Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/09

Marjan Dodaj: Covid 19 deri më 8.4.2020.

Fotografia e Marjan Dodaj

Nga Flori Bruqi : Kush e krijoi virusin SARS-CoV-2(Covid-19-të) Amerikanët apo kinezët ?



Shtetet e Bashkuara të Amerikës sapo kanë zbuluar personin i cili e bëri dhe e shiti virusin Corona në Kinë. Është ky doktor Charles Lieber, shef i Deparatamentit të Kimisë dhe Biologjisë në Universitetin e Harvardit, raportojnë mediet amerikane.


charles lieber wuhan coronavirus

Njësitë Federale janë parë në mëngjesin e ditës së djeshme në shtëpinë e doktorit 60 vjecar Charles Lieber, i cili është arretuar teksa ishte në zyrën e tij në Universitetin e Harvardit, raportojnë mediet amerikane.





Adrew Llelling, autoritet në Shtëpinë e Bardh, ka thënë para medieve se aktakuza që e ngarkon doktorin Lieber, ka të bëjë me një kontratë që ai e ka nënshkruar në Universitetin kinez në Wuhan, e për të cilin është paguar 15 mijë dollarë në muaj plus shpenzimet e tjera shtesë.

America just discovered the man who manufactured and sold the ... Ai tutje thuhet se ka marrë më shumë se 1.5 milionë dollarë për hulumtimin e tij për laboratorin kinez.


 Të gjitha këto i ka kryer teksa po punonte në Harvard dhe merrte para të mëdha nga shteti amerikan, përkatësisht nga Departamenti i Mbrojtjes nga Instituti i Shëndetësisë. Po ashtu një natë më parë janë arrestuar edhe dy shtetas kinez.


29 jan 2020 - Ngarkuar nga nature video
Charles Lieber, the chair of the chemistry and chemical biology department at Harvard University, has been ...
28 jan 2020 - Ngarkuar nga Verge Science
Harvard researcher Charles Lieber was charged on January 28th with making false statements about his ...
29 jan 2020
Charles Lieber was arrested Tuesday on charges of lying to the Department of Defense about his ties to China.
31 jan 2020
Top Harvard scientist Charles Lieber was released from custody on $1 million bail after he was arrested for ...
28 jan 2020
Charles Lieber, chair of the Department of Chemistry and Chemical Biology at Harvard, was arrested Tuesday ...
3 ditë më parë
The January arrest of Harvard professor Charles Lieber over his ties to China led to rumours that was involved ...
28 jan 2020
Dr. Charles Lieber. The chairman of the chemistry department at Harvard University, Dr. Charles Lieber, 60 ...
3 ditë më parë - Ngarkuar nga WION
Dr Charles Lieber was allegedly setting up a lab in Wuhan. He was arrested by the American authorities ...

30 jan 2020
Charles Lieber, chair of the department of chemistry and chemical biology, is accused of hiding his ...



*****

Kina: Coronavirusin e sollën amerikanët në Lojërat Ushtarake

Zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme i Kinës, ka bërë një deklaratë shokuese gjatë të enjtes. Ai tha se ushtria amerikane mund ta ketë sjellë coronavirusin në qytetin kinez Wuhan, që po cilësohet si epiqendra e epidemisë, raporton Reuters.

Zyrtarët kinezë këto komente i kanë bërë si kundërpërgjigje ndaj zyrtarëve amerikanë, që kanë thënë se autoritetet kineze kanë vepruar shumë ngadalë për të parandaluar përhapjen e virusit dhe për mos transparencë.




Këshilltari amerikan për Siguri Nacionale, Robert O’Brien, ka thënë se shpejtësia me të cilën Kina ka reaguar për të parandaluar coronavirust sipas të gjitha gjasave i ka kushtuar botës, kur sipas tij kanë mundur të bëhen përgatitjet më herët.

Me një gjuhë të ashpër të shkuar në gjuhën angleze në llogarinë e verifikuar në Twitter, zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme i Kinës, Zhao Lijian, ka shkruar se janë Shtetet e Bashkuara që u mungon transparenca.

“Ku filloi pacienti zero në SHBA? Sa njerëz janë infektuar? Cilat janë emrat e spitaleve? Ndoshta ushtria amerikane është ajo që solli epideminë në Wuhan. Ju lutem jini transparent. I bëni publike të dhënat e juaja. SHBA-të na e kanë borxh një shpjegim”, ka shkruar Zhao.

2/2 CDC was caught on the spot. When did patient zero begin in US? How many people are infected? What are the names of the hospitals? It might be US army who brought the epidemic to Wuhan. Be transparent! Make public your data! US owe us an explanation!





Embedded video


Përkundër faktit se Kina po e kontrollin krizën e Coronavrusit, qeveria e gjigantit aziatik i është kthyer origjinës së pandemisë dhe arsyet e saj. Jo zyrtarisht, për momentin, Kina tregon për një origjinë amerikane të pandemisë, e cila u shfaq fillisht në Wuhan. Pretendimi i Kinës është që mbërriti në këtë qytet përmes Lojërave Ushtarake Botërore, të cilat u mbajtën (në Wuhan) nga data 18 tetor 2019  deri më 27 tetor 2019.

I pari që këmbëguli në këtë teori ishte zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Zhao Lijian, përmes llogarisë së tij në rrjetin social Twitter (meqë ra fjala, nuk funksionon në Kinë). Ai publikoi një video të Robert Redfield, drejtorit të Kontrollit dhe Parandalimit Shëndetësor të SH.B.A.-së, i cili deklaroi në Kongresin Amerikan, më 11 mars, se disa vdekje nga gripi në SH.B.A, që ndodhën para fillimit të krizës, u identifikuan më vonë si raste të Coronavirusit.
Zhao ngrinte pikëpyetjen në Twitter për pacientin zero amerikan, për të cilin Redfield nuk jep më shumë të dhëna. Pretendimet e Zhao u riprodhuan me mjete të tjera, zyrtare dhe jozyrtare, siç është rrjeti zyrtar televiziv CCTV. Më vonë, një zëdhënës tjetër i ministrisë, Geng Shuang, theksoi se ka “mendime të ndryshme mbi origjinën e sëmundjes. Por Kina u drejtohet atyre nga një perspektivë shkencore.”

Në Kinë pretendojnë që gjatë këtyrë lojërave, ku morën pjesë 9 603 atletë ushtarakë, disa amerikanë u shtruan në spital për “pneumoni të rrallë”. Dr Zhong Nanshan, kreu i Komisionit Kombëtar të Shëndetit Kinez, i cili ka udhëhequr luftën kundër sëmundjes dhe shpreson që kontrolli i tij të arrihet në prill, tha më 27 shkurt se “infeksioni u zbulua për herë të parë në Kinë, por virusi mund të mos e ketë origjinën në Kinë.


Kush e solli i pari koronavirusin në Kosovë?!


Ka arritur në 106 persona numri i të infektuarve nga virusi i ri Covid-19 në Kosovë.12 raste të reja u konfirmuan të hënën e 30 marsit. Ndërkohë nga këto shifra një 82-vjeçar nga Podujeva ka vdekur. Lajmi i mirë është se një person tjetër i ka qenë nipi i 82-vjeçarit të ndjerë është shëruar nga koronavirusi, duke shënuar kështu rastin e parë të personit i cili u shërua nga ky virus. Por si erdhi Covid-19 në Kosovë dhe kush ishin personat e parë që u prekën nga ai?Kosova më 13 mars edhe zyrtarisht ka hyrë në mesin e shteteve të prekura nga virusi i rrezikshëm, COVID-19, apo i njohur si koronavirus. Që nga 13 marsi e deri më sot, në Kosovë janë 106 raste të personave të prekur me koronavirus.

Rasti i parë i konfirmuar me koronavirus është ai i 77-vjeçarit nga Stublla e Vitisë. Ai kishte hyrë më 5 mars në Kosovë nga shteti i Italisë, atje ku edhe tani situata me këtë pandemi ka dalë nga kontrolli.I njëjti person dyshohet se gjatë qëndrimit në Kosovë ka marrë pjesë edhe në meshë, andaj shtohen dyshimet se virusin mund t’ia ketë bartur edhe personave tjerë.Si rrjedhojë e këtij rasti, qyteti i Vitisë është futur në karantinë dhe nuk do të lejohet dalja ose hyrja e qytetarëve nga kjo komunë.


Fotografia e Marjan Dodaj

Skicimi dhe statistikat:Marjan Dodaj,Prizren

Por cila është harta dhe në cilat qytete janë paraqitur më shumë raste?Në baze të të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, qyteti i Malishevës prinë me numrin e të prekurve me Covic-19. Aty 38 persona tashmë zyrtarisht janë të infektuar. Pas Malishevës vjen Prishtina me 16 raste të personave të prekur. Gjilani ndërkohë ka 15 raste të konfirmuara me koronavirus. Vitia 7 raste. Gjakova e Vushtrria që të dyja me nga gjashtë raste të paraqitura si të infektuar me Covid-19.

Në Podujevë janë paraqitur 4 raste me Covid-19. Prej tyre një person ka vdekur si dhe një tjetër është shëruar.Ndërkohë në Fushë Kosovë janë tri raste të paraqitura.E Obliqi, Klina, Prizreni, Theranda, Ferizaji, Lijani Shtimja, Peja e Kamenica janë qytetet e tjera të Kosovës të cilat tashmë zyrtarisht e kanë nga një rast të konfirmuar me koronavirus. Rastet e konfirmuara me COVID-19 ne Kosove deri me 30 mars.

Thirrje të moshuarve në Kosovë: Mos dilni nga shtëpitëInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) sërish u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës t’i përmbahen rekomandimeve, dhe të mos dalin nga shtëpitë, pa ndonjë nevojë urgjente.Me theks të veçantë, aty iu bëhet thirrje të moshuarve të qëndrojnë në shtëpi.“Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Por cilat janë ndihmat nga BE-ja dhe SHBA’t që kanë ardhur për Kosovën?Bashkimi Evropian ka nënshkruan sot kontratën e ndihmës prej 5 milionë eurosh për Kosovën për luftimin e COVID-19, që njihet si koronavirusi i ri.Përmes një video-konference, kontratën e kanë nënshkruar Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe shefi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), Brendan Keirnan, ndërkaq që i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti. “Jemi bashkë në këtë, dhe të bashkuar do të fitojmë”, ka thënë Apostolova.Mjetet financiarae jane të dedikuara për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë së koronavirusit.SHBA-ja ndan 1,1 milion dollarë për të përkrahur Kosovën në luftimin e pandemisëQeveria e Kosovës ka pranuar 1,1 milion dollarë dollarë nga Shtetet e Bashkuara të cilat do të shërbejnë për të siguruar mbështetje operacionale dhe për të rritur aftësinë e reagimit të Kosovës ndaj përhapjes së koronavirusit dhe për të zbutur ndikimin e COVID-19. Këtë e ka bërë të ditur ambasadori amerikan në Kosovës, Philip Kosnett përmes një video mesazhi të publikuar në rrjetin social Twitter.1. Si transmetohet koronavirusi i ri nga një person në tjetrin? Koronavirusi i ri është një virus i frymëmarrjes i cili përhapet kryesisht përmes kontaktit me një person të infektuar.Mënyrat kryesore janë përmes:pështymës, kollitjes dhe teshtitjes nga personi i infektuar
kontakti direkt me personin e infektuar
prekja e gojës, hundës dhe syve me duar (të palara) pas kontaktit me personin e infektuar ose kontakti me sipërfaqen e cila është kontaminuar nga personi i infektuar.

Në raste të rralla, infeksioni mund të shfaqet përmes kontaminimit fekalPse larja e duarve mund të shpëtojë jetë?Një nga gjërat më të mira dhe më të thjeshta për t’u mbrojtur nga koronavirusi është larja e duarve. Mjekët këshillojnë që ato të lahen me sapun dhe ujë të ngrohtë, në mënyrë që të largohet infeksioni

Coronavirusi SARS -CoV-2 në Kinë,Itali dhe Francë

Koronavirusi prek më së shumti të moshuarit dhe të sëmurët


Koronavirusi në Itali prek më shumë të moshuarit


Francë, 79 për qind e të vdekurve nga COVID-19 janë mbi 75 vjeç

Andaolu Agency

Pamje 'rrëqethëse' nga Meka, hapësira rreth Qabesë e boshatisur


Hapësira e Qabesë, që është vendtubimi i besimtarëve nga e gjithë bota, posaçërisht gjatë haxhit, një nga pesë shtyllat e islamit, është plotësisht e zbrazur

Pamje 'rrëqethëse' nga Meka, hapësira rreth Qabesë e boshatisur

Në fillim të muajit Arabia Saudite vendosi ndalimin tërë ditor të lëvizjes në Mekë dhe Medinë, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Vendet e shenjta të muslimanëve, ku gjatë të gjitha periudhave të vitit janë të pranishëm një numër i madh besimtarësh, këto ditë janë plotësisht të boshatisura.

Fotoreporteri i AA-së ka arritur të bëjë foto të Mesxhidul-haramit, e njohur si Xhamia e shenjtë apo Xhamia e Madhe në Mekë, e cila parqet qendrën e botës muslimane dhe vendi kah drejtohen muslimanët pesë herë në ditë kur falen.

Hapësira e Qabesë, që është vendtubimi i besimtarëve nga e gjithë bota, posaçërisht gjatë haxhit, një nga pesë shtyllat e islamit, është plotësisht e zbrazur. Përreth Qabesë mund të shihen vetëm personat që sigurojnë dhe mirëmbajnë këtë hapësirë.

Në foto, mund të shihet edhe hapësira e cila në kushte normale përdoret nga haxhinjtë gjatë kryerjes së sa'jës (ecja nga Safa deri në Merve), e cila gjithashtu është plotësisht e zbrazur.

Sipas vendimit të Ministrisë së Brendshme saudite, të 2 prillit, në Mekë dhe Medinë u shpall orë policore deri në njoftimin e mëtejshëm. Punonjësit në sektorin publik dhe privat, të cilat janë jetësore, janë të përjashtuar nga ndalimi. Nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 15, banorët e këtyre dy qyteteve mund të hyjnë vetëm brenda lagjeve ku ata jetojnë për të blerë ilaçe dhe gjëra të domosdoshme.

( Ümit Çetin - Anadolu Agency )

Mbi 300 mijë njerëz janë shëruar nga COVID-19 në të gjithë botën

Numri i njerëzve të shëruar në të gjithë botën nga koronavirusi i ri tejkaloi sot shifrën 300.000 në mëngjes, tregojnë të dhënat nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA.

Mbi 300 mijë njerëz janë shëruar nga COVID-19 në të gjithë botën

Që kur u shfaq në Wuhan të Kinës, dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë globin, me numrin e rasteve të konfirmuara që tani tejkalon 1.42 milionë persona.

Numri i vdekjeve në të gjithë botën deri tani kap shifrën mbi 82 mijë.

Italia, Spanja, Franca dhe SHBA vazhdojnë të jenë vendet më të goditura sa i përket vdekjeve.

Italia ka raportuar numrin më të lartë të vdekjeve nga virusi me 17,127, e ndjekur nga Spanja me 14.045 dhe Franca me 10.343.

Britania e Madhe ka raportuar 6.171 vdekje ndërsa Irani 3.872.

Që nga e marta në mbrëmje, numri i të vdekurve në SHBA është rritur në mbi 12.700.

Turqia të martën konfirmoi se 76 persona tjerë në vend kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 725, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara është rritur në 34.109 pasi 3.892 persona rezultuan pozitiv, tha para gazetarëve ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) muajin e kaluar e shpalli sëmundjen pandemi globale dhe Evropën epiqendrën e saj të re.

Britani, 3 muaj burgim pasi vodhi maska nga një spital

Një person në kryeqytetin britanik Londër është dënuar me tre muaj burgim pasi vodhi maska kirurgjike nga një spital. 

Britani, 3 muaj burgim pasi vodhi maska nga një spital

Policia e Londrës tha në një njoftim se bëhet fjalë për një 34-vjeçar me inicialet L.H, i cili të dielën vodhi tri maska kirurgjikale nga spitali i King's College në kryeqytetin britanik.

Personi është kapur nga pjesëtarët e sigurisë pas denoncimit nga ana e personelit që ka dëshmuar rastin, ndërsa më pas është arrestuar nga policia.

Të martën ai është transferuar në gjykatë, ku është dënuar me tre muaj burgim.

Personeli shëndetësor në Britani është duke përjetuar mungesë të pajisjeve për ta luftuar pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).

Sëmundja deri më tani ka shkaktuar vdekjen e 6.159 personave në Britani.

Anadolu Agency (AA).

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka kaluar shifrën 1.501.062


Mbi 1,5 milion raste me COVID-19 në mbarë botën
Gjithsej 1.501.062 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me 522.800 pacientë deri më tani, ndërsa pas saj radhiten Spanja me 146.690 raste, Italia me 139.422, Franca me 112.950 dhe Gjermania me 111.779 raste.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 81.802 raste.

Pas tyre vijojnë Irani me 64.586 raste, Britania me 60.733, Turqia me 38.226 raste, Belgjika me 23.403, Zvicra me 23.248, Holanda me 20.549, Kanadaja me 19.195, Brazili me 15.927, Portugalia me 13.141, Austria me 12.941 dhe Koreja e Jugut me 10.384 raste me COVID-19.

Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e mbi 87.830 njerëzve deri më tani.

Worldometer

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...