Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/01

Gaqo Çako

Gaqo Çako është këngëtar shumë i njohur. Tenori legjendar, Gaqo Çako, artist i popullit, i rreshtuar ne emrat e medhenj te Panteonit te muzikes shqiptare si Ramiz Kovaci, Mentor Xhemali etj eshte nje nga yjet e skenes operistike shqiptare e ate europiane. Pervoja dhe karriera e tij mjaft e pasur ne operat "Peshkataret e Perlave", "Traviata", "Bohema", "Rigoleto", "Norma", etj si dhe operat shqiptare e bejne ate me nje karriere te shkelqyer. Mjaft i njohur edhe ne skenat italiane ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias.

Mes këngëtarëve lirikë shqiptarë shquhet krejt i përveçëm emri i Gaqo Çakos. Ai i përket një bote më vete. Zëri i tij është kthyer në objekt kënaqësie kudo që ai dëgjohet e shfaqet, në opera, në televizion, në radio, në salla të mëdha a të vogla koncertesh. Përfshirja e tij në të gjitha llojet e muzikës vokale ka si qëllim të vetëm t’i kënaqë dëgjuesit me pjesët që ai këndon. Paraqitja e tij apo portreti i tij tërheqës dhe ekspresiv gjatë këndimit të bën ta pëlqesh, ta shijosh, pse jo, ta adhurosh. Në rolet operistike ai shfaqet sa i pasionuar e i turbulluar, aq i dashuruar dhe ngadhënjyes. Përmes këngëve të kompozitorëve shqiptarë ai përçon ngrohtësi e dashuri dhe njeriu i këtij vendi rrëmbehet nga mesazhi i tij muzikor për të komunikuar me të vetë e me të gjitha shtresat e shoqërisë. Është pa dyshim fuqia emocionale e këtij zëri burimi nga do të krijohen imazhe gjithë fantazi dhe është ai timbër “kadife” e tërë dritë që mbetën pothuajse të pandryshuar që nga fëmijëria e hershme e tij deri në moshën e pjekurisë së vonë.

Italianët njohin disa breza tenorësh të famshëm të tyre, që nga Enrico Caruso, Benjamino Gigli, Mario Lanza, Mario del Monaco e mjaft të tjerë, deri te më i përveçmi nga më të fundit, Luciano Pavarotti, ndërsa Shqipëria do të njohë si krejt të veçantë e unik, Gaqo Çakon. Nga masa e gjerë e shqiptarëve ai adhurohet për “Dafinën” apo “Rrjedh në këngë e ligjërime” dhe më pak e njohin atë për interpretimin e “Vesti la giubba” nga “Pagliacci” apo “Mamma, quel vino é generoso” nga “Cavalleria rusticana”. Edhe pse vlerën më të madhe Gaqoja e pati në interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios. E tillë ishte koha. Megjithatë, të bërit i njohur përmes medieve pamore është një fenomen sa shqiptar aq edhe i përbotshëm.

Avantazhi i muzikës është se ajo flet me mjetet e saj dhe jo me gjuhën e folur, prandaj dhe tingujt e Gaqos janë mjeti më i mirë për të depërtuar te njerëzit dhe misioni i tij është më i drejtpërdrejti për të përçuar artin e tij.

Gaqoja përfaqëson ndoshta zërin më përfaqësues korçar, tipar ky që u bë i dallueshëm pikërisht nga repertori që këndohej në Korçë, ai i serenatave, i këngëve të lëvruara popullore qytetare apo i copëzave të huaja që adoptoheshin në Korçë dhe merrnin ngjyrën e këngëve karakteristike të qytetit. “Ne këndojmë ndryshe nga ç’këndohet në vende të tjera të Shqipërisë – i thoshte e ëma. – Ne e mbështesim zërin në bark, jo në gjoks”. Falë forcës së intuitës, Gaqoja kërkoi të ndjekë mësues të kantos të cilët do t’i inkurajonin natyrshmërinë e këndimit, apo që do t’i ruanin vetitë e lindura të emetimit të zërit dhe do t’i konsolidonin timbrikën e tij natyrale. Gjatë jetës së tij të gjatë artistike, ndoshta më e gjata e këngëtarëve lirikë shqiptarë, Gaqoja u vlerësua jo vetëm për zërin e pastër prej tenori, por edhe për intonacionin rrezatues, për ngjyrimin e veçantë, ashtu dhe për diksionin e kthjellët me ato bashkëtingëlloret e formuara me kujdes gjithnjë në ruajtje e kontroll të vazhdueshëm të sensit të sigurt ritmik.

Në konceptin e tij të kënduarit lirik ai evitoi sa qe e mundur portamento-n sentimentale, sipër apo poshtë; ai e përdori këtë mjet shprehës veçanërisht në kalimet nga regjistri i mesëm tek ai i butë i kokës, duke e goditur secilën notë në krye për t’i dhënë asaj vlerë e kuptim. Linja cantabile e Gaqos përmban, në rastet më të mira, nuanca dinamike të kontrolluara ndërsa timbri i tij shquhet për nga pasuria e ngjyrimit dhe shprehjes, nga ngrohtësia dhe shkëlqimi.

Mund të thuhet me plot gojën se Gaqoja u bë emisar i një kulture muzikore vokale të gjerë ku do të përfshiheshin përveç këndimit operistik edhe ai i këngëve tradicionale popullore shqiptare të përshtatura për zërin e tij lirik apo dhe i këngëve të lehta të festivaleve të Radios. Ishte i vetmi këngëtar lirik i Operës së Tiranës të merrte pjesë dhe të këndonte në Festivalet e Radios të cilët përfshinin këngëtarë me zërin e tyre natyral (me gjoks) apo dhe këngëtarë me zë të impostuar ose gjysmë të impostuar, por jo këngëtarë lirikë të mirëfilltë operistikë.

Çdonjërit prej këngëtarëve lirikë të Operës, por edhe të tjerëve muzikantë duke më përfshirë dhe mua vetë, ky pranim i Gaqos për t’iu përqasur gjinisë së këngës së “lehtë” që në fillim të karrierës së tij, u duk si një “devijim” nga linja e pastër të këndimit lirik operistik. Mirëpo jeta tregoi se ky qëndrim i Gaqos mbarte një vizion të ndryshëm nga ai konvencional, vizion shumë më të gjerë e gjithëpërfshirës, dhe provoi të ishte shumë i suksesshëm.

Puna e Gaqos me të rinjtë, qofshin këta studentë të kantos apo këngëtarë lirikë që sapo kishin filluar karrierën artistike, ishte një aspekt që ai e vlerësonte shumë. Edhe në moshën e pjekurisë artistike por edhe atëherë kur zyrtarisht i kishte mbyllur marrëdhëniet me Teatrin e Operës, ai do t’i përgjigjej thirrjes së të rinjve, siç ishte rasti i Koncertit të Tre Tenorëve. Ai u bashkua me ta, këndoi me ta dhe këta kolegë, shumë më të rinj se ai, e vlerësuan dhe respektuan për këndimin e tij ende shumë shprehës e të freskët.

Gaqo Çako lindi në Korçë më 1935 dhe në moshën trembëdhjetë vjeçare së bashku me të ëmën u shpërngul për në Kuçovë, ku pas mbarimit të shkollës shtatëvjeçare nisi të punojë si tornitor. Ishte pikërisht Shtëpia e Kulturës e kësaj qyteze ku Gaqoja zhvilloi prirjen e të kënduarit falë zërit të tij që shquhej për ëmbëlsinë dhe bukurinë e tingullit. Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare ai nisi të studiojë për kanto në Liceun Artistik të Tiranës nën udhëzimet e Mihal Cikos dhe pak më vonë e më gjatë të Jorgjie Trujës. Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova. Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë.

Ndër operat e huaja ku Gaqoja këndoi kryesisht rolet e para përfshihen “Traviata”, “Rigoletto”, “Aleko”, “La Bohème”, “Peshkatarët e perlave”, “Cavalleria Rusticana”, “Pagliacci”, “Madama Butterfly”, “Berberi i Seviljes” a ndonjë tjetër, ndërsa ndër operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skëndërbeu” i Prenk Jakovës e “Skënderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, “Goca e Kaçanikut” e Rauf Dhomit e disa të tjera.

Të qenit pedagog i kantos për vite me radhë në shkollën e lartë të arteve në Tiranë bënë që në një moment të caktuar të karrierës së tij artistike, përveç mësimdhënies Gaqoja të vihej edhe në rolin e regjisorit operistik. Rivënieve në skenë të repertorit operistik apo dhe përgatitjen e ndonjë premiere, Gaqoja ia nënshtronte gjykimit dhe eksperiencës së tij si këngëtar i roleve të ndryshme, pra duke e vëzhguar regjinë nga këndi i këngëtarit të skenës e duke ruajtur konvencionet operistike tradicionale, domethënë atë çka ishte e konsoliduar në skenat botërore lidhur me veprimin skenik.

Gjatë jetës së artistike të Gaqos, turnetë brenda dhe jashtë vendit përbënin një mënyrë të mirë për ta çuar artin e tij në rrethe e qytete të tjera jashtë Tiranës, por dhe në shtete të tjera, sigurisht në ato ku administrata shtetërore e konsideronte që linja ideologjike e Shqipërisë të ruhej, madje të përçohej sa më mirë. Kontaktet me njerëzit e qyteteve dhe fshatrave anekënd Shqipërisë e bënte Gaqon të shihte një realitet ndryshe nga ai i Tiranës, ku pozicioni i tij apo i kolegëve të tij ndjehej të ishte si më i “privilegjuar”. Megjithatë, ky pozicion nuk e bënte atë të joshej nga “konfortabiliteti” i jetës së tij, përkundrazi, e bënte t’i shërbente me devotshmëri profesionit për të justifikuar më së miri qenien si solist i Teatrit të Operës dhe Baletit. Sa të padëshiruara ishin turnetë brenda vendit në fillim të karrierës së Gaqos, aq më kuptimplote nisën ato të bëhen me kalimin e kohës për të mbërritur deri në atë pikë sa ai të kuptonte me ndërgjegje se misioni i tij ishte që t’i jepte sado pak kënaqësi e gëzim atij njeriu të thjeshtë që vinte të dëgjonte dhe jo rrallë të admironte këndimin e tij. Gaqoja bëri turne edhe në disa vende të huaja si në Bashkimin Sovjetik, Itali, ShBA, Kubë, Austri, Greqi, Rumani, Turqi, Gjermani e Jugosllavi.

Duhet të ketë qenë viti 1971 ose fillimi i ’72-shit kur në një koncert të rëndësishëm në sallën e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, midis artistëve të tjerë u ftua të këndonte dhe Gaqoja. I kishin dhënë porosi që mund të këndonte edhe ndonjë pjesë të huaj dhe ai zgjodhi “Cielo e mar” (Qiell dhe det) nga opera “Gioconda” e Ponchielli-t. Ishte nga ato romanca që ai e kishte kënduar në kaq e aq koncerte në Teatrin e vjetër të Operës. Mua më impresiononte sa herë që e dëgjoja me këtë arie. I rrinte mirë në zë dhe bënte efekt të madh në publik, veçanërisht fundi i saj me akutën aq të ndritshme dhe sugjestive. Pas asaj ngrirjeje të repertorit të huaj prej rreth gjashtë vjetësh, tingëllimi i “qiellit dhe detit” bëri efekt të madh tek njerëzit në sallë por edhe tek ata më kryesorët e pushtetit dhe do të ishte ky moment që forca e një krijimi të bukur italian e aq më tepër e një këndimi të bukur si ai i Gaqos, të “pranohej” si një fakt i pamohueshëm, dhe u desh pikërisht ky moment të nisi e të lejohej pak nga pak përfshirja e ndonjë vepre të repertorit klasik të huaj. Janë ngjarje këto që ndodhin ashtu rastësisht, si pa u ndjerë, por që bëjnë kthesa të forta historike, së paku në fushën e kulturës dhe artit. Pra Gaqoja po imponohej me zërin e tij, me personalitetin e tij, që ngjarjet të lëviznin në drejtim të çngurtësimit, sado të lehtë, që të mund të luheshin përsëri opera të huaja aq të dëshiruara për klimën e përgjithshme shoqërore, pasi ato jo vetëm që kultivonin shijet e njerëzve, jo vetëm bënin që këngëtarët të këndonin më mirë dhe instrumentistët të luanin më bukur, jo vetëm që do të zgjerohej vizioni mbi stilet dhe epokat muzikore, por do të ngrinte moralin e do të emanciponte kulturën shqiptare në përgjithësi. Jo shumë kohë pas ndodhisë me “Cielo e mar” (qiell dhe det), dy simbole këto të lirisë të aspiruar aq shumë prej shqiptarëve, njëri drejt fluturimit prej këndej e tjetri për të marrë detin, do të ishte Simfonia e Nëntë e Beethoven-it ajo që do të zhbllokonte disi ngërçin dhe pak më vonë rivënia e “La Traviata-s”, këtë radhë me një frymë të re regjisoriale ashtu dhe një dekor sugjestiv për kohën. Mirëpo, siç tregoi koha, doza e lirisë ishte ende larg perspektivës së hapjes së Shqipërisë ndaj Perëndimit, aq shumë të dëshiruar prej të gjithëve e jo më pak prej muzikantëve. Repertori i huaj operistik edhe për nja dhjetë vjet të tjera do të qëndronte larg sezoneve operistike të Teatrit. Këngëtarët por edhe publiku do ta ndjenin thellë këtë mungesë.

Ishte pikërisht viti 1988, një vit pasi kishte vënë në skenë si regjisor “La Bohème”, ai do t’i kthehej përsëri këndimit të një roli operistik, ndoshta një nga më të dashurit e tij, Turiddu-t. Ndjente që mund të përçonte një timbër zëri disi më të thellë, më afër tenorit spinto, dhe në këtë stad të karrierës operistike kjo i jepte kënaqësi të madhe. Çdo këngëtar e ndjen, pak a shumë, se kur gjendet në formën e tij më të plotë teknike e vokale të karrierës artistike dhe Gaqoja e dallonte që ky moment ishte ndoshta kulmi i tij. Në vitin 1991 ai vendosi të tërhiqet nga angazhimet e rregullta ndaj skenës së Teatrit edhe pse vazhdoi të këndojë nëpër raste nga më të ndryshmet.

Fakti që Gaqoja tërhoqi kaq shumë edhe mediet masive e bëri atë të rritet ndjeshëm për nga popullariteti, ndoshta më tepër se nga kushdo tjetër i fushës së tij. Kjo për arsyen se, veç të tjerash, ai kishte dhe atë karizëm aq të dallueshëm që bënte të komunikonte ngrohtësisht me ndjekësit e këtyre medieve duke i dhënë “tifozëve” të tij kënaqësinë që ata ishin të dëshiruar. Artisti sigurisht që gëzon popullaritet më të madh kur ai është në aktivitetin e tij të plotë dhe ky popullaritet fillon e zbehet kur ai është më pak në skenë dhe në ekran. Do të duhej që ashtu si në rastin e artistëve të mëdhenj të përbotshëm personaliteti i Gaqos, si një fenomen i admiruar kombëtar, të gjente në këtë stad të jetës atë vend që i takon dhe për sa i takon. Në Shqipërinë tonë vlerësimet ende bëhen, siç i thonë në muzikë, “me vesh”, e jo “me nota”. Thënë ndryshe, kultura jonë ende mbisunduese orale, në vlerësimet e artistëve jo në pak raste udhëhiqet nga pasione personale që shpesh degjenerojnë në deformime e deri mohime faktesh bindëse, në vend që ta gjejë vërtetësinë e vlerave në fakte të orientuara e të mbështetura në dokumente të shkruara (programe shfaqjesh, recitalesh e koncertesh) dhe aq më tepër në referenca regjistrimesh muzikore të gjalla dhe arkivore (CD).

Po të ndiqej kriteri i ‘verba volant, scripta manent’, pra bazuar në atë që artisti e ka lënë me artin e tij jetëgjatë dhe jo me hamendje bëmash të stisura që përcillen me gojë, ndoshta do të kishte vend për Gaqon për një titull të veçantë nderi nga Universiteti i Arteve, ndoshta do mund të renditej edhe ai midis artistëve të shquar të 100 vjetorit të Pavarësisë, ndoshta do të ishte dhe ai “Nder i Kombit”, ndoshta do të ishte bërë ndonjë film-dokumentar për të, ndoshta… ndoshta … A ka se si përligjet kjo mungesë vëmendjeje? Ashtu si ligjet e natyrës që mbeten të pandryshueshme, ashtu dhe vox populi nuk mund të ndryshohet në vlerësimin ndaj Gaqos. Artistët harrohen e vdesin por arti i tyre është ai që jeton gjatë. ‘Ars longa, vita brevis’ (arti është i gjatë, jeta është e shkurtër) thotë aforizma e lashtë greko-latine.

Midis viteve 1979 dhe 1981 Gaqoja bëri një radhë regjistrimesh të arieve operistike dhe këngëve të kompozitorëve shqiptarë e të huaj me orkestrën e RTSh. Ishte kjo periudha kur Shqipëria ishte në ndikimin politik madje dhe artistik të Kinës dhe operat e huaja ishin të ndaluara për disa kohë. Requiem-et, meshat ose edhe të tjera vepra liturgjike nuk lejoheshin të ekzekutoheshin. Megjithatë, siç pothuajse vazhdimisht ndodh në shoqëritë e mbyllura, të gjitha këto masa shtrënguese bënin efekt të kundërt. Në këtë klimë kufizuese të muzikës klasike, Gaqoja e orientoi vetveten për nga regjistrimet në studio. Ajo që nuk bëhej e mundur për të që të këndonte në skenë, u bë e mundur të këndonte në studion e regjistrimit. E përsëri do të gjendej ndonjë pengesë tjetër; këto regjistrime përkonin periudhën kur përkthimet në shqip e të gjithë operave të huaja bëheshin të detyruara, kështu që nuk ishte e qartë nëse do të lejohej ose jo regjistrimi i arieve klasike në versionet e tyre origjinale, në italisht, frëngjisht dhe rusisht. Risku u mor dha ai regjistroi tetëmbëdhjetë arie, secilën prej tyre si në versionin origjinal ashtu dhe përkthimin shqip, pra tridhjetegjashtë versione në tërësi. Nuk ishte ndërmarrje e lehtë pasi atij do i duhej t’i kujtonte dhe t’i rindërtonte muzikalisht tekstet origjinale të cilat i kishte mësuar vite më parë në Moskë apo në Romë.

Në rolin e dirigjentit gjatë këtyre regjistrimeve, përveç se pasionit tim të madh për literaturën vokale operistike, predispozita ime krejt e veçantë kishte të bënte me zërin e Gaqos, pra që ky zë të mbetej i fiksuar në shiritat magnetikë në interpretimin e pjesëve klasike. Kjo eksperiencë e re dhe ky bashkëpunim me të bëri që të familjarizohem jo vetëm me repertorin e tij, por të njihja më nga afër trajtimin muzikor, tempot, frymëmarrjet që ai bënte dhe akutat që mbante. Regjistrimet u bënë duke pranuar edhe kushte jo gjithnjë të favorshme për faktin se ato bëheshin me shpejtësi nga që repertori qe i huaj dhe orkestrës nuk mund t’i kërkohej të merrej gjatë me të. Kjo gjë bënte që procesi i regjistrimit të mos kishte atë frymëmarrje të duhur që të mund të realizoheshin parametrat më bazike të tij. Pranë pultit të regjistrimit, përtej xhamave të dyfishta të studios, qëndronte një njeri i vetëm dhe ai ishte tekniku i zërit, Bedriu, Ganiu apo më vonë Dhimitri. Në atë kohë nuk kishte njeri që ta ndiqte regjistrimin me partiturë përpara. Pas çdo here që regjistronim të parin variant (dubël), largoheshim me të shpejtë nga studioja e orkestrës për te dhoma e aparaturave që të dëgjonim tingëllimin. Korrigjonim mikrofonat, kontrollonim balancën midis orkestrës dhe zërit të tenorit dhe futeshim përsëri në studio për të bërë edhe një tjetër variant të aries me synimin që fuzioni të ishte më i mirë këtë herë. Ç’të kërkoje më parë, intonacionin sa më të mirë të instrumenteve të frymës, balancën midis sektorëve, agogjikën e pjesëve vokale, fleksibilitetin e interpretimit të Gaqos, neutralizimin e ndonjë batute humoristike që vinte nga radhët e orkestrës, zëvendësimin në çast të ndonjë (vetëm një?) instrumenti që mungonte, deri te rregullimi i temperaturës së ngrohjes (dhe ftohjes) në studio, ndriçimin e pamjaftueshëm, e të tjera të papritura të cilat përbënin rutinën e ditës. E me gjithë këtë, këto regjistrime u realizuan ashtu si mundëm, por që tani janë kthyer në arkiva historike, madje unikale, pasi në Radio pushoi së funksionuari procesi i regjistrimeve me këngëtarët lirikë. Tani sigurisht që bëhen regjistrime nga më cilësoret nëpër studiot e vendeve të huaja dhe nga këngëtarë të shquar shqiptarë. Por unë do t’i referohem kohës kur u bënë regjistrimet tona dhe në këtë drejtim ato kanë atë vlerë që kanë.

Ajo që më habiste më shumë gjatë regjistrimeve ishte se ai mundej t’i interpretonte të dyja versionet me emfazat e tyre përkatëse, pavarësisht nga fakti se vetëm të përkthyerat ishin ato që ai aq shpesh i këndonte në skenën operistike. Tjetër gjë që më bënte përsëri përshtypje ishte se si me aq aftësi ai e përshtaste frazimin sipas logjikës së fjalëve për të dyja gjuhët.

Gaqoja e përforcoi reputacionin e tij në publik edhe si këngëtar i muzikës së lehtë. Na erdhi keq që për shkak të caqeve të kësaj CD-je nuk u mundësua përfshirja e disa prej këtyre këngëve. Gjithsesi, në këto dy CD ka mjaft për të dëgjuar e shijuar zërin e mrekullueshëm të Gaqo Çakos. E ku më mirë se në to do të mund të përjetësohet arti i tij i pavdekshëm?!

Në Dhjetor 1962, Gaqo Çako & Luiza Papa marrin pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën "Lum Kush Dashuron".

Në Dhjetor 1962, Gaqo Çako merr pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën "Kam Nje Mall".

Në Dhjetor 1967, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 6-të në RTSH me këngën "Kenge Per Shkurte Vaten".

Në Dhjetor 1968, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 7-të në RTSH me këngën "Komisari I Kuq".

Në Dhjetor 1969, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 8-të në RTSH me këngën "Me Lart Frymen Revolucionare".

Në Dhjetor 1970, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën "Shtepia Ku Lindi Partia".

Në Dhjetor 1970, Gaqo Çako merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën "Borizani".

Në Dhjetor 1973, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 12-të në RTSH me këngën "Marrshon Shqiperia".

Në Dhjetor 1973, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 12-të në RTSH me këngën "Poeti Partizan".

Në Dhjetor 1974, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 13-të në RTSH me këngën "Qemal Stafa, Yll I Lirise".

Në Dhjetor 1976, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 15-të në RTSH me këngën "Këngë Për Tiranën".

Në Dhjetor 1977, Gaqo Çako merr pjesë në Festivali i 16-të në RTSH me këngën "Ti Që Ke Në Sy Lirinë".

Në Dhjetor 1978, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 17-të në RTSH me këngën "Keputa Nje Gjethe Dafine".

Në Dhjetor 1979, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 18-të në RTSH me këngën "Parti E Vendit Tim".

Në Dhjetor 1980, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 19-të në RTSH me këngën "Rrjedh Ne Kenge E Ligjerime".

Në Dhjetor 1980, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 19-të në RTSH me këngën "Nën Yje E Prisnim Vitin E Ri".

Në Dhjetor 1981, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 20-të në RTSH me këngën "Udhet E Atdheut Me Therrasin".

Në Dhjetor 1982, Gaqo Çako merr pjesë në Festivali i 21-të në RTSH me këngën "Bijtë E Tu Të Mirë".

Në Dhjetor 1982, Liliana Kondakçi & Gaqo Cako marrin pjesë në Festivali i 21-të në RTSH me këngën "Gjuha Jone E Bukur".

Në Dhjetor 1984, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 23-të në RTSH me këngën "Të Përshëndes Atdheu Im".

Në Nëntor 1999, Pirro Cako & Gaqo Cako marrin pjesë në Kënga Magjike 1999 me këngën "Romance".

Gaqo Çako u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare më 1 Gusht 2018.

» Dërgo Korrigjime »» Tekstet e Këngëve »

Pirro Çako



Pirro Çako lindi në një familje artistësh. Të dy prindërit e tij ishin këngëtarë, Gaqo dhe Luiza Çako, njëri tenor dhe tjetra soprano. Ambjenti artistik familjar krioji traditën që ndoqi më pas dhe Pirro... Por ai kish vendosur ndryshe, ëndrra e tij ish të bëhej kompozitor e të shkruante muzikë për të prekur zemrat e mijëra njerëzve, ti bënte ata të gjenin në këtë muzikë një ngjarje apo episod të jetës. Njohuritë e para muzikore i merr në moshen 6-vjeçare, duke ndjekur degën e pianos pranë shkollës "Kongresi i Përmetit", me mesuese Lali Gabecin. Në moshën 9 vjeçare ndjek kursin e parë të kompozicionit që u hap në Pallatin e Pionerëve ne Tiranë, me inisiativen e kritikut të njohur të muzikës Spiro Kalemi. Me përfundimin e shkollës 8 vjeçare në degën e pianos Pirro vazhdon studimet në liceun artistik "Jordan Misja" në Tiranë, në degën e kantos, pasi prindërit aspironin që të bëhej një pasardhës i tyre në këtë fushë. Studimet në lice, të cilat zgjatën 4 vjet, ridimensionuan formimin e tij artistik të deri atëhershëm.

Pas një përgatitje dy vjeçare me kompozitorin Aritistin e Popullit Çesk Zadeja për degën e kompozicionit dhe nga ana tjetër me Artistin e Popullit dirigjentin Rifat Tejqa në degën e dirigjimit, ju dha e drejta për të ndjekur Akademinë e Arteve në degën e dirigjimit, të cilën Pirro e kreu me sukses. Me mbarimin e studimeve të larta emërohet në Radio Tirana, ku për 5 vjet me rradhë punon si redaktor muzikë në programin e dytë. Por ëndrra e tij ishte të shkruante muzikë, prandaj, duke përfituar edhe nga pozicioni i favorshëm ku punonte, fillon të shkruajë këngët e para në anketat muzikore të festivaleve për pionierë. Puna e tij krijuese jep frytet e saj hap pas hapi derisa në vitin ’88 Pirro Çako merr pjesë për herë të parë në Festivalin e Këngës në RTSH dhe është fitues me këngën "E duam lumturinë". Do të pasojnë me rradhë Fest ’89 me këngën "Jemi zemrat e çdo moshe", si fitues i çmimit të dytë; Fest ’90 me këngën "Veç një herë jetojmë", fituese e çmimit të tretë dhe Fest ’91 me këngën "Horoskop ’92", gjithashtu fituese e çmimit të tretë.

Karriera e tij premtuese ndërpritet nga erërerat e forta të tranzicionit dhe ai, si mijëra bashkëatdhetarë, largohet nga Shqipëria drejt përëndimit, për një jetë aq të ëndërruar dhe të panjohur, për tu vendosur në Paris. Me kalimin e viteve fillon të ndjejë mungesën e publikut shqiptar dhe bën një tentativë të parë për tu rikthyer në Dhjetorin e vitin ’94 ku merr pjesë në Festivalin e RTSH me këngën "Një tren drejt lindjes". Por situata në Shqipëri nuk premtonte, kështu që, me përmbushjen e kësaj dëshire që kish munguar prej kohësh, rikthehet në Paris pa ndonjë ide të qartë mbi të ardhmen.

Viti ’95 për Pirron nuk ishte si gjithë të tjerët. Për herë të parë bëhet baba dhe dëshira për ti qëndruar afër të birit, Anthony, dhe Invës, e cila ndërkohe kishte filluar të hidhte hapa gjigandë ne karrierën e saj, e detyrojnë për disa vite të qëndrojë larg jetës artistike shqiptare. Gjatë kësaj kohe njihet më mirë me muzikën variete franceze dhe e finalizon atë me marrjen e diplomës në "Ecole Normale de Musique de Paris / Alfred Cortot" në degën e kompozicionit për muzikë filmi. Kjo kurorëzon dhe pasionin e tij për kompozicionin.

Ana tjetër e pasionit mbetej muzika e bukur dhe publiku që i mungonte gjithnjë e më shumë. Pas një periudhe 7 vjeçare, Pirro vendos të rikthehet jo si turist, por kësaj rradhë si kantautor, ëndrra që e kishte tunduar gjatë gjithë jetës. Ideja se ishte djali i një këngëtari të madh dhe bashkëshorti i një sopranoje po aq të talentuar e kishin vënë përpara një përgjegjësie artistike. Do të shfaqej dhe ai si këngëtar një ditë vallë?. Ëndrra u bë realitet në Tetor të vitit 2000, kur Pirro Çako bashkë me Rovena Dilon fitojnë çmimin e parë në Festivalin e Kënges Magjike në interpretimin e këngës "Për një çast më ndali zemra". Kjo i dha besimin në vetvete dhe hapi portat për të vazhduar karrierën si kantautor. Po atë vit ai fiton çmimin e tretë në Festivalin e 40 në RTSH me këngën "Antinostradamus", por kësaj rradhë vetëm si kompozitor.

Në Nëntor 1999, Pirro Cako & Gaqo Cako marrin pjesë në Kënga Magjike 1999 me këngën "Romance".

Në Nëntor 2001, Rovena Dilo & Pirro Cako marrin pjesë në Kënga Magjike 2001 me këngën "Për Një Çast Më Ndali Zemra", ku fituan çmimin e parë.

Në Nëntor 2002, Pirro Cako & Redon Makashi marrin pjesë në Kënga Magjike 2002 me këngën "Falja Njerit Dashurine". Ata ishin fituesit e çmimit të tretë

Në Nëntor 2003, Pirro Cako merr pjesë në Kënga Magjike 2003 me këngën "Unë Ai, Ti, Ajo", ku fiton çmimin e kantautorit më të mirë.

Në Qershor 2004, Pirro Çako publikon albumin "Herët A Vonë". Brenda tij gjenden 15 këngët më të mira që ka kompozuar e kënduar që nga pranvera e vitit 2000, ku pjesa më e madhe e tyre do të dëgjohen për herë të parë nga publiku shqiptar. Në projektet e tij pas albumit zë vend kompozimi i një komedie muzikale që do të ishte një eksperiencë e re si për autorin ashtu edhe për auditorin shqiptar.

Në Janar 2005, Pirro Cako merr pjesë në Kënga Magjike 2004 me këngën "Leter Dashurie".

Në Prill 2007, Pirro Cako merr pjesë në VFM 2007 me këngën "Ah Moj Dashuria Ime".

Në Maj 2008, Pirro Cako merr pjesë në VFM 2008 me këngën "Engjell Apo Djall".

Në vitin 2006, Pirro Çako publikon albumin "Mos Më Krahaso".

Në Nëntor 2008, Pirro Cako merr pjesë në Kënga Magjike 2008 me këngën "Anjushka".

Në Dhjetor 2009, Pirro Cako, Eliza Hoxha & Rosela Gjylbegu marrin pjesë në Festivali i 48-të në RTSH me këngën "Nje Tjeter Jete".

Në Qershor 2011, Pirro Cako, Eliza Hoxha & Rosela Gjylbegu marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 10 me këngën "Nje Tjeter Jete".

Në Nëntor 2010, Pirro Cako merr pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën "Mirembrema, Si Je".

Në Nëntor 2011, Pirro Cako & Vedat Ademi marrin pjesë në Kënga Magjike 2011 me këngën "Vetem Buje".

Në Nëntor 2012, Pirro Cako merr pjesë në Kënga Magjike 2012 me këngën "Dalldisa".

Në vitin 2012, Pirro Çako publikon albumin "Ashensor".

Më datë 3 Mars 2019, Xhensila Myrtezaj & Pirro Cako publikojnë videoklipin "Sekreti Im". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Pirro Çako.

Avni Mula


Avni Mula

Avni Mula lindi më 4 janar të vitit 1928 në Gjakovë, Kosovë.

Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik. 

Karrierën artistike e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike.

 Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginit tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit dhe Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës.

 Zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë vendit. Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”. Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”.

Në Dhjetor 1962, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 1-ë në RTSH me këngën "Kendoj".

Në Dhjetor 1962, Ibrahim Tukiçi & Avni Mula marrin pjesë në Festivali në RTSH me këngën "Jeta e re ne na pret".

Në Dhjetor 1962, Gjoni Athanas & Avni Mula marrin pjesë në Festivali   në RTSH  me këngën "Shprese".

Në Dhjetor 1962, Avni Mula merr pjesë në Festivali në  RTSH me këngën "Ne stadium".

Në Dhjetor 1963, Avni Mula merr pjesë në Festivali  Në RTSH me këngën "Degjo o Hane".

Në Dhjetor 1965, Avni Mula merr pjesë në Festivali  në RTSH me këngën "Valsi i lumturise".

Në Dhjetor 1974, Avni Mula merr pjesë në Festivali  në RTSH me këngën "Kënga zjarr".

Në Dhjetor 1976, Avni Mula merr pjesë në Festivali  në RTSH me këngën "Nene moj do pres gërshetin".

Në Dhjetor 1977, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 16-të në RTSH me këngën "Kasollja e Galigatit".

Në Dhjetor 1978, Avni Mula merr pjesë në Festivali  në RTSH me këngën "Shqipëri o vendi im".

Në Dhjetor 1980, Avni Mula merr pjesë në Festivali  në RTSH me këngën "Për Ty çelin mijëra mëngjese".

Në Dhjetor 1981, Avni Mula merr pjesë në Festivali  në RTSH me këngën "Me kujton ti ato vite".

Më datë 9 Shtator 2008, Liliana Kondakçi & Avni Mula publikojnë videoklipin "Udhetim ne pranvere".

Më datë 2 Shkurt 2009, Avni Mula publikon videoklipin "Vajza me kaçurrela"...



Është i vlerësuar për atë krijimtari që ai i ka sjellë para popullit. Ato pjesë dhe vepra që ai i ka kënduar, i ka kënduar me shumë kënaqësi dhe është duartrokitur shumë. Ka kënduar muzikën shqiptare dhe të huaj, e cila i ka falur shumë në jetën e tij dhe nuk ka pengje, pasi jeta artistike ka qenë me plot vepra.


Avni Mula ,thotë : "Vepra, kënga jeton në rast se e shkruan bukur. Kënga kërkon muzikën, fjalët, interpretimin. Shumë kompozitorë janë mbështetur në tabanin kombëtar. Sa më shumë të shkruajnë dhe të mbështeten tek tabani kombëtar aq më të dashur do të jenë për publikun".

Flori Bruqi




Inva Mula(1963-)


Rezultate imazhesh për Inva Mula

Inva Mula,  lindi në Tiranë në vitin 1963 nga babai Avni Mula dhe nëna me origjinë ruse Nina Mula.

Është njëra prej  këngëtareve  soprano shqiptare me famë ndërkombëtare. 

Në vitin 1987 fitoi konkursin “Këngëtarja Shqiptare”, më 1988 konkursin “George Enescu” në Bukuresht. 

Pas katër vjetësh në 1992 fiton konkursin ”Butterfly” në Barcelona. Më 1993 merr një çmim në Operalia-n e parë të Placido Domingos në Paris. 

Ka bashkëpunuar me tenorë të famshëm në operën e Bastille-s në Paris, në Bruksel, në Mynih dhe në Oslo. 

Në vitin 1996 mori pjesë në operën "Medee" të Luigi Cherubini-t në Francë. Në 1998 rikthehet në operën e George Bizet “La Jolie fill de Perth”. 

Në filmin “Elementi i pestë” më 1997 i jep zërin këngëtares në rol Lucia di Lammermoor në skenën "The Diva Dance". 

Më vonë ajo luajti në “Ivan IV” të Bizetit në Paris. Në vitin 2001 ishte e angazhuar në Itali ku luajti në teatrin “La Scala” pjesën e Verdit “Falstaff” dhe Riggoleto-n në Arenën e Veronës.

 Ka marrë pjesë rregullisht në “La Scara” ku luajti Lucia di Lammermoor, La bohème, Manon (2006). 

Luajti gjithashtu disa herë dhe La traviata-n në qytete të rëndësishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto. 

Në 2007, ajo luajti Norine-n e parë në L'elisir d'amore në Toulouse të Francës. 

Jeta e saj është e ndarë më së shumti mes Francës dhe Shqipërisë. Gjithashtu u njoh shumë për mënyrën e të kënduarit të saj gjë që e bëri atë më të famshme.

Ibrahim Shaban Likmetaj Kodra(1918-2006)



Rezultati i imazhit për Ibrahim Kodra"

Ibrahim Shaban Likmetaj Kodra lindi në Ishëm më 22 prill të vitit 1918. vdiç  më 7 shkurt 2006  në Milano) .

Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës "Naim Frashëri", ndërpritet kur 20 vjeç (1938) largohet nga Shqipëria përgjithmonë me njė bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. 

Ai e lëshon Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës.

Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork, krijon krahasimet dhe raporte me piktorë të mëdhenj si Pikaso, Marc Chagall, Henry Matisse, Lucio Fontana, Renato Guttuso, me poete, shkrimtarë, Kritike e regjisorë nga Eugenio Montale dhe Vittorio Sereni, nga Bertoni tek Bruno Munari, dhe Giuseppe Marotta.

 Në vitin 1948, Ibrahim Kodra u bë mik me Pablo Picasso, pikërisht në këtë temë në "Konferencën Ndërkombëtare për Paqen e Romës", në të cilën të dy së bashku ata kryen një hulumtim të thellë artistik.


Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetėm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara:

Vatikan Muzetë, Vatikan

Dhoma e Deputetëve (Itali), parlamenti italian, Itali

Muzeu Kodra, Lugano, zvicerane

Kosova Galeria Kombëtare e Arteve, Prishtinë, Shqipëria

Muzeu Kodra, Milano, Itali

Art Gallery nga bazilike Santuario di Santa Maria de Finibus terrae, Santa Maria di Leuca, Itali

Art Gallery mbledhja e Metropolitan qytetin e Milanos (Provincia di Milano), Itali

Ekspozita arti

Disa nga ekspozitat e tij:

Ekspozitë kolektive në "Paradise" me Pablo Picasso, Dali, Matta, Ernst, Levi, Panseca, Braque, etj.

Ekspozitë kolektive në "Stone Gallery" në Newcastle me Corneille, Gear, Gleghorn, Michaux, Millares, etj.

Ekspozita në Milan, The Stone Gallery në Newcastle, "Senator" në Stuttgart, poashtu edhe në "New Art Center" në Zurich.

Expozitë personale në Galerinë e Artit Modern në Prishtinë.

Expozitë personale në Princess Hall në New York, "2D Gallery" në Sassari.

Iliriana Hoxha(Ana Oxa)


Rezultati i imazhit për Anna Oxa

Anna Oxa e lindur (me emrin Iliriana Hoxha) me (28 prill 1961 në Bari), është këngëtare italiane me origjinë shqiptare,(Krujë) e bërë e njohur me shfaqjet e saja në festivalin Sanremo, prej vitit 1987. 

Këngët e saj janë "Ti lascerò", "Storie" dhe "Senza pietà", kjo e fundit ka fituar në vitin 1999.



Me ndihmën e Ivano Fossati-t mori pjesë për herë të parë në festivalin e San Remos në vitin 1978 (ku u paraqit me një pamje interesante : “punk look”) me këngën “Un'emozione da poco”. Kënga mori vendin e dyte, dhe fitoi ne seksionin “giovani” (çmim për të rinj). 

Ajo fitoi dy herë në festivalin e San Remos : në vitin 1999 me këngën “Senza pietà” dhe në vitin 1989 me “Ti lascerò” (duet me Fausto Leali). 

Me Fausto Leali-n në vitin 1989 mori pjesë në Eurovision, ku ata përfaqësuan Italinë me këngën “Avrei voluto” dhe morën vendin e nëntë.

Ajo ishte prezantuese e festivalit të San Remos së bashku me Pippo Baudo në vitin 1994. Ishte po ashtu ndër të tjera edhe moderatore e shfaqjes së njohur italiane “Fantastico” në vitet 1988 dhe 1989. 

Në vitin 1979 mori pjesë në filmin “Maschio, femmina, fiore, frutto” nën regjinë e Ruggero Miti-t.

Pjesëmarrjet në San Remo


Në San Remo mori pjesë deri tash  dhjeta  herë. Këngët e saj pjesëmarrëse :

1978, Un'emozione da poco - vendi i parë në seksionin "giovani", vendi e dytë në seksionin "big"
1982, Io no
1984, Non scendo
1985, A lei
1986, È tutto un attimo
1988, Quando nasce un amore
1989, Ti lascerò - vendi i parë (duet me Fausto Leali)
1990, Donna con te
1997, Storie - vendi i dytë
1999, Senza pietà - vendi i parë
2001, L'eterno movimento
2003, Cambierò
2006, Processo a me stessa

Këngë tjera po ashtu të suksesshme

1978 Fatelo con me
1979 Pagliaccio azzurro
1980 Controllo totale
1982 Fammi ridere un po'
1983 Senza di me
1984 Eclissi totale
1985 Parlami
1988 Tu non ridi più
1989 Avrei voluto - duet me Fausto Leali
1989 Tutti i brividi del mondo
1992 Mezzo angolo di cielo
1996 Spot
1999 Come dirsi ciao
1999 Camminando camminando - duet me Chayanne
2001 Io sarò con te
Diskografia
Oxa 1982.jpg
Oxanna (1978)
Anna Oxa (1979)
Q-Disc (1980)
Per sognare, per cantare, per ballare (1983)
La mia corsa (1984)
Oxa (1985)
È tutto un attimo (1986)
Pensami per te (1988)
Fantastica (1988)
Tutti i brividi del mondo (1989)
Oxa live con i New Trolls (1990)
Di questa vita (1992)
Cantautori (1993)
Do di petto (1993)
Oxa cantautori (1994)
Anna non si lascia (1996)
Storie, i miei grandi successi (1997)
Senza pietà (1999)
L'eterno movimento (2001)
Collezione (2001)
Ho un sogno (2003).


Irma Hasan Kurti (1966-)






Irma Hasan Kurti lindi më  20 mars 1966 në Tiranë. Përfundoi studimet në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, dega anglisht në 1988.

Irma Kurti ka nisur të shkruajë e të botojë poezi që në moshë të vogël. 


Në vitin 1980 u nderua me çmimin e parë në konkursin kombëtar me rastin e 35-vjetorit të revistës “Pionieri”.


 Më 1989 fitoi çmimin e dytë në konkursin e organizuar nga Radio - Tirana, me rastin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut.


Ka punuar si mësuese e gjuhës angleze dhe më pas gazetare në disa organe shtypi.


 Ka shkruar 100 tekste këngësh të muzikës së lehtë në anketa, festivale kombëtare në RTSH e në koncerte pranvere, një pjesë e konsiderueshme e të cilave janë të njohura për publikun dhe të vlerësuara me çmime.


Ka botuar disa  libra në gjuhën shqipe dhe  në gjuhën italiane. Librat e saj janë përkthyer në disa gjuhë të botës: në anglisht, frengjisht, spanjisht dhe gjermanisht.


Për poezinë dhe prozën i janë akorduar dhjeta  çmime në konkurse të ndryshme letrare në Itali, në Zvicër e në SHBA.


Në vitin 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar “Universum Donna” për Letërsinë dhe emërtimin “Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër.


Irma Kurti jeton në Bergamo, Itali.


Thënie mbi Irma Kurtin


Moikom Zeqo


Poezitë e Irma Kurtit janë të strukturura qartë, përshkohen nga një ritëm melodik, janë të rimuara për të krijuar maksimumin e një akustike të brëndshme të krejt figurave stilistike.


 Nga kjo pikëpamje, sinqeriteti i poetes është metafora e saj më autentike. Poezitë e Irma Kurtit lexohen me një frymë, sepse janë ndërtuar mbi motivet e dhembjes njerëzore. Kjo dhembje shpesh ështe e ankthshme dhe shqetësimndjellëse. Në të vërtetë është një monolog i dhembjes që kërkon të kthehet në dialog.Poezitë e saj janë një klithmë për dashuri dhe respekt të ndërsjelltë, një apel për mostjetërsimin e njerëzve në sende.


Grazia Pia Licheri, gazetare:


Me një gjuhë të thjeshtë e të drejtpërdrejtë, poetja Irma Kurti na ofron edhe një herë një shumëllojshmëri ndjesish, një lloj ditari në vargje që hap dyert e reflektimit ndaj temave intime dhe ekzistenciale. Irma Kurti arrin drejt e në zemrën e lexuesit, duke hedhur poshtë si gjithmonë idenë se poezia është një mjet i zgjedhur për disa, sepse format narrative të mbushura me zbukurime dhe artifice letrare nuk i përkasin aspak stilit të saj. Atëherë është emocioni vetë që e merr fjalën përmes një kujtimi, një imazhi, një mendimi, të përshkruara në mënyrë kaq të saktë saqë ta lejojë lexuesin të hyjë në majë të gishtave në jetën e autores, duke ruajtur ndërkohë identitetin e tij. (Nga parathënia e librit: “Senza patria”- Pa atdhe)


Veprat e botuara nga Irma Kurti :

Këtë natë me ty, poezi 1999;

Shihemi në një tjetër botë, poezi 2002;

Qirinjtë janë fikur, poezi 2003;

Bëj sikur fle, poezi 2005;

Puthja e fundit, poezi 2007;

Midis dy brigjeve, roman autobiografik 2010;

Një vjeshtë pa kthim, tregime 2013;

Nën bluzën time, poezi 2013;

Copëza shënimesh nëpër rrugët e shkreta, publicistikë 2013;

Njeriu që fliste me pemët, roman 2015;

Nuk është ky deti, poezi 2016;

Lajmet vijnë edhe këtu, tregime 2016;

Krahët rreh një flutur, poezi për fëmijë, 2016;

Në pragun e një dhimbjeje, poezi, 2016;

Pa atdhe, poezi, 2017;

Në borxh me dashurinë, poezi, 2018;

Mesazhe nga lart, poezi, 2018.

Libra në gjuhën italiane

Tra le due rive (Midis dy brigjeve), botim i Shtëpisë Botuese Kimerik, 2011;

Risvegliare un amore spento (Të rizgjosh një dashuri të shuar), poezi, botim i Shtëpisë Botuese Aletti Editore, 2011;

Un autunno senza ritorno (Një vjeshtë pa kthim), përmbledhje me tregime, Kimerik, 2012;

Sotto la mia maglia (Nën bluzën time), poezi, Kimerik, 2013;

Le notizie arrivano anche qui (Lajmet mbërrijnë edhe këtu), përmbledhje me tregime, Kimerik, 2014;

Non è questo il mare (Nuk është ky deti) poezi, Kimerik, 2014;

Sulla soglia di un dolore(Në pragun e një dhimbjeje), poezi, Kimerik, 2016;

Senza patria (Pa atdhe), poezi, Kimerik, 2016;

In assenza di parole (Në mungesë të fjalëve), roman, Kimerik, 2017;


Le pantofole della solitudine (Pantoflat e vetmisë) poezi, Besa Editrice, 2018;

Il sole ha emigrato (Dielli ka emigruar) poezi, Edizioni Convalle, 2019.

Libra në anglisht

I knew the gray sky (Njoha qiellin gri), poezi, 2014;

Under my blouse (Nën bluzën time), poezi, 2015;

·A cottage in the forest (Një shtëpizë në pyll), poezi për fëmijë, 2016.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...