Sipas mediave britanike, tashmë Universiteti i Osfordit ka përgatitur një vaksinë e cila do të nisë të eksperimentohet tek njerëzit dhe kafshët duke filluar nga java që vjen në bazën sekrete shkencore të qeverisë në Porton Down.
Sipas The Times, Faza II e testimeve do të nisë përpara se të dalin rezultatet e eksperimenteve te kafshët, për shkak se kriza nga virusi po përshkallëzohet ndjeshëm.
Megjithatë ekspertë paralajmërojnë se vaksina për Covid-19 nuk do të jetë gati për një kohë shumë të shkurtër. Sipas profesorit Shattock, nga Kolegji Imperial në Londër, në rastin më të mirë vaksina do të dalë në fillim të vitit që vjen.