Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/01/27

Maqedonët janë Shqiptar vendas

Rezultate imazhesh për Saimir Lolja

Saimir  A.Lolja 

(Prof. PhD, PEng, BSc, BEd, Wharton School EDP, OCT)

Gjithë rajoni i Maqedonisë, si pjesë e Gadishullit Ilirik, është Shqipëri, Iliri, Arbëri. Gjithë maqedonët janë shqiptarë maqedonë, domëthënë shqiptarë vendas. Nëse egziston përplasje në rajonin e Maqedonisë, ajo është midis vendasve maqedonë (shqiptarëve maqedonë) dhe sllavëve të ardhur përfshirë shërbëtorët dhe të gënjyerit e tyre; sepse 700 – (-300) = 1000…

Historikisht është e pamundur më qenë njëkohësisht edhe Maqedon edhe Sllav. Një maqedon i cili i përket vitit 300 p.e.s. ndahet me 1000 vjet nga një sllav i ardhur në vitin 700 e.s. Që domethënë se në rajonin e Maqedonisë ndodhen vendasit Shqiptarë Maqedonë (ose shkurt, Maqedonë) dhe popullsi e ardhur sllave, turke, rumune dhe roma. Bullgarët e kanë të pasaktë t’i mëtojnë Maqedonët (Shqiptarët Maqedonë) si “vëllezër”, sepse kurdoherë është e pamundur me qenë njëkohësisht edhe maqedon edhe sllav ngase 700 – (-300) = 1000.

– A do ishte zgjuarsi mos me kryer veprimin aritmetik 700 – (-300) = 1000 ?

– A është zgjuarsi me ia dhënë apo pranuar emërtimin Maqedon një sllavi dhe më pas me e dëgjuar veten ardhacak dhe popullatën sllave vendase?
– A nuk lexohet Lumi i Bardhë ose Bardhari “Vardar” në gjuhët e kishave ortodokse bizantine?
Ky lumë kalon nëpër Shkup, më pas në Maqedoninë lindore dhe vazhdon drejt jugut derisa derdhet në Detin Egje në të djathtë të Selanikut.
– A nuk e vërteton edhe kjo se gjuha shqipe ka qenë e shkruar shumë kohë para dyndjes së sllavëve në Europën juglindore?


Aleksandri i Madh (356 p.e.s – 323 p.e.s)

Perandoria romane lindore (ortodokse e krishtere, bizantine) dhe ajo osmane si vazhdim i saj i njihnin, i ndanin, përkufizonin, gruponin njerëzit sipas besimeve fetare. Njësitë fetare ishin njësi vet-administrimi në shërbim të perandorit bizantin dhe sulltanit të mëvonshëm. Edhe pas rrëzimit me luftë të perandorit bizantin nga hordhitë osmane, patriarkana kishtare ortodokse në Stamboll nuk e humbi vlerën e komisarit edhe nën sulltanin osman. Degët kishtare ortodokse, rrjeti i xhamijave të sulltanatit dhe degët kishtare katolike në varësi të Vatikanit ishin në garë për t’i marrë e rimarrë sa më shumë territor, toka, popullata njëra tjetrës. Rrjetet e kishave ortodokse bizantine u treguan shumë të afta në përhapjen e gjuhëve kishtare dhe mbulimin e gjuhëve natyrore tek popullatat që futnin në vathë. Për shembull, gjuha sllave zyrtare në Maqedoni i përket të folurës së Shkupit dhe ngjason më shumë me gjuhën bullgare se sa me atë serve. Veç investimit të hershëm bullgar që më 1893 në Organizatën e Brendshme Revolucionare Maqedone (VMRO, edhe sot) e cila kërkonte bashkim me Bullgarinë, ky ishte një shkak tjetër pse ushtria fashiste bullgare hyri pa pengesa në Maqedoni gjatë Luftës II Botërore.

Faqja e parë në përfitimin dhe tretjen e popullatave të reja ishte [dhe është] ndarja nga e shkuara e tyre, harrimi i saj dhe i vetvetes, harrimi dhe edukimi i urrejtjes ndaj lidhjeve apo përkatësive të shkuara shoqërore. Rreshti i parë për atë qëllim ishte vendosja e emrave të rinj, emrave fetarë apo ndryshimet e emrave. Fakti se emrat apo mbiemrat në Servi, Malsi, Kroaci mbarojnë më -iç ose -viç, në Maqedoni me -ovski ose -ski, në Greqi me -os, -is tregon se këto popuj nuk janë kombe por grupe shoqërore.

Në ngjashmëri, popullatat e besimit mosleman përmbajnë emra turk, osmanë, arabikë dhe fetarë islamikë. Sllavëve, e së pari servëve dhe rusëve në shpinë të tyre, iu interesonte [dhe iu intereson edhe] sot që shqiptarët e patretur nën kishat bizantine ortodokse të ishin islamikë në dukje dhe besim fetar, jo arbërorë, jo ilirë, jo shqiptarë, sepse ashtu ato shpërnguleshin (si ndodhte) më lehtë me forcë dhe në marrëveshje me Turqinë drejt Turqisë.
Për t’i vënë vulën atij rreshti të parë ndryshimi përdoreshin regjistrimet e popullatave.

Regjistrimi:

1. në Jugosllavinë Nr.1 u bë në vitin 1921,
2. në Jugoslavinë Nr. 2 u bë në vitin 1931 dhe
3. në Jugoslavinë Nr. 3 (Jugoslavia komuniste, e fundit) u bënë në vitet:


– 1948,

– 1953,

– 1961,

– 1971,

– 1981,

– 1991.

Në ato regjistrime, veç detyrimit të vendosjeve të prapashtesave -iç, -viç, -ov, -ski, -ovski në mbiemra, u përdor edhe një taktikë për të këputur lidhjen me lashtësinë arbërore të vendasve shqiptarë. Shqiptarëve iu kërkohej që zyrtarisht, në dokumenta, të mbanin si mbiemër të familjes emrin e gjyshit të fundit që nuk ishte gjallë. Emri i atij gjyshi zakonisht ishte emër fetar ose islamik ose ortodoks. Brezat e rinj në rritje dalëngadalë dhe pa dashje harronin trashëgiminë përtej dy brezave të vjetër dhe përfytyrimi tyre për vetveten, përkatësinë dhe kombin bëhej “i riu”.
Megjithatë, shqiptarët i mbijetuan planeve të shfarosjeve dhe shpërnguljeve fizike dhe mendore të tyre. Për shqiptarët, besimi fetar nuk është përcaktues i kombit apo i kufinjve shtetërorë. Dallgët luftarake dhe fetare që janë derdhur ndër shekuj në rajonin e Maqedonisë kanë ndikuar harrimin e vetvetes tek shqiptarët maqedonë (maqedonët), sidomos tek ato të besimit fetar të krishterë ortodoks. Megjithatë, ato tani po zgjohen dhe në rajonin e Maqedonisë gjithnjë e më shumë besimtarë të krishterë ortodoksë po dalin vetë në dukje si shqiptarë. Një rreze drite mbi to ndriçon shumë.
Prandaj gjithë rajoni i Maqedonisë, si pjesë e Gadishullit Ilirik, është Shqipëri, Iliri, Arbëri. Gjithë maqedonët janë shqiptarë maqedonë, domëthënë shqiptarë, vendas. Nëse egziston përplasje në rajonin e Maqedonisë, ajo është midis vendasve maqedonë (shqiptarëve maqedonë) dhe sllavëve të ardhur përfshirë shërbëtorët dhe të gënjyerit e tyre; sepse 700 – (-300) = 1000.

***
SHTOJCË :


Autori C.O.Müller, në volumin 1 të librit: “The history and antiquities of the Doric Race”, ka ardhur në përfundim se Maqedonët ishin Ilir ose Thrakas. Autori vjen në këtë përfundim duke i cituar edhe shkrimet e vjetra nga Herodoti. Ai edhe për epirotët thotë se është vështirë t’i dallosh nga ilirët (sepse janë të njejt) prandaj dhe grekët i quanin “barbarë” që do të thotë se ishin “jo-grekë”.

***

Në librin: “Ancient Greece: a political, social, and cultural history, – By Sarah B. Pomeroy” argumentohet fakti se, jo vetëm nëna e Aleksandrit ishte Ilirjan-Epirote, por edhe gjyshja e tij, e ëma e Filipit II ishte Ilirjane…

***
Një kopje e një gazete që shkruan mbi Maqedoninë dhe popullsinë e saj. Në fotografinë ilustruese duken qartë dy njerëz me veshje tradicionale shqiptare të cilët cilësohen si ‘tipa maqedonas’. Ky është edhe një fakt më shumë që dëshmon se maqedonasit e vërtetë janë shqiptarët e vërtetë qe nga antikiteti e mesjeta e gjer në shekullin XX’të…

Besa shqiptare, rregulli i artë dhe shpëtimi i hebrenjve



Rezultate imazhesh për Saimir Lolja

Prof.Saimir A. Lolja

Shqiptarët shpëtuan të paktën 3280 hebrenj gjatë holokaustit. Gjatë viteve 1933-1944, Shqipëria shpëtoi jo vetëm hebrenjtë vendas, por edhe të gjithë ata që mundën ta arrinin Shqipërinë nga vendet e tjera të Europës. Fakti është se në Shqipëri u shpëtuan të gjithë hebrenjtë dhe ata nuk u cenuan, nuk u dorëzuan, nuk u penguan të hynin; nuk pati ligj që kufizonte si numër futjen e tyre në Shqipëri.

Shpëtimi qe i plotë dhe vërtetohet edhe nga një fakt paralel: pas kapitullimit të ushtrisë italiane në shtator 1943, dhjetëra mijëra ushtarë italianë u fshehën në familjet shqiptare dhe u shpëtuan. Tërë popullata shqiptare, pavarësisht nga besimet fetare veproi drejtpërsëdrejti (shpëtuesi) dhe tërthorazi (p.sh. familjet fqinje) si një kulturë e bashkuar duke e kundërshtuar Holokaustin dhe shpëtuar tërë hebrenjtë ku ajo arrinte. As edhe një hebre ekziston i humbur për shkak të Holokaustit në Shqipëri. Njëkohësisht, ishin 14 hebrenj që ranë dëshmorë si pjesëtarë të njësive luftarake kundra-fashiste shqiptare ose u vranë nën zjarrin e luftës. Shqipëria ishte një arkë shpëtimi për hebrenjtë e përndjekur.
Featured Image
Gjurmët e shpëtimit gjenden në qytetet e fshatrat e Mitrovicës, Prishtinës, Gjilanit, Deçanit, Pejës, Gjakovës, Shkodrës, Krujës, Tiranës, Beratit, Kavajës, Durrësit, Elbasanit, Librazhdit, Korçës, Dibrës, Burrelit, Fierit, Lushnjës, Vlorës, Delvinës, Përmetit, Gjinokastrës, etj..

 Hebrenjtë drejtoheshin drejt Shqipërisë e tokave shqiptare, sepse e dinin se aty si nga populli ashtu edhe nga qeveria nuk kishte përndjekje të tyre, nuk kishte përbuzje fetare apo kombëtare, nuk kishte gjenocid ndaj kombeve të tjerë, se Shqipëria ishte strehë e sigurt. 

Ata e dinin se shqiptarët kishin besë, zbatonin këtë Rregull të Artë, se i hapnin derën mikut dhe kujtdo që ishte në nevojë dhe se hebrenjtë vendas jetonin si gjithë të tjerët. 

Sipas regjistrimit të popullatës në vitin 1931, Shqipëria qendrore kishte 204 hebrenj. Sipas dokumenteve, rajoni i Kosovës kishte 409 hebrenj vendas deri në pushtimin e ish-Jugosllavisë në prill 1941.

Ata hebrenj, bashkë me të tjerët që vinin nga ish-Jugosllavia dhe vendet e tjera dhe që u futën në Kosovë, shpëtuan duke u zhvendosur në Shqipërinë e brendshme me ndihmën e qeverisë dhe popullit shqiptar. 

Një listë prej të paktën 3280 hebrenjsh të shpëtuar nga shqiptarët deri në fund të Luftës II Botërore është dorëzuar në Yad Vashem. Në këtë numër nuk përfshihen hebrenjtë që hynë në Shqipëri me pasaporta jo të vërteta apo me emra të tjerë, ata që hynë fshehtas (p.sh. u fshehën në fshatrat pranë kufirit shtetëror), ata që nuk janë zbuluar akoma në dokumente të tjera, si dhe ata që nuk njihen me emër. 


Kjo e fundit është për t’u theksuar sepse është e zakonshme të shohësh lista në arkiva, të cilat kanë për një emër përbri numrin e njerëzve që e shoqëroi atë kryetar grupi ose familje, nën titullin “bashkë me familjen e tyre”. 

Institucioni Yad Vashem në Jeruzalem, deri më tani ka njohur zyrtarisht 69 shqiptarë si “Fisnikë të Kombeve” në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit. 

Këta hebrenj të shpëtuar janë ata që i mbijetuan Holokaustit nëpërmjet ndihmës shqiptare, që u martuan, lindën e vazhduan rrjedhën e tyre të jetës në Shqipëri e vendet e tjera. Hebrenjtë që mbetën në Shqipëri pas mbarimit të Luftës II Botërore lanë gjurmë në fusha të ndryshme të jetës shqiptare dhe kujtohen me respekt.

Jahja Lluka : Lidhjet shpirtërore ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit hebre janë unike

Rezultate imazhesh për jahja lluka

Akademik Prof.Jahja Lluka

Dita e Kujtesës, mbullja e kampit te Aushvicit

Lidhjet shpirtërore ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit hebre janë unike

Në 27 janar 1945, u hapën dyert e kampit të përqëndrimit të Auschwitz, për ti treguar të gjithë botës tmerret e Holokaustit. Trupat e Armatës Ruse liruan pak nga të burgosurit që kishin mbetur gjallë, rreth 7000 njerëz. 

Për këtë arsye 27 janari është bërë Dita e Kujtesës, kushtuar viktimave të shumta të holokaustit. Por kampet e mëdha të përqendrimit ishin vetëm disa nga teatrot e famshme të tmerrit nazist, sepse dhuna ka vazhduar edhe nëpër rrugët e qyteteve të pushtuar nga nazistët.

 Asambleja e Përgjithshme e OKB¬së ka caktuar 27¬janarin, datën e çlirimit të kampit të Auschwitz¬it si “Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit” në kujtim të Shoahut, në nderim të hebrenjve dhe miliona personave të tjerë të cilët u vranë nga nazistët gjatë luftës.

Në kampet e përqendrimit ju mor jeta në mënyrë tragjike rreth 6 milion hebrenjve.

 Lidhjet shpirtërore ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit hebre janë unike, dhe këto lidhje duhet të ruhen sa të ekzistojë jeta mbi Tokë. 

Në historinë e njerëzimit shqiptarët nuk njihen për krime mizore ndaj popujve të tjerë, nuk njihen raste që në natyrën e popullit tonë të ushqehet urrejtja ndaj tjetrit.

 Me gjithë pushtimet e jashtme, me gjithë kanosjen e rrezikut apo të mos ekzistencës tonë, ne arritëm të mbijetojmë. 

Por jo vetëm për vete, duke njohur rrezikun e zhdukjes popullishqiptarë mbetet i vetmi në Evropë që i hapi derën një populli të largët por me histori të ngjashme me shqiptarëtsiq ishin edhe populli hebre. 

Ende nuk dihetsaktë sa hebrej kaluan këtej, në këtë kontekst nuk janë të rëndësishme shifrat sa i rëndësishem mbetet qëllimi madhor, qoftë dhe vetëm një hebre të kishte ardhur këtu.


Fotografia e Flori Bruqi

Fakti që ekzistonte gadishmeria për ta ndihmuar, për mos ta dorëzuar, tregon në vetvete veprën hyjnore të popullit tonë. 

Qytetërimi nuk mund të ekzistojë pa humanizëm, dhe kush tregoi humanizëm më të lartë se shqiptarët 83 në Evropë përgjatë kësaj periudhe, kur ligjet djallëzore morën frymë dhe po shfaqeshin pa drojë.

 Me gjithë rrezikun e tyre, fshatra e qytete në Kosovë që nga Mitrovica, Prishtina, Peja, Gjakova, Deçani, Gjilani etj., pranuan dhe strehuan qindra hebrej duke mos i dorëzuar në asnjë mënyrë tek armiku. Ka shumë histori se si familjet shqiptare në Kosovë i pranuan hebrejtë mes familjesh.

Shqiptarët nuk dinin çdo të thotë të jesh antisemit sepse ata kur i takonin hebrenjët, së pari shihnin njeriun, pastaj mikun, duke i respektuar njësojsi njerëzit e gjakut, mos edhe më shumë. 

Edhe pse këto familje shqiptare i takonin besimit mysliman, dhe dihet botërisht urrejtja e popujve mysliman të Lindjes ndaj hebrejve dhe fesë së tyre. 

Për shqiptarët ka një Zot dhe një Besë dhe kjo ndikoi që hebrejtë e gjetën tokën e premtuar, gjetën sofrën që i priti tek familjët shqiptare. 


Fotografia e Flori Bruqi


Madje, lidhja e tyre u forcua sa shumë raste që familjët shqiptare myslimane i pagëzuan fëmijët me emra hebre shkaku i respektit dhe dashurisë që treguan për hebrejtë, në kohën kur antisemitizmi ishte ligj në shumë qendra evropiane. 

Dhe, jo vetëm në Kosovë dhe jo vetëm tek shqiptarët e fesë islame, por në gjithë trojet shqiptare, në famlijet shqiptare të ritit katolik dhe ritit ortodoks, kudo që erdhën hebrejtë ndër shqiptarë gjetën ngrohtësinë, njerëzinë, njohën “Besën” dhe nuk ekziston asnjë rast i vetëm që një herbe të jetë dorëzuar nga dora shqiptare.

 Kjo lidhje që u krijua mes shqiptarëve dhe hebrejve duhet ruajtur, historitë e qindra familjeve që u vllazëruan mes vete.

 Duhet të jenë shembull për mbarë botën, duhet të jenë sinjalsë çdo të thotë të tregohesh njeri dhe t’i shtrish dorën dikujt kur ka nevojë. Institucioni “Yad Vashem” në Jeruzalem, deri më tani ka njohur zyrtarisht 69 shqiptarë si “Fisnikë të Kombeve” në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.

OPINIONE: Kryeministri Rama ecën në gjurmët e Enver Hoxhës

Shkruan  :Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri, Ph.D.


I dashur Profesor Flori,

Ju lutem, më lejoni që Juve, si Drejtor për Marrëdhëniet me Publikun i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Arteve dhe të Shkencave dhe si Moderator i Portalit të Nderuar “Agjencioni Floripress”, t’Ju drejtohem me reagimin e mëposhtëm publik ndaj bashkëpunimit të kryeministrit Rama me kriminelin Aleksandër Vuçiç, në dëm të interesave mbarëkombëtare në tërësi dhe të interesave të Republikës së Kosovës në veçanti.


Nisma e Aleksandër Vuçiçit, armikut të betuar të popullit shqiptar të Kosovës, për themelimin e minishengenit ballkanik, ka si qëllim rikrijimin e Jugosllavisë së re, me synimin djallëzor për përfshirjen në të të Shqipërisë Londineze dhe për zbehjen ca nga ca të pavarësisë së Kosovës, deri në shuarjen e saj. Në nismën e Vuçiçit sigurisht që nuk ka asgjë për t’u habitur. Ai, si përfaqësues i shovinizmit sllav në Ballkan dhe si argat i bindur i shovinizmit rusomadh, armikut tradicionalisht të betuar të kombit shqiptar, kërkon ta përfshijë Shqipërinë në vathën neojugosllave, duke ringjallur orekset e paraardhësve të tij shovinistë të periudhës para fillimit të Luftës së Parë Botërore, kur Beogradi kërkonte të siguronte një dalje në Adriatik nëpërmjet portit të Durrësit, përmes linjës hekurudhore Beograd-Durrës.

Kryeministri Rama do të bënte mirë të lexonte librin “Shtëpia e Verdhë”, me autor Prof.dr. Flori Bruqin, akademik, në të cilin zbulohet lakuriq figura e kriminelit Aleksandër Vuçiç në qëndrimin ndaj Kosovës.


Pra, synimet shoviniste të Vuçiçit jan fare të qarta. Por e habitshme është se si ka mundësi që nismës së Vuçiçit t’i bashkohet kryeministri Rama? Përgjigjja është e thjeshtë fare: kryeministri Rama është kreu i majtizmit në Shqipëri, majtizëm, i cili është trashëgimtar i drejtpërdrejtë i veprës tradhtare të Enver Hoxhës në marrëdhëniet me serbosllavizmin. Ishte pikërisht Enver Hoxha ai, i cili, nga hiç njeri, u peshkua me kohë e me vakt nga shërbimi sekret serb për t’u vënë në krye të Shqipërisë për interesat shoviniste të serbosllavizmit, me objektiv shndërrimin përfundimtar të saj në koloni të Serbisë, në kuadrin e republikës së shtatë, dhe për mbjelljen e farës së përçarjes tragjike ndërshqiptare. Si shërbëtor besnik i serbosllavizmit, Enver Hoxha nuk kishte absolutisht besim në energjitë krijuese të popullit shqiptar për rimëkëmbjen e vendit pas përfundimit të luftës. Prandaj ekzistencën e Republikës së Shqipërisë ai e shikonte të pamundur jashtë ombrellës shoviniste jugosllave. Në plenumin e Beratit të vitit 1944, emisari jugollav Velimir Stojniçi, i cili na paskej marrë në dorë frenat e të zotit të shtëpisë në një Shqipëri pa zot, deklaroi:

“Shqipëria jo që nuk e rrit dot ekonominë e saj, por as e zhvillon dot atë sepse imperializmi do ta gëlltiste;… e vetmja zgjidhje e saj është të bashkohet në një konferderatë me Jugosllavinë…”

Tre vjet më vonë dhe pikërisht më 15 dhjetor 1947, Enver Hoxha, i mbrujtur mirë tashmë me kolaboracionizmin tradhtar me shovinizmin jugosllav, në mbledhjen e Byrosë Politike del me këtë deklaratë publike, duke vazhduar poshtërimin e vendit të vet, sipas shembullit të Velimir Stojniçit tre vjet më parë:

“Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejt bashkimin DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë socializmin pa u bashkuar me Jugosllavinë…”.

Nuk besoj se kishte fyerje më të rëndë dhe poshtërim më të madh se ky që tradhtari Enver Hoxha i bënte popullit shqiptar.


Po çfarë po bën kryeministri Rama, si pasardhës i Enver Hoxhës në krye të qeverisë majtiste? Në marrëveshje të plotë me Vuçiçin, po kërkon ta futë vendin tonë në minishengenin neojugosllav. Dhe nuk i bën përshtypje absolutisht fakti që pikërisht Vuçiçi është ai shovinist me damkë, i cili, në bashkëpunim të ngushtë me të tillë kryeshovinistë, si Shesheli dhe Nikoliçi, në fund të viteve ’90 patën hartuar Platformën për spastrimin etnik të Kosovës përmes masakrimit të njerëzve, vrasjeve masive, shpërnguljeve me dhumë dhe shkatërrimeve tërësore të vendbanimeve të popullsisë dhe të ekonomisë së saj.

Në reagimin e vet ndaj nismës vuçiçoramiane për krijimin e minishengenit ballkanik, akademiku prof.dr. Dibran Fylli, reagim që ai e ka përcjellë me titullin “Ai që nuk e njeh dhe ndien tragjedinë e kombit të vet, është argati më i keq i më të keqes”, të botuar në Portalin e nderuar “Agjencioni Floripress” të datës 22 dhjetor 2019, ka folur me gjuhën e fakteve dhe ka renditur një për një të gjitha krimet që shteti kriminal i Vuçiçit ka kryer në Kosovë në fundin e viteve ’90. Por kryeministrit Rama, çuditërisht, gjithë ato krime nuk i bëjnë përshtypje absolutisht. Madje s’e ka për gjë të ulet dhe të bisedojë shtruar me kriminelin Vuçiç dhe të bëhet mbështetje e fuqishme e tij për krijimin e minishengenit ballkanik.

Kryministri Rama është kryetar i një partie që është trashëgimtare e Partisë së Punës, e cila, më 12 qershor 1991, thjesht ndërroi emrin në Parti Socialiste, trashëgimtare e asaj partie, që e sundoi popullin shqiptar në mënyrën më të egër, çka s’ishte parë ndonjëherë në historinë e kombit shqiptar, e asaj partie, e cila qëndroi gatitu para një krimineli me damkë, si Enver Hoxha, duke soditur me qetësi krimet e tij të përbindshme kundër të ashtuquajturve armiq të klasës. Por partia e kryeministrit Rama, megjithëse kanë kaluar më shumë se 18 vjet që kur la emërtimin Parti e Punës dhe, me të njëjtën anëtarësi, mori emërtimin Parti Socialiste, as që e shkoi ndonjëherë nëpër mend që, si pasardhëse e partisë mëmë, të dilte me një pendesë publike dhe t’i kërkonte ndjesë popullit shqiptar për gjithë ato krime që ajo partia mëmë kreu kundër tij për gjysmë shekulli.


Në vitin 1992, Rama pati deklaruar:


Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’ mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme”. (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania”, Tiranë 1992, f. 184).

Kur u bë kryetar i Partisë Socialiste në vitin 2005, Rama “harroi” çfarë kishte deklaruar në vitin 1992. Pra, nuk e bëri “denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj”. Për pasojë, ai është kryetar i një partie të paligjshme.

Kësisoj, duke mos dënuar krimet e Partisë së Punës, si paraardhëse e Partisë Socialiste, kryeministri Rama s’e ka për gjë t’i kalojë në heshtje edhe krimet e shovinizmit serb në Kosovë dhe personalisht të kriminelit Vuçiç. Kjo është edhe arsyeja që kryeministri Rama s’e ka për gjë të shkojë me kriminelin Vuçiç në Novi Sad, në Ohër dhe ta presë me nderime në Durrës. Kjo është edhe arsyeja që kryeministri Rama, si kryeministër i shtetit amë, nuk iu drejtua kurrë zyrtarisht Beogradit me kërkesën e vendosur për dënimin e krimeve që pati kryer në Kosovë Millosheviçi, në bashkëpunim të ngushtë me Arkanin, Sheshelin, Vuçiçin, Nikoliçin etj., për të kërkuar ndjesë publike para opinionit ndërkombëtar dhe për të dëmshpërblyer të gjitha shkatërrimet e ekonomisë kosovare.

Me qëndrimin prej ortaku të Vuçiçit, në përpjekjet për jetësimin e minishengenit ballkanik, kryeministri Rama ka fituar urrejtjen e shumicës dërrmuese të popullit shqiptar të Kosovës. Për më tepër, Rama kërkon t’i japë leksione Kosovës se si duhet të sillet ndaj shovinizmit serbokriminal dhe të mos pranojë këshillat e Albin Kurtit për të hequr dorë nga bashkëpunimi me kriminelin Vuçiç, në dëm të interesave jetësore të Kosovës.


Në këtë periudhë, kur nuk po krijohet ende qeveria e re e Kosovës, megjithëse kanë kaluar më shumë se dy muaj e gjysmë pas zgjedhjeve të 06 tetorit, kryeministri Rama, si përfaqësues i shteti amë, duhej të ndodhej më afër se kurrë me Prishtinën. Por, me sa duket, “kontributet” e nëndheshme të Beogradit për moszyrtarizimin e përbërjes së qeverisë së re të Kosovës, duhet të jenë kolosale. Dhe pse të mos lindë dyshimi, që ato “kontribute” jepen edhe në bashkëpunim të ngushtë me kryeministrin Rama, me qëllim që presidenti i nesërm i Kosovës të jetë pikërisht Isa Mustafa, bashkëpunëtori i ngushtë i kryetradhtarit Hashim Thaçi, argatit tradicional të Beogradit. Ishin pikërisht Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa ata që bashkëpunuan ngushtë me njëri-tjetrin për t’i bërë lëshime pas lëshimesh Beogradit, duke filluar nga 19 prilli i vitit 2013, pa e ngritur zërin as edhe një herë të vetme për kompensimin e shkatërrimeve kolosale që Serbia pati kryer në Kosovë.

Kryeministri Rama po hesht për këtë zvarritje të qëllimshme të krijimit të qeverisë së re të Kosovës, në vend që të shkonte në Prishtinë dhe, si vëllai me vëllanë, të bisedonte shtruar me krerët e Vetëvendosjes dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe t’u rekomandonte atyre që e mira e të mirave do të ishte që presidente e ardhshme e Kosovës të jetë pikërisht Vjosa Osmani.

A duhet menduar se Rama nuk shkon në Prishtinë se nuk e ka për zemër? Mos vallë kjo është edhe arsyeja që ai vendosi në Kukës taksën për Rrugën e Kombit? Ajo taksë ka për qëllim pikërisht zhvatjen e vlerave monetare nga kosovarët që vijnë në atdheun amë. Prandaj kishte shumë të drejtë Albin Kurti kur deklaroi ca kohë më parë:

“Unë vij te Kastrioti, jo te Kastrati”.

Por ajo që të çudit edhe më shumë, është heshtja e mbarë opinionit publik në Tiranë, heshtja e të ashtuquajturës shoqëri e paqenë civile, heshtja e rinisë dhe e inteligjencies universitare për bashkëpunimin e ngushtë të kryeministrit Rama me kriminelin Vuçiç. Domosdo që do të heshtin se individualizmi dhe përçarja ndërshqiptare kanë traditë shumë të lashtë në historinë tonë kombëtare. Por edhe më skandaloze është heshtja e opozitës, me në krye Lulzim Bashën. Me sa duket, opozita e Bashës ka rënë në bark para kryeministrit Rama, i cili, si dikur Enver Hoxha, është dashuruar keq me pushtetin që prej shtatorit të vitit 2013. Ngjarjet e muajve të fundit dëshmojnë më së miri se në Shqipëri nuk ka opozitë burrërore, sepse lidhjet e nëndheshme të Lulzim Bashës me Edi Ramën janë “salduar’ përfundimisht në takimin e fshehtë disaorësh natën e shtatëmbëdhjetë duke u gdhirë tetëmbëdhjetë prilli i vitit 2017. Dhe gjasat tregojnë se opozita e Bashës do të shkojë në zgjedhjet e vitit 2021, me kryeministër Ramën, paçka se pas daljes së opozitës nga parlamenti, ai ka pasë lëshuar deklarata sa e sa herë nëpër mitingjet e protestave se nuk shkohet në zgjedhje me Ramën kryeministër, deklarata këto që rezultuan flluska sapuni.

2020/01/21

Zekë S. Sinanaj (1957 - )

                          Fotografia e Nifka Dhimshem Dhe Nassi                                

Zekë S. Sinanaj u lind më 2 korrik 1957 në fshatin Isniq të Deçanit. Ka mbaruar studimet bazike të juridikut, në Universitetin e Prishtinës.

Nga viti 1984 ka punuar si gazetar në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP), deri në korrik të vitit 1990 kur ai dhe kolegët e tij u larguan dhunshëm nga regjimi serb. Gjatë 90-tave ka shkruar për gazetat: ‘’Bujku’’, ‘’Gazeta Shqiptare’’, ‘’Kombi’’ dhe ‘’Dielli’’. Reporter për Radio Zagrebin, në emisionin informativ në gjuhën shqipe, ku poashtu gjatë kësaj kohe ka qenë ndër drejtuesit e Qendrës për Informim të Kosovës – QIK, në Deçan. Për shkak të veprimtarisë së tij, disa herë është arrestuar dhe maltretuar nga forcat e regjimit të atëhershëm.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka raportuar për zonën e Dukagjinit në mediume të ndryshme, si reporter i rregullt në Radio Televizionin Shqiptar - Programi Satelitor. Ka bashkëpunuar edhe me Radio Deutsche Welle, Radio Zëri i Amerikës, Radio Free Europa dhe me agjencione të ndryshme për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Me raportimet dhe xhirimet e tij ka arritur ta sensibilizojë opinionin vendor e ndërkombëtar rreth dhunës dhe masakrave që ushtronte pushteti serb i kohës. Në veçanti, raportimet për masakrën e 25 Majit 1998 dhe 1 Prillit 1999, të dyja në fshatin Lybeniq, ku u masakruan rreth 100 persona. Pastaj masakrën e Belegut, atë të Mejës si dhe zhvillimet luftarake që bëheshin në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe forcave serbe. Ka qenë pjesëmarrës pothuaj i të gjitha zhvillimeve dhe ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë luftës në Dukagjin.

Pas luftës ka vazhduar punën si gazetar/redaktor në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Fillimisht ishte i angazhuar në edicionin e lajmeve, ndërkohë ka udhëhequr emisionet informative-politike: ‘’Intervista e Javës’’ dhe ‘’Pro et Contra’’.

Me shpërthimin e luftës në Luginë të Preshevës është angazhuar si reporter në luftimet e drejtpërdrejta në mes të UÇPMB-s dhe forcave serbe. Njëherit ka përcjell edhe bisedimet e palës shqiptare dhe serbe për arritjen e marrëveshjes në Konqul dhe Lluçan të Preshevës.

Ka realizuar rreth 20 filma dokumentarë për personalitete dhe ngjarje historike të periudhave të ndryshme. Po ashtu ka realizuar shumë emisione-reportazhe nëpër treva të ndryshme shqiptare dhe me gjerë. Janë të njohura emisionet të realizuara në Plavë e Guci, Tuz-Malësi e Mbishkodrës, Rozhaj, Zarë të Kroacisë, Maqedoni dhe Shqipëri.

Dokumentar Televizivë  në RTK :

1.Kthimi i heroit Rrustem Bruqi,

2. Arkivolet e Tmerrit ( kushtuar ushtarëve të vrarë në ish APJ-në, 

3.Ora e Babës (   dedikuar familjës Januzi të fshatit Mazhiq të Shalës së Bajgorës, ku dy prej  vëllezërve  janë  të dënuar më vdekje),

4. Ora e Atdheut  (dedikuar  atdhetarit Hoxheë Zekë Berdynaj), 

5.Mbijetesa  kushtuar shqiptarëve në Rozhajë të Malit të Zi, 

6. Arbneshët e Zares. etj.

Kohëve të fundit është angazhuar në realizimin e dy librave, njëri prej tyre një libër voluminoz "Kujtime nga Lufta".

Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve i dërgon letër Hashim Thaçit, propozon formimin e Këshillit kundër shpërnguljes së qytetarëve

Rezultate imazhesh për jahja lluka

Në foto:Akademik Prof.Jahja Lluka


Kryetari i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve,Akademik Prof. Jahja Lluka përmes një letre, iu ka drejtuar Presidentit të Kosovës  Hashim Thaçi me një propozim për krijimin e Këshillit Kombëtar Kundër Shpërnguljes.

Kjo shoqatë e cila ka një përvojë pune 39-vjeçare ka një plan konkret kundër ikjes së njerëzve nga Republika e Kosovës.


Në një prononcimpër medie ,Akademik Prof.Jahja  Lluka tha se duhet të krijohet ky Këshill, ku pjesëmarrës do të ishte edhe shoqëria civile, pasi ikja e njerëzve është alarmuese.

“Ne plan konkret kemi, mirëpo plani konkret duhet të bëhet nga Presidenti, meqenëse ai duhet me kriju këtë Këshill, ku duhet të marrë pjesë edhe shoqëria civile, pasi që ikja e njerëzve është alarmuese. Ky hap duhet të merret nga institucionet përmes projekteve të veçanta, për të qëndruar rinia në Kosovë”, tha  Jahja Lluka .
Në propozimin e dërguar presidentit  Hashim Thaçi, përveç shoqërisë civile, thuhet se pjesëmarrës duhet të jenë edhe ministritë e ndryshme, si ajo e Diasporës dhe e Integrimeve Evropiane.

“Krijimi apo ri-formatizimi i Qeverisë, nuk mund ta pengoj largimin e njerëzve, as ministria e Diasporës s’mund të merret me këtë çështje por duhet që ministritë, shoqëria civile ta bëj këtë, e po ashtu edhe Presidenti duhet ta kryej punën e vet si person unifikues”, u shpreh Akademik Prof.Jahja Lluka.

Ai tha se letrën e kanë dorëzuar gjatë ditës së sotme te Presidenti, por janë të gatshëm edhe të takohen me të nëse Thaçi e sheh këtë të nevojshme.

LOJA ME LIBRA DHE FATI I ZVARRANIKUT ARRHIM SADIKU ....





     Në luftë vdesin heronjt në liri marrin pension spijunat.Ata vjedhin betejat!(Zef Përgega,shkrimtar)

Fotografia e Flori Bruqi

Imazhi mund të përmbajë: tekstImazhi mund të përmbajë: tekst

Rrahimi e “ndërron gëzofin ka të fryen era”.

Të burgosurit politikë thonë : “qendrimi i tij në burgjet serbe ka demtuar shumë çështjën kombëtare’’!
Rrahimi e “ndërron gëzofin ka të fryen era”.Për një gjë të tillë ka shkruar edhe shkrimtari Fahredin Tafallari në një shkrim të tij në internet....Poezitë dhe librat e Rrahim Sadikut nuk kanë ndonjë vlerë letrare.Këtë më së miri e dëshmon edhe një shkrim i botuar në të përmuajshmen kulturorore letrare dhe artistike të Prishtinës “Kalendrai letrar”, numër 11/ 30 qershor 2009 me titull “harroje dashurinë Arrhim!” të autorit shqiptar nga Prishtina,Prof.Dr.Agim Vinca .… Rrahim Sadiku mund të vetëlëpihet më poezitë e tij…Librat e tij para disa viteve janë kallë në turrë e druve...si dhe ky zvarranik interneti vetëlëpihet me librat e tij.Për të njajtin ka shkruar edhe shkrimtari i mirënjohur Bardh Frangu.

(Nga web faqja :DERVINA COM , FRIDAY, FEBRUARY 15, 2008)

****

Kritikën letrare të shkrimtarit Bardh Frangu ,me titull "Loja me libra", nuk e kam shkruar unë.


Lexoni dhe binduni kush është zvarraniku dhe shkarravitësi Rrahim Sadiku.

Shkruan: Bardh Frangu,shkrimtar nga Ferizaji/Kosovë : "LOJA ME LIBRA"

Viteve të fundit librat botohen pa vlerë dhe pa kriter. Ato tashmë kanë prishur kuptimin e mitit që kishin dhe janë bërë si albumet e fotografive personale. Në këtë krizë të thellë vlerash kemi arritur stadin, kur si shqiptarë - o jemi këngëtarë, o shkrimtarë! Libri që rastësisht më ra në dorë, nuk do të ishte objekt i këtij shkrimi sikur të ishte ndonjë botim privat i autorit, sepse secili ka të drejtë ta përdorë letrën sipas nevojës. Libri është botuar në kuadër të botuesit “Zgjimi”, në Ferizaj, botim ky që vepron që nga vitet 70 në kuadër të klubit letrar të qytetit “De Rada” dhe që në një mënyrë ishte krah i mirë i shtëpisë botuese “Rilindja”, ku konkurrenca për botim ishte tepër e madhe. Në kuadër të këtij botuesi janë botuar dhjetëra libra me vlerë, kryesisht të autorëve ferizajas. Pas lufte ky botues nisi të keqpërdoret në mënyrën më bizare. Në kuadër të tij nisën të botohen libra pa vlerë dhe pa kriter.
Libri i fundit që doli në kuadër të këtij botimi është ai i poeteshës së re, Afërdita Shabani, me titull shumë prozaik “Kur dielli perëndon errësira ofrohet”. Nuk është se ky libër duhet të merret si mostër për të dëshmuar mungesën e kriterit të këtij botimi, por është tipik për faktin se vetëm në më pak se një faqe tekst, përkatësisht në hyrje të librit, gjejmë jo më pak se 28 gabime gjuhësore, pa përfshirë këtu gabimet në përdorimin e shenjave të pikësimit dhe ato sintaksore. Kjo është shumë dhe e pafalshme për njerëzit e një botuesi. Mbase ky fakt do të duhej të bënte një skandal kulturor.
Poetesha e re nuk ka faj për këtë. Ajo ka mundur edhe të mos e njoh drejtshkrimin, mbase edhe në një nivel të tillë. Ajo, si nxënëse e klasës së XII të shkollës së mesme, është mjaftuar me talentin që ka, të cilin edhe e dëshmon në libër. Ajo ka pasur nevojë për ndihmë dhe për përkrahje, por një gjë të tillë nuk e ka gjetur. Përgjegjësinë për këtë e bartë botuesi, përkatësisht redaktori, shkrimtari Rrahim Sadiku, njëherazi përgjegjës për kulturë në komunën e Ferizajt, i cili edhe e ka nënshkruar këtë libër në emër të redaktuarës. Gabime gjuhësore ka me bollëk edhe nëpër poezitë e këtij libri të papërpunuar, por faqja e parë e tij, e cila ka kuptimin e një prologu, vërtet bën shembullin më tipik të lojës me libra tek ne.

Bardh Frangu


"Digjet publikisht libri i Rrahim Sadikut"

-Në sheshin e qytetit të Ferizajt është djegur libri pamflet i Rrahim Sadikut “Një pamje ndryshe”. Librin e ka djegur personazhi kryesor i tij, Vehbi Emini, i akuzuar si bashkëpunëtor i UDB-së, pasi Sadiku kishte pranuar në gjykatë se asgjë nuk ishte e vërtetë nga ajo që kishte shkruar
Nga Bardh Frangu

Gazteta Express,Prishtinë, 29.12.2009 në ora 14:44

Libri “Një pamje ndryshe” i Rrahim Sadikut, të hënën ka marrë një pamje tepër të veçantë. Ka marrë pamje të shkrumbtë. Atë publikisht, para medieve dhe qytetarëve, e ka djegur personazhi kryesor i tij, Vehbi Emini, i akuzuar nga Sadiku si ish bashkëpunëtor i sigurimit serb, përkatësisht UDB-së.
Emini, ish drejtor i shkollës fillore në fshatin Komogllavë, njëherazi bashkëvendës i Rrahim Sadikut, me këtë rast ka thënë:

“Pas katër seancave gjyqësore i padituri Rrahim Sadiku ka pranuar plotësisht se të gjitha apostrofimet e tij në libër që kanë të bëjnë me emrin tim janë shpifje, trillime dhe gënjeshtra. Ai nuk i është përmbajtur marrëveshjes gjyqësore, për çka ka qenë i obliguar, ndaj jam detyruar të ndërmarrë këtë hap”, ka thënë Emini.

Ai si dëshmi për këtë ka sjellë vendimin e Gjykatës Komunale të Ferizajt, me shifër C.nr. 387/08, të datës 07.09.2009.

Emini ka vlerësuar se akti i djegies së librit pamflet është vetëm një akt ngushëllimi për të dhe për familjen e tij të njollosur nga Rrahim Sadiku. Ai është i vendosur që të drejtën e tij ta kërkojë edhe përtej marrëveshjes së arritur me të paditurin në Gjykatën Komunale të Ferizajt.

Marrëveshja gjyqësore e lidhur në Gjykatën Komunale të Ferizajt, ndërmjet Rrahim Sadikut dhe Vehbi Eminit është mbështetur në katër pika. Në pikën e parë thuhet se i padituri Rrahim Sadiku deklaron se të gjitha ato që janë thënë për Vehbi Eminin në librin “Një pamje tjetër” nuk qëndrojnë, nuk janë të vërteta dhe për këtë pendohem dhe kërkoj falje publike.

 Nën pikën dy thuhet se ekzemplarët e këtij libri, autori Sadiku, do t’ia dorëzojë palës së dëmtuar, përfshirë këtu edhe ekzemplarët që janë nëpër biblioteka ose tek lexuesit. Pika e tretë e kësaj marrëveshje gjyqësore parasheh që shpenzimet e procedurës lidhur me këtë çështje t’i bartë i padituri Rrahim Sadiku, i cili ngarkohet me 506 euro.

Pika e katërt parasheh që kjo marrëveshje mund të bëhet publike vetëm pas datës 13 dhjetor 2009, përkatësisht pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, ku Rrahim Sadiku ishte kandidat për kryetar të komunës së Ferizajt nga radhët e AAK-së.

Rrahim Sadiku, ish gazetar i “Rilindjes”, aktualisht udhëheqës për kulturë në komunën e Ferizajt, nuk e ka respektuar marrëveshjen gjyqësore. Ai nuk i ka dorëzuar ekzemplarë të librit paditësit të tij, por as nuk ka kërkuar falje publike. Në librin e tij pamflet “Një pamje tjetër”, botuar në maj të vitit të kaluar, Sadiku ka fyer, shpifur e njollosur me emër e mbiemër edhe njerëz të tjerë nga komuna e Ferizajt. Ai për këtë ka keqpërdorur edhe pozitën e zyrtarit për kulturë, duke e botuar librin pamflet në kuadër të redaksisë së “Zgjimit”, organi i klubit letrar “De Rada”, të Ferizajt.

(Ky shkrim  i gazetarit dhe shkrimtarit  Bardh Frangu ,është botuar më dt.29.12.2009  në web faqën http://www.gazetaexpress.com/.../artikujt/lexo/21842/C6/C21/)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...