Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/15

Flori Bruqi : Nobeli për shkrimtarin austriak Peter Handken, një njollë turpi për Komitetin Organizator të çmimit Nobel në letërsi



Rezultate imazhesh për flori bruqi

(Intervistë me studiuesin dhe shkrimtarin Flori Bruqi )


Kohë më parë Shkrimtarit austriak Peter Handke, iu dorëzua zyrtarisht Çmimi Nobel për Letërsi. 

Por ai është kontestuar shumë, për shkak të mbrojtjes që i ka bërë regjimit gjenocidal serb të Sllobodan Millosheviçit, dhe për minimizimin e spastrimit etnik të myslimanëve boshnjakë dhe kroatëve në vitet 1990. Vendimi i Akademisë Suedeze, ka ngjallur zemërim, sidomos në Kosovë dhe Bosnje. Ne biseduam me Riada Asimoviç Akjol, një shkrimtare boshnjake me banim në Uashington.

Si u ndjetë, kur mësuat që Çmimi Nobel në letërsi, iu dha këtë vit Peter Handkes?

Nëse Komiteti i Çmimeve Nobel e jep këtë çmim, kjo do të thotë që ata janë bashkëpunëtorë në mohimin e gjenocidit. Nuk mund të pretendojnë se janë naivë. Ata janë pjesë e këtij vizioni, që mohon se ka pasur një genocid ndaj myslimanëve boshnjakë. Dhe atëherë pyet veten, se çfarë mund të ndodhë më pas?

Ideologjitë që shkaktuan mizoritë e viteve 1990, janë ende shumë të gjalla. Bosnja e sotme, ka pas Marrëveshjes së Dejtonit sistemin qeverisës më të ndërlikuar të qeverisjes në botë. Dejtoni e ka çimentuar etnonacionalizmin. Sot bije fjala Kosova   jeton me një të tashme të paqëndrueshme, e cila bazohet në të shkuarën.

Pastaj vetë Evropa ka lloj-lloj problemesh. Kjo ka çuar në rritjen e ndjeshme të partive populiste të ekstremit të djathtë, dhe atyre nacionaliste. Ne po shohim që tani efektet negative në Bosnjë,Kosovë etj., nga vendimet për të ndaluar zgjerimin e Bashkimit Evropian në rajon.

Disa javë më parë, presidenti francez  Emmanuel Macron 

Rezultatet e kërkimit

Rezultate nga ueb

e cilësoi Bosnjën një minë me sahat, për shkak të rrezikut që vjen nga xhihadistët islamik . Pastaj është papunësia e madhe në vend, largimi i trurit. Vendi vuan nga një destabilitet politik, dhe kemi edhe krizën e emigrantëve.

Cili do të jetë ndikimi i dhënies së Nobelit dikujt, që është akuzuar për mohimin e gjenocidit?

Ky çmim e legjitimon një sjellje të tillë. Është një akt i trishtueshëm dhe i rrezikshëm, absolutisht i rrezikshëm për demokracinë botërore në veçanti.

Si e pritët këtë gjë,ju si shkrimtar dhe anëtar i Kryesisë së LSHK-së kur e dëgjuat për herë të parë?

Në fillim u trondita dhe u befasova. Më më pas nuk u çudita më, pasi isha thjesht i trishtuar. Mohimi i dhimbjes dhe i përvojës sonë traumtike, është diçka e tmerrshme në Kosovë .
 Për mua si njeri dhe shkrimtar  çmimi Nobel ndaj Handkes, do të thoshte të shkoja përtej thënies “Ata nuk shqetësohen për ne në Kosovë, Bosnjë,Kroaci që ndodhi gjenocidi ” dhe të kuptoja se çfarë mund të bëjmë tjetër, përveçse të vazhdojmë të ndajmë të vërtetën. Sepse për disa njerëz, disa njerëz janë vetëm numra. Por ato janë realitete, janë dhimbje, trauma, janë bashkësi të prekura, janë jetë njerëzore, dhe janë të ardhme gjithashtu.

Sipas mendimit tuaj, si duhet të sillen shqiptarët  pas këtij akti të çmendur të Nobelit ?

Kjo është një njollë turpi për Komitetin Organizator të Çmimit Nobel dhe jo një njollë për ne. Sado i rëndë që është ky akt, nuk mund të na e heqë dinjitetin që kemi. Unë nuk mund të flas në emër të të gjithë shkrimtarëve në Kosovë , por pasi studiova më në detaje se si funksionon dehumanizimi, ashtu si politika, sociologjia dhe psikologjia, arrita në termin e “rezistencës dinjitoze”.

Sipas mendimit tim, duket se kjo është mënyra më konstruktive për të ecur përpara, nëse duam të përqendrohemi tek rezultatet pozitive. Para së gjithash, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, për të garantuar që ky tmerr të mos përsëritet më kurrë në trollin tonë Dardan.

Kjo do të thotë që duhet të vazhdojmë të shkruajmë mbi gjenocidin, dhe të përhapim historinë e luftës në Kosovë . Duhet të flasim më shumë për faktin se ishin këto ideologji vdekjeprurëse të një shteti fashist siç ishte Serbija millosheviqjane , ato që i frymëzuan të tjerët. 
Fatkeqësisht, janë duke u rishfaqur tmerret e viteve 1998-99 , jo vetëm në Kosovë , por ato janë duke frymëzuar të tjerët në të gjithë botën.

Po i referohem masakrës në Çristçërç të Zelandës së Re,në vitin 2019, apo edhe ekstremistin norvegjez Anders Brevik që vrau 77 njerëz në vitin 2011. Mendoj se duhet të ketë përpjekje edhe për mbajtjen gjallë të kujtesës në një mënyrë më të organizuar, sikurse është ajo për masakrën e Mejës, Reçakut, Izbicës, Qyshkut, Lybeniqit,Lumbardhit e qindra të tjerave  etj.

Bazuar në gjithçka që dini dhe keni përjetuar, si ndjeheni kur shihni sot në Serbi të përdoret një gjuhë tejet polarizuese, dhe ndonjëherë dehumanizuese?

Kam lexuar kohët e fundit, që dehumanizimi është duke u përhapur si një virus. Është e frikshme të shohësh, se si njerëzit nuk janë të ndërgjegjshëm se sa lehtë mbyllim sytë përballë ngjarjeve të tmerrshme. Pra, mënyra se si janë gjërat sot, nuk ka pse të jetë po kështu edhe nesër.

Këtu në Kosovë, unë kam besuar gjithmonë tek forca e institucioneve. Dhe sërish, vazhdoj të besoj se ato mund të përkulen por jo të thyhen. Unë mundem vetëm të shpresoj që forca e normave dhe institucioneve të demokracisë liberale, të vazhdojë të garantojë të drejtat dhe liritë për të gjithë.


Servete Ramadani 

Viron Kona(1050-)


Viron Kona.jpg


Viron Kona ka lindur më 24 qershor 1950 në qytetin e Vlorës. 

Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë – letërsi. Para vitit 1991 ka punuar në administratën e lartë shtetërore.

 Më pas, si drejtor në shkolla të ndryshme. 

Pas vitit 2010 e në vazhdim si specialist në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

 Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve prej vitit 1981.

 Pas viteve 2000, anëtar i Këshillit Kombëtar të Librit. 

Ka botuar rreth 30 vëllime me tregime, novela e romane për fëmijë dhe për të rritur. Fitues i 7 çmimeve në gjininë e tregimit dhe novelës; fitues i çmimit UNICEF-AMC, për librin më të mirë për fëmijë 2006 “Eh, more Bubulino!”

Krijimtaria letrare

Libra:

 “Etje që shuhej”,
 “Pëllumbat”, 
“Mos m`i zbukuroni plagët!”, 
“Ujkonja”,
“Pulëbardhat përbindëshe”,
 “Bubulinoja çamarrok”,
 “Dëshira e fshehtë e Bublinos”,
 “Pyesni Bubulinon”,
 “Eh, more Bublino!”, 
“E fshehta e pyllit”, 
”Dardi”, 
”Dardi në gadishullin e vetëtimave”,
“Të çuditshmit!”, 
”Bubulinoja dhe Dardi, në kryeqytetin amantëve të lashtë”,(libri i parë),
 “Bubulinoja dhe Dardi në kryeqytetin amantëve të lashtë”, (libri i dytë),
 “Delfini i dy deteve drejt aventurave të reja”,
 “Drithërimat e yjeve”,
 “Dëgjoma zemrën, Budapest!”, 
”28 djem plus një vajzë”,
 “Yje mbi Bosfor”, 
“Një udhëtim i çuditshëm”,
 “Kontrolli i befasishëm i një inspektori”, 
”Të fshehtat e një mrekullie”,
 “Erlindi dhe papagalli i çuditshëm”, 
“Dielli është i imi”, 
“Bukuri suedeze”,
”Shpëtoni papagallin Çate!”,
 “Për ju, miqtë e mi” etj. 

Ka botuar edhe disa libra me karakter didaktik, si dhe qindra shkrime në shtypin periodik, në gazeta revista brenda dhe jashtë vendit.

Kadri TarellI Cikël poetik dhe diç më tepër


Faqeziu


I ziu faqeziu, ngërdheshej në errësirë,

Nesër kur të zbardhë, do të dukem më mirë.

Mikut dhe shokut, faqen i kam nxirë.

Sa munda shpifje, kam thënë që pa gdhirë.


Se ndër më të mirët, unë jam më i miri.

Paqe po kërkoj, me një degë ulliri,

Në kokë më takon kurorë floriri.

Nuk më besoni? Jam “shejtan mulliri”!


Ç’po vuan çdo ditë, e ngrata pasqyrë.

Kot lodhet të zbardhë, të zezën fytyrë,

Se thellë në shpirt e keqja ka hyrë,

Ç’sapun e pastron, surratin me ngjyrë?


Ç’është kjo sëmundje, e ndyrë dëshirë,

Ndër veset e njeriut, ves i pështirë.

Kur e ke përballë, lëvdata kanë mbirë.

Pas shpine sharjet, janë mall i lirë.


I ziu faqezi, e vret të vërtetën,

Me ujë të fëlliqur, e ndot dhe kënetën.

Nuk e le dot huqin, kështu e gris jetën,

Me blozë qymyri, e ka nxirë fletën.


AGOLLI. KADARE



Ismail Kadare dhe Dritero Agolli,
Një nga Gjirokastra, tjetri nga Devolli.
Agolli lëroi tokën, Kadare gdhendi gurin.
bukën e bën fusha, mali ndërton murin.

Në sofra e kuvende, fjala ç’ u ka hije,
Këndon gjuha shqipe, gjuhë perëndie.
E ardhur nga shekujt, koha nuk e treti,
Trashëgim lirie, shpirti mbushur mbeti.

Njëri penë sertë, tjetri fjalë shtruar,
Jeta u shkoi këngë, shqiptarisht kënduar.
Juve ju njeh bota, prej jush edhe ne,
Çdo shqiptar me zemër, tek yjet ju ngre.

Jo të gjithë ngjiten, në fron të perëndisë,
Shumë mbeten udhës, disa pa u nisë.
Pema që ka kokrra, qëllohet me gurë.
Kujt i bëtë hije, shkurrja s’u rrit kurë?

Gjuhëgjati pyet: vallë kush është i parë?
Janë fort të ngeshëm, gojën s’kanë larë.
Kush e mban peshoren? I përgjigjem prerë.
Ç’ Merak u ka mbetur? Ç’ bëni tym në erë?

Diell i diturisë, askujt s’i mban anë,
Ka sofër të madhe, të gjithë pinë e hanë.
Koha është gjykatës, ajo mban hanxharë.
Kë e le të dytë dhe kë e tërheq zvarrë.

Parisi pi shampanjë, Tirana shtron raki,
Për veprat që bëni, ne u ngremë dolli.
Bota ju jep çmime, ju nderon atje,
Ne ju ngremë në qiell, këtu në atdhe.



Fjala dhe poeti

Fjala e pagdhendur, më ngjan me një gur,
Që nuk shtron kalldrëm e as ndërton mur.
Poeti e gdhend dhe bën vargje poezie,
Me to ndërton shkallë, për fron perëndie.

Fjala e pagdhendur me ngjan me një dru,
Që askujt s’i vlen, për gardh e as për hu.
I urti e gdhend, bën orëndi, bën edhe kuti,
E mban pranë vatrës, nderon mik e miqësi.

Fjala e pa gdhendur, stoli e hedhur përdhe,
E shkelur e humbur, që askush nuk e ngre.
Poeti frymëzohet, kur has një bukuri,
E vendosë në këngë, kënduar për dashuri.

Fjala e pa gdhendur, e derdh verën kot,
si një gotë e thyer, dikur mbushur plot.
Ç’ është ky mëkat? Po grindet poeti.
Verë po pi unë! Verë pi dhe mbreti.

Fjala e pagdhendur, si ferra në ugar,
Të gris e të çjerr, dhe s’bën as për zjarr.
Eh! Sa vuan poeti, të gjejë fjalën e zgjedhur,
Si bleta në lule, për nektarin mbledhur.


Gjuha!



Gjuha jote, gjuha ime!
bëhet lesh, kur s’ka dhe qime.
Kur ze e llap prapa shpine
Edhe gurin e bën thërrime.

Kocka s’ka e kocka thyen,
Ca i lan dhe ca i lyen.
Dikujt shpirtin ia gërryen,
Si bishë, dikë e shqyen.

Në kuvend, nëpër fjalime,
Qimen tra e trarin qime,
kur i bie vetëm një vrime
për grurë, na japin hime.

Gjuha, këngë për rini,
Psherëtin, o ngre stuhi.
Diku ndez një yll të ri,
Diku zjarrin e bën hi.

Tek syri, shkrep dashuria,
Në zemër, fole mirësia.
Gjuha i bashkon të dyja
I ngjit lart tek perëndia.

Me ninulla rritet fëmija,
Në lahutë u gdhend trimnia.
Në fjalë lidhet burrnia.
Me gjuhë përcillet ditunia

Poeti vargun ka pasuri,
I urti fjalë me porosi:
Atdheu, kombi ka liri,
Kur gjuhën gjejmë, unë e ti.


*****


Rezultate imazhesh për Viron Kona

Viron Kona : 

Kadri Tarelli, një kritik zë bukur dhe i veçantë i letrave shqipe



“Çdo libër që ia vlen për ta lexuar është krijuar nga shpirti”.


Bernard Shou

1.

Ka kohë që librat e publicistit të njohur Kadri Tarelli i kam pjesë jo vetëm të bibliotekës, por edhe të tavolinës sime të punës. I shfletoj dhe përfitoj prej tyre në ide dhe mesazhe, në stil dhe gjetje, në figuracion dhe episode që më mbeten në mendje dhe ndjej dëshirën t`i sjellë ndërmend herë pas here. Kështu më ka ndodhur edhe me librin e kohëve të fundit të këtij autori, të titulluar “Kur lexoj një libër”.

Duke shkruar këtë artikull-opinion, mendoj se vlerat e vërteta të një libri janë kur ai kapërcen kohët me shërbimin e tij dhe jo thjesht në shitjen e shpejt në çastet e daljes e prezantimit. Ka ndodhur që, libra që sapo kanë dalë e janë shitur menjëherë, po aq shpejt edhe janë mbuluar nga pluhuri i harresës, ndërsa librat e mirë kanë jetëgjatësi, koha është treguesja mbase më e madhe e vlerave të tyre, ata libra nuk vjetrohen, por mbeten të rinj, sepse idetë, mesazhet, bukuria e tyre u shërbejnë dhe u përcillen kohëve. Nisur nga vlerësime të tilla të njohura, nisur nga emocionet që më ka ngjallur libri në fjalë, iu futa të shkruaj këtë artikull, jo se mendoj që i shtojë ndonjë gjë librit, por thjesht nga dëshira që të mos i mbaj vetëm për vete mbresat, emocionet dhe mendimet, ndërkohë që theksoj bindjen time se Kadri Tarelli është tashmë nga publicistët e njohur jo vetëm durrsakë, por të vendit, madje ai hynë tek të përzgjedhurit.



Autori ua kushton këtë libër bashkëshortes së tij Xhezmijes dhe dy fëmijëve Bardhylit dhe Anduenës. Në hyrje, lexuesi ka rastin të njihet me një parathënie të shkruar nga Fatmira Beqja (Veseli), e cila nënvizon se ”Z. Tarelli është një kritik zë bukur dhe i veçantë, që duhet përshëndetur.”



Libri hapet me artikullin”Mësuese të tilla i duhen kombit”, të cilin autori ua kushton motrave Qiriazi, mbështetur në librin “Motrat Qiriazi” të autorit Dh. Dishnica, e ku z. Tarelli nënvizon vlerat e mëdha që këto dy motra të shenjta i dhanë kombit me çeljen e “Shkollës së Vashave”, vetëm 4 vjet pas hapjes së Shkollës së Parë Shqipe në Korçë, më 7 Marsit të vitit 1887. Vijon libri me artikullin: ”Lavirja në pentagramin tim”, ku z. Tarelli na përcjell opinionin rreth librit me tregime të shkrimtarit nga Kosova V. Avdiu, duke e mbështetur idenë e tij te thënia e Bernard Shout, se “Çdo libër që ia vlen për ta lexuar është krijuar nga shpirti”.

Në vazhdim, ndalet te libri i autorit të njohur B. Gashi, të titulluar: ”Një shekull në udhën e dijes”, që në tërësinë e tij, është historiku i shkollës Shënavlash, Durrës, e ku krahas të tjerave, z. Tarelli vlerëson përkushtimin e z. Gashi për këtë libër, por edhe modestinë dhe kontributet e tij si një arsimtar i njohur në rrethin e Durrësit. Si për të na theksuar edhe më shumë vlerat e dijes dhe të vetë shkollës e mësuesve të saj, Kadri Tarelli na informon me një gjuhë entuziaste edhe për: ”Një festë të rrallë në Shënavlash”, ku përurohet libri i përgatitur me shumë dashuri nga B. Gashi dhe ku, në atë ceremoni, marrin pjesë kolegët të tij, mësues të vjetër dhe të rinj, nxënës dhe ish nxënës të shkollës, përfaqësues të medies dhe komunitetit, dhe, të gjithë së bashku vlerësojnë librin edhe si një përgjithësim të punës dhe të jetës së tyre.

Ndalet në mënyrë të veçantë z. Tarelli te libri “Kohë që s`dashuron”, të poetit të talentuar durrsak A. Bajrami, libër të cilin e cilëson si:”Një prurje me vlerë në dorën e lexuesit. Një xhevahir në poezinë dhe letërsinë shqipe”. Na bind me këtë vlerësim qoftë edhe duke na sjellë disa vargje poetike të poetit Bajrami: ”Mos ki frikë prej meje dallëndyshe/Zogu im i shenjtë, i adhuruar./Fundi asnjëherë mos më gjettë ndryshe,/Veç në krahët e tu i përqafuar”.

Ndjekin njëri-tjetrin artikujt, teksa lexuesi ngazëllehet me stilin dhe mënyrën e rrëfimit bashkëbisedues të Tarellit, ku artikujt ngjasojnë me një mozaik plot gurë të çmuar, që vezullojnë secili me formën, natyrën dhe bukurinë e vetë. Me këtë frymë vijon shkrimi: ”Kulak” dhe burg për flamurtarin e “vatrës” Jaho Sinan Islami, një monografi kjo e autorit M. Zace, teksa, në vazhdim, autori ndalet më gjerë tek artikulli i shkruar me shumë dashuri dhe emocion: ”Ç`merak e treti Dritëroin? (Meditim mbi epitafin e tij). Duke u shprehur me elokuencë për D. Agollin, poetin e madh kombëtar, Kadri Tarelli na përcjellë edhe një thënie të rilindësit të madh Sami Frashëri, i cili ndër të tjera thotë: ”Mos i nënçmoni njerëzit e mëdhenj për një apo dy faje të tyre, sepse diamanti, sado i prerë shtrembër, është më i vlefshëm se një gur i zakonshëm i prerë në formën më të përsosur.”

Vlerëson z. Tarelli librin me novela “Pianisti” të romancierit K. Turtulli, të cilin në përfundim të artikullit e falënderon për bukurinë, mesazhet, stilin, gjuhën e pasur…Vijojnë artikujt për libra të tjerë, autore dhe autorë të talentuar, që me krijimet e tyre kanë mbërthyer fort mendjen dhe dashurinë e z. Tarelli për të shkruar për ta, për t`i përshëndetur dhe për t`i kumtuar me respekt lexuesit vlerat e tyre nëpërmjet mendimeve dhe ndjenjave të çiltra. Kështu, rrjedh artikulli për librin ”Fli të bëhet natë!” të autores M. Berisha, e, në vazhdim, artikujt për librat e M. Gecaj: “Me zemër në vendlindje” dhe “Kur flasin zemrat”, e ku lexuesi do të gjejë prurje origjinale për bukuritë e Suedisë dhe për respektin dhe monumentin shpirtëror që z. Gecaj u ngre me librin e tij vajzave dhe grave shqiptare.

Janë interesante përshtypjet e z. Tarelli për ”Tregimet e zemrës” të autorit M. Gjonbalaj, apo ato për librin “Historia e Durrësit” me autorë Hava dhe Sali Hidri, teksa, bën një “ndalesë” të shkurtër, ku shpreh me ndjenjë e bukuri konsiderata për librin “Modernët e kohës” të studiuesit, eseistit dhe kritikut tashmë të spikatur S. Harka. Ndërkaq, i bën vlerësim monografisë ”Pishtari i arsimit dhe i demokracisë Niman Ferizi (1883-1937), shkruar nga Dr. Sh. Canhasi; përqendrohet te romani i shkrimtarit të njohur Sh. Topollaj “Mashtruesit” e ku, në përfundim të artikullit bën edhe vlerësimin: ”Çudi! Si ky roman me kaq vlera, i ka shpëtuar penës së dramaturgëve për ta vënë në skenë? Do t`i bënte nder gjithkujt.” Për Sh.Topollaj, shkruan edhe meditimin për romanin: ”Unë isha në Mat`hauzen”, apo artikullin për librin me kritika letrare ”Po thahet shpirti”, vepra këto, për të cilat Kadri Tarelli shpreh konsiderata të veçanta.

Vend të veçantë zë artikulli analitik rreth librit “Braktisja e fshehtë” me autor studiuesin e mirënjohur dhe personalitetin e arsimit shqiptar S. Llambiri, e ku z. Tarelli nënvizon se “Libri u shërben drejtuesve dhe mësuesve në të gjitha nivelet e shkollave, por edhe prindërve dhe nxënësve”. Tërheq vëmendjen në këtë tufë artikujsh edhe ai që i kushtohet “Thesarit Kombëtar”, vepër e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” të Suedisë, vepër kjo që u përurua në Tiranë dhe në Durrës.

Mbresëlënës është artikulli që i kushtohet librit “Shpresat kanë ftohtë” të autorit të njohur V. Papaj, të cilin z. Tarelli e vlerëson: ”Vaso është vetvetja në formë dhe në përmbajtje, i kuptueshëm dhe i thellë në gjykim, sepse ka shumë mendim, muzikalitet, harmoni, ndjenjë dhe me tepri, fisnikëri”. Pasi shkruan disa artikuj analitikë për librat e V. Konës: ”Yje mbi Bosfor”, ”Kontrolli i befasishëm i një inspektori”, ”Ju dua më shumë se veten!”, ”Drithërimat e yjeve”, ”Dielli është i imi”, ”Delfini i dy deteve”, z. Tarelli ndalet më pas te libri i Xh. Sadikut ”Përmeti 1943 – 1990” dhe në vazhdim te libri “Dielli i Vonë’ i poetes së talentuar durrsake M. Thartori (Kuçi), e ku, krahas poezive, ai e vlerëson poeteshën si një drejtuese dhe organizatore të përsosur dhe të përkushtuar ndaj arsimit dhe librit, por që spikat kudo aq dukshëm me poezitë e saj plot origjinalitet, kolor, natyrshmëri dhe freski, mesazhe dhe filozofi njerëzore, ashtu siç edhe ka shpirtin dhe talentin kjo poeteshë durrsake. Ndërkaq, K. Tarelli analizon me kompetencë të plotë edhe libra të karakterit shkencor, duke u ndalur te vepra e shquar “Urgjenca gjuhësore” e akademikut, prof. dr. Gj. Shkurtaj.

Rrjedh natyrshëm artikulli i z. Tarelli për novelën “Çmimi i dualizmit” të shkrimtares së njohur vlonjate V. Vranari, të cilën z. Tarelli e vlerëson edhe me thënie si kjo: ”Analiza e personalitetit dhe karakterit të tre personazheve, është një “autopsi”, apo një “diagnozë”, që do ta kishte zili edhe Frojdi. Mbase po të ishte gjallë, do ta ftonte shkrimtaren tonë për kafe, madje edhe në forume shkencore, të diskutonte mbi këtë temë të vjetër sa vetë jeta, por që nuk shteron dhe në ditët “moderne”.

Ndalet Kadri Tarelli te libri i B. Xhamës: ”Dora me baltë, buka me mjaltë”, artikull të cilin e mbyll me: ”Urime profesor Bardhylit, i cili e shpërfill moshën. Ai “çlodhet”, duke shkruar gjëra të bukura e të dobishme.”

Një analizë të detajuar bën Tarelli për librin me poezi “Tavolinë e rezervuar” të poetit D. Isufi, të cilin me të drejtë e pagëzon “këngëtar të dashurisë”. Ndërkaq, krijon një lidhje të bukur mes poezisë dhe matematikës, kur merr në analizë librin:”Matematika është edhe poezi” të P. Zgjanollit. Është një trajtim interesant dhe origjinal artikulli kushtuar dy librave të autorit G. Çela: ”Klithma e një nëne” dhe “Nga burgu i Spaçit drejt lirisë”. Me këtë frymë origjinale vijon artikulli për librin: ”Burg në liri” të shkrimtarit H. Haxhiaj. Merr një tingëllimë të veçantë artikulli që analizon librin ”Livadhi në pyll” të autorit Xh. Cirongu, ku siç shprehet z. Tarelli: ”Fëmijët e vegjël… do të kënaqen me rrëfenja e përralla të bukura…”. Ndërsa në vijim, artikulli kushtuar dy librave për nxënësit e shkollave të shkruar me kompetencë nga A. Shuka dhe I. Xhaka.

3.

Janë po aq tërheqës dhe interesant artikujt e kapitullit të dytë të librit, nën siglën Opinione. Ato kanë si “parathënie” fjalët e çmuara të Henri Ford: ”Çdo kush që ndalon së mësuari është i vjetër, qoftë 20 apo 80 vjeç. Kushdo që përpiqet të mësoj ngelet i ri. Ndaj gjëja më e madhërishme e jetës është, të dish ta mbash mendjen tënde të re.” Nis ky kapitull me një debat mendimesh me akademikun A. Fuga. Pastaj vazhdon me artikullin ”Mbreti Zog, vërtet e fali Shën Naumin?”

Autori ndalet veçanërisht tek ajo që “i dhemb” më shumë te “Gjuha standarde dhe dialektet”, për të cilat flitet në një kuvend shkencor në Istog të Kosovës, ndërkohë që një artikull i veçantë është ai i titulluar:”Dikur u vramë për histori, sot sehirxhinj të këqij”, ku autori shpreh preokupimin e tij për mbrojtjen e vlerave tona kombëtare; Ka tone kritike artikulli ”Sihariq! Akademikët tanë i gjetën punë vetes!” ku autori merr në mbrojtje gjuhën tonë standarde shqipe. Kurse në artikullin ”Kur prisheshin kishat dhe xhamitë”, z. Tarelli tërheq vëmendjen dhe trondit kujtesën e lexuesit për “Ngjarje që s`duhen harruar”. Po kaq origjinal është dhe artikulli “Të drejtat për vete. Detyrat komshiu”, e ku autori nënvizon: ”…i mëshojmë mbrojtjes së të drejtave, ndërsa shumë pak, për të mos thënë aspak, veç kur kujtohemi, themi se, kemi edhe detyra”.

4.

Përbën një fushë të bleruar në këtë libër edhe kapitulli “Intervista”, të cilat nisin me një “Bisedë me Dom Antonoi Giovannini”, e ku lexuesi mëson me entuziazëm se në “Legnano të Italisë, mesha zhvillohet në shqip.” Vazhdon me “Një kafe me akademikun dhe njohësin legjendar të ligjeve në Shqipëri F. Kepi”, ku z. Tarelli vendos në sfond një thënie të Petrarkës: ”Nuk ka liri më të çmuar se liria e gjykimit. E lakmoj ta kem për vete, por pa ua hequr të tjerëve”. Pastaj, intervistat me akademikun prof. dr. Gj. Shkurtaj, ku lexuesi, nëpërmjet pyetjeve dhe përgjigjeve të akademikut, merr njohuri të vlefshme për gjuhën shqipe; po kaq interes ngjall dhe intervista me prof. M. Gecaj, nëpërmjet së cilës lexuesi, krahas portretizimit të personalitetit dhe veprës së prof. Gecaj, merr njohur për publicistikën shqiptare dhe disa personalitete të saj. Interesante është edhe “Biseda me S. Bitraj”, i cili përcjellë mbresat e tij nga takimi me filozofin e njohur I. Luzaj, apo intervista me H. Maloku, studiues dhe krijues nga Durrësi; në vazhdim intervista ”Libri i mirë, ashtu si lumi e gjen vetë rrugën”, kuvendim me shkrimtarin V. Kona.

Ndalet z. Tarelli edhe te intervista me V. Papaj, i cili aso kohe kryente detyrën e drejtorit të DAR Durrës, e ku theksohen disa nga arritjet e arsimit në Durrës. Në vazhdim të kësaj ideje është edhe intervista me znj. A. Rakipi, përgjegjëse e sektorit të Kurikulës dhe cilësisë në DAR Durrës.

E një natyre ndryshe është intervista me atdhetarin, leksikografin dhe poetin shqiptaro-suedez Sadulla Zendeli – Daja, përgjigjet e të cilit ngjallin kërshëri të veçantë për lexuesit. Në vijim është intervista me shkrimtarin nga Durrësi Sh. Topollaj, ku intervistuesi ndalet te proza e këtij shkrimtari të talentuar dhe të vlerësuar. Ky kapitull mbyllet me intervistën me znj. F. Dervishi, e cila përcjellë bukur te lexuesi “Librin shqip dhe shqiptarët në emigracion”.

Kapitulli “Reportazhe” është një tjetër buqetë e këtij libri të veçantë të z. Tarelli, kapitull që autori e çel me thënien e Will Rogers: ”Njeriu mëson përmes dy mënyrave: Njëra është përmes leximit dhe tjetra përmes shoqërimit me njerëz të ditur.” Nis ky kapitull me reportazhin mbresëlënës, që të mbetet thellë në kujtesë: ”Shtatorja e Adem Jasharit, nga Toronto u vendos në Prekaz. Kosovë.” -Dhuratë familjes Jashari, nga skulptori dhe atdhetari i njohur Hytbi Tarelli. I veçantë është dhe reportazhi ”Mësuesi që këmbeu penën me pushkën për liri”, veprimtari në shkollën 9-vjeçare ”Bajram Gashi”, Fllakë, Durrës e ku bie në sy edhe përshëndetja e çiltër e z. Tarelli drejtuar mësuesve, drejtuesve dhe komunitetit të shkollës “Fllakë’ me rastin e festës së 7 Marsit, Ditës së Mësuesit. Tërheq vëmendjen e lexuesit në vazhdim reportazhi ”Sokol Demaku sjellë libra nga Suedia”, takimi i poetit, përkthyesit dhe atdhetarit S. Demaku me nxënës, mësues dhe lexues në shkolla dhe në Bibliotekën e qyteti të Durrësit. Me frymë entuziaste vijon reportazhi “Ura e bashkimit” në Legnano, vlerë shqiptarie. Bie në sy gjithashtu fjala e z. Tarelli në një tubim festiv në Legnano të Italisë, organizuar nga Shoqata Atdhetare e Kulturore “Udha e Bashkimit”. Janë dy reportazhe plot emocion ato që kanë në qendër bashkëpunimin e shkollës “Jusuf Puka” të Durrësit me shkollën “Hilmi Rakovica” të Prishtinës, ku, bashkërisht, nxënës e mësues, mbollën ”Pemën e miqësisë” apo të bashkimit siç parapëlqen z. Tarelli. Një ngjarje po kaq interesante trajton dhe reportazhi që tregon sesi shkolla 9-vjeçare “Rilindja” në Sallmone të Durrësit festoi më 17 shkurt pavarësinë e Kosovës. Libri mbyllet me reportazhin festiv që përshkruan festën e 100 – Vjetorit të Pavarësisë nga kolektivi nxënës dhe mësues të shkollës 9-vjeçare të Shënavlashit të Durrësit.

6.

Libri i z. Tarelli dallohet për një stil të veçantë dhe gjuhë të pastër dhe të pasur, aty tërheq vëmendjen forma dhe paraqitja origjinale e artikujve, është një formë bashkëbiseduese, ku episodet dhe ngjarjet për të cilat shkruhet, shfaqen në lëvizshmëri dhe në hapësira të mbushura me dritë dhe jetë, ndërkohë që autori vë në dukje veçori dhe karakteristika të personazheve të tij, duke i tipizuar dhe portretizuar bukur. Është nga ata libra që të nxit të ecësh në lexim për të depërtuar tek episodi dhe ngjarja, te tipi dhe personazhi, te idetë e thella dhe mesazhet mbresëlënëse. Libri të njeh me tipa dhe karaktere, me ngjarje që zhvillohen në mjedise të llojllojshme, në fshatra, krahina, qytete të Shqipërisë, Kosovës, Italisë, Suedisë… Prej tij përfiton informacion të pasur historik dhe gjeografik, aty të mrekullojnë mendime dhe shprehje të bukura të njerëzve të mëdhenj, të cilët autori i ka me merak dhe i ka qëmtuar me durim e kujdes në librat e mëdhenj të kohërave. Edhe kur ke mbyllur faqen e fundit të librit ndjen të buisin në kokë mendime që ke përfituar dhe që shpesh janë mesazhe dhe mësime për jetën. Është një libër ku spikatin vlera dhe arritje publicistike dhe artistike bashkëkohore, bëhen analiza realiste, vihen në dukje përvoja, madje, lexuesi, herë – herë krijon përshtypjen se autori ngulmon dhe dëshiron ta prezantojë fare natyrshëm me njerëz të mirë dhe të ditur, që punojnë dhe sakrifikojnë, që motivojnë jetën dhe i shërbejnë me sa mundin shoqërisë dhe atdheut.

Ndjen se libri është shkruar nga një njeri i lirë, i cili në mënyrë modeste, me penën e tij, përpiqet të çelë horizonte, duke zgjuar përgjumjen dhe letargjinë e ngurtësuar nga kohët e vështira që ka kaluar vendi dhe shoqëria shqiptare.

Qenia arsimtar dhe drejtues arsimi, e ka ndihmuar autorin e këtij libri për një analizë sa më realiste të veprave që merr në dorë, ndërkohë që tregon seriozitet dhe respekt të madh për gjuhën shqipe, të cilën sa herë që gjen rastin, e ngre në piedestalet e saj të merituara, duke fshikulluar njëherazi ato raste e shfaqje kur gjuha letrare shqipe sulmohet e tentohet të shkërmoqet nga vërshimi dhe trysnia e fjalëve, shprehjeve, zhargoneve dhe huazimeve të huaja, që futen si pirate dhe përpiqen ta deformojnë e shëmtojnë. Në këtë drejtim libri është edhe një kambanë alarmi që bie fort në kështjellën e gjuhës shqipe, teksa autorin do ta krahasoja në këtë rast me një luftëtar mbrojtës dhe të denjë.

Duke shprehur konsideratat e mia për këtë libër të z. Tarelli, dëshiroj t`i rikujtojë lexuesit të vëmendshëm fjalët e autores së parathënies znj. Fatmira Beqja (Veseli), e cila shfaq besimin dhe sigurinë e saj kur shkruan:“Dua të jem pranë jush të shoh, se kur ta mbaroni së lexuari, nuk do të guxoni ta mbyllni kapakun, sepse do të futeni në mendime, për t`i dhënë përgjigje shumë çështjeve të hedhura e të mbetura mes nesh”.


Përgatiti : Flori Bruqi

Melodia e shpirtit, në librin me poezi të Emine S. Hoti


Imazh i ngjashëm

Në Tiranë, doli nga shtypi libri me poezi, “Sinfonitë e jetës”, e Emine S. Hotit, poete mërgimtare nga trojet Dardane, e cila prej kohësh jeton në Norvegji. Vetë titulli i librit të rrëmben e të rrëfen, se jeta është një sinfoni e madhe, ku fatit dhe rrethanat janë dirigjentë të orkestrës, që luan magjishëm; fllad pranvere, frymë vjeshte, acar dimri dhe vapë gushti.



Ashtu si për çdo poet, askush nuk mund të gjykojë tematikën e rrokur, sepse janë vrulli i shpirtit, që frymon e frymëzon vargjet e poezive, ku ka jetë dhe shumë mall për atdheun, dashuri e dhimbje nëne, psherëtima, lot e brenga gruaje, urtësi e mirësi gjysheje, pse jo edhe forcë e krenari shqiptareje. Aty do t’i gjejmë bashkë, piskamën dhe shpresën, vapën dhe vesën, amanetin dhe kurbetin, fjalën dhe besën, nënën dhe fëmijën, gruan dhe bijën, dheun dhe gurin, babën dhe flamurin, këngën e poezinë, fitoren dhe lirinë.

Nuk e teproj të them, se tema më e pëlqyer e mërgimtarëve tanë, krijues të të gjitha gjinive artistike, mbetet mëmëdheu, si në letërsi, ashtu edhe në drama, pikturë e skulpturë, këngë e valle, deri edhe te parakalimet me veshjet tradicionale. Nuk çuditemi, që edhe më i thjeshti njeri, përfshihet vetiu në forcën magjike të dashurisë për vendlindjen, ku pavarësisht se është larg i ndjen frymëmarrjen, lëngimin, dështimin, apo fitoren dhe përparimin.

Rezultate imazhesh për emine s.hoti

Koha ka treguar, se edhe sot e kësaj dite, gjaku dhe atdheu mbeten të shenjta, pavarësisht kohëve dhe njerëzve, që me dhimbje i përjetojnë largimet dhe mërgimet. Jo më kot Lukiani, mendimtar i antikitetit, shkruante: “Edhe tymi në vendlindje është më i ndritshëm”. Në këtë hulli, mjafton të kujtojmë edhe vargjet magjike të rilindësve tanë, që krahas halleve dhe derteve për mbijetesë në dhe të huaj, shkruan me mall të pa treguar për vatanin, vendin e të parëve. 
Rezultate imazhesh për emine s.hoti

Edhe poete Hoti, në ditët e sotme vazhdon udhën e mërgimtarëve të ditur, si lëngim e mendim, për të njëjtit hall e mall, ndaj vendit dhe kombit. Duke i shtyrë më tej mendimet, mbase shkodrani Filip Shiroka, po të lexonte këto vargje, do ta ftonte për kafe poeten Emine, sepse është në një mendje me të, kur shkruan:


“O shpend që fluturon larg,

Mbi kodra, male të lartë e shkëmbinj.

Kur të lodhesh duke fluturuar,

Lutem, pusho një çast në vendin tim!”

 Poezia: “Vend i besës dhe i trimërisë”

Ndërsa Konica i sertë, i gjezdisur nëpër shumë vende të botës, do ta përshëndeste me fjalë të arta: “Ah malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur! I shenjti mall i dashurisë së shenjtë! Kush është ai shqiptar që s’e ka pasur në dhe të huaj?.
Rezultate imazhesh për emine s.hoti

Kësaj pyetje të fundit poetja jonë i përgjigjet: “Shpirti im me ty jeton,/ Ndihem si zogu që fole kërkon”. Poezia: “Atdheu im”.

Me këto mendime, që mbushin mendjen dhe shpirtin, ajo duket sikur psherëtin dhe mërmërit me vete: “Një grusht dhe nga vatani/Amaneti është i rëndë, qoftë edhe në ëndërr, moj bijë!”. Pikërisht këtu gjen vend për të ngritur edhe një herë zërin e protestës ndaj padrejtësive që na bëri bota, duke e ndarë trungun arbëror. Është një klithmë mbarë shqiptare, mbase e thënë nga miliona shpirtra të lënduar, në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, për ta dëgjuar e mos harruar, sepse lufta ende s’ka mbaruar: “Na ndanë në shumë pjesë,/ Në mes sofrës,/ Si buka e pjekur nga gjyshet në çerep”. Na ndan në shumë pjesë
Imazh i ngjashëm
Lexuesi, sado pak i vëmendshëm qoftë, nuk e mendon kurrë të pyesë veten: A Ka poet që mos dashurojë? Ndaj e kërkon edhe në këtë libër modest, sepse melodia e dashurisë njerëzore ndihet në të gjitha faqet e këtij libri. Thjesht, sepse ajo vetë është femër dhe grua, dhe dashuria e saj është e sinqertë, madje më shumë se kaq, kur thotë: “Bukuria jote më hutoi,/ Ndaj s’ ti pashë dot gjembat nën fletë”. S`ti pashë dot gjembat nën fletë.


Ajo që bie në sy te poetja jonë, është se ajo nuk e ndan dashurinë në copëza, për vete dhe për të tjerët. Ajo dashuron me gjithë qenien e saj, çdo gjë të bukur dhe të dobishme. Ajo është edhe nënë edhe gjyshe, ndaj shkruan aq me ngazëllim e frymëzim, për fëmijët, nipat dhe mbesat, ku vargjet dalin e rrjedhin lirshëm, si gurgullimë burimi, duke rrëfyer dhe këmbyer dashuri:

“Lotin mundohet ta mbajë, po prapë i pikon,


Sytë i ndrisnin nga malli, sa herë gjyshen takon. 

Poezia: Loriani

Këndonjësi i librit, me lehtësi mund të gjykojë, se ç’forcë e madhe fshihet në petkun dhe lëkurën e femrës shqiptare, kur bëhet fjalë për të përballuar vështirësitë e jetës, veçanërisht kur ndeshet me të papriturat e mentalitetit, pengesave diku të egra dhe të vrazhdëta, ca më shumë të ndodhura në mërgim. 

Imazh i ngjashëm

Është një përjetim, dikur i heshtur nga vajzat dhe gratë shqiptare, ndërsa sot i shpërfaqur bukurmirë në vargje poezie, për ta dëgjuar të gjithë, i madh e i vogël, si model frymëzimi dhe krenarie në mbarë kombin: “Por kot i vë kushte jetës,/ sepse duke qenë femër, ndihem e fortë./ Sfidat i përballojë, si dallgët që venë e vinë. Kush me mua krahasohet?
Rezultate imazhesh për emine s.hoti
Ndaj me po të njëjtin vrull, pa ju dridhur qerpiku dhe pa ju ligështuar zemra e trupi, ajo dëshiron të jetë e fortë, për të lundruar qoftë edhe mbi lotët e saj, duke kërkuar të zbulojë e pushtojë hapësira dashurie dhe lumturie. Një figurë letrare, që të mbërthen e të drithëron, sepse shpreh një botë të madhe ëndrrash, mendimesh dhe ndjenjash njerëzore:

“Dua të jem e fortë,
 Në zemër e në shpirt,
 Të jem oqean, 
Të lundroj në lotët e mi”.

 “Lundroj në lotët e mi”


Jo më kot thonë, se poetët janë edhe filozofë. Është një ndjesi, detyrë, mbase edhe përgjegjësi, që i përket krijuesve, ndoshta më së shumti poetëve. Besoj se edhe Emine Hoti, është pjesë e kësaj race, kur shprehet: 

Kur njeriu nuk e do veten,
Nuk mund të dojë as të tjerët. 

Njeriu

Poetja Hoti, jeton me hallet, shqetësimet, vështirësitë dhe fitoret e bashkë-mërgimtarëve, por edhe të mëmëdheut. 

Ajo lumturohet dhe brohoret, kur bëhet fjalë për çlirimin dhe mëvetësinë e Kosovës, që më së fundi e plotësuan dëshirën dhe ëndrrën shekullore të mbarë kombit. Ndaj në stilin e vargut të Fishtës, ajo këndon:

“Le ta dinë në rrafsh, e kodër,

Sot u bënë bashkë vëlla e motër,

Kurrë nuk ndahen Shkup e Shkodër!”

Urime! Me dëshirën që të kemi libra të tjerë po kaq me vlera atdhetarie e dashurie!

Jeta, krijimtaria letrare dhe studimore e Vilhelme Vrana Haxhiraj - Akademike & “Mjeshtre e Madhe”


Rezultate imazhesh për vilheme vranari
   Vilhelme Veip Vrana ,lindi në Kaninë(Vlorë), më, 8.12.1944, pinjolle e familjes princërore të Gjergj Arianitit. Lindi në një familje me kulturë, e cila zotëronte një nga 3 bibliotekat më të mëdha të Vlorës. Gjyshi i saj, Xhevit Vrana Kanina,pas Zosimeas së Janinës, kreu studimet e larta në “Robert College”(Univ.Amerikan i Stambollit) dhe pasunivesitar në Aleksandri të Egjiptit.. I vëllai i tij, Mehmet Vrana Kanina, kreu studimet në Rektoratin e Stambollit, ku qëndoi 30 vjet. Pasi u kthye në atdhe, punoi për mësimin e gjuhës shqipe, duke qenë i pari që hapi në shtëpinë e tij një odë klasë (shkollë), bashkë me 5-6 të tjera që u hapën në shtëpitë fisnike të Kaninë. Tre vëllezërit e babait morën arsimin e mesëm, Tregtaren e Vlorës ose Teknikumin Harry Fulltz. Ndërsa vëllai i dytë mes vëllezërve,  Skënder Xhevit Vrana, pasi kreu teknikumin H.Fulltz, vazhdoi arsimin e lartë në Firence, Universiteti i Sienës Ekonomiagrare. Më 14 gusht, 1944, e arrestuan gjermanët, e çuan në Mat’Hauzen, ku e dogjën në krematorium, më ,9 maj, 1945, por u quajt viktimë e luftës. Dëshmor u shpall vetëm pas 50 vitesh, më 1994.
   Vëllanë e vogël të tyre, Batjarin,student i Tregtares, ia vranë sigurimsat barbarisht më 1946. Meqë nuk pranoi të bëhej spiun, i futën një gozhdë në samarin e mushkës, e cila e mori zvarrë, duke e bërë copa- copa. Nënës në shtëpi i shkoi vetëm njëra këmbë që i kishte ngelur në yzengji. Tupin ia mblodhën gjithë banorët e Kaninës natën me pishëtarë dhe fenerë.
     Familja atdhetare Vrana nuk u angazhua as me  P. Komuniste dhe as me B. Kombëtar. Ideali i tyre ishte shqiptarizmi dhe si e tillë, në Vreshtat e Mëdha të kësaj familjeje u ngrit Çeta e Kaninës për Pavarësi. Xhevit Vrana ka qenë në tribunë në ngritjen e Flamurit për Pavarësinë, më 28 Nëntor 1912, luftëtar i Luftës së Vlorës, ndërkohë shtëpia e tinnë Qishbardhë u bë qendra e grumbullimit të ndihmave për të dy luftërat.I ati i saj, Veipi, mblidhte ndihmat për luftën nëpër fshatra. Italianët e 1920-ës, i dogjën shtëpinë 3 katshe në Kaninë. Në operacionin e dimrit1943 Veip Vrana, i dhuroi Brigadës V-, 2400 kokë bagëti, që luftëtarët elirisë mos të vdisnin për të ngrënë. Dy dajot e Vilhelmes, Sami Pashaj dhe Fejzi Pashaj dolën në mal (Brigada V- sulmuese). Sami Pashaj u vra në Vishegrad dhe u shpall dëshmor i Atdheut. Pas lufte kjo familje pësoi një tragjedi nga Partia dhe Pushteti Popullor.U dënuan me vdekje në mungesë, djemtë e motrës së Xhevitit(gjyshit) Imer Sharra, dekan i fakultetit të shkencave ekzakte në Romë dhe Hysni Sharra tregtar. U varë i vëllai i tyre Abdyl Sharra, Kr/nxhinier i Kënetës së Maliqit, vdiq në burg vëllai tjetër Shyqyri Sharra, kurse i pesti Lekmi Sharra, vdiq i asfiksuar në një dollap hermetik në Hetuesi.  I dhanë kombit dhe nuk fituan asgjë
  Vilhelmes së përndjekur famljarisht nga lufta e klasave, me baba e xhaxha të burgosur, me kushërinjë të vrarë, të internuar si fis, i ndaluan diplomimin në UT vetëm për tri lëndë. Gjithsesi ajo mundi ta kryejë arsimin e lartë në UT, dega (Histori-gjeografi) me rezultate maksimale, por pa të drejtën e ushtrimit të profesionit.
   Pas vitit 1990 rinisi punën në arsim e ndërkohë nisi të shkruajë publicistikë e letërsi. Është njëra nga 4-5 femrat e para në vend, që punoi për rrëzimin e diktaturës, u dallua si një veprimtare e shquar për emancipimin e gruas dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Është formuluese e të drejtave dhe lirive të gruas në demokraci me peticion drejtuar Parlamentit,(22.4.1992). Aty kërkoi legalizimin dhe bashkimin familjar të emigrantëve, si dhe përkrahjen e Himarës nga shteti dhe politika.  
  Botuesi i autores, Mujë Buçpapa shprehet:“Vilhelme Vrana është një penë e fuqishme dhe e veçantë e letërsisë shqipe. Ka hedhur themelet e një profili të qartë autentik si romanciere  e prozatore moderne, duke shëruar shpirtërat e humbur njerëzorë dhe kombin e saj nëpërmjet personazheve, të cilët mbajnë mbi vete fatet e shoqërisë sonë dje dhe sot. Ajo ka lëvruar: poezi, skicë, novelë, tregim, roman dhe studime.
*Si publiciste në mediat brenda dhe jashtë vendit, është paraqitur me analiza, opinione, histori, përshkrime dhe intervista. Publicistika e saj botohet në Shqipëri, Kosovë, Angli, Itali, Arbreshët e Italisë, Rumani, Francë, ShBA, Kanada, Suedi, Gjermani, Zvicër, Greqi, Mal i Zi, Maqedoni  etje…
*Është e para autore femër, brenda trojeve shqiptare, që u  përkthye në gjuhën rumune, tani u përkthye edhe në Greqi. *Duke i dhuruar lexuesit 48 vepra në 23 vite, nga lexuesi e kritika profesionale, renditet mes emrave të shquar të letërsisë shqipe.  
*Asnjë shkrimtar tjetër i ndaluar nga regjimi komunist, nuk ka mundur të imponohet me kaq dinjitet njerëzor dhe letrar sa Vilhelme Haxhiraj, e cila  i bëri disa shërbime me rëndësi letërsisë shqipe:
* Së pari: prishi hierarkinë e emrave letrarë të vendosur në mënyrë të  pandershme dhe shpesh mediokre nga kritika e oientuar politikisht. 
*Së dyti: solli një një pasuri të pafundme origjinale të stilit, frazës, gjuhës, duke prishur uniformitetin e një letërsie standarte gati 50 vjeçare.
*Së treti: ajo shndërroi në letërsi vuajtjen e një kombi nën regjimin komunist, duke tronditur nga themelet piramidën letrare dhe psikologjinë që e prodhoi dhe e mbrojti atë
    Proza  e saj ka përmasat e një drame globale. Përmes saj ajo ka ribërë shpirtin e humbur të njeriut dhe të kombit. “Nëse vepra e Vilhelme Vranari (Haxhiraj)do të ishte përkthyer në gjuhët kryesore ndërkombëtare, atëherë bota do të njihte letërsinë dhe artin e saj tronditës. Veç pa frikë mund të them se proza e saj është e një niveli europian dhe botëror. Unë mund ta vlerësoj shkrimtaren shqiptare Vranari si  Herta Mulerin, e cila fitoi çmimin Nobël për letërsinë 2009. Të dyja këto shkrimtare që e kaluan jetën në “Perandorinë e së Keqes”, siç ka deklaruar Presidenti Regan, kanë të përbashkët jo vetëm  persekutimin e gjatë komunist, përndjekjet, burgosjet dhe internimet, por edhe  artin  e të shkruarit, tematikat dhe personazhet. Dallimi ekziston vetëm në faktin se Herta shkruan në një gjuhë të madhe si gjermanishtja dhe ka pas vetes një shtet si Gjermania. Ndërsa Vranari dallon se vuajtjet  e saj janë të tmerrshme, të vazhdueshme dhe rrënuese. Vranarit nuk iu lejua nga regjimi komunist të ushtronte profesionin dhe as të botonte asgjë deri në rënien e tij në dhjetor 1990.”  
  Shkrimtarja Vrana –Haxhiraj ka botuar 47 vepra dhe 4 libra i ka në botim, nga këto,19 janë romane. Me punë, vullnet dhe me shumë dinjitet ka zenë vend në kolanën e letërsisë shqipe si romanciere e prozatore moderne.Për arritje të tilla e ka vlerësuar Presidenti i Republikës me Urdhrin, “Mjeshtre e Madhe e Penës”, kurse Senati i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, me seli në New York, i dha titullin “Akademike” më, 30 tetor, 2018, me të drejta të plota.
                        Botime të autores : Vilhelmja në 23 vite ka botuar 48 libra
 *Poezi (4 libra): Loti nuk ka faj”,1996;Të pres”, 2000; “Rãdãcinile”-(Rrënjët), shqip/rumanisht -2009;Sa do të doja”2018;“Rikthim në vite” (greqisht)
 *Prozë e shkurtër,(skicë, tregim, novelë,(9 libra): Mamaja”, novelë, 2000;-“Kush e vrau Kaftanazin”(skica,tregime,  novela), 2001;“Rrugë pa kthim”(skica, tregime, novela), 2009; “Mamặ”-Rumanisht- 2011;“Çmimi i Dualizmit”, -novelë, 2012; “Një mall i pashuar”, novelë, 2014; “Dashuria plagoset..., por nuk burgoset”, novelë, 2016;Simfoni shpirti”( skica letrare), 2018; “Legjendë…, apo e vërteta e një dashurie hyjnore?!”, novelë, 2018.
 
 *Romane & një trilogji (19 romane):Dhembje nëne”,Tona, 1998; “Jetë në udhëkryq”, 2001; “Ringjallur si Krishti”, 2002; “Amanti i Arbërisë”, 2003; “Rrëfim në të perënduar”, 2007; “Unaza e Prangosur”, 2008; “Zonja me karafila të bardhë”, 2009;  Dritëhijet e medaljes …enigmë”, 2010; “Vonë tejet vonë”, 2011;“Ankthi i së Vërtetës”, -2011-ShB ‘LULU’,USA; “Rikthim i Ismail Qemalit”, botoi “Lulu”USA-2012; “Rikthim i Ismail Qemalit”-botimi II”, Nacional-2012;  Ankthi i së Vërtetës”, botimi II,Nacional-2013; “Bashkë në dashuri dhe atdhetari, botimi II (letrar);Rumani, 2014; Loja e mëkatit”, 2015; “Unikale”, Nacional-2015.
-Trilogji:”Prolog Jete”, romani, I, 2007;“Vështroni Meduzën, romani, II , 2005;Dilema e së Nesërmes”, rommani, III ,2006.

*Ese-Publicistikë-(2 libra):"Pa Titull” -2011-Pa koment”,2016; 

*Studime(4 libra):Bashkë në dashuri dhe atdhetari”, 2012; Rrugëtimi filozofik i Prof.Dr.Isuf Luzajt”, 2017; “Tradhtia e  madhe ndaj Kombit, 2018;“Elitat e Mohuara...,Krenari Kombëtare”, 2019.

*Letërsi  për fëmijë (9 libra) :“10 Fabula”, 2000;Bëmat e Dhelprës” fabula, 2002; “Ne jemi lulet e jetës fabula, 2003; “Vogëlushja Bianka dhe kafshët e saj”, -përralla, 2008; E dini se ç’emër kam?! -Fabula e gjëegjëza , 2009; “Përrallat e vendit Blu”,cikël;“Kuçedra dhe Dragoi”,  përralla, 2010; Xhuxhi dhe Gjiganti”,përralla,2011; “Shoku im arushi”,2013.
Në botim ka: “Autoktonia e Shqipërisë Jugore,enigma e shekujve”, studim; “Ai dhe Ajo”, roman; “Pa limit”,ese-publicistikë; “Kurth,mashtrim apo vetëmashtrim”, tregime –novela.

*Krijimtaria e Vranarit është përfshirë në 26 antologji.Veç atyre me autorë shqiptarë, është përfshirë në antologji italiane, arbëreshe, Mal i Zi, Kosovë, Vushtrri, Rumani, shqiptaro-rumune, Angli, Suedi, Greqi, etje, në shqip apo gjuhët e vendeve përkatëse.










Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...