Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/16

Sizmiologu qetëson shqiptarët: Tërmet i këtyre përmasave do një shekull të përsëritet




Rezultate imazhesh për flori bruqi

                                         Nga Flori Bruqi


Shqipëria është duke u përballur me një tragjedi të madhe kombëtare.

 Deri më tani, 51persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.



                Image



Një infografikë e publikuar në medie tregon se cilat janë zonat e rrezikuara dhe të sigurta nga tërmetet.

Zona e Kuqe ka rrezikshmëri të lartë të shembieve të ndërtesave. Mesataria e lëkundjeve është 3.7 ballë.

Zona të sigurta për të kaluar natën janë ato jashtë vijës së verdhë periferike me mesatare të lëkundjeve 2.5 ballë e në zbritje.Javët e fundit ka patur një aktivitet të shtuar të lëkundjeve sizmike në vendin tonë duke bërë që shumë qytetarë të frikësohen dhe të shtohet paniku mes tyre.



Epiqendra e këtyre tërmeteve ka qenë në Greqi dhe në Itali, por që lëkundjet janë ndjerë kryesisht në Shqipërinë jugore dhe atë të mesme.

seizmiologu Edmond Dushi shpjegon se vendi ynë ndodhet në pjesën ku pllaka tektonike “Euroaziatike” është në kontakt me mikropllakën “Adria”.

Po cilat janë zonat që mund të preken nga lëkundjet e tërmetit në Shqipëri? Sizmiologu vizaton në hartë një segment që prek qytetet Vlorë-Lushnje-Elbasan-Dibër, qytete të cilat janë më të rrezikuarat të preken nga valët sizmike. Intensiteti i tërmeteve në Shqipëri ndryshon nga njëra zonë në tjetrën.

“Shqipëria është e ndarë në disa kategori, flasim me intensitet nga 7-8 ballë maksimale, me përjashtim të disa zonave, që mund të arrijnë deri në 9 ballë”, thotë Edmond Dushi.

Zona e Apenineve në Itali dhe Janina në Greqi, gjatë muajit tetor kanë qenë pika të nxehta sizmike, lëkundje tërmeti janë regjistruar edhe në pjesën jugore dhe qëndrore të Shqipërisë.

Pavarësisht rrezikut të vazhdueshëm nga tërmetet, qasja e qeverive në Shqipëri ndaj këtij rreziku nuk ka ndryshuar shumë përgjatë dekadave, si në komunizëm ashtu edhe tani.



Sizmiologu Shyqyri Aliaj qetëson shqiptarët:
 Tërmet i këtyre përmasave do një shekull të përsëritet



Rezultate imazhesh për harta seizmike e termeteve ne shqiperi


Profesori i sizmologjisë, Shyqyri Aliaj, tha në emisionin “Open” në Top Channel se edhe gjatë periudhës së komunizmit, ashtu si sot, nuk është marrë fillimisht në konsideratë harta e sizmologjisë e përgatitur prej tyre.

“Harta e ’56-ës u mor parasysh pas tërmetit të ’79-ës. Atëherë vajti te kryeministri i kohës, Mehmet Shehu, për t’u zëvendësuar me hartën e vjetër”, tregoi Aliaj.



Rezultate imazhesh për Prof.Dr.Eduard Sulstarova

Kater sizmiologë ofruan falas studimin – harta të reja sizmike dhe thirrja që i bënë Qeverisë 6 vite më parë: 9 zonat e burimeve sizmike në vendin tonë



Eksperti i tërmeteve tregon kur do të kemi sërish goditje si ai i 26 nëntorit


Prof.Dr.Shyqyri Aliaj

Në vitin 2013 katër sizmologë të njohur në vend, Prof.Dr.Eduard Sulstarova, Prof.Dr.Shyqyri Aliaj, Prof.Dr.Siasi Koçiu dhe Prof.Dr.Betim Muço, i ofruan qeverisë një hartë të re sizmike që shoqëronin botimin e tyre të përbashkët “Sizmiciteti, sizmotektonika dhe vlerësimi probabilitar i rrezikut sizmik në Shqipëri”. 


Rezultate imazhesh për Siasi Koçiu

Prof.Dr.Siasi Koçiu 

Kur e prezantuan këtë studim para mediave ato i bënë thirrje qeverisë që të azhurnonte hartat e reja në standardet kombëtare në sektorin e ndërtimit. Profesor Alija u shpreh në atë kohë se qeveria duhet t’i bënte hartat e reja si kusht normativ për të gjitha ndërtimet. Sipas tij hartat e reja duhet të zëvendësonin hartën sizmike të viteve 80 që sot e kësaj dite është ende në fuqi edhe pse vendi u godit përgjatë dy muajve të fundit nga 2 tërmetet më të fuqishme të 40 viteve të fundit.



Disa projektues pohuan se hartat e reja të krijuara nga katër profesorët e nderuar sot përdoren si udhëzues për shumë projektues dhe ndërtues, por ato nuk janë të detyrueshme, për shkak se ligji nuk i njeh. Firmat e vogla të ndërtimit ato që rastësisht hyjnë në sektor duke ndërtuar tre katër pallate, zakonisht kërkojnë ekspertizë të ulet, pohojnë inxhinierët.
Imazh i ngjashëm
Rreth 6 vite më parë profesorët e nderuar i bënë thirrje qeverisë që të adoptonte hartat dhe kodet e ndërtimit për shkak se tani po ndërtoheshin pallate shumëkatëshe mbi rekorde ligjore të vjetra.

Shqipëria është nga vendet me sizmicitet më të lartë në Evropë. Në vitin 1995 qeveria nxori një vendim që të gjitha ndërtimet mbi 8 kate duhet të paraprihen nga studime sizmologjike, jo vetëm godinat e banimit, por edhe të tjera.

Për fat të keq ky vendim i Këshillit të Ministrave nuk është zbatuar në të gjitha ndërtimet tona”, u shpreh në atë kohë akademiku Sulstarova. Përmes studimit të kryer, pas 30 vjetësh akademikët kanë nxjerrë hartat e reja të shpërndarjes sizmike, të cilat, sipas Sulstarovës duhet të miratoheshin nga Këshilli i Ministrave, në mënyrë që të jenë të detyrueshme për të gjithë ndërtuesit në vend.
Imazh i ngjashëm
“Pretendojmë dhe kërkojmë nga qeveria që këto harta të futen, si kusht normativ për të gjitha ndërtimet antisizmike që bëhen në Shqipëri dhe të zëvendësojnë hartën sizmike të vendit e viteve ’80, që është edhe sot në fuqi”, – tha Sulstarova në vitin 2013.

Akademikët në botimin e tyre kanë veçuar se në territorin e Shqipërisë, me probabilitet 80%, mund të ndodhë një tërmet VII ballë një herë në çdo 5 vjet, një tërmet VIII ballë çdo 10 vjet, ndërsa një tërmet iX ballë çdo 30-40 vjet dhe tërmeti maksimal i mundshëm arrin magnitudën Ms=7.5.

Në studim autorët kanë dalluar 9 zonat e burimeve sizmike në vendin tonë.
Rezultate imazhesh për harta seizmike e termeteve ne shqiperi
Monografisë ja rrisin vlerën edhe 12 harta të rrezikut sizmik probabilitar të Shqipërisë, vlerat e rrezikut sizmik për 370 bashki e komuna, si edhe vlerat e plota spektrale për 36 qytete.

Në monografi arrihet përfundimi se rezultatet e këtij vlerësimi probabilitar të rrezikut sizmik duhet të shërbejnë si bazë për kodin e ri të ndërtimeve antisizmike në vend, duke zëvendësuar Hartën e Rajonizimit Sizmik të Republikës së Shqipërisë në shkallën 1:500.000, miratuar nga Këshilli i Ministrave në dhjetor 1979, e cila është ende në fuqi.

9 zonat e burimeve sizmike me magnituda

Zona Lezhë-Ulqin me Mmax=7.0

Ultësira Pranadriatike me Mmax=6.9

Bregdeti Jonian me Mmax=7.0

Korçë-Ohër me Mmax=6.9

Elbasan-Dibër-Tetovë me Mmax=6.9

Kukës-Peshkopi me Mmax=6.5

Shkodër-Tropojë me Mmax=6.5

Pejë-Prizren me Mmax=6.8

Zona e Shkupit me Mmax=6.5

***



Harta e tërmeteve paraqet Shqipërinë më të rrezikuar se Italia


Floripress siguron hartën e intensitetit të tërmeteve në Europën Juglindore dhe ngjyrat që mbulojnë Shqipërinë janë ato me të errëtat, pra të një rreziku të lartë të goditjes nga tërmetet, transmeton Shqiptarja. Kjo hartë e aktivitetit sizmologjik të Europës, tregon se Shqipëria bashkë me Greqinë dhe Turqinë janë ndër vendet më të rrezikuara të Ballkanit nga tërmetet.

Ngjyra e errët, siç dallohet qarte ne dallgëzimet e saj ne hartën e paraqitur, do të thotë se vendi ynë ka një aktivitet të lartë sizmik, tregues që shpjegon rënien e shpeshtë të tërmeteve.

Siç duket Shqipëria është më e rrezikuar se Italia, vendi ku ndodhi një tërmet 6.2 ballë pak ditë më parë e ku bilanci i viktimave rritet dita ditës, aktualisht 268 njerëz.

Rexhep Koçi, përgjegjës i departamentit të Sizmologjisë, thotë se në Shqipëri bien shumë tërmete, por deri tani me intensitet të ulët.

Ndërsa kjo hartë tregon të gjitha tërmetet mbi dy ballë që kanë rënë në Shqipëri. Në të dallohen qartë zonat më të shpeshta që bien tërmetet të cilat janë Durrësi, Shkodra, Dibra, Saranda, Vlora, Lushnja, Elbasani dhe Dibra.

Por a janë të sigurta ndërtimet e reja që janë bërë në Shqipëri në rast të rënies së një tërmeti? Përgjegjësi i Departamentit të Sizmologjisë thotë se çdo ndërtim bëhet pasi të merr të dhënat nga ky institut, por nuk dihet nëse ato zbatohen, pasi mbikëqyrja bëhet nga pushteti vendor.

Përgjatë viteve në Shqipëri kanë rënë tërmete të fuqishme, duke filluar nga ai i Shkodrës dhe i Llogarasë me 9 ballë si dhe tërmeti i Peshkopisë në 1967 me 8 ballë.


Shqipëria dhe përballja me tërmetet ndër vite



Tërmetet më të fuqishme në Shqipëri

Tërmeti i Shkodrës 1905, 9 ballë
Tërmeti i Llogarasë 1930, 8-9 ballë
Tërmeti i Peshkopisë 1942, 8 ballë
Tërmeti i Urës Vajgurore 1959, 7 ballë
Tërmeti i Peshkopisë 1967, 7-8 ballë
Tërmeti i Shkodrës 1979, 6.9 ballë



Janë regjistruar disa tërmete deri më tani afër kryeqytetit dhe madje kryebashkiaku i Tiranës ka ndërmarrë disa masa paraprake për sensibilizmin e banorëve, por për njerëzit e tërmeteve, të tilla me këtë magnitudë dhe frekuencë ndodhin shpesh…

Kjo seri e lëkundjeve të tërmeteve, të ndodhur në Shqipërinë verilindore dhe në zonën e Tiranës, është një gjë e zakonshme në rrjetin sizmik të Shqipërisë. Në Tiranë në fundjavë janë regjistruar tre të tillë, me një magnitudë, që shkonte deri në 5 shkallë të Richter, ku epiqendra e të fundit është lokalizuar mes zonës së Bulqizës dhe Tiranës.

Kjo situatë ngjan me një fenomen që ne e quajmë “sëorm”, thoshte i ndjeri specialisti Betim Muço. Kjo ka të bëjë me qindra tërmete që kanë frekuencë të madhe, dhe që bien në një kohë të shkurtër.

Por, kjo nuk mund të sjellë ndonjë shqetësim të madh. Kështu, p.sh nga nëntori i vitit 1985 deri në gusht 1986 ka qenë seria e tërmeteve Nikaj-Mërturit, ku janë regjistruar plot 17.000 tërmete, 400 prej tyre me magnitudë 4.2 të shkallës Richter. Edhe ky tërmet i fundit, konsiderohet si një tërmet, pothuaj i parëndësishëm në historinë e tërmeteve që ka prekur Shqipërinë.
Pas ngritjes së rrjetit sizmik të vitit 1968, vështrimi nga tërmeteve ka qenë krejt ndryshe. Dhe për fat, në vitin 1976 ka përfunduar rrjeti sizmik i Shqipërisë, që përmbante 13 stacione dhe nga ku mund të bëheshin vëzhgime korrekte për situacionin e tërmeteve në vend. Tani stacionet e ndryshme, të cilat janë të përqendruara në Shkodër, Tepelenë, Peshkopi, Korçë, Tiranë etj., bëjnë të mundur sjelljen, në kohën e duhur në Tiranë, në një qendër regjistrimi në Institutin e Sizmikës, të lëkundjeve të ndryshme të territorit shqiptar.

Ndërkohë ekziston sistemi satelitor, që e ka ngritur edhe më shumë këtë cilësi shërbimi. 12 stacionet që janë në rrjet janë Saranda, Vlora, Tepelena, Korça, Tirana, Qafë Shtama, Laç, Shkodra, Puka dhe Bajram Curri. Gjashtë stacione kanë rrjet digjital dhe janë stacionet e Shkodrës, Laçit, Tiranës, Peshkopisë, Tepelenës dhe Korçës.

Ku bën pjesë Shqipëria

Shqipëria bën pjesë në zonën sizmogjene Jonike-Adriatike (rajoni i Shkodrës; Shqipëria perëndimore; zona Korçë-Ohër-Peshkopi, me vija aktive në Lushnje, Elbasan, Dibër dhe Vlorë, Tepelenë-Ersekë). Alpet e Shqipërisë janë më pak të prekura nga lëkundjet e tërmeteve. Afërsisht, çdo vit në Shqipëri shkaktohen 4-5 tërmete me 6 ballë dhe çdo 25 vjet shkaktohet 1 tërmet me afro 9 ballë, duke e bërë kështu Shqipërinë një rajon me aktivitet të lartë sizmik.

Nga lashtësia njihen si tërmete më të fuqishme ai i Apolonisë në vitin 217 e.s. Në Durrës tërmete kanë rënë në vitet 334 dhe 506 të erës sonë, si dhe në vitin 1273. Gjithashtu në kohët e vjetra përmenden dhe tërmetet e Butrintit në vitin 1153 dhe të Krujës në vitin 1617.Nga studimet e pakta që kanë ardhur deri në ditët tona rezulton se gjatë shekullit te 19-të në Shqipëri janë ndjerë 77 tërmete me mbi 7 ballë.
Rezultate imazhesh për harta seizmike e termeteve ne shqiperi
Shqipëria bën pjesë në brezin alpino-mesdhetar. Kjo situatë ka ardhur si rezultat i konfrontimit të pllakës së Adrias me një pjesë të Orogjenit. Zonat më të rrezikuara janë zona e bregdetit shqiptar, zona e dytë që paraqet rrezikshmëri është zona e Leskovik-Korçë-Pogradec ndërsa zona e tretë mbahet si zona e Lushnje-Elbasan-Peshkopi.
Imazh i ngjashëm
Pse ndodhin në Shqipëri

Një shpërndarje e tillë duket se ka të bëjë me ndërtimin gjeologjik dhe tektonik të territorit tonë. Gjatë etapës më të re gjeologjike, gjatë asaj neotektonike, këto rajone i janë nënshtruar një copëtimi dhe diferencimi të fuqishëm. Ato ndërpriten me mjaft thyerje, të cilat dallohen nga një shkallë e lartë diferencimi. Vatrat e tërmeteve më të fuqishme duken se ndodhen në kryqëzimin e këtyre thyerjeve.

Referuar, tekstit të gjeografisë fizike, në Shqipëri mbisundojnë tërmete me thellësi vatre mbi 10 kilometra, që zënë rreth 86.5 për qind të numrit të përgjithshëm të tërmeteve, kurse tërmetet me vatra deri në 5 kilometra përbëjnë 3.6 për qind të të gjitha tërmeteve që ndodhen në Shqipërinë Jugperëndimore.
Imazh i ngjashëm
Kulmi i tërmeteve, në vendin tonë, shkon njëherë në 25 vjet dhe kjo tregon se vendi ynë ka një aktivitet të madh sizmik. Kjo ka bërë, që në vendin tërmetet të regjistrohen që në kohët antike.

Me tërmet kuptohen lëvizjet e tokës të shkatërruara nga proçeset e thyerjeve dhe shkatërrimit të shtresave në zonën e vatrës së tërmetit, ku energjia potenciale kthehet në energji kinetike të lëkundjeve.
Imazh i ngjashëm
Çdo tërmet përbëhet pothuajse gjithnjë nga disa lëkundje me fuqi të ndryshme që vijnë njëra pas tjetrës. Zgjatja e çdo lëkundjeje të tërmetit mund të llogaritet në sekonda, por nganjëherë lëkundjet, që fillojnë në ndonjë zonë, mund të vazhdojnë me ndërprerje për një kohë të gjatë deri në disa vjet.
Në përgjithësi, shumica e tërmeteve, lindin gati 60 kilometra në thellësi të sipërfaqes së tokës. Këto quhen tërmete normale. Shumica e tërmeteve kontinentale nuk janë më të thella se 20 kilometra. Përveç tërmeteve normale, ekzistojnë edhe tërmete me thellësi më të mëdha se 60 kilometra, të cilat quhen tërmete të ndërmjetme dhe tërmete me thellësi 300-600 kilometra, që quhen tërmete të thella. Ekziston një lidhje midis madhësisë, intensitetit dhe sipërfaqeve të përhapjeve së tërmeteve me thellësinë e vatrave.

Sa më e thellë të jetë vatra e tërmetit, aq më e madhe është sipërfaqja e përhapjes dhe aq më i vogël intensiteti i tyre. Shkalla e veprimit të tërmetit në çdo sektor të sipërfaqes vlerësohet sipas shkallës së intensitetit. Intensiteti rrjedhimisht nuk është parametër i vatrës së tërmetit, por vetëm reflekton veprimin e vrojtuar të tërmetit në një pikë të caktuar të sipërfaqes së Tokës. Intensiteti i tërmetit varet nga madhësia e magnitudës (që e masim me shkallën Richter) ose e energjisë së çliruar, largësia deri tek epiqendra, mekanizmi i lindjes së tërmetit etj.

Vrojtimet kanë treguar se ndikimi i tërmeteve varet në një shkallë të madhe dhe nga kushtet lokale të territorit. Në përgjithësi, sa më e butë që të jetë toka aq më i madh është shkatërrimi.
Rezultate imazhesh për harta seizmike e termeteve ne shqiperi
Pasojat në Shqipëri

Si rezultat i tërmeteve, në vendin tonë, janë konstatuar të çara të mëdha të tokës si p.sh në tërmetin e Dibrës (1967) me një gjatësi 10 kilometra e amplitudë 30-50 centimetra; në Tepelenë më 1920, ku çarja pati një amplitudë vertikale, 0.5-1.5 metra; në tërmetin e Lezhës dhe Shkodrës, ku arriti një disnivel gati 1.5 metra (Pulaj). Në vitin 1967, blloku juglindor, pranë malit të Zabzunit pësoi ulje kurse blloku veriperëndimor u ngrit. Si rrjedhojë e këtyre lëvizjeve janë zhdukur edhe ishuj të vegjël dhe janë krijuar ishuj krejt të rinj.

Studiuesi i njohur Betim Muço ka shpjeguar situacionin sizmik të Shqipërisë dhe zonat e saj më të prekshme. Pse vendi ka një aktivitet të lartë sizmik dhe si regjistrohen tërmetet, me anë të rrjetit të organizuar, për të regjistruar deri në lëkundjet më të imta. Një studim, që është mbështetur në gati 20 vjet, aktivitet regjistrimi të stacioneve sizmike shqiptare.


Imazh i ngjashëm

Shqipëria është e vendosur në zonën që përfshin Detin Egje, e cila sizmologjikisht është zona më shumë aktive në të gjithë pjesën evropiane të brezit sizmik alpino- mesdhetar. Vendi është pjesë e kryqëzimit ndërmjet Adrias ose mikropjatës së Adriatikut dhe pjatës litosferike të Euroazisë dhe përfshin formacionet orogjenike të pjesëve perëndimore të gadishullit të Ballkanit. Shqipëria është e karakterizuar nga një mikroaktivitet sizmik intensiv, me tërmete të vegjël dhe të karakterit të mesëm dhe rrallëherë me ndonjë të madh.
Imazh i ngjashëm

Shqipëria është një rajon disi i komplikuar për sa i përket pikëpamjes gjeologjike dhe sizmotektonike. Bazuar në vëzhgimin sizmotektonik, dy fusha mund të ndahen në Shqipëri: pjesa e jashtme e cila përfshin pjesën bregdetare me depresionin Para-Adriatik dhe vargu i maleve jugperëndimor dhe një tjetër i brendshëm që përfshin të gjithë zonat malore të veriut, lindjes dhe juglindjes të Shqipërisë. Rrjeti sizmik i Shqipërisë ka nisur në vitin 1968, me stacionin e parë sizmologjik, i cili është ngritur në Tiranë. Implementimi i stacioneve të tjera ka filluar që nga viti 1975.


Imazh i ngjashëm

Megjithatë duhet theksuar se viti 1976 mund të konsiderohet si fillimi i vërtetë i këtij rrjeti, i cili përfshin 12 stacione dhe një stacion kryesor në Tiranë. Ky rrjet është i aftë që të bëjë një monitorim sistematik të aktivitetit të mikrotërmeteve dhe madje të zbulojë edhe disa prej veçorive të sizmicitetit të mëparshëm të Shqipërisë. Të gjitha stacionet janë të pajisura me sizmografë.

Aktualisht Shqipëria ka një stacion sizmologjik për 2150 kilometër katror. Ky rrjet është i aftë që të regjistrojë të gjitha ngjarjet sizmike, të cilat e kanë epiqendrën brenda vendit. Normalisht, për çdo muaj, regjistrimet e rrjetit tregojnë për 150-200 ngjarje sizmike, 30-40 e të cilave janë nën qendër.

Gabimi i nënqendrave, i pranuar në gjatësi dhe gjerësi, është më shumë se 15 kilometra, ndërsa në thellësi është 10 kilometra. Nga viti 1976 dhe deri në vitin 1995, rrjeti sizmik ka rregjistruar dhe lokalizuar brenda një hapësire me gjerësi 39 dhe 43 gradë dhe gjatësi 18.5 dhe 21.5 plot 7000 tërmete.


Imazh i ngjashëm

Monitorimi i vazhdueshëm i aktivitetit sizmik në Shqipëri nëpërmjet rrjetit sizmologjik na ka dhënë ne më shumë mundësi për të hedhur dritë mbi një kuptim më të mirë të sizmicitetit të vendit. Dhe monitorimi i vazhdueshëm i aktivitetit sizmik, metodat e vazhdueshme të kalkulimit ka bërë që të plotësohen shumë studime mbi Shqipërinë. Dhe nga 2153 tërmete të ndodhura, në katalogun tonë, gjatë 20 viteve (1976-1995):1914 janë me magnitudë nga 3.0 dhe 3.9; 229 janë me magnitudë nga 4.0 dhe deri në 4.9 dhe vetëm 10 janë me magnitudë më të madhe prej 5.0. Kjo ka bërë që të mendohet se gjatë këtyre 20 viteve, Shqipëria është dominuar nga mikrotërmete dhe nga tërmete fare të vegjël.


Imazh i ngjashëm

Dy vendet me aktivitet më të qartë sizmik janë një fragment në kufirin Mali i Zi dhe Shqipëri, (përmendet me tërmetin e madh që ka ndodhur në 15 prill të vitit 1979) dhe sëarm-i i Nikaj Mërturit, në veri të Shqipërisë që ka zgjatur nga nëntori 1985 dhe deri në gusht të vitit 1986. Duke iu referuar thellësive të kalkuluara të ngjarjeve është e qartë se vetëm në pak raste thellësia e tërmetit shtrihet në 40 kilometra. Ato që kanë thellësi më të mëdha janë komplet jashtë territorit të Shqipërisë.

Ne mund të themi se aktiviteti i mëparshëm sizmik i Shqipërisë duket se është i shoqëruar me procese dinamike të kores dhe me mantelin e sipërm që është i lidhur me përplasjen e kontinentale të Adrias me orogjenin shqiptar.

Harta paraqet shtatë zona me vlera të larta të energjisë gjatë vitit 1976-1995. Këto zona janë: a. Greqia Veriperëndimore deri në jug të Shqipërisë; b.Bregu i Detit dhe rajoni i Kurveleshit në Shqipëri; c. Zona nga rrjedha e Lumit Vjosa në detin Adriatik, deri në jug të qytetit të Tiranës d. Zona, që është në veri të Liqenit të Prespës dhe në lindje të liqenit të Ohrit. e. Zona nga Bulqiza deri në jug të Kukësit; f. zona në veri të Shqipërisë, bregdeti i Malit të Zi.
Imazh i ngjashëm
Marrë nga një studim anglisht i të ndjerit Betim Muço, për tërmetet në Shqipëri.

Disa nga tërmetet më të fuqishme në shekullin XIX kanë rënë në:

Vlorë më 12 tetor 1851, duke shkaktuar 20 të vrarë.

Berat më 17 tetor 1851, duke shkaktuar 400 ushtarë të vrarë në Kala.

Shkodër në muajt shkurt-tetor 1855, 12 tërmete që u ndjenë dhe në Delvinë dhe Bari të Italisë.

Himarë më 14 qershor 1895.

Gjatë shekullit XX janë regjistruar këto tërmete të fuqishme:

Shkodër më 1 qershor 1905, që shkaktoi 1500 shtëpi të shkatërruara, 200 të vrarë dhe 500 të plagosur

Ohër më 18 shkurt 1911.

Tepelenë, më 20 nëntor 1920, duke shkaktuar 36 të vrarë dhe 102 të plagosur. Ai shkatërroi 2 500 shtëpi e la pa strehë 15 000 veta.

Durrës, më 17 dhjetor 1926, lëkundjet u ndjenë dhe në Itali, Jugosllavi e Greqi.

Vlorë-Tepelenë më 21 nëntor 1930, duke shkaktuar 30 të vrarë e mbi 100 të plagosur.

Korçë, me 28 janar 1931.

Peshkopi me 24 gusht 1924, duke shkatërruar afro 80 % të shtëpive, 44 të vrarë dhe 119 të plagosur,

Lushnjë-Fier-Rrogozhinë-Peqin-Berat më 1 shtator 1959.

Korçë më 26 maj 1960, ku u shkatërruan plot 1479 ndërtesa.

Fier-Tepelenë-Berat-Lushnjë, më 18 mars 1962, duke shkaktuar 5 të vrarë e 77 të plagosur dhe ku u shkatërruan 2 700 shtëpi.

Fier, më 18 mars 1962, ku u vranë 5 veta e u plagosën 77 të tjerë dhe u shkatërruan 2700 shtëpi.

Dibër-Librazhd, më 30 nëntor 1967, duke shkatërruar 177 fshatra, ku gjetën vdekjen 12 veta dhe 174 të tjerë u plagosen. Karakteristike e këtij tërmeti është thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra e zhvendosja vertikale e dheut deri në 50 centimetra.

Shkodër-Librazhd, më 3 nëntor 1968

Shkodër-Lezhë, më 15 prill 1979, duke dëmtuar 17 118 shtëpi e objekte social-kulturore.

Roskovec, më 17 nëntor 1982, duke u ndjerë tërmeti edhe në Fier, Librazhd e Berat, ku u shkatërruan 16 534 ndërtesa, u vra 1 person dhe 12 te plagosur.

Tiranë më 7 janar 1988, u dëmtuan 2083 shtëpi

Fushë-Bardhë-Gjirokastër më 26 mars 1990.






tërmetet shkatërrimtarë termeti shqiperi

Tërmetet  ndodhin si efekt se për nje kohë të gjatë në zona të caktuara në brendësi të tokës, grumbullohen sforcime të mëdha tektonike. Clirimi i menjihershëm krijon një energji kolosale mekanike qe përhapet në trupin e tokës në formë të valeve (sistemike) në të gjitha drejtimet.
Këto vibrime arrijnë në sipërfaqen e tokës dhe provokojnë formimin e valëve sipërfaqësore. Frekuenca dhe amplituda e veprimeve në pika të ndryshme të sipërfaqes së tokës varet nga sasia e energjisë mekanike të çliruar në vatrën e tërmetit. Thellësia e vatrës si dhe nga vetitë fiziko-mekanike të shkembinjve apo truallit në pikën e vrojtimit.
Efekti dëmtues apo shkatërrues i tyre varet edhe nga karakteristikat e ndërtimeve. Pra nga aftësia që kanë ato përtë përballuar forcën sismike. Me që proçeset natyrale, shkaktare të tërmeteve, ndodhin poshtë, në thellësi të tokës, dhe direkt nuk mund të vrojtohen. Ka qenë e vështirë dhe mjaft e komplikuar gjetja e një metode efektive për paralajmërimin e tërmeteve.
tërmetet demtimet sipas shkalles se termetit
Fig. 1 Tërmetet dhe dëmtimet e tyre sipas shkallës Reichter
Rreziku i dëmeve nga tërmeti shtohet akoma më shumë po të marrim parasysh se në mjaft vende të botës popullsia është e përqëndruar në rajonet me aktivitet të lartë sizmik.
Praktikisht problemi i parashikimit të tërmeteve mund të ndahet në zgjedhjen e tre detyrave të mëdha. Prognoza e vendit, e forcës dhe ajo e momentit të lindjes së tërmetit të ardhshëm. Dy problemet e para tashmë kanë marrë rrugë dhe po zgjidhen nëpërmjet studimeve për rajonizimin sismologjik. Nga një material i madh sismologjik i mbledhur nder vite është bërë plotësisht i qartë dallimi i brezeve kryesor sizmik në të gjithë globin tokësor. Potenciali sizmik i tyre si dhe shpërndarja në kohë dhe në hapësirën e tërmeteve në to.
Në vendin tonë ka një shërbim te rregullt sizmologjik. Sherbimmi është në gjëndje të dedektojë një diapazon të gjërë të tërmeteve të Shqipërisë. Si dhe të kryejë studime me rëndësi për sizmicitetin e Shqipërisë.
Nga studimet sizmologjike të kryera, në kuadrin e rajonizimit sizmologjik të vëndit tonë. Tashmë janë të njohura, shpërndarja në kohë dhe në hapësirën e tërmeteve të Shqipërisë. Gjithashtu edhe ligjëshmëritë e përsëritjes së tyre etj.
Nga studimet sizmotektonike, në bazë të kritereve efektive gjeologjike mbi sizmicitetin, është bërë e mundur të përcaktohet rreziku sizmik. Në bazë të këtyre studimeve, janë zgjidhur dy problemet e para të prognozimit. Prognozimi i vendit dhe prognozimi i rrezikut maksimal. Duke u nisur nga fakti që tërmetet e fortë në të njëjtin rajon përsëriten mbas një periudhe të gjatë kohe. Në disa raste i kalojnë disa qindra vjet. Eshtë e kuptueshme se mund të ndodhë (nga mungesa e materialit sizmologjik historik) që për ndonjë pikë të mos jetë prognozuar mirë vendi dhe forca maksimale.
Tërmetet harta e zonave sizmike
Fig.3 Tërmetet dhe harta e zonave sizmike ne Shqiperi
Dikur mendohej që kufiri më i madh i forcës së tërmeteve në rajonin e Gollobordës të mos i kalonte 7 ballë. Por tërmeti i 30 nëntorit 1967, me intensitet 9 ballë ndryshoi krejtësisht njohuritë tona për këtë rajon. Kjo bën të nevojshme që studimet sismologjike mbi sizmicitetin e Shqipërisë të thellohen me qëllim që harta sizmike të saktësohet më tej.
Problemi i parashikimit të momentit të lindjes së tërmetit në veçanti si dhe gjetjes së rrugëve më efektive e të sigurta të prognozimit të vendit dhe forcës, është bërë tani objekt i studimeve serioze. Duke përdorur një varg teknikash moderne vrojtimi, eksperimentimi laboratorik.
Në përgjithësi studimet në këtë fushë të bazuar në hipotezën se tërmetet lindin si rezultat i grumbullimit dhe i shpërthimit të sforcimeve në koren e tokës dhe në mantelin e saj. Keto janë të lidhura nga ana e tyre në evolucionin tektonik që pëson sot korja e tokës.
tërmetet termeti shkoder
Fig.2 – Tërmetet shkaktojnë dëme kolosale si në vitin 1979 në Shkodër
Nga studimet që janë bërë janë veçuar tre tipe deformimesh të Tokës. Deformime të ngadalta në rrjedhën e përgjithshme të aktivitetit sizmik. Të cilat vazhdojnë për një kohë të gjatë, me një shpejtësi të vogël nga 1 deri disa mm në vit. Deformimet të përshpejtuara që evidentohen disa vjet përpara tërmetit të fortë (4-5 deri 10 vjet). Të cilat kanë shpejtësi gati 10 herë më të madhe se ato të tipit të parë. Tipi i tretë i deformimeve është lëvizja e njiherëshme e truallit e cila lidhet me vetë monolitin e lindjes së tërmetit.
Zakonisht pak përpara tërmetit ndryshon shenja e deformimit. Dukuri të tilla janë bërë para tërmeteve që kanë rënë në Japoni, në Niigata  dhe Matsushiro. Shpejtësia e lëvizjeve para tërmetit arriti mbi 50 mm/vit. Deformimet e kores së tokës evidentohen me anën e përsëritjeve të nivelacionit të klasit të lartë gjeodezik dhe të triangulacionit. Keto rekomandohen të bëhen të paktën në çdo 5 deri në 10 vjet në rajone me aktivitet të theksuar sizmik.
Deformimiet e tokës maten në mënyrë të vazhdueshme me aparatura gjeofizike. Aparaturat janë në gjendje të dedektojnë deformime deri në të miliontat milimetri. Këto lloje matjesh konsiderohen nga më premtueset.
Është vërtetuar tashmë se aktiviteti rajonal i mikrotermeteve është shumë i ngjashëm me aktivitetet e tërmeteve të mëdhenj. Studimi i shpërndarjes së tërmeteve të dobët dhe shumë të dobët, në hapësirë dhe në kohë jep njohuri mbi zonat ku ka rënë apo po pregatitet të bijen tërmete të mëdhenj.
goditjet valet e termeteve tërmetet
Fig.4 – Tërmetet dhe valet para dhe pas goditjes kryesore
Edhe në Shqipëri, sipas të dhënave që ka qendra sizmologjike. Aktiviteti sizmik i tërmeteve të vegjël i këtyre vjetëve të fundit. Përputhet plotësisht me aktivitetin sizmik të tërmeteve të mëdhenj të vrojtuar për një kohë shumë të gjatë.
Me rëndësi paraqitet studimi i mekanizmit dhe i shpërndarjes në hapësirë dhe në kohë i paragoditjeve. Siç thamë, tërmeti lind në momentin që toka në thellësi thyhet. Në këtë rast formohen sforcimet që janë çliruar në zonën e vatrës para thyerjes kryesore (d.m.th. para tërmetit të madh).
Në proçesin e fillimit të çlirimit të sforcimeve toka pëson «plasaritje» ku çdo «plasaritje» përfaqëson nji paragoditje, nje tërmet. Ato mund të fillojnë disa kohë para termetit të madh. Frekuenca dhe energjia e të cilave ndryshon me aktivitetin e zakonshëm të mikrotërmeteve.
Rritet shpejt si nga numri ashtu edhe nga energjia, (jo sipas ligjëshmërisë së zakonëshme). Këto paragoditje dedektohen si zakonisht, nga stacionet sizmologjike me ndjeshmëri të lartë. Ato mund të vrojtohen dhe nga njerëzit që banojnë në zonën e epiqendrës. Ngandonjiherë këto janë kaq të vogla saqë nuk ndjehen nga njerëzit por ndjehen nga kafshët të cilat shqetësohen.
Nga studimi i tërmeteve të Shqipërisë rezulton se në pjesën më të madhe të tërmeteve të fortë ka patur goditje që janë ndjerë nga njerëzit të cilët të shqetësuar kanë dalë jashtë ndërtesës. Goditja kryesore, që ka ardhur zakonisht pas nji kohe të shkurtër, i ka gjetur jashtë rrezikut. Studimi i shpërndarjes në kohë dhe në hapësirë i paragoditjeve ndihmon shumë në prognozimin e tërmeteve.
Drejtimi i tretë është studimi i fushave gjeomaknetike dhe gjeoelektrike në rajonin ku pregatitet tërmeti. Si rezultat i gjendjes nënsforcim para tërmetit të fortë janë vrojtuar anomali në komponentet e këtyre dy fushave fizike të cilat janë të lidhura pa dyshim me tërmetin.

Eduard Sulstarova.jpg

Eduard Sulstarova akademik, një nga profesorët më të përkushtuar të Universitetit e të Akademisë së Shkencave, i cili jetën e tij ia kushtoi sizmologjisë.

Ai u shqua për kontributin e madh në ngritjen e shërbimit sizmologjik në Shqipëri, të kuadrit dhe të shkencëtarëve të rinj; për drejtimin me sukses për vite me radhë të institucioneve shkencore të Akademisë së Shkencave, si edhe për një veprimtari të gjerë botuese në fushën e shkencës.

Për veprimtari të gjatë frutdhënëse në fushën e shkencës, akademiku Eduard Sulstarova, është nderuar me titullin "Punonjës i Shquar i Shkencës dhe i Teknikës" nga Presidenti i Republikës.

U nda nga jeta më 15 janar 2014.



*****
Rezultate imazhesh për Prof.Dr.Betim Muço

Betim Muço, shkencëtari dhe poeti

Betim Muço.  ka lindur në Tiranë, më 21 janar 1947. Ai mbaroi Universitetin e Tiranës, për Fizikë Speciale në vitin 1970. Punoi 4 vjet si mësues në rajonin e Krujës dhe në vitin 1974 emërohet si punonjës shkencor në Institutin e Sizmologjisë në Tiranë. Qysh në fillim ai u angazhua me pasion në punën e re. Ai studioi dhe dha një sërë provimesh pasuniversitare, që e brumosën me kulturë profesionale, duke zgjeruar më tej njohuritë e tij shkencore.

 Një ndihmesë e madhe ka qenë në këto vite, bashkëpunimi i tij me Prof. Dr. Shyqyri Aliaj, i shquar për një kulturë të madhe profesionale dhe i gatshëm për të ndihmuar të gjithë të interesuarit për Gjeoshkencat.


Rezultate imazhesh për harta seizmike e termeteve ne shqiperi
 Në vitin 1982, Betimi mbrojti disertacionin “Sizmiciteti i Induktuar nga Rezervuari i Hidrocentralit të Fierzës”, me të cilin fitoi titullin “Kandidat i Shkencave”. Në vitin 1992 mbrojti disertacionin për gradën e Doktorit të Shkencave: “Veçori të Tërmeteve të Shqipërisë” dhe në vitin 1994, i jepet titulli “Drejtues Kërkimesh” (Profesor).
Rezultate imazhesh për harta seizmike e termeteve ne shqiperi
 Gjatë gjithë kësaj periudhe, ai ka qenë shumë aktiv dhe në shumë raste protagonist kryesor, në projekte të shumtë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, duke shkruar studime të vlefshme, artikuj shkencorë në revista prestigjioze ndërkombëtare dhe kombëtare , duke marrë pjesë aktivisht në dhjetëra kongrese dhe konferenca shkencore , duke përfaqësuar dhe shkencën shqiptare në shumë prej tyre.

 Në vitet 1990-1991 Betimi realizoi një program post-doktoranure, në universitetin e Tokios, Japoni, duke zhvilluar lidhje të ngushta me Japoninë, kulturën dhe sidomos me komunitetin e shkencëtarëve sizmologë. Në këto vite ai ka qenë dhe Konsull Nderi i Japonisë në Shqipëri.
Rezultate imazhesh për harta seizmike e termeteve ne shqiperi
 Pas kësaj, Betimi realizoi një sërë vizitash shkencore në universitete dhe institute prestigjioze europiane. Në këto bashkëpunime dhe specializime ai përsos dhe rrit vlerat e tij si shkencëtar, duke e ndjerë veten të barabartë me shkencëtarë të shumtë europianë dhe amerikanë, që kanë ndarë me të, krijimet e tyre dhe bashkëpunuar me kënaqësi, duke përcjellë studime me vlerë dhe artikuj të shumtë të botuar në revista shkencore. 

Në vitet 1993-1997, ai bëhet drejtor i Institutit te Sizmologjisë. Në këtë periudhë instituti i Sizmologjisë, tashmë i dalluar për studimet me vlerë të sizmicitetit në Shqipëri merr përmasa të reja, duke zgjeruar bashkëpunimin me institucionet më prestigjioze në botë, duke ndërmarrë studime dhe projekte të përbashkëta, që i kanë bërë nder shkencës shqiptare. 

Mbas ndryshimeve politike, pas vitit 1997, Betimi hiqet nga Drejtor dhe caktohet Përgjegjës i Rrjetit Sizmologjik, në Institutin e Sizmologjisë deri në vitin 2001. 

Gjatë kësaj periudhe , ai punon me intensitet të madh, duke u angazhuar në shumë projekte ndërkombëtare, që sollën dhe modernizimin e rrjetit sizmologjik të Shqipërisë, me mjete të reja , duke përmirësuar ndjeshëm veprimtarinë praktike dhe shkencore të Institutit. 

Ai ka qenë njohësi më i mirë i tërmeteve dhe i shkaqeve të tyre në Shqipëri dhe ka marrë pjesë në të gjitha studimet përkatëse. Si: “Sizmiciteti dhe Sizmotektonika e detit Adriatik”; “Studimi i Uljes së Tokës, lidhur me kushtet hidrologjike dhe gjeologo-inxhinierike, në rajonet e Sofies, Shkupit dhe Tiranës”. 

Drejtor i projektit “Përqasja deterministike e zonimit sizmik të disa vendeve të Ballkanit”. 

Koordinator i projektit “Vlerësimi i Potencialit sizmik për zonat e tërmeteve të mëdha të Europës; “Sizmotektonika dhe Rreziku Sizmik i Shqiperisë”.

 Në vitin 2001 Betimi aplikoi për Green Card në SH.B.A. dhe fitoi dy kategori : Interesi kombëtar i SH.B.A. si individ me aftësi të jashtëzakonshme dhe atë individual. 

Në SH.B.A. Betimi punoi si konsulent i IRIS (Incorporated Research Institution for Seismology), që është Institucioni më i rëndësishëm i sizmologjisë në SH.B.A.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka pasur bashkëpunim të frytshëm me shkencëtarin e madh sizmolog John Costain, me të cilin ka ndarë një sërë studimesh dhe artikujsh shkencorë për tërmetet në shtetin Virginia.

Vlen të përmendim studimin e tij të fundit: “Mundësia e një marrëdhënie shkaksore midis klimës dhe sizmicitetit ndërpllakor, në rastin e zonës sizmike të Virginias” , duke hapur një dritare të re dhe për studimet sizmologjike në Shqipëri. 

Pavarësisht punës intensive në SH.B.A. Betimi nuk e ka ndërprerë lidhjen me Shqipërinë

 Ai ndërmori dy punime të rëndësishme si autor kryesor dhe koordinator në “Kuantifikimi i Tektonikës së sotme të Shqipërisë” si dhe koordinator kryesor i projektit “Harta dhe Vlerësimi i Gjeohazardeve (Rreziqeve Gjeologjike) të Ballkanit” shkalla 1:1.000.000. 

Në këtë projekt të fundit , ekipi shqiptar përbërë nga Prof.Dr.Defrim Shkupi, Prof. Dr. Shyqyri Aliaj dhe ing. Fizikan Albert Avxhi, u cilësua më i miri në këtë veprimtari , duke ardhur nga një përvojë e suksesshme e botimit të Hartës së Rrezikut Gjeologjik të Shqipërisë, shkalla 1:200.000, ku vete Prof.Dr. Betim Muço kishte kontributin e tij të vlefshëm. Nje kontribut i madh i Prof. Dr. Betimi Muços është paisja e rrjetit sizmologjik të Shqipërisë, me një rrjet modern satelitor të tipit VSAT( që e disponon sot Departamenti i Sizmologjisë në Institutin e Gjeoshkencave-Tiranë).

 Betimi ka qenë shumë i lidhur me Shqipërinë, ai bënte, si të thuash dy jetë. Po i kishte bashkërenduar në mënyrë skrupuloze jetën e tij në Amerikë dhe atë në Shqipëri. 

Kur vinte në Shqipëri, nuk linte mik apo koleg pa takuar. Betimi ka marrë pjesë në disa emisione televizive shqiptare për shkencën si dhe për kulturën, duke prezantuar veten si një person me cilësi të rralla dhe me horizont e kulturë të gjerë. 

Krahas punimeve shkencore, Betimi nuk ka reshtur për 30 vjet së shkruari poezi, tregime, novela, ese dhe së fundi një roman. Ai botoi librin e parë me poezi në vitin 1967, “Rrugëve të Atdheut” dhe më pas ka botuar rreth 25 libra.

 Në këto libra, shumë prej nesh shikon pjesëmarrjen e tij në shumë ndodhi që syrit të Betimit nuk i shpëtonte. 

Ai i ka kënduar jetës, dashurisë, Shqipërisë, familjes së tij, shokëve dhe miqve të tij. 

Disa poezi te tij janë bërë këngë dhe kanë konkurruar me sukses në Festivalet e Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar. Betim Muço nuk e ka pasur të lehtë rrugën e tij drejt suksesit. 

Ai ka kaluar pengesat me aftësi. Betimi ka qenë një NJERI me plot kuptimin e fjalës. Nuk mbante kurrë mëri dhe ata që janë munduar ta pengojnë janë mishëruar në personazhe në tregimet e tij. Betimi ka qenë dhe një përkthyes i zoti.

 Ai ka përkthyer në shqip veprat e Graham Greene, Saul Bellow, Yukio Mishima, Rainer Maria Rilke, James Joyce,Vladimir Nabukov, Alice Monro. Në vitin 2008, ai përktheu në shqip “Antologjinë e Poezisë Botërore” të Shekullit 20, ku bëjnë pjesë 135 poetë nga gjithë bota. 

Çdo Vit të Ri, Betimi na dërgonte një kartolinë urimi, shoqëruar me një poezi, që kthehej në moto për ne, për një kuptim më të mirë të jetës, me këmbë në Tokë. 

Betim Muço është një shembull i përsosur i shkencëtarit, poetit, përkthyesit, i njeriut, që ka lënë mbresa të pashlyeshme tek të gjithë ata që e kanë njohur. 

Ai meriton të nderohet nga institucionet shtetërore shqiptare me të gjitha titujt e mundshëm. Shoqata Ndërkombëtare e Gjeologjisë Inxhinierike dhe e Mjedisit (IAEG) do të përkujtojë përvjetorin e vdekjes se shkencëtarit shqiptar Betim Muço, në pranverën e vitit 2016 në një Konferencë të Shkencëtarëve Europianë dhe Afrikanë, që do të mbahet në Bari të Italisë.



Kontributet kryesore shkencore të Prof. Dr. Betim Muços:

–Harta Neotektonike e Shqipërisë, Shkalla 1:200.000(1995)

–Struktura Neotektonike e Shqipërisë dhe Evolucioni Gjeodinamik i saj(1996)

–Harta Sizmotektonike e Shqipërisë,Shkalla 1:500.000(2000)

–Vlerësimi Probabilitar i Rrezikut Sizmik të Shqipërisë, Projekt i NATO-s(2004)

–Harta e Rreziqeve Gjeologjike të Shqipërisë, Shkalla 1:200.000(2005)

–Harta dhe Vlerësimi i Gjeorreziqeve të Disa Vendeve të Ballkanit,Shkalla 1:1.000.000(2008)

–Sizmiciteti, Sizmotektonika dhe Vlerësimi i Rrezikut Sizmik të Shqipërisë(2010)


Prishtinë,16.12.2019.

2019/12/15

Budallallëku me brirë i "Mini-Shengen"-i t duhet ndalur.“ngase ka ardhur nga Bashkimi Evropian dhe ajo të shpin drejt një Jugosllavie të re

                      
                           Rezultate imazhesh për flori bruqi

                          Nga Flori Bruqi


Zona e Shengenit erdhi në ekzistencë më 26 mars 1995 kur të Marrëveshjes së Shengenit, së bashku me konventën e zbatimit të saj ishte zbatuar në pesë nënshkruesit origjinal: Belgjika, Franca, Gjermania, Luksemburgu, Holanda, së bashku me Portugalinë dhe Spanjën. Italia dhe Austria u bashkua gjatë vitit 1997. 

Me Traktatin e Amsterdamit, marrëveshja u bë pjesë e acquis communautaire të BE-së në 1999.

 Pas pranimit të Greqisë në 2000, vendet e përbërë nga Bashkimi Nordik Pasaporta - Danimarkë, Finlandë, Suedi, si dhe jo anëtare të BE Islanda dhe Norvegjia - e ndjekur në vitin 2001.

Në vitin 2007, nëntë shtete - Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia -. Që u bashkuan me BE tre vjet më parë u bashkua me zonën .

 Zvicra u bë anëtari më i ri Zona e Shengenit (dhe e treta jo-anëtare të BE-së) kur ai u bashkua në 12 dhjetor 2008.


Zona e Shengenit përfshin territoret e 25 vendeve evropiane që kanë zbatuar e Marrëveshjes Shengen e nënshkruar në qytetin e Shengenit, Luksemburg, në vitin 1985. 

Zona e Shengenit funksionon shumë si një shtet të vetëm për qëllime të udhëtimit ndërkombëtar me kontrollet kufitare për udhëtarët që udhëtojnë në dhe jashtë zonës, por pa kontrollet e brendshme kufitare.

Rregullat e Shengenit u zhytur në Bashkimin Evropian (BE) në të drejtën nga Traktati i Amsterdamit në 1999, edhe pse zyrtarisht zonë përfshin tre jo anëtare të BE, Islanda, Norvegjia, Zvicra, dhe de facto përfshin tre evropian mikro-shtete, Monako, San Marino, dhe Qyteti i Vatikanit.
The Schengen Area as of 2012

 Të gjithë, por dy shtetet anëtare të BE-Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar-janë të nevojshme për zbatimin e Shengenit dhe, me përjashtim të Bullgarisë, Qipros, dhe Rumania kanë bërë tashmë këtë. Zona e aktualisht mbulon një popullsi prej mbi 400 milionë njerëz dhe një sipërfaqe prej 4.312.099.

Zbatimin e rregullave Shengen përfshin eliminimin e kontrolleve kufitare me anëtarët e tjerë të Shengenit, ndërsa njëkohësisht forcimin e kontrolleve kufitare me shtetet jo-anëtare. 

Rregullat përfshijnë dispozita për një politikë të përbashkët në hyrje të përkohshme të personave (duke përfshirë edhe viza Shengen), harmonizimin e kontrollit të kufijve të jashtëm, dhe policia ndër-kufitar dhe bashkëpunimi gjyqësor.

Nëse një pasaportë apo një BE të miratuar karta e identitetit kombëtar është e nevojshme për kontrolle të identitetit të bëhet në aeroporte, hotele, apo nga policia, varet nga rregullat kombëtare dhe varion midis vendeve. Herë pas here, kontrollet e rregullta kufitare janë përdorur midis vendeve të Shengenit.




“Mini-Shengen”, ka ardhur nga Bashkimi Evropian dhe ajo të shpin drejt një Jugosllavie të re




Petrisch: Mini-Shengeni ideja e Bashkimit Evropian


Diplomati austriak, Wolfgang Petrisch, ka thënë se vendimi i Francës, përkatësisht presidentit frances, Emmanuel Macron, për bllokimin e negociatave me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë është e dëmshme për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor dhe se sipas tij, ky refuzim ka kontribuuar në përshpejtimin e idesë së “Mini-Shengenit”.

“Është gjithmonë e vështirë të argumentohet nëse “B” do të kishte ndodhur po të mos kishte ndodhur “A”, por sipas mendimit tim, tani është e qartë për vendet e Ballkanit Perëndimor që BE nuk do t’i zgjidhë problemet e tyre në një afat të shkurtër. Po aq e keqe sa vendimi i presidentit Macron është të bllokohet hapja e negociatave me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, mbase përfitimi i vetëm është që koha e transformimit ka kaluar. BE nuk po pretendon që së shpejti do të anëtarësohen vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor nuk mund të pretendojnë se me anëtarësimin në BE do t’i zgjidhnin problemet e tyre”, ka thënë Petrich në një intervistë dhënë për portalin serb në Kosovë “Kosovo Online”.


Sipas tij, “Mini-Shengeni”, duhet t’i ndihmojë shtetet që të mbështesin njëra-tjetrën dhe t’i zgjidhin problemet mes vete.



“Dhe kjo është arsyeja pse, ndërsa unë besoj se vendimi i Macron është i dëmshëm për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor, mund të thuhet se ka kontribuar në përshpejtimin e idesë së një “Mini-Shengeni”, u shpreh diplomati austriak Wolfgang Petrisch.


I pyetur nëse marrëveshja midis Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore duhet të pranohet nga vendet e tjera të Ballkanit, ai përgjigjet se nuk sheh absolutisht asnjë arsye pse marrëveshja nuk do të pranohej.


“Së pari, natyrisht, e drejta sovrane e vendeve sovrane për të lidhur marrëveshje dhe për të mos ndërhyrë në sovranitetin e të tjerëve ekziston. Së dyti, dhe më e rëndësishmja, besoj se “Mini-Shengeni”, është jashtëzakonisht premtues për vendet pjesëmarrëse. Vendet e rajonit janë thjesht shumë të vogla për të garuar. Edhe pse tashmë ekziston një marrëveshje e tregtisë së lirë me CEFTA-n, procedurat e gjata kufitare dhe barrierat jotarifore ndalojnë seriozisht përparimin ekonomik dhe mbajnë prapa zhvillimin e të gjithë rajonit”, deklaroi Petrisch, transmeton më tutje lajmi.net.



Sipas tij, nëse këto probleme mund të zgjidhen me “Mini-Shengen” dhe nëse prezantohet tregtia e lirë, ekonomistët parashikojnë një përfitim të rëndësishëm për të gjithë.



“Nëse “Mini-Shengeni” përmbush atë që premton, rajoni mund të bëhet një destinacion i përshtatshëm për ndërmarrjet e huaja dhe një treg koherent për mallra, shërbime dhe fuqi punëtore, me të gjitha përfitimet që sjell. Megjithatë, sasia e punës dhe negociatave të nevojshme për ta bërë këtë nuk duhet të nënvlerësohet dhe duhet të punohet për arritjen e këtij qëllimi”, u shpreh Petrisch.


Ndërkaq sa i përket kundërshtimit të Kosovës dhe Kroacisë për “Mini-Shengenin”, Petrisch thotë se, këto dy shtete kanë arsye të ndryshme.



“Kroacia pretendon se ajo tashmë nuk ka pengesa jo tarifore për tregti dhe se qytetarët e saj kënaqen të udhëtojnë nëpër rajon pa pasaportë, kështu që asgjë nuk do të ndryshonte nëse ata do të bashkoheshin në mini-Shengen. Megjithatë, me sa kuptoj unë, detajet e projektit të propozuar nuk janë akoma të qarta. Dhe nëse “Mini-Shengeni” bëhet realitet dhe shihet se sjell përfitime të dukshme, nuk kam dyshim se Mali i Zi do të bashkohet gjithashtu”, tha Petrisch.


Ndërkaq sa i përket kundërshtimit të Kosovës për “Mini-Shengenin”, Petrisch thotë se, në këtë rast kemi të bëjmë me një çështje tjetër dhe se autoritetet kosovare e shohin këtë si diçka të drejtuar dhe iniciuar nga Serbia dhe pikërisht kjo është arsye përse Kosova po e kundërshton këtë.


“Unë e kuptoj që ekziston një frikë në Kosovë nga çdo projekt i iniciuar nga Serbia, por besoj se hapja dhe shkëmbimi ekonomik mund të jetë një shtytës shumë i rëndësishëm e pajtimit dhe përfundimisht normalizimit të marrëdhënieve. Në fund të fundit, kjo është një ide themelore mbi të cilën BE është ndërtuar, që në fillim përfshinin armiq të vjetër, Francë dhe Gjermani”, theksoi Petrisch në këtë intervistë.


Sa i përket moskrijimit të institucioneve të reja në Kosovë se si ndikon në dialogun me Serbinë, Petrisch ka thënë se, për aq kohë sa nuk formohet qeveria dialogu padyshim që do të ngecet.


“Atëherë do të shohim zgjedhjet në Serbi në pranverë, gjë që për mendimin tim gjithashtu e ndërlikon dialogun, kështu që besoj se do të duhet të presim edhe disa muaj të tjerë për të arritur ndonjë përparim. Por sidoqoftë, komisioni i ri i BE-së gjithashtu do t’i duhet kohë deri atëherë. Në pranverën e vitit 2020, shpresoj se do të shohim ide të reja të pritura dhe qasje ndaj procesit, proces ky i cili është i bllokuar që shumë kohë”, theksoi Petrisch.


Theksojmë se, Kosova dhe Serbia që nga viti i kaluar nuk kanë zhvilluar asnjë takim sa i përket procesit të dialogut, kjo për shkak të vendosjes së taksës prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.


****





Samiti i  10 nëntorit të vitit 2019 i mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, është bërë cak i kritikave nga liderët kosovarë, të cilët refuzuan të marrin pjesë në të, ku u diskutua rreth Mini-Shengenit Ballkanik. 

Derisa ky projekt nga pala kosovare u cilësua si hap drejt një Jugosllavie të re, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kritikoi Kosovën për vetëpërjashtim nga kjo nismë.


Liderët e Ballkanit Perëndimor u takuan dje në Ohër të Maqedonisë së Veriut, me ç’rast diskutuan rreth nismës për një bashkëpunim më intensiv ekonomik, duke mundësuar heqjen e të gjitha pengesave për lëvizjen e lirë të njerëzve, të mallrave, të shërbimeve dhe të kapitalit.

 Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama miratuan një deklaratë të përbashkët përmes së cilës, siç u tha më pas, synohet bashkëpunimi mes vendeve të rajonit. 


Gjatë një konference të mbajtur për medie pjesëmarrësit e takimit të Ohrit thanë se nisma e njohur si “Mini-Shengen” nuk është ide për krijimin e një Jugosllavie të re, por ide për krijimin e një Ballkani ndryshe nga ai që njihet sot. Sidoqoftë, askush nga Kosova nuk mori pjesë në këtë Samit.


 Kundërshtime rreth kësaj pati nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, si dhe nga liderë e zyrtarë të tjerë të partive politike. Gjatë reagimit të tij Thaçi tha se vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE, ndaj një gjë e tillë në asnjë rrethanë nuk duhet të zëvendësohet me nisma rajonale sikurse iniciativa për Mini-Shengenin. Pa u kundërpërgjigjur ndaj këtyre kritikave nuk e la as kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili i cilësoi të tepërta deklarimet kundër tij dhe kundër nismës në fjalë.






Zoran Zaev, Edi Rama, Aleksander Vuçiq: 
Mini-Shengeni faktorizon Ballkanin Perëndimor

Nikoqiri i Samitit të Ohrit, Zoran Zaev, tha se iniciativa për krijimin e Mini-Shengeni sjell të mira për tërë Ballkanin. “Unë me të vërtetë shpresoj që të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces do ta përqafojnë këtë plan veprimi dhe këtë nismë, sepse sjell të mira për mbarë Ballkanin, por edhe na faktorizon edhe më shumë para vendeve të Evropës Perëndimore, ku edhe duam të aderojmë”, ka deklaruar ai.


Kjo nismë, siç u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut, paraqet vetëm vlera shtesë për nismat që institucionet evropiane i kanë ndërmarrë bashkë me vendet e Ballkanit për përmirësimin e jetës së kësaj pjese të Evropës.


Ndërkohë gjersa ka folur rreth kësaj, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se ideja e Mini-Shengenit nuk është ta ndajë Ballkanin, por t’i bashkojë të gjitha vendet. “Nuk është ideja ta ndajmë Ballkanin Perëndimor, por t’i përfshijmë të gjitha vendet në këtë nismë. E gjitha kjo gjë ka në thelb lëvizjen e lirë të vendeve në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi ai.


Pas takimit të djeshëm në Ohër, Rama njoftoi se mbledhja e radhës do të mbahet në qytetin e Durrësit, më 21 dhjetor 2019(?)


Në atë takim  Edi Rama tha se do të mirëpritet edhe Kosova, edhe Bosnjë e Hercegovina. 


“Në Durrës mirëpresim edhe Malin e Zi, edhe Bosnjë e Hercegovinën, edhe Kosovën.


 Nuk ka arsye Kosova papritur të vetëpërjashtohet. Besoj se heqja e kufirit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është Mini-Shengeni. E konsideroj me rëndësi të veçantë këtë nismë mes vendeve”, nënvizoi Edi Rama.




Sikurse Zaevi e Rama, edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq konsideroi se liderët e Ballkanit bënë punë të madhe me konkretizimin e nismës për Mini-Shengenin.

 Kjo, siç u shpreh Vuçiq, edhe mund të dështojë, porse do të jetë ardhmëri për vendet e rajonit. “Ndoshta këtë dikush do të tentojë ta shkatërrojë, ndoshta do të dështojë kjo që po e bëjmë, por gjithsesi do të jetë ardhmëri.


 Nuk kemi të bëjmë këtu me Jugosllavi, kemi të bëjmë me jetë më të mirë për qytetarët”, deklaroi Vuçiqi.


Me një nismë të tillë, siç vazhdoi tutje shefi i qeverisë serbe, do të krijohet një ambient i normalitetit mes shteteve të Ballkanit. “Ambient normaliteti, jo ambient konfrontimi. Do të mundemi deri në fund të vitit të hyjmë në Shqipëri me letërnjoftime, gjithashtu edhe shqiptarët në Serbi”, shtoi Vuçiqi.


Në takimin e djeshëm morën pjesë edhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministrja malazeze e Ekonomisë Dragica Sekuliq. Mirëpo përfaqësuesi i Bosnjë e Hercegovinës tha se shteti i tij ende nuk ka një vendim përfundimtar nëse do t’i bashkohet ose jo iniciativës së Maqedonisë së Veriut, të Serbisë dhe të Shqipërisë rreth Mini-Shengenit.



Presidenti kosovar zt.Hashim Thaçi refuzon pjesëmarrjen në Samitin e Ohrit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka refuzuar të marrë pjesë në Samitin e Ohrit, në të cilin u diskutua për Mini-Shengenin. Teksa e ka arsyetuar vendimin e tij për ta bojkotuar këtë Samit, Thaçi tha se synimi i vetëm i Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. “Së pari, Kosova qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. 


Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe në NATO. Prandaj ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale”, ka deklaruar presidenti Hashim Thaçi.


Përveç kësaj, kreu i shtetit të Kosovës tha se kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.


Përveç Hashim Thaçit, pjesë e takimit mes liderëve të Ballkanit Perëndimor nuk ka qenë as kryeministri i Kosovës në largim Ramush Haradinaj.


Shengeni Ballkanik është ide e kamotshme e Serbisë. Roli i Edi Ramës në këtë nismë është ofendimi i radhës që ai ia bën Kosovës.




Për nisjen e projektit të Mini-Shengenit Ballkanit i cili ka ardhur nga Bashkimi Evropian që  të shpin drejt një Jugosllavie të re


 Projektet e tilla  duken atraktive, por në esencë çojnë në një Jugosllavi të re, me Shqipërinë, pa Kroacinë dhe pa Slloveninë. Liderët kosovarë  nuk e mbështesin në asnjë rrethanë një gjë të tillë. 


Janë ide që nuk përkrahën  as nga  pozita  dhe as nga  opozita, ashtu siç nuk përkrahën  ndryshimet  e kufijve shtetërorë të Kosovës.


Kosova,  duhet të aspirojë tregun unik evropian dhe të bëhet pjesë e Marrëveshjes Shengen, ku bëjnë pjesë shtetet e Bashkimit Evropian, ndaj nga marrëveshjet sikur ajo për Mini-Shengenin përfiton Serbia dhe disa shtete të tjera të rajonit.


Marrëveshjet e tilla çojnë në një situatë kur tatimet në kufi, qoftë TVSH-në, tatimin doganor, akcizën do t’i mbledhë në pjesën më të madhe Serbia për Kosovën, e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, sepse kemi kufirin më të gjatë me të e në pjesët e tjera, Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi. Kosova nuk kufizohet tani për tani me asnjë nga vendet anëtare të BE-së.


Ndaj me këtë marrëveshje sovraniteti i Kosovës sipas tij do t’u kalonte vendeve fqinje.


Politikat e Mini-Shengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve evropiane dhe i çon në strofullin euroaziatike të dominuar nga Rusia.

Këto manovrime të Serbisë për t’i bishtëruar detyrimet ndaj Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe për njohje të pavarësisë së Kosovës.


 Ndoshta kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë Veriore e kanë të qartë se ku janë interesat e vendeve të tyre, por Kosova assesi nuk ka nevojë për "Mini -Shengen".


Përplasja e Edi Ramës me  Hashim Thaçin e Isa Mustafën


Deklaratës së Isa Mustafës i është kundërpërgjigjur menjëherë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ka thënë se ndihet i befasuar nga reagimi i tij. “Kam respekt për Isa Mustafën. Kemi punuar bashkë. Ruaj kujtim të mirë me të dhe jam i befasuar nga deklarata e tij. Por siç ka ai opinionin e tij të ndryshëm nga unë, kam unë opinion të ndryshëm ndaj tij. Të më thuash mua (minijugosllav) që as kam punuar në administratën e Jugosllavisë dhe as kam lidhje me Jugosllavinë, veç kujtimit të keq të keqtrajtimit të shqiptarëve, më duket e tepërt dhe jo fort elegante”, ka thënë Rama gjatë një kundërpërgjigjeje drejtuar Mustafës, i cili iniciatorët e Mini-Shengenit i quajti minijugosllavë.


Kjo kundërpërgjigje e Ramës ka nxitur Isa Mustafën të reagojë sërish lidhur me këtë çështje. Me këtë rast, Mustafa ka thënë se nuk dëshiron ta shohë askënd duke e përjetuar edhe një herë kohën e ish-Jugosllavisë. “Ne që e kemi përjetuar Jugosllavinë nuk dëshirojmë ta përjetojmë edhe një herë. Edhe atyre që nuk e kanë përjetuar nuk ua dëshirojmë”, ka potencuar kreu i LDK-së.


Ndërkohë gjatë ditës së djeshme Edi Rama ka komentuar edhe mospjesëmarrjen e presidentit Thaçi në Samitin e Ohrit, me ç’rast ia ka numëruar presidentit të Kosovës të gjitha samitet e Ballkanit Perëndimor ku ka marrë pjesë bashkë me liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe ata serbë. “Sa më kujtohet as atëherë Serbia nuk e ka njohur Kosovën”, ka thumbuar Rama Thaçin, gjersa ka thënë se pala kosovare e përjashtoi veten nga kjo iniciativë rajonale. Teksa kritikoi nismën për Mini-Shengenin Thaçi tha se pjesëmarrja e Kosovës në Samit është e pakuptimtë, ndërsa aty marrin pjesë edhe shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.


Pavarësisht këtyre përplasjeve, Edi Rama tha se nuk ka kurrfarë ngërçi mes bashkëpunimit të tij dhe palës kosovare.


Dakordimi Kosovë – Shqipëri, i nevojshëm në samite rajonale


Mospjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Ohrit po shihet si vendim i drejtë nga njohësit e çështjeve politike e integruese. Sipas Demush Shashës, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), Kosova nuk ka interesa të përkrahë iniciativa të tilla me të cilat mund të prishet partneriteti me vendet kyçe të BE-së. Në këtë drejtim Kosova dhe Shqipëria sipas tij do të duhej bashkërisht të merrnin vendime për pjesëmarrje ose jo në samite të tilla. “Konsideroj se Shqipëria dhe Kosova duhet çdoherë të zhvillojnë një koordinim të afërt para lansimit ose pjesëmarrjes në çfarëdo iniciative të bashkëpunimit rajonal, evropian ose ndërkombëtar. Vendet e Ballkanit, duke përfshirë edhe Kosovën, nuk kanë asnjë interes t’i ofrojnë mbështetje iniciativës së Mini-Shengenit, e cila efektivisht minon procesin e Berlinit dhe përjashton nga partneriteti vendet kyçe të BE-së, siç janë Gjermania, Franca etj”, ka deklaruar Shasha.


Ai ka konsideruar se Kosova dhe Shqipëria duhet të insistojnë që të gjitha sfidat e identifikuara të trajtohen në partneritet me vendet e BE-së dhe në përputhje me perspektivën e rajonit për anëtarësim në BE. Çdo devijim nga kjo, siç Shasha është shprehur, e minon agjendën integruese të Ballkanit dhe ofron hapësirë për influencë dhe për veprim të pjesëmarrësve të jashtëm, të cilët paraqesin rrezik për vlerat euroatlantike.


Mini-Shengeni, dy anët e medaljes


Ndonëse ka shkaktuar konfuzion në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ideja për krijimin e zonës Mini-Shengen sipas Demush Shashës i ka disa anë pozitive sikurse po ashtu i posedon edhe anët negative. Deklarata e përbashkët e tre krerëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, atij të Shqipërisë, të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, që më 9 tetor u mblodhën në Novi Sad të Serbisë, sipas tij dëshmon se iniciativa është në përputhje me obligimet dhe me ambiciet e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. “Në këtë drejtim, deklarata synon të arrijë: Krijimin e tregut të përbashkët prej 20 milionë qytetarëve; Eliminimin e kontrolleve kufitare dhe të pengesave të tjera të lëvizjes së lirë jo më vonë se në vitin 2021; Lëvizjen e lirë të qytetarëve të Ballkanit në rajon me kartë identiteti; Të drejtën e punësimit të qytetarëve kudo në rajon; Njohjen e ndërsjellë të diplomave në gjithë rajonin; Ngritjen e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe ndihma në rastet e katastrofave natyrore”, është shprehur drejtori ekzekutiv i EPIK-ut.


Megjithëkëtë ai ka thënë se mbetet e paqartë se pse nuk në takimin lansues të këtij projekti, i cili u mbajt muajin e kaluar, nuk janë ftuar Bosnjë e Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi. 


Po ashtu, sipas tij mbetet e paqartë se kush ka dhënë leje për përfshirjen e shteteve gjegjëse në deklaratën e miratuar, pasi ato nuk kanë qenë pjesë e takimit. 


 Në këtë drejtim ai ka numëruar edhe anët e tjera negative të kësaj nisme është dashur të bëhet në frymë të gjithëpërfshirjes së të gjitha vendeve të rajonit. 


Kësisoj Shasha ka theksuar se deklarata e Mini-Shengenit nuk ka evidentuar sfida të reja me të cilat përballet rajoni përveç atyre që tashmë janë identifikuar nga procesi i Berlinit, duke e vënë në mëdyshje rezultatin që mund ta japë ky Mini-Shengen. 


“Është e paqartë se përse është krijuar një mekanizëm i ri jashtë procesit të Berlinit, i cili efektivisht përjashton nga pjesëmarrja vendet kyçe të BE-së. Në këtë drejtim është e paqartë se si një iniciativë e re politike, por me pjesëmarrje më të kufizuar politike se procesi i Berlinit, do të arrijë rezultate më të mira”, ka përfunduar ai.



Siç kam shkruar edhe herave tjera në "Floripress", Facebook, Twitter etj., ka shumë muaj që është projektuar ky "meseleshën  ballkanike" për të patur një akses tek lëvizja e lirë e tek shkëmbimet ekonomike. Një farë kopje e keqe e Shengenit të madh ku tashmë shqiptarët falë përkushtimit të qeverive të Sali Berishës jane të lirë të shkojnë pa viza.

Njëri nga iniciatorët më të zhdërvjellët pasi përdor llafollogjinë skizofrenike si mjet bindje që ta “këput shpirtin” është Edi Rama Kryeministri i Shqiprisë.


Për të nuk ka asnjë lloj vlere historia e shqiptarëve dhe marrëdhënjet aspak miqësore që kanë patur shqiptarët me serbët ose me sllavët në tërsi.



Për të nuk kanë asnjë lloj vlere sondazhet që tashme e tregojnë qartë se 90 për qind e shqiptarve kërkojnë integrimin në hapsirën demokratike të BE-së e jo në hapsirën pa busull orientimi të Jugosllavisë së re post Millosheviqjane.


Kjo është ose një marramendje antikombëtare që ka si qëllim largimin e vemendjes nga refuzimi që i bëri Europa qeverisjs së Ramës, ose është një inisiative e mirëmenduar kundër çeshtjeve strategjike të së ardhme tonë si komb.


Por nëse jane të dyja së bashku atëherë Edi Ramës duhet ti drejtohen disa pyetje jo shumë të komplikuara sepse nuk kupton qartë…… Distanca e kuptushemërisë nuk është më e gjatë së sa largesia e hundës deri tek vijat e bardha…


A ka pyetur Edi Rama Shqiptarët për idenë e tij të minishengenit ballkanik? (edhe kjo nuk i pelqeu, jo minishengen por shengen, tha gjatë takimit në Maqedoninë e Veriut)


A ka pyetur Kryetari i PS ose Rilindjes partinë apo grupimin e tij

( çudi e madhe do te ishte pasi ka dhënë prova se ai është zoti)

A ka pyetur Edi Rama Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Shqiptar, pavarësisht cilësisë së ketij komisioni.


A ka pyetur Edi Rama Parlamentin e Shqipërisë, sepse edhe aty ka cilësi në këshilla.


Po në Ministrinë e Jashtme a ka ndonjë dokumenet që e paraqet inisiativën e kreut të qeverisë si të frytshme për shqiptarët.


A ka pyetur ish diplomatë apo historianë për inisiativën e tij prej të refuzuari pasi mori një goditje të ashpër nga demokracitë evropiane që janë nga më të mëdha e botës.


A ka pyetur Edi Rama njeri në Kosovë për inisiativën dhe misionin e tij.


Edhe miku i tij në ditë të mira dhe të vështira Hashim Thaçi i ka dalë kundër. Nuk pranoi që të ishte pjesë e një skene shfryrjeje të Ramës kundër Europës së vlerave dhe qeshjes ironike të Vuçiçit dhe vuçiçëve të tjerë që shijonin këtë skene të një kryeministri që asnjë ditë nuk ka menduar për kombin e tij. Por ka menduar vetëm për b***thën e tij dhe të kastës që menaxhon për të vjedhur e çorientuar shqiptarët duke u humbur atyre shpresën.


Kush specialist i çeshtjeve ndërkombëtare ka bërë një analizë për këtë lloj “Shengeni” ballkanik. Cili ekspert ekonomie apo gjeostragjie ka inicuar këtë lëvizje.


A ka ndonjë dokument apo raport që shqiptarët duhet të dinë përveç ngërdheshjeve të Kryeministrit dhe aleatit të tij Vuçiç.


Qytete bosh, fshatra bosh dhe njerëz që perditë ikin në Europë. Kujt i plasi kaptina që të shkojë të kërkojë punë në Maqedoni, Serbi apo Bosnje – Hercegovinë. Kjo është nje budallallëk me brirë dhe duhet ndalur.


Opozita të jetë e qartë dhe e prerë që do të prishë çdo marrëveshje që firmos Edi Rama dhe që dëmton Kombin shqiptar e në mënyre të veçantë shtetin e Kosovës.


Pasi duket qartë që ai ka nisur të lundrojë i vetmuar dhe pa përkrahje, pa pyetur e degjuar askënd çka është shumë e rrezikshme për të ardhmen e vendit. Të paktën Erion Braçes duhet ti merrte mendim.


Dhe kur shikon sjelljet e Kryeministrit gjithkush ka të drejtë të shtrojë pyetjen: A ka dalë Edi Rama jashtë kontrolli?


Dragica Sekulic : Mali i Zi refuzon 


''Mini Schengen''-in ballkanik

Një ministre malazeze hodhi poshtë idenë për t’u bashkuar me një version ballkanik të Zonës Shengen Evropiane, i cili do të shihte heqjen e pengesave për tregtinë e lirë dhe lëvizjen e lirë midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe vendeve të tjera të mundshme. Ministrja e ekonomisë së Malit të Zi Dragica Sekulic tha të hënën se bashkimi në nismën ‘mini Schengen’ për shtetet e Ballkanit, të propozuar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të ishte një humbje energjie sepse vendi i saj tashmë “hapi kufijtë e saj” dhe hoqi barrierat tregtare për fqinjët e saj.Ajo tha se Mali i Zi është një anëtar i CEFTA, Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, një iniciativë rajonale për vendet e Ballkanit Perëndimor që garanton qarkullimin e lirë të mallrave.“Unë i kuptoj nismëtarët. Këto janë vendet që, për shkak të barrierave të ndryshme tregtare që i kanë vendosur njëri-tjetrit, mund të ketë nevojë për një iniciativë të re për të premtuar përsëri se ata do të bëjnë atë që ne kemi bërë prej kohësh,” tha Sekulic për televizionin publik malazez.


Ajo gjithashtu tha se qytetarët malazezë tashmë po udhëtojnë duke përdorur kartat e tyre të identitetit si një dokument për të gjitha vendet e rajonit, përveç Kroacisë.



Prishtinë,15.12.2019.






Flori Bruqi : Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, trofetë botërore dhe heshtja shqiptare…’Udhëtimi i vetmuar i shkrimtarit’




Si ka ndodhur që një shkrimtar shqiptar të jetë fituesi i të gjitha trofeve prestigjioze botërore, me përjashtim të Nobelit.
Ismail Kadare është shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe, ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore, dhe autori më i përkthyer jashtë vendit, fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar me dhjetëra herë për çmimin Nobel

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960).


Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.


Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit me “Frymëzimet djaloshare” (1954); "Ëndërrimet", (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.


Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003.


Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike.


Ideja e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin “Kështjella” (1975).


Në romanin “Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela “Emblema e dikurshme” (1977), “Ura me tri harqe” (1978) dhe “Gjakftohtësia” (1980).


E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” (1981).


Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.


Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare.


Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.


Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.


Që nga viti 1994 ai është anëtar i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.


Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”. Ismail Kadare më 23.06.2012 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, "Princi i Asturias per Letersi", nje nga çmimet me prestigjoze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabuçhi. Ismail Kadare shkroi edhe vepren e njohur "Gënjeshtër nga dashuria e Galdimi ndaj Arife-s" 2013.


Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

PA VATAN NUK KA IMAN!


Rezultate imazhesh për abdullah mehmeti

Akademik Prof.Dr.Abdulla Mehmeti,Ph.D



Në periudhën e Rilindjes Kombëtare, atdhetarëve të shquar, atyre që e donin kombin dhe atdheun, që e afirmimin çështjen kombëtare nëpër botë, për të siguruar përkrahje dhe aleatë në interes të çështjes shqiptare, që përpiqeshin e luftonin për pavarësinë e Shqipërisë, kudo që vepronin, në Bukuresht, Sofje, Egjipt, Itali, Evropë, SHBA dhe në të katër anët e botës, edhe vëllezërve Frashëri me shokë, që vepronin në qendër të Perandorisë Osmane, në Stamboll, kurrë nuk u ka shkuar ndër mend që pasardhësit e tyre, në emër të “çështjes kombëtare”, madje edhe të “bashkimit kombëtar”, do të hapin QENDRA SHQIPTARE ISLAMIKE në shumë qytete dhe shtete të botës, në SHBA, Evropës dhe gjetiu, në vend se të hapin qendra KULTURORE, ARSIMORE, SHKENCORE DHE INFORMATIVE KOMBËTARE, INSTITUTE DHE SHKOLLA SHQIPE, siç vepronin rilindësit tanë!

Shumica e këtyre patriotëve me bateria turke, arabe dhe iraniane, dikur kanë qenë komunistë të përbetuar, njerëz AntiZot, marksistë-leninistë dhe bashkëpunëtorë të agjenturave të huaja. Të tillë ka edhe sot. Të tillët, nëse e dinë se nuk mund ta mashtrojnë Zotin, pse duhet ta mashtrojnë botën dhe t’i mashtrojnë shqiptarët?!

Afirmimi i shqiptarëve nëpër botë, sipas përkatësisë së tyre fetare, në asnjë mënyrë nuk i kontribuon çështjes kombëtare, më së paku sot, kur rinia shqiptare kudo në botë jeton me ëndrrën e madhe të bashkimit kombëtar, jo të ndarjes mbi baza fetare!

Askush, në asnjë shtet demokratik të botës nuk ua ka ndaluar shqiptarëve të drejtën e besimit, predikimit dhe manifestimit të besimit fetar islam, por shqiptarët nuk kanë interes të përhapin propagandë fetare nëpër botë, në interes të asnjë besimi!

Ju o të mjerë, mos mendoni se e mbroni kombin dhe fenë islame më mirë se Hoxhë Hasan Tahsini, Sami Frashëri, Ismail Qemali, Vehbi Dibra, Rexhep Voka, Hazif Ali Korça, Hoxhë Idriz Gjilani dhe shumë atdhetarë e mendimtarë të tjerë, pjesëtarë të besimit islam, që kurrë besimin fetar nuk e kanë nxjerrë para interesit kombëtar!

Pa vatan (shtet), nuk ka iman (besim), por mund të ketë vetëm interesa personale e grupore, apo t’i shërbeni propagandës së huaj sllave dhe greke nëpër botë, kinse shqiptarët janë fundamentalistë islamikë dhe mbetje të otomanizmit!

Ku e kemi dhe si e kemi ne shtetin tonë sot (vatanin), që kaq ju paska mbetur preokupim çështja e përhapjes dhe forcimit të islamit nëpër botë, para shteteve të fuqishme arabe, para Turqisë, Arabisë Saudite, Iranit, Egjiptit, Sirisë, Libisë, Irakut, Katarit, etj.?!

Vrajeni mendjen pak, ose vrajeni veten, para se ta koritni tërë kombin para botës!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...