Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/09

Dukurinë gjithnjë e më të shpeshta kibernetike të cilat përdorin pandeminë globale të koronavirsuit (COVID-19) si karrem.


SHBA dhe Britania paralajmërojnë kundër sulmeve kibernetike që përdorin koronavirusin si karrem

Agjencitë e intelegjencës të SHBA-së dhe Britanisë lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën paraljmërojnë në dukurinë gjithnjë e më të shpeshta kibernetike të cilat përdorin pandeminë globale të koronavirsuit (COVID-19) si karrem.

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare dhe Qendra Kombëtare britanike e Sigurisë Kibernetike theksuan se kriminelët dhe një grup që paraqet "kërcënim të vazhdueshëm" po përpiqen të transmetojnë softuerë të dëmshëm "ransomware" dhe "malware" që lidhen me pandeminë COVID-19.

Më tej shtohet se një shembull përfshin e-mailat që vijnë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Ndërkaq, shembujt e tjerë janë ato të përpjekjeve të vjedhjes së identitetit që duken sikur vijnë nga Microsoft ose kompani të tjera të teknologjisë, mjetet e të cilave shpesh përdoren nga njerëz që punojnë nga shtëpia.

Deklarata thekson se nuk kanë hasur në një rritje të përgjithshme të krimit kibernetik, por është gjithnjë e në rritje përdorimi i kërcënimeve me qëllim të keq që përfshijnë temat e lidhur me COVID-19.

Më 11 mars, OBSH përhapjen e virusit e shpalli "pandemi globale". Përveç Evropës, OBSH ka shpallur Shtetet e Bashkuara epiqendrën e re të pandemisë së koronavirusit, e cila u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar në qytetin kinez Wuhan. Më shumë se 83.400 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në gjithë botën, dhe më shumë se 1.440.000 raste janë konfirmuar globalisht, sipas të dhënave nga Universiteti amerikan Johns Hopkins. Deri më tani janë shëruar më shumë se 305.000 njerëz.

Flori Bruqi

Flori Bruqi : Masat gjithëpërfshirëse të karantinimit , izolimit orët policore në disa shtete të botës

Turqia më e hershme se Evropa me masat kolektive kundër pandemisë COVID-19
Turqia i vendosi më shpejt sesa vendet evropiane masat për kufizimin e lëvizshmërisë kolekteive për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19).
Teksa vendet evropiane vepruan 39 deri 54 ditë pas shfaqjes së rastit të parë për ta parandaluar pandeminë COVID-19 për sa u përket masave kolektive, Turqia u mobilizua që në ditët e para.
Pasi koronavirusi që për herë të parë u shfaq në Kinë arriti përmasa globale, shumë vende të botës ndërmorën masa për të ulur lëvizshmërinë në masë për të ndaluar përhapjen e virusit.
Masat kryesore për të frenuar përhapjen e virusit ishin pezullimi i shkollave dhe universiteteve, mbyllja e përkohshme e lokaleve siç janë kafenetë, baret, restorantet, qendrat argëtuese dhe tregtare, bibliotekat dhe vendet e adhurimit, si dhe anulimi i ngjarjeve publike.
Nga qytetarët u kërkua të qëndrojnë në shtëpi dhe u këshilluan që të shmangin kontaktin social, të punojnë në distancë nëse është e mundur, ndërkohë që institucionet publike dhe ndërmarrjet private morën masa në këtë drejtim.
Po ashtu, u zbatuan orë të caktuara policore dhe masa të karantinimit, si dhe u vendosën kufizime në transportin ndërkombëtar.
Rastet e para me COVID-19 u konfirmuan më 24 janar në Francë, më 28 janar në Gjermani, dhe më 31 janar në Itali, Spanjë dhe Britani. Ndërkaq, rasti i parë në Turqi u shfaq më 11 mars, 40 deri në 47 ditë pas këtyre vendeve.
Pezullimi i shkollave dhe universiteteve
Meqenëse shkollat, ku studentët qëndrojnë në grupe të mëdha gjatë gjithë ditës, janë të përshtatshme për përhapjen e koronavirusit që mund të transmetohet përmes ajrit, një nga masat e para të marra për të parandaluar përhapjen masive ishte pezullimi i shkollave fillore dhe të mesme dhe universiteteve.
Përderisa Italia pezulloi procesin arsimor 39 ditë pas shfaqjes së rastit të parë (10 mars), Spanja 40 ditë pas rastit të parë (11 mars), Britania pas 47 ditësh (18 mars), Gjermania 49 (17 mars) dhe Franca 49 ditë pas shfaqjes së rastit të parë (13 mars), Turqia e ndërmori këtë hap vetëm një ditë pas konfirmimit të personit të parë të infektuar (12 mars).
Mbyllja e objekteve të frekuentuara në masë
Mbyllja e përkohshme e objekteve të cilat njerëzit i frekuentojnë në masë, të tilla si kafenetë, baret, restorantet, qendrat argëtuese dhe tregtare, bibliotekat dhe vendet e adhurimit, ose mbajtja e tyre hapur në orare të kufizuara, ishte një nga metodat e përdorura për të zvogëluar lëvizjen në masë brenda qyteteve.
Përderisa Turqia i mori masat e duhura në këtë drejtim katër ditë pas rastit të parë (15 mars), Italia veproi 41 ditë pas shfaqjes së rastit të parë (12 mars), Spanja 41 ditë pas rastit të parë (12 mars), Britania pas 49 ditësh (20 mars), Gjermania 48 ditë (16 mars) dhe Franca 50 ditë pas shfaqjes së rastit të parë (14 mars).
Kufizimi i aktiviteteve publike kolektive
Përhapja virusit gjithashtu bëri që vendet të ndalojnë dhe kufizojnë ngjarjet publike. Në këtë drejtim, koncertet, veprimtaritë e tjera artistike dhe kulturore dhe garat sportive u shtynë.
Turqia hodhi hapin e parë një ditë pas shfaqjes së rastit të parë (12 mars), duke vendosur që ndeshjet sportive të zhvillohen pa spektatorë.
Pezullimi i ligave
Masat e ngjashme u morën 39 ditë pas shfaqjes së rastit të parë në Itali (10 mars), 41 ditë më pas në Spanjë (12 mars), pas 42 ditësh në Britani (13 mars), në Gjermani pas 45 ditëve (13 mars) dhe në Francë 48 ditë pas konfirmimit të pacientit të parë (13 mars).
Në datat në fjalë u shtynë liga e Italisë Serie A, liga spanjolle La Liga, Premier Liga angleze, Bundesliga e Gjermanisë dhe Ligue 1 e Francës.
Ndërkaq, ministri turki i Rinisë dhe Sportit më 19 mars njoftoi shtyrjen e ligave në futboll, basketboll, volejboll dhe hendboll.
Po ashtu, me një vendim presidencial, Turqia shtyu të gjitha takimet dhe aktivitetet shkencore, kulturore dhe artistike.
Kufizimet e udhëtimeve dhe transportit
Në kuadër të masave kundër COVID-19, vendet kanë aplikuar gjithashtu kufizime të udhëtimit dhe transportit, si dhe mbylljen e kufijve dhe ndalimin e fluturimeve.
Teksa Turqia tashmë kishte ndaluar fluturimet me Kinën, Iranin, Italinë, Korenë e Jugut dhe Irakun, ajo dy ditë pas rasteve të para (13 mars) njoftoi se duke filluar nga 17 marsi, do të ndalte udhëtimet edhe me nëntë vende të tjera, përfshirë Gjermaninë, Francën, Spanjën, Norvegjinë, Danimarkën, Belgjikën, Suedinë, Austrinë dhe Holandën.
Më 14 mars, Turqia ndaloi transportin tokësor dhe ajror me Azerbajxhanin, kurse në mënyrë reciproke ndaloi kalimet përmes pikës kufitare Sarp me Gjeorgjinë. Më 16 mars, listës së ndalimit të fluturimeve iu shtuan edhe Britania, Irlanda, Zvicra, Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Më 21 mars, Ministria turke e Transprotit dhe Infrastrukturës njoftoi ndalimin e udhëtimeve edhe në 46 vende të tjera, duke e çuar në 68 numrin e vendeve në listë.
Ndërkaq, Italia kufizoi udhëtimet 39 ditë pas rastit të parë (10 mars), Gjermania 39 ditë më pas (17 mars), Spanja pas 43 ditësh (14 mars), Britania pas 53 ditësh (24 mars) dhe Franca 53 ditë pas rastit të parë (17 mars).
Më 27 mars, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan njoftoi ndalimin e të gjitha fluturimeve jashtë vendit, ndërsa ato brenda qyteteve turke i lejoi vetëm me leje të zyrave të guvernatorëve, ndërsa më 3 prill, njoftoi ndalimin e hyrjes dhe daljes së automjeteve në 30 qytete të mëdha dhe në qytetin Zonguldak.
Masat e karantinimit dhe orët policore
Disa nga masat më kritike të ndërmarra kundër COVID-19 ishin inkurajimi i njerëzve për të qëndruar në shtëpitë e tyre nëse nuk janë të detyruar, të karantinohen personat e dyshuar me virus dhe të zbatohen orët policore.
Më 13 mars, dy ditë pas konfirmimit të rastit të parë, Turqia vendosi në karantinë 10.330 shtetas të kthyer nga rituali i umres nga Arabia Saudite.
Masa e karantinës filloi të zbatohet edhe për shtetasit e tjerë të ardhur nga vendet e tjera.
Më 23 mars, Ministria e Rinisë dhe Sportit njoftoi se deri në atë periudhë ishin karantinuar 11.269 persona të ardhur nga jashtë.
Ndërkaq, më 21 mars, Ministria e Brendshme turke ndaloi daljen e qytetarëve mbi moshën 65 vjeç dhe të atyre me sëmundje kronike.
Masa u zgjerua nga 3 marsi për të përfshirë personat nën moshën 20-vjeçare, ndërsa u obligua vendosja e maskave në vende publike.
Masat gjithëpërfshirëse të karantinimit dhe izolimit në Itali filluan 38 pas rastit të parë (9 mars), pas 43 ditësh në Spanjë (14 mars), 52 ditë më pas në Britani (23 mars), pas 53 ditëve në Francë (17 mars) dhe 54 ditë pas rastit të parë në Gjermani (22 mars).

Flori Bruqi : Numri i personave të vdekur në disa shtete në botë nga COVID-19

Komisioni Kombëtar i Shëndetit dje deklaroi se një ditë më parë për herë të parë që nga janari kur filloi numërimi i rasteve me COVID-19 në vend nuk u shënuan vdekje të reja nga koronavirusi i ri.
Ka tejkaluar shifrën prej 330 mijë numri i personave në të gjithë botën të cilët janë shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Shqipëri, rritet në 400 numri i rasteve me COVID-19

Të pastrehët, të cilët vazhdojnë të jetojnë nëpër rrugë dhe strehimore në New York, qendra e koronavirusit të ri (COVID-19) në SHBA, janë grupi më i prekur nga pandemia, ndërkohë që edhe drejtuesit e qytetit kritikohen për mosmarrjen e masave lidhur me çështjen.
Numri më i madh i të pastrehëve në SHBA ndodhet në New York i cili është metropoli më i madh i vendit dhe një prej qyteteve më të pasur në botë.
Sipas të dhënave nga Zyra për shërbimet e të pastrehëve në New York, në qytetin me një popullsi prej më shumë se 8 milionë banorë jetojnë mbi 70 mijë të pastrehë.
Edhe pse rrugët më të frekuentuara dhe stacionet e metrove në New York janë mbuluar nga një heshtje, të pastrehët vazhdojnë të lëvizin nëpër rrugë dhe të flenë ende nëpër stacionet e metrove dhe trenave.
Michael Fischer, kryetari i organizatës së shoqërisë civile "Central Park Civic Association", duke folur për Anadolu Agency (AA) kritikoi drejtuesit, zyrtarët e qytetit me arsyetimin se nuk kanë marrë masa të mjaftueshme lidhur me të pastrehët.
"Të pastrehët nuk kanë qenë prioritet"
"Bashkia e New Yorkut ka marrë me qira 700 dhoma hoteli për të izoluar të pastrehët e prekur me virusin, por kjo masë është e pamjaftueshme dhe është marrë shumë vonë", deklaroi Fischer i cili tha se "Fatkeqësisht të pastrehët nuk kanë qenë një prej prioriteteve në New York".
Fischer pretendon se në qytet kitet e testeve janë të pamjaftueshëm, se nuk kontrollohen mjaftueshëm strehimoret ku qëndrojnë të pastrehët dhe se të pastrehët nuk merren në konsideratë dhe se atyre nuk u kryhen testime.
Ai ka tërhequr vëmendjen se koronavirusi vërehet në New York prej rreth dy muajsh, ndërkohë që sistemi imunitar i të pastrehëve është i dobët dhe kanë probabilitet të lartë për t'u prekur nga virusi.

Të pastrehët ende nëpër rrugët e New Yorkut, qendrës së pandemisë COVID-19 në SHBA

"Shumë të pastrehë flenë ende nëpër metro. Sikur të kolliten, të teshtinë do të përhapin virusin nëpër metro. Edhe të tjerët mund t‘i infektojnë ata. Edhe më e keqja është se në metrotë ku flenë të pastrehët hipin punonjësit e shëndetësisë dhe korrierët. Këto njerëz që ne duhet t'i mbrojmë janë përballë rrezikut", tha Fischer.
Zyrtarët e zyrës për shërbimet e të pastrehëve në New York, që janë kontaktuar nga gazetari i AA-së, kanë lënë pa përgjigje pyetjet lidhur me atë se sa të pastrehë janë të infektuar në qytet dhe se sa prej tyre kanë humbur jetën për shkak të virusit.
Sipas lajmeve në shtypin lokal mësohet se COVID-19 është regjistruar tek 244 persona që jetojnë në strehimore, tek 13 persona që jetojnë rrugëve, ndërsa 13 të pastrehë kanë vdekur nga koronavirusi.
Në New York ku për shkak të COVID-19 kanë vdekur mbi 6.000 njerëz numri i rasteve ka tejkaluar shifrën 150 mijë.
Sipas të dhënave nga Universiteti "Johns Hopkins" në SHBA, me COVID-19 janë prekur 432.132 njerëz ndërsa kanë humbur jetën 14.817 të tjerë



Pretendohet se New Yorku është infektuar me COVID-19 nga Evropa jo nga Azia


Gazeta amerikane "New York Times" në një hulumtim pretendon se koronavirusi i ri (COVID-19) është përhapur në New York nga Evropa dhe jo nga Azia.
Në artikullin që ndodhet në faqen e internetit të "New York Times", thuhet se grupe të ndryshme në testimin e genomeve të koronavirusit të marra nga qytetarët e New Yorkut, pretendojnë se virusi ka qenë i pranishëm në rajonin e New Yorkut që në mesin e muajit shkurt javë më parë nga konfirmimi i parë i koronavirusit dhe se virusi është përhapur në rajon nga vizitorët evropianë dhe jo nga Azia.
Sipas artikullit, shkencëtari Harm van Bakel i cili kryen studime laboratorike në Universitetin e mjekësisë "Mounth Sinai Icahn", si rezultat i punimeve që ka zhvilluar me ekipin e tij, ka përcaktuar se epidemia e COVID-19 është e qartë se "është kryesisht evropian".
Gjithashtu në gazetë theksohet se edhe në një studim tjetër i kryer nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin "Grossman New York", dolën rezultate të njëjta pavarësisht se punimet janë kryer mbi një grup tjetër të rasteve.
Në hulumtime pretendohet se koronavirusi është përhapur fshehurazi përpara përcaktimit të tij dhe në rastin e zbatimit të një programi të rreptë testimi kjo mund të përcaktohet shumë më parë.


SHBA është vendi i dytë në botë për nga vdekjet prej COVID-19

SHBA tejkaloi Spanjën të enjten herët duke u radhitur e dyta në botë për nga numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri i vdekjeve, sipas Universitetit, ka arritur në 14,817 dhe 432.132 raste të konfirmuara, ndërsa vendi po lufton për parandalimin e përhapjes së virusit. Në total 23 906 njerëz janë shëruar nga sëmundja.

Që nga fillimi i ditës së enjte, Spanja kishte 14.792 vdekje, sipas të dhënave.

Italia mbetet vendi me numrin më të madh të vekjeve në botë me 17.669.

Pjesa më e madhe e vdekjeve të lidhura me virusin në SHBA ndodhën dy ditë pasi Presidenti Donald Trump paralajmëroi se kjo javë do të ishte "shumë e dhimbshme" për vendin për viktima të lidhura me koronavirusin.

Krye-kirurgu amerikan Jerome Adams paralajmëroi gjithashtu se kjo do të jetë një javë shumë e vështirë për vendin.

"Kjo do të jetë java më e vështirë dhe më e trishtueshme për jetët e shumicës së amerikanëve. Për ne kjo do të jetë momenti Pearl Harbour dhe momenti i 11 shtatorit, vetëm se nuk do të jetë i lokalizuar, por do të ndodhë në të gjithë vendin", tha ai për "Fox News" të dielën.

New York është shteti më i goditur nga pandemia me më shumë se 6.200 vdekje.
SHBA është kthyer në vendin me numrin më të madhë të rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë, i ndjekur nga Spanja, Italia dhe Gjermania.

Virusi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në qytetin kinez Wuhan, dhe është përhapur në të paktën 184 vende dhe rajone.

Numri i rasteve të konfirmuara globalisht ka tejkaluar 1.5 milion dhe më shumë se 88.500 të vdekur, sipas Universitetit Johns Hopkins. Gati 330,000 janë shëruar.


Kosovë, shkon në 224 numri i rasteve me COVID-19

Kosova ka raportuar edhe për 14 raste të reja të diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), ku numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 224, ndër të cilët 37 janë shëruar dhe 6 kanë vdekur.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar se në numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Kosovë tani përfshihen të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.
Siç bën të ditur IKSHPK, më 8 prill në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 218 mostra ku 14 prej tyre kanë rezultuar pozitive me koronavirus.
“Rastet pozitive të sotme janë raste kontakti, 4 prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, 2 me vendbanim në Banjë- Malishevë, 2 me vendbanim në Prishtinë, 2 me vendbanim në Mitrovicë të Veriut dhe me nga 1 rast vendbanimet Bllacë-Suharekë, Gjurgjevik-Klinë, Krojmir-Lipjan dhe Zveçan”, njofton IKSHPK.
Sipas këtij instituti nga data 8 shkurt e këtij viti deri më 8 prill në në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 2.570 mostra dhe prej tyre rezultojnë gjithsej 224 raste pozitive me 6 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese dhe 37 të shëruar.
Gjithashtu instituti ka njoftuar se vetëm dje janë shëruar 7 pacientë, të cilët kanë çuar në 37 numrin e përgjithshëm të të shëruarve në vend.
Nga komunat më të prekura me virusin COVID-19, e para në Kosovë radhitet Komuna e Malishevës me 66 raste, Komuna e Prishtinës me 25 raste, Vushtrria me 21 raste. Ndërsa nga komunat me shumicë serbe komuna më e prekur është ajo e Mitrovicës së Veriut me 20 raste të diagnostikuara me koronavirus.
Në IKSHPK gjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, ku deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.882 kontakte të rasteve.



Serbi, rritet në 65 numri i të vdekurve nga COVID-19
Në 24 orët e fundit në Serbi kanë vdekur katër persona të tjerë si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19) dhe janë regjistruar 219 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 2.666.
Që nga raporti i fundit, deri në ora 15:00, janë testuar mostrat e 1.135 personave, nga të cilët 219 kanë rezultuar pozitivë.
Në spitale janë shtruar 1.705 pacientë, ndërsa gjithsej 112 pacientë janë në respiratorë.
Në 24 orët e fundit, kanë vdekur edhe katër persona, duke e çuar numrin e vdekjeve në 65.
Të vdekurit e ditës së djeshme ishin të moshës mesatare 62 vjeç dhe ishin me disa sëmundje të tjera të shoqëruara.
Deri më tani, në Serbi janë testuar gjithsej 10.761 persona të cilët kanë plotësuar kriteret e përcaktimit të rastit.
Mbi 330 mijë persona të shëruar nga COVID-19 në të gjithë botën
Sipas të dhënave të faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga COVID-19, 330.203 persona në botë kanë arritur ta mposhtin këtë sëmundje.
Kina me 77.279 njerëz është radhitur si vendi i parë me numin më të madh të personave të sëmurë që janë shëruar. Ajo ndiqet nga Spanja me 48.021, Gjermania me 46.300, Irani me 29.812, Italia 26.491, SHBA-ja 22.828 dhe Franca me 21.254 persona të shëruar.
Pasi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi u shndërrua në pandemi duke u përhapur në mbarë botën. Numri i të vdekurve nga ky virus ka arritur në 88.450 ndërsa numri i të infektuarve në mbi 1.5 milionë. Ndërkohë presin të shërohen edhe 1.099.078 raste të tjera të infektuara që ndodhen ende në trajtim.

Mali i Zi, rritet në 248 numri i rasteve me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e viktimave në 30.
Në kumtesën e ministrisë thuhet se një pacient 73-vjeçar ka ndërruar jetë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup dhe një tjetër person 44-vjeçar është gjetur i vdekur në Kavadar ndërsa në mostrën e marrë pas vdekjes, ai ka rezultuar pozitiv në COVID-19.
Në statistikën e sotme të ministrisë është regjistruar edhe një rasti i vdekjes së një pacienti, i cili mbrëmë ndërroi jetë rrugës për tek spitali "8 Shtatori".
Në një kumtesë të veçantë të dërguar së fundmi, Ministria e Shëndetësisë ka informuar se ka humbur jetën edhe një paciente 27-vjeçare nga Kumanova. Ajo më 30 mars në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup lindi një foshnje mashkull, i cili është negativ në COVID-19.
Më 31 mars, pacientja u transferua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe frymëmarrjes së rënduar.
Nga ministria informojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 raste të reja me koronavirus. Prej tyre, 7 janë në Shkup, 4 në Prilep, nga dy në Kumanovë dhe Manastir ndërsa nga një rast është regjistruar në Kavadar, Krushevë dhe Koçani.
Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend arrin në 617, prej të cilëve 35 janë shëruar.

Maqedoni e Veriut, rritet në 30 numri i të vdekurve nga COVID-19
Shkupi është qyteti me numrin më të madh të të infektuarve në vend, me gjithsej 261 raste, ndërsa vijojnë Kumanova me 130 dhe Dibra me 49, ndërsa teste pozitive në COVID-19 janë regjistruar në pothuajse të gjitha qytetet në vend.
Në kumtesën e ministrisë thuhet se në 24 orët e fundit janë realizuar 351 teste të koronavirusit ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të bëra në vend është 6.230.
Nga sot, në Maqedoninë e Veriut hyjnë në fuqi masat e reja të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, duke kufizuar lëvizjen e lirë brenda javës nga ora 16:00 deri në orën 05:00 ndërsa ditëve të fundjavës duke filluar nga e premtja në orën 16:00 deri të hënën në orën 05:00.
Më 18 mars, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski shpalli gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin, me qëllim lehtësimin e luftës kundër përhapjes së koronavirusit.
Shtatë raste të reja me koronavirusin e ri(COVID-19) janë regjistruar në Mal të Zi.

Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi tha se gjithsej 248 njerëz ishin të infektuar me koronavirus në vend.

"Nga paraqitja e djeshëm deri në mëngjes, u analizuan 175 mostra, shtatë prej të cilave ishin pozitive me koronavirusin e ri. Pesë pacientë të rinj janë nga Podgorica dhe një nga Nikshiçi dhe Tuzi. Të gjitha janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë", tha Instituti.


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në Shqipëri numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) është rritur në 409, me konfirmimin e 9 rasteve të reja.

Shqipëri, rritet në 409 numri i rasteve me COVID-19

Në njoftimin zyrtar ministria konfirmon se në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19.

"Deri në këto momente janë testuar 3223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 409 raste. Përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj, me 53 për qind. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165", thuhet në njoftim.

Ndërkohë, institucionet shëndetësore vazhdojnë punën në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Kujtojmë se në Shqipëri është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa masat janë shtyrë pa afat. Institucionet kanë marrë masa të shumta si mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve me disa vende, pezullimi i transportit urban dhe i qarkullimit të automjeteve private dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.


Kroaci, regjistrohen 61 raste të reja me COVID-19
Qendra për Mbrojtje Civile e Kroacisë ka njoftuar se deri më tani janë testuar 13.125 persona, nga të cilët 1,343 janë pozitiv, që do të thotë se në 24 orët e fundit janë zbuluar 61 pacientë të rinj me COVID-19.
Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i pacientëve është rritur për 61 persona dhe arrin në 1.343 përfshirë edhe 10 të moshuar që ishin të infektuar me koronavirus në një shtëpi pleqsh në Split.
Në spitale ndodhen 359 pacientë pozitiv ndaj COVID-19. Më tej thuhet se 179 persona janë shëruar, 12 më shumë se dje, ndërsa 789 persona janë duke u trajtuar në shtëpi.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri(COVID-19) në Izrael është rritur në 9.755, kurse numri i të vdekurve në 79, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit të enjten.

Izrael, rritet në rreth 10 mijë numri i të prekurve me COVID-19
Ministria tha se 8 njerëz vdiqën dhe 351 të tjerë rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Më tej theksohet se 171 nga afro 10,000 pacientë janë në gjendje kritike, ndërsa 864 janë shëruar deri më tani.

Izraeli aktualisht është në masa të rrepta deri të premten për festën e Pashkëve Hebraike.

Qeveria izraelite ka ndërmarrë disa masa për të ndaluar përhapjen e virusit, duke përfshirë mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore dhe ndalimin e tubimeve me më shumë se 10 personave në zona publike të hapura ose të mbyllura.

Të gjitha bizneset përveç supermarketeve, farmacive, pikave të karburanit dhe bankave janë mbyllur gjithashtu që nga 15 marsi.

Tel Avivi gjithashtu ndaloi hyrjen e shtetasve të huaj në vend, përveç atyre me shtetësi izraelite.

Pas shfaqjes dhjetorin e kaluar në qytetin Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë globin, duke shkaktuar mbi 88 mijë të vdekur, ndërsa mbi 330 mijë janë shëruar deri më tani.

Iran, rritet në 4.110 numri i vdekjeve nga COVID-19
Iran, me 117 vdekje të reja në 24 orët e fundit rritet në 4.110 numri i vdekjeve nga COVID-19


Një nga të mbijetuarit e fundit nga koronavirusi i ri(COVID-19) në Iran është një person 100 vjeçar, i cili sot u lirua nga spitali në provincën veriore të Alborz.
Pasi mori trajtimin në repartin e kujdesit intensiv në Spitalin Sarallah të Universitetit të Shkencave Mjekësore në Alborz, ai u shërua dhe u largua nga spitali, tha agjencia e lajmeve studentore të Iranit (ISNA).
Njeriu 100-vjeçar u raportua të ishte pacienti më i vjetër që u kontraktua me COVID-19 në provincën Alborz deri më tani.

Iran, shërohet një pacient 100 vjeçar me COVID-19
Më parë, një grua 102-vjeçare dhe një burrë 106-vjeçar u shëruan nga sëmundja vdekjeprurëse, përkatësisht në provincat Zanjan dhe Qom.
Irani gjithsej ka raportuar 64.586 infeksione deri më tani, me 4,003 vdekje, sipas autoriteteve shëndetësore.

Spanjë, rritet në 15.238 numri i të vdekurve nga COVID-19
Gjithashtu 29.812 persona deri më tani janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet, ndërsa 3.946 pacientë me koronavirus janë në gjendje kritike.

Spanjë, rritet në 15.238 numri i të vdekurve nga COVID-19, pasi 683 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Lojtarët, trajnerët e Real Madridit dhe disa drejtorë të klubit janë dakorduar për të ulur pagat e tyre pas ndikimit negativ financiar të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Klubet sportive në të gjithë botën po përballen me pasojat nga përhapja e pandemisë pasi ligat e futbollit dhe garat kryesore janë prolonguar apo janë anuluar.
"Lojtarët dhe trajnerët e ekipeve të para të futbollit dhe basketbollit të Real Madridit, të udhëhequr nga kapitenët e tyre, së bashku me drejtorët kryesorë të departamenteve të ndryshme të klubit kanë rënë dakord të ulin vullnetarisht shpërblimin e tyre për këtë vit nga 10 deri në 20 për qind, në varësi të rrethanave që mund të ndikojnë në mbylljen e sezonit aktual sportiv 2019/20", njoftuan nga klubi spanjoll.
Klubi bën të ditur se është angazhuar që punëtorët e tjerë të klubit të mos vuajnë financiarisht nga kriza e pandemisë.
"Ky vendim, i marrë nga lojtarët, trajnerët dhe punonjësit, shmang masat traumatike që prekin pjesën tjetër të punëtorëve, si dhe kontribuon në objektivat ekonomike të klubit në funksion të uljes së të ardhurave që po vuan këto muaj si rezultat i pezullimit të garave dhe paralizës së një pjese të madhe të aktiviteteve të tij tregtare", shtojnë nga klubi spanjoll.

Në Kinë ku është shfaqur pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) humbën jetën 2 persona tjerë në 24 orët e fundit.

Në një deklaratë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë thuhet se në territorin e vendit janë shënuar 63 raste të reja të cilat 61 me burim nga jashtë vendit dhe 2 në rajonin Guangdong.

Si pasojë e koronavirusit dje kanë humbur jetën 2 persona në rajonin Hubei.

Me këtë që nga fillimi i pandemisë në Kinë e deri më tani ka arritur në 81.865 numri i rasteve ndërsa në 3.335 numri i të vdekurve ndërkohë janë shëruar 77.370 persona.

Zbatimi i karantinës prej 76 ditëve në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës ku u shfaq pandemia e koronavirusit u hoq më 7 prill.

Gjithashtu bëhet e ditur se pandemia në Kinë, vendi nga ku u përhap COVID-19 është vënë në masë të madhe nën kontroll.


Gaza përballet me mungesë të mjeteve për diagnostifikimin e COVID-19
Gaza përballet me mungesë të mjeteve për diagnostifikimin e COVID-19

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se Rripi i Gazës përballet me mungesa të mëdha pajisjesh për diagnostikimin e koronavirusit të ri (COVID-19).

Laboratori qendror në Gaza ka ndaluar testimet pasi kanë përfunduar pajisjet e zbulimit të koronavirusit, u tha përfaqësuesve të mediave zëdhënësi i ministrisë, Ashraf al-Qidra.

Duke theksuar se dhjetëra mostra janë ende në pritje të ekzaminimit, Qidra tha se janë harxhuar 44 për qind e ilaçeve, 31 për qind e mjeteve mjekësore dhe 65 për qind e furnizimeve laboratorike.

Ai shtoi se 1.018 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitalet.

Qidra gjithashtu tha se palestinezët që kthehen në Gaza nga jashtë, mbahen në karantinë për 21 ditë nëpër shkolla, hotele dhe qendra shëndetësore.

Lufta e Gazës kundër pandemisë së koronavirusit është vështirësuar nga bllokada 13-vjeçare izraelite, e cila ka shkaktuar mungesa të mëdha të ilaçeve dhe pajisjeve.

Bllokada ka shkatërruar ekonominë e enklavës bregdetare dhe ka privuar 2 milionë banorët e saj të lëvizin lirshëm brenda dhe jashtë Gazës, duke parandaluar edhe hyrjen e shumë gjërave elementare.

Ministria palestineze e Shëndetësisë dje njoftoi për dy raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 263, përfshirë 13 të infektuarit në Gaza.

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një kumtese ka njoftuar se janë infektuar gjithsej 500 palestinezë që jetojnë në shtete të ndryshme, ndërsa kanë humbur jetën 23 shtetas palestinezë që jetojnë jashtë vendit.

Për shak të koronavirusit të ri (COVID-19) në Brazil në 24 orët e fundit humbën jetën 133 persona.
Në një deklaratë nga Ministria braziliane e Shëndëtësisë, theksohet se ka arritur në 800 numri gjithsej i vdekjeve të shkaktuara nga virusi dhe se me 2.210 raste të reja ka arritur në 15.927 numri gjithsej i rasteve në vend.
Ministria dje kishte njoftuar gjithsej 667 vdekje si pasojë e kronavisurit.
Brazili i cili ka një popullsi prej 210 milionë banorësh, është vendi më i prekur nga pandemia e COVID-19 në Amerikën Latine.
Brazili është vendi i parë në rajon me rast dhe vdekje nga COVID-19.
Agjencioni Floripress


Presidenti amerikan Donald Trump akuzoi të mërkurën Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për minimizimin e kërcënimit të koronavirusit të ri (COVID-19), duke thënë se trupi shëndetësor "gaboi" për përhapjen e pandemisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump: OBSH gaboi për përhapjen e pandemisë COVID-19
“OBSH-ja gaboi. Në shumë mënyra, ata e kishin gabim. Ata gjithashtu minimizuan kërcënimin shumë fuqishëm. Jo gjë e mirë”, u tha Trump gazetarëve në një konferencë të task forcës mbi koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se SHBA paguan qindra milionë dollarë çdo vit tek organizata më e madhe shëndetësore dhe kanë qenë 452 milionë dollarë në vitin 2019, ndërsa Kina pagoi 42 milionë dollarë, duke e quajtur atë "jo të drejtë".

"Mendoj se ata duhet t'i marrin prioritetet e tyre në mënyrë të duhur, dhe prioritetet e tyre janë që çdo vend duhet të trajtohet siç duhet. Nuk duket ashtu, apo?", tha Presidenti amerikan Donald Trump.

"Pra, ne do të bëjmë një studim, hetim dhe ne do të bëjmë determinim për atë se çka jemi duke bërë" tha ai.

Të martën, Trump kritikoi organizatën se ka qenë e "përqëndruar në Kinë" dhe tha se agjencia e OKB-së e kritikoi atë për pezullimin e fluturimeve nga Kina.

SHBA është kontribuesi më i madh në buxhetin e OBSH-së.

Në mesin e reagimeve nga presidenti i SHBA-ve, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres mbështeti agjencinë shëndetësore, duke thënë se OBSH është në vijat e para duke ndihmuar anëtaret e OKB-së dhe shoqëritë të luftojnë pandeminë COVID-19 me shërbime "konkrete".

"Besoj se Organizata Botërore e Shëndetësisë duhet të mbështetet, pasi është absolutisht e rëndësishme për përpjekjet e botës për të fituar luftën kundër COVID-19", tha Presidenti amerikan Donald Trump.

Pronari i Microsoft Bill Gates, paralajmëroi se bota ishte në rrezik nga super-patogjenët që përhapen shpejtë në të gjithë planetin tonë – dhe se ne duhet të përgatitemi për këtë ashtu siç do ta bënim për luftë.


Pekini akuzon SHBA-të për përdorimin e termit "koronavirusi kinez "- Covid -19 


"Zyrtarët amerikanë duhet të përqendrohen në reagimin e brendshëm dhe bashkëpunimin global në vend që të përpiqen të fajësojnë Kinën", thotë Ministria e Jashtme kineze


Kina akuzoi  SHBA-të për përdorimin e termit "koronavirusi kinez" që përshkruan shpërthimin global, duke pretenduar gjithashtu se virusi mund të ketë origjinën në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Akuzat erdhën pasi Robert Redfield, drejtori i Qendrës së SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), raportoi para Kongresit lidhur me virusin.

Duke iu drejtuar Redfield, Hua Chunying, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, reagoi përmes Twitterit: "Është absolutisht e gabuar dhe e papërshtatshme ta quajmë këtë koronavirusi kinez".

Lijian Zhao, kolegu i Chunying, gjithashtu postoi në Twitter: “CDC u kap në vepër. Kur në SHBA filloi zero pacientë? Sa njerëz janë të infektuar? Cilat janë emrat e spitaleve?".

"Mund të jetë ushtria amerikane që e solli epideminë në Wuhan", shtoi Zhao, duke e lidhur si provë një teori konspirative në një faqe të interneit.

Origjina e koronavirusit besohet të jetë Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei të Kinës, ku u shfaqën rastet e para dhjetorin e kaluar.

"Shpresojmë se zyrtarë të caktuar amerikanë do të përqendrohen në reagimin e brendshëm dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në vend që të përpiqen ta zhvendosin fajin në Kinë duke mohuar përpjekjet kineze në luftën kundër epidemisë", tha Lijian.

Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si Covid-19, u zbulua për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, por që nga atëherë është përhapur në më shumë se 105 vende.

Numri global i vdekjeve është afro 5.000, me mbi 135 mijë raste të konfirmuara.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.


Pronari i Microsoft Bill Gates,  paralajmëroi se bota ishte në rrezik nga super-patogjenët që përhapen shpejtë në të gjithë planetin tonë – dhe se ne duhet të përgatitemi për këtë ashtu siç do ta bënim për luftë.


Pronari i Microsoft  Bil Gates ,paralajmëroi se bota ishte në rrezik nga super-patogjenët që përhapen shpejtë në të gjithë planetin tonë – dhe se ne duhet të përgatitemi për këtë ashtu siç do ta bënim për luftë.




Duke folur në një konferencë të organizuar nga Shoqëria Mjekësore në Masaçusets, Bill Gates tha që ai ishte një optimist, dhe kishte një zonë që bota nuk po “bënte shumë përparim”.



Gares : “Dhe kjo është gatishmëri pandemike. “Në rastin e kërcënimeve biologjike, ndjenja e urgjencës mungon. Bota duhet të përgatitet për pandemitë në të njëjtën mënyrë serioze që përgatitet për luftë”

Gjatë konferencës, filantropi miliarder  Bill Gates zbuloi një studim gjithëpërfshirës të Institutit për Modelimin e Sëmundjeve, i cili përcaktoi se sa shpejt mund të përhapet një sëmundje e re.



Një video me kalimin e kohës shpjegoi se si një shpërthim i mundshëm në Kinë pastaj mund të përhapet me shpejtësi në të gjithë planetin, duke vrarë përfundimisht 33 milionë njerëz.


Tani pas një viti, pasi u shfaq në qytetin kinez në Wuhan, bota është përballur me coronavirusin vdekjeprurës.

Ai ka vazhduar marshimin global, me numrin e kombeve të prekur pothuajse duke u dyfishuar brenda natës.

Rastet e konfirmuara janë rritur jashtëzakonisht shumë vetëm në Kinë, thanë zyrtarët.

Vietnami, Singapori, Arabia Saudite dhe Hong Kongu të gjitha kanë konfirmuar rastet – përkrah SHBA-së, Kinës, Japonisë, Koresë së Jugut, Tajvanit dhe Tajlandës.


Sidoqoftë, zyrtarët pranuan se komiteti ishte i ndarë pothuajse 50-50

Ndërkohë është thënë se 20 qytete të mëdha kineze janë në mbyllje me mbi 56 milionë njerëz “në karantinë”.

Zyrtarët kanë kufizuar udhëtimet në epiqendrën e virusit Wuhan, e cila është shtëpia e 11 milionë banorëve, si dhe fqinjët Huanggang, Ezhou dhe Lichuan.

Hulumtimet paraprake sugjeruan se coronavirusi u kalua tek njerëzit nga gjarpërinjtë në tregun në Wuhan.



Michael Ryan, kreu i programit të urgjencave të OBSH-së, tha se pothuajse tre të katërtat e rasteve të konfirmuara ishin te njerëzit e moshës mbi 40 vjeç, me katër në dhjetë që kishin kushtet themelore shëndetësore.

Ekspertët kanë paralajmëruar se mund të rezultojë po aq vdekjeprurëse si gripi spanjoll, i cili mori jetën e 50 milionë njerëzve.



Ka frikë se përhapja mund të rritet më tej me miliona udhëtime në Kinë për festimet e Vitit të Ri Kinez që ka filluar të premten.

2020/04/08

Tha për Serbinë sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se bombardimet e vitit 1999 nuk ishin të drejtuara kundër popullit të Jugosllavisë.

Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 nuk ishte e drejtuar kundër popullit të Jugosllavisë, por roli i saj ishte të mbrojë civilët në rajon, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.


“Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë të kaluarën, por ne mund të shkojmë më tej dhe kjo është ajo që NATO dhe Serbia po bëjnë sot si partnerë”, ka thënë ai për Tanjug.

Kujtojmë se bombardimet kundër Serbisë filluan më 24 mars të vitit 1999 dhe zgjatën 78 ditë.

Recep Tayyip Erdogani ndihmon Kosovën me pajisje mjekësore kundër


Kohë më parë n ë Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka mbërritur kontingjenti i parë i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Turqisë për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës pandemike me koronavirus.


Në këtë donacion përfshihen maska, dorëza dhe teste për verifikimin e personave me COVID-19.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Dr.Arben Vitia, ka falënderuar shtetin e Turqisë për ndihmën e dhënë në kuadër të luftimit të COVID-19.

“Kjo ngjarje tregon solidaritet dhe miqësi në kuadër të betejës me COVID-19 në Kosovë.

 Nga populli turk kemi pranuar një ndihmë të konsiderueshme që të përballemi më lehtë me COVID-19. Falënderoj miqtë tani që deri tani kanë dhënë ndihma për popullin e Kosovës”, tha ai.

Në katër javët e para, ministri dr.Arben  Vitia pohoi se janë përballur me mungesë të furnizimeve me materiale shëndetësore. Megjithatë, ai tha se sot falë ndihmave dhe masave të marra nga qeveria në detyrë, kanë gjendjen në kontroll.


Ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çagri Sakar, tha se ndihmat për Kosovën janë nisur me kërkesë të presidentit Recep Tayyip Erdogan.


“Në muajin mars, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar të ndihmojmë popullin e Kosovës.  

 Më 19 mars 2020 kanë realizuar një telefonatë, ndërsa më 20 mars 2020 është nënshkruar marrëveshja e grantit.

 Jemi të lumtur që kemi pasur mundësi t’i përgjigjemi pozitivisht Kosovës në këto ditë të vështira”, tha ambasadori Sakar.

Falënderues ndaj këtij donacioni u shpreh edhe ministri në detyrë i Infrastrukturës,Prof.Dr.  Lumir Abdixhiku, teksa bëri të ditur se do të organizojnë një fluturim për qytetarët që kanë mbetur në Turqi.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...