dhe mashtrimet e falsifikatorëve serbë të historisë për lashtësinë e kishave dhe të manastireve në Kosovë, nuk e mbulojnë dot diellin me shoshë.

Një tjetër temë me rëndësi që akademik Flori Bruqi trajton në këtë libër, është ajo që i kushtohet të ashtuquajturës “shtëpia e verdhë”, e cila, sipas propagandës shpifëse serbe, shërbyekej si qendër për trafikimin e organeve njerëzore. 

Ka qenë fjala për një shtëpi fshati që ndodhet 15 km në veri të Burrelit. 

Legjenda për një trafikim të organeve njerëzore që“organizohej” në një shtëpi të tillë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka pasur për qëllim të falsifikohej e vërteta historike për krimet barbare të bishës fashiste serbe kundër popullit shqiptar të Kosovës, në mënyrë që Serbia, nga një shtet agresor, të shndërrohej në një shtet-viktimë. Kjo legjendë, e sajuar në Beogradë dhe në Moskë dhe e mbështetur paturpësisht edhe nga Perëndimi evropian, është faqja më e zezë në historinë evropiane të pasluftës.

Në faqet e këtij libri, autori ka vënë në dukje bashkëpunimin e ngushtë të Beogradit dhe të Moskës për fabrikimin e shpifjeve për ekzistencën e të ashtuquajturës “shtëpia e verdhë”.

 Ky bashkëpunim del në pah më së miri përmes deklaratave të ish-ministrit të jashtëm serb Vuk Jeremiç dhe të ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov, të cilët, në sinkron me njëri-tjetrin, mbështetnin fuqimisht mashtrimet e Karla del Pontes dhe të Dik Martit, mashtrime trashanike këto që u hodhën në qarkullim me sponsorizimin e drejtpërdrejtë të Beogradit dhe të Moskës.


Në librin e akademikut Flori Bruqi bëhet e qartë se Beogradi dhe Moska, si dy vatrat më armiqësore të kombit shqiptar në tërësi dhe të popullit shqiptar të Kosovës në veçanti, patën bërë shumë investime për përgatitjen e dy tellallëve të Perëndimit evropian, si Karla del Ponte, ish-Kryeprokurore e Tribunalit të Hagës, dhe Dik Marti, anëtar i Dhomës së Ulët të Parlamnentit të Zvicrës dhe raportues i Këshillit të Evropës, për të shpikur mitin, sipas të cilit Ushtria Çlirimtare e Kosovës paskej kryer vrasje të të burgosurve serbë, me synimin për heqjen e organeve dhe trafikimin e tyre për qëllime fitimi. 

Për këtë qëllim, ish-kryeprokurorja Karla del Ponte (tani ambasadore e Zvicrës në Argjentinë) pati botuar librin me titull “Gjahu”, në të cilin, pa iu dridhur qerpiku, ka shpifur, duke deklaruar se gjoja civilët serbë, të burgosur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, qenkeshin vrarë në Shqipëri dhe organet e tyre qenkeshin shitur në tregun e zi pas përfundimit të luftës.

Këtë mënyrë shpifjeje e ka përdorur edhe Dik Marti, si raportues i posaçëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Raporti i tij u miratua në Komitetin për Çështje Juridike dhe të Drejtat e Njeriut, çka përbën një njollë të zezë për Komitetin në fjalë, i cili i bashkohej korit të hienave serbe dhe ruse kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Është me të vërtetë e turpshme që ai Komitet i merrte për të vërteta shpifjet e ish-Kryeprokurores Karla del Ponte dhe të raportuesit Dik Mati, sipas të cilëve trafikimi i organeve njerëzore “mund të bëhej” në një shtëpi fshati në veri të Burrelit! 

Me këtë rast, akademik Flori Bruqi, për të hedhur poshtë shpifjet e ulëta të dy personazheve të lartpërmendura, i drejtohet deklaratës së një specialisti të mjekësisë ligjore nga Beogradi, prof.dr. Zoran Stankoviçit i cili “thotë se në këtë punë duhet të marrin pjesë kirurgë të mirë, një ekip multidisiplinar me të paktën 50 njerëz” (f. 101).

Arsyen e shpifjeve tëish-kryeprokurores Karla del Ponte dhe të raportuesit Dik Marti, akademik Flori Bruqi e gjen te një deklaratë e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar:

“Përderisane shqiptarët, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, nuk ngritëm padi kundër Serbisë për gjenocid dhe krime lufte në Kosovë, tani një gjë të tillë e bëjnë serbët kundër neve shqiptarëve, edhe përmes lobit të tyre shumë të fuqishëm në Zvicër, fillimisht përmes librit të ish-Kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Zonjës Karla del Ponte, dhe tani edhe përmes Raportit të Zotit Dik Marti në Këshillin e Evropës” (f. 143).

Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar ka shumë të drejtë, por problemi është se padinë kundër Serbisë nuk kishte kush ta ngrinte pas përfundimit të luftës. 

Kjo për arsye se Hashim Thaçi kishte hyrë argat në shërbim të shovinizmit serbokriminal qëgjatë luftës dhe për të Beogradi kishte bërë një investim të madh për ta nxjerrë në krye të Kosovës, fillimisht si kryeministër dhe mandej si president.

 Nënkuptohet që Thaçi, në aktivitetin e vet si kryetar i partisë demokratike dhe si argat i Beogradit, do të mblidhte rreth vetes përkrahësit e bindur, me qëllim që jo vetëm të mos ngrihej kurrfarë padie kundër Serbisë për krimet, masakrat dhe shkatërrimet e rënda që i shkaktoi popullit shqiptar të Kosovës, por edhe për t’i bërë asaj lëshime pas lëshimesh, të cilat nuk mund të vlerësohen ndryshe, përveçse si tradhti komëtare.

Libri “Shtëpia e Verdhë” i akademik Flori Bruqit është një vepër historiko-publicistike me vlera të jashtëzakonshme njohëse për krimet mbinjëshekullore të shovinizmit serbokriminal kundër kombit shqiptar.

* * *
Kur lexuesi njihet me thelbin e politikës tradicionale serbe kundë shqiptarëve, sipas së cilës “Serbia e ka ngritur në doktrinë shtetërore zhdukjen e popullit shqiptar”, ai, vetvetiu, duke pyetur vetveten, bie në përsiatje të thella:

“Po si është e mundur që një popull rrënjës në Gadishullin Ilirik, siç është populli shqiptar, kërcënohej me zhdukje nga ardhacakët sllavë?”

Përgjigjja e kësaj pyetjeje duhet kërkuar në traditën tonë të lashtë pellazgoiliriane. Sepse atje është zanafilla e tragjedisë sonë kombëtare, e cila i ka rrënjët në mikpritjen karakteristike dhe nderimin e tepruar që u kemi bërë të huajve.

 Madje mbi bazën e kësaj mikpritjeje, e cila, duke i kaluar caqet e lejuara, ka ardhur e ka marrë ngjyrime servilizmi, në gjuhën shqipe, që kryeherazi, është krijuarshprehja“shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e shtegtarit”.

Pra, shqiptarët, që së lashti, derën e kanë pasur të hapur për miqtë dhe për shtegtarët fqinj. Por rezulton se këta të fundit, në rrjedhën e shekujve, nuk janë treguar aspak mirënjohës ndaj shqiptarëve. Përkundrazi, mikpritjen e shqiptarëve ata e kanë vlerësuar si kompleks inferioriteti dhe na e kanë shpërblyer me rrëmbimin e trojeve tona, duke na i rrëgjuar në një mënyrë tragjike.

 Dhe shqiptarët, si etnia më e madhe e Gadishullit Ilirik, në vend që të bashkoheshin fort me njëri-tjetrin dhe t’i mbronin me vendosmëri trojet e veta, ata vetëm janë tërhequr para furisë së pushtimeve të fqinjve tanë “miq dhe shtegtarë”.

Kësisoj, shqiptarët, duke e zhvendosur te të huajt gravitacionin e mikpritjes dhe të nderimit deri në servilizëm, gjatë shekujve kanë pasë krijuar një boshllëk të ndjeshëm për ngjizjen e unitetit brenda vetvetes, çka ka krijuar truall për përçarjen tragjike që i ka karakterizuar brez pas brezi.

Tek po hidhja në kompjuter këto radhë, menjëherë më erdhi në kujtesë një libër interesant, me autor zotërinë Sokol Braha, shqiptar nga Kosova që jeton në Zvicër. Ai, duke trajtuar natyrën e marrëdhënieve të shqiptarëve me serbët, shkruan:

“Shqiptarët përshëndetin, nderojnë, urojnë, përgëzojnë, presin e përcjellin me krenari, sepse i kanë në traditën e tyre këto dhe i ruajnë me krenari. 

Edhe pse këta komshinj nuk i ftuam ne, por na erdhën si miq të paftuar! 

Por unë pyes veten: a na solli neve ndonjë të mirë bujaria dhe zemërgjerësia me të huajt? Asnjëherë, kurrë! (Sokol Braha. “Vjen i kodrës, nxjerr të votrës”. Shtypshkronja “Grafobeni”. Prishtinë, 2011, f. 56).

Duke i nderuar të huajt deri në atë shkallë, saqë të mos respektosh dinjitetin personal, domosdo që do të fitosh jo simpatinë, por mungesën e respektit nga ana e tyre, i cili, me kalimin e kohës, vjen e merr përmasat e shpërfilljes, duke u ngritur ca nga ca deri në nivelin e neverisë dhe të urrejtjes së hapur. Pikërisht kështu ka ndodhur me shqiptarët. 

Duke u treguar mikpritës me ardhacakët sllavë, me të cilët u treguan bujarë, ilirët i lejuan të bëheshin zotër në tokat e Ilirisë.

 Me kalimin e shekujve, ardhacakët sllavë i zhvendosën ilirët rrënjës shekull pas shekulli, derisa trojet ua katandisën në një shoshë vend. Në këtë mënyrë, duke i respektuar tej mase ardhacakët sllavë, ilirët, siç u theksua më lart, fituan neverinë dhe urrejtjen e tyre, e thelluan përçarjen brenda vetes dhe erdhën duke u shndërruar në një popull vetëvrasës.

Skënder Sherifi, shkrimtar dhe gazetar frankofon me origjinë shqiptare, i njohur sidomos në rrethet letrare në Belgjikë dhe në Francë, në një intervistë që i ka marrë zotëria Gjovalin Kola këtu e ca vjet të shkuara, ka nxjerrë në pah “… një prirje vetëshkatërruese që manifestojnë shqiptarët, njëfarë vetëvrasjeje kolektive. 

Kur i sheh me realizëm të shkuarën dhe zhvillimet e sotme, arrin në përfundimin se ky komb është armiku më i madh i vetvetes. Këtu ka një urrejtje, xhelozi e mëritë tepruar. 

Nuk dimë ta vlerësojmë tjetrin. “S’të njoh, s’dua të të njoh, s’dua të di çfarë meritash ke ti”. 

Kështu arsyetohet, pak a shumë, te ne” (Gjovalin Kola. “Ky komb është armiku më i madh i vetvetes”. Gazeta “Shekulli”. 03 tetor 2006).

Pikërisht vetëvrasjes kolektive, për të cilën tërheq vëmendjen shkrimtari dhe gazetari Skënder Sherifi, një personalitet politik i viteve të luftës, ish-ministri i brendshëm Kol Bib Mirakaj, i ka kushtuar një libër të tërë, me titull “Vetëvrasja e një kombi”. Botimet “Fiorentina”. Shkodër 2014.

Pak a shumë të njëjtën linjë arsyetimi ndjek edhe publicisti dhe moderatori i njohur televiziv Artur Zheji në një material që ka botuar në internet ca muaj më parë:

“Një vend që s’ka bërë asnjë luftë me të tjerët, është dreqosur nga lufta e pamëshirshme dhe pa kufi me vetveten, si një gërryerje, si një acid vrasës, si një ligësi për të parë të dërrmuar më të dobëtin, më të pafuqishmin dhe këmbërrëshqiturin në humnerë” (Artur Zheji. “Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…”. Faqja e internetit: “VideoWap.Net”. 30 korrik 2019).

Prof.dr. Mehdi Hyseni, akademik, në një artikull të paradokohshëm, citon zotërinë Enis Shatri:

“Sikur shqiptarët të ishin treguar kaq mizorë me armiqtë shekullorë, sa ç’janë treguar me njëri-tjetrin, kufijtë tanë do të shtriheshin deri atje ku kanë qenë, deri në Pargë e në Prevezë”.
Dhe më poshtë profesori vazhdon:

“Ky paradoks sheshit provon edhe sot gjendjen tonë të mjeruar dhe të robëruar nën tutelën kolonialiste të disa shteteve fqinje sllave të Ballkanit (Greqia, Maqedonia Veriore, Serbia dhe Mali i Zi). 

Ky paradoks qartazi provon edhe aksiomën e qëlluar të Rilindësit tonë, Faik Konica, se “armiku i shqiptarit është vetë shqiptari”. 

Ky paradoks historik, politik, kombëtar e atdhetar dëshmon se populli shqiptar nuk ka ngelur rastësisht dhe vetëm si pasojë e armiqve të huaj, i copëtuar, i aneksuar, i kolonizuar, i shtypur dhe i robëruar nën thundrën tiranike shekullore të sllavëve të Ballkanit, por fajtori më i madh është vetë shqiptari, që me shekuj, që nga Hamzai e deri te Adem Jashari, e tradhton, e vret dhe ia fut thikën pas shpine shqiptarit, jo armikut!” (Prof.dr. Mehdi Hyseni. “Ndryshe”. Faqja e internetit “Albaniapress”. 19 maj 2019).
Në romanin me titull “Amanti i Arbërisë”, një libër
fantastiko-historik ky për fëmijë, të cilin Shtëpia Botuese “Toena” e pati hedhur në qarkullim në vitin 2003, shkrimtarja dhe publicistja e njohur Vilhelme Vranari Haxhiraj ka zbuluar me art ca të vërteta tragjike në ecurinë shumëshekullore të etnosit shqiptar në Gadishullin Ilirik:

Ilirët nuk kanë pasur perëndi të luftës. Nga bashkëbisedimi i dy heronjve të romanit - Amantit dhe Vranos - del në pah arsyeja se pse ilirët nuk kishin perëndi lufte. Amanti i jep këtë shpjegim Vranos:

“ - Nuk ka ç’na duhet Perëndia e luftës. Populli ilir ka qenë dhe është liridashës. Ne nuk e duam luftën dhe nuk i biem askujt në qafë”.

Kjo e vërtetë tragjike ilire zbulon një mendësi paradoksale: ilirët nuk kanë pasur absolutisht prirje për ekspansion.

 Po si ka qenë i mundur një paradoks i tillë, përderisa rreth e qark tyre, etnoset e tjerë etjen për ekspansion e kanë pasur si yll karvani në luftën e tyre për mbijetesë? Sa ishte sipërfaqja e etnosit grek në vitin 1831? 

Në vitin 1913, brenda 80 vjetëve, u trefishua pikërisht në dëm të sipërfaqes së etnosit shqiptar. 

Sa ishte sipërfaqja e etnosit serb në vitin 1878 dhe ku arriti në vitin 1913, në dëm të sipërfaqes së etnosit shqiptar?

Mungesa e prirjes për ekspansion, si trashëgimi fatkeqe që nga koha e Ilirisë, ku e katandisi Shqipërinë? Në një sipërfaqe sa një “fushë tenisi”.

Një tjetër e vërtetë tragjike që zbulohet në këtë roman, është përçarja që ka mbretëruar në botën e lashtë ilire.

 Pyetjes së Amantit, drejtuar Bukuroshes së Durrësit për njerëzit nëse janë ziliqarë, ajo i përgjigjet:

“ - Po, po, kanë smirë për këdo që i shkojnë punët mbarë, mundohen dhe bëjnë të pamundurën që ta shkatërrojnë tjetrin”.
Kjo smirë tragjike vazhdon traditën e vet që nga koha e Ilirisë dhe deri në ditët tona.

Në vazhdimësi, shkrimtarja nënvizon edhe një tjetër të vërtetë tragjike për kombin shqiptar, të trashëguar që nga lashtësia ilire. 

Kur po bisedojnë për ngritjen e kalasë së Shkodrës, për ndërtimin e së cilës dy vëllezër prenë në besë vëllain e vogël, Hyu i Jezercës i thotë Amantit:

“Ndër tre njerëz, vetëm njëri është i drejtë. Ndaj nuk bën hair ky truall, biro!”.

Për shkak të përçarjes që kanë pasë trashëguar që nga pellazgoiliria, shqiptarët, aty nga mesi i shekullit XIX, në vend që ta kuptonin rrezikun e madh që u kanosej nga grekosllavizmi përmes “Megaliidesë”dhe “Naçertanies”, u hodhën në kryengritje kundër taksave që u vendosën me Reformat e Tanzimatit, pa pasur absolutisht si qëllim që të luftonin për pavarësinë e vendit nga perandoria otomane.

Asokohe kombi shqiptar ishte numerikisht më i madhi në Gadishullin Ilirik. Grekët numëroheshin në 1 milion e 100 mijë, serbët - në 600 mijë, kurse shqiptarët - në 1 milion e 600 mijë. 

Por përçarja ndërshqiptare dhe mercenarizmi i parisë së tyre ishte pengesa kryesore për forcimin e unitetit aq të dëshiruar. 

Pikërisht mercenarizmin e parisë shqiptare e përmend edhe Ivo Andriçi në elaboratin e vet, çka citohet në librin e “Shtëpia e Verdhë” të akademikut Flori Bruqi:

“Në territorin shqiptar është zhvilluar një luftë e ashpër ndërmjet nesh dhe Italisë. Italianët atëherë iniciuan çështjen malazeze e maqedonase, si dhe idenë e Shqipërisë së Madhe deri në Kaçanik.

 Ne kundër tyre zhvilluam herë aksione të fshehta, herë të hapura, duke i bërë për vete me para fisnikët (parinë) shqiptarë dhe duke u shërbyer me idenë e “Shqipërisë së pavarur” dhe “Ballkanin popujve të Ballkanit” (f. 28).

Përçarja ndërshqiptare në ditët tona ka marrë përmasa të frikshme. Ajo është trualli më i përshtatshëm i mercenarizmit, i servilizmit ndaj të huajve dhe i vëllavrasjes. Këtë e dëshmon më së miri numri i madh i partive politike. 

Në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup figurojnë 92 parti politike, të regjistruara në gjykata.

Shpërfillja dhe neveria që ushqejnë serbët për shqiptarët, mishërohet fare hapur në kërkesën skandaloze tëkryeministres serbe, drejtuar kryeministrit Rama dhjetorin e vitit të kaluar. Në faqet e internetit asokohe u bë i njohur informacioni i mëposhtëm:
“Serbia është aq e guximshme, saqë edhe Shqipërisë i kërkon tërheqje të njohjes së Kosovës, raporton KTV.

 Por, këtë kërkesë të kryeministres së Serbisë Ana Brnabiç, drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri Ramush Haradinaj e quan të turpshme (Citohet sipas: “Serbia i kërkon Shqipërisë ta tërheqë njohjen e Kosovës, reagon ashpër Haradinaj”. 

Faqja e internetit “time.al”. 25 dhjetor 2018).

Kërkesa e kryeministres serbe është me të vërtetë e turpshme, por ajo e ka një bazë ku mbështetet - pikërisht te përçarja ndërshqiptare. 

Pikërisht kjo përçarje e mallkuar është arsyeja e heshtjes së Tiranës zyrtare para institucioneve ndërkombëtare, deri edhe para Tribunalit të Hagës, për krimet e rënda që Serbia kreu në Kosovë gjatë viteve të luftës. 

Ato krime ishin konkretizim i urrejtjes mbinjëshekullore që shovinizmi serbokriminal ka ushqyer dhe vazhdon të ushqejë ndaj kombit shqiptar, urrejtje që përbën një enciklopedi më vete.
Shovinizmi evropinoperëndimor, në bashkëpunim të ngushtë me shovinizmin rusomadh, e njihte mirë psikologjinë përçarëse që karakterizonte mbarë etninë shqiptare, prandaj edhe copëtimin e trojeve tona amtare e nisi në Kongresin famëkeq të Berlinit dhe e kurorëzoi me Konferencën edhe më famëkeqe të Londrës.

 Ato dy copëtime vërtetuan në praktikë se shqiptarët, megjithëse përfaqësonin etninë më të madhe në gadishullin tonë, përçarjen vetëvrasëse e kishin në gjenin e tyre. 

Kjo përçarje ka bërë që shqiptarët e Shqipërisë Londineze sot të jenë pre e lehtë e nëpërkëmbjes, e talljes së hapur nga ana e kryeministrit Rama, i cili, sipas të gjitha gjasave,ka ndërmarrë nismën pa zhurmë e pa bujë për shpërbërjen e popullsisë së vendit tonë, numri i së cilës, sipas një statistike të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në vitin 2100 do të zbresë në 500 mijë banorë. 

Largimi drejt Perëndimit i gati 500 mijë shqiptarëve pas vitit 2013, është dëshmia më kuptimplote e veprimtarisë antikombëtare të kryeministrit Rama. 

Në këtë mënyrë, Rama është duke vënë në jetë doktrinën shtetërore serbe, të shpalosur 80 vjet më parë në elaboratin e Ivo Andriçit për zhdukjen e popullit shqiptar. Prandaj Rama, si simbol i përçarjes ndërshqiptare, ka për zemër jo Kosovën, por Serbinë e Aleksandër Vuçiçit, me të cilin kërkon të krijojë Minishengenin ballkanik, duke hedhur themelet e një Jugosllavie të Re, çka dëshmon shkoqur fare se, në dashurinë për serbosllavizmin, ai po ecën në gjurmët e kriminelit Enver Hoxha. 

Për fatkeqësinë tonë kombëtare, shqiptarët, në vend që të çohen peshë më këmbë dhe, përmes “armës së votes”, t’i tregojnë vendin politikës shkombëtarizuese të Ramës, ata, për shkak të përçarjes tragjike që i karakterizon, parapëlqejnë ose të braktisin atdheun dhe të enden nëpër vendet perëndimore, ose të shtrojnë kurrizin para tij, duke u sjellë si delet e Krishtit.

Në të njëjtën kohë, kryeministri Rama, me politikën shkombëtarizuese që ka ndjekur gjatë këtyre gjashtë vjetëve, ka bërë që vendi ynë të shndërrohet edhe në objekt i njëshpërfilljeje, deri në përbuzjetë heshtur, nga ana e Bashkimit Evropian dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Dëshmia më kuptimplote e kësaj shpërfilljeje është vizita e Sekretarit të Departamentit të Shtetit Majk Pompeo në Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Greqi në javën e parë të muajit tetor 2019, kur ai e anashkaloi Shqipërinë dhe Kosovën.

Prandaj ka shumë të drejtë publicisti i njohur shqiptaro-amerikan, dr. Andon Dede, fjalët e të cilit kanë një tingëllim mjaft aktual:
“Duhet pranuar se aktualisht kemi marrë një nam të keq, saqë na tregojnë me gisht kudo që vemi. Dhe të ndryshosh një opinion që ka zënë vend, është shumë më vështirë sesa të krijosh një të ri” (Andon Dede. “Pa iluzione e paragjykime”. Shtëpia Botuese “Globus R”. Tiranë 2010, f. 149).

Tiranë, 18 shtator 2019


Leximi i plotë :

Rezultatet e kërkimit


Iljaz A. Bobaj (1952-)



Iliaz Bobaj u lind vitin 1952 në fshatin Lazarat të Rrethit të Gjirokastrës, në një familje me tradita atdhetare dhe kulturore.

Shkollën fillore e filloi në vendlindje, por e vijoi dhe e përfundoi në qytetin e Delvinës, ku u shpërngulën familjarisht. Në qytetin e Delvinës përfundoi edhe shkollën e mesme.

Ka kryer studimet e larta për matematikë dhe fizikë në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës dhe në Universitetin ''Eqerem Çabej'', në Gjirokastër, po në këtë degë.

Ka punuar mësues në rrethet e Sarandës, Delvinës, drejtues shkolle në qytetin e Delvinës, drejtues i Shtëpisë së Pionierit Delvinë dhe gjatë viteve 1992-1997 ka kryer detyrën e Sekretarit të Këshillit të Rrethit te Delvinës.

Prej vitit 1997 ka emigruar së bashku me familjen e tij në qytetin e Patrës, (Greqi), ku jeton edhe sot. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Me krijimtari letrare është marrë që në bankat e shkollës, duke botuar në organet e shtypit të kohës fabula, poezi, (për të rritur dhe për fëmijë), epigrame, tregime, (për të rritur dhe për fëmijë), përkthime dhe publicistikë.

Është poet, shkrimtar, fabulist, humorist, eseist, publicist 
dhe përkthyes.


Është autor i librave:


1. Dora dhe faqja (fabula).
2. Dhelpra dhe gjyqtari (fabula),
3. Jetën e pres si të vijë (poezi).
4. 501 fjalë të urta (fjalë të urta).
5. Molla e sherrit (fabula).
6. Legjenda e Syrit të Kaltër (legjendë për fëmijë).
7. Tregu i fjalës (epigrame).
8. Dino Buzzati ndalohet në doganë (tregime satirike).
9. 777 fjalë të urta (fjalë të urta).
10.Testamenti i bukurisë (poezi).
11. Rrëfimet e një nate kthimi (esse).
12. Kali i pushtetit (fabula, poezi satirike, epigrame).
13. Poezitë e fqinjëve të jugut (antologji poetike).
14. Zogjtë e ballkonit tim (poezi për fëmijë).
15. Ditën e artë e shkoj me ty (poezi).
16. Legjenda e Butrintit (legjendë për fëmijë).
17. Bota është e madhe shumë...(poezi për fëmijë).
18. Eshte pikerisht keshtu (tregime satirike).
19. Legjenda e zogut Gjon (legjendë për fëmijë).
20. Shkolla e diplomcisë (100 fabula)
21. Antologji e tregimit satirik boteror (antologji).
22. Ylli i fshehur (antologji poetike).
23. Bota është sa nëna ime (rrëfenjë për fëmijë).
24. Legjenda e Qenit te Sharrit (legjendë për fëmijë).
25.Libri për Kosovën (poezi të zgjedhura).

Etj.
Ka përkthyer në shqip pjesë nga veprat e autorëve të mëdhenj botërorë, (midis tyre edhe nobelist), si: Azis Nesin, Mark Tuein, Gi Dë Mopasan, Anton Çehov, Krillov, Sabiel, Xhovani Soresi, Jarosllav Hashek, Klod Arno, Jorgos Seferis, Odiseas Elitis, Konstandinos Kavafis, Sapfo, Qiqi Dhimulla, etj.

Ka përkthyer në gjuhën greke pjesë nga krijimtaria e poetëve të njohur shqiptarë: Ali Podrimja, Agim Gjakova, Agim Vinca, Mujo Buçpapaj, Kalosh Çeliku, Jeton Kelmendi, Muharrem Kurti, Rushit Ramabaja, Ibrahim Kadriu, Astrit Bishqemi, Pandeli Koci, Nikolla Spathari, Luan Rama, Tahir Bezhani, Sejdi Berisha, Mentor Hoxha, etj.

Krijimtaria e tij letrare është përfshirë në disa antologji poetike brenda dhe sidomos jashtë atdheut.

Disa nga librat e tij janë rekomanduar për programin mësimor në degët e gjuhës shqipe në Universitete brenda vendit dhe në degët e Albanologjisë jashtë vendit.

Boton në shumë organe,(shqip dhe në gjuhë të huaja), brenda dhe jashtë vendit.

Përkthen nga gjuhët :greke, ruse, italiane.

Është fitues i mjaft çmimeve letrare,(brenda dhe jashtë vendit),për krijimtarinë e tij letrare dhe për përkthime.

Flori Bruqi

2019/11/29

“Balkans Peninsula of Crisis’ (Ballkani, Gadishull i Krizave)


    Fotografia e Flori Bruqi

Profesori universitar i shkencave politike dhe administrim bisnesi, Akademik Nijazi Halili ka bërë emër jo vetëm në trojet shqiptare por edhe në botë.
Fotografia e Nijazi Halili
Kohëve të fundit ai ka botuar librin e tij të radhës me titull “Balkans Peninsula of Crisis’ (Ballkani, Gadishull i Krizave). Në këtë libër ai ka vënë në spikamë historinë politike të vendeve të Ballaknit dhe ka pasqyruar marrëdhëniet mes shteteve të këtij gadishilli, të cilin e ka quajtur “Gadishulli që prodhon kriza”.
Fotografia e Nijazi Halili
Tezat kryesore e këtij libri është analizimi dhe hulumtimi i historisë politike të Ballkanit, në kontekst të gjerë, të zhvillimeve ndërkombëtarë nga viti 1500 deri në fillim të Luftës së Parë Botërore. Pra, gjeografia dhe fuqitë, duke përfshirë Osmanët, Habsburgët e më vonë të gjitha fuqitë evropiane të Koncertit të Evropës (1815), të cilët nuk ishin në gjendje për të parandaluar dhe më pas, për të menaxhuar krizën Lindore si dhe rritjen e nacionalizmit ballkanik nga luftërat ballkanike si dhe Luftën e Parë Botërore.
Fotografia e Nijazi Halili
Interesimi i autorit të librit ishte fokusuar në analizën e rivaliteteve të fuqive të mëdha në fund të shekullit XIX, bashkëpunimi i përbashkët në zgjidhjen e krizës, duke argumentuar se diplomacia e shekullit nëntëmbëdhjetë ishte e tipit lart-poshtë, konspirative, aristokratike dhe për këtë arsye lindën tri lëvizjet kryesore revolucionare: nacionalizmi, liberalizmi dhe rivalitetet imperialiste.
Fotografia e Naime Gjongecaj
Si pasojë, Koncerti i Evropës përfundoi si funeral i cili prodhoi zgjidhje kontradiktore dhe joreale për Ballkanin. Pasojat më shqetësuese ishin ngecjet ekonomike të vendeve tani të quajtura Ballkani Perëndimor, që sot nuk po mund të integrohen si pasojë e proceseve politike dhe ekonomike në Bashkimin Evropian.
Fotografia e Nijazi Halili
Tezat kryesore e këtij libri është analizimi dhe hulumtimi i historisë politike të Ballkanit, në kontekst të gjerë, të zhvillimeve ndërkombëtarë nga viti 1500 deri në fillim të Luftës së Parë Botërore. Pra, gjeografia dhe fuqitë, duke përfshirë Osmanët, Habsburgët e më vonë të gjitha fuqitë evropiane të Koncertit të Evropës (1815), të cilët nuk ishin në gjendje për të parandaluar dhe më pas, për të menaxhuar krizën Lindore si dhe rritjen e nacionalizmit ballkanik nga luftërat ballkanike si dhe Luftën e Parë Botërore.
Fotografia e Nijazi Halili
Interesimi i autorit të librit ishte fokusuar në analizën e rivaliteteve të fuqive të mëdha në fund të shekullit XIX, bashkëpunimi i përbashkët në zgjidhjen e krizës, duke argumentuar se diplomacia e shekullit nëntëmbëdhjetë ishte e tipit lart-poshtë, konspirative, aristokratike dhe për këtë arsye lindën tri lëvizjet kryesore revolucionare: nacionalizmi, liberalizmi dhe rivalitetet imperialiste.

Fotografia e Dibran Fylli
Si pasojë, Koncerti i Evropës përfundoi si funeral i cili prodhoi zgjidhje kontradiktore dhe joreale për Ballkanin. Pasojat më shqetësuese ishin ngecjet ekonomike të vendeve tani të quajtura Ballkani Perëndimor, që sot nuk po mund të integrohen si pasojë e proceseve politike dhe ekonomike në Bashkimin Evropian.

Kush është Akademik Prof.Dr,Nijazi Halili ,Ph.D.?

Prof.Dr.Nijazi Halili,është i lindur në fshatin Tërstenik të Vitisë, më 1964. Shkollimin fillor në fsh.Tërstenik të mesmen në Viti, ndërsa studimet Themelore në Degën e Edukimit në Universitetin e Prishtinës,Qendra në Gjakovë. Ka studiuar në Fakultetin Filologjik,Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në Universitetin e Prishtinës nga viti 1992-93. Vijoi studimet pas Universitare në Akademinë Diplomatike Shqiptare në Tiranë, gjatë muajit Prill-qershor 2009. Studimet e magjistraturës i vazhdoi në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, drejtimi Shkenca Politike dhe i mbaroi me sukses gjatë periudhës kohore 2008/2010 dhe morri titullin shkencor: Magjistër i Shkencave Politike.

Fotografia e Nijazi Halili

Studimet e Doktoratës i filloi me 26.03.2012 në Shkenca Politike në Emuni University, në Slloven, ka fituar të drejtën për Kandidat për Doktor Shkence në fushën e Shkencave Politike. Gjatë periudhës kohore 2012/2015 vazhdoi më tej me studime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat i kreu me sukses dhe u gradua Doktor në Administrim Biznesi.
Është pjesëmarrës i shumë konferencave shkencore, sesioneve shkencore, simpoziumeve si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Po ashtu është autor i shumë publikimeve nëpër revista të ndryshme shkencore ndërkombëtare. Është aktiv në fushën e publicistikës në cilësi e analistit politikë.
Aktualisht është emëruar:
Anëtar i rregullt i Alumnit të Asocionit të Universiteteve të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Anëtar i Aluminit të Universitetit Europian të Tiranës në Shqipëri,
Anëtar i Bordit në Institutin për Studime Ligjore Demokratike në Gjilan,
Zv.Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve të Kosovës me seli në Prishtinë,
Anëtar i Asociaconit të Atlantikut të Rinisë së Kosovës KYATA me seli në Prishtinë,
Anëtar i Organizatës Unitetit Global-Alban, me seli në Prishtinë,
Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Vitisë.
Anëtar i Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në New York,USA, 2019.
Tani i emëruar anëtar i Këshillit Shkencore “Shkencat ekonomike dhe sociale” në MASHT, Departamentin e Arsimit të Lartë, Prishtinë, Kosovë, me nr.e vendimit 475/01-3. Dt.02.10.2019.
Eksperienca, ka filluar të punoi në shkollën fillore nga shtatori i vitit 1989 dhe atë fillimisht në Stubëll të Epërme dhe Viti, kurse në vitin 1995/1997 në shkollën fillore “Liria” në Sllatinë të Epërme dhe paralelen e ndarë në Tërstenik. Nga viti 2012 ishte i angazhuar në Institucionet e arsimit të Lartë, fillimisht në Kolegjin Humanistika në Ferizaj, pastaj nga vitin 2015/16 në Kolegjin Ilira në Prishtinë, kurse nga viti 2018/19 punon si profesor i rregullt në Kolegjin “Iliria” në Prishtinë.
Nijazi Halili, për punën e tij akademike shkencore është dekoruar me mirënjohje dhe certifikata nga shumë institucione në fushën e dijë e shkencës.
Është autor i shumë librave universitare si dhe qindra punimeve shkencore me impakte ndërkombëtare .
LIBRA :
1.Dështimi i diplomacisë në Ballkan(Libër) Ferizaj : Shtëpia Botuese:Star Graf, 2018. – VI, 282 f. ; me harta ; 21 cm. ISBN 978-9951-682-18-3
2.Reflektime Diplomatike në shtetndërtimin e Kosovës (Libër)Prishtinë, Shtëpia Botuese: Lena Graphic, 2019 .ISBN 978-9951-769-96-9
3.BALKANS, PENINSULA OF CRISIS FAILURE OF DIPLOMATIC MANAGEMENT (Libër i botuar në formë elektronike në gjuhë angleze) LAMBERT Academic Publishing,2019 www.omniscriptum.com
4.BALKANS, PENINSULA OF CRISIS FAILURE OF DIPLOMATIC MANAGEMENT në gjuhën angleze. Prishtinë, Shtëpia Botuese: Lena Graphic, 2019.
PUNIMET SHKENCORE:1.Punimi shkencor: Kontributi i Klementit XI në Diplomacinë Evropiane, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, MASHT, Java e Shkencës 2012
2.Punimi shkencor: Gjeopolitika e Shqipërisë në periudhën e marrëdhënieve me Kinën (1961-78). ADSH Tiranë,20122012, ISSN 2227-8540
http://www.albdiploacademy.com/…/Revista%20Global%20Challen…
3.Punimimi shkencor:Kontributi i Papë Klementit të XI në diplomacinë Evropiane. ADSH Tiranë,2012
4.Punimi shkencor :Sfidat e Institucioneve Kosovare integrimi i veriut të Mitrovicës. ADSH Tiranë 20122012, ISSN 2227-8540
https://dokumen.tips/documents/global-challenge-3.html
5.Punimi shkencor:Roli i diplomacisë shqiptare në zgjidhjen e krizës së Kosovës gjatë 2004. ADSH Tiranë.20132012, ISSN 2227-8540
https://scholar.google.com/scholar…
6.Punimi shkencor: Kriza e Kosovës në shek. XIX dhe Platformat serbe. ADSH Tiranë,2013 2013, ISSN 2227-8540
https://dokumen.tips/documents/global-challenge-3.html
7.Punimi shkencor:Negociatat Kosovë-Serbi, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, 2014
2014, https://pingpdf.com/…/international-scientific-conference-a…
8.Punim shkencore: Menaxhimi i Krizave dhe Konflikteve Ndërkombëtare, ISLD Gjilan, 20142014, ISSN: 1800-9794. KDU: 33/34 (05)
9.Punimi shkencor: Definicioni krizë, konflikt në Marrëdhenie ndërkombëtare në Universitetin Shtetror të Tetovës në Tetovë, 05 juli 2014 https://vdocuments.net/universiteti-i-tetoves-university.ht…
10.Punimi shkencor: Dimensioni i të drejtave të njeriut me të drejtën ndërkombëtare, Revista Diskutime, Tetovë, 2014 ISSN: 1800-9794 – print form KDU: 33/34 (05) https://scholar.google.com/scholar…
11.Punimi shkencor:Ndarja e murit të Berlinit, Europen Institucion of Menagment Law and Diplomacy, Skopje 2014
12.Punimi shkencor:Negociatat për menaxhimin e zgjidhjes së krizës, ISLDGjilan 2015.
13.Punimi shkencor: Gjenologjia e Negociatave, Minsitria e Arsimit, Shkences dhe Teknologjisë, MASHT, Java e Shkencës 2015 ISBN 978-9951-16-093-3, ISBN 978-9951-16-094-0
https://www.researchgate.net/…/STRUKTURA-NACIONALE-E-POPULLS
14.Punimi shkencor:Një vështrim mbi teorinë e integrimit evropian. ISLD Gjilan 2016, ISBN 978-9951-8906-8-7
15..Punimi shkencor: Shtetet e dobëta, regjimet në tranzicion dhe sistemet totalitare –kërcënim për sigurinë,ISLD Gjilan 2015https://docplayer.net/54215836-Isld-instituti-per-studime-ligjore-dhe-demokratike-libri-i-abstrakteve-konferenca-e-iii-te-shkencore-regjionale.html
16.Punimi shkencor:Integrimi në BE - Sfidë e Kosovës. ISLD Gjilan 2018 https://www.scribd.com/…/Revista-Reforma-Nr-6-2018-Kdu-33-3…
17. Punimi shkencor: Luftërat Ballkanike 1911-1913, Shoqata e Shkrimtarëve të Vitisë, Malli i Shtampës, Revistë Historike,2018
18.Punimi shkencor: The Progres of the european Integration process in the vestern Balkans. Germany. JOURNAL OF EUROPEAN ACADEMIC RESEARCH, Czech-Republik,IMPACT FAKTOR, Volume 12, No.32,June 2018
19.Punimi shkencor:BALKANS, PENINSULA OF CRISIS-FAILURE OF DIPLOMATIC MANAGEMENT. June 2018, Czech-Republik. http://www.journalos.com/…/uploads/2017/04/Nijazi-Halili.pdf
20. Enlargement of the EU towards the Western Balkans in the light of the Treaty of Lisbon, JOURNAL OF EUROPEAN ACADEMIC RESEARCH
ISSN 2286-4822, Impact Factor , http://www.euacademic.org/PastIssueList.aspx?artid=76
KONFERENCAT SHKENCORE:1.Konferencë Shkencore: Minsitria e Arsimit, Shkences dhe Teknologjisë, MASHT, Java e Shkencës 2012, Me punimin shkencor: Kontributi i Klementit XI në Diplomacinë Evropiane.
2.Konference e parë shkencore, Punimi shkencore ” Menaxhimi i Krizave dhe Konflikteve Ndërkombëtare, ISLD Gjilan,20 shtator 2014
3.International Conference of the Philosophic Fakulty, SICPHF 2014 Stat of University Tetovo, me punimin shkencor: Menaxhimi i krizave dhe konflikteve ndërkombëtare ,2014
4.SCfSD ‘14 International Scientific Conference “SCIENTIFIC CHALLENGES FOR SUSTEINABLE DEVELOPMENT” Struga, 19-20, September 2014, (Me punimin shkencor Negociatat Kosovë-Serbi).
5 (Konference e 3 Ndërkombëtare mbi Integrimet Evropiane në BE-Integrimi i Evropes Juglindore-Sfidat, Tetovë, 05 juli 2014) . Punimi shkencor: Dimensioni i të drejtave të njeriut me të drejtën ndërkombëtare, Revista Diskutime, Tetovë, 2014
6.For Perticipating in the Conference of the 25 Th Anniversary of fall of Berlin Wall,, organized by European Institute of Management, Law and Diplomacy and Albanian Diplomatic Academy, 02 Novembar 2014, - Skopje of MACEDONIA, me punimin shkencor:Ndarja e murit të Berlinit.
7.Konferenca e dytë shkencore “Sundimi i ligjit dhe siguria publike faktor ndikues për bashkëpunim ekonomik rajonal” Me Punimi shkencor:Negociatat për menaxhimin e zgjidhjes së krizës, ISLDGjilan 2015. -Gjilan, 07 Mars 2015
8. KONFERENCA SHKENCORE “JAVA E SHKENCËS NË KOSOVË – 2015”me punimin shkencore, Gjenologjia e Negociatave, 2015.
9. Konferenca e III-të Shkencore Regjionale (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi) Me temë: “Të arriturat dhe sfidat e shteteve të Ballkanit në rrugën e integrimit evropian”-Gjilan.Me punimin shkencor: Shtetet e dobëta, regjimet në tranzicion dhe sistemet totalitare –kërcënim për sigurinë,ISLD Gjilan 2015
10. Konferenca e V-të Shkencore Regjionale (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi) me temë: “Rëndësia e MSA-së dhe liberalizimit te vizave për rajonin dhe perspektiva integruese evropiane”-Me punimin shkencor: Një vështrim mbi teorinë e integrimit evropian. ISLD Gjilan me 17 Shtator 2016
11. Konferencën e VII-të Shkencore Rajonale me temë:“Bashkëpunimi komunal rajonal në funksion të qeverisjes lokale mod. Punimi shkencor:Integrimi në BE - Sfidë e Kosovës. ISLD Gjilan 09.06.2018
1.Citime:
AKADEMIA E SIGURISË. KONFERENCA E II-të SHKENCORE NDËRKOMBËTARE, nëntor 2017, Tiranë: Shkencat ligjore dhe sfidat bashkëkohore tësigurisë.https://issuu.com/polic…/…/konference_nderkombetare_2017_v_1
2.Citim, Ju lutem mund të lexoni "Toleranca tek Shqiptaret: mit apo Realitet" F.138 Halili, Nijazi. 7 January 2017.
Participim: Mediterranean Sommer School 2015 is organsend by Internation School for Social and Business Studies, Slovenia, and EMUNI University,Slovenia from 22 June to 3 July 2015
Mr.Halili Nijazi Lista finale: ADA Tirana Albania, European Commission'S Representation Athens. Greece. 12 Dr ... Rep Ec In Greece. Greece ... Universidad Politécnica De Madrid. Spain. 39 Dr .... European Commission, Joint Research Centre. Italy ...... Fabtest -‐ The Falmouth Bay Test Site.
https://webgate.ec.europa.eu/…/fi…/emd-2015-participants.pdf
Çmimi PASHKO për liri ekonomike Universiteti Eurpian i Tiranës –Shqipëri
http://fondacionifle.al/portal/cmimi-ekonomik-pashko/
Mirënjohje:Nga ASOCIACIONI I PAKTIT ANTLANTIK I RINISE SE KOSOVE(KYATA), Prishtinë, Dhjetor 2017
Participimi: The Challenges of Changing Politics and schifting Alliances, hedld from May 11-13/2017 in Budva, Montenegro.
Mirenjiohej nga Shtëpia Botuese LenaGraphic-Prishtinë,2019
Mirënjohje nga Academy for Diplomacy and Protokol-Prishtinë,2019
Mirënjohje nga ASSSA New Yorrk-USA,2019
Flori Bruqi

Avni Dehari(3. 5. 1947 -)


Fotografia e Avni Dehari


Avni Dehari lindi më 03  maj  1947, në fshatin Sllupçan, rrethi i Kumanovës.

 Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme, gjimnazin, e mbaroi në Preshevë, kurse u diplomua në Fakultetin e Filologjisë – gjuhë dhe letërsi shqipe, në vitin 1974, në Prishtinë.

Që nga viti 1969 e deri më 1981 e ushtroi detyrën e mësimdhënësit të gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Ferizaj, në Sllupçan, në Gjilan dhe në Kumanovë.

Si pasojë e masave diskriminuese antishqiptare nga serbo-maqedonomëdhenjtë, në nëntor të vitit 1981, u përjashtua nga Gjimnazi i Kumanovës dhe u detyrua të largohet nga vendlindja. Përkohësisht u vendos në Zvicër, ku qëndroi gati 19 vjet.

Në vitin 1999, për herë të parë pati mundësi të kthehet në vendlindje. Një vit më vonë, së bashku me familjen, u vendos në Prishtinë.

Shkruan prozë e poezi për të vegjël dhe për të rritur.

Libra të botuar:

1. “Dielli”, poemë për fëmijë, Biel, 1990;

2. “Arif Seferi – një jetë në shërbim të popullit”,
monografi, Biel, 1993,

3. “Pas rrezes së diellit”, përmbledhje poezish për të
rritur, Shkodër, 1994;

4. “Saja fluturuese”, libër për fëmijë në prozë, Tiranë,
1996;

5. “Hëna në dritare”, përmbledhje poezish për fëmijë,
Prishtinë, 2005;

6. “Kënga e Drerit Fjalëpak”, libër për fëmijë në prozë,
Prishtinë, 2010;

7. “Flokëhapareshuri”, libër për fëmijë në prozë,
Prishtinë, 2011;

8. “Gjergji i Arbërisë”, (në ribotim: “Kobra –Gjergjat
në drita përkrenaresh”, libër për fëmijë në prozë
Prishtinë, 2011;

9. “Nxin e qesh natyra”, përmbledhje poezish për
fëmijë, Prishtinë, 2012;

10. “Dielli në qerre të re”, përmbledhje poezish për të
rritur, Prishtinë, 2013.

11. “Gjergji i Arbërisë në Adrianopojë” (në ribotim
“Udhëkryqi – Gjergji në drita përkrenaresh”), libër
për fëmijë në prozë, Prishtinë 2014 .

12. “Gjergjat në drita përkrenaresh”, trilogji për fëmijë
dhe të rinj në prozë.

13. “Ringjallja e Prometeut ‒ Ali Aliu Kelmendi”,monografi  letrare

F.B.



“Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të”,Në Kolegjin ILIRIA

14 VITE THANKSGIVING DAYS FOR USA

14 VITE THANKSGIVING DAYS FOR USA, Këtë vit festojmë bashkë amerikanët dhe shqipëtarët

Këtë vit festojmë bashkë amerikanët shqipëtarët dhe Akademikët e AAAS-it


Në Kolegjin ILIRIA bëhen përgatitjet intensive që më 25 -28 Nëntor të organizohet manifestimi tradicional katërditor “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të 2019”. Me këtë aktivitet qendror, të cilin për 14 vite rresht, e organizon Kolegji ILIRIA dhe Rinia Studentore e Kosovës, shprehin respektin dhe dashurinë ndaj SHBA-ve dhe popullit amerikan, duke spikatur rolin e përhershëm, esencial dhe të pazëvendësueshëm, të SHBA në pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Në manifestimin “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të”, të gjitha aktivitetet kulturore e artistike, që zhvillohen gjatë ditëve prej 25 deri më 28 nëntor, i përkushtohen miqësisë shqiptaro-amerikane, në shenjë miënojhjeje për mbështetjen që ka dhënë qeveria amerikane dhe populli amerikan, për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

Roli i SHBA-ve, për Kosovën është dhe do të jetë i përhershëm dhe i pazëvendësueshëm. Duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne falënderojmë të gjitha shtetet demokratike që morrën pjesë në krijimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. Iniciativa e studentëve të Kolegjit ILIRIA është që përmes këtyre aktiviteteve të shprehin respektin, dashurinë dhe falënderimin për popullin amerikan. Derisa amerikanët festojnë Thanksgiving Days, për të mirat dhe begatitë, shqiptarët falënderojnë popullin dhe qeverinë amerikane për përkrahjen e dhënë në ditët më të vështira të ekzistencës së tyre. Ne këtë kurrë nuk duhet ta harrojmë.

Manifestimi i këtij viti është tejet i veçantë sepse më 28 nëntor në SHBA festohet Thanksgiving Days ndërkaq po atë ditë të gjithë shqipëtarët festojnë Festën e Flamurit. Këtë vit, në këtë ditë, festojnë bashkë amerikanët dhe shqipëtarët.

Në ditën e parë të manifestimit tradicional “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të 2019”, më 25 nëntor, duke filluar në orën 13, bëhet hapja solemne e manifestimit. Me kënaqësi Ju ftojmë të merrni pjesë në manifestimin tonë të përbashkët 4 ditor, çdo ditë në ora 13:00, në kampusin e Kolegjit ILIRIA ku do të organizohen veprimtari kulturore, shkencore dhe argëtuese. Programi përfshinë përmbajtje shumë interesante për publikun.



Në Kolegjin ILIRIA filloi manifestimi i 14-të “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të”




Në Kolegjin ILIRIA u hap manifestimi tradicional “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të 2019”, me të cilin për 14-të vite rresht, Kolegji ILIRIA dhe Rinia Studentore e Kosovës, shprehin respektin dhe dashurinë ndaj SHBA-ve dhe popullit amerikan, duke spikatur rolin e përhershëm, esencial dhe të pazëvendësueshëm, të SHBA në pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. Hapja solemne u hap me Himnin Shtetëror, Amerikan dhe Kombëtar.

Sikurse në vitet e kaluara edhe në manifestimin “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të 2019”, të gjitha aktivitetet kulturore e artistike, që zhvillohen gjatë katër ditëve, prej 25 deri më 28 nëntor, i përkushtohen miqësisë shqiptaro-amerikane, në shenjë miënojhjeje për mbështetjen që ka dhënë qeveria amerikane dhe populli amerikan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

Presidenti i Kolegjit ILIRIA, Prof. Dr Mixhait Reçi, në hapje të këtij manifestimi tha se Kolegji ILIRIA është shumë krenar që për 14-të vite me radhë bashkë me Rininë Studentore, organizojnë manifestimin “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të”, foli më shumë për rolin e SHBA-ve, në shtetndërtimin e Kosovës, duke theksuar se populli i Kosovës do jetë përjetësisht mirënjohës SHBA-ve, për mbështetjen që i ka dhënë popullit tonë në momentet më kritike për ekzistecën e tij.

“Ky vit është shumë i veçantë sepse më 28 nëntor festojmë bashkë amerikanë dhe shqiptarë. Ne me këtë aktivitet respektojmë dhe falënderojmë Amerikën, por duke respektuar Amerikën ne respektojmë vetvehten. Duke respektuar Amerikën ne i respektojmë të parët tanë që u persekutuan nga regjimet okupuese. Të persekutuarit nga Komunizmi. Respektojmë luftëtarët tanë që në ditët më të vështira përkah kishin Amerikën. Respektojmë nënat dhe bijt tanë që në male strehoheshin nga armiku. Respektojmë mësimdhënësit që mbajtën gjallë arsimin duke punuar në objekte shtëpi - shkollë”, tha ndër të tjera Prof. Dr Mixhait Reçi, Presidenti i Kolegjit ILIRIA.

Prof. Dr. Sabri Kiçmari, profesor në Fakultetin Filozofik të Prishtinës dhe Ambasador, foli për Miqësinë Shqiptare Amerikane dhe Mbeshtetjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shtetndërtimin e Kosovës.

Në ditën e parë të manifestimit tradicional “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të 2019”, në kampusin e Kolegjit ILIRIA u hap edhe ekspozita me vepra të fotografit të njohur, Asllan Krasniqit: “Grafitët e Lirisë – Faleminderit Amerikë dhe NATO!”, “Eksodi 99 me 99 fotografi”, “Luftë kundër harresës së gjenocidit të shekullit të kaluar”.

Për ekspozitën e fotografit të shquar shqiptar nga diaspora, Asllan Krasniqi, foli Prof. Dibran Fylli, i cili tha se fotografin e shquar Asllan Krasniqi, e konsiderojnë me cilësi e veçanti si të vetmin fotoreporterë shqiptarë nga diaspora, i pranishëm në ngjarjet e fundit të tragjedisë së popullit shqiptar të Kosovës.

Shqetësimi i përhershëm i Krasniqit ka qenë dhe mbetet pasqyrimi fotografik i çdo ngjarje të asaj që ndodhi me popullsinë shqiptare gjatë vitit 1999.

Vendi i parë ku shkrepi aparati i Krasniqit ishte Turqia, ku fotografoi kryesisht mjediset e refugjatëve shqiptarë, si në Stamboll, Bursë, Inegöl, etj., Në vitet 1979, 1985 dhe 1992 ai bëri një cikël fotografish në SHBA: në New York, Washington në (Shtëpinë e Bardhë), Los Angelos, Hollywood, Beverly Hills, Santa Monica, Universal Studio, World Disneyland, etj., ku ka synuar të trajtojë gjithmonë tema dokumentare, sidomos ngjarje historike, artistike dhe kulturore.

Më shumë se 15.000 fotografi të serisë së eksodit janë të realizuara në vitin 1999.


Në këtë manifestim madhështor foli edhe fotografi Asllan Krasniqi, duke u shprehur se ndihet i privilegjuar të jetë i ftuar dhe i pranishëm në këtë ngjarje tradicionale dhe madhështore që organizohet për 14 vite rresht nga Kolegji ILIRIA. 

Fotografi falenderon Kolegjin ILIRIA për mbështetjen në lidhje me veprën dhe ekspozitën që i përkasin ngjarjeve më të rëndësishme në vende të ndryshme të botës.


Manifestimi “Ditët e Falënderimit të Kosovës për SHBA-të, zhvillohet më 25–28 Nëntor, kur festohet edhe Dita e Flamurit, Festa Kombëtare Shqiptare – 28 Nëntori.

Sot në këtë manifestim do të mbajnë fjalim Z. Shawn Waddoups – Drejtor i INL në Departamentin e Shtetit Amerikan, Ambasada e SHBA në Prishtinë dhe Prof. Dr. Muhamet Mala. Programi ndër të tjera përmban edhe aktivitete kulturore dhe artistike.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...