Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/02/05

Poligrafi në Tiranë,si funksionon makina e së vërtetës së FBI


Kryeministri Edi Rama paralajmëroi dje se përveç vettingut për të kontrolluar pasurinë, cdo drejtues policie do të kalojë në testin poligrafik të FBI, ose sikur njihet ndryshe makina e së vërtetës.



Një masë e tillë sipas Ramës do të bëhet për të pastruar policinë e shtetit nga të inkriminuarit dhe personat e korruptuar.





Por çfarë është makina e së vërtetës (Poligrafi) dhe si funksionon ajo? Poligrafi bazohet mbi faktin se gënjeshtra provokon përgjithësisht ankth, që nga ana e tij modifikon parametrat fiziologjike, si presioni i gjakut, frekuenca kardiake, ritmi i frymëmarrjes e deri tek rezistenca e ndryshuar e lëkurës ndaj përcjelljes se rrymës elektrike. Që në vitin 1913 është ndërtuar një makine e tillë, e cila ishte në gjendje që të gjitha këto parametra t’i përmblidhte në një raport grafik.

Makina e të vërtetës, përdoret nga FBI-ja gjatë marrjes në staf të punonjësve të rinj, por edhe gjatë pyetjes së dëshmitarëve, për çështje tepër delikate. Ndërsa në Tiranë se së bashku me aparaturën për asistencë do të mbërrijnë dhe specialistë të FBI-së, me qëllim përdorimin e saj, gjatë testimit të oficerëve që do jenë përzgjedhur për tu bërë pjesë e kësaj strukture hetimore.


Poligrafi

Poligrafi

Testi Poligrafik i FBI

Poligrafi, testi më profesional për të zbuluar të vërtetën


Dr. Svetoslav Mladenov Zanev është një ekspert poligraf nga Bullgaria, i njohur tashmë në mbarë botën për rezultatet e tij. Në bisedë me gazetën “Shqip”, ai rrëfen eksperiencat, funksionin dhe vendet ku aplikohet “testi i së vërtetës” dhe pohon se tashmë edhe Shqipëria e ka një ekspert poligraf të vetin

Dr. Svetoslav Mladenov Zanev është një ekspert poligraf nga Bullgaria, i njohur tashmë në mbarë botën për rezultatet e tij. Në bisedë me gazetën “Shqip”, ai rrëfen qëllimin e vizitës që zhvilloi kohët e fundit në Shqipëri, si dhe funksionin, vendet ku aplikohet dhe eksperiencën botërore e atë personale me “makinën e së vërtetës”. Rendit disa vende të njohura për shkallë të lartë e profesionalizëm në shërbimet inteligjente sot në botë, si SHBA, Rusia apo Izraeli, të cilat mbështeten në rezultatet e sjella nga punën me poligrafin ose siç njihet ndryshe edhe si “makina e së vërtetës”, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri që gjen vend në shumë sektorë të hetimit penal e më gjerë.


Dr. Zanev, mund të na tregoni diçka për veten dhe gjithashtu synimin e vizitës suaj në vendin tonë?

Aktualisht jam drejtor i shoqatës më prestigjioze në botë të ekspertëve poligrafë në Bullgari, e cila quhet International Society of Polygraph Examiners. Në këtë shoqatë bëjnë pjesë ekspertë poligrafë nga e gjithë bota, të cilët praktikojnë poligrafin ose “makinën e së vërtetës”. Në Shqipëri erdha pasi pata marrë një ftesë për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore që u organizua më datë 25 prill nga Akademia Profesionale e Biznesit në Tiranë, i ftuar nga miku im, ish-dekani i Fakultetit të Drejtësisë, dr. Bledar Ilia.

Për ta bërë më të thjeshtë për lexuesit, çfarë është më konkretisht poligrafi?

Poligrafi është një instrument, i cili përdoret për të zbuluar të vërtetën, bazuar në pyetje, duke e cilësuar atë ndryshe pra edhe si “makina e së vërtetës”

A përdoret dhe në cilat raste përdoret poligrafi në Bullgari?

Sigurisht që po. Poligrafi përdoret në sektorin shtetëror dhe në sektorin privat. Ai gjen përdorim në organet kompetente shtetërore në zbulimin e krimeve të ndryshme, gjatë hetimit penal, në testime të ndryshme për të zbuluar korrupsionin e të gjitha niveleve etj. Në sektorin privat është përdorur për të zbuluar vjedhje të përmasave të ndryshme, sikurse edhe në të gjitha rastet që kanë të bëjnë me shitjen e informacioneve, e cila shkatërron konkurrencën e lirë.

Po në vende të tjera të botës, ku gjen përdorim makina e së vërtetës?

Natyrisht se vendi ku poligrafi gjen përdorimin më të gjerë sot në botë është SHBA-ja. Poligrafi u përdor në vitet 1933 nga FBI-ja në luftën kundër mafies dhe në hetimet penale, sikurse edhe për zbulimin e spiunazhit. Në vitin 1949 u lejua të pranohej për përdorim edhe nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës, CIA. Vende të tjera, të cilat e përdorin poligrafin janë: Izraeli, Rusia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut, disa vende të Europës Lindore dhe Amerikës Jugore.

A i nevojitet Shqipërisë poligrafi dhe a ka Shqipëria ndonjë eksperiencë për të dëshmuar në këtë aspekt?

Unë mendoj se megjithatë, poligrafi është i nevojshëm për secilin vend të botës, pasi e vërteta duhet të zbulohet me çdo çmim. Në disa situata është e pamundur që të kuptosh se cila është e vërteta dhe cila gënjeshtra, nëse nuk ke ndihmën e poligrafit. Të tilla janë situata që hasen gjatë hetimit penal, sikurse edhe në zbulimin e korrupsionit. Në qoftë se këto vepra penale ekzistojnë në Shqipëri, atëherë duhet përdorur poligrafi. Shqipëria deri më tani nuk ka pasur fatkeqësisht asgjë për të na rrëfyer e dëshmuar në këtë aspekt. Para dy vitesh, edhe një shqiptar u trajnua për të përdorur poligrafin në bazë të standardeve të American Polygraph Association (Shoqata Amerikane e Poligrafit), e cila është shoqata lider sot në botë dhe garanton standardet më të larta të përdorimit të tij.

Dr. Zanev, kemi parë shumë filma ku poligrafi shfaqet prezent në zyrat apo ambientet hetimore, por kemi dëgjuar edhe histori, sipas të cilave, roli i tij ka qenë shumë i diskutueshëm dhe ka sjellë çorientim të rezultateve përfundimtare hetimore. Sa i vlefshëm është pra në këtë rast rezultati i testit të së vërtetës?

Testi poligraf është më shumë se 90% korrekt dhe i saktë, dhe në disa situata është 100% i saktë.

Dr. Zanev, ju vijoni të trajnoni ekspertë të tjerë në Bullgari dhe në vende të tjera?

Trajnoj në Bullgari, por edhe në vende të tjera. Trajnimet e mia të fundit kanë qenë në Rusi dhe gjithashtu edhe në Kazakistan.

A mund të na jepni një shembull konkret dhe emblematik të zbulimit të së vërtetës me anë të poligrafit?

Po ju jap një rast shumë interesant me atë që i ndodhte rregullisht një banke në Bullgari. Një nga rojat që siguronte transportimin e vlerave monetare, vidhte sistematikisht bankën, duke përdorur një shufër elastike mjaft të hollë dhe me ndihmën e së cilës ai nxirrte bankënotat nga zarfi, i cili ishte i mbyllur mjaft mirë dhe nuk e dëmtonte atë. Vetëm pasi ky rojë iu nënshtrua testit të poligrafit, rezultoi se ishte pikërisht ai personi që vidhte bankënotat, rezultat i cili u pranua edhe nga vetë ai. Roja pohoi se e kishte kryer këtë lloj vjedhje në mënyrë sistematike dhe pa lënë asnjë lloj gjurme.

Përtej profesionit, në vendin ku jetoni, punoni e banoni, ju jeni një qytetar si gjithë të tjerët. Në këtë prizëm, a keni ndonjë mesazh për shoqërinë shqiptare?

All the time tell the truth and the life is easy! (Tregoni të vërtetën gjithë kohën dhe jeta do të bëhet më e lehtë.)

Prof.Ass.Dr. Refik Kryeziu „Ekonomia Kombëtare”




 

Prof.Ass.Dr. Refik Kryeziu, njohës i mirë i Finansave dhe i të ardhurave buxhetore të Republikës së Kosovës, shkencës së ekonomisë po edhe letërsisë ekonomike i sjell një libër të munguar me mendime dhe të dhëna shkencore për kahet e zhvillimit të Kosovës. 


Për librin prof.Refik Kryeziut „Ekonomia Kombëtare“ vlerësimet janë të shumta. Mirëpo, ne po veçojmë mendimin e dy reçensentëve të librit; Prof.Dr.Kolë Prenga, profesor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, dhe Prof. Dr.Mejdi Bektashi, Profesor në Fakultetin Juridik, të Universitetit „Hasan Prishtina“ të Prishtinës. 

Libri i prof. Refik Kryeziut, „Ekonomia kombëtare“ shkruan Prof. Dr. Kolë Prenga, ekonomist i mirënjohur nga Tirana, ngërthen në vete një sërë çështjesh të problemeve ekonomike e zhvillimore në Republikën e Kosovës.


Rezultati i imazhit për refik kryeziu"

 Libri që po i jepet në dorë lexuesit, deshëm apo s´deshëm thotë Prof.Prenga, është libri që na mëson të ecim përpara.

 Pa libra, pa dije të shkruara, s´ka as mësim , as përparim në asnjë lëmi. Mbledhja e dijeve, mendimeve, ideve, dhe përvojave është e domosdoshme në kohën tonë.

Kosova duhet vet ta projektojë të ardhmen e saj. Papunësia që tash ekziston në Kosovë, me një organizim më të mirë, dhe me shfrytëzimin e pasurive natyrore të saj, ka mundësi që krizën e papunësisë ta kaloj pa tronditje të mëdha.

 Krizat ekonomike jo rrallë janë me dhimbje në të gjitha shoqëritë. Pasojat e kësaj krize mund t´i vuajmë të gjithë. 

Prandaj libri i Prof.Refik Kryeziut, „Ekonomia kombëtare“ është një prurje që unë e vlerësoj shumë. Çështjet e ngritura në këtë libër shprehet Prof.Dr.Prenga janë prezente në çdo kohë dhe në çdo vend. Prandaj unë konsideroj shkruan profesor Prenga, se libri „Ekonomia kombëtare“ i Refik Kryeziut, me studime, kumtesa dhe vështrime, është trajtuar me përgjegjësi profesionale dhe shkencore. 

Ky libër tash më i botuar, do t´u ndihmoj shumë studentëve të ekonomisë, ekspertëve të saj, dhe institucioneve qeveritare.Ndërsa Prof. Dr. Mejdi Bektashi, në reçensionin e tij librin e Refik Kryeziut,„Ekonomia Kombëtare“ e vlerëson shumë lartë, duke thënë se është libri i parë i botuar i këtij lloji në Republikën e Kosovës. 

Ky libër në mynyrën më shkencore trajton një sërë aspektesh dhe perspektivash të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Pasuritë e Kosovës në librin „Ekonomia kombëtare“ nuk duhet vetëm t´i lexojmë, por ato duhet trajtuar nga mendja e shkencës, dhe dora e shtetit.

 Fuqia e shtetit të Kosovës tani është ekonomia, ajo që ngre lart mirëqenien e popullit tonë. Pa ekonomi të mirëfilltë krizat ekonomike shkaktojnë dhimbje të vazhdueshme, dhe shpërthime sociale. 

Libri i Prof.Refik Kryeziut. „Ekonomia kombëtare“ thotë Prof. Dr. Bektashi, është një prurje e re për studentët tanë, dhe për institucionet ekonomike të Kosovës. Ne ende jemi në udhën e shtetformimit.

 Ky libër i munguar për studentët dhe shoqërinë tonë do të na mësojë se si të sillemi ndaj pasurisë tonë natyrore, dhe ndaj buxhetit të kufizuar të Republikës së Kosovës. Libri i Refik Kryeziut, „Ekonomia kombëtare“ka shtatë kapituj, dhe 261 faqe. 

Në secilin kapitull autori me shifra dhe me tabela na e jep gjeografinë e zhvillimeve ekonomike në Kosovë. 

Aktualisht, Kosova përballet me një papunësi të lartë, me rreth 40% të numrit apsolut të të papunëve. Thënë në numra, mbi 1 qind e 5 mijë e 7 qind e dyzet e një të papunë të moshës 18 – 24 vjeçare. Shifër vërtetë rënqethëse. Republika e Kosovës shkruan Refik
 Kryeziu është shtet i ri, dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik të Kosovës vazhdojnë të jenë të kufizuara.

 Perspektivat e zhvillimit, të dhëna në libër ( nga aspekti real shkencor janë shpresëdhënëse ). Pasuritë e shumta të Kosovës, në metale dhe jometale, si dhe në bujqësi, janë fonde të çmuara për të ardhmen e ndritshme të Kosovës. 

Nëse ekonomia dhe politika e Republikës së Kosovës, harmonizojnë qëndrimet dhe qëllimet, shkruan  Refik Kryeziu, zhvillimi Ekonomik i Kosovës, mund të përshpejtohet në shumë fusha të zhvillimit. 

Refik Nevzad Kryeziu u lind në Roganë të Dardanës me 11 mars 1957. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Gjimnazin në Dardanë. Pas shkollës së mesme Refiku regjistrohet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ku diplomon në kohë rekorde. Refik Kryeziu ka thirrje Akademike, Magjistër i Shkencave Ekonomike, dhe kandidat i Dotoraturës në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tiranës.

 Në vitet 2000-2006 Refik Kryeziu ka punuar në Kuvendin Komunal të Gjilanit, zyrtar për Hartimin dhe Realizimin e Projekteve Investive. Refiku është bir i dëshmorit, Nevzad Balë Kryeziut. 

Pas vitit 2006 Refiku punësohet Asistent në Fakultetin Ekonomit të Universitetit AAB - Riinvest në Prishtinë, në lëndët; Financa publike, Ekonomi monetare, Menaxhim i projekteve, Politika monetare dhe fiskale si dhe Finansat Ndërkombëtare dhe Makroekonomi. 

Refik Kryeziu krahas studimeve pasuniversitare, dhe të doktoraturës, Refiku ka botuar edhe shumë punime shkencore. Monografi për ekonominë e Gjilanit, studime dhe vështrime në 8 konferenca kombëtare e ndërkombëtare, dhe në disa simpoziume e këshillime shkencore. 

Vlen të përmendet se Refik Kryeziu ka hartuar dhe realizuar mbi 30 projekte investive në Kosovë, dhe të gjitha me notë të lartë vlerësimi.

 Pa zhvillim ekonomik të mirëfilltë, na thotë studiuesi 
Refik Kryeziu, Republika e Kosovës, mund të rrëshqas në kriza që nuk i dëshiron askushi në Kosovë. Shpresojmë se sukseset do të jenë më të mëdha se krizat. 

Pasuritë natyrore të Kosovës janë të vlerësuara, dhe shteti ynë po punon në këtë drejtim. Sukses dhe shëndet autorit për këtë libër të munguar të shkencës sonë.

Më gjërsisht:

https://www.uni-gjilan.net/wp-content/uploads/2017/12/RefikKryeziu_CV.pdf

KUSH I KOMANDOI I PARI USHTARËT E VET NË GJUHËN SHQIPE NË KOSOVË, PAS 500 VJET ROBËRIE NËN PUSHTUESIT OTOMANË?!

Hasan Prishtina 1873-1933


Brezni të tëra shqiptare, në rrugën e idealeve të Hasan Prishtinës!
- Kanë kaluar kaq vite dhe ende i mbajë në kujtesë, rrëfimet e gjyshit tim, Hajzer Tafa Shyti, ngjanë kështu, sepse ato rrëfime ishin të flakta atdhetarisht dhe të argumentuara historikisht; kur tregonte për babain e tij, ish-ushtar i Hasan Prishtinës, para se të shpërthente kryengritja e viteve 1908-1912, në katundin Pantinë, që shtrihet në rrethin e Vushtrrisë, ideologu madh i lëvizjes kombëtare, Hasan Prishtina, i kishte organizuar rekrutët e parë shqiptarë, me objektivin për të zgjeruar më tej veprimtarinë tij ushtarake edhe në vise të tjera të atdheut , për të krijuar një ushtri kombëtare.

- Stërgjyshi im, Mustafë Shyti I nga katundi Gurbardh, (ish-Ashlan), ishte ftuar rekrut me shumë shokë të tjerë, nga i madhi atdhetar, Hasan Prishtina, për t´u përgatitur ushtarakisht, për mbrojtjen e tërësisë tokësore!

- Mbresa të pashlyera -siç rrëfente gjyshi im, ka lënë ndër ne breznitë; kur të parët tanë tregonin në veçanti, sa shumë ishin entuziazmuar (këtë e tregonte me lot në sy), kur Hasan Prishtina i kishte komanduar ata në gjuhën shqipe:

Gatitu! Përpara! Flamur ndero!
- E, të tjera urdhra, prej eprorësh ushtarakë.

Ishte, ky Mustafë Shyti I, një ish-ushtar i tij, i cili në kohën kur luftonte Shkodra me Mal të Zi, ishin vitet 20-ta; ky iu kishte drejtuar një koloni malazias: “O, Jovan, a po i dëgjon krismat e topave, dije mirë se Shqipëria nuk ka vdekur, por këtu në Kosovë do ta e kemi herët a vonë!”...

- Gjyshi im, ka luftuar kundër çetnikëve të Drazha Mihajloviqit, vet i treti vëlla, gjatë luftimeve tremujore, njëri prej tyre; Muharremi, në vitin 1942 u vra në Dezhevë, në rrethin e Tregut të Ri – ish- Novi Pazari, kur atdheun e mbuluan retë ë zeza, të robërisë okupatore serbomadhe dhe fashiste italiane ë gjermane.

- Dua t´ i sqaroj lexuesit, përse në fillim të shkrimit ë shkrova, Mustafë Shyti I, këtë e shkrova të sqaroj më tej sepse, -që nga vitet 20 e deri në vitin 1998, kishte kaluar një katrahurë vuajtjesh për kombin shqiptar;

- Krajli të moçme ndërrohen me të reja,
e njëmijë popuj ranë porsi rrufeja!
(Ndre Mjeda)

- Kur në vitin 1998 filloi lufta çlirimtare, nën udhëheqjen e së famshmes, UÇK, Mustafë Shaqir Shyti II, pra, nipi (djali i djalit) të Mustafës të I-rë, i rroku armët kundër okupatorëve serbo-malazezë, pas një beteje të pa barabartë me armiqtë shekullorë, ra në altarin ë lirisë, gjithashtu, pas një viti, në ballë të luftës çlirimtare, do të binte si meteor dhe gardisti i UÇK-së, Adnan Sadik Shyti, pra, lufta dhe dëshmorët s´kishin të ndalë ndër brezni!...

- Është një koincidencë që lidhet me fatet historike, për faktin se, po këtë katund, i quajtur, Pantinë, në pranverën e vitit të lavdishëm 1998, janë zhvilluar luftimet e para midis forcave okupatore serbe dhe UÇK-së, heroike.
Me ç´rast, midis ushtarëve të tjerë sypatrembur; në luftime ka marrë pjesë dhe vëllai im Xhelal Shyti i cili me mitralozin e sjellë nga Tirana, në atë betejë ua ka dhuruar ato dhurata që u takojnë armiqve shekullorë.
Pas luftimeve të rrepta, forcat serbe, pësuan humbje në njerëz dhe teknikë ushtarake, pastaj ikën me bisht nën shalë!...

-Me këto shembuj heroizmi, që kanë ngjarë dhe në shumë e shumë familje të tjera shqiptare; -dua të theksoj, se i madhi atdhetar Hasan Prishtina qysh atëherë gjatë ushtrimeve në rrethin tonë kishte thënë:
“Ne, po përpiqemi për liri, të cilën ndofta ne nuk do ta gëzojmë, por e di se po e hedhim një farë lirie e cila pas njëqind vitesh ka me mbirë”!
-Amaneti i Hasan Prishtinës, qëndroi si lapidar i përjetshëm; -sepse, ndër vite, lufta për ribashkim kombëtar ka vazhduar dhe po vazhdon!...

-Është ë vërtetë që shkëlqen si drita e diellit në pranverë; që, ndër mote breznitë shqiptare janë edukuar nga fryma ë atdhedashurisë nga të parët tanë, -pastaj, në situata të caktuara historike, kur atdheu ishte në rrezik ato brezni ishin të përgatitura kombëtarisht, moralisht me shpirtra luftarakë; -prandaj, atdheut kurrë s´i kanë munguar heronjtë as heroinat; për aq sa nuk i kanë munguar kurrë, dielli dhe ajri!

-Nëse për një çast i rikthehemi kujtesës historike, lehtë mund të konstatojmë se: më shumë flet një dëshirë e shprehur atëherë nga një ish –ushtar i Hasan Prishtinës, që e shkrova më lart; se sot zhurmat në errësirat e tyre politike; të njëmijë e një “politikanëve modernë” , pro-evropianë, fjalamanë; -kurse, anadollakë, kokë këmbë nga prapësitë e tyre.

-Pra, kjo qe dëshira qe shekullore që; Shqipëria të ribashkohej me Kosovën e jo Shqipëria të bashkohej me Evropën por, as nuk qe as është dëshirë e breznive që ranë për liri, as e jona që, Kosova të ricopëtohet, e njohur kinse, si e ”pavarur” ndërsa, në fakt është një Republikë, - pa sovranitet, pa kufij të mbrojtur nga ushtria e saj, e ashtuquajtur “Republikë multietnike” , e gjymtuar jo vetëm nga toka, por dhe nga identiteti; me një flamur të huaj ahtisarian.

-E mashtrojnë popullin ata, që thonë: bashkimi me Evropën apo Republika e Kosovës, ishin ëndrra shekullore!
Jo, mor zonja ë zotërinj!
Nuk është ashtu!
-E vërteta qëndron se: -ëndrra shekullore gjithëkombëtare ishte dhe ka mbetur deri në FITORE, ribashkimi i Shqipërisë Etnike, pra, i bërjes Shqipërisë-Shqipëri!

-Për ta bërë këtë domosdoshmëri historike, është obligim i shtetit shqiptar, që ta respektoj Kushtetutën e vet, sipas Nenit 8, i cili e sanksionon qartësisht të drejtën tonë për t´u ribashkuar si komb dhe obligon shtetin shqiptar që të angazhohet për këtë.

...Kujtoj, është nderin e çdo shqiptari atdhetar, që të mos e respektoj për asnjë çast të ashtuquajturën, Kushtetutë e Kosovës e bërë sipas recetave të huaja, e cila në Nenin 3 e ndalon bashkimin Kosovës, me ndonjë shtet tjetër që, në fakt kjo do të thotë; e ndalon ribashkimin e kombit shqiptar, sipas parimit: një komb një shtet !

Në rast se këto mesazhe nuk i marrin seriozisht politikanët në Shqipërinë Etnike, dhe politikanët euro-atlantikë, rreziqe të paparashikuara do të ketë përsëri në rajonin tonë.

- Është për të theksuar në këtë përkujtim që, sa ide gjeniale kishte në mendjen dhe veprat ë atij atdhetari të madh; Hasan Prishtina kërkonte respektimin e të drejtave kombëtare të të gjithë popujve ballkanikë gjë që do të arrihej sipas tij me krijimin e shteteve kombëtare në bazë të parimit të VETËVENDOSJES, duke përjashtuar çdo formë të hegjemonisë së njërit ndaj tjetrit.
Lexo: http://sq.wikipedia.org/wiki/Hasan_Bej_Prishtina

-Sikur kjo ide madhore të realizohej që prej më tepër se shtatë decenie, jam i bindur që Ballkanit të trazuar do t´ i mungonte një lum gjak i derdhur nga orekset ekspansioniste të fqinjëve sllavë, ndaj trojeve shqiptare.
-Nga koj mund të konstatojmë se, jo vetëm populli ynë, por edhe popujt fqinjë vuajtën kur nga udhëheqjet e tyre shoviniste nuk u respektuan idealet e ndritura të këtij kolosi të madh të shqiptarizmës.
-Kjo, çështje ka mbetur e pazgjidhur deri sot, për kombin shqiptar; prandaj, le të shërbejë pësimi shekullor, si mësim për faktorin e brendshëm shqiptar , që e bën politikën tejet të gabuar duke u bazuar vetëm nga politika ditore në raport me “qendrat e vendosjes”; -këto qendra të vendosjes duhet të ndërgjegjësohen sa më parë aq më mirë për të gjithë; -që pa të drejtën e kombit shqiptar për VETËVENDOSJE, gjendja në Kosovë dhe më tej në viset tjera shqiptare; kurrë nuk do të jetë stabilizuese as e sigurt për paqen në rajonin e trazuar të Ballkanit.(Fadil SHyti)

Huazuar nga web faqja:albaniapress.com

Historia e panjohur e pilotit shqiptar 'që pa vdekjen me sy': Si u rrëzova me avionin luftarak në malet e Shkupit


Memorie.al publikon historinë e panjohur të pilotit Hasan Mete Shyti, i cili pasi ishte diplomuar në Pançevo të Jugosllavisë dhe Akademinë e Aviacionit të Bashkimit Sovjetik, shërbeu për më shumë se 30 vite si ushtarak me gradën e majorit në detyra të larta...

Memorie.al publikon historinë e panjohur të pilotit Hasan Mete Shyti, i cili pasi ishte diplomuar në Pançevo të Jugosllavisë dhe Akademinë e Aviacionit të Bashkimit Sovjetik, shërbeu për më shumë se 30 vite si ushtarak me gradën e majorit në detyra të larta, si shef Shtabi i Regjimentit të Aviacionit dhe i Zbulimit Ajror në Mbrojtjen Kundërajrore të Shtetit, e pedagog në Akademinë Ushtarake “Mehmet Shehu” në Tiranë. Dëshmia e tij për ngjarjen e rrallë të ndodhur në majin e largët të vitit 1948, kur ai studjonte në Akademinë Ushtarake të Aviacionit në vëndin fqinjë, ku gjatë një stërvitje me avionin e tij u rrëzua në kodrat në periferi të qytetit të Shkupit dhe Komandanti i Regjimentit Ajror 113-të të Armatës Jugosllave, Llazaravski i tha: ”Kam marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore dhe kam parë avionë të rrëzohen, por asnjëherë nuk do besoja të shikoja që të ngrihej piloti në këmbë…”

“Tekniku i avionit Sokrati që ishte shoku im, më lidhi aq fort në ndejtësen e pilotit, sa që kujtova se nuk do të lëvizja më dot për të kryer manovrimet e duhura në kabinën e aeroplanit. Ndërkohë në radio-komandanti i skuadriljes, Stanisavleviç një serb propotent, më thërriste që të dilja në start. Pasi bëra tre pikjata, papritmas në pikjatën e katërt, motorri i avionit u ndal dhe helikat pushuan së rrotulluari. Mendova se ishte difekt dhe sipas instruksionit duhet të gjeja një vend të shtruar jashtë aerodromit për tu ulur. Të hidhesha me parashutë ishte e pamundur, se nuk kisha lartësinë e duhur. Duke u afruar me tokën, tërhoqa fort timonin nga vetja dhe aeroplani u përplas mbi një kodër. Sytë mu errën dhe i mbylla instiktivisht”.

Student në Korçë dhe partizan

Rezultate imazhesh për Hasan Shyti
Hasan Shyti lindi në 14 shkurt të vitit 1925 në fshatin Tragjas të Vlorës, prej nga është dhe origjina e familjes së tij, tepër e njohur në atë zonë. Pasi mbaroi shkollën fillore në fshatin e tij Tragjas në vitet 1933-‘38, Hasani fitoi një konkurs për të ndjekur mësimet në Liceun shtetëror të Korçës. Në atë Lice, Hasani së bashku me shokët e tij: Dalan Shapllo, Esat Golemi, Foto Çami, Hysen Baboçi etj., ndoqi për dy vjet mësimet dhe në vitin 1940-të, ai u transferua në Liceun e qytetit të Gjirokastrës, deri sa e mbaroi në vitin 1943. Pas diplolimit Hasani u kthye në fshatin e tij, ku familja Shyti si shumë familje të tjera të njohura të asaj krahine, ishte e lidhur ngushtë me Lëvizjen Antifashiste. Hasani së bashku me bashkëfshatarin dhe shokun e tij të ngushtë, Niko Hoxha (vite më më pas një nga aviatorët më të mirë të Shqipërisë), dolën partizan në çetën e “Rinisë së Vlorës”, që komandohej nga Mehmet Jaho, i njohur ndryshe me pseudonimin “Luftar Bolena” dhe po së bashku me Nikon më 8 gusht të vitit 1943, u pranuan në rradhët e Partisë Komuniste Shqiptare në qarkorin e Vlorës. Gjatë viteve të Luftës, Hasani mbajti lidhje të vazhdueshme dhe bashkëpunoi ngushtë me krerët kryesor të Lëvizjes Antifashiste të rrethit të Vlorës, si Kastriot Muço, (Heroi i Popullit) Shyqëri Alimerko (Hero i Popullit) Bejto Isufi, Arif Hasko, Reiz Malile etj., duke marrë pjesë në të gjitha luftimet që zhvilloi çeta e tyre në krahinës së Vlorës.

Në Pançevo të Jugosllavisë

Pas mbarimit të Luftës, në tetor të vitit 1945, Hasani së bashku me një grup ish partizanësh, u dërguan për të ndjekur studimet në shkollën e Aviacionit Luftarak në Pançevo të Jugosllavisë. Në këtë shkollë së bashku me Hasanin, ishin si student dhe Babaçe Faiku (më pas piloti i parë i Enver Hoxhës) Sazan Xhelo, Vasil Trasha, Peço Polena, Irakli Grazhdani, Mili Gribizi etj. Pas mbarimit të asaj shkolle ku Hasan Shyti u diplomua me rezultate të larta, në nëntorin e vitit 1947, duke qenë se në Shqipëria akoma nuk ishte themeluar Aviacioni Luftarak, ai u emërua si pilot në Regjimentin Ajror Jugosllav 113-të, që ishte i instaluar në afërsi të Shkupit, në përbërjen e Federatës së Jugosllavisë. Në këtë regjiment, Hasanit do t’i ndodhte një ngjarje e rëndë tepër tragjike, gjë e cila për pak i kushtoi jetën dhe erdhi pas një fluturimi me një avion “Jak-9M” gjuajtës, gjatë një stërvitje me municion luftarak në një poligon afër qytetit të Kumanovës. Po si ndodhi ajo ngjarje dhe si mundi të shpëtonte i gjallë pilot Hasan Shyti, pasi avioni i tij nga një lartësi prej 1000 m, u përplas mbi kodrat e qytetit të Shkupit?

Defekti gjatë fluturimit

Ajo histori e largët që ndonëse nuk pati viktima, përbën një nga fatkeqësitë e para të aviatorëve shqiptarë, e cila do të vazhdonte deri në fillimin e viteve ‘90-të me afro 32 pilotë që humbën jetën për shkak të tragjedive ajrore me avionët e tyre. Hasan Shyti, piloti i parë shqiptar që pati fatin e keq të rrëzohej me avionin e tij, e kujtonte kështu atë ngjarje: “Ishte data 19 maj e vitit 1948. Dita ishte e ngrohtë dhe me diell e aerodromi ishte i mbuluar me gjelbrimin pranveror. Ne pilotët shqiptarë që ishim në atë vend të huaj na thuhej: ‘Ta mbrojmë që këtej Shqipërinë’. Atë ditë kishim një qitje ajrore me municion luftarak kundër objekteve tokësore që ishin në një poligon i cili ndodhej buzë rrugës hekurudhore, bri kodrave të Kumanovës.

Pasi hipa në avion, Sokrati shoku im shqiptar që kryente detyrën e teknikut, i ndodhur në vend-qëndrimin e aeroplanëve, erdhi tek unë që të më ndihmonte të nisesha për fluturim. Ai duke kënduar një këngë dashurie në gjuhë serbe, më lidhi aq fort në kabinën e aeroplanit, saqë unë nuk lëvizja dot dhe në një moment mendova se do të më pengonte për të kryer lëvizjet e duhura në kabinë, si hapjen e mbylljen e rrotave dhe komandimin e pilotimit. Ndërkohë në radio më thërriste komandanti i skuadriljes, një kapiten serb tepër propotent i quajtur Stanisavleviç. Ashtu i sikletosur nga lidhja që më kishte bërë Sokrati, dola në start dhe i dhashë gaz avionit e pas 30 km. fluturimi, u gjenda mbi poligonin e qitjes i cili ndodhej buzë rrugës hekurudhore që shkon në Kumanovë, në një reliev kodrinor. Pasi ndodhesha në lartësinë 1000 m. hyra në lidhje me shefin e qitjes që ishte dhe udhëheqësi i poligonit, kapitenin serb Sekuliç dhe fillova menjëherë qitjen.

Duke kaluar avionin në pikjatë, vura re se sytë e mi korrespondonin në vijë të drejtë me shënjestrën dhe objektivin. Avioni “Jak-9M” me të cilin fluturoja, ishte i tipit gjuajtës dhe kishte si armatim një top 20 mm. dy mitraloza 12.7 dhe dy bomba 100 kg.-she. Pasi bëra tre pikjata, papritmas vura re se në pikjatën e katërt, motorri u ndal dhe helikat pushuan së rrotulluari. Gjatë qitjes unë i kisha konsumuar të 20 predhat e topit dhe kjo gjë më jepte mundësinë që unë të përpiqesha që ta ulja avionin në një vend të shtruar jashtë aerodromit, ashtu siç ishte dhe instruksioni. Ndërkohë shumë mendime të shpejta më vinin në kokë: Të ulesha apo të hidhesha me parashutë? Të hidhesha me parashutë, duhej të kisha lartësinë e duhur, gjë që më mungonte dhe e vetmja mënyrë ishte që të përpiqesha të ulesha bashkë me avionin”, kujtonte çastet e para të aksidentit, majori në pension, Hasan Shyti.

Si i shpëtoi vdekjes?!

Po çfarë ndodhi më pas me pilotin Hasan Shyti, si manovroi ai me avionin e tij luftarak dhe si mundi që të dilte i gjallë nga rrënojat e aeroplanit që ra nga lartësia 1000 m. mbi kodrat e qytetit të Shkupit?! Lidhur më këtë, Hasan Shyti kujtonte: ”Teksa avioni po i drejtohej me shpejtësi tokës, unë u përpoqa që të bëja një rrotullim 360 grad, të cilin nuk e arrita dot. Mezi munda që të kthehesha në 90 grad duke e çuar avionin në pozicionin transversal me poligonin e qitjes. Ndërkohë shefi i poligonit më fliste por unë nuk e kuptoja mirë. Duke humbur lartësitë, provova që të ndizja përsëri motorrin, gjë që ishte krejt e pamundur. Hoqa kabllin e radios nga foleja dhe hapa kabinën. Duke u afruar me tokën, tërhoqa timonin nga vetja për tu ulur. Lëshova shitkat dhe aeroplani u përplas rëndë në kodër. Sytë mu errën dhe i mbylla instiktivisht. Më dukej se po e humbisja. Në këto momente e ndjeva veten të hedhur jashtë aeroplanit, si një copë e zakonshme e rrokullisur bashkë me kabinën. Humba ndjenjat. Nuk mbaj mënd se kur u përmenda. Nuk kujtoja se çfar kishte ngjarë dhe ku isha. Rreth meje shtriheshin copat e avionit të shkatërruar. Isha gjallë?! Menjëherë u zgjidha shpejt e shpejt dhe fillova që të prekja me dorë gjymtyrët dhe trupin. Nuk ndjeja të kisha as një dhimbje. Pranë meje u shfaq një burrë i moshuar me djalin e tij. Ishte çoban kosovar dhe më foli në gjuhën serbe, pasi më pandehu si të tillë: Ç’bërë kështu more djalë?! Në fillim nuk ndjeva, por kur më pyeti se nga isha, i thashë se isha shqiptar. Ai mu drejtua përsëri duke më thënë: Pse ke ardhur këtu mor djalë, të lësh kockat tek shkjau? Unë ashtu i përhumbur ju përgjigja: Bashkim-vëllazërim xhaxha, po mbrojmë Shqipërinë me aeroplanë. Ndërkohë mbërriti udhëheqësi i poligonit, Sekuliçi dhe kosovari me djalin e tij u larguan. Teksa po ngrihesha për t’i raportuar, ai nuk j’u besonte syve kur më pa në këmbë dhe nuk dinte çfar të thoshte. Mbas pak shqiptoi: Shyqyr o djalë që shpëtove se aeroplanin do ta bëjmë prap. Këto fjalë të ngrohta të thëna me zemër në atë çast, ishin një inkurajim për mua në ato momente”, kujtonte Hasan Syti, një nga pilotët e parë shqiptar që pa vdekjen me sy.

Jugosllavët: Si u ngrit piloti?

Pas rrëzimit me avion, për pilotin shqiptar Shyti, që i shpëtoi për mrekulli vdekjes, nga ana e jugosllavëve u tregua një kujdes i veçantë. Lidhur me këtë ai kujtonte:”Duke më kontrolluar me sy nga koka te këmbët, Sekuliçi çuditej për gjëndjen time të mirë. Siç mora vesh më pas, ai kishte lajmëruar në aerodrome, se në poligonin Nr.52, kishte ndodhur një ngjarje e rëndë. Nuk e di sa kohë kishte kaluar kur dy aeroplanë PO-2, u ulën në poligon. Me to erdhën gjashtë vetë, anëtar të komisionit të verifikimit të ngjarjes së jashtëzakonshme. Pasi më pyetën rreth aksidentit dhe gjëndjes sime shëndetësore, më thanë që të shkoja e të qetësohesha.

Pastaj kapiteni serb, Sekuliç, më mori në aeroplanin e tij PO-2 dhe më dërgoi në aerodrom. Kur shokët e mij më panë në derën e avionit, nuk mund ta përshkruaj habinë e tyre dhe britmat e gëzimit. Atje ishin mbledhur të gjithë shokët e mij shqiptarë dhe jugosllavë, tepër të trishtuar për ç’ka kishte ngjarë dhe dëgjonin të çuditur për atë ngjarje që ishte e para e atij lloji që nga krijimi i Regjimentit Ajror 113-të. Vasil Trasha, shoku im (vdiq më pas në moshë shumë të re, në një aksident ajror në Kuçovë) më shoqëroi për në infermieri bashkë me Sekuliçin. Doktori sa filloi të më vizitonte më tha se kisha pësuar shëmbje. Gjurmët e nxira të shëmbjes dukeshin në trup në të gjitha vendet e lidhjes së kabinës e në kyçe. Asokohe ne pilotët shqiptar, jetonim në një shtëpi private në Shkup. Atë natë kur flija shikoja ëndërra, sikur futesha në pikjatë në mal dhe zgjohesha i tmerruar.

Pas tre ditësh shkova përsëri në aerodrom dhe pashë që copat e aeroplanit i kishte mbledhur Muharrem Spaho me të tjerët, të cilat i kishin çuar atje si trofe. Sokratin nuk e shihja gjëkundi, ndonëse lidhja e tij e fortë më kishte shpëtuar jetën. Vura re se komandanti i skuadriljes, Stanistavleviç, nuk më kishte planifikuar për fluturim. Ai më tha se problem im do të shikohej edhe një herë, por unë ngula këmbë dhe protestova duke thënë se duhet të vazhdoja pilotimin. Këtë kërkesë timen e mori vesh dhe komandanti i Regjimentit që ishte aty pranë, i cili kur më takoi, pas asaj që ndodhi më tha: Kam marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore dhe kam parë shumë avion të rrëzohen, por asnjëherë nuk besoja të shihja të ngrihej piloti në këmbë?!. Më pas duke parë se tronditja ime ishte e madhe, ata më dërguan në një shtëpi pushimi malore afër Mariborit në kufi me Austrinë, ku do të kisha kohë të qetësohesha”. Kështu e mbylli rrëfimin e tij, majori në pension, Hasan Shyti, një nga pionierët e Aviacionit Luftarak Shqiptar, që pa vdekjen me sy, teksa fluturonte me avionin e tij gjatë një stërvitjeje mbi kodrinat e Shkupit, në majin e largët të vitit 1948-të, në kohën kur dy popujt, shqiptar dhe jugosllav, jetonin në “Bashkim-vllazërim”!

Dëshmia e rrallë e djalit të ish-kreut të Ballit Kombëtar: E mbajtëm 7 vjet në shtëpi, Nexhmije Hoxha na la 47 vjet në burgje e internime


Publikohet historia e panjohur e “Vajzave me kordele të kuqe” e cila vjen nëpërmjet dëshmive të rralla, të 90 vjeçarit Tomorr Dosti. Memorie,al shkruan se i biri i Hasan Dostit, ish-Ministër i Drejtësisë në qeverinë e Mustafa Krujës nën pushtimin Italian dhe kreu i Komitetit për Shpëtimin Kombëtar i dalë nga Konferenca e Mukjes.


Publikohet historia e panjohur e “Vajzave me kordele të kuqe” e cila vjen nëpërmjet dëshmive të rralla, të 90 vjeçarit Tomorr Dosti. Memorie,al shkruan se i biri i Hasan Dostit, ish-Ministër i Drejtësisë në qeverinë e Mustafa Krujës nën pushtimin Italian dhe kreu i Komitetit për Shpëtimin Kombëtar i dalë nga Konferenca e Mukjes, i cili në ’44-ën u largua nga Shqipëria bashkë me Mithat Frashërin dhe u vendosën në SHBA, ku pas vdekjes së Mithatit në 1949-ën, ai drejtoi për shumë vite Komitetin “Shqipëria e Lirë” që mbështetej nga qeveria e SHBA-ve, duke përfaqësuar Shqipërinë në të gjitha Kongreset e “Popujve të robëruar” që mbaheshin në Europë dhe SHBA.

E gjithë historia tragjike e familjes së Hasan Dostit, njeriun që morri me vete Enver Hoxhën në vitn 1936 në Shkodër për të marrë eshtrat e Çerçiz Topullit e Muço Qullit, duke i dhënë të lexonte edhe fjalimin e tij nga ballkoni i Bashkisë së Shkodrës, dhe për afro shtatë vjet nga periudha e Monarkisë së Zogut dhe ajo e pushtimit të vendit, mbajti në shtëpinë e tij në Tiranë, Nexhmije Hoxhën, Nefo Puto Myftiun e Naxhije Dumen, shoqe klase të bijës së tij, Shanisha Dostit, për të cilat vite më vonë u realizua filmi “Vajzat me kordele të kuqe”!

Koronavirusi, shkon në 493 numri i të vdekurve, rreth 771 persona të tjerë në gjendje kritike për jetën


Koronavirusi, sëpata e rëndë e Partisë Komuniste Kineze mbi 400 zyrtarë


Sëpata e rëndë e Partisë Komuniste Kineze ka rënë mbi zyrtarët lokalë të cilët konsiderohen fajtorë për "mangësi serioze" dhe "menaxhim jo të kënaqshëm" përballë krizës së koronavirusit.


Sipas mediave lokale mbi 400 zyrtarë të niveleve të ndryshme janë pushuar nga puna apo janë ndëshkuar me sanksione të rënda.


Masat ndëshkimore u miratuan pas indikacioneve që dolën nga takimi i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike më 25 Janar, i kryesuar nga Presidenti Xi Jinping.

Të dhënat e fundit të publikuara nga Komisioni Kinez i Shëndetit, flasin për 65 vdekje të reja, të gjitha në Hubei, numri më i lartë i viktimave në 24 orë që nga fillimi i krizës duke e çuar totalin e përgjithshëm të atyre që kanë humbur jetën në 493 teksa edhe infeksionet e reja të regjistruara gjithashtu janë rritur me 3887 njësi nga të cilat 3156 në provincën e Wuhan, për një total prej 24 560, 200 prej tyre jashtë Kinës.



Shkalla e rrezikshmërisë së kësaj epidemie dhe përhapja e saj është tepër e lartë, pasi rreth 4 mijë raste të reja të të prekurve nga virusi në botë janë konfirmuar në 24 orë.



Ndërkaq, autoriteti shëndetësor në provincën Hubei në Kinë bën me dije se 65 njerëz kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në krahinë vetëm gjatë kësaj të marte, duke rritur numrin e vdekjeve në provincë në 479 viktima që nga fillimi i shpërthimit i epidemisë.

Tani, koronavirusi është përhapur në të gjithë krahinën, pasi edhe në dy qytete të tjera në Hubei, Huanggang dhe Xiaogan, janë raportuar mbi 1.000 raste dhe një numër vdekjesh.

Të tre qytetet:

Wuhan: 8.351 raste, përfshirë 362 vdekje

Huanggang: 1.645 raste, përfshirë 25 vdekje

Xiaogan: 1,462 raste, përfshirë 18 vdekje

Me përhapjen me ritme të shpejta të epidemisë, ekziston frika në rajon që Huanggang dhe Xiaogan mund të bëhen "Wuhan i ardhshëm" – kjo për shkak të faktit se ata kanë infrastrukturë më të dobët të shëndetit publik sesa Wuhan, i cili është një qendër kryesore urbane.

Rreth 3 mijë e 156 raste të reja të virusit janë konfirmuar në Hubei, provincë ku jetojnë më shumë se 50 milion njerëz. Një gjë e tillë, çon në 16 mijë e 678 numrin e përgjithshëm të rasteve në epiqendrën e shpërthimit. Autoritetet shëndetësore kineze theksojnë se janë gjithsej 12 mijë e 627 pacientë të shtruar në spital në Hubei, 771 prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Koronavirusi ndan nënën infermiere nga fëmija, përqafim mes lotësh në distancë

Ky është momenti i dhimbshëm i përqafimit në distancë mes një infermiere që merret me trajtimin e pacientëve të prekur nga koronavirusi në spitalin e Henan dhe vajzës së saj, pasi autoritetet kanë urdhëruar të mos ketë asnjë kontakt fizik mes stafit mjekësorë dhe të tjerëve jashtë spitalit



Infermierja Liu Haiyan nuk ka mundur të përqafojë vajzën 9 vjeçare Cheng Shiwen e cila i ka sjellë ushqim prej shtëpisë.

Në video Shiwen i thotë të ëmës sa shumë i mungon dhe hap krahët për t’i dhënë një përqafim, ndërsa i kërkon që të “kthehet sa më shpejt në shtëpi”.

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...