Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/03/22

Ekspertit për emergjencat i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)Drejtori Ekzekutiv, Mike Ryan, thotë për BBC se izolimi I shoqërisë nuk mjafton në mposhtjen e këtij virusi të ri dhe këshillon për masa të vazhdueshme sanitare.

Do të duhet të paktën 1 vit për të zhvilluar vaksinën për koronavirusin. Është ky konstatimi i ekspertit për emergjencat i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

eksperti obsh 1100x620

Drejtori Ekzekutiv, Mike Ryan, thotë për BBC se izolimi I shoqërisë nuk mjafton në mposhtjen e këtij virusi të ri dhe këshillon për masa të vazhdueshme sanitare.

Ai thotë se nëse kjo nuk merret parasysh, ekziston rreziku që virusi të riaktivizohet sërish pasi shtetet të heqin urdhërat e izolimit të qytetarëve.

Sipas ekspertit të OBSH, testimi I çdo personi të dyshuar ka bërë që Azia të dalë nga kjo emergjencë shëndetësore.

Koronavirusi në Shqipëri dhe Kosovë





Koronavirusi në Shqipëri, konfirmohen 13 raste të reja, 89 në total.

Të dhënat janë dhënë nga Ministria e Shëndetësisë. Rastet e reja vijnë nga 8 qytetarë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Korça.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 43 persona ndodhen në spitalin Infektiv të Tiranës , 4 në terapi intensive.

Deri më tani shpërndarja e virusit është si e mëposhtmja.

• Tiranë 63 qytetarë

• Durrës 6 qytetarë

• Lushnje 2 qytetarë

• Elbasan 2 qytetarë

• Fier 8 qytetarë

• Rrogozhinë 2 qytetarë

• Kavajë 3 qytetarë

• Korçë 3 qytetarë

Shënohet viktima e parë në Kosovë, koronavirusi i merr jetën 85-vjeçarit nga Podujeva

Plaku 85- vjeçar nga komuna e Podujevës është personi i parë që ka vdekur nga koronavirsui në Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar vetë djali i të ndjerit, i cili ka thënë se babi i tyre ka ndërruar jetë.

Viktima është babai i të infektuarit që ka ardhur nga Italia. Ndërkohë edhe familjarët kanë bërë të ditur për vdekjen e tij.

”Ju njoftojmë se sot me 22.03.2020 ndrroi jete Baba jonë Halim Haliti, ju njoftoj per ceremoni te varrimit do te behet vetem nga familja e ngusht. E di qe shum familjare, miq, dhe shokeve qe ka pas baba per te marr pjes ne varrim , po per shkak te situates se fundit e cila eshte perhape edhe ne Kosove dhe ruajtjes se shendetit tuaj, varrimi do te behet vetem nga ne familja e ngushte. Me respekt familja Haliti !”, thuhet ne njoftimin mortor.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 31. Qeveria po bën vazhdimisht apel te qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe ta mbajnë pastërtinë.

Koronavisus-COVIT 19,, janë 300 mijë të infektuarit në botë. Në karantinë rreth 1 miliard të tjerë


13 3 11269181 1100x620
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të prekurit nga koronavirusi kanë kaluar 300 mijë personat. Pikërisht janë 303.001 raste klinike dhe 13 mijë të vdekur, edhe pse shifrat i referohen gjithmonë gjendjes e të paktën 24 orëve më parë. Rreth një miliard persona gjenden në kushtet e karantinës në shtëpi.

Përtej gjendjes së Italisë, që tashmë mbetet fronti më i nxehtë në botë dhe ku dje viktimat ishin 798, fronti tjetër që shqetëson të gjithë është Spanja, që po regjistron një ngritje vertikale të rasteve, me ritme edhe më të shpejta se Italia. Në 21 ditë nga rasti i parë, vendi mesdhetar regjistron rreth 25 mijë raste, 5 mijë vetëm në 24 orët e fundit, ku shtohen edhe 324 të vdekur më shumë.

Pavarësisht planit 822 miliardë eurosh për t’ u përballur me virusin, në Gjermani rastet kanë arritur në 16.600, ndërkohë që numrat po rriten edhe në Zvicër dhe Lihtenshtein (6113).

Por OBSH është thellësisht e alarmuar edhe nga lajmet e fundit që vijnë nga Afrika, kontinent ky që ishte prekur shumë pak deri në pak ditë më parë.

Tashmë rastet kalojnë 1000 personat, dhe fakti më shqetësues është që përfshihen në pandemi 40 nga 54 vendet e kontinentit, ku pasojat e COVID -19 mund të jenë shumë herë më dramatike se në Europë, nga mungesa e strukturave shëndetësore.

Mediat britanike: Nisin testimet e vaksinës për Covid-19 në bazën sekrete të qeverisë

26234714 8137391 image a 8 1584779378573 600x338


Britania është ngritur në këmbë për të përballuar pasojat e koronavirusit dhe autoritetet në këte vend vijojnë pa reshtur përpjekjet për gjetjen e një vaksine që do ndalojë përhapjen e mëtejshme të këtij virusi.

Sipas mediave britanike, tashmë Universiteti i Osfordit ka përgatitur një vaksinë e cila do të nisë të eksperimentohet tek njerëzit dhe kafshët duke filluar nga java që vjen në bazën sekrete shkencore të qeverisë në Porton Down.

Sipas The Times, Faza II e testimeve do të nisë përpara se të dalin rezultatet e eksperimenteve te kafshët, për shkak se kriza nga virusi po përshkallëzohet ndjeshëm.

Megjithatë ekspertë paralajmërojnë se vaksina për Covid-19 nuk do të jetë gati për një kohë shumë të shkurtër. Sipas profesorit Shattock, nga Kolegji Imperial në Londër, në rastin më të mirë vaksina do të dalë në fillim të vitit që vjen.

Food and Drug Administration, e njohur në Shtetet e Bashkuara si FDA, ka miratuar shpërndarjen e një testimi të shpejtë për koronavirusin.

SHBA miraton shitjen e testimit të shpejtë për COVID-19, zgjat 45 minuta
New Test 1100x620


Testimi është krijuar nga kompania amerikane Cepheid, dhe premton të reduktojë tej mase kohën e diagnostikimit tek pacientët me COVID-19.

Sipas administratorëve të kompanisë, testimi zgjat rreth 45 minuta, dhe për të nuk nevojitet një personel tejet i kualifikuar. Testi do të shpërndahet nga java e ardhshme, ndërkohë që nuk ka ende informacione mbi kostot.

Ndërkohë, të infektuarit me koronavirus në SHBA kanë kaluar 25 mijë personat, duke e renditur në vendin e tretë në botë pas Kinës dhe Italisë.

Lideri Suprem i Iranit ka refuzuar ndihmën amerikane për përballimin e koronavirusit dhe ka thënë se “sharlatanët amerikanë” janë ata që mund të kenë krijuar sëmundjen.

khamenei ndihma amerikane koronavirus 1100x620
Ajatollahu Ali Khamenei, në një fjalim televiziv, e cilësoi si të “çuditshme” ofertën për ndihmë të SHBA-së.

“Amerika ka ofruar disa herë ndihmë për Iranin. Jeni të akuzuar se e keni krijuar virusin. Nuk e di nëse kjo është apo jo e vërtetë, por është e çuditshme që kërkoni të na ndihmoni. Përveç faktit se nuk keni edhe vetë mjete të mjaftueshme kundër virusit, çfarë ndodh nëse na jepni një ilaç që e bën virusin të qëndrojë gjithmonë në Iran? Nuk e di sa të vërteta janë akuzat ndaj jush, por, përsa kohë që ekzistojnë të tilla akuza, kush është ai njeri normal që do t’ju besonte juve për të sjellë ilaçe? Ka mundësi që ilaçi juaj ta përhapë edhe më shumë këtë virus”, tha Khamenei.

Irani është vendi më i prekur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme, me më shumë se 1500 viktima dhe rreth 20 000 të infektuar.

A EGZISTOJNË UFO-TË?


Për të gjithë komplotuesit, besimtarët tek ekzistenca e UFO-ve dhe kundërshtarët e ndryshimeve klimaterike. Edward Snowden ka kërkuar në thellësitë e rrjeteve të inteligjencës amerikane dhe ka zbuluar se të gjitha teoritë konspirative nuk janë të vërteta.

Untitled collage 1 5 1100x620

Si një ish punonjës i CIA dhe kontraktor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Snowden kishte mundësinë të hynte në disa nga sekretet më të mëdha të kombit amerikan dhe ashtu siç do mëndje kurioze, me akses në versionin Google të CIA, u fut në kërkime për disa nga pyetjet që e kanë munduar shoqërinë prej kohësh. Dhe nga ajo që zbuloi ishte se qeveria amerikane nuk është në dijeni të asnjë lloj jete apo inteligjence jashtëtokësore.



“Sa për dijeni, me aq sa mund të them, alienët asnjëherë nuk kanë kontaktuar me Tokën, ose të paktën nuk kanë kontaktuar me inteligjencën amerikane”, shkruan Snowden.”Nëse keni ende dyshime, po njeriu ka zbarkuar në Hënë dhe ndryshimet klimaterike janë të vërteta ndërsa për ata që dyshojnë tek gazrat kimike të lëshuara nga avionët, ju them se janë asgjë”

Ish pjesëtari i NSA mori pjesë në një episod të ri të “The Joe Rogan Experience” ku foli për këto çështje që kanë munduar njerëzit për një kohë të gjatë.

“E di Joe që dëshironi të them se kishte alienë” i tha Snowden drejtuesit të emisionit. “Unë kisha akses në rrjetet e NSA, CIA, ushtrisë dhe të gjithë këtyre grupeve dhe nuk gjeta gjë dhe nëse i kanë fshehur, e kanë bërë në mënyrë më të përkryer edhe nga njerëzit që ishin brenda këtyre agjencive”, shtoi ai


Për të qenë të sinqertë, Snowden bëri publike një numër të madh programesh vëzhgimi që drejtoheshin nga qeveria amerikane dhe për momentin jeton në ekzil në Moskë. Kështu që nëse administrata e SHBA do të kishte sekrete rreth alienëve dhe UFO-ve në Zonën 51, është e sigurt që Edward do të ishte pikërisht njeriu që do ta zbulonte këtë gjë.

Pra pse janë njerëzit në internet të predispozuar të besojnë në teoritë e konspiracionit? Kësaj pyetje Snowden iu përgjigj në këtë mënyrë “Të gjithë duan të besojnë se teoritë konspirative sepse ndihmon jetën të ketë kuptim. Na bënë të besojmë se dikush është në kontroll dhe merr vendime.”



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...