Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/02/09

Naim Kelmendi(1959-)

Fotografia e profilit të Naim Kelmendi

Prof. Dr.Naim S. Kelmendi , Ph.D, u lind më 10 shtator 1959 në Ruhot të Pejës. Studioi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.

Shkruan poezi e prozë, por merret edhe me gazetari e me publicistikë, duke u dëshmuar edhe në këto fusha të shkrimit, sidomos me publikimet e tij , si të gazeta “Bota sot”, “Pavarësia”, “Pavarësia News” etj.

Nga veprimtaria e tij poetike janë përkthyer poezi edhe në gjuhët evropiane, duke u prezantuar edhe në antologji të ndryshme, si dhe në shtypin e kohës.

Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryetar i klubit letrar “Faik Konica” në Zvicër, i cili për vite me radhë ka lënë gjurmë në jetën letrare të mërgatës sonë atje.Drejtues dhe kryeredaktor i revistës “Top Kultura”, e cila botohej po ashtu në Zvicër.

 Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryeredaktor i gazetës “Pavarësia”, pastaj ish editor i gazetës “Pavarësia News”.

Nga kritika jonë letrare e kohës, konsiderohet si një ndër poetët tanë më të dalluar në poezinë tonë moderne. 

Edhe në fushën e publicistikës sonë Naim Kelmendi dallohet dhe çmohet si një ndër publicistët tanë më në zë,sidomos për angazhimin dhe guximin e tij intelektual në mision të fjalës së shkruar.

Ishte edhe reporter lufte i gazetës kombëtare “Bota sot” në luftën e Koshares me 1999.

Ai është si zogu që ka hyrë edhe vet në balada lufte,sepse edhe ky ishte njeri I baladave.Ai u ngrit me vargun e tij për t’i dënuar ata-mizorët,që u sullen pabesisht pas shpine me elaborate ,histori të tmerrshme, për t’i zhbërë me rrënjë nga faqja e dheut - Njerëzit Legjenda : Adem Jasharin ,Drenicën , Deçanin , Rugovën ,Logjën e Llapin , Isa Boletinin , Agim Ramadanin që pikturën dhe poezinë dardane e la ta shkruajë në kohë paqeje,që kurrë për së gjalli s’arriti… 

Lexuesi i mirëfilltë kur t’i lexojë 47 baladat e librit “Shqiptari vdes duke kënduar”, do të bindet se Naim Kelmendi është poet modern.

Naim Kelmendi do ta ndjejë veten si në një shfaqje filmike , ku personazhet si Adem Jashari, Hamëz Jasharin , Shaban Jasharin, Isa Boletini , Oso Kuka , Agim Ramadani , Kosharja legjendare , lëvizin si në ekranin e filmit , duke na dhënë një art skenik në heshtje , apo një vallëzim të zjarrtë , që herë - herë është i akullt,me përplot akrobacione të kryera skenike të një kalibri protonizmian.

 Sekreti dhe talenti i homerianit tonë shqiptar i përket një fuqie tjetër : asaj të njohurive të shkëlqyera të kodeve të shkruara dhe të pashkruara të gjinisë së poemave të gjata , asaj të përvetësimit të plotë të gjitha elementeve të poezisë (e veçanta është se askund nuk përdoren shënjat e pikësimit) , asaj të zotësisë së tij profesionale për t’i kthyer këto njohuri në instrumente diplomatike , që ndihmojnë drejtpërsëdrejti në kryerjen sa më të përsosur të plotësimit “ të shkyer ” të hartës Arbërore nga Europa plakë(Flori Bruqi)…

Naim Kelmendi është reporter i luftës së Kosovës-1999.

Nga vija e parë e frontit , në epopenë e madhërishme të Koshares , ai ishte krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në ditën e shumë pritur të lirisë.

Edhe reportazhet e para të pasluftës nga Kosova e lirë i përkasin penës së tij.

Prandaj frymëzimet e tij për heroiken moderne shqiptare janë nga më autentiket(Skwndër Buçpapaj).

Për krijimtarinë letrare të Naim Kelmendit ndër vite , kanë shkruar: Fatos Arapi , Agim Vinca , Azem Shkreli , Ramadan Musliu , Iljaz Prokshi , Sali Bashota , Basri  Çapriqi, Abdullah Konushevci, Rushit Ramabaja , Sejdi Berisha , Prend Buzhala , Elida Buçpapaj, Arbër Ahmetaj ,Skender Buçpapaj , Ndue Ukaj, Ali Jasiqi,Shyqri Galica , Flori Bruqi , Shefqet Dibrani ,Valdet Hysenaj ,Rrustem Geci etj.

Veprat e profesor Kelmendit shquhen jo vetëm nga motivet krijuese, por edhe nga preokupimet e tij, si dhe nga ndërtimi dhe nivelizimi poetik i fjalës së shkruar poetike.


Që nga viti 2002 Naim Kelmendi  jeton dhe vepron në Prishtinë.

Është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro - Amerikane në New York , Tiranë , Prishtinë dhe Shkup si dhe  është Editor i Shtëpisë Botuese "Rugova Art" në Prishtinë.

Naim Kelmendi ka botuar deri më  tash këta libra:

1.Shtreza në fjalë, 1985

2.Nyja e Gordit, 1992

3.Albanoi, 1992

4.Pse ashtu Pandorë, 1993

5.Çka të bëj me dhembjen, 1993

6.Satanai me fytyrë tjetër, 1994

7.Eklipsi i diellit, 1997

8.Përballje me vdekjen, 1999

9.Shqiptari vdes duke kënduar, 2000

10.Kohë për të folur gurët, 2001

11.Sipërfaqja e padukshme, 2003

12.Vrasja e deputetit - monografi, 2003

13.Beteja e Koshares…, publicistikë, 2008

14.Pikëpamje dhe reagime, publicistikë, 2008

15.Në një jetë pas Krishtit, 2010

16.Esenca,2010

17.Shqiptari vdes duke kënduar (botimi i parë, 2003 ;botim i dytë, 2010)

18.Antologjia e dhembjes poetike, 2012

19.Është vetëm kujtesë, 2012

20.Po i flisja vetes, 2013

21.Fjala e dhembjes(Antologji poetike për Azem Shkreli),2015.
Etj.

Flet këngëtarja Ana Kabashi, e ftuar në “Glamour” ...

Këngëtarja Ana Kabashi, e ftuar në “Glamour” ka vendosur të tregohet e sinqertë, duke rrëfyer jo vetëm mashkullin që e përndiqte , por edhe atë që e tradhtoi në një lidhje.

Rezultati i imazhit për ana kabashi

E pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga moderatorja Ester Bylyku, nëse ka tradhtuar apo e kanë tradhtuar, ajo ka theksuar se nuk tradhton kurrë në një lidhje.

Rezultati i imazhit për ana kabashi

“Jo, unë në fakt nuk tradhtoj, e di që tingëllon si klishe. Kur jam më një person, jam me atë person, se kur hapesh shumë nuk ka as dashuri, as besim, as respekt.

Rezultati i imazhit për ana kabashi

Më kanë tradhtuar, nuk ka femër të mos jetë tradhtuar sepse mashkulli është mashkull. Unë jam njeri shumë vëzhgues, e vëzhgoj shumë situatën edhe e ndjej që diçka nuk është në rregull.

Rezultati i imazhit për ana kabashi

Ndoshta nuk të ka tradhtuar me një femër tjetër, por të kanë tradhtuar edhe në ndonjë aspekt tjetër që e konsideron si tradhti,”– është shprehur Ana Kabashi.

Rezultati i imazhit për ana kabashi

Më tej ajo ka rrëfyer se nuk e fali këtë tradhti, pasi nuk ishte fizike më shumë se sa një grumbull gënjeshtrash.

“Jo nuk e fala. Ai më tradhtoi në aspektin si person, më ka gënjyer për shumë gjërat e veta dhe nuk mi ka treguar , shkaku se unë mund ta paragjykoja.
Rezultati i imazhit për ana kabashi

Ai është vendimi im, ti duhet të jesh i sinqertë, të më tregosh ky jam unë dhe pastaj unë e marr vendimin duhet të jem me ty apo jo.

Rezultati i imazhit për ana kabashi
Nëse ti vazhdon gënjen gjithë kohës dhe në fund tregon pastaj unë i bie të kem qenë më një person krejt tjetër,”- ka shtuar më tej këngëtarja.

Enver Hoxhës i shtypa diplomën e Luftës dhe Sali Berishës atë të shkollës së Disertacionit

Rrëfimi i 89-vjeçarit Guri Lubonja, dhënë për “Telegraf”, më janar 2009 / Në moshën 12-vjeçare mësova makinën e shkrimit. Si shtypa materialet e Luftës të Enver 

Duart nuk më kanë lënë akoma. Ulem mbi makinën e shkrimit që e kam mësuar në moshën 12-vjeçare dhe hedh herë pas here mendime dhe shkrime. Më mundon pak shikimi. Deri tani janë me mijëra fletët e shkruara nga dora e Guri Lubonjës. Mbetet një nga të fundit liceist që ka pasur profesor Enver Hoxhën. Këtë fakt ai e shpreh me krenari. Jo vetëm që e kisha profesor, por pata rastin që në vitet e Luftës të radhis materialet e shkruara nga dora e tij. Materialet që kishin të bënin me punën e partisë nënshkruheshin: “Tarasi”, ndërsa ato që kishin të bënin me Luftën dhe shtypin nënshkruheshin: “Shpati.”


-Si mësuat të shkruanit me makinë shkrimi?
-Unë kam lindur në vitin 1920 në qytetin e Korçës. Në moshën 12-vjeçare unë mësova të shkruaj me makinë shkrimi. Unë rridhja nga një familje punëtorësh. Babai ishte murator. Por ai nuk ma preu hovin për të marrë njohuri e dije të kohës. Unë mbarova Liceun Francez, në vitin 1938. Por mundësia për të punuar me makinë shkrimi m’u dha më përpara.
-Si u krijua kjo mundësi?
-Dhori Kotin që kishte shtypshkronjë nëna ime e kishte xhaxha. Ai më mori në shtypshkronjë në kohën e pushimeve dhe më mësoi zanatin. Unë shkoja merrja libra tek ai dhe më pëlqente makina e shkrimit. Unë ndoqa Liceun Francez dhe në pushime vija e punoja në shtypshkronjë.. Kjo më ndihmoi që unë të isha mes atyre punonjësve që përdorën teknikën e kohës në dobi të Luftës duke shtypur trakte, komunikata, buletine të ndryshëm, materiale të udhëheqjes.
-Kur e kini njohur Enver Hoxhën?
-Unë e pata profesor. Në mendje më mbeti qartësia e të shkruarit prej dorës së tij. Unë që në vitin 1938 kam qenë me Grupin Komunist të Korçës. Pasi mbarova Liceun unë nisa punë në shtypshkronjën e Dhori Kotit. Punova në këtë shtypshkronjë deri në vitin 1942. Gjatë kësaj kohe unë shtypja komunikata, trakte. Pastaj u hodha në ilegalitet se më vunë në shënjestër armiqtë. Në tetor të vitit 1942 kam shkuar në Moçan të Gorës ku kishte një teknikë të shkrimeve. Aty takova Enver Hoxhën dhe unë u lidha me Shtabin e Përgjithshëm. Më urdhëroi që të shkoja të punoja me teknikën e shtypit që ishte vendosur tek Guri i Muzhaqit.
-Sa kohë qëndruat në atë shpellë ?
-Aty mbushëm 14 muaj. Ishim tre veta në radhitje të materialeve, një në pedalinë dhe një korrier. Ishim partizanë që luftonim me tjetër armë. Ishim pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së dalë nga populli. Me mua ishin edhe dy vëllezërit Andon Deçka që shërbente si kuzhinier i shtypshkronjës më të rrallë në ato muaj që ishte ngritur në një shpellë dhe Qiriako Deçka që përdorte pedalinën, një makineri që shërbente për të shtypur materiale. Pastaj na diktuan dhe ne u shpërngulëm për në Shpat të Çermenikës, ku aty gjeta Dhimitër Shuteriqin së bashku me Myneverin, që u njohën aty dhe u martuan më vonë.
-E njihnit kur ishte në Korçë?
-E mbaja pak mend, se ishte më i madh nga unë. Por, kur u bashkuam me teknikën e shtypit të partisë u njohëm më mirë dhe e mbajtëm miqësinë në Tiranë.
-Në ato muaj Lufte çfarë shtypnit tjetër?
-Veç materialeve që na dërgonte Enver Hoxha shtypnim dhe historinë e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik që e përkthente Sejfulla Malëshova. Buletine shtypnim. Misto Treska na dërgonte materiale. Luftën nuk e bëmë vetëm me pushkë e me trima kokëkrisur.
Shkrimet e Enverit kush i sillte?
-Korrieri. Unë e dalloja shkrimin se kishte një shkrim të qartë. Por edhe nga nënshkrimi në fund. Unë kur e takova në tetor të vitit 1942 në Moçan të Gorës e i thashë, pasi ai më ngarkoi që unë të merresha me teknikën dhe shtypin e Shtabit të Përgjithshëm, si urdhëron shoku Enver, ai ma ktheu që nuk jam Enveri, por jam Tarasi.
-Sa herë e takuat Enverin gjatë Luftës.
-Dy herë jam takuar gjatë Luftës. Pastaj dy herë i kam shkuar në shtëpi në vitet 1950 dhe 1952.
-Si mbaroi Lufta ku u “emëruat”?
-Pas mbarimit të Luftës unë qëndrova tre vjet në Elbasn. Pastaj më morën redaktor të politikës së jashtme te “Zëri i Popullit” ku punova 10 vjet. Në shkrimet e mia kam kritikuar Amerikën, NATO-n. Si u largova nga kjo gazetë nisa në drejtorinë e botimeve universitare si redaktor deri në vitin 1965.
-Po më vonë?
-Më vonë shkova në Fakultetin e Mjekësisë ku u mora me botimet si redaktor dhe me përkthime shkencore nga frëngjishtja, që u shërbenin si studentëve, ashtu edhe pedagogëve të mjekësisë. Edhe Sali Bersishës i kam përkthyer nga frëngjishtja. Madje Dizertacionin e Sali Berishës “Infarkti i Miokardit” e kam radhitur unë në makinën e shkrimit dhe e kam redaktuar. Më kujtohet që ka qenë nja 200 faqe, kur u botua si libër.
-Ju keni njohur edhe Enverin edhe Sali Berishën?
-Për Enverin nuk kam ç’të heq asnjë presje. Për Sali Berishën të them të drejtën që studionte, por tani pas kthesës sikur po e harron “luftën”. Ishte energjik. Unë jam kundër hyrjes në NATO. Ajo luftë ka mbjellë. Mua më tremb fakti se historia e Luftës së Dytë Botërore po varroset. Një popull që nuk respekton historinë e vet, mbetet pa histori. Kushdo individ ka historinë e tij dhe tërësia e individëve përbën historinë e çdo kombi. Ne bëmë luftë të drejtë. Nuk bëmë luftë pushtuesish. Dokumentet e Luftës duhet të kenë pavion më vete e të ruhen në muze si i ka bota dhe shtetet që dolën fitimtarë, por edhe ata që humbën kanë të shkruar e të pacenuar historinë e tyre.. Kur ne nuk e bëjmë dot historinë me të shkruar vetë, të tjerët do të na i bëjnë sipas oreksit të tyre.
-Si e gjykoni sot Luftën e fundit botërore?
-Një nga luftërat më shkatërrimtare. Evropa e ndezi dhe ajo pësoi dëmet më të shumta prej saj. Viktima, qytete të shkatërruara. Pati fitues dhe humbës. Mbetet pjesë e historisë së marshimit njerëzor. Mesa më kujtohet mua u shënuan 50 milionë viktima. Ku 20 milionë i la Rusia dhe 6 milionë Gjermania.
-A ka pasur teprime apo redaktime kjo Luftë?
-Ne bëmë luftë të drejtë. Nuk e gjykojmë veten për teprime apo për redaktime të kësaj Lufte.


Albin Kurti flet për VOA: “Do heqim tarifat ndaj mallrave serbe”


Rezultati i imazhit për ALBIN KURTI RAMUSH HARADINAJ
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se qeveria e tij synon që të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, pasi të vendosen masat e reciprocitetit me Serbinë, duke vlerësuar se edhe marrëdhëniet ndërkombëtare sot në botë, ndërtohen mbi këtë parim. Në intervistën dhënë korrespondenti tonë në Prishtinë, Leonat Shehu, në të cilën flet edhe për përparësitë e punës së qeverisë së tij, kryeministri Kurti thotë se nuk është e pamundur që të arrihet një marrëveshje me Serbinë brenda këtij viti, por nuk pret ndonjë dialog thelbësor e as rezultate të shpejta derisa edhe Serbia është në prag të zgjedhjeve.
Zëri i Amerikës: Zoti kryeministër, ju paralajmëruat zëvendësimin e tarifave ndaj mallrave serbe me masa të reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë. Si mendoni ta realizoni këtë?
Albin Kurti: Ekziston një rezolutë e Kuvendit të Republikës së Kosovës për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë, e datës shtatë dhjetor 2011 dhe ne dëshirojmë që ta kemi këtë reciprocitet si parim normal të marrëdhënieve të mira fqinjësore e bilaterale, dhe dëshirojmë që me këtë rast ta zëvendësojmë tarifën 100 për qind. Ajo i ka dy aspekte; aspektin politik dhe ekonomik. Aspekti politik më shumë i korrespondon shkakut dhe shkasit. Shkaku ishte fushata agresive e Serbisë në arenën ndërkombëtare kundër Kosovës, ndërkaq shkasi ishte mos anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, madje edhe shumë faktorë ndërkombëtarë e theksojnë që Serbia duhet ta pushojë fushatën kundër njohjeve të Kosovës. Ndërkaq, është edhe aspekti ekonomik me ç’rast meqenëse ajo tarifë u vendos shpejt e shpejt me siguri që bëhet fjalë për një mungesë përfitimi për prodhuesit vendës, ashtu që sot ekonomikisht nga tarifa 100 për qind ndaj Serbisë më së shumti kanë përfituar disa shtete të rajonit, prandaj unë dëshiroj që të mbaj një takim me komunitetin e biznesmenëve prodhues në Kosovë dhe ta diskutojmë edhe aspektin ekonomik të kësaj tarife e jo vetëm atë politik.
Zëri i Amerikës: A do të shkoni së pari me reciprocitet pastaj me largimin e tarifave apo si do të veproni?
Albin Kurti: Ashtu kemi deklaruar në fushatën zgjedhore sepse ashtu kemi menduar e besuar dhe ne me ato deklarime e qëndrime kemi fituar dhe natyrisht që tash duhet t’i dalim zot qytetarëve për mbështetjen e tyre. Ne duam që tarifën njëqind për qind ta zëvendësojmë, pra të mos kemi situatë në të cilën nuk e kemi as tarifën as reciprocitetin.
Zëri i Amerikës: Kur mendoni ta bëni këtë? A ka ndonjë afat kohor për një gjë të tillë?
Albin Kurti: Do të dëshironim sa më shpejt që të jetë e mundur, mirëpo unë sot mezi kam arritur që ta përfundoj në ditën e tretë të punës vizitën e stafit në ndërtesën e kryeministrisë, ka shumë zyre e shumë dyer këtu dhe këtë javë kisha një mbledhje ceremoniale solemne, do të vazhdoj me mbledhjen e radhës e kemi projektligjin për buxhetin e vitit 2020, programin qeverisës, e kemi planin e punës së qeverisë, e kemi shqyrtimin e një mori të vendimeve pas dorëheqjes së ish kryeministrit në korrik të vitit të shkuar. Natyrisht që kjo është ndër prioritetet tona mirëpo, ne ende nuk jemi vendosur në qeveri tamam dhe do të na nevojitet ca kohë, do të përpiqemi më shpejt mirëpo jo gjithçka varet tash prej nesh.
Zëri i Amerikës: Ka pasur thirrje edhe nga diplomatët perëndimorë, ambasadori amerikan Grennell, shefi i politikës së jashtme evropiane zoti Borell që tarifat të hiqen menjëherë, a do të ndikojnë thirrjet e tilla që të përshpejtohet kjo gjë?
Albin Kurti: Ne kemi vizionin tonë, edhe lëvizja Vetëvendosje edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si dy partitë më të mëdha në Republikën tonë që i kanë fituar zgjedhjet me qëndrimin për reciprocitet karshi Serbisë. Pra ne nuk duam hakmarrje, ne duam drejtësi, reciprociteti është korrektësi, është një qasje fer, është në regjistrin e drejtësisë dhe unë e di që në njërën prej deklarimeve të tij edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zoti Donald Trump, e ka përmendur reciprocitetin si vlerë e si koncept që ai e ka përzemër, pra marrëdhëniet ndërkombëtare sot në botë ndërtohen me këtë parim. Nuk kemi pse ne ta anashkalojmë vetveten, ne nuk dëshirojmë që të hakmerremi ndaj Serbisë, mirëpo ka shumë gjëra të papranueshme që i bën ajo karshi nesh e neve na nevojitet që minimalisht të mbrohemi, pra reciprociteti nuk është fare ofensiv, fushata e Serbisë është ofensive, reciprociteti është mbrojtje, është defansiv, është minimumi për një lloj dinjiteti dhe integriteti të subjektivitetit tonë si shtet në aspektin e jashtëm.
Zëri i Amerikës: Sipas jush a mund të bëhet kjo deri në pranverë?
Albin Kurti: Ne do të përpiqemi sa më shpejt mirëpo unë nuk mund të jap një datë tash pa i filluar mbledhjet e qeverisë, pa e vendosur këtë në kabinetin tim dhe natyrisht pa e takuar edhe komunitetin e biznesit. Unë besoj që kur është vendosur tarifa 100 për qind në vjeshtën e vitit 2018, është bërë gabim që nuk i kanë takuar biznesmenët tanë e posaçërisht prodhuesit, mirëpo jemi ku jemi tash dhe neve na duhet ta shqyrtojmë edhe aspektin ekonomik të kësaj çështje. Jo vetëm Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike që kanë fituar numrin më të madh të votave duke e përfshirë reciprocitetin në prioritetet e fushatës, por edhe shumica dërmuese e opozitës që tash është pakicë në kuvend e do reciprocitetin, nëse i pyesni edhe votuesit e opozitës e duan reciprocitetin sepse është gjëja më normale e madje do të thosha edhe më njerëzore civilizuese në botën demokratike.
Zëri i Amerikës: Zoti kryeministër një pjesë e opozitës që edhe e përmendët ka kundërshtuar heqjen e tarifave duke thënë se reciprociteti nuk është i efektshëm sa tarifat. Madje sot ish kryeministri zoti Ramush Haradinaj ju ka shkruar një letër të hapur ku ju bën thirrje që të mos i hiqni tarifat. Si ju përgjigjeni?
Albin Kurti: Unë qysh në fillim kam deklaruar që tarifat nuk janë në kuadër të vizionit të lëvizjes Vetëvendosje, edhe atëherë kur isha në opozitë. Këtë e kam përsëritur në fushatë, ne kemi insistuar në parimin e reciprocitetit i cili nuk e kuantifikon raportin me Serbinë, por paraqet një kualitet të ri për shtetin e Kosovës. Në këtë kuptim, unë nuk kam preferuar që të themi se nëse kjo shishe ujë bën një euro kur vije nga Serbia është në rregull të vijë nëse bën dy euro, pra ne nuk kemi qenë brenda një logjike të kuantifikimit material, por të subjektivitetit, integritetit, dinjitetit dhe për mua reciprociteti nuk është vetëm tregtar, është edhe shtetëror. Ta zëmë, maunet tona kur kanë kaluar në Serbi kanë pasur gjobitje për shkak se nuk janë pranuar lejet e vozitjes së shoferëve tanë, ose një vajzë ose djalë që ka mbaruar universitetin në Prishtinë, nuk mund të punësohet dot në Bujanoc, Preshevë apo Medvegjë e të tjera, certifikata e mallit tonë për shkak se shkruan Republika e Kosovës nuk pranohet në Serbi. Nëse duam marrëdhënie të mira fqinjësore, nëse duam normalizim, atëherë do të duhej të sillemi në mënyrë normale e kjo do të thotë ta respektojmë edhe tjetrin e jo vetëm ta dashurojmë vetveten. Prandaj mendoj që Serbia do të duhej që ta ndryshojë qasjen karshi Kosovës, sepse për një normalizim që e kërkojmë të gjithë, edhe ne edhe faktori ndërkombëtar, besoj që shumë më tepër duhet të ndryshojë Serbia sesa Kosova.
Zëri i Amerikës: Serbia ka pezulluar bisedimet me Kosovën shkaku i tarifave ndaj mallrave serbe. A pritni që pas heqjes së tarifave këto bisedime të rifillojnë?
Albin Kurti: Në një farë mënyre bisedimet nuk janë ndalur asnjëherë për shkak se nëpër tryeza e konferenca të ndryshme ndërkombëtare janë takuar qeveritarët, liderët e Kosovës me ata të Serbisë, kjo do të vazhdojë edhe më tutje. Unë mendoj që tash kur ne ende nuk kemi arritur ta bëjmë fuzionimin e ministrive tona nga 21 në 15 sepse do ca kohë kjo, ndërkaq që në anën tjetër ka filluar që të vlojë fushata për zgjedhjet në Serbi, nuk mendoj që mund të pritet ndonjë dialog substancial i menjëhershëm dhe rezultate të shpejta. Unë nuk jam që të vonohemi por nuk jam as që të ngutemi.
Zëri i Amerikës: Si e mendoni dialogun. Ju keni thënë që jeni të gatshëm që të merrni përsipër udhëheqjen e saj?
Albin Kurti: Padyshim, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe një aktgjykimi nga pranvera e vitit të kaluar është vulosur se është kryeministri i Republikës së Kosovës ai që udhëheq bisedimet me Serbinë, unë do të krijoj ekipin tim edhe në aspektin politik edhe në atë profesional, ndërkohë që do ta trajtojmë çështjen e atyre tridhjetë e ca marrëveshjeve të deritanishme me Serbinë, cili ka qenë zbatimi i tyre, sa është ndikimi i tyre, pse diçka ka ngelur pa zbatuar dhe në këtë mënyrë do të mund të ecim përpara më sigurt. Nga takimi që kemi pasur me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian me zotin Borrell, i cili është edhe zëvendëspresident i Komisionit Evropian jemi dakorduar që dialogu të përgatitet mirë, nuk e kemi komoditetin edhe për një dështim të radhës. Pra nuk jam kundër dialogut në parim, por jam për dialog të përgatitur e me parime.
Zëri i Amerikës: Si do të mund të përgatitej një dialog i tillë, nëpërmjet një konference të madhe apo nëpërmjet takimeve të herë pas hershme?
Albin Kurti: Besoj që Brukseli si kryeqytet i Bashkimit Evropian me atë çfarë simbolizon në kuptimin e vlerave dhe standardeve evropiane të paqes, të zhvillimit dhe demokracisë, do të duhej të ishte korniza e organizimit dhe mbarëvajtjes së këtyre bisedimeve. Pra na nevojitet diskutim me Brukselin për dialog me Beogradin. Në këtë kuptim, qeveria e Kosovës do të jetë e përgatitur, kjo duhet të kaloj edhe nëpërmjet një vlerësimi paraprak të marrëveshjeve të deritanishme sepse nuk është se na mungojnë
marrëveshjet me Serbinë, halli është se ato ose nuk zbatohen ose nuk kanë efekt.
Zëri i Amerikës: Zoti Kryeministër, si i keni parë përfshirjen e ambasadorit Richard Grenell, që është edhe i dërguar i posaçëm i presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi dhe a ka dallime në mes të dy qendrave Ëashingtonit e Brukselit?
Albin Kurti: Kam përshtypjen që mund të kenë dallime por nuk janë të patejkalueshme dhe besoj që kemi kontribute nga kënde të ndryshme. Në këtë kuptim, ambasadori amerikan në Berlin i ka dhënë energji dialogut të ardhshëm midis Kosovës e Serbisë dhe është për t’u vlerësuar dinamizimi që ka bërë në kohën kur kemi një lloj stepje rrotull, një lloj hutie e cila sigurisht që nuk është pozitive dhe unë dua që të bashkëpunoj me ambasadorin Grenell në këtë aspekt, por, duhet që paralelisht me rëndësinë e kohës që ja japim lidhjeve të marrëveshjeve në të ardhmen, ta përqendrojmë vëmendjen edhe te përmbajtja e tyre dhe deri te procesi se si do të arrijmë deri te marrëveshja, meqenëse po e ritheksoj, ne nuk e kemi komoditetin edhe për një dështim të radhës.
Zëri i Amerikës: Zoti Kryeministër si i keni para marrëveshjen për linjën ajrore ndërmjet Kosovës e Serbisë e lehtësuar nga ambasadori amerikan Richard Grenell dhe fillimin e diskutimeve edhe për çështjen e hekurudhave?
Albin Kurti: Ne e kemi lexuar atë shprehje të interesit, që është publikuar dhe natyrisht që do ta trajtojmë si qeveri e Republikës së Kosovës edhe me autoritetet përkatëse sepse në këtë aspekt këtu hyjnë edhe Agjencioni i Aviacionit Civil në Kosovë, Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës, KFOR-i, etj, dhe pas një analize që do t’ia bëjmë kësaj me siguri do të shohim se si mund të ecim më së miri përpara. Por, ajo çka është e rëndësishme për Republikën e Kosovës është që gjithçka ta bëjë në mënyrë transparente, demokratike. me një qeveri si e jona që është e përgjegjshme dhe do të marrë përgjegjësi.
Zëri i Amerikës: Duke parë përfshirjen më të madhe të ambasadorit Grenell, a mund të arrihet një marrëveshje gjatë këtij viti?
Albin Kurti: Është e mundshme, mirëpo unë nuk do të mund të parashikoja një gjë të tillë tani. Tani mund të shprehë vullnetin tim për dialog, për bashkëbisedim të hapur e parimor dhe besoj që nuk do të duhej që duke e vënë marrëveshjen para dialogut ta dëmtojmë dialogun dhe ta pamundësojmë marrëveshjen si të tillë.
Zëri i Amerikës: A po zbehet roli i Bashkimit Evropian në këto bisedime?
Albin Kurti: Mund të jetë dukur ashtu në të kaluarën, mendoj se tash me iniciativën e zoti Borrell i cili do të përcaktoj edhe një emisar të posaçëm për raportet midis Kosovës e Serbisë, do të kemi një riaktivizim të Bashkimit Evropian që unë e konsideroj pozitiv.
Zëri i Amerikës: Zoti kryeministër sa ishit në opozitë, ishit të zëshëm për problemet në sistemin e drejtësisë, për shkallën e lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kur do të mund të shohin qytetarët e Kosovës rezultate konkrete nga qeveria juaj në këtë drejtim?
Albin Kurti: Ne do ta çlirojmë prokurorinë dhe gjyqësorin nga ekzekutivi, do të fillojmë përgatitjet për procesin e Vetingut dhe me siguri që hapat e parë dhe të arriturat e para do t’i shihni në këtë vit. Por, nuk do të mund të thosha një datë në këtë vit por le të mos harrojmë që i kam dy ditë e gjysmë punë si kryeministër, ende nuk janë bërë tri ditë punë.
Zëri i Amerikës: Si do të veproni, do të shkarkoni edhe zyrtarë të institucioneve?
Albin Kurti: Gjithçka brenda kushtetutës dhe ligjit por nuk do të tolerojmë korrupsionin në institucione e do ta luftojmë edhe në shoqëri çdo herë e kudo.
Zëri i Amerikës: Në ditën kur u zgjodhët kryeministër i Kosovës, në parlament jeni përballur me shumë kritika nga partitë opozitare për qëndrimet tuaja nëpër kohë, përfshirë edhe idetë për bashkim kombëtar. Ka ndryshuar zoti Kurti nëpër kohë, apo kohët kanë ndryshuar?
Albin Kurti: Unë besoj që gjatë aktivitetit tim politik shumë vjeçar mund të kem ndryshuar mënyra e strategji, mirëpo jo koncept e qëllim dhe në seancën kur u zgjodha kryeministër mund të them që më pak dëgjova kritika, më shumë sharje e ofendime. Por, sido që të jetë, unë dua ta respektoj opozitën dhe më shumë se kaq dua të bashkëpunoj me ta sepse ka gjëra që na dallojnë, mirëpo e përbashkëta jonë për shtetin e pavarur të Kosovës si Republikë sovrane e demokratike në njërën anë dhe raportet me çështjen e bashkimit të shqiptarëve si faktorizim i tyre në Ballkan dhe karshi Serbisë e cila asnjëherë nuk po e ndal aktivitetin kundër nesh, nuk janë çështje që të na bëjnë të dallojmë me njëri tjetrin, as në Kuvendin e Republikës dhe as gjetiu në jetën tonë politike, shoqërore, institucionale.
Zëri i Amerikës: Kohëve të fundit, marrëdhëniet, nëse mund të them, janë ftohur ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë zyrtare rreth nismës për atë që është quajtur mini shëngeni Ballkanik. Ju thatë atëbotë se kryeministri Edi Rama do të duhej të priste të paktën deri në formimin e qeverisë së re. Tash kur vendi është me qeveri si do t’i qaseni kësaj nisme?
Albin Kurti: Unë synoj që javën e ardhshme të vizitoj Tiranën dhe të zhvilloj takime me liderët institucional atje, me kryeministrin Rama, me presidentin Meta, me kryeparlamentarin Ruçi, me kryetarin e opozitës Basha dhe në këtë mënyrë t’i diskutojmë së bashku këto çështje. Unë nuk jam kundër iniciativave për bashkëpunim rajonal, mirëpo aty duhet të jetë parimi i reciprocitetit dhe përderisa Republika e Shqipërisë i njeh më mirë fqinjët tanë jugor dhe perëndimor, është Republika e Kosovës ajo që i njeh më mirë fqinjët tanë lindor dhe veriorë dhe në këtë aspekt ne mund të jemi komplementar. /VOA/

Alarmi nga Kina / Lodrat për fëmijë produktet e hotelerisë dhe shtëpiake , mbushin tregun shqiptar

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të monitorimit të sigurisë konsumatore, ka zbuluar në tregjet shqiptare lodra dhe produkte të rrezikshme për jetën e fëmijve si lodra, material hotelerie dhe produktet e tjera shtëpiake e industriale. Një pjesë e tyre janë bllokuar, ndërkohë që janë njoftuar edhe kompanitë e huaja prodhuese. Mungesa e kodit CE sipas rregullave të BE-së, koronovirusi dhe këshillat e mjekëve



Mbarë opinion botëror është vënë në një situat alarmi në lidhje me epideminë e shkatuar fillimisht qytetin Wuhan në Kinë, konkretisht në qendrën ku gjendeshin dyqane të hapura dhe shiteshin shpendë të gjalla, produkte deti dhe kafshë të egra. Një shpërthim epidemik ndërkombëtar i çrregullimeve kryesisht të frymëmarrjes dhe i shkaktuar nga një virus, që i takon familjes së koronovirusëve, deri tani ka lënë qindra të vdekur dhe mijra të infektuar. Ajo çka i friksohet sot mbarë bota ka të bëjë me faktin që kjo epidemic të mos kthehet në pandemik ,çka do të përbëjë një goditje të madhe për njerzimin dhe zhvillimin e saj. Tanimë virusi është përhapur edhe në Japoni, Korenë Jugore, Tajlandë, Singapor, Tajvan dhe në ShBA. Ekspertët në vende si Britania e Madhe, Meksika dhe Arabia Saudite janë duke vlerësuar raste të dyshimta me të infektuar. Në Kinë kanë filluar të merren masa drastike, duke izoluar dhe mbyllur linjat e transportit dhe hapësirat e tjera publike. Ndërkohë që këto masa janë marë tani që kjo epidemic u bë publike, por askush nuk flet se kur filloi dhe se qindra biznesmenë dhe produkte, industrial, teknologjike, bujqësore etj kanë dalë nga Kina dhe janë shpërndarë kudo në botë dhe mes tyre edhe në Shqipëri. Ajo që shqetëson më shumë qytetarët ka të bëjë me lodrat e fëmijve, pasi kjo sëmundje shpërndahet më shpejt dhe rreziku për të goditur në mënyrë fatale jetën e fëmijve shqiptar është më shumë se kurrë evident. Ndaj kërkohet që institucionet përgjegjëse, prindërit,edukatorët dhe mësuesit të ndalojnë dhe most ë lejojnë përdorimin e mallrave të ardhura nga Kina ,pa u bindur dhe pa u bërë analizat që përjashtojnë rrezikun. Edhe mjetet e tjera të shkollës, si fletore, veshje, pajisie laboratory, komjuterike, ushqimore etj. Ky rrezik për mallrat kineze bëhet edhe më evident tek produktet e hotelerisë, tapetet dhe produktet e tjera shtëpiake , pasi rreziku i përhapjes së sëmundjes është më i madh dhe në mënyrë massive. Të mos harrojmë se mbi 80% e hoteleve shqiptare i porosisin pajisjet e tyre pikërisht në Kinë.

Po çfarë është koronovirusi?

Organizatës Botërore të Shëndetësisë, saktëson se koronoviruset janë një familje e viruseve, të cilat shkaktojnë sëmundje dhe çrregullime kryesisht të sistemit të frymëmarrjes. Këto lloje të viruseve transmetohen nga kafshët në njerëz. Kështu një virus i kësaj familjeje, i cili ishte përhapur në vitin 2003 në Kinë mendohej se së pari ishte transmetuar nga macet tek njerëzit, kurse virusi aktual thuhet se është marrë nga lakuriqët e natës dhe nga gjarpërinjtë.

01



Produkti për fëmijë me risk në treg, ISHMT: Ka rrezik potencial

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të monitorimit të sigurisë konsumatore, ka bërë me dije se është konstatuar një produkt i cili nuk përmbush standardet në treg dhe që është i dëmshëm. Bëhet fjalë për një produkt për fëmijë, konkretisht monitorues dixhital për bebe, kompania e prodhimit të së cilës do të tërheqë produktin. Sakaq, ISHMT njofton të gjithë konsumatorët shqiptarë që e posëdojnë një të tillë ose të tjerë të interesuar, që të mos e blejnë apo ta kthejnë produktin. Sektori i prdukteve për fëmijë është një ndër sektorët që ka pasur më tepër problematika vitin e shkuar dhe sipas ISHMT, do vijojë të jetë prioritar në mbikëqyrje. “Njoftimi i kategorisë masë parandaluese, nëpërmjet një letre njoftimi PHILIPS kërkon tërheqjen nga tregu të produktit “Monitor video dixhital për bebe (Avent Digital Video Baby Monitor SCD620)”, prodhuar në periudhën Janar 2016 – Mars 2018. Philips kërkon tërheqjen nga tregu të këtij produkti pasi ka zbuluar që në raste shumë të rralla, bateria në njësinë qëndrore mund të mbinxehet. Ky mund të jetë një rrezik potencial zjarri dhe nga kombinimi i shkallës së dëmtimit dhe probabilitetit ka rezultuar që i përket rrezikut të ulët.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Emri i produktit: Monitor video dixhital për bebe (Avent Digital Video Baby Monitor)

Marka: Philips; Modeli: SCD620 “- thuhet në njoftim.

Më herët, ISHMT ka bërë me dije se nga kontrollet e realizuara në importues dhe tregtarët me shumicë të produkteve lodra, gjatë tre viteve të fundit janë marrë masa administrative të ndryshme si p.sh., paralajmërim, gjobë etj., por edhe janë bllokuar mbi 10 mijë produkte lodra, të cilat janë shkatërruar. ISHMT u bën thirrje të gjithë kompanive, bizneseve që importojnë, tregtojnë produkte të tilla të bëhët vetëm për produktet me markim CE. Ndërsa të gjithë qytetarëve të verifikojnë produktet e tilla për markimin CE në produkt, jo vetëm në kutitë e ambalazhimit, para se të kryejnë blerjen.

02



Lodra të rrezikshme nga Kina: Bllokohen 10 mijë produkte për femijë

Prindërit duhet të bëjnë kujdes para se të blejnë një lodër për fëmijët. Për të qenë e sigurt për shëndetin e tyre, ajo duhet të ketë kodin CE që garanton se plotëson rregullat e Bashkimit Europian. Inspektoriati Shtetëror Teknik ka bllokuar deri më tani 10 mijë produkte jashtë standardeve, të ardhura kryesisht nga Kina.

Bllokohen 10 mijë produkte për fëmijë pasi kishin në përmbajtje elementë kimikë jashtë tolerancave të përcaktuara në legjislacionin shqiptar. Këto lodra fëmijësh kanë ardhur kryesisht nga Kina. Kryeinspektori i ISHMT-së . Lavdrim Sahitaj, deklaroi se këto produkte kanë rezultuar me rrezik të lartë për shëndetin e fëmijëve. “Kemi një problematikë të gjërë me lodrat që qarkullojnë dhe në tregun me shumicë dhe pakicë si dhe mallrat që vijnë nga jashtë. Kemi bërë një sërë analizash të lodrave që janë në tregun tonë dhe na rezulton pjesa më e madhe e tyre me probleme kimike, jashtë normës së lejuar për tu tregtuar ”, shprehet ai. Por çfarë duhet të bëjnë prindërit për të blerë lodra të sigurta për fëmijët e tyre. Inspektoriati Shtetër i Mbikqyrjes së tregut sqaron se lodrat duhet të jenë të markuara më kodin CE që tregon se përmbushin standartet europiane. Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut deklaron se do të vijojë inspektimet dhe informimin e konsumatorëve për modelet dhe kategoritë e produkteve të cilat janë të ndaluara të vendosen dhe tregtohen në vend.

Alarmante: Lodrat e prodhimit të Kinës dalin shumë të rrezikshme për fëmijët 6 nga 10 lodrat për fëmijë që janë testuar në një laborator të Holandës kanë dal se janë të rrezikshme për përdorim. Të gjitha lodrat që janë vlerësuar si të rrezikshme për përdorim janë me origjinë nga Kina. Ato gjenden në shitje nëpër dyqane të ndryshme nëpër Kosovë.

Testimi i tyre është bërë nga laboratori ‘SGS’ në Holandë, ndërsa mostrat janë dërguar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Rezultatet e analizave të kryera nga disa laboratorë të vendeve që u janë bërë disa lodrave si: kukulla, vetura me bateri, set manikyri, pistoletë me topa, lodra uji, set kafshësh, lodra kimike (slime), veturë dhe aeroplan. Nga dhjetë mostra të lodrave, gjashtë nga to kanë dal jo konform dhe të rrezikshme në testin që u është bërë në vetitë fizike dhe mekanike. Ndërsa dy nga to kanë dal të rrezikshme në testin e vetive kimike. E nëntë nga dhjetë janë pa test të etiketimit (mbishkrimeve të nevojshme), siç kërkohet me ligj.

Rreziku i dëmtimit të sistemin reproduktiv

Europa ka vendosur standarde të përmbajtjes së lodrave për fëmijë pas disa skandaleve për lodrat kancerogjene gjatë viteve të kaluara. “Rapid Alert System” (Sistemi i Sinjalizimit të Shpejtë për rrezikshmërinë e produkteve jo-ushqimore), në kuadër të Komisionit Europian, i tregon për produktet të cilat janë të rrezikshme në tregun Bashkimit Europian, në të cilin vendet alarmojnë njëra-tjetrën për produktet me rrezikshmëri në përdorim. “Barrel O Slime”, lloj plasteline, është lodër për fëmijë, e cila është dërguar për analiza në Holandë, por laboratori ka thënë se tashmë e kanë bërë analizën e këtij produkti me kërkesë të një shteti tjetër. Kjo lodër është e kategorizuar si lojë e rrezikshme dhe është në listën e Sistemit të Sinjalizimit të Shpejtë të Komisionit Evropian, si lodër që është ndaluar të shitet në vendet e BE-së. Por, në Kosovë e njëjta lodër mund të blihet për vetëm 1 euro nëpër dyqane të ndryshme. Me nivelin e rrezikshmërisë së lartë, është vlerësuar përdorimi i kësaj lodre kimike, për shkak që pas analizave të testit të vetive kimike, e njëjta përmban sasi të mëdha të elementit kimik boron, e i cili mund të shkaktojë rrezik për shëndetin e fëmijëve duke dëmtuar edhe sistemin reproduktiv. Kukulla “Happy Girl” është një tjetër lodër që nuk ka kaluar testin e vetive fizike dhe mekanike, që i bie se e njëjta ka dështuar ta kalojë testin në vetitë fizike dhe mekanike dhe testin e etiketimit (mbishkrimeve të nevojshme). Ndërsa në testin e vetive kimike është thënë se testi është jo bindës dhe se rekomandohet një test shtesë i konfirmimit. Testin e vetive fizike dhe mekanike, i cili përcakton se lodrat dhe pjesët përbërëse të tyre duhet të kenë fortësinë e duhur mekanike, pa u thyer ose pa pësuar shtrembërime që paraqesin rreziqe të cilat mund të shkaktojnë dëmtime fizike nuk e kanë kaluar edhe disa lodra të tjera: një kukull, revole, lodra uji, set kafshësh, të gjitha me origjinë nga Kina. Ndërsa testin e etiketimit që duhet ta ketë secila lodër, ku përshkruhet për cilën moshë përdoret dhe përbërësit e saj, nuk e kanë pasur nëntë (nga dhjetë) lodrat, por kjo veti është mangësi që mund të eliminohet.

Lista e Lodrave të rrezikshme

Lodra të rrezikshme për përdorim, të cilat nuk kanë kaluar testin e konformitetit në katër vetitë e larcekura, dhe janë klasifikuar si të rrezikshme, janë: revole (e cila nuk ka brend), por dihet origjina nga Kina; lodër kimile (Slime) e brendit “Barrel O Slime”; lodra uji të brendit “Bath Tub”; set kafshës të brendit “Animal Toys”, kukull e brendit “Happy Girl”; kafshë lodër e brendit “Poultry” dhe lodër, veturë e aeroplan të “Fly Line”.

Katër komponentët e testimit të lodrave

Tek komponenta ‘vetitë kimike’ thuhet se lodrat duhet të jenë të projektuara dhe të prodhuara në mënyrë që të mos paraqesin rrezik të efekteve të dëmshme ndaj shëndetit të njeriut për shkak të ekspozimit ndaj substancave apo përzierjeve kimike nga të cilat lodrat janë të përbëra. “Lodrat nuk duhet të përmbajnë aromat e mëposhtme alergjike”, ku janë të listuara 55 aroma, e të cilat përcaktohen në rregulloren për sigurinë e lodrave. Tek komponenti ‘vetitë fizike dhe mekanike’, thuhet se lodrat dhe pjesët përbërëse të tyre duhet të kenë fortësinë e duhur mekanike dhe nëse është e nevojshme qëndrueshmërinë për të i bërë ballë presionin të cilit i nënshtrohen gjatë përdorimit, pa u thyer ose pa pësuar shtrembërime që paraqesin rreziqe të cilat mund të shkaktojnë dëmtime fizike. “Lodrat dhe pjesët përbërëse të tyre nuk duhet të paraqesin rrezik nga ngufatja”, thuhet ndër të tjera. Një tjetër komponent është testi i djegshmërisë (ndershmëria), ku thuhet se lodrat nuk duhet të përbëjnë një element të rrezikshëm ndezës në ambientin e fëmijës. “… nuk ndizen nëse i ekspozohen direkt një flake, shkëndije apo burimi tjetër të mundshëm të zjarrit”, thuhet ndër tjera në rregullore. Po ashtu, është testuar edhe komponenti e etiketimit (përshkrimeve të nevojshme) për një lodër, ku duhet të tregohen specifika siç është vënja e etiketës se për çfarë moshe është ajo lodër dhe çfarë përmban ai produkt. 

Lodrat me kimikate, mjekët: Efektet te fëmijët shfaqen më vonë
Mbi 80% e lodrave për fëmijë të moshave të ndryshme kanë në përmbajtjen e tyre lëndë kimike, dhe paraqesin probleme fizike, pasi mund të thyhen dhe të rrezikojnë të vegjlit. Pediatri Bektesh Mandri, në një prononcim publik thotë, se kontakti me kimikatet mund të shkaktojë alergji dhe se pasojat e vërteta, shfaqen në të ardhmen.

Mandri: Jemi në epiqendër të rrezikshmërisë në jetën e përditshme sepse ne e kemi plotë tregun me lodra të pakontrolluara. Po të shkosh në treg ke nga të gjitha lodrat që nuk kanë asnjë origjinë. Përveç alergjive ato mund të kenë edhe lëndë kancerogjene në përbërjen e tyre. Marrja e tyre në doza të mjaftueshme mund të bëjë që të shfaqen tumore të ndryshme në vitet në vijim.

Pediatri shprehet se rastet e lodrave që thyhen janë të pakta, por rreziku që paraqesin është ekstrem tek fëmijët.

Mandri: Kemi raste që edhe fëmija gëlltit edhe ato kalojnë në aparatin tretës. Këto janë rastë që na japin mundësi që të reagojmë, dhe nuk ka ndonjë rrezikshmëri fëmija. Ndërsa kur kalojnë në rrugët e frymëmarrjes kemi një rrezikshmëri jashtëzakonisht të lartë.

Mandri thotë se problematikë në shpërndarjen e infeksioneve apo viruseve, jane dhe lodrat e përbashkëta në lokale, apo institucionet arsimore, si çerdhe dhe kopshte.

Mandri: Nëse një fëmijë fut një lodër në gojë dhe është i sëmurë, probabiliteti që atë ta marri dhe fëija tjetër është shumë i madh. Po kaloi dy ditë rreziku është i përjashtuar.

Vetëm gjatë muajit dhjetor, në të gjithë vendin u bllokuan përkohsisht më shumë se 10 mijë lodra për fëmijë, të ardhura nga Kina, që cilësoheshin të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve.

Sevo Tarifa : Dashurisë, rinisë, pleqërisë dhe vdekjes s’ka njeri që t’u shpëtojë.


Në vetvete, në përmbajtje, dashuria është e pastër. Kjo sepse në themel të saj qëndrojnë besimi dhe besnikëria e dy partnerëve që dashurohen. Për të kanë shkruar pena të fuqishme e të ndritura, personalitete botërore. Po të flasim me gjuhën e tyre, dashuria  është  një fryt në të gjitha stinët, ilaç shpirtëror, nga e cila buron jeta; motor, që çon gjithçka përpara; është nevojë, dëshirë, adhurim; është si një ëmbëlsirë, si një këngë, si një lule që duhet ta lësh të rritet, të “këputet” në kohën e duhur. Është një “sëmundje” e mirë, që pushton njëherësh shpirtin, zemrën, mendjen, trupin e njeriut. Është si një vegël muzikore, që edhe zemrën e plakut e bën të kërcejë valle; dashurisë, pleqërisë dhe vdekjes nuk ka njeri që t’u shpëtojë.  “Ai që të do me gjithë shpirt, t’i pranon dhe gabimet”. (Molier) Ja pse në përmbajtjen e saj dashuria është e pastër si loti, e ëmbël si mjalti, e bukur si lulet, e fortë si diamanti. Megjithëse thuhet se “dashuria është e pastër”, e përgjigjja është “Po”, ka dhe një “Jo”! Si shpjegohet kjo?
E para, Dashuria nuk është gjithnjë dhe tek të gjithë e pastër. Ka momente që tek ajo duken edhe gërvishtje, grimca, shenja e njolla, që e cenojnë dhe lënë gjurma papastërtie në përmbajtjen e saj. Kjo nuk na çudit, se të tilla ka edhe dielli, megjithatë ai nuk pengohet që të shkëlqejë me rrezet e tij të arta e të fuqishme, jetëdhënëse. Ka edhe hëna, por as kjo nuk pengohet të ndriçojë dhe të ‘ngrohë’ natën, sidomos kur është e plotë. Kështu është edhe dashuria, grimcat e këqija të së cilës nuk i vënë dot asaj gurë në rrota. Ajo s’lë njeri “pa prekur”, “pa kapur”, “pa mbërthyer”! “Ai që nuk dashuron është si një i vdekur, i ardhur me leje”. Dashurisë, rinisë, pleqërisë dhe vdekjes s’ka njeri që t’u shpëtojë.  
E dyta, “Njollat” e dashurisë janë aq të vogla, sa ajo s’do t’ia dijë ose e lëndojnë fare pak. Ato të pakta e fare të vogla pika të pista që rëndojnë mbi dashurinë, janë njerëz që ia krijojnë, ia shtojnë. Ndaj thuhet se “nuk ka dashuri të pastër”, “nuk ka dashuri të kulluar”. Kush e bën dashurinë që në brendinë e saj mos të jetë gjithnjë e pastër, ashtu siç ka vetë përmbajtjen? E bëjnë një numër njerëzish, gabimet e tyre në koncepte e në praktikë, në dashuri e në vazhdim pas martesës e bashkëjetesës,  madje dhe në pleqërinë e tyre.
E treta, Janë të njohura ato që “e vrasin” dashurinë:
  • njohja e përciptë e çiftit që bashkohet, martesë pa njohje, pa dëshirë;
  • dashuri me sy “të verbër” e jo me zemër;
  • “dhelpëria” e disave që e shohin atë për interes vetjak;
  • mbeturina patriarkale në familje;
  • mosmarrëveshje për administrimin e të ardhurave;
  • shfaqje xhelozie të sëmurë, raporte jo të mira nuse-vjehrrë, zënie e grindje si “mbylle dritën”, “mos e mba shumë hapur kondicionerin”, “nuk m’i ke hekurosur mirë pantallonat”, “s’më bëre një dhuratë për datëlindje”, e të tjera si këto xhingla-mingla.
Çifti ka të drejtat e veta të barabarta, si njëri dhe tjetri. E mira është që të vendoset raporti i drejtë, harmonia mes tij dhe gjithë familjes. Dhe në qoftë se merr fund dashuria midis dy partnerëve, kur nuk ka mundësi vazhdimi i saj, kjo është më normale të ndodhë në kohën e duhur dhe jo kur çifti bëhet me fëmijë, të cilët mbeten rrugëve. Aq më tepër kur gjëra të tilla ndodhin në mosha të mëdha, kur njerëzit kanë më shumë nevojë për njëri-tjetrin. Dashuria nuk njeh moshë. Në kushte të caktuara dashuria kthehet atje ku lindi, në miqësi, por jo të vritet, ose miqësia të shndërrohet në armiqësi e më keq akoma….  Pikërisht këto e të tjera e bëjnë njeriun që të shprehet se “s’ka dashuri të pastër”.  Përvoja e mjaft çifteve tregon se s’ka gjë që nuk zgjidhet midis të dashuruarve. Ulet së pari një nga partnerët, që ka më shumë kulturë, që është tolerant dhe bisedohet me dashuri, me respekt, me mirëkuptim. Bëhen të gjitha përpjekjet për ta mbrojtur e konsoliduar dashurinë, ndryshe ajo “plagoset”, kthehet në urrejtje, çështja shkon deri në shkurorëzim në gjykatë (të cilat sot rëndom janë të pasura me ngjarje pune e veprimtari të tilla të papëlqyera). Disa gjëra të vogla nuk kanë ç’t’i bëjnë dashurisë. Burri e gruaja jetojnë bashkë një kohë të gjatë. Midis tyre do të ketë edhe ndonjë zënkë të vogël, ndonjë mosmarrëveshje, por këto sqarohen e  zgjidhen me lehtësi. Nuk mund të kërkohet që mes dy partnerëve të ketë gjithmonë qetësi, të mos ketë fare ndonjë gërvishtje midis tyre. Pyetjes “A grindeni shpesh me gruan”, Dritëro Agolli i përgjigjet: “Ata që duhen torturojnë njëri-tjetrin. Ka periudha kur nuk grindemi fare. Atëherë më pushton një trishtim, pasi më duket sikur nuk e dua më. Kur filloj të grindem, qetësohem dhe them me vete: E dua!…Doemos unë nuk them që jeta të kalojë me grindje, vetëm se pa çaste zënkash, s’ka dashuri”.

Coronavirusi në Kosovë – Ja deklarata e fundit e mjekëve nga QKUK’ja



Rezultati i imazhit për flori bruqi
Flori Bruqi

Pacientja e cila po mbahet e izoluar në Klinikën Infektive të QKUK’së nën dyshimet për koronavirus është shtetase e Britanisë së Madhe e cila jeton në Kosovë.
Ajo së fundi kishte qëndruar në një qendër skijimi jashtë vendit. Nëpërmjet mediave ajo kishte dëgjuar për të prekur në po atë resort skijimi dhe për këtë arsye është lajmëruar për kontroll në QKUK.
Sipas mjekëve gjendja e pacientes është shumë e mirë. Në Klinikën Infektive ajo është pranuar me kollitje por pa temperaturë.
Britanikja e cila punon në Kosovë është ankuar për lodhje.
Sipas mjekëve, asaj i janë bërë analizat menjëherë, dhe rezultati i tyre do të bëhet i ditur para mesnatës, në orën 23:00.
Rezultati do të tregojë nëse pacientja është e prekur nga koronavirusi, kanë thënë mjekët, sipas të cilëve, gjasat janë të vogla që ajo të jetë sulmuar nga sëmundja.
Ekspertët kanë zbuluar një sekuencë gjenetike të “coronavirus” 2019-nCon, që më parë nuk ishte e diagnostifikuar tek njerëzit. Viruset Corona njihen që në vitet 60’të. Emri i virusit vjen nga forma kurorë nga jashtë e strukturës së proteinës që mbështjell virusin. Normalisht këto viruse nuk janë të pazakontë. Shpesh infeksionet me viruse të tilla janë të padëmshme, e kanë simptomat e gripit si temperaturë, kollë apo mbajtje fryme. Po ashtu mund të shfaqen edhe probleme me diarrenë.
Por “Coronavirus” është shumë i fshehtë dhe i tranformueshëm, ato janë pjesë e grupit të viruseve, RNA që shfaqin tipare të variabilitetit gjenetik. Kjo do të thotë se është e lehtë për ta të mposhtin barrierat dhe të infektojnë llojet e ndryshme ku strehohen. Si pasojë këta viruse shkaktojnë edhe sëmundje të rënda, infeksione të rënda mushkërish, bllokimin e frymëmarrjes deri edhe vdekjen.
Në vitin 2002 dhe 2003 lloji agresiv i “Coronavirus”, SARS-CoV shkaktoi një epidemi, ku u infektuan 8.000 vetë dhe vdiqën 800 të infektuar.

Në vitin 2012 një formë tjetër e virusit, MERS-CoV u përhap në gadishullin arabik.
****

Familjarët e pacientëve nuk lejohen brenda Klinikës Infektive në QKUK, dyshohet për virusin koronavirus

Në Qendren Klinike Universitare të Kosovës, saktësisht në Klinikën Infektive nuk po lejohen askush që të hyj e të dal në këtë klinikë.

Në bazë të të dhënave i gjithë stafi mjekësor është i veshur me maska dhe me rroba të gjata.



Sonte po shihet një mobilizim më i theksuar në këtë klinikë.

Një person po dyshohet se është prekur nga koronavirusi dhe se i njëjti është duke i trajtuar në Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pacienti i dyshuar ndodhet në ambientet e Klinikës Infektive brenda QKUK-së.



Lajmin e ka konfirmuar  Shpend Fazliu, zëdhënës në QKUK.

“Në ora 20:45 në QKUK, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i Institutit për Shëndetësi Publike do të mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media”, tha  Shpend Fazliu.


        ****                          

Lindita Berisha, drejtoreshë në Klinikën Infektive në QKUK, ka thënë se në orën 17:00 të shtunën ka ardhur një grua e cila dyshohet se ka virusin korovavirus.

Ndërsa ajo ka thënë se në mesnatë do të dalin rezultatet e saj.

“Sot në Klinkë infketive në orën 5 e cila nuk ka pasur ankesa dhe një kollë, pa temepraturë por për shkak të lajmit është lajmëru në qenrën tonë dhe është izoluar deri në marrjen e rezultatit.


Mostrat janë dërguar mënjherë në Laboratorin e Institutit Kombëtar, dhe janë në procedura laboratorike”, ka thënë ajo.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se një paciente shtetase e huaj po dyshohet për simptoma të koronavirusit, mirëpo kjo do të vërtetohet pas të del rezultati i analizave.

“Bëhet fjalë për një shtetase të huaj në Kosovë që ka qëndruar në një qendër skijimi me pesë të dyshuar të tjerë që dyshohet se janë infektuar me koronavirus”.

Në mesnatë dalin rezultatet, sidoqëte jetë ndaj pacientës janë ndërrmarrë masat e izolimit.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka pranuar se në Klinikën Infektive është shtruar një paciente, e cila mund të jetë e prekur nga koronavirusi.



Sipas mjekëve të QKUK’së, pacientja është shtetase e huaj, e cila punon në Kosovë.

Mjekët kanë bërë të ditur se pacientja, pasi i është shfaqur një kollë, ka shkuar në spital për t’u kontrolluar.

Ajo kishte qëndruar në një qendër për ski jashtë Kosovës, ku ka mësuar se disa persona ishin dyshuar se janë prekur nga koronavirusi.

Sipas mjekëve, asaj i janë bërë analizat menjëherë, dhe rezultati i tyre do të bëhet i ditur para mesnatës, në orën 23:00.

Rezultati do të tregojë nëse pacientja është e prekur nga koronavirusi, kanë thënë mjekët, sipas të cilëve, gjasat janë të vogla që ajo të jetë sulmuar nga sëmundja.

“Posa i morëm informatat e para, mostrat janë dërguar menjëherë në laborator. Sidoqoftë, për pacienten që është shtrirë, janë marrë të gjitha procedurat izoluese, nëse ajo del pozitiv me koronavirus. Në mesnatë dihet rezultati për pacienten”, ka njoftuar mjeku Naser Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK).

Për rastin ka folur edhe ministri i Shëndetësisë, dr.Arben Vitija.

“Bëhet fjalë për një shtetase të huaj në Kosovë, që ka qëndruar në një qendër skijimi me pesë të dyshuar të tjerë që dyshohet se janë infektuar me koronavirus”, ka thënë Dr.Arben Vitija.


IKShPK mohon zyrtarisht se pacientja që u shtrua sot në QKUK është e prekur nga koronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka lëshuar një komunikatë adresuar mediave me të cilën ka mohuar edhe zyrtarisht se pacientja e cila sot u dyshua se është e prekur nga koronavirusi.

Në komunikatë thuhet se pacientja në aspektin klinik ka pasur ethe të lehta dhe kollitje të lehtë.

Mostra është dërguar për analizë laboratorike dhe është sjellë për diagnostikë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Tetsti ka rezultuar negativ për të tri analizat, domethënë pacientja nuk është e infektuar nuk është e infektuar me ‘novel coronavirus’.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot rreth orës 17.00 ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK se një paciente me nënshtetësi britanike është referuar nga Qendra Emergjente e Gjilanit për në Klinikën Infektive. Pacientja është staf ndërkombëtar në Kosovë dhe e njëjta ka qëndruar në një qendër skijimi në Mont Blanc, Francë, para disa ditësh.



Pacientja është vizituar nge ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe në aspektin klinik ka pasur ethe të lehta dhe kollitje të lehtë.

Menjëherë është marrë mostra për analizë laboratorike dhe është sjellë për diagnostikë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në ora 19.00.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në novel coronavirus (2019 – nCoV) dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR. Testi ka rezultuar negativ për të tri analizat, domethënë pacientja nuk është e infektuar me novel coronavirus (2019 – nCoV) dhe me influenza A dhe B”, thuhej në komunkatë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...