Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/01

Petraq Zoto(1937-2015)



Petraq Zoto lindi në Ziçisht të Devollit më 20 dhjetor 1937. Kreu studimet e larta për gjuhë-histori dhe gjuhë-letërsi. Afro 10 vjet punoi mësues në Devoll e në Korçë. Në mars të vitit 1969 u emërua drejtor i pallatit të kulturës të Korçës, më pas drejtor i teatrit “Andon Zako Çajupi”. Për 10 vjet kryesoi edhe degën e Korçës të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë
Nga viti 2000 jetoj në Tiranë. Në vitet 2001-2005 punoi në shtëpinë botuese “Mësonjëtorja”, redaktor i botimeve letrare.
Ndërroj jetë më 6 shtator 2015.


Veprat

Tregime:

Tirka, botuar në dy vëllime, SHB "Naim Frashëri, Tiranë 1966
Mësuesi im i parë, SHB "Naim Frashëri", Tiranë 1966
Ndërgjegjja, SHB "Naim Frashëri", Tiranë 1967
Dritat nuk u shuan, SHB "Naim Frashëri", Tiranë 1967
Tregimet e një nxënësi, SHB "Naim Frashëri", Tiranë 1968
Taksia u ndal te kthesa, SHB "Naim Frashëri", Tiranë 1968
Mëngjesi i Fuklakur, SHB "Naim Frashëri", Tiranë 1971
Tregime të zgjedhura, SHB "Naim Frashëri", Tiranë 1975
Kumbimi i një krisme, SHB "Naim Frashëri", Tiranë 1975
Dy buzëqeshje, SHB "Naim Frashëri", Tiranë 1981
Bredhi i gjelbër, SHB "Naim Frashëri", Tiranë 1981
Gjahu i dielës, SHB "Naim Frashëri", Tiranë 1984
Nesër bëhet vonë, SHB "Naim Frashëri", Tiranë 1986
Universi man, SHB "Mësonjëtorja", Tiranë 2007
Enigma e një ftese, tregime të zgjedhura, SHB "Naimi", Tiranë 2014


Novela:

Verka, SHB "Naim Frashëri", Tiranë 1971
Sot erdhi dita, SHB "Naim Frashëri", Tiranë 1978
Kali fluturues, SHB "Mësonjëtorja", Tiranë 2001.
Bishti i dhelprës, SHB "Mësonjëtorja", Tiranë 2003
Burimi i drerit, SHB "Mësonjëtorja", Tiranë 2001
Genta, SHB "Mësonjëtorja", Tiranë 2004
Vetja tjetër, SHB "Uegen", Tiranë 2010

Sotir Andoni (1925 -2003)



Sotir Andoni ka lindur në vitin 1925 në Ziçisht të Devollit, në familjen e një tregtari të mesëm dhe patriot. Mësimet e para i mori në vendlindje nga një mësues me origjinë nga Kosova . Më pas vazhdoi shkollën qytetse dhe teknike në Korcë. Në vitin 1943, si shumë studentë, ndërpreu studimet sepse u bashkua me rezistencën antifashiste.Në fillim me cetën e Moraves dhe më pas në batalionin “Fuat Babani" dhe Brigadën e IX.
Ai ka filluar të shkruajë qysh në radhët e partizanëve, kur bashkë me traktet dhe komunikatat komuniste, shkruante dhe skica te vogla artistike.
Pas lufte punoi si Drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Korçë dhe kryeredaktor i gazetës lokale "Përpara".Por ai do të zhgënjehej keq në idealet e tij liberale dhe demokratike pas clirimit dhe menjëherë u vu në pozita opozitare me pushtetin komunist: Në verë të vitit 1948,u arrestua për “agjitacion -propagandë dhe tentativë arratisje” dhe dënohet me 5 vjet burg.
Pas lirimit nga burgu, ai u dënua gjithë jetën me punë të rëndomta. Tani, jeta e tij shkon si një kalvar i vërtetë midis harresës dhe ngritjes së përkohshme, përndjekjes dhe luftes me të pamundurën për t’u afirmuar si shkrimtar. I hoqën të drejtën e krijimtarisë, e lanë pa punë, “e dëbuan” nga antologjitë, gjithfarësoj. Por ai megjithatë shkëlqeu me tregimet dhe novelat e rralla, plot jetë e të vërteta. Si vitet e tij.
Periudhën pas viteve 90, Sotiri e jetoi aktivisht, duke u zgjedhur anëtar i Këshillit Bashkiak të Korcës, ku dha ndihmesë si demokrat i formuar e me kulturë.
Për disa vjet kryesoi Degën e Korcës të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
Pas emigrimit ne SHBA me 1997, apartamenti i tij ne “Illyrian Gardens”, u bë studioja ku vazhdoi krijimtarinë letrare dhe publicistike.
Në krijimtarinë e tij letrare vlerësohet si një vazhdues i denjë i shkollës Kuteliane.
Shumë prej botimeve të tij janë vlerësuar me cmime letrare Kombëtare.
Në vitin 2004 është shpallur “Qytetar nderi” i qytetit të Korcës.
Ndërroj jetë më 19 korrik 2003 në Worcester - SHBA.

Veprat:

Maleve ne Shenendre, tregime
Lufta partizane, tregime
Tregime nga Morava, tregime
Dasme e çuditeshme, tregime
Kur merrnim fluturim, tregime
Shenime te shkruara naten, roman
Gugucja, tregime
I vogli e mund te madhin, tregime
Tregime nga Voskopoja, tregime
Trokthet e kuajve neper nate, tregime
Flete te kuqe qershije, tregime
I fundmi i kavalioteve, tregime
Tregime te zgjedhura, tregime
Hena kishte marre tatepjeten, tregime
Hije, flake dhe drite, tregime
Pranvera e madhe, tregime
Milingonat e verdha, tregime
Tri novela, novela
Kandili i shuar, roman
Kohe e larget, skenar filmi

Latif Berisha(1931- 1999)


Latif Berisha lindi më 18 qershor 1931 në Smrekonicë të Vushtrrisë. Mësimet fillore i kreu në vendlindje, ndërsa ato të mesme në Vushtrri e Prishtinë. Fillimisht më 1949, punoi mësues në shkollën fillore në Pantinë. Këtu filloi të shkruajë poezi e disa prej tyre edhe t'i botojë në revistën letrare "Jeta e Re". Më 1951 punoi inspektor në Sekretariatin për Arsim Kulturë dhe Shëndetësi. Në ato vite qe edhe anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Arsimtarëve.

Më 1954, Latif Berisha punoi mësimdhënës i Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Gjimnazin e ulët të Vushtrrisë, ndërsa më 1955 regjistrohet student i rregullt i Albanologjisë në Fakultetin Filozofik në Beograd. Gjatë kohës së studimeve, më 1957 boti përmbledhjen e poezive"TUFA". Aktiviteti i tij u dallua edhe në formimin e Shoqërisë letrare "Përpjekja" të studentëve shqiptarë që studionin në Universitetin e Beogradit. Në qershor të vitit 1959, diplomoi në degën e Albanologjisë dhe pastaj punoi mësimdhënës në Gjimnazin e Mitrovicës.

Më 1963, Latif Berisha i vazhdoi studimet pasuniversitare, Drejtimi i Letërsisë, në Fakultetin Filologjik të Beogradit dhe punoi temën e magjistraturës "Skëndërbeu në letërsinë e shkruar shqipe".

Më 1965 u zgjodh asistent në Degën e Albanologjisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ndërsa më 1968 u zgjodh ligjërues i Historisë së letërsisë shqipe (Romantizmi).

Që nga viti 1984, punoi në projektin "Skëndërbeu në letërsinë shqipe" të cilin nuk e mbaroi.

Në vitin 1991, si dhe shumë mësimdhënës të tjerë, edhe Latif Berishën, regjimi serb e largoi nga puna.

Gjatë viteve '90, Latif Berisha u angazhua në lëvizjen e intelektualëve dhe të popullit shqiptar për mbrojtjen e çështjes kombëtare.

Kontributi i Latif Berishës në fushën e arsimit, shkencës, kulturës etj., qe shumë i madh. Vepra e tij poetike e shkencore zë vend të rëndësishëm në letërsinë dhe shkencën shqiptare të filologjisë.



Latif Berisha ka botuar vëllimin me poezi "Tufa"(1957), studimet e vështrimet: Ali Asllani dhe krijimtaria e tij poetike"(1963), Skëndërbeu në poemën "Kënga e sprasme e Balës" (1968), Skëndërbeu në disa krijime të letërsisë shqipe në Jugosllavi (1968), Vepra "Lulet e Verës" dhe disa nga dimensionet e saj kuptimore (1972), Poema "Bagëti e Bujqësi" (vlera ideoartistike) (1972), Hil Mosi dhe krijimtaria e tij poetike (1972), Andria Kaçiq Mioshiq dhe shqiptarët (1974), Një tufëz vjershash autografe të Zef Serembes (1974), Mistifikimi letrar dhe letërsia shqiptare e Rilindjes (1976), Jehona e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në katër poezitë e atyre viteve (1978), Zef de Rada,poet pak i njohur arbëresh (1978),Pikëpamjet e Luigj Gurakuqit mbi poezinë (1978), Në gjurmë krijuese të Jeronim de Radës (1978), Pikëpjekje të Letërsisë së Rilindjes me jetën dhe letërsinë e sllavëve të jugut (1982), Poezia e De Radës në suaza botërore (1984), Gjendje aktuale e kulturës shqiptare në Kosovë dhe kahet e zhvillimit të saj (1995), Vepra letrare "Dora d'Istrias, Shqiptarët (1995) etj.

Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në vitin 2004, është dekoruar me Medaljen e Artë të Pavarësisë.

Ishte antarë i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Pas luftës, Biblioteka e qytetit në Mitrovicë e mori emrin emrin e tij.

Profesor Latif Berisha, është vrarë më 24 mars 1999 nga forcat kriminale serbe.

Ferdinand Laholli(1960-)


Ferdinand Laholli u lind në Gradishtë të Lushnjës më 16 qershor 1960, pak javë pasi që i ati, për t'i shpëtuar riburgosjes, u detyrua të arratisej për në Greqi, prej nga kalon në SHBA, ku edhe vdes pas 11 vjetësh.

 Menjëherë pas lindjes së Ferdinandit, familjen e tij e transferojnë në një tjetër kamp internimi, Savër, ku autori jeton një kohë të gjatë.

Laholli një kohë të gjatë u muar me përkthime nga shqipja në gjermanisht. 

Në vitin 2003 botoi librin "Antologji e poezisë moderne shqipe" ku përfshihen poezitë e më se 95 krijuesve shqiptar me përkthim në gjuhën gjermane. 

Ferdinandin në këtë antologji e ndihmuan edhe Mag.Dr. Carla Kraus autore dhe përkthyese vieneze si dhe Dr. Thomas Krause prozator, lirik, kritik letrar, profesor letërsie në Universitetin Teknik në Chemnitz.

Poezitë që po publikojmë, janë marrë nga libri i Ferdinandit "NË ISHULLIN E VETMISË", botuar më 1993 në Tiranë. Ky libër është botuar në dy gjuhë shqip - gjermanisht. Përkthimin në gjermanisht e ka bërë Robert Schwartz.

Ferdinand Laholli jeton dhe punon një kohë të gjatë në Gjermani.

Veprat:

Mjaft ky paradoks i hidhur, Tirane 1992.

Në ishullin e vetmisë, shqip - gjermanisht, Tiranë 1993. Përkthimi në gjermanisht nga Robert Schwarz

Libri i dëshirave. Tiranë 1994.

Kjo vajzë e përgjakur / Në këtë vajzë të plagosur me gjak. 

Dygjuhësh, Tiranë 1994. Përkthimi në gjermanisht nga Robert Schwarz

Vetëvrasje e gjetheve, shqip - italisht, Frosinone 1995. Përkthimi në italisht nga Noé

Shtrigani i ëndrrës (Një magjistar në gjumin tim). Tiranë 1996

Urrejtja nuk është dashuria ime, Prishtinë 1997

Bie shi në Bückeburg, Tiranë 2000

Antologji e poezisë moderne shqipe / antologjia e lirisë moderne shqiptare, shqip dhe gjerman, Holzminden 2003

Linda. Prishtinë / Holzminden, 2005

Kur ikën ti (sa herë që shkoni). Prishtina / Hannover, 2006.

Etj.

Vaid Hyzoti(1960-)

Vaid Hyzoti, lindi më 10 mars 1960 në Ishëm të Durrësit. Në vitin 1982 mbaroi  fakultetin e Historisë dhe Filologjisë për gjuhë dhe letërsi shqipe, kurse më pas një specializim pasuniversitar për kritikë letrare, më 1987.
Ka punuar mësues dhe gazetar, pa iu ndarë kurrë letrave. Artikujt kritikë dhe shkrimet tjera i ka botuar në revista e gazeta, si “Nëntori”, “Drita” etj.

Më 1986 botoi vëllim e parë poetik, “Zërat e ditës së re”, për të cilin thuhet se vetëm 70% ishte i tij, pasi dorëshkrimi u qeth dhe u rrumbullakua nga botuesit, nën shijen e censurës tematike të kohës.

Në vitin 2000 emigroj në Amerikë dhe tash jeton në New York. Si duket, në kurbet iu shtuan frymëzimet. 

Kësisoj, ai vazhdon të shkruaj dhe t'i gëzoj lexuesit me libra tjerë.

Disa nga librat e botuara:

“Zërat e ditës së re”, poezi, 1986

“Thashethemet e vërteta” - skica, profile dhe tregime humoristike, 2002

"Qyteti i të marrëve”, poezi, 2006

“Fëmijë i vjedhur”, tregime dhe novelë, 2007

“I denuar të qesh”. poezi. 2011

“Kafe me djallin”, poezi, 2013

“Dita ime - një cigare”, poezi, 2017

Kurse romani "Parfum të vdekurish, është botuar fillimisht si teegim tek revista letrare “Mehr light” në Tiranë dhe më pas si trajtë novele tek vëllimi "Femijë i vjedhur".

Muhamet Mjeku(1943-)



Muhamet Mjeku ka ardhur në jetë me 12 prill 1943, në Shipitullë të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Gjimnazin dhe Fakultetin Filozofik, në Prishtinë.
Fillimisht ka punuar si profesor në Shkollën Ekonomike në Prishtinë, pastaj në Shkollën e Mesme të Mjeksisë, ku jipte dy lëndë, shqip e latinisht. Dhe mëpastaj, në Gjimnazin “Ivo Llolla Ribar”, tash “Sami Frashëri”, aty ku më 1960/61 e kishte regjistruar klasën e parë. Aty Muhameti takoj edhe disa profesorë të kohës kur ishte nxënës, dhe nuk mund t’i besonte vetes se tash do të bëhesha kolegë me ta.
Ndërkohë atij iu shfaq dëshira qe të bëhej gazetar, sepse qysh si gjimnazist dhe më pas student në gazetën “Rilindja” kishte botuar disa shkrime dhe poezi në faqen e kulturës dhe në “Zanin e Rinisë”; ndërsa më herët në revistën “Pioneri”. Muhamet kishte besim në vete se mund ta kryente si duhet profesionin e gazetarit, që në atë kohe lakmohej nga shumëkush.
I bindur në këtë, në qershor të vitit 1971, pas një testi provues, filloi punë në të përditshmen “Rilindja”. Këtu punoj deri në maj të vitit 1974 prej nga kaloi në Televizionin e Prishtinës. Ndoshta për opinionin e sotëm është interesant se në rubrikën e kulturës të gazetës "Rilindja" në atë kohë punonte një elitë intelektualesh, si: Vehap Shita, Anton Pashku, Musa Ramadani, Gani Bobi, Mensur Raifi, Ali Podrimja,  Dedë Mirdita, Nexhat Halimi, Sylë Osamani, Mensur Pozhegu ,Muhamet Mjeku etj.. Në Televizionin e Prishtinës ka punuar si gazetar, redaktor i lajmeve dhe udhëheqës i rubrikës së brendshme. Afro një vjet e gjysmë, derisa u adaptua ndërtesa e Televizionit të Prishtinës, ka përgatitur tri herë në javë ditarin (lajmet) nga studio e Televizionit në Beograd, prej nga emitoheshin lajmet në gjuhën shqipe.
Ka sajuar një numër të emisioneve dokumentare në Kosovë dhe jashtë saj. Ka realizuar disa dokumentarë nga një udhëtim atraktiv shumëditësh (45) në Afrikë, bashkë me gjiruesin e TVP- Urim Ukimerin. Po ashtu, ka realizuar edhe një deokumentar në Berlin në vitin 1975 me rastin e 30 vjetorit të ngadhnjimit mbi fashizmin.
Për shkak të “lëshimeve ideo-politike”, përballë konceptit të politikës së atëhershme serbe, është suspendur disa herë. Gjatë grevës së minatorëve të “Trepçës” është larguar nga procesi i punës për një vit bashkë me disa kolegë, dhe më pas është marrë gjashtë herë në biseda informative nga organet e sigurimit shtetëror të Federatës, Serbisë dhe Kosovës. Kur Sllobodan Millosheviq erdhi në Fushë-Kosovë në vitin 1989, për shkak të përgatitjes së një emisioni special kontestues që u emitua për tërë rrjetin jugosllav, u suspendua dhe iu ndalua hyrja për një kohë të caktuar në lokalet e televizionit, bashkë me kolegun Nuhi Bytyqi, me të cilin e kishin përcjellë ngjarjen. Shtypi serb dhe politika serbe këtë emision e anatemoi si diverzion kundër sistemit jugosllav, me theks të veçantë sulm mbi politikën e popullistit, Sllobodan Millosheviq.
Në Televizionin e Prishtinës ka punuar deri më 5 korrik 1990, kur ky institucion u okupua nga policia serbe dhe u nxorën dhunshëm të gjithë punëtorët shqiptarë, me përjashtim të ndonjë shqiptari të “ndershëm”, siç e shpiku këtë term asaj kohe politika në Beograd. Muhameti ka qenë redaktori i parë i ditarit të Televizionit të pavarur në Prishtinë, 1975 dhe redaktori i fundit i ditarit të orës 7:30 (lajmeve), 5 korrik 1990 kur policia serbe mbylli këtë institucion iformtivo-kulturor.
Pas mbylljes së televizionit botoi librin “Shaban Polluzha dhe Lufta e Drenicës”, që ishte libri i parë për një temë tabu. Ky libër u botua në 10.000 ekzemplarë. Më parë po në këtë temë kisha botuar një fejton në 13 vazhdime në revistën “ Zëri i Rinisë”. Libri është botuar dhe është shpërndarë fshehtas në Kosovë, Zvicër, Gjermani etj.
Pas botimit të këtij libri dhe mbylljes së Televizionit të Prishtinës, iu përgjigj thirrjes së veprimtarit dhe biznismenit të njohur, Harry Bajraktari për nxjerrjen e gazetës “Illyria” në New York, ku punoj si editor i parë i saj.
Përpos librave, ka botuar një seri artikujsh publicistik dhe disa fejtone me karakter politiko-historik. Njëherit, ka qenë pjesëmarrës në projektin “Kombi-rrugët e bashkimit kombëtar”, New York 1997. Ka në dorshkrim librin "Ditari i Luftës”.
Jeton në SHBA.

Disa nga librat e botuara

"Lufta e Drenicës - Shaban Polluzha", Prishtinë 1991,
"Vdekja në Bunker", Prishtinë 1996,
"Pse sulmohet Drenica?", New York 1998
"Kosova në dimrin e vitit 1945”, Prishtinë, 2003,
"Shqiptarët 120 vjet pas Lidhjes së Prizerenit”, New York 1997,
"Një jetë mes Kosovës dhe Amerikës”, New York 2008,
"Binak Alia dhe Brezat pas tij", New York 2016.
"Familja Mjeku-rrugëtimi i saj historik", 2019.

Etj.


Florio Bruqi

Vera Istrefaj(1975-)



Vera Istrefaj është lindur në Kukës më 1 nëntor 1975. Që në vegjëli ka botuar vjersha dhe skica në shtypin e kohës.

 Në vitin 1991 është paraqitur në një Almanak të krijuesve me 76 poezi dhe me një skicë. 

Që prej asaj kohe ka botuar herë pas here brenda dhe jashtë Shqipërisë në shumë media të shkruara. Ka qenë pjesëmarrëse në shumë konkurse letrare ku edhe është nderuar me çmime.

Eshtë juriste në profesion dhe është aktiviste e shoqërisë civile, avokate e të drejtave të njeriut me nje experience 20- vjecare.

Eshte koordinatore e rrjetit “ Barazi ne vendimmarje” per Qarkun Kukes.

Në vitin 2009 është nderuar me “Mirënjohje për kontributin e dhënë në komunitet” dhe është përzgjedhur një ndër 10 personat më aktivë në rang kombëtar.

Është e martuar dhe është nënë e dy djemve. Punon e jeton në Kukës, ku eshte kryetare e “Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise” – Dega Kukes.



Ka botuar librat:

"Shiu i fundit",
"Nënqeshja e ëmbël",
"Në akuj digjem",
“U jepem udhëve" ,
“Qielli I shpirtit tim”,
“Vese shpirti” dhe
“Lirikat e Pikellimes”

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...