Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/01/18

Lule Alidema (1972-)

Fotografia e profilit të Lule Alidema Zejnullahu




Lule (Alisahit) Alidema lindi në Shkup në vitin 1972. Ajo si fëmijë u transferua me prindër në vendlindjen e babait të saj në Kosovë, ku edhe e kreu shkollën fillore dhe të mesme.

Studimet i kreu në Prishtinë në Departamentin e Psikologjisë, nivelin Bachelor dhe Master .
Është e licencuar  “Psikologe klinike”,  nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. .
Ajo e ushtron profesionin e saj psikologe klinike në poliklinikën "Shëndeti im " , në Prishtinë.
Gjatë  Luftës në Kosovë , ajo emigroi  në Paris të Francës duke zhvilluar profesionin e sajë në testimin  e fëmijëve kosovar,si dhe për ndihmen e shumë familjeve dhe fëmijve në nevojë që ishin të traumatizuar nga lufta. Pavarësisht ofertave që asaj  ia bënë  franqezet ajo u kthye në Kosovë për ti dalë në ndihmë popullit të sajë.

Ajo,tash e dy decenie i shëron me fjalë  personat  me strese postraumatike  të fituara nga lufta.
Gjithashtu, ajo ka ndihmuar dhe ju ndihmonë   qifteve bashkëshortorë që kanë probleme familjare ,
probleme psiko-sociale, fëmijëv të moshave të ndryshme që kanë  probleme të ndrushme (asociale dhe psikologjike etj).

Një kohë ajo punoi si mësimdhënëse e psikologjisë në gjimnazin“Xhevdet Doda”,në Prishtinë,ndërsa tash punon si Psikologe klinike në Poliklinikën “Shëndeti im“, në Prishtinë.

Ajo i udhëzon dhe ju ndihmon të sëmurit , i vlerëson ata për  aftësi   psiko-fizike, mbanë séanca psikologjike me adoleshentë dhe më të  rritur etj.

Qëllimi i sajë në karrierë është t’i edukojë të rijtë me shkrime si dhe  më udhëzime psikologjike rreth preokupimeve të tyre në kushte aktuale, duke shtjelluar tema të ndryshme nga psikologjia .
Ajo ka publikuar disa publikime mjaftë të rëndsishme nga psikologjia klinike ,psikologjia sociale etj. ,si fjala vjen:

1. “Disa teknika rreth menagjimit të stresit”

2. “ Kemi apo nuk kemi vetëbesim”

3. “ Të priremi nga mendimi pozitiv”

4. “ Që të mos zhgënjeheni, uleni pritshmërinë”

5. “ A ja vlenë të zemërohemi e të mbajmë inatë”

6. “ Të nisesh nga vetja nuk do gabosh kurrë”

7. “ Roli dhe rëndësia e të qënurit gjysh”

8. “ Adoleshenca dhe qrregullimet e saj”

9. “ Sjelljet agresive të nxënësve adoleshentë në shkollë”

10. “ Prindërimi”

11. “ Motivimi i nxënësve të ciklit të ulët nga ana e mësuesve, inkurajues për të nxënë më tepër dhe për të qenë më të vëmendshëm gjatë ores mësimore”.

Etj.



Hero në luftë dhe paqë :Samail Hajdari


Dje , më 17 janar 2020,  u bënë 18 vjet nga vrasja e ish-deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj. 

Në 18 vjetorin e vrasjes së tij, rugovasit  e kanë  përkujtuar atë dhe kanë  shprehur dhimbje për humbjen e tij. Shkrimtari nga Rugova Naim Kelmendi  e ka cilësuar  Smajl Hajdarajn si shembull se si mbrohet liria dhe kultivohet demokracia në vend.


Rezultate imazhesh për SMAJL HAJDARAJ


 “Sot, në 18 vjetorin e vrasjes së ish-deputetit të LDK-së Smajl Hajdaraj shkrimtari Naim Kelmendi  e përkujton dhe shpreh dhimbje për humbjen e tij. Smajl Hajdaraj ishte deputet e aktivist shembull se si mbrohet liria dhe kultivohet demokracia në vend. Smajl Hajdaraj ishte atdhetar i cili nuk kurseu veten deri në ditën e fundit të jetës, dhe humbja e tij nuk është humbje vetëm për familjen e tij, por edhe për gjithë Kosovën.”, shkruan Kelmendi në shkrimin e tij . 

Smajl Hajdaraj ishte deputet i Kuvendit të Kosovës dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rugovë. Ai ishte vrarë në një atentat më 17 janar 2002.(Flori Bruqi)


****

Letra e Smajl Hajdaraj një muaj para se të ekzekutohej

Më 17  Janar 2002 , në hollin e hyrjes së banesës së tij në Pejë, ishte vrarë në një pritë deputeti i atëhershëm i Kuvendit të Kosovës dhe Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare në Rugovë, Smajl Hajdaraj.

Askush nuk është shpallur fajtor dhe familja ende vazhdon të kërkojë drejtësi. Floripress , ju sjell letrën e fundit që kishte lënë Smajl Hajdaraj, një muaj para ekzekutimit, ku flet për luftën e UÇK-së, çlirimin e Kosovës dhe grupin që pengonte organizimin ushtarak të asaj kohe.

Familja e konsideron si testamentin e fundit që ruajnë nga familjari i tyre, mirëpo a ka qenë ky paralajmërimi i Smajl Hajdarajt para se të ekzekutohej?


Në një dorëshkrim, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kishte lënë një porosi për, siç shkruan në letër, hierarkinë e UÇK-së, të cilët tashmë janë në krye të shtetit.

Sipas Hajdarajt, qysh atëherë lufta e mirëfilltë është penguar nga një grup i caktuar. Këta udhëheqës UÇK-në e kishin përdorur për të familjarizuar Ushtrinë dhe për interesa personale.


“Vlen te theksoj se organizimin ushtarak dhe luftën e mirëfilltë gjithnjë e ka penguar një grup që për koncept ushtarak e kishin konceptin jashtë institucional. Ushtrinë çlirimtare donin ta familjarizojnë, ta privatizojnë dhe shfrytëzojnë për interesa karrieriste dhe thjeshtë personale”, shkruan porosia e fundit që i la Kosovës ish- komandanti i zonës së Rugovës.
                          Rezultate imazhesh për SMAJL HAJDARAJ
 

Djali i tij, Shpëtim Hajdaraj, i tha medieve disa heë  se fëmijët po e ruajnë këtë letër si testament të fundit nga prindi.



Rezultate imazhesh për SMAJL HAJDARAJ


Letra që flet me anë të kronologjisë, shpjegon ndodhi të luftës dhe, sipas Shpëtimit, po bëhet çdo ditë më e fuqishme dhe kuptimplotë.

Smajl Hajdaraj, njëri nga disa zyrtarët e lartë të LDK-së të vrarë pas luftës, në letrën-testament shprehet i emocionuar për lirinë e fituar dhe apelon për angazhim drejt pavarësisë.


Në vazhdim është letra e plotë e Smajl  Hajdarajt dhe faksimili i saj:

Mendim

Edhe pse fillimi i luftës çlirimtare më gjeti udhëheqës partiak (Kryetar i LDK-së për Rugovë) nuk jam hamendur fare por me tërë potencialin tim politik dhe autoritativ i jam bashkangjitur luftës së shenjtë çlirimtare.Kështu ndodhi edhe me një pjesë të aktivistëve të LDK-së dhe me pjesën më të madhe të anëtarësisë. Që nga fillimi i veprimit të Shtabit Rajonal të Rugovës (komandant i të cilit isha deri më 14 janar 1999) e deri me ranjën e Rugovës si teritor (me 21 prill 1999) Rugova dhe Rugovasit bënë një luftë karakteristike dhe shumë përmbajtësore:

a) Teritori i Rugovës u mbajt teritor i lirë (Rugova ra me 21 prill 1999)

b) Gjatë tërë kohës bëmë pranimin,strehimin dhe përcjelljen e dhjetëra mijëra të ikurve nga zona e Rrafshit të Dukagjinit.

c) Bëmë pranimin ,strehimin dhe sistemimin e ushtarëve të përzënë nga Rrafshi i Dukagjinit.Pjesa më e madhe e tyre kërkuan përcjelljen gjë të cilën ua kemi mundësuar.

d) Teritori i Rugovës dhe ushtria e saj u vunë në shërbim të përhershëm për kalimin dhe furnizimin e zonave të Kosovës me armatim dhe municion të domosdoshëm.

Mendoj se këto të vërteta dhe këto punë nuk duhet të harrohen nga askush , e aq më parë nga hierarkia ushtarake e UÇK-së.Vlenë te theksoj se organizimin ushtarak dhe luftën e mirëfilltë gjithnjë e ka penguar një grup që për koncept ushtarak e kishin konceptin jashtëinstitucional.

Ushtrinë çlirimtare donin ta familjarizojnë,ta privatizojnë dhe shfrytëzojnë për interesa karieriste dhe thjeshtë personale.Këtë e ka dëshmuar edhe koha.Lufta e tyre më e madhe ishte kundër atyre pak institucioneve të krijuara dhe ndaj pjesëtarëve të LDK-së (lexo shumica rugovase).

Më në fund .Jam tepër i emocionuar për lirinë e fituar dhe njëherit bëj apel që të angazhohemi të gjithë së bashku për ndërtimin e Pavarësisë së Kosovës-qëllim yni i tanishëm.

Ismail Hajdaraj ish Kom. i Shtabit Rajonal të UÇK-së për Rugovë




21-vjetori i themelimit të Brigades 136 “Rugova “!
 Nga Tahir Cukaj (video)

Një e vertetë historike dhe heroike, Rugova, si çdo Krahinë e Kosovës, rreshtohet në linjën e drejtçlirimit të Kosovës duke respektuar hierarkinë shtetrore dhe duke qendruar në ballë të stuhive dhe sakrificave!



Po në ketë ditë Janari rugovasit se bashku me Komandantin e Shtabit Rajonal Rugova z.Smajl Hajdaraj (i cili funksiononte qe nga Muaji Korrik) respektojnë vendimet dhe qendrimet institucionale të shtetit të Kosovës duke mirëpritur emrimin e Komandantit të Brigadës 136 “Rugova” zotin Florim Qela!




Kosova në luftë dhe në flakëzjarri , vrasje dhe debime të popullates nga shtepit e veta, dhunime e masakrime të njëpasnjëshme bëri që populli ta merr pushkën për ti dalur zot vetvetës!

Edhe Rugova ishte ajo që në kohë krize u gjet krah njeri tjetrit për ta liftuar të keqen dhe armiqet e ketij vendi!

Smajl Hajdaraj, si një burrë i urtive të një intelektuali dhe veprimtari politik, mori guximin dhe besimin e popullit që të jetë në ballë lufte dhe krize!

Duke e ndier përgjegjsinë dhe pasojat e pa prituar qe mund ndodhin ne kriza lufte, bëri që në rendin e parë ta kemi mirkuptimin dhe kordinimin e popullit dhe në rast nevoje edhe tê sakrifikohet!

14-Janari – i vitit 1999 rugovasit i gjen të bashkuar dhe si perfaqësues ushtarak dhe politik Smajl Hajdaraj benë thirrje dhe merr përgjegjsi për unitet duke e mbeshtetur Florim Qelen për Komandant Brigade , si dhe duke respektuar vendimet e Ministrisë se Mbrojtjes që ishte nen udhëheqjen e Ministrit Halil Bicaj!

Një qendrim i tillë beri që Rugova eshtë Krahinë burrash dhe trimash , dhe në kohë krizash e mospajtimesh din të merr edhe vendime të menqura për të miren e popullit!

Për hir të se vertetes dhe maturisë se pa shoqe që deshmoj në kohë lufte dhe paqe z. Smajl Hajdaraj obligohem që ti falem vepres dhe kontributit të tij të pa shoq prej një miku dhe bashkëluftetari të sinqertë!

Duke pritur se një ditë do të dekorohet dhe shperblehet nga institucionet e larata shtetrore në befasi në hyrje të baneses se tij shkrepin rafale plumbash mbi trupin e tij duke i marrë jeten në menyren më të poshter nga dora e kriminelit që tani e 18 vite nuk eshtë i zbular rasti e familja e tij jeton në ankth dhe nê humbje shprese! Respekt dhe nder mundit dhe sakrificës se Komandantit dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës z. Smajl Hajdaraj!




Shkolla Fillore ,,Një Maji” Haxhaj! 28 Nëntori i Vitit 1998! SHTABI RAJONAL ,,RUGOVA” 


Jeta eshtë kjo qe eshtë.Sakrificat nuk kanë të ndalur në as një brez!

Lufta për drejtësi dhe pavarësi prej shekujsh ishte e veçantë vetem për shqiptarët! Kosova nuk kishte të ndalur në as një përudhë kohe!

Viti 1997/98 ishte një vit i luftës dhe i terrorit në Kosovë. Zjarri dhe masakra kishte përshkuar çdo Zonë të Kosovës e në veçanti Drenica dhe Rrafshi i Dukagjinit ishin në luftë të hapur!

Duke e parë dhe ditur se çka mund të pritej prej një lufte që zhvillohej nga ushtria serbe edhe Zona e Rugovës ishte ajo që iu përgjegj “Kushtrimit”gjithë popullor!

Ajo si çdo here në rendin e parë kishte rregullin dhe urtësin dhe me njëherë filloj një organizim për mbrojtje dhe për liri, ku zgjodhi strukturen e saj ne krye me komandantin e Shtabit Rajonal Rugova , z. Smajl Hajdaraj! Ishte një nder i madh për se cilin rugovas që ishte rreshtuar për interesin e kombit dhe lirisë se tij!

Rugova si as njëhere më parë nuk ishte më e gezuar se sot, ajo edhe pse ishte pjek dhe djeg me dhjetra here nuk e kishte gajle at punë siç thot populli! Ajo e donte lirinë , dhe për te flijohej!

Sot kemi festë thonin rugovasit, sot kemi ngritjen e flamurit dhe ditën më të rendësishme për kombin se kemi 28/Nentorin /diten e pavarësisë se Shqipërisë!

Pra, për herë të parë si Rugovë dhe si popull festojmë diten e flamurit si Ushtri Çlirimtare e Kosovës mu në qerdhen e arsimit , ketu në oborrin e Shkollës Fillore ,,Një Maji” në Haxhaj!

Të rreshtuar dhe të respektuar për luften dhe flamurin rugovasit pa dallim moshe e ideje po ketë ditë festojnë 28 Nentorin më Komandantin Smajl Hajdaraj!

Edhe pse po behen 20 vite nuk do thoja se eshtë vonë të behet një përkujtim i asaj kohe kur dihej se asgjë me afer se vdekjen nuk kemi!

Mendova e ç’mendova dhe të vetmen rrugë zgjodha që për hir të se vertetës dhe rugovasve te mi dhe kontributit të Komandantit dhe ish Deputetit të Kuvendit të Kosovës z. Smajl Hajdaraj të përshkruej dhe ta nderoj festen e 28 Nentorit edhe sot dhe deri sa unë të jem i gjallë!

Kam pritur dhe kam shpresuar se një ditë do thuren vargje dhe artikuj nga miq dhe bashkluftetar të Smajl Hajdarit,por ajo nuk ndodhi,

Kam prtur dhe kam shpresuar se do ngritet zeri në institucione dhe në Kuvende ng rrahagjokës të ndryshem për vlerat dhe guximin qe e deshmoj Smajl Hajdaraj si luftetar dhe si veprimtar,i cili edhe ne vija fronti dhe kundershtime të ashpëra u thirr në institucione shteti dhe në Liderin historik dr. IBRAHIM RUGOVEN,por ajo nuk dodhi!

Unë sot do i them mikut dhe bashkëluftetarit tim z. Smajl Hajdarajt se ti ishe një trim dhe një atdhetar, ishe ai qe u gjete ne ballë istikameve dhe kerkesave të popullit! Mik ajo dorë qe shtiu mbi ty qoftë dorë e turpit dhe e krimit! Respekt për jetë dhe mot miku im! Lavdi vepres!(TAHIR CUKAJ)



VRASJA E SMAJL HAJDARAJT MË 17 JANAR 2002 LA ZBRAZËTIRË TË MADHE JO VETËM NË LDK, POR EDHE NË KOSOVË 

Më 17 Janar 2002, në hyrje të banesës së tij në lagjen “Fidanishte” në Pejë, në orët e mbrëmjes nga një dorë mizore iu shua jeta deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe ish komandantit të UÇK-së për Rugovë, Smajl Hajdarajt. Iu shua jeta pa e shijuar mirë atë, një njeriu që bashkë me familjën e tij atdhetare bënë shumë historikisht për kombin. Në Janarin e tragjedive dhe krenarive kombëtare nga një pritë e organizuar u vra një njeri i urtë, bujar, veprimtar i madh i LDK-së dhe ushtarak i vijës institucionale të presidentit të Kosovës, dr.Ibrahm Rugova.

Vrasja e Smajlit dhe shumë vrasje të tjera mbetën ende të pa ndriçuara. Në atë kohë vrasja e Smajlit kishte bërë jehonë të madhe, se ishte vrarë deputeti i Parlamentit të Kosovës . Edhe një zyrtar i lartë o Kombeve të Bashkuara në Kosovë, kishte thënë së kjo organizatë do të bëjë maksimumin që të gjejë vrasësit dhe të përcaktoj arsyet e vrasjës së Smajl Hajdarajt.Por, nga këto deklarata dhe shumë te tjera deri më tash së do të bëhët diq në zbardhjën e vrasjeve të motivura politikisht nuk doli asgjë. Por, herdo kur, ky pluhur i harresës do të hiqet, dhe të gjitha vrasjet do ta gjejnë dritën e diellit. E gjejnë dritën e diellit, sepse gjaku i derdhur pa marrë parasysh së sa vite shkojnë nuk e lenë pa i shpërfaqur vrastarët.Smajl Hajdaraj dhe kontribut kombëtar qysh nga mosha rinore, dhe nuk u ndalë kurrë edhe me armë në dorë derisa sa Kosova u bë shtet i lirë dhe i pavarur.

Smajli si komandant i UÇK-së dhe si njeri kishte autoritet të madh jo vetëm në Rugovë por edhe në Rrafshin e Dukagjinit. Këtë respekt Smajli e kishte fituar me tiparet e tija të larta njerëzore dhe atdhetare. Ai ishte njeri afert më të gjithë ata që patën rastin ta njohin .Ishte njeri plotë elan për jetë, plotë energji dhe shumë optimist për të ardhmen e popullit të vet. Sigurisht se Smajli kishte luftuar për një Kosovë me ndryshe siq e kemi sot.Kishte luftuar për nje Kosovë pa krim të organizuar dhe korrupcion. Kishte luftuar për një Kosovë ku të gjithë do të kënë mirëqenje.Ka luftuar që vendi i tij të bëhët një shtet I prosperuar dhe demokratik. Smajli sigurisht së nuk e ka paramenduar së LDK-ja do të bie në duar të interesagjinjëve politik. Nuk e ka paramenduar se do të nepërkemben aq lehtë vlerat rugoviane të këtij subjekti politik dikur më e madhi në Kosovë.Vrasja e Smajlit la zbrazëtirë të madhe jo vetëm në LDK, por edhe në Kosovë. Ai u vra por nuk vdiq asnjehëre.

Ceremonia e varrimit të tij në fshatin Zahaq ku prehen eshtrat e tij, ishte ceremonia më madhështore pas ceremonisë mortore të presidentit historik të Kosovës, dr.Ibrahim Rugova. Me mijëra qytetarë nga mbarë Kosova atë ditë ia dhanë lamtumirën e fundit një atdhetari të madh. Vargu i atyre që ishin prezent atë ditë janari dukej i pafund, sikur është edhe e pafundme edhe vepra e tij. Jeta dhe vepra sublime e atdhetarit Smajl Hajdaraj do të mbetet e pavdekshme . Edhe pse vetëm pse fizikisht u nda nga familja , miqët , shokët dhe dashmirët, ai është gjallë me veprën e tij. Jeta dhe vepra e tij, do të jënë udhërrefim për brezat e rinjë së si duhet dashur atdheu dhe kombi.Ai ishte dhe ka mbetur mburrja dhe krenaria e familjës atdhetare Hajdaraj nga Rugova .Ai është krenaria e kombit.Sakrifica e tij për liri dhe pavarësi është e përjetshme. Prandaj , çdo përvjetor që vjen na e shton mallin , dhembjen por edhe krenarinë për atdhetarinë, Smajl Hajdarajn. Lavdi jetës dhe veprës së Smajl Hajdarajt!(SKËNDER MULLIQI)

Heroina nga Kosova ,Shenide Bilalli, gazetarja nga Prishtina ka plot 24 vjet që jeton në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb.


Shenide Bilalli, gazetare e luftës të ish-Jugosllavisë që më 1991 me dokumentarët e saj kundërshton regjimin e kryekriminelit Sllobodan  Milosheviçit


Shenide Bilalli, gazetarja nga Prishtina ka plot 24 vjet që jeton në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb. Ajo është e njohur si skenariste e regjisore televizive në programin Dokumentar, por edhe si gazetare e programit informativ me tema aktuale të Kroacisë.

Shenide Bilalli është shqiptarja e parë nga Kosova që ka kryer Akademinë për Teatër, Film dhe Tevizion në Zagreb, më 1983. Ajo ka realizuar më tepër se 300 filma dokumentarë, dramat Gjenerali i ushtrisë së vdekur dhe Monologu i Teutes.

Publikun në Kosovë e bëri për vete me tema të guximshme sociale, por shpejt e zotëroi edhe tregun e ish Jugosllavisë me filmin „ Krahu i thatë“, i cili flet për gjendjen e rëndë të Kosovës në vitin 1989, ku intelektualët, për shkak të papunësisë shitnin krahun e punës si hamallë. Me mjeshtri dhe stil të veçantë autorja hyn në konkurrencën më të ngushtë për shpërblimin në festivalin televiziv në ish Jugosllavi. NEUM 1990.

Aty mori ftesën nga TV Zagrebi, për të punuar për programin Dokumentar dhe emisionin e femijëve. Në 1991 sipas skenarit dhe regjisë së saj, xhiron serinë “Çka ?Kush? Ku ?” me motive nga Bibla, ne 10 episode me aktorët më të njohur të Kroacisë.


Gjatë xhirimit në Kroaci, prindërit e porosisin të mos kthehet në Kosovë, se është në listën e zezë. Ndërkohë bashkëshorti dhe 3 fëmijët i bashkohen në Zagreb, ku dhe filluan të jetojnë.

Në vitet 1990 mediumet dhe televizioni kroat ishin plot lëvdata dhe shumë vlerësues për talentin e shqiptares 30 vjeçare, por Shenide Bilalli, nuk e harroi kurrë vendlindjen e saj dhe më 1991 xhiron filmin dokumentar për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova „Kur e humbi vendlindjen“.

Në filmin plot skena të trenave kundërshton regjimin e Milosheviçit dhe paraqet gjendjen reale në Kosovë, dëbimin e rinisë dhe forcës mashkullore që largohen nga Kosova për shkak gjendjes së keqe, emigrojnë dhe bëhen njerëz pa status në botë.
Ky film ishte jashtëzakonisht guximtar, por ndërkohë ia hap autores dyert e mëdha. Programi Dokumentar TVK e caktoi regjisore dhe gazetare në emisionin informativ „Për Liri „ ku ishin angazhuar gazetarët dhe regjisorët më të dalluar të Kroacisë për ta mbrojtur shtetin nga agresioni i Milosheviçit.

Me stil të veçantë dhe me një sensibilitet tepër të hollë, Shenide Bilalli iu bashkohet nënave Kroate „Bedem Lubavi“ –“Muri i Dashurisë” të shpëtojnë djemtë nga ARJ, dhe kështu fiton simpatinë e teleshikuesve kroatë.


Nuk ndalet asnjë çast. Vazhdon të xhirojë temën e luftës në vijën e parë, ku personazhë të saj janë luftëtarë refugjatë, të lënduar, fëmijë, femra të dhunuara, sensibilizon botën për gjendjen në Kroaci dhe i ndihmon familjet për t’i gjetur të zhdukurit.

Filmi „Muri i dhimbjes“, 1997, Shenide Bilallin e ngjiti në skenën botërore ku përfaqësoi Kroacinë në Kanë. Me këtë film tërhoqi vëmendjen jo vetëm të kritikës por edhe të politikës botërore, ku shpejt doli në dritë e vërteta për të zhdukurit dhe pa vonuar, u hapën gropat e të vdekurve në Vukovar dhe u gjet shumica e të zhdukurve.
Filmi „Muri i dhimbjes“ theu të gjitha rekordet e shitjes së filmit në festivalin e Kanës dhe në Kroaci . Autorja ua dhuroi prindërve të të zhdukurve të drejtat e autoriale për të ngritur lapidarin të cilit ia dhanë emrin simbas filmit të saj, “Muri i dhimbjes”. “Muri i dhimbjes” hyri në antologjinë e filmit Kroat.


Por Shenide Bilalli në Kosovë mbeti si heroina-dëshmitare e grevës së minatorëve të Stari Tërgut që zbriti 900 metra nën tokë.

Në vend të përkujtimit: Basri Çapriqi(15 janar 1960-14 janar 2018)

Rezultate imazhesh për basri Çapriqi

Basri Çapriqi u lind më 15 janar 1960 në vendlindjen e tij në Krythë të Ulqinit. Ndërroi jetë Prishtinën e tij të dashur, më 14 janar 2018. Një ditë pa i mbushur të 58-tat iku nga kjo botë tokësore, për të hyrë dhe për të mbetur përgjithmonë në botën e pavdekshme të vlerave letrare të letërsisë shqipe.

Basri Çapriqi ishte poet i mrekullueshëm, eseist brilant, studiues i thellë i letërsisë, mësimdhënës i veçantë në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Gjatë punës së tij më shumë se tridhjetëvjeçare ka botuar studime letrare në revista të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, ka botuar veprat e tij poetike në disa gjuhë botërore dhe është përfshirë në dhjetëra antologji të poezisë në gjuhë të ndryshme të botës.

Vlera e poezisë së tij, si dhe e studimeve letrare, pastaj kontributi e tij në fushën e kulturës, profesionalizmi në projekte të rëndësishme kërkimore e shkencore, aftësia për udhëheqje akademike, ligjërimi e tij në universitet në të gjitha shkallët e studimeve, si dhe rezultatet e punës së tij në përgjithësi, të gjitha këto dhe natyrisht se edhe të tjera ka shumë, dëshmojnë për një personalitet, ndër më të rrallët në tërë hapësirën shqiptare.

Basri Çapriqi shkollimin fillor dhe gjimnazin klasik i mbaroi në Ulqin. Studioi letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës dhe diplomoi në vitin 1983. Vijoi studimet e magjistraturës në Prishtinë, ndërsa magjistroi me temën “Format antitetike të tekstit letrar në poezinë e sotme shqipe”.Në vitin 1994 mori diplomë në Universitetin e Edinburgut për letërsi skotlandeze. Doktoroi në Prishtinë në vitin 2004 me temën “Simboli në poezinë e sotme shqipe”.

Basriu ka nisur punën në vitin 1986 si asistent në Degën e Letërsisë Shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Në periudhën 1988 – 1992 ka qenë kolumnist në gazetën “Fjala” të Prishtinës.Në vitin 1996 zgjedhet ligjërues për lëndën Stilistikë dhe më 1999 edhe për lëndën Semiologji, ndërsa në vitin 2005 zgjedhet prof. asistent për lëndët e lartpërmendura. Në studimet master në Degën e Letërsisë Shqipe ka ligjëruar Letërsinë aktuale. Nga viti 2004 ishte kryetar i PEN Qendrës së Kosovës. Basriu ishte anëtar i redaksisë së revistën rajonale për letërsi, kulturë e arte “Sarajevske sveske”(“Fletoret e Sarajevës”).

Në dy mandate (2006-2012) ishte Kryetar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Në vitin 2010 zgjedhet profesor i asocuar për lëndët mësimore: Stilistikë, Semiologji, Semiotikë e medies dhe Letërsi aktuale, ndërsa në vitin 2016 zgjedhet profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 2012 zgjedhet Anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave dhe po në këtë vit zgjedhet edhe nënkryetar i kësaj akademie.

Poezia

Krijimtaria poetike e Basri Çapriqit shquhet me veprat e tij me poezi: “Ulli me dy mijë unaza” (1983),“Në fund të verës” (1986), “Ma qet gjuhën”(1989), “Frutat bizare”(1996),“Grass on the Window(1996),“Burimi nën gjuhë” (2005),“Zbutja e gjarprit” (2006),“Deschiderea scoicii” (2010), “Përkryerja e shiut” (2013), etj.

Poezia e Basri Çapriqit sjell një sensibilitet të veçantë krijues në poezinë bashkëkohore shqipe, me idetë, stilin, figuracionin poetik, etj. Duke qenë njëri ndër autorët më të njohur të brezit letrar të viteve ‘80 të shekullit XX, Çapriqi ka arritur ta ndërtojë dhe ta sistemojë një lirizëm të fuqishëm poetik, i cili mbështetet në filozofinë e tij krijuese përbrenda koncepteve të qarta moderne dhe postmoderne.

Poezia e Basri Çapriqit frymëzohet nga perceptimi i një realiteti ekzistues, ku përmbajtja antonimike shtresohet përbrenda një strukture të re ligjërimore.Natyrisht, një poet me vokabular mesdhetar, siç e ka cilësuar Ali Podrimja, Basri Çapriqi ka arritur të trajtojë tema dhe motive interesante në poezinë e tij për të dëshmuar veçantinë e individualitetit krijues.

Nga libri i parë poetik “Ulli me dy mijë unaza” e deri te libri i tij i fundit me titullin “Përkryerja e shiut”, Basri Çapriqi ofron materien krijuese me qasje individuale, kryesisht nëpërmjet leksikut dhe sintaksës së zgjedhur poetike, ku mbizotëron ironia e dialogut lirik, e cila, jo rrallë, del në rrafshin kontekstual dhe në njëfarë mënyre bëhet, po ashtu, bartëse e ideve dhe e kuptimeve të kësaj poezie.

Studiues shqiptarë dhe të huaj e kanë vlerësuar lart poezinë e Çapriqit, pikërisht për temat e veçanta që trajton, të ndërlidhura me aktualitetin, mitin, historinë, pastaj për veçoritë figurative që i shtreson dhe i funksionalizon kjo poezi, për ligjërimin, stilin, gjuhën, etj., duke dhënë mjaft shembuj karakterizues për vlerën letrare dhe estetike të poezisë së këtij autori në kuadër të poezisë bashkëkohore shqipe në përgjithësi.

Studimet letrare

Basri Çapriqi ka botuar vepra me studime letrare, kritikë, ese, monografi. Në veprat e tij më të njohura, siç janë:“Mikrostruktura e tekstit” (1990), “Aksidenti i orës shqiptare”(1993),“Përmasat e kontekstit”(1998),“Simboli dhe rivalët e tij”( 2005) dhe “Paradigma kadareane” ( 2006) Çapriqi ka dëshmuar nivel të lartë profesional dhe dije të sistemuar letrare e teorike në paraqitjen dhe vlerësimin e fenomeneve të ndryshme të letërsisë. Shumica e çështjeve dhe dukurive i përkasin fushave të caktuara të interesimit të tij hulumtues e shkencor, siç janë: poezia e sotme shqipe, letërsia aktuale, stilistika, semiologjia, etj.

Në veprat e tij me ese dhe studime letrare Basri Çapriqi ka sjellë analiza dhe interpretime interesante, të cilat ndërlidhen me konceptet e tij teorike, kritike, estetike, etj. Duke dhënë mendime me interes për prodhimin letrar shqiptar, për veçoritë dhe karakteristikat e veçanta dhe të përgjithshme të letërsisë, Basri Çapriqi ofron vlerësime profesionale shkencore në fushën e studimeve letrare shqiptare.

Në librin e parë me ese dhe shkrime kritike “Mikrostruktura e tekstit”(1990), Basri Çapriqi dëshmon përkushtimin dhe dijen e tij për t’u marrë me tema të caktuara letrare, duke arritur të bëjë studime analitike dhe krahasimtare për probleme të ndryshme të letërsisë. Më tutje, pikëpamjet e tij për fatin e shqiptarëve, pas të gjitha thyerjeve të mëdha në hapësirën europiane, i shfaq në librin “Aksidenti i orës shqiptare”(1993), ndërkaq në librin e eseve të tij me titullin “Përmasat e kontekstit”(1997), Basri Çapriqi trajton tema, të cilat ndërlidhen me politikën e shkrimit, me efektet dytësore të gjuhës, me civilizimin shqiptar, etj.

Dy librat e tij më të rëndësishëm, të cilët dallohen për objektin e studimit, për kërkime të avancuara shkencore dhe për rezultate të dëshmuara teorike dhe kritike janë: “Simboli dhe rivalët e tij”(2005) dhe ”Paradigma kadareane”(2006).

Në librin “Paradigma kadareane”, Basri Çapriqi ka trajtuar praninë dhe ndërtimin e simboleve mitike në poezinë dhe prozën e Kadaresë, duke dhënë shembuj karakterizues për funksionin e tyre përbrenda universit krijues kadarean. Gjithsesi, shquhet qasja e veçantë eseistike, e cila dëshmon mendimet e qarta dhe të argumentuara të Çapriqit përbrenda një dialogu kritik me veprën e Kadaresë.

Në veprën monografike “Simboli dhe rivalët e tij”, e cila mund të konsiderohet projekti më i realizuar dhe më i suksesshëm shkencor i studiuesit Basri Çapriqi, trajtohen një varg e vistër çështjesh dhe problemesh teorike, kritike dhe estetike, të cilat ndërlidhen me simbolin dhe interpretimin, simbolin dhe psikanalizën, simbolin dhe mitin, simbolin dhe kodin, simbolin dhe metaforën, etj., duke shkuar më tutje në konkretizimin e analizave të rëndësishme studimore që kanë të bëjnë me letërsinë shqipe përballë simbolit mitik, historisë dhe realitetit.

Për më tepër, studimet e veçanta për autorët: Martin Camaj, Rrahman Dedaj, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Ali Podrimja, Azem Shkreli, Ismail Kadare, etj., dëshmojnë për vlerën studimore dhe shkencore të këtij libri monografik, i cili mund të konsiderohet si njëri ndër librat më të rëndësishëm në studimet letrare shqiptare.

Lamtumirë atdhetari i lirisë Selman Fetaj



Pas një smundje është ndarë nga jeta veprimtari Selman Fetaj nga Strellci i Epërm i Deçanit.

Selmani ishte dënuar në Burgun Ushtarak të ish-Jugoslavise me 1982 ne Lubjanë me 13 vjet burg, bashkë me Abedin Balaj dhe Hasan Kurtin.

Veprimtari Selman Fetaj ka jetuar e punuar në Suedi që nga vitet 1990-ttë!

“Burgjet politike, përndjekjet dhe mërgimi ishin fat i disa shqiptarëve që nuk u nënshtruan e nuk u ndalën kurrë duke punuar për atdheun e tyre, këtë rrugë të sakrificës e kishte zgjedhur atdhetari Selman Fetaj.

Ngushllime familjës, bashkëveprimtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën e punuan me të”, ka shkruar deputeti Rasim Selmanaj, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Fetaj.(Flori Bruqi)



*****


Nga Neki Lulaj

Rezultate imazhesh për selmon fetaj

(Një burr energjik, stoik, guximtarei papёrkuluri ishte Selman Fetaj)



Pas një smundje te rendë ne qytetin e Örebro ne një Spital shtetror të Suedis me 6 Janar 2020 është ndarë nga jeta në moshën 66 vjeçare veprimtari një burr energjik,stoik guximtar dhe i pa përkulur,Selman Isuf Fetaj nga fshati Strellc i Epërm i Deçanit.



Selmmani, është i lindur me 26 shtator 1954 ne fshatin Strellc,ku kreu shkollën fillore kurse Gjimnazin „Vëllazërit Frashër“me sukses te shkëlqyeshëm e mbaroi në Deçan.



Pas kryerjes se Gjimnazit u regjistru ne Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dega Gazetari-Marrëdhenje Ndërkombëtare .Selmani , studimet deri ne vitin e katërt i kreu me sukses për çka shquhej si student i dalluar shumë i sjellshëm dhe organizator i mirë ne mësime ligjerata dhe ushtrime .Gjithëçka do te ja ndryshoi rrjedhat e jetës se tij e qe para përfundimit te semestrit te tetë studimet ne vitin e katërt ja nderperu një Ftesë nga APJ,i cili qe i detyruar te shkojë në Sherbim Ushatrak.



Jeta studentore dhe ajo e ushtarake ishin krejtësisht te ndryshme,por me zgjuarsi dhe mençuri i përballoi te gjitha sfidat si ushtar shqiptarë . E kështu ne ditët e fundit kur duhej ta perfundonte sherbimin e rregullt ushtarak dhe duhej te kthehej ne gjirin e ngohët familjar në shtëpi, e ditët i numëronte me gishtat e njerës dorë,por edhe kur i kishte marrë nga prinderit edhe Rrobet civile. Një kurthë e pa parashikuar një thikë pas shpinde pa e me deshmitar genjështar spiun te shkinisë të cilët nuk i kishte parë kurrë me parë e me një inskenim fallso- fashist të pa pritur Selmani përfundoi ne burg.



Selmani, ishte dënuar në Burgun Ushtarak të ish-Jugoslavise me 1982 ne Lubjanë me 13 vjet burg, bashkë me Abedin Balaj dhe Hasan Kurtin.

Selmani, mbajti vujatjen e denimit pa u përkulur fare por në shpirtin e tij do te lindte urrejtja edhe ma e madhe për at sistem dhe për ata njerëz qe e privuan pa fakte nga liria.



Pas vuajtjës se denimit kthehët ne Kosovë dhe kontakton me miq e ish kolegë te studimeve, kisha kontakte te vazhdueshme me te dhe ne banesën time ne Vushtrri i cili pa hezitim mi ka treguar te gjitha vuajtjat dhe persekutimet shtazarake gjatë kohës se burgut te cilat ishin shnjerzore dhe fashiste çka mundet me përjetue as kafsha por i perjeton një i burgosur shqiptarë ne kazamatet e ish Armates jugosllave. Dhe mes tjerash nga vitet 90-ta kishte vendos te mergonte ne Suedi.



Burgjet politike, përndjekjet e te rive dhe mërgimi ishin fat i qindrra shqiptarëve që nuk u nënshtruan e nuk u ndalën kurrë duke punuar, kontribuar dhe sakrifikuar për atdheun e tyre, te dashur këtë rrugë të sakrificës e kishte zgjedhur atdhetari Selman Fetaj .



I cili fillimisht ishte strehuar ne qyteti Örebro te Suedis,ku pas një kohe të shkurtër hapi Shkollën shqipe për nxenësit mergimtarë te cilën punë e ushtroi disa vite rresht.Ne anën tjetër u Regjistru ne shkollat suedeze të cilat i përfundoi me sukses te shkëlqyeshme dhe fitoi titullin Përkthyes Shtetror një herit ishte i punësuar si nepunës Zyrtar ne Komunë e Örebros, te cilën punë e kreu deri ne ditët e fundit te jetës se tij



Ishte prijjetar dhe Organizatorë i shkëlqyer në te gjitha Ndihmat karrshi Kosovës,dhe gjerat tjera qe i ka kërku atdheu. Ai ishte gjithëmonë shembull ishte i pari por kishte autoritet te madh edhe të mërgimtaret tjerë shqiptarë. Selmani shpesh thonte“Ne kemi deviju një herë dy herë nuk guxojmë te devijojmë se na mallkon Kodi i atdheut“



Miq te dashur …



E kam shumë të vështirë ne këto çaste pikëllimi ti vjeli fjalët nga sinorët e thellësisë së shpirtit e të ja u them këtu sot para jush për me të dashurin dhe me të respektuarin me të urtin tim të shtrenjëtit Selman Fetaj.



Selman Fetaj ishte dhe mbeti një burr krenar , energjik e stoik, guximtare dhe e papёrkulur. Me vendosmëni të pashoqe, u ba shembull qëndrese dhe u përballi vuejtjeve, survejimeve dhe sakrificave. Sigurisht nji viktimë ndër mija viktimash të shumta shqiptarësh, por sigurisht një hero midis herojve si shumё bashkëmoshatarë te tjerë të burgosur , mes tё cilave Selman Fetaj , spikaste me shpirtin e tij tё pamposhtun, si një bir i Kosovës martire



Bashkëshortja vëllau fëmijët e tij, e gjithë familja Fetaj, ruejnë respektin, nderimin dhe kujtimin e tijj, si njeri të dashtur dhe i sakrifikuem, si prind dhe baba,e gjysh i shembullor, që do tё mbetet e paharrueme në historinё e kёsaj familje dhe e mbarë fshatit Strellc.



Ne u shprehim bashkëshortës,vellaut,fëmijëve, dhe gjithё familjes të Selman Fetaj, ngushёllimet ma të ndieme e ma të thella..



Pushoftë në Paqë! –


****





Në Deçan është mbajt Mbledhje Komemorative kushtuar Selman (Isuf) Fetaj

Me organizim te Komunës se Deçanit, është mbajt Mbledhje Komemorative, ku është kujtuar veprimtaria politik e patrioti të vërtet shqiptarë, ishte pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981, i cili ishte dënuar më Burgun Ushtarak të ish-Jugosllavisë me 1982 në Lubjanë me 13 vjet, Selman (Isuf) Fetaj nga Strellci i Epërm i cili pas një sëmundje të rend u nda nga jeta me 06 Janar 2020 në Suedi atje ku jetoi me familjen e tije që nga vitet e 90-ta. E kaluara e Selmanit, na kujton rrugën e zorshme, në të cilën kemi kaluar deri te liria e shtetit, e për të kujtuar këtë rrugëtim foli miku dhe shoku i Selmanit, Aktori Niman Muçaj. 

Përtej dhimbjes ne jemi krenarë e të tille do të qëndrojmë që patëm burra sikurse Selman Fetaj,të cilit nuk i mungoi atdhedashuria për asnjë moment përkundër sfidave nëpër te cilat kaloi, tha ndër të tjera i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nën përkujdesjen e të cilit u mbajt ky Komemoracion. Në emër të bashkvendaësve foli Deputeti Shkumbin Demalijaj, në emër të burgosurve politik për Selmanin ka folë Shefik Sadiku. 

Ndërsa të pranishmit e këtij komemoracioni i ka falënderuar vajza e Selmanit Rajmonda. Ndërsa Kryeministri i Republikës se Kosovës Ramush Haradinaj, familjen Fetaj i ka ngushëlluar me anë te një telegram ngushëllimi. Nga sot Selman(Isuf) Fetaj do të pushoi përjetësisht në Varrezat e vendlindjes së tij në fshatin Strellc i Epër.

Flori Bruqi 

Sali Shatri trim, tribun i Shqiptarisë (1927-1984)




Nga Mehmet Musa

36 vjet që kur pushoi së rrahuri zemra e atdhetarit të paepur të çështjes shqiptare e luftëtarit të LDB-së e organizatorit dhe arqitektit të grupeve luftarake,e strategut me famë shqiptare, njeriut të aksioneve e të shumë akteve heroike në mbarë trevat shqiptare të pushtuara nga serbosllavia.

Sypatrembur, luftëtar me zemër prush për ribashkimin e trojeve shqiptare, atëhere kur iu desh me së tepermi shqiptarisë së coptuar,në ballë të detyrës,si ushtar i Atdheut u nda prej nesh skifteri i Bjeshkëve të Namuna , stërnipi i Isa Boletinit, Sali Shatri.
Me 4 nëntor të viti 1984,në kullën e Zymer Dulës në Margegaj të Tropojës heroike, ku kishte dalë me ekipin e caktuar për të vëzhguar kufirin në mes Kosovës dhe Shqipërisë e,që ishte në gjendje gadishmërie,për çdo rast, për të ndërhyre në ndihmë të vëllezërve të tij që vriteshin e priteshin nga junta e Nikolla Lubiçiqit,në moshën 57 vjeç,pesoi një infarkt biri i shqiponjes dykrenare ,djali i Dardanisë,Sali Shatri, duke lënë shokët e armëve me deshiren dhe mallin e pashuar, për të zhdukur njëhere e pergjithmonë kufirin që ndante Shqiperinë përgjysmë dhe për ta shikuar Shqipërinë e të gjithë shqiptarve të bashkuar në një shtet të vetëm.

Sali Shatri u lind në fshatin Tomoc të Istogut në vitin 1927.Origjina gjenetike e familjes Shatri vjen nga Isniqi i Deçanit,Isniqi i Deçanit janë pasardhës të Lekë Vukës e Vukë Stakës .Leka ka pasur tre djem;Nikën ,Prekën ,Canën, kështu që familja Shatri e Tomocit ,së bashku me shaljanët në fshatin Zhazhë e Boletin i takojnë me gjak barkut të Nikë Lekës të cilët janë shperngulur nga Isniqi rreth viteve 1800-1820.(shiko në librin e Tafil Boletinit faq.22) Babai i Saliut,Ahmet Salihu kishte dy djem Isën dhe Salihun dhe një vajzë Mihanen.
Sali Shatri shkollën fillore e kreu në Gurrakoc. Gjatë okupimit të mbretërisë së Jugosllavisë ,me të filluar lufta e dytë botërore, si i ri 17 vjeçar mori pushkën në dorë,dhe mori pjesë aktive në Luftën e dytë botërore,perkrah luftëtarit të lirisë Ahmet Salihut që e kishte baba,dhe perkrah shume luftëtarëve të tjerë nga i terë Dukagjini dhe krahinat e tjera.
Ai mori pjese në luftimet që u bënë në Kolashin,Ribariq,Starqeviq,Pazarë të Ri(Novi Pazar)Rozhajë,e deri në Polica te Beranit të Malit të Zi.

Në këto beteja ,krah për krah me shum luftëtare anë e kend Dukagjinit,Saliu u kalit si luftëtar dhe u frymezua për ta vazhduar luftën kundër çetave çetnike malazeze e serbe deri në frymen e fundit.

Me ardhjen e dy brigadave nga Shqipëria në ndihmë,me komandant kapiten Rudin (Hysni Rudi )dhe kapiten Saten,Sali Shatrin e gjejmë në batalionin e Malë Sadikut,ku emërohet komandant skuadre ,në kuadër të batalionit.

Ngjarjet që ndodhen më vonë sidomos pas 25 janarit të vitit 1945, kur filluan operacionet në shkallë të gjërë për asgjesimin e brigadave të Shaban Polluzhës nga, Divizioni i 46 serb ,dhe me ndihmën e Fadil Hoxhës(lexo librin Fadil Hoxha në vetën e parë faqe 252)Sali Shatrin e gjejmë me pushke në dorë në ndihmë te brigadave të Shaban Polluzhës.

Atje,ai u njoh edhe me trimin e luftëtarin ,Kamber Nimanin, i lindur edhe ai në vitin 1927 si dhe me Ajet Haxhiun.

Pas shuarjes së kryengritjes së Drenicës me zjarr dhe hekur,dhe pasi e vranë Shabanin dhe të birin (po aty në librin e Fadilit në faqe 252)Saliu që me sa duket nuk kishte renë akoma në sy të OZN-ës të asaj kohe , filloi në vitin 1946 mësimet në gjimnazin e Pejës.

Edhe duke qenë në shkollë mendja e të riut 19 vjeçar , Sali Shatrit, i tretej në luftën e dimërit të ftohët të shkurtit e marsit 1945 në Drenicë.Ai nuk mund te harronte masakrat që kishte krye ushtria serbo-çetnike dhe disa kolaboracionistë shqiptarë që iu ishin bashkangjitur atyre.

Në ate kohë u hap shkolla normale në Gjakovë dhe të gjithë nxënësit e gjimnazit të Pejës u transferuan në normalen e Gjakovës.

Ishte viti 1948. Sali Shatrin e gjejmë me të formuar e të paisur me dijet që kishte fituar në normale si nxënës i shkelqyer që ishte.Ai, si pjesa me e madhe e shqiptareve,ishte kunder okupatorit të ri gjakatar sllavo-çetnik e ,sidomos, pas prishjes së mardhënjeve Shqipëri-Jugosllavi në vitin 1949.

Në ate kohe,jo vetem që nuk bëhej fjalë fare për vendimet e Konferencës së Bujanit që u mbajt me 31 dhjetor 43 dhe 1 e 2 janar 1944,ku u mor vendimi që pas perfundimit të luftës kundër nazifashizmit trojet Shqiptare të jenë të unifikuara në një shtet të perbashkët shqiptar,por kishin filluar dhe perndjekjet e çdo shqiptari që shprehej per to ,ose kishte luftuar kunder çetnikëve të Malit të zi. Istogu me rrethinë që njihej si “Lugu i Shkieve” ku jetonin pasardhësit e Miliç Kerstiçit e Savë Llazareviçit ishte krahina ku shqiptarët u persekutuan me shumë se kudo tjeter .Ne këto rrethana, Sali Shatri si njeri vizionar që ishte mori vendimin që luftën për çlirim e bashkim ta vazhdoj nga shteti amë ,Shqipëria.Në një natë vonë në dhjetorin e vitit 1949,ai kaloi kufirin e hekurt me Shqipërinë mëmë. Duke u përshendetur me malet,fushat e tokën e Kosovës ,ai u betua në vijen e kufirit se nuk do t’ia kthente kurrë shpinën Kosovës .Ai u betua se ditën e natën , sa here që do t’a e kërkoje nevoja “unë biri yt Kosovë”do të jem pranë njerëzve , halleve dhe vuajtjeve tuaja deri sa te më rrahë damari i gjakut të jetës s`ime.
Në Kosovën e ripushtuar ushtarakisht çetnikët e drazhistët, si Branko Zhuvali,në postën e policisë në Kuqishtë ,Vujë Vujvodiçi e Vojo Slaviçi,Mirk Iliçi komandant policie ne Gjakovë për 18 vjet,Lak Knizheviçi i cili amnestonte luftëtarët të cilët gjunjëzoheshin para shantazheve të Serbisë,dhe i rekrutonte në UDB-ë, kapetan Mujashi që në kokë mbante plisin e bardhë në shenjë nënçmimi për shqiptarët,Jovë Bajati, inspektor sigurimi për kufirin, e shumë të tjerë që tashti i kishin duart të lira,nuk i kursyen masakrat me çnjerzore kundër shqiptarëve.
Ahmet Sali Shatrit,burrë me nam e nishan i kësaj ane,nam që e kishte fituar në luftën kunder çetnikëve në vitin 1944.Në propaganden e kohes e me vone ajo cilsohej si luftë kundër partizanëve,ndërsa në të vertetë ishte luftë kundër çetnikëve serbo-malazeze që kishin vënë nga një yll mbi ballë për të vrarë e prerë sa më shumë shqiptarë, Ahmet Salihit që mbante me vete si një shok të pandarë, një kalë shale, qe i kishte hije kur me atin e tij i binte trup e tërthor Istogut e,që shkije e shkina ia kishin zili, kur u mor vesh që djali i tij Sali Shatri u arratis në Shqipëri, menjëhere i bastisën shtepinë. E lidhën duar e këmbë dhe e torturuan në mënyrën më çnjerzore, dhe e derguan në një kamp përqendrimi në Banatë.Me që nuk mundën ta zinin të gjallë Sali Shatrin,në shenjë hakmarrje OZNA internoi edhe djalin e tij Isë Ahmet Shatrin,nipin Selman Shatri nipi i Ahmet Salihut,dhe dy gratë e Ahmetit Zepen dhe Zelfijen.Në Banatë ,në internim,ata gjetën edhe një familje nga rrethi i Pejës, një familje nga Kaçaniku dhe, nga Prizereni;Jakup Brahen me të shoqen Halimen,djemt Qemal,Dinë dhe Meriman Braha.
Keqtrajtimet qe iu bëne këtyre familjeve, për me shume se 4 vjet, ishin edhe me të egra se në kohen e inkuizicionit. Ne ate kohe Sali Shatri ishte në moshen 22 vjeç.

Në Shqipërinë e dy viteve pas luftës ishte krijuar një gjendje tejet e rëndë dhe e vështirë. Tradhtarët e vendit pas vrasjeve në front ballë-përballë,kishin organizuar edhe vrasje pas shpine, tinzare, kundër pjesemarresve të luftës nacionalçlirimtare,siç ishte rasti me diellin dhe yllin e Mirditës Bardhok Bibën.

Nga lufta çdo gjë ishte djegur e shkaterruar.Gjendja ekonomike ishte në „0”.
Nga të gjitha trevat shqiptare,të okupuara nga serbosllavija,kishin ardhur shum familje.Kushtet për sistemimin e tyre ishin shume të veshtira.Mungonin edhe gjërat më elementare.Procedurat që duheshin ndjekur ndaj të ikurve nga trevat shqiptare e veshtiresonin gjendjen akoma më shum.
Jugosllavia nuk ishte e ngopur vetëm me aneksimin e Kosovës dhe trevat e saja të okupuara,por,kishte oreks të gllabëronte tërë Shqipërinë dhe ta bënte një republikë të shtatë të Jugosllavisë.

Qellimi i aneksimit të Shqipërisë si republikë e shtatë e Jugosllavisë ishte djallezor e kriminal.Kjo do të ishte rruga me e sigurte për të boshatisur Kosovën e krahinat e tjera shqiptare nga shqiptarët e për t’i kolonizuar ato me sllav.

Duke ushtruar terror,dhunë,vrasje dhe burgosje, mëqe nuk do te kishte me kufi administrativ në mes Judgosllavisë dhe Shqipërisë,të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe krahinave tjera nga, dhuna e terrori do te largoheshin per në Shqipëri e, të tjerët , të ndikuar nga besimi fetar ,do të iknin për në Turqi e disa në Kroaci.Për të realizuar këte qellim kriminal e djallezor shteti jugosllav kishte mobilizuar e angazhuar të gjitha strukturat sheterore,fetare qe shume shqiptarë të arratisur, që ishin rekrutuar nga OZNA për interesat e serbosllavisë.
Në këte kontekst duhet shikuar edhe largimi e veshtersitë që hasi pasi la Kosovën trimi e atdhetari Sali Shatri.

Ai jetoi për rreth 6 muaj ne një shtallë të një prej kooperativave bujqesore, në rrethin e Durrësit. Në mesin e shume të arratisurve ai gjeti edhe shokun e tij të idese e jetës së mëvonshme ,Shaban Brahën.

Qendrimi i Sali Shatrit dhe Shaban Brahës, rreth 6 muaj në mesin e qindra e mijërave të arratisur nga të gjitha trevat shqiptare,ishte i vështirë dhe i lodhshëm.Pavarersisht kësaj gjendjeje atij gjithnjë zemra i rrihte dhe mendja i shkonte të Kosovë shkreta,të hallët dhe vuajtjet e saj. Pas 6 muajve duke u dalluar si njeri me kapacitet dhe aftësi të pakufizuara atdhetare,si një burrë vigan e i kalitur në luftëra , Sali Shatrin dhe Shaban Brahen i transferuan në Tiranë, ku për ta përkujdesej atdhetari Halit Kaçanolli nga rrethi i Llapit si dhe qeveria e shteti shqiptar.

Pas kalimit të procedurave të natyrshme,ndaj disa të rinjëve nga trevat shqiptare dhe duke u testuar në aftesitë psiko- fizike të tyre,saktësisht në qershor të vitit 1950 me urdhër direkt të Enver Hoxhës formohet “Sektori i Rëndësisë së Veçante për Kosovën dhe trevat shqiptare të okupuara nga Jugosllavia” i cili u vu nën drejtimin e luanit të Dardanisë , sypatremburit Sali Ahmet Shatri nga Tomoci i Istogut.Ndrekohe,veç punes së perditeshme,ai vazhdoi studimet në fakultetin juridik ku u diplomua me notat me të larta dhe para afatit të caktuar.

Detyrat dhe planet e sektorit ishin:

Të mbahen dhe të aktualizohen lidhjet me elementë të vendosur atdhetarë,për realizimin e vendimeve të Bujanit në një kohë sa më të përshtatshme,

Të shkonin me detyra të caktuara në terren ,në të gjitha trevat shqiptare të okupuara nga Jugosllavia për të paralizuar perpjekjet e propagandes serbe kunder Shqipërisë dhe për të demaskuar tradhetaret qe ishin vene në sherbim të shtetit serb.

Te armatosnin shokët dhe të terhiqnin në bashkepunim sa më shumë atdhetarë që e duan një Shqipëri të të gjithë shqiptarëve.
Te eliminonin njerz të caktuar të pushtuesit jugosllav pa marë parasyshë përkatsinë nacionale.

Të mos binin të gjallë në dorë të armikut.

Udhëtimi në terren bëhej pa pasur me vehte as një lloj dokumenti identifikimi e çdo here fisheku mbahej në tytën e armes.
Pas çdo hyrje e dalje nga Kosova të raportohej,me saktësi dhe korrektësi,për sukseset në terren apo humbjet eventuale.

Ekipi i këtij sektori ishte i perbërë kryesisht nga djem me përardhje nga trevat e okupuara shqiptare, nga persona që shquheshin për trimëri dhe guxim të pashoq,që kishin dhënë prova për zgjuarsinë,guximin,trimërine e vendosmerinë e tyre.

Në ndihme të ekipit ,sipas kërkesave dhe nevojës ishin në dispozicion oficerë të stërvitur ushtarak shqiptare.

Të mblidhnin informata të hollsishme për elementet shqiptare të rekrutuar nga organet e OZNES e UDB-es.

Të takoheshin ata që kishin kryer shërbimin ushtarak dhe të pyeteshin se çfarë flitej nga oficeret e sigurimit në ushtri , për Shqipërinë.

Udhetimi duhet të ishte tepër sekret. As familja e ngushtë nuk duhet te dinte për punen që benin.

(Keto jan disa nga shenimet të dhena autorit të ketij shkrimi nga Shaban Braha, kur ai kishte qenë për një javë mysafir në shtëpinë e tij,në Gjermani, në vitin 1995 ) .

Keshtu filloi një tjeter jetë për sokol djalin Sali Shatri,jetë entuziazmi e aktiviteti atdhetar.Çdo ditë e natë në front, plot me rreziqe,çdo here me pushkën e gateshme dhe me gishtin në kamëz i vendosur,i betuar e modest , i sinqertë që vështirë t’i gjendet sot shoku i tijë .

Shokët e idealit të tij, disa nga lufta e dytë, disa nga gjimnazi i Pejës,disa nga normalja e Gjakovës kishin filluar të terhiqen nga veprimet aktive, duke menduar se Sali Shatri ,i rehatuar në Shqipëri nuk do vijë më në këto vise të robëruara,por ata shokë,ndryshuan mendjen kur,pa pritur ,u vizituan nga shoku i tyre , siç quhej në atë kohë, diversanti Sali Shatri.

Viziten e parë ai e beri të vëllezërit Brahim e Ahmet Salihi,pra në oxhakun ku kishte lindur.Pastaj shkoi te dhendërri i tij Ramiz Buleshkaj nga Istogu i poshtem të Nezir Rexhepi e Halit Rexhepi nga Llugat,Muzli e Rrustem Ali Visoqi nga Llukavci i Begut,Bajram Keqa ,Zekë Halili e Idriz Sejdiu nga Shushica,të Avdyl Asllan Shala e Mustafë Ademaj (Dr.Mustafë Loxha) nga Loxha,të Kadri Bajraktari nga Raushiqi ,të Idriz Cani, nga Vokshi i Deçanit,Sadik Ramë Tahirsylaj e Ali Mehmet Balaj nga Isniqi,Isuf Delia nga Rakoci,Isë Zheli e Zhel Hasani nga Rakoci,Muharrem Haxhiu nga Vaganica e shumë e shumë të tjerë.

Numëri i atyre që bashkevepruan dhe strehuan Sali Shatrin me shokë eshtë i madh e anë e kend trojeve shqiptare.

Në një aksion ne fshatin Drenoc të Deçanit,UDB-ja mesoi për pranine e tij atje dhe e rrethoi Sali Shatrin,por Sali trimi,me shokë e çanë rrethimin me pushkë,duke vrarë tre polic serbë dhe duke plagosur rëndë dy të tjerë .

Në Lug të Baranit ai sebashku me dy shokë , Avdullah Salihun dhe Shaban Zenelin ishin të rrethuar perseri por, policet serb të stacionit të Qallapekut e paguan keq rrethimin e tyre, duke lëne të plagosur dy prej tyre.

Pastaj në fshatin Zagermë afër Pejës,ku ishte një poligon ushtarak i kazermës Miladin Popoviç të Pejës,në grup ku ishte Sali Shatri Ramadan Shala,Shaban Braha dhe rapsodi i mirnjohur Dervish Shaqa,bien në një pritë me ushtarët serb, ku vritet një kapetan i klasit te parë dhe dy ushtarë serb,revolën e kapitenit të vrarë e,mbante si kujtim Ramadan Shala gjatë tërë jetës së tij.



Ne takimin e vitit 1995, kur Shaban Braha ishte në shtëpinë time,në Gjermani me ka treguar edhe një ngjarje të ndodhur në Preshevë.Ata ishin vetem të dy,me Saliun ,për zbatimin e një detyre të rendesishme.Ata kishin hartuar një plan operativ preciz,pas zbatimit te të cilit e kishin lënë të takohen në një vend të caktuar,në oren 2 pas mesnate.,në afersi të fshatit Rahovicë.

Diku, nga mesnata ,u dëgjuan të shtëna armësh dhe mua më shkoi mendja për keq se mos dikush kishte vrarë Saliun,Në ora 02 të natës arrita në vendin e caktuar,ku ishte një situatë relativisht e qetë dhe degjoheshin vetëm të lehurat e qenëve. 

Çdo minut që kalonte pas orës 02 ,mua më dukej një përjetësi.Rreth orës 02 e 45 min.dyshimi mu shtua akoma më shume ,se, Saliun e kishin vrarë dhe ne këte gjendje shpirtërore po mendonja me vete time se si da t’a percillnja këte ngjarje të trishtuar.Në mendje formulova edhe permbajtjen e njoftimit qe pak a shume do te ishte ky:”sot me datën 23 mars 1967,ra heroikisht në krye të detyrës dhe në shërbim të Atdheut ushtari besnik i popullit dhe Atdheut dragoi Sali Sali Shatri.

U bëra gati të shtie dy here ne ajër në shenjë respekti për te,por ,rreth orës 03, degjova një shusherimë të lehtë nga lëvizja e dikujt dhe,për shkaqe sigurije ,e drejtova armën andej nga ndihej zhurma.Përsoni që po vinte ishte vetë Saliu,

Pasi u perqafuam e me sqaroi për shkakun e vonesës,une i tregova përjetimin tim në lidhje me situaten dhe i tregova për njoftimin që kisha menduar te bënja nëse ai do të ishte vrarë me të vertetë.Pastaj, nisëm rrugën në drejtimin e caktuar.

Saliu, me humorin që e karakterizonte, e tregonte këte ngjarje si barcoletë dhe sa ishte gjallë i thoshte Shabanit:” sikur të kisha shkruar une për “vrasjen” tënde , do të shkruaja më mirë për ty seç do të shkruaje ti për mua .”

Një rast i tillë ndodhi edhe ne Shqiponje (ish Jabllanice) të Gjakovës.

Raste të tilla ka mjaft por fatkeqsisht materialet e arkivave shqiptare që bejnë fjalë për veprimtarine atdhetare të asaj kohe janë zhdukur dhe asgjësuar nga njerzit edhe më të zinj se nata,pas viteve të 90-ta, me qëllim që të zhduket çdo gjurmë e aktivitetit atdhetar të asaj kohe.

Në vitin 1969 një zyrtari të lartë partiak të Kosovës , Ali Boletinit që ishte biri i Tafil Boletinit i kanosej rreziku për tu mbyllur pa afat në burgjet jugosllave.Në këto rrethana ai vendosi të arratisej në Shqipëri.Për t’a ndihmuar ai gjeti Ali Zymer Balën nga Isniqi.Me të kaluar kufirin ,në postën kufitare shqiptare erdhen nga Tirana zyrtare të lartë për të bërë formalitetet e nevojshme.Në mesin e tyre ishin edhe Sali Shatri e Ramadan Shala nga Loxha,

Ali Zymeri deklaroi se ai kishte ardhur për ta shoqeruar e shpëtuar nga Serbia Ali Boletinin dhe se do të kethehej përseri në Kosovë.Për të siguruar kethimin e tij pa rrezik u ngarkuan dy ushtarak shqiptarë dhe Sali Shatri e Ramadan Shala të cilët e shoqeruan deri pranë shtëpisë së tij të vendi i quajtur gështënja e vetme mbi Isniq,duke i thënë se do të rrinin atje edhe 5 orë për të qenë të sigurtë se çdo gje ishte në rregull .

Njohja ime për herë të parë me Sali Shatrin.

Deshira e çdo shqiptari për të vizituar Shqipërinë, në ato kohë ,ishte e madhe dhe një ëndërr ,ndërsa e atyre individëve, grupeve apo anetareve të organizatave ilegale ishte ëndërr me tendencë të bëhej realitet.Kështu , një grup shokësh dhe shoqesh u organizuam, gjithsejt 14 veta,dhe rregulluam vizën në ambasaden shqiptare në Beograd për të bërë një vizitë 10 ditore në Shqipëri . Me 1 mars te vitit 1981 u nisëm nga Prishtina me autobus deri në Strugë e ,nga Struga , me taksi deri ne kufi në qafë thanë.

Ka qenë ora 13 e datës 1 mars 1981 kur,arritëm në Shqipëri.Atje na priste një minibus që ishte angazhuar enkas për ne me shoqërues Vasil Trojanin profesor në universitetin e Tiranës dhe një Dedë ,nga Shkodra (nuk me kujtohet mbiemëri i tij)

Në grup,veç meje ishin edhe Xhemal Berisha nga Pozhari,si dhe Bardh Hamzaj e Mursel Daja kondukter autobusi nga Gllogjani.

Çdo dite deri në ora 14 ishim të zënë me vizita në tërë Shqipërinë , në shkolla,muzeume,dhe objekte me rëndësi të veçant historike,si në Butrint të kalaja,apo në burgun ku kishte qëndruar në kohën e fashizmit Bule Naipi e kështu me radhë.

Një ditë,shoqeruesi më tha se kisha një vizitë dhe une menjëhere u paraqita në vendin e caktuar.Mendova se mund të ishte dikush nga fshati im e që kishte ikur në Shqiperi me perpara,por pashe një mesoburrë të panjohur, me mustaqe të zeza,me të cilin u perqafuam sikur ishim të njohur me gjysh e babgjysh prej kohësh.

Hajde Isniq me tha,dhe une pa të keq i thashe tungjatjeta Shalë! Nga e di ti fisin tim? -me pyeti dhe une iu pergjigja se në Isniq vetem shalë ka,dhe ju jeni nga Isniqi,duke krijuar pershtypjen se une e njihja.Ne fakt ,une mendoja se ai ishte Dervish Kukleci, nga Isniqi ,që kishte ikur në Shqipëri ne vitin 1956,57.

Nga biseda me te m’u krijua pershtypja se ai ishte nga Isniqi,sepse ai me pyti për të madh e të vogël në fshat,për pleq të fshatit,qe i njihte me emër e mbiemër si ata që ishin në rrugë të drejt si për ata që ishin në rrugë të shtrembër. Me pyeti, në veçanti, për Sadik Ramën e Tahirsylaj,se si eshtë me shëndet pas daljes nga burgu.Me pyeti per Ali Mehmetin dhe Ali Zymerin e Balajve të cilët që të dy kishin qenë të burgosur.Me pyeti për bjeshkët e Isniqit, për Roshkodolin Pleqen e Bellenë që thua se i kishte shkelur me këmbë para një jave. Me pyeti per isniqasit që jetonin në komunen e Istogut. Me pyeti për mësuesin që mbante nofkën Popoviç, dhe ishte i ngarkuar te survejonte Tomocin.

Gjate bisedes tepër shoqerore,korrekte e të sinqert ai fshinte shpesh here me shami djersët dhe lotët që i rridhnin ga sytë. Pas kesaj biseda vazhdoi ne një menyre me “zyrtare”. Une e luta të prezantohej kush ishte dhe mendja me shkonte se nese nuk ishte Dervish Kukleci ky,duhet të ishte Sali Shatri sepse nuk kishte burre mbi 18 vjeç,në Dukagjin ,që nuk kishte degjuar per emerin dhe vepren heroike të Sali Shatrit,bile,bile ishte mitizuar emëri i tij se Sali Shatri është shpend me krah,dhe s‘mund ta zë plumbi i shkaut.Me në fund me tha se jam Sali Shatri, Pyetjet ishin nga me te ndryshmet.Ai donte te dinte disponimin për një rrebelim të shqiptarëve për të kërkuar të drejta më elementare, donte të dinte nëse radio dhe televizioni shqiptar degjoheshin e ndiqeshin nga njerezit.

Ai donte te dinte edhe për kushtet e jetesës së studentëve,për leksionet që merrnin e probleme të tjera që une as që i mendonja.

Duke u interesuar për rrjetin agjenturor të UDB-së dhe bashkpuntorëve të saj,ai me pyeti për persona të veçant për të cilët une vetëm sa kisha dëgjuar por nuk i njihnja ,ndërsa foli me një respekt të veçant për grupin e hoxhëve dhe,aktet heroike të tyre të;hoxhë Zekë Berdynaj,Hysen Berisha dhe Ramush Shatrit.

Në vijim te bisedes ai me foli për sektorin ku ai punonte,për qëllimin dhe rendesinë që ka Sektori i Rëndësisë së Veçante për shqiptarët nën okupimin jugosllav.

Ai ishte i mireinformuar, për problemet në terren,që krijohen ,në shume raste ,më tepër nga elementet shqiptarë në Kosovë se sa nga vetë serbet.

Ai ndihej i merakosur për faktin se shum nga shqiptarët janë të rekrutuar në shërbim të UDB-s dhe shprehu keqardhje pėr personat që shteti serb iu ka vrarë familjarët dhe ata prape i shërbejnë atij..Ai permendi rastin që Blagotë Popi i ka vrarë xhaxhain, Osë Dautin nga Kali i Shalës dhe,nipi i tij i shërben Serbisë..

Unë e pyeta a eshtë Osë Dauti ngai Isniqit?Ai më tha jo, eshtë nga Llugat.

Duke folur për 4 mësuesit e Popullit që i njihte me mër e mbiemër, Ramadan Shala,Ismail Bala,Metë Alaj dhe Tahir Dushi të cilët u vranë në pritë në Shishman të Bokës në vitin 1953 nga UDB-a ,të tradhetuar nga “miku” i shtëpisë, Sali Gashi, nga Muzhevinat e Istogut,ai me sqaroi se Sali Gashi, me direktiva të OZNES ,kishte organizuar këte prite për t’i vrare.

Sipas porosive të tyre ai ju thoshte mesuesve të perzgjedhur se dinte me siguri se do te arrestoheshin dhe “per t’i shpetuar” ju ofronte “ ndihmen” per t’i kaluar ne Shqipëri me anën e miqve të tij .

Në këte mënyrë ai kishte planifikuar të nxirrte në pritë edhe 6 mësues të tjerë për t’i vrarë. ,Në këte grup bënte pjesë edhe mësuesi Imer Binak Balaj nga Llugat,që ishte djali i xhaxhait i njerit prej mesuesve të vrarë më parë, Ismail Shaban Balaj por ky plan nuk funkskionoi . Gruaja e mësuesit Imer Binak Balaj ,Eminja,qe ishte motra e Sali Gashit,i tha atij duke qenë vetëm të dy, se po t’a gjente gjë burrin e saj,ajo do t’i priste kokën me sopatë .

Nga frika se e motra do të hakmerrej kundër tij dhe do t’a dekonspironte Sali Gashin si agjent të OZNA-s ai u detyrua të tërhiqej nga plani makaber për një masakër të dytë, ndaj 6 mësuesve të tjerë shqiptarë.
Duke vleresuar aktin e Eminës , Sali Shatri tha:” lavdi i qoftë Eminës sepse u shpëtoi jetën edhe 6 mësuesve të tjerë”!.

Biseda zgjati deri në oren 2 pas mesnate kur Saliu me ketheu perseri në hotel dhe në ndarje me tha: “ do të shihemi prapë dhe me shpesh,bile edhe në Isniqin e Lekë Vukës !”.

U ndamë duke u ;pershendetur me grushtin lartë.

Takimi i dytë dhe i fundit!

Me 11 mars 1981 ,pasi e kryem vizitën në Shqipëri, diku rreth ores 12 të ditës, arritem në Han të Hotit .Që nga aty, prape me taksi arritëm në Podgoricë e nga Podgorica , në Prishtinë me autobus, ku arritem rreth ores 04 të mëngjesit.

Kur arritem të konvikti i studentëve në mes barakës numër 1 dhe konviktit numër 4 të studenteve pamë një zjarr të madh të ndezur dhe një grup prej 50-60 studentësh që këndonin këngë atdhetare…

Mësuam nga shokët se ,nga ora 19 e 11 marsit ishte zhvilluar një demostratë me kerkesa të natyres sociale,,për permiresimin e kushteve të jeteses së studenteve.

Duke parë këte ngjarje,mua me shkoi mendja të takimi me Sali Shatrin,në Tiranë që ishte i sinqerte,korrekt e i paster tamam sikur të ishim babë e bir.Ai me kishte pyetur per predispozicionin e njerezve për revolta apo rrebelim dhe ngjarja që perjetova sapo u këthyem në Kosovë ishte pergjigja me sakte per pyetjen e tij .

Me pas ndodhën ngjarjet e 26 marsit ( dita e stafetes së satrapit Tito,)pastaj ngjarjet e 1,2 e 3 prillit e të tjera, që për njerzit e interesuar janë të njohura ato ngjarje historike të cilat do të ishin pergjigja me e sakte për pyetjen që ai me drejtoi mua për mundesinë e rebelimit,demonstratave,dhe kryengritjës në Kosovë.

Pas ketyre ngjarjeve une isha plotesisht i pregatitur per t’i thënë me krenari Saliut se Kosova eshtë zgjuar dhe e gateshme t’a çojë në fund idealin historik shekullor për bashkimin e trojeve shqiptare qoftë edhe me luftë.Nga vetë thirrja;Republikë kushtetutë ja, me hatër ja me luftë!!!

Ne takimin e marsit 1981 e kishim lënë me Saliun që të kontaktoheshim nepermjet ambasades shqiptare në Wienë e jo në Beograd.Atje lidhjet do t’i mbaja nepermjet punonjesit të asaj ambasade me mbiemër Bushati.

Në verë të vitit 1981 shkova në Gjermani,për disa detyra të caktuara por edhe të punoj për të fituar ca para për studimet e mija., Punova në fabriken e këpucëve në Salamander në Konwerstheim pa problem sepse lejën e punës ma rregulloj Bardhoshi.

Ne këte udhetim,nuk munda të kontaktohem me ambasadën shqiptare në Wienë dhe përsonin e caktuar dhe u ketheva përseri në Kosovë në fund të nëntorit 1981.

E pastaj në prill të vitit 1982 shkova në Zvicer për të punuar e për të takuar me shokët e organizatës së atjeshme.

Fillova të punoj në fshatin Epany të qytetit Bulle në fabriken e sallamit.

Atje ,ne një nga ditët e punës , pa ndonjë paralajmrim ,erdhen dy zyrtare të ambasades shqiptare në Vienë njeri quhej Klime Prifti dhe tjetri e kishte mbiemerin Bushati..

Ata më kerkuan që ,pasi te mbaroja punën e sezonës ,të shkoja në Austri dhe nga Wiena të fluturoja për ne Tiranë.

Gjatë qëndrimit në Zvicerr me përpjekjet e të pavdekshmit Enver Topalli formuam në qytetin Bulle klubin shqiptar Shote Galica.
Në kuader të aktivkitetit të ketij klubi nuk do të harroj gjer sa të vdes ditën e shtune të 1 mait 1982 kur shkuam me dy shokët e mij, qe nuk jetojnë më ,Hasan Kadriun nga Presheva dhe Xhemal Islamin nga Bujanovci në një demonstratë në Gjeneve që ishte organizuar nga sindikata e punëtoreve me ndihmën e aktivistit të çështjes së Atdheut Kadri Abdullahu dhe shokëve të tij që militonin rreth klubit Ikballe Prishtina në Geneve,në mbështetje të kërkesave gjithpopullore të Kosovës.

Me 26 qershor të vitit 1982,ne Berne u bë një nga demostratat me madheshtore të organizuara ndonjë here në Europe.Kjo demostrate u be,pasi me 14 maj te vitit 1982 ishin bashkuar tre grupet ilegale dhe formuan LRSHJ(Levizja per Republiken Shqiptare ne Jugosllavi)Po atë ditë kishte filluar punimet edhe Kongresi i XII i LKJ në Beograd.

Duke u kthyer nga Geneva për në Bulle ,Hasani mori edhe një shok me vete.

Ai u prezantua ne fillim, si boshnjak nga Rozhaja. Të nesërmen, me 2 maj, të dielen, Hasani erdhi perseri me ate shokun “boshnjak”por që tani fliste shqip.,

Folem gjatë e gjërë për hallet e shqiptarisë në pergjithsi.Une nuk e dija kush ishte personi me të cilin po bisedoja.por shokët më thane se eshtë një kushëri i Adem Demaçit .Me vonë mora vesh se ky kishte qenë djali i Demë Sadrisë..

Në fund të tetorit të vitit 1982 udhtova nga Wiena për në Tiranë. Në aeroport kishte dalë per të më pritur personalisht,i pavdekshmi dhe burri më i madh që ka nxjerrë Dukagjini gjer me sot Sali Ahmet Shatri.

Qëndrim im prej 7 ditësh do të ngelet të unë si një enderr që nuk mund ta përshkruaj edhe sot e kësaj dite.

Këto shtatë dite që për mua nuk ishin as shtatë orë .Nuk e dinim ne ishte dite apo natë.

Në fillim ngushëlluam njëri tjetrin për shokët e idealit që ranë më 17 janar 82, per t’u bëre të pavdehshem,Jusufin Kadriun e Bardhoshin. Dua te theksoj se per mendimin tim tha Sali Shatri,Jusuf Gërvalla eshtë Hasan Prishtina i dytë i Atdheut tonë!

Pas kësaj une i pershkruajta me hollesi ngjarjet e vitit 1981,ku nuk kishte ditë pa pjesmarjen time,

Ai me tha,se perpjekjet tona kanë qenë që ato demonstrata të organizohen dhe zhvillohen në nëntor të vitit 1978,sepse pas qershorit të vitit 1978 dhe festimit të 100 vjetorit të Lidhjes së Prizerenit, në qytetin e Prizerenit,kemi menduar se nivestimi që u bë me këte rast për çështjen kombëtare do të arrihej në nëntor të vitit 1978, qe ishte 10 vjetori i demonstratave të vitit 1968,dhe që do t’a detyronin satrapin Tito të studionte më mirë kerkesat legjitime të shqiptarëve nën Jugosllavi.Ne atë kohë edhe ndikimi i faktorit serbomadh ishte shum më i vogël në federatë.Megjithate ,shtoi ai,luftra për çlirim nuk eshtë kurrë vonë.

Një nga njoftimet me të rendesishme që i bera ishte komunikata e lëshuar me 26 qershor të vitit 1982,nga Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi,të cilën Saliu,ne ;prezencen time e lexoi tre here, sidomos pikën nr.3, ku thuhej” LRSHJ-a do të luftojë për formimin e Republikës Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, në të cilën duhet të përfshihen të gjitha territoret etnike shqiptare dhe, për realizimin e këti qëllimi do të shërbehet me të gjitha mjetet që lejon etika revolucionare;duke u nisur nga bindja politike dhe gjer tek revolucioni i armatosur, po qese e kërkon nevoja.

Pasi e lexoi ai tha:” kjo që shkruhet e thuhet në këte komunikatë eshtë një bombë atomike për Jugosllavine!”Kjo komunikate duhet te shperndahet, në të gjitha trojet shqiptare të okupuara dhe, të masat e gjera popullore.Duket se lufta eshtë e pashmangeshme dhe ju duhet të llogarisni shumë në ndihmën e shtetit shqiptar,se eshtë detyrë e jona morale e kombëtare sepse Kosova eshtë Shqipëri.Ne fund të fundit, duhet të llogarisni edhe armatimin, sepse qeveria shqiptare i kushton rëndësi të veçante mbrojtës së Atdheut dhe,prodhon armatim jo vertem për Shqipërinë por për 6 milion shqiptare.

Në bisedë e sipër më pyeti se ke njihja une nga laxha Shatraj të Tomocit dhe une i permenda Rexhep Sadrinë,që punonte në rrethin e Stuttgartit,Lush Hasanin e Mustaf Lushin, Rexhep, Sadik e Xhafer Halilin, Hysen Kadrinë ,Shabanin,Hyrijen,Kadiren, Mejremen,Naserin e Skenderin.Ai shprehu keqardhje shum të madhe për vdekjën e dyshimte të Xhelalit,ku unë as që kisha ndëgjuar për atë vdekje tragjike,por që ndëgjoja për herë të parë nga Sali Shatri.

Pastaj më pyeti për shokët ku mundë të mbështeteshim në rast nevoje.

Folem edhe për punëtorët e sigurimit jugosllav që ishin pjellë bastarde shqiptare.Saliu shprehu keqardhjen për faktin që më shumë se 10.000 (dhjetë mijë )shqiptarë, në terë hapsirat shqiptare nën Jugosllavi ,punonin perë interesat e UDB-ës dhe Serbisë e,nuk mundë të gjeshë vetëm një serb që punon për iteresat shqiptare.

Një diçka që më ngelet pikë në zemër tërë jetën, më tha, eshtë akti injë djali trim, nga Suhareka(nese nuk kam harruar) të cilit çetnikët serbe i kishin vrarë babain,kur ai ishte akoma në barkun e nënës, sepse babait të trimit i kishin munguar 3 kilogram misër,në kohën e (otkupit). Kur djali lindi e u rrit ,e ëma i tregoi emërin e vrasesit të babait të tij që quhej Pera i cili, pas plenumit të Brioneve,ishte graduar dhe ishte bërë drejtor i postës në Prishtinë.

Një ditë,i armatosur me nje revole ai shkoi në Prishtinë për të larë hesapet me malazezin vrasës .

Pasi mesoi se Pera drekonte çdo ditë në një gjelltore ( që ishte pranë tre sheshirave)dhe e gjeti atje duke ngrenë drekë, trimi i tha kamarierit se sot do t’ia paguante ai dreken Perës.sepse i kishte nje borxh .Pera i thot falëmnderit trimit, por nuk po më kujtohet borxhi qe me ke. .

Trimi i tha: nëna me ka treguar se te kemi borxh 3 kilogram misër nga koha e (otkupit)sepse babait tim i kishin munguar ; dhe une po t’i kethej sot e pasi nxori revolen e qelloi duke e vrarë në vend.

Nje informator i yni nga Kosova na ka thënë se djalin e kanë vrarë policia menjëhere dhe në vend të tij kanë rekrutuar një bashkpuntor të UDB-ës dhe e kan nisur për në Shqipëri! Ne e kthyem mbrapsht të dyshuarin dhe, se ende nuk kam mësuar të vërtetën rreth asajë se qfarë ka ndodhur në të vërtetë .

Kane ndodhur edhe raste të tjerë kur shqiptarët nga Kosova jane derguar të kamufluar nën petkun e atdhetarisë por kane qenë agjente të UDB-ës kur ne i kemi ndihmuar i kemi çuar në Europë ata, janë kethyer perseri në Jugosllavi.!Por ka të atillë që me ndihmën tonë kane dalë në Europë dhe kanë mbajtur qëndrim burrëror të pa thyer!!!

Së fundi u sosën shtatë ditë që kaluan si 7 orë. U pershendeta me Saliun si vëllai me vëllanë me premtimin se do të shiheshim perseri por vdekja u tregua e pa mëshireshme dhe e pabesë ndaj Sali Shatrit duke na e rrëmbyer pikërisht si sot,,ara 35 vjeteve dhe duke na ndarë nga një jetë e bujshme, plot me mundime,sakrifica,e akte heroike anë e këndë trojeve të okupuara shqiptare nga Jugosllavia. Pushoi së rrahuri zemra e birit të Dardanisë Sali Shatrit,i cili na la si amanet vazhdimin e luftës deri në fitore.

Jeta e tij,me perkushtimin atdhetar ishte një frymezim për të gjithë.Mundi,djersa e sakrificat e tija për me shumë se 40 vjet, janë një gur i palekundshem në themelet e Kosovës së diteve të sotëshme dhe të Shqipërisë së nesërme.

Duke qëndruar besnik ndaj Atdheut, në këmbë dhe të gatshëm si ushtare të Atdheut me nder e krenari këte amanet e kryen djemt dhe vajzat e Kosovës duke u radhitur në radhët e UÇK-së të prirë nga legjenda e gjithë legjendave Adem Jashari. E kryen djemt e Shatrajve,në formacionet e Ushtrisë Çlirimtare,e kryen nxenësit e Sali Shatrit,Xhaferi e Naseri,ndërsa në faqet e historisë do bejnë dritë sot e mot Haki Rexhep Shatri,Izet Halit Shatri.

Ndërsa shoku u tij poeti i Tropojës kreshnike Zeqir Lushaj do të shkruaje;

Si uj bjeshke që del prej vrellet
Dera e Shatrit kurrë nuk shterret
Ka nxjerrë burra vakt mbas vakti
Lis me emen Sali Shatri
Jeta e tij si penda e korbit
Mbushë me t‘zi si jeta e kombit
Për me pa Dardaninë shtet
Që sot e gëzojnë vëllezërit e vet!

Këte këngë që derdhën në telat e çiftelisë rapsodët e mirenjohur Dida,Çela,Kovaçi!

Deri tashti ,baca Sali ,fola për ty e,tashti bacë më lejo që të flas me ty vetem dy fjalë .Ç‘u bëre deri me sot , një kohë goxha të gjatë, 35 vjet që nuk erdhe një here në atë vend, që e deshe edhe më shum se Ahmet Salihun e nënën Zepë, e deshe edhe më shum se fëmijet e tu Zhanetën, Iliren dhe Ibrahimin.Eja bacë se po të pret me duar hapur nënlokja jote e madhe Kosovë shamizeza,që aq shum bëre për te!Eja se ke dhënë betimin në dimërin e acartë të vitit 1949,duke thënë se unë biri yt Kosovë kurrë nuk do ta kthej shpinën,ditën e natën . Nuk ka njeri që te më ndalë të jemë pranë,dhe në mes halleve dhe vuajtjeve tuaja!Eja pra bacë jo më me këmbët e tua që i ke rënë trup e tërthor Atdheut e,as me atin e Ahmet Salihut por,eja bacë ashtu si erdhi i Teti në Bronz.Eja në bronz
aty ku vendi yt ka ngelur i zbrazet pranë shtatorës së Isa Boletinit në Isniq.Eja,Bacë eja,eja,eja.!..

Rroftë për jetë e mot kujtimi dhe,vepra e kryengritësit të panënshtruar,

Sali Ahmet Shatri

Lavdi të gjithë dëshmorëve të Atdheut!

Rroftë shteti shqiptar shtatë milionësh!!!

Isniq me,04 nëntor 2019

P.s.

Kamber Nimani pjesmarës i LDB-së u,dënua me 18 vite burg. Pas burgut punësohet si cicëron në muzeun etnografik në Zagreb,sepse kishte kryrë fakultetin e gjuhës angleze, ndërsa ne vitin 1983 bie në kontakt me antarët e organizatës LRSHJ,dhe organizohet në LRSHJ, duke dhënë një kontribut të çmuar në shërbim të çështjes se Atdheut deri në frymën e fundit të jetës së tij…

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...