Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/01

Inva Mula(1963-)


Rezultate imazhesh për Inva Mula

Inva Mula,  lindi në Tiranë në vitin 1963 nga babai Avni Mula dhe nëna me origjinë ruse Nina Mula.

Është njëra prej  këngëtareve  soprano shqiptare me famë ndërkombëtare. 

Në vitin 1987 fitoi konkursin “Këngëtarja Shqiptare”, më 1988 konkursin “George Enescu” në Bukuresht. 

Pas katër vjetësh në 1992 fiton konkursin ”Butterfly” në Barcelona. Më 1993 merr një çmim në Operalia-n e parë të Placido Domingos në Paris. 

Ka bashkëpunuar me tenorë të famshëm në operën e Bastille-s në Paris, në Bruksel, në Mynih dhe në Oslo. 

Në vitin 1996 mori pjesë në operën "Medee" të Luigi Cherubini-t në Francë. Në 1998 rikthehet në operën e George Bizet “La Jolie fill de Perth”. 

Në filmin “Elementi i pestë” më 1997 i jep zërin këngëtares në rol Lucia di Lammermoor në skenën "The Diva Dance". 

Më vonë ajo luajti në “Ivan IV” të Bizetit në Paris. Në vitin 2001 ishte e angazhuar në Itali ku luajti në teatrin “La Scala” pjesën e Verdit “Falstaff” dhe Riggoleto-n në Arenën e Veronës.

 Ka marrë pjesë rregullisht në “La Scara” ku luajti Lucia di Lammermoor, La bohème, Manon (2006). 

Luajti gjithashtu disa herë dhe La traviata-n në qytete të rëndësishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto. 

Në 2007, ajo luajti Norine-n e parë në L'elisir d'amore në Toulouse të Francës. 

Jeta e saj është e ndarë më së shumti mes Francës dhe Shqipërisë. Gjithashtu u njoh shumë për mënyrën e të kënduarit të saj gjë që e bëri atë më të famshme.

Ibrahim Shaban Likmetaj Kodra(1918-2006)



Rezultati i imazhit për Ibrahim Kodra"

Ibrahim Shaban Likmetaj Kodra lindi në Ishëm më 22 prill të vitit 1918. vdiç  më 7 shkurt 2006  në Milano) .

Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës "Naim Frashëri", ndërpritet kur 20 vjeç (1938) largohet nga Shqipëria përgjithmonë me njė bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. 

Ai e lëshon Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës.

Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork, krijon krahasimet dhe raporte me piktorë të mëdhenj si Pikaso, Marc Chagall, Henry Matisse, Lucio Fontana, Renato Guttuso, me poete, shkrimtarë, Kritike e regjisorë nga Eugenio Montale dhe Vittorio Sereni, nga Bertoni tek Bruno Munari, dhe Giuseppe Marotta.

 Në vitin 1948, Ibrahim Kodra u bë mik me Pablo Picasso, pikërisht në këtë temë në "Konferencën Ndërkombëtare për Paqen e Romës", në të cilën të dy së bashku ata kryen një hulumtim të thellë artistik.


Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetėm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara:

Vatikan Muzetë, Vatikan

Dhoma e Deputetëve (Itali), parlamenti italian, Itali

Muzeu Kodra, Lugano, zvicerane

Kosova Galeria Kombëtare e Arteve, Prishtinë, Shqipëria

Muzeu Kodra, Milano, Itali

Art Gallery nga bazilike Santuario di Santa Maria de Finibus terrae, Santa Maria di Leuca, Itali

Art Gallery mbledhja e Metropolitan qytetin e Milanos (Provincia di Milano), Itali

Ekspozita arti

Disa nga ekspozitat e tij:

Ekspozitë kolektive në "Paradise" me Pablo Picasso, Dali, Matta, Ernst, Levi, Panseca, Braque, etj.

Ekspozitë kolektive në "Stone Gallery" në Newcastle me Corneille, Gear, Gleghorn, Michaux, Millares, etj.

Ekspozita në Milan, The Stone Gallery në Newcastle, "Senator" në Stuttgart, poashtu edhe në "New Art Center" në Zurich.

Expozitë personale në Galerinë e Artit Modern në Prishtinë.

Expozitë personale në Princess Hall në New York, "2D Gallery" në Sassari.

Iliriana Hoxha(Ana Oxa)


Rezultati i imazhit për Anna Oxa

Anna Oxa e lindur (me emrin Iliriana Hoxha) me (28 prill 1961 në Bari), është këngëtare italiane me origjinë shqiptare,(Krujë) e bërë e njohur me shfaqjet e saja në festivalin Sanremo, prej vitit 1987. 

Këngët e saj janë "Ti lascerò", "Storie" dhe "Senza pietà", kjo e fundit ka fituar në vitin 1999.



Me ndihmën e Ivano Fossati-t mori pjesë për herë të parë në festivalin e San Remos në vitin 1978 (ku u paraqit me një pamje interesante : “punk look”) me këngën “Un'emozione da poco”. Kënga mori vendin e dyte, dhe fitoi ne seksionin “giovani” (çmim për të rinj). 

Ajo fitoi dy herë në festivalin e San Remos : në vitin 1999 me këngën “Senza pietà” dhe në vitin 1989 me “Ti lascerò” (duet me Fausto Leali). 

Me Fausto Leali-n në vitin 1989 mori pjesë në Eurovision, ku ata përfaqësuan Italinë me këngën “Avrei voluto” dhe morën vendin e nëntë.

Ajo ishte prezantuese e festivalit të San Remos së bashku me Pippo Baudo në vitin 1994. Ishte po ashtu ndër të tjera edhe moderatore e shfaqjes së njohur italiane “Fantastico” në vitet 1988 dhe 1989. 

Në vitin 1979 mori pjesë në filmin “Maschio, femmina, fiore, frutto” nën regjinë e Ruggero Miti-t.

Pjesëmarrjet në San Remo


Në San Remo mori pjesë deri tash  dhjeta  herë. Këngët e saj pjesëmarrëse :

1978, Un'emozione da poco - vendi i parë në seksionin "giovani", vendi e dytë në seksionin "big"
1982, Io no
1984, Non scendo
1985, A lei
1986, È tutto un attimo
1988, Quando nasce un amore
1989, Ti lascerò - vendi i parë (duet me Fausto Leali)
1990, Donna con te
1997, Storie - vendi i dytë
1999, Senza pietà - vendi i parë
2001, L'eterno movimento
2003, Cambierò
2006, Processo a me stessa

Këngë tjera po ashtu të suksesshme

1978 Fatelo con me
1979 Pagliaccio azzurro
1980 Controllo totale
1982 Fammi ridere un po'
1983 Senza di me
1984 Eclissi totale
1985 Parlami
1988 Tu non ridi più
1989 Avrei voluto - duet me Fausto Leali
1989 Tutti i brividi del mondo
1992 Mezzo angolo di cielo
1996 Spot
1999 Come dirsi ciao
1999 Camminando camminando - duet me Chayanne
2001 Io sarò con te
Diskografia
Oxa 1982.jpg
Oxanna (1978)
Anna Oxa (1979)
Q-Disc (1980)
Per sognare, per cantare, per ballare (1983)
La mia corsa (1984)
Oxa (1985)
È tutto un attimo (1986)
Pensami per te (1988)
Fantastica (1988)
Tutti i brividi del mondo (1989)
Oxa live con i New Trolls (1990)
Di questa vita (1992)
Cantautori (1993)
Do di petto (1993)
Oxa cantautori (1994)
Anna non si lascia (1996)
Storie, i miei grandi successi (1997)
Senza pietà (1999)
L'eterno movimento (2001)
Collezione (2001)
Ho un sogno (2003).


Irma Hasan Kurti (1966-)






Irma Hasan Kurti lindi më  20 mars 1966 në Tiranë. Përfundoi studimet në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, dega anglisht në 1988.

Irma Kurti ka nisur të shkruajë e të botojë poezi që në moshë të vogël. 


Në vitin 1980 u nderua me çmimin e parë në konkursin kombëtar me rastin e 35-vjetorit të revistës “Pionieri”.


 Më 1989 fitoi çmimin e dytë në konkursin e organizuar nga Radio - Tirana, me rastin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut.


Ka punuar si mësuese e gjuhës angleze dhe më pas gazetare në disa organe shtypi.


 Ka shkruar 100 tekste këngësh të muzikës së lehtë në anketa, festivale kombëtare në RTSH e në koncerte pranvere, një pjesë e konsiderueshme e të cilave janë të njohura për publikun dhe të vlerësuara me çmime.


Ka botuar disa  libra në gjuhën shqipe dhe  në gjuhën italiane. Librat e saj janë përkthyer në disa gjuhë të botës: në anglisht, frengjisht, spanjisht dhe gjermanisht.


Për poezinë dhe prozën i janë akorduar dhjeta  çmime në konkurse të ndryshme letrare në Itali, në Zvicër e në SHBA.


Në vitin 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar “Universum Donna” për Letërsinë dhe emërtimin “Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër.


Irma Kurti jeton në Bergamo, Itali.


Thënie mbi Irma Kurtin


Moikom Zeqo


Poezitë e Irma Kurtit janë të strukturura qartë, përshkohen nga një ritëm melodik, janë të rimuara për të krijuar maksimumin e një akustike të brëndshme të krejt figurave stilistike.


 Nga kjo pikëpamje, sinqeriteti i poetes është metafora e saj më autentike. Poezitë e Irma Kurtit lexohen me një frymë, sepse janë ndërtuar mbi motivet e dhembjes njerëzore. Kjo dhembje shpesh ështe e ankthshme dhe shqetësimndjellëse. Në të vërtetë është një monolog i dhembjes që kërkon të kthehet në dialog.Poezitë e saj janë një klithmë për dashuri dhe respekt të ndërsjelltë, një apel për mostjetërsimin e njerëzve në sende.


Grazia Pia Licheri, gazetare:


Me një gjuhë të thjeshtë e të drejtpërdrejtë, poetja Irma Kurti na ofron edhe një herë një shumëllojshmëri ndjesish, një lloj ditari në vargje që hap dyert e reflektimit ndaj temave intime dhe ekzistenciale. Irma Kurti arrin drejt e në zemrën e lexuesit, duke hedhur poshtë si gjithmonë idenë se poezia është një mjet i zgjedhur për disa, sepse format narrative të mbushura me zbukurime dhe artifice letrare nuk i përkasin aspak stilit të saj. Atëherë është emocioni vetë që e merr fjalën përmes një kujtimi, një imazhi, një mendimi, të përshkruara në mënyrë kaq të saktë saqë ta lejojë lexuesin të hyjë në majë të gishtave në jetën e autores, duke ruajtur ndërkohë identitetin e tij. (Nga parathënia e librit: “Senza patria”- Pa atdhe)


Veprat e botuara nga Irma Kurti :

Këtë natë me ty, poezi 1999;

Shihemi në një tjetër botë, poezi 2002;

Qirinjtë janë fikur, poezi 2003;

Bëj sikur fle, poezi 2005;

Puthja e fundit, poezi 2007;

Midis dy brigjeve, roman autobiografik 2010;

Një vjeshtë pa kthim, tregime 2013;

Nën bluzën time, poezi 2013;

Copëza shënimesh nëpër rrugët e shkreta, publicistikë 2013;

Njeriu që fliste me pemët, roman 2015;

Nuk është ky deti, poezi 2016;

Lajmet vijnë edhe këtu, tregime 2016;

Krahët rreh një flutur, poezi për fëmijë, 2016;

Në pragun e një dhimbjeje, poezi, 2016;

Pa atdhe, poezi, 2017;

Në borxh me dashurinë, poezi, 2018;

Mesazhe nga lart, poezi, 2018.

Libra në gjuhën italiane

Tra le due rive (Midis dy brigjeve), botim i Shtëpisë Botuese Kimerik, 2011;

Risvegliare un amore spento (Të rizgjosh një dashuri të shuar), poezi, botim i Shtëpisë Botuese Aletti Editore, 2011;

Un autunno senza ritorno (Një vjeshtë pa kthim), përmbledhje me tregime, Kimerik, 2012;

Sotto la mia maglia (Nën bluzën time), poezi, Kimerik, 2013;

Le notizie arrivano anche qui (Lajmet mbërrijnë edhe këtu), përmbledhje me tregime, Kimerik, 2014;

Non è questo il mare (Nuk është ky deti) poezi, Kimerik, 2014;

Sulla soglia di un dolore(Në pragun e një dhimbjeje), poezi, Kimerik, 2016;

Senza patria (Pa atdhe), poezi, Kimerik, 2016;

In assenza di parole (Në mungesë të fjalëve), roman, Kimerik, 2017;


Le pantofole della solitudine (Pantoflat e vetmisë) poezi, Besa Editrice, 2018;

Il sole ha emigrato (Dielli ka emigruar) poezi, Edizioni Convalle, 2019.

Libra në anglisht

I knew the gray sky (Njoha qiellin gri), poezi, 2014;

Under my blouse (Nën bluzën time), poezi, 2015;

·A cottage in the forest (Një shtëpizë në pyll), poezi për fëmijë, 2016.

Bukurije Bushati(1956-)



Bukurije Bushati ka lindur në Durrës 18 prill 1956. 

 Ka mbaruar në Universitetin e Tiranës, Fakultetin Juridik. Shkruan poezi, por më shumë i është përkushtuar prozës, në zhanrin e romanit dhe tregimeve. Shkruan edhe për fëmijët. 

Lexuesi e njeh krijimtarinë e saj në një vëllim me poezi, një përmbledhje tregimesh dhe disa romane. 

Tematika e krijimtarisë së saj janë temat sociale të aktualitetit me të cilat përballet shoqëria jonë sot. 

Kryesisht i kushton vëmëndje figurës së gruas dhe rolit që duhet të luajë ajo në shoqëri.

Jeton në Frankfurt të Gjermanisë së bashku me familjen.

Botimet:

“Pafajësi nëne”, roman.
“Arta”, roman.
“Borjana”,
“Enigma ime, Lira”, roman.
“Prostitut më bëri nëna”, roman.
“Një mik i mirë”, roman për fëmijë.
“Buzëqshje, me gjurmë lotësh”, tregime.
“Shpirti im vagabond”, poezi.
“Pesh’ore shpirti”, ese poetike.
“3 gojë, të pangopurat e jetës sime”

Sheremet Prokshi



Sheremet Prokshi lindi në fshatin Fortesë (Vërbofc) të Drenasit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa normalen dhe SHLP në Prishtinë.

Që nga viti 1974 punon si arsimtar. Me poezi merrej prej kur ishte nxënës dhe deri më tani ka të botuara këto vepra:

Iliria, drenushë me halle,

Fluturat lozonjare,

Diell për Çamerinë,

Shkronjat nëpër vargje,

Ku merr frymë shëndeti,

Fortesa e fundprillit ’99,

Gjyshja nga Presheva,

Mijëra vargje për ty nënë,

Hëna me dy faqe, dhe e fundit

Macja laramane.

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i disa shoqatave tjera, si dhe është përfshirë edhe në dhjetra Antologji e në tri vepra me kritikë letrare.
Shkruan kryesisht për fëmijë, po edhe për të rritur.

Hamit Aliaj (1954-)



Hamit Aliaj u lind në Kasaj të Tropojës, më 1954. Ka punuar si mësues letërsie në gjimnazin e Tropojës. Ka drejtuar për disa vjet Degën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në Tropojë. Është fitues i disa çmimeve kombëtare. Po ashtu, për veprimtarinë e tij të sukseshme në fushën e letërsisë, eshtë nderuar me titullin "Mjeshtër i madh".

Disa nga veprat e këtij autori:

“Bjeshkët janë mbiemri im” 1974
“E ruaj një fjalë për ty” 1986
“Lotin nuk ta fal” 1995
“Mungon viti një” 1997
“Njëqind vjet e martë” 2005

Ka shkruar tekste këngësh, ndër të cilat: “N`dardani bie një tupan”, Nusja e murosur”, “Prite Azem Galicën”, “Motra e Gjergj Elez Alisë” etj.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...