Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/24

Mini Schengen-i Rama,Vuçiq,Zajev,Gjukanoviç

Pse Brukseli do të krijojë një Jugosllavi  kërkon që të fitojë kohë, përmes një ideje të lindur më parë në Ballkan. “Presidenti i sotëm, Aleksander Vuçiq e kishte formuluar: nuk do të ishte më praktike të lidheshin vendet e Ballkanit në një zonë ekonomike të përbashkët?  Ky do të ishte hapi i parë për anëtarësim në BE.

Bashkimi Evropian e pranoi me falënderim këtë ide”, shkruan gazeta gjermane duke e cilësuar unionin doganor si një instrument të mirë për BE që të fitojë kohë. “BE-së nuk i duhet të pranojë anëtarë të rinj, sepse ne jemi kureshtar se BE  po ballafaqohet me probleme të brendshme, dhe po tregohet e pafuqishme të pranoj anëtar të rijë, por me këto konstelacione po mundohet që  në të njëjtën kohë të ruan influencën e saj në Ballkan.”

“Die Welt” thekson se Ballkani Perëndimor nga ana ekonomike është për evropianët i parëndësishëm, por ai ka rëndësi në kontekstin e historisë evropiane. Kohët e mëdha të zgjerimit kanë kaluar, prandaj prej vitesh po diskutohet si një instrument unioni doganor, një instrument që e çaktivizon fuçinë e barutit me emrin Ballkan dhe nga ana tjetër nuk e detyron BE të zgjerohet.

“Komisionari i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn ka sjellë formulën “Varësi pozitive”, e cila mund të ndikojë në ç,tensionimin e konflikteve etnike në rajon. Por në fakt kjo do të ishte një rilindje e Jugosllavisë së vjetër, sigurisht  vetëm si union doganor dhe transporti.

Pa Kroacinë e Slloveninë që janë pjesë e BE. Por këtë herë bashkë me Shqipërinë. Serbia, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, do të kishim pra një union të shteteve pasuese më të varfra të Jugosllavisë. Mund ta kuptosh pse Beogradit i pëlqen një gjë e tillë. Në një konstelacion të tillë, Serbia do të ishte një peshë e rëndë.”

Prof. Dr. Nijazi Halili
AAAS NEW YORK USA

Shkruan Zëri Amerikës: Foto me Obamën, PD kërkon hetimin e kryeministrit Rama

Kohë më parë në Tiranë  Partia Demokratike i kërkoi sot Prokurorisë që të nisë hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama pas të dhënave të reja lidhur me një pagesë prej 80 mijë dollarësh e cila dyshohet se u bë për të mundësuar në vitin 2012, një foto të zotit Rama me presidentin e atëhershëm amerikan Barack Obama.



Kërkesa e Partisë Demokratike vjen pasi një gjykatë në Shtetet e Bashkuara dënoi me 4 muaj burg 61 vjeçarin William Argeros për kontribut të paligjshëm nga një i huaj në një komitet të përbashkët për mbledhjen e fondeve për presidentin Barack Obama në vitin 2012. Avokati i zotit Argeros citohet të deklaruar gjatë procesit se klienti i tij kishte vepruar në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama, dhe se kandidati ishte Edi Rama, kryeministri aktual i Shqipërisë.


Më herët, një Gjykatë në New Jersey, dënoi në vitin 2017 me kusht, shqiptarin me banim në SHBA, Bilal Shehu, i cili kishte blerë dhe biletat për të marrë pjesë në një takim të mbledhjes së fondeve më 8 tetor të vitit 2012, në San Francisco.

Duke ngritur dyshime të shumta mbi origjinën e këtyre parave që sipas saj janë paguar nga kryeministri, opozita shprehet se “zoti Rama sipas saj ka konsumuar të paktën 3 vepra penale, nga veprimet e tij të kundërligjshme: Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,

Në kohën kur shpërtheu ky debat, në verën e vitit 2016, zyra e shtypit e kryeministrit, deklaroi se as nuk ka marrë pjesë në ndonjë organizim elektoral të Presidentit Obama dhe as nuk ka kryer ndonjë pagesë, për të marrë pjesë në një organizim të kësaj natyre. Ndërsa lidhur me njohjet e tij me Bilal Shehun, u shpjegua se ai “është pjesëtar i komunitetit shqiptar në New York dhe është takuar me delegacionin shqiptar në SHBA në vitin 2012. Por në mënyrë kategorike nuk ka patur asnjë lloj veprimi financiar nga ana e Edi Ramës për të realizuar fotografinë e takimit me Presidentin Obama”.

Zëri i Amerikës/ Shqiptarët mblidhen para zyrës së Trump kundër Ramës dhe Soros

Disa dhjetëra shqiptarë të Amerikës u mblodhën të dielën në mesditë përpara Shtëpisë së Bardhë për të protestuar kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama dhe asaj që ata e quajnë ndërhyrje e miliarderit George Soros në punët e Shqipërisë.

Kështu e nis artikullin e saj për protestën e sotme të shqiptarëve para Shqipërisë së Bardhë, Zëri i Amerikës.

Sipas medias shtetërore amerikane, ata iu drejtuan Presidentit amerikan Donald Trump me lutjen që të tregojë vëmendje për atë që po ndodh në Shqipëri.

Grupet e shqiptaro-amerikanëve të mbledhur të dielën përpara Shtëpisë së Bardhë për të protestuar, i thanë Zërit të Amerikës se ishin njoftuar përmes rrjeteve sociale për tubimin.

“Nuk jemi pjesë e ndonjë organizate, as e ndonjë partie. Thjesht jemi shqiptarë që na interesojnë të drejtat dhe liritë e popullit tonë, të cilat janë të mohuara nga qeveria aktuale, që është e kapur nga krimi, nga korrupsioni,” thotë Vera Matoshi nga Nju Jorku.

Protestuesit mbanin në duar pankarta kundër miliarderit George Soros, që ata thanë se po destabilizon një vend të NATO-s, siç është Shqipëria.

“Ai po ndërhyn në çdo cep. Sipas informacioneve, ka hedhur shumë lekë në reformën në drejtësi, në një reformë që po dështon. Po shikojmë njerëz që po kualifikohen, disa prej të cilëve edhe nuk e meritojnë të kualifikohen,” thotë Ervis Zholi, veprimtar i Degës së Vatrës në Miçigan.

Besnik Xhama nga Nju Xhersi beson se miliarderi George Soros ka ndikuar për vendosjen e një të majte ekstreme në Shqipëri:

“George Sorosi duhet të largohet një orë e më parë nga politika shqiptare sepse ka ndikuar negativisht. Si biznesmen mund të jetë shumë i suksesshëm dhe i respektuar por në politikën shqiptare ka ndikuar shumë keq, sepse ka instaluar të majtën ekstreme.”

I pyetur se ku e shikon ndikimin e Sorosit, ai thotë:

“George Sorosi ka ndikuar në farsën e reformës në drejtësi dhe po instalon njerëzit e Edi Ramës në të gjitha pozicionet kyçe të reformës në drejtësi.”

Të ardhurit ishin kryesisht nga Bostoni, Nju Jorku, Nju Xhersi, Pensivania dhe Miçigani.

“Gjithë Shqipëria ndodhet në një kurth të tmerrshëm nga një mafie që e ka gllabëruar dhe po e vjedh përditë. Është e pamundur që ata të lëvizin. Prandaj kam ardhur t’i kërkoj ndihmë Presidentit Trump. Ai duhet të dërgojë gjykatës dhe prokurorë. Vetëm gjykatës dhe prokurorë amerikanë mund ta ndryshojnë atë vend,” thotë Viron Xhavara, banues në Filadelfia.

Protesta u zhvillua në sheshin përballë Shtëpisë së Bardhë, aty ku normalisht e diela është e mbushur me vizitorë.

Organizata panshqiptare Vatra i tha Zërit të Amerikës se nuk ka marrë pjesë në organizimin e protestës, por shprehu mbështetje për protestuesit, duke dërguar përfaqësuesit e saj. Agim Rexha, nënkryetar i Vatrës, kishte këtë lutje për Presidentin amerikan Donald Trump:

“Të shohë me vëmendje çfarë bën Xhorxh Sorosi në Shqipëri. Të shpëtojë Shqipërinë nga ‘Rama Reform’ që po shkatërron drejtësinë shqiptare dhe që e ka lënë pa gjykatën kushtetuese, pa gjykatën e lartë dhe ngadalë pa gjykata.”

Muhamet Omari nga Nju Jorku, thotë se ka disa lutje në adresë së presidentit amerikan:


“Në radhë të parë kërkojmë vendosjen e një ambasadori i cili ta kuptojë politikën shqiptare. Kjo është shumë e rëndësishme sepse shumë të tjerë nuk e kanë kuptuar. Ka filluar një erdoganizëm në politikën shqiptare, duke filluar nga propaganda, nga filmat, nga ekonomia, nga zaptimi i bankave dhe i ushtrisë. E gjithë kjo në Shqipëri, po bëhet jashtë vemendjes së politikës amerikane.”

Protesta u zhvillua e qetë dhe zgjati rreth një orë.
( Floripress, 7 korrik 2019)

“Zëri i Amerikës” goditje të forta ndaj Ramës. “Kush e ka vënë në shënjestër Edi Ramën”?!!!

Kohë më parë “Zëri i Amerikës” ka marrë një rol kritik të ashpër ndaj Edi Ramës, për herë të parë në 5 vitet e qverisjes së socialistëve. Ky qëndrim ka detyruar kreun e Ekzekutivit që ta etiketojë edhe emitentin mediatik me qendër në Uashington me termin “kazan”, aq të preferuar prej tij kur sulmon mediat që nuk i ka nën kontroll.

Goditja e parë e “Zërit të Amerikës i erdhi Edi Ramës për çështjen e Unazës së Re, ku një kompani fantazëm, “DH-Albania” kishte fallsifikuar dokumenta të autoriteteve amerikane, me të cilat u shpall fituese e tenderit 18 milionë euro. Goditja e dytë kundër Edi Ramës lidhet me skandalin e përgjimit të punësimeve partikane në administratën e Burgjeve dhe së treti, hapësira që “Zëri i Amerikës” po u jep zërave të shoqërisë civile që kundërshtojnë fort projekt-ligjin absurd, i cili cënon lirinë e medias.

Qeverisja e Edi Ramës është e karakterizuar nga skandale korruptive dhe lidhje me krimin e organizuar. Por, për një kohë të gjatë, këto probleme të mprehta nuk gjenin hapësirën e nevojshme tek “Zëri i Amerikës”. Po, çfarë ka ndodhur që ka ndryshuar qasja?


Mandati i parë i qeverisjes së Edi Ramës përkoi me mandatin e Donald Lu si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Ky i fundit, shumë aktiv në jetën shqiptare, nuk pati asnjë kritikë të artikuluar publikisht për kanabizimin e vendit.

Ambasadori Lu nuk kishte asnjë mesazh të fortë për kriminalizimin e administratës shqiptare, deri në nivelet më të larta të saj. Diplomati Lu, jo vetëm që nuk ngriti zërin, por, me aq sa mundej, tentoi të mbronte ministrat e qeverisë Rama nga përfshirjet e tyre në skandale korruptive apo edhe për lidhjet me krimin e organizuar, si në rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Nën këtë frymë, edhe “Zëri i Amerikës” nuk e zgjeroi hapësirën e kritikave të tij tek keq-qeverisja e Edi Ramës. Në kronikat e “VOA” mbizotëronin lajmet kritike, analizat dhe prezantimi i çdo aktiviteti OJQ-je që kishte në fokus sulmet ndaj sistemit të drejtësisë, njëlloj me sjelljen e ambasadorit Donald Lu.

Diplomati Lu është larguar drejt Kirgistanit, ndërkohë që administrata e ambasadës amerikane në Tiranë është ndryshuar në pjesën dërrmuese të saj, pavarësisht se ajo drejtohet nga një “e ngarkuar me punë”.

Me largimin e Donald Lu, duket se edhe “Zëri i Amerikës” ndihet më i çliruar për të qenë realist me qeverisjen e Edi Ramës. Dhe, realiteti i prezantuar, natyrisht që është shumë problematik.

“Zëri i Amerikës” ka ndjekur në vijimësi çështjen “DH-Albania”, madje ka kryer edhe investigimet e saj, të cilat shqetësuan qeverinë. “Zëri i Amerikës” zbuloi se autoritetet shqiptare e kishin pajisur me liçensë punimesh kompaninë fantazëm “DH-Albania” në një kohë që ajo nuk ishte regjistruar ende në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

“Zëri i Amerikës” zbuloi në mënyrë ekskluzive përgjimet e disa zyrtarëve shumë të lartë qeveritarë, të cilët ndërhynin për të punësuar militantë socialistë në administratën dhe sigurinë e Burgjeve.

“Zëri i Amerikës” është i vetmi television shqip-folës që transmeton rregullisht kronika mbi aktivitetet e organizatave mediatike dhe të shoqërisë civile, të cilat kundërshtojnë projekt-ligjin qeveritar për median, duke e konsideruar si shkelje të rëndë të demokracisë.

Pra, duket qartë që “Zëri i Amerikës” ka vendosur të prezantojë fuqishëm problematikat e qeverisjes së Edi Ramës, ndryshe nga pak kohë më pareë. Edi Rama është i njëjti, stafi cilësor i “Zërit të Amerikës” është i njëjti. Atëherë, përse ky ndryshim? Mos ndoshta largimi i Donald Lu e nxori lakuriq keq-qeverisjen e Edi Ramës? Nëse po, atëherë pyetja që vijon logjikshëm është: “Kush e ka vënë në shënjestër Edi Ramën”?

Edi Rama është shndërruar në të parin lider të “dheut amë” që ka kthyer kundër vetes të gjithë faktorët politikë në Kosovë.


Fotografia e Nijazi Halili


Përtej shigjetimeve të Edi Ramës për ata që e krahasojnë me Esad Pashën, apo ironive të tij me patriotët e Facebook-ut që e kanë masakruar në rrjetet sociale nismën e kryeministrit Shqiptar për tu ulur përkrah Serbisë dhe pa Kosovë në tryezën ballkanike, ajo që ka ndodhur prej disa kohësh është një ngjarje e pa parë më parë.



Edi Rama është shndërruar në të parin lider të “dheut amë” që ka kthyer kundër vetes të gjithë faktorët politikë në Kosovë. Duke thyer një rregull të vendosur prej atij vetë, që mos i shajë bashkëkombasit e tij në krah të të huajve, duke e kaluar cakun dhe duke shpallur se Prishtina është futur në rrugë qore Rama ka arritur të krijojë një konsensus të paparë kundër tij.

Andi Bushati : Edi Rama nuk është tradhëtari që duhet akuzuar, por sharlatani që duhet mëshiruar



Asnjë lider shqiptar i këtyre 30 vjetëve nuk ka qenë kaq i suksesshëm sa të unifikojë kundër vetes të gjithë faktorët politikë dhe mediatikë në Kosovë. E ka arritur vetëm Edi Rama. Po aq sa me aktet, po aq edhe me “guximin” për të qenë cinik, brutal dhe ironik me të gjithë liderët e Prishtinës, të cilët nuk ka ngurruar t’i telendisë nën praninë e Aleksandër Vuçiçit.

Edi Rama godet Kosovën në sy liderëve ballkanikë

Edi Rama e ka prishur sot devizën e tij se nuk i merr kurrë nëpër gojë bashkëpatriotët, madje as opozitarët kur flet me të huajt. Por në takimin e mini Shengenit Ballkanik ai e ka shigjetuar gjatë Kosovën në krah të Vuçiçit, Gjukanoviçit dhe Zaevit. Rama ka thënë se refuzimi i përsëritur i Kosovës për të marrë pjesë në takimet për Minishengen është i pakuptueshëm dhe i dëmshëm për vetë Prishtinën zyrtare.

“Për mua refuzimi i përseritur i Kosovës për të marrë pjesë është i pakuptueshëm. Përveç i pakutpueshëm është i dëshmësm për vetë Kosovën”, ka thënë Edi Rama.
Fotografia e Nijazi Halili
Kryeministri ka thënë se plagët e të shkuarës, duke iu referuar raporteve Kosovë-Serbi, nuk sherohen me ‘helm’ e me ‘acid’, por duhet bërë përpjekje që përmes dialogut të shkohet përpara për të krijuar kushte më të mira.

Më e rënda nga deklaratat qe se politikanët kosovarë po e minojnë këtë proces për interes të politikave të tyre të brendëshme. Rama aludoi hapur edhe kundër Vetëvendosjes dhe liderit të saj Albin Kurtit. Ne nuk mund të ecim përpara me “fantazi neo- marksiste dhe proteksionizëm si ai që aplikojnë shtete të mëdha si Kina apo ShBA.

Edi Rama mori urdhër nga Vuçiçi: Sulmo liderët e Kosovës


Dashuria Rama- Vuçiç e ngritur mbi varrosjen e interesave të Kosovës ka ngjallur reagime të pafundme nga të gjiha forcat politike dhe mediat në Prishtinë. 


Fotografia e Nijazi Halili



Që prej së shtunës, kur në Shqipëri u zhvillua mbledhja e katër liderëve të rajonit për Shengenin ballkanik, kryeministri po etiketohet si tradhëtar, shitës i interesave kombëtare e me një breshëri epitetesh që nuk i ka provuar asnjë udhëheqës tjetër. Dhe kjo natyrisht që vjen si prej qëndrimeve edhe prej fjalorit të përdorur prej tij, sepse njerëzit më shumë se dokumentat që nuk janë bërë publike dhe transparente shohin mënyrën e komunikimit që ishte një katastrofë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...