Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/03/15

Si arriti Kina të mposhte koronavirusin


Prej fundit të dhjetorit 2019, Kina është përballur me sëmundjen e koronavirusit. Për muaj me rradhë, doktorët kanë trajtuar mijëra pacientë të infektuar.
Së fundmi, në epiqendrën e koronavirusit në Kinë, Wuhan, është përmirësuar gjendja. Shumë karantina janë mbyllur dhe kinezët i janë gëzuar kësaj arritje.
 koronavirusin.

Kina ka pësuar jo vetëm humbje njerëzore, por edhe financiare nga koronavirusi. Së fundmi, në rrjetet sociale është shpërndarë me shpejtësi një video.
Në këtë filmim, shihet se si Kina shpëtoi nga koronavirusi. Makina të shumta shihen teksa dezinfektojnë çdo cep të qytetit, duke treguar se kjo mënyrë ka shërbyer shumë për të sfiduar koronavirusin.

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo, është vetëkarantinuar.


Së fundmi u bë e ditur se futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo, është vetëkarantinuar. Ronaldo ka pasur kontakt me futbollistin Daniele Rugani, i cili është infektuar me koronavirus.
Për këtë shkak, Ronaldo është izoluar. Së fundmi, ka qenë Ronaldo që ka reaguar nga izolimi, ku i ka dhënë një mesazh të fortë të gjithë ndjekësve të tij.
“Bota po kalon një moment shumë të vështirë, që kërkon vëmendje maksimale nga të gjithë ne. Sot nuk po ju drejtohem si një lojtar profesionist, por si një djalë, si një baba. Është e rëndësishme të ndiqen udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit për ta pasur të qartë përballimin e emergjencës. Mbrojtja e jetës shkon përtej çdo interesi tjetër.

Dua të ofroj gjithë solidaritetin tim për ata që po luftojnë ndaj këtij virusi, siç është shoku im i skuadrës Daniele Rugani. Mbështetja ime e vazhdueshme shkon edhe për profesionistët e shkëlqyer, të cilët po vënë në rrezik jetët e tyre për të na shpëtuar neve”, 
shkruan futbollisti  Cristiano Ronaldo.

Heidi Klum ,ka shprehur frikën se mund të jetë infektuar me koronavirus gjatë xhirimeve të “America’s Got Talent”.

Heidi Klum është një nga modelet më të famshme në të gjithë botën. Së fundmi, ajo ka shprehur frikën se mund të jetë infektuar me koronavirus gjatë xhirimeve të “America’s Got Talent”.
Këtë e ka bërë të ditur modelja përmes një postimi në Instagram, ku shprehet se ka pasur ethe dhe kollë. Megjithatë, mjekët ende nuk i kanë dhënë një përgjigje modeles.
“Shpresoj të jetë thjesht një ftohje, unë do të doja të bëja testin e Koronës, por thjesht këtu nuk ka teste. Kam provuar me dy mjekë të ndryshëm dhe thjesht nuk kanë bërë gjë”, tha modelja.
“Qëndroni të gjithë të sigurt, rrini në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë”, ishte mesazhi i saj i fundit.

Aktorja e famshme italiane, Giuliana De Sio, ka dalë pozitive me koronavirus.

Rezultati i imazhit për Giuliana De Sio


Njera prej aktorëve më të famshme në Itali  , Giuliana De Sio
(2 prill 1956), ka dalë pozitive me koronavirusin kinez. Dy javët e fundit ajo ishte e izoluar në spitalin Spallanzani në Romë.

Rezultati i imazhit për Giuliana De Sio

Pas tamponit të tretë negativ dhe teksa ka lënë pas rrezikun, aktorja ka folur për herë të parë. Ajo ka treguar se e ka përjetuar shumë keq këtë periudhë.


“Kjo lumturi është zhdukur. Unë heshta sepse nuk kisha zë ose fjalë për historinë time horror”, ka thënë  Giuliana De Sio në një postim në rrjetet sociale.
Rezultati i imazhit për Giuliana De Sio

Ajo ka thënë se u infektua gjatë një turneu muzikor në muajin shkurt.Giuliana De Sio ka thënë se karantina është testi më i ashpër që ka bërë në jetën e saj.


Ndonëse sëmundja e ka dobësuar shumë, ajo shprehet e lumtur që e kaloi. 

Rezultati i imazhit për Giuliana De Sio
 “Ju lutem më doni, sepse këtu metodat është pak të thuash që janë të ngutshme dhe ndjehesh më e braktisur se kurrë. Edhe pse e di se çfarë po ndodh në botë, unë dua të dal!”, u shpreh Giuliana De Sio.
F.B

Mjeku epidemiolog, Fabian Cenko, thotë se “popullata duhet të kuptojë se më shumë sesa sëmundja, më i frikshëm është fakti që mund të sëmuremi të gjithë në një periudhë kohe të shkurtër”.


“Një virus që qarkullon në popullatë, pa i krijuar këto barriera që kemi vendosur këto ditë, e vështirëson situatën shumë”, tha Cenko, i cili pati një mesazh edhe për të gjithë ata që e “neglizhojnë” virusin e ri.

“Nëse ne do të sëmuremi me shumicë, një numër i madh i personave të moshës së tretë do të prekeshin, ata do të paraqiteshin në spitale dhe dyndja do të bënte që mjekët të zgjidhnin se kush do të mjekohej dhe kush jo. Do të mbusheshin korridoret e spitaleve. Që kjo të mos ndodhë, ata që e marrin me të lehtë, nuk duhet ta marrin me të lehtë”, tha mjeku i ftuar në studion e A2.

Sipas Cenkos, “mobilizimi social, por edhe pjesa e strukturave shëndetësore ka qenë i lartë”.

“Transmetueshmëria dhe rezistenca e madhe në ambient janë karakteristika të koronavirusit. Por, fatmirësisht kufizohet në përqindje të vogël të popullatës që rrezikohet, rreth 10%. Masat synojnë pikërisht zvogëlimin e këtij 10 përqindëshi. Nuk është skenar apokaliptik, por duhet ta kufizojmë sa më shumë. Eksperienca e të tjerëve mund dhe duhet të na ndihmojë. Duke qenë pas të tjerëve kemi pasur favorin të mos improvizojmë”, theksoi mjeku epidemiolog.


Cenko nënvizoi se “do të duhet të presim mesin e javës tjetër për të parë nëse kufizimi i lëvizjes sonë është shoqëruar me pakësim të transmetimit”.

“Kryesorja është të vonojmë sa më shumë rastet e reja, pasi sistemi shëndetësor do t’i menaxhojë më mirë. Nëse të gjithë do të sëmuren brenda dy javësh, do të rritet vdekshmëria. Nëse rastet do të shtrihen në disa muaj, do të thotë se ia kemi arritur objektivit”, deklaroi mjeku.

Në fund, Fabian Cenko shprehu optimizmin e tij për krijimin e shpejtë të vaksinës ndaj koronavirusit: “Mendoj se krijimi i vaksinës do të bëhet në kohë shumë më të shkurtër se në rastet e tjera. Për vetë faktin që virusi u identifikua brenda pak ditësh, tregon që sot mjekësia ka instrumenta më të sofistikuar dhe deri nga fundi i vitit do të kemi më shumë instrumenta. Sot t’i qëndrojmë larg njëri-tjetrit sepse nesër do të kemi më shumë

Masat ndaj koronavirusit kinez korona në Shqipëri dhe Kosovë.

Shumë shpejt Shqipëria ka ndërrmarë me masat kundër përhapjes së koronavirusit, krahasuar me vendet e tjera në Evropë thotë premieri shqiptar Edi Rama.


Një gjë të tillë e ka bërë më kohë edhe shteti Kosovar që  është një punë e mirë  për parandalimin e infektimit më virusin kinez korona   në rang Europian.

F.B


“70% e popullsisë do preken nga koronavirusi, por mos u shqetësoni”, doktoresha italiane Maria Rita Gismondo me deklaratë të fortë


Maria Rita Gismondo është drejtoresha e laboratorit të mikrobiologjisë klinike në spitalin e Sacco në Milano. 

Në një deklaratë për një emision italian, ajo ka thënë se 60-70% e popullsisë italiane do infektohen me Covid-19.

Mirëpo, mjekia ka thënë se ky fakt nuk duhet të shqetësojë askënd. Më tej, ajo ka thënë se shumica e njerëzve që humbin jetën nga koronavirusi janë të moshave 81-83 vjeç.

Ajo është shprehur se me rritjen e numrave, do kuptohet se virusi është më pak vdekjeprurës nga sa mendohet. 

Sipas saj, më të prekurit janë të moshuarit me 1 ose 4 patologji.

“Mjekësia nuk është kurrë një shkencë e saktë, prandaj nuk do të thotë që nuk mund të ketë raste të disa të rinjve.

 Duhet të shohim nëse ka sëmundje të tjera. Sot mosha mesatare e atyre që ndërrojnë jetë është 81-83 vjet, të shëruarit janë pothuajse dyfishi i personave që janë shtruar në spital në kujdesin intensiv.

Një rënie drastike e rasteve do të pritej brenda dy javësh, por “ne nuk mund të mendojmë që virusi do të zhduket në dy javë. Ai do të na shoqërojë për disa muaj më shumë. Nxehtësia do të jetë një aleat kundër koronavirusit”, ka thënë mjekia.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...