Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/13

Spanja lë pas Kinën për viktimat nga COVID-19, përkeqësohet situata

Spanja kalon Kinën sa i përket numrit të viktimave për shkak të COVID-19. Numri i tw vdekurve sot shkoi në 3434 persona, ku vetëm në 24 orët e fundit humbën jetën 738 persona, me një rritje prej 27% krahasuar me të martën.

Në Kinë, ku pandemia është vënë në kontroll, numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 3287.
Me të tilla shifra, Spanja kthehet në vendin e dytë në botë për numrin e të vdekurve me koronavirus, duke qenë më pak se sa Italia, ku sot numri i viktimave shkoi në 7503.

Në Spanjë një problem tjetër shqetësues është fakti se janë infektuar mbi 5 mijë pjesëtarë të sistemit shëndetësor, duke e kthyer në më shumë problematike situatën.



Rritet sërish numri i viktimave nga COVID-19 në Itali,Spanjë



Edhe këto 24 orë sjellin shifra të frikshme nga Italia.

Në komunikimin e përditshëm, autoritetet njoftuan se janë shënuar 812 viktima përgjatë këtij 24 orëshi, duke u rritur sërish numri i viktimave nga dita e djeshme.
Në total, numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 11 591, ndërsa mbi 30 mijë të infektuar ndodhen në terapi intensive.


Ndërkohë, deri më tani janë infektuar me koronavirus 75 528 persona, ku më e prekur mbetet Lombardia.




Mbi 100 të vdekur më shumë se dje, sërish shifra të frikshme nga Spanja. Rritet bilanci i viktimave nga COVID-19




Rritet sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë. Autoritetet spanjolle raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 743 viktima, shifër kjo në rritje me 100 persona, krahasuar me shifrën e djeshme, ku u regjistruan 637 viktima.

Me të dhënat e sotme, Spanja shënon sërish bilanc tragjik në rritje nga virusi vdekjeprurës, duke e çuar në 13 798 numrin total të viktimave.


Me një fije shpresë, pasi katër ditët e fundit ishin shifra në zbritje, një tjetër goditje vjen për Spanjën, vendi i dytë pas Italisë me numrin më të lartë të vdekjeve në botë.Më shumë se 140.500 njerëz kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Spanjë, duke u bërë e dyta në botë pas SHBA

Koronavirusi COVID 19 dhe vapa



Për shkak të pandemisë pasojat e ndryshimit të klimës sikur kanë rënë në harresë. Por Evropa pret përsëri temperatura rekord këtë vit? Ekspertët shpjegojnë se çfarë rreziqesh shohin.

Ngrohtësi, qiell pa re dhe kopshte që lulëzojnë – në shumë vende të Evropës pranvera po shfaqet me një pamje jashtëzakonisht fantastike. Por bujqit dhe fermerët nuk i gëzojnë këto pamje. Ata shpresojnë të bjerë më në fund shi, sepse nëse thatësira është shumë e madhe ekziston rreziku i dëmtimit të bimëve dhe humbjeve gjatë të korrave. Një problem ky me të cilin Evropa mund të përballet – paralelisht me pandeminë – gjatë verës. Deri tani nuk po flitet shumë për këtë problem.

Fermerët gjermanë ende duket se janë më të shqetësuar për mungesën e punëtorëve sezonalë, të cilët nuk mund të vijnë në Gjermani për shkak se kufijtë janë të mbyllur për të luftuar virusin e Coronës.

Për shkak të pandemisë dhe masave të karantinës aktualisht të gjitha çështjet e tjera, përfshirë edhe pasojat e ndryshimit të klimës, sikur kanë rënë në harresë.

Ngrohja globale nuk është zhdukur

Andreas Becker, meteorolog pranë Shërbimit Metereologjik Gjerman (DWD) thotë se nuk ka asnjë tregues se ngrohja globale është ngadalësuar apo pakësuar. Sipas tij prej mungesës së reshjeve niveli i lumit Rin prej mesatarisht 3,5 metrash është në rënie. Gjatë muajit mars reshjet në Gjermani kanë qenë vetëm në masën 50-75 përqind të mesatares.

Thatësira sidomos në Evropën Lindore

Andreas Marx, specialist pranë zyrës për klimën në Qendrën Helmholtz për Kërkime Mjedisore në Leipzig (EZMW) thotë se në tre vitet e fundit ka pasur një deficit jashtëzakonisht të lartë reshjesh në mjaft vende.

Në Gjermaninë veriore, në pjesë të mëdha të Polonisë, të Ukrainës, të Bjellorusisë, të Rusisë dhe të Rumanisë mungesës së rreshjeve i shtohet nga ana tjetër fakti që edhe temperaturat e larta kanë arritur nivele të pazakonta, periudhat me ditë të nxehta mbi 30 gradë janë më të gjata dhe në dimër nuk ka pasur shumë rreshje dëbore.

Sa e thatë do të jetë vera e vitit 2020?

Meteorologët nuk kanë dëshirë t’i përgjigjen pyetjes sesi do të jetë vera, sepse dhe parashikimet për një ose dy javë tashmë konsiderohen si të pasigurta. Becker dhe Marx thonë se moti në Evropë është më pak i parashikueshëm për shkak të maleve, deteve dhe Atlantikut, ndryshe për shembull, nga Australia, e cili është e rrethuar nga ujëra nga të gjitha anët. Por të dy ekspertët mendojnë se edhe kjo verë do të jetë më e ngrohtë se zakonisht. Sipas parashikimeve të DWD temperatura në Gjermani mund të rritet mesatarisht me 0.5 deri në 1 gradë.

Marx shton se kohëzgjatja e periudhave me ditë të nxehta mbi 30 gradë pritet të ketë pasoja shumë të gjera si për shëndetësinë edhe për bujqësinë.

Probleme në rritje

Nëse parashikimet e ekspertëve do të bëhen realitet, evropianët do të vuajnë këtë verë nga temperatura të nxehta të vazhdueshme. Kufizimet për të dalë nga shtëpia do të jenë të rënda sidomos për të moshuarit – grupi kryesor i rrezikuar nga COVID 19 – të cilët vuajnë nga nxehtësia edhe në kushte normale moti. Temperaturat e larta vështirësojnë po ashtu edhe mbajtjen e maskave.

Dhe mbi të gjitha zjarret e pyjeve që mund të shkaktohen nga thatësira mund të çojnë në emetime të forta tymi. Kjo do të ishte një ngarkesë tjetër për mushkëritë e njerëzve të infektuar me Coronë. Gjithësesi për shkak të klimës dhe afërsisë me Oqeanin Atlantik Andreas Becker i përjashton për Evropën zjarret apokaliptike si ato në Australi.

“Fundi i epidemisë në Shqipëri ka nisur”, por mjeku Pipero tërheq vëmendjen tek ky detaj: Duhet që…





Fundi i epidemisë së COVID 19 ka nisur në Shqipëri. Deklarata vjen nga mjeku i njohur Prof.dr. Pëllumb Pipero i cili theksoi se duhet edhe pak durim.

Ndërsa apeloi për shtimin e rasteve të testimit dhe analizave serologjike, mjeku thotë se duhen respektuar masat e marra nga qeveria me qëllim frenimin e përhapjes së këtij virusi.

“Fundi i kësaj epidemie ka filluar, në këtë pikë është e domosdoshme njohja dhe monitorimi i situatës, që qytetarët të respektojnë vendimet e qeverisë. Ju them të gjithëve sa kohë nuk kemi mjekim të certifikuar dhe një vaksinë, e vetmja mundësi për të shmangur rastet, për të ulur kurbën për të mos përmbytur kapacitetet shëndetësore është respektimi i masave të qeverisë. Është esenciale të durojmë edhe pak”, tha ai.


Por kur do të mund të kemi masa të lehtësira të lëvizjes, pra një hapje më të madhe?

Pipero u shpreh shpresëplotë se: “Gjysma e majit na gjen shumë më të çliruar se gjysma e prillit”.

OBSH paralajmëron: Koronavirusi nuk do zhduket, do të ketë shpërthime herë pas here

I dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, David Nabarro është shprehur se koronavirusi nuk do të ikë dhe do të persekutoi njerëzimin për shumë kohë.

Në një intervistë për BBC, ai është shprehur se koronavirusi nuk do të zhduket vërtet derisa të krijohet një vaksinë.

‘Ende nuk dimë se sa imunë mund të jenë edhe personat që e kanë kaluar njëherë COVID-19. Kjo do të thotë që elementët mbrojtës si maskat do të jenë pjesë e jetës sonë për një kohë të gjatë’, tha zyrtari i lartë i OBSH-së.


Më tej, Nabarro shtoi se ‘do të ketë shpërthime të vogla që do të dalin herë pas here. Çelësi për këtë virus është që çdo komunitet të veprojë si një mburojë, të mbledhë rastet sa herë që dalin në pah dhe t’i izolojë, duke frenuar përhapjen’

Kreshnik Kuçaj : Epidemia e panjohur e Shqipërisë së 80 viteve më parë. Nga zhveshja e pasagjerëve e deri tek… Çfarë masash u morën atëherë


epidemi1938

Në shekullin e kaluar, bota është goditur vazhdimisht nga epidemi e pandemi të ndryshme, të cilat padyshim që kanë prekur edhe Shqipërinë. Por ajo që duhet nënvizuar është se pasojat mbi Shqipërinë, për një arsye apo tjetër, nuk kanë qenë më pasoja fatale.

Por në shekullin e kaluar, Shqipëria është prekur nga një epidemi globale e emërtuar “Afta Epizootike” apo siç njihej sëmundja e këmbëve dhe gojës. Për herë të parë ky virus u zbulua në vitin 1897 por më pas u shfaq vazhdimisht në vende të ndryshme e vazhdon të shfaqet edhe në ditët e sotme. Virusi prek kafshët, kryesisht gjedhët dhe bagëtitë e imëta.
Për shkak se kafshët jetojnë në tufa, përhapja e tij është e shpejtë dhe shkakton përhapje të gjerë duke dëmtuar rëndë ekonominë blegtorale të vendit. Në raste të rralla janë konstatuar edhe kalime të virusit nga kafsha te njeriu .
Për epideminë e “Afta Epizootike” shkruan gjerësisht doktor Vasfi Samim në revistën Ekonomia Kombëtare të vitit 1939 ku shpjegon fazën e parë të përballjes së Shqipërisë me këtë virus.
Doktor Samim evidenton në artikull se Shqipëria ka pasur raste episodike të këtij virusi në përfundim të Luftës së Parë Botërore, rreth vitit 1918, kur në kohën e administrimit austro-hungarez të një pjese të Shqipërisë, u evidentuan raste sporadike të sëmundjes në Tiranë,Durrës e Kavajë.
Kafshët e importuara nga ushtria austro-hungareze që duheshin si për tërheqje, ashtu edhe për konsum, që ishin marrë nga vende të ndryshme të Ballkanit vlerësohet se kanë qenë shkaqet kryesore të përhapjes së epidemisë në atë kohë.
“Si bujqit ashtu dhe blegtorët e vendeve malësore të prefekturave Kukës e Peshkopi, ashtu edhe fshatarët e Korçës dhe Gjirokastrës e vërtetojnë se në kohët e kaluara Afta Epizootike paska bërë mjaft dëme për kafshët dythundrake të këtyre zonave. Shkurt, 20 vjet e këtej asnjëherë kjo sëmundje nuk është parë në Shqipëri” shkruan Samim.
Nga ana tjetër, në vitin 1928, në Shqipëri ishte krijuar Shërbimi Veterinar dhe ishin bërë vazhdimisht kontrolle në bagëtitëqë ishin në vend pa konstatuar as edhe një rast të vetëm të kësaj sëmundje.
Duke iu referuar epidemisë së vitit 1938, doktor Samim shkruan se epidemia e fundit që e ka origjinën nga Afrika dhe që ka infektuar pas Francës, Anglinë, Gjermaninë e gjithë Europën e Mesme, në vitin 1938 arriti është në kufinjtë e Shqipërisë.
Për shkak të stadit zhvillimor Shqipëria ishte një vend me ekonomi të bazuar fort në pasurinë blegtorale. Ndaj edhe një sëmundje që godiste këtë sektor të ekonomisë nënkuptonte një gjunjëzim të saj dhe shumë problematika që rridhnin nga kjo. Kafshët dhe prodhimet e tyre përbënin 50-75 % të eksporteve të Shqipërisë në ato vite.
epidemia-dossier-5JPG
“Në këtë mënyrë kuptohet lehtazi se në rast se do të hynte Afta në Shqipëri do të paralizohej pjesa më e madhe e tregtisë kombëtare. Një rrjedhim i rrezikshëm i këtij ndalimi do të shkaktonte rënien e çmimeve dhe dëmtimin e blegtorisë e të tregtarëve për mundimin e tyre. Në Shqipëri, lëvrimi i tokës dhe lëvizja e karrocave bëhej pothuajse 90 % me qerre dhe ardhja e kësaj sëmundje në Shqipëri do të sillte të fshatarët mungesën e fuqisë tërheqëse” shkruan më tej Samim.
Duke qenë se virusi nuk ekzistonte në Shqipëri, autoritetet lokale tregoheshin shumë të vëmendshme për ecurinë e sëmundjes në Europë dhe në shtetet e tjera kufitare, me qëllim parandalimin e rasteve të importuara.
epidemia-dossier-4
Infektimi i Shqipërisë nga afta epizootike mund të bëhej vetëm nga Italia, Jugosllavia dhe Greqia. Rreziku nga ana e Italisë konsiderohej i vogël sepse vendet nuk lidheshin me kufij tokësorë dhe Shqipëria nuk importonte kafshë dhe produkte shtazore nga Italia. Me Italinë, Shqipëria ishte vetëm eksportuese e prodhimeve.
Përsa i përket Jugosllavisë gjendja paraqitej krejt e ndryshme se Shqipëria kishte një kufi të gjatë në Veri dhe Verilindje me të.
Prefekturat e Shkodrës, Kukësit, Peshkopisë, Elbasanit dhe Korçës ishin afër me Jugosllavinë.
Në caktimin e kufijve politikë që nuk respektuan kufijtë etnikë të Shqipërisë, ishte krijuar edhe një situatë anormale. Një pjesë e konsiderueshme e fshatarëvenë zonat kufitare i kishin tokat e tyre dhe kullotat në anën tjetër të kufirit në Jugosllavi e kështu lëvizja kufitare konsiderohej si favorizuese për sjelljen e virusit në Shqipëri.
Në vitin 1934, Shqipëria dhe Jugosllavia kishin nënshkruar traktatin e trafikut të kufizuar që parashikonte lehtësira për fshatarët e zonave kufitare të cilët përmes një leje të posaçme 48 orëshe lejoheshin të shkonin në tokat e tyre për t’i punuar. Sipas këtij protokolli, fshatarët mund të merrnin me vete kafshët për t’i kullotur.
Lëvizja në kufijtë e 5 prefekturave bëhej me 9 sektorë dhe jepte liri deri në 30 kilometra thellësi dhe banorët e qindra fshatrave ishin në lëvizje e sipër.
epidemia-dossier-3
Kështu pra kuptohet se afrimi i sëmundjes “Afta Epizootika” në kufirin shqiptar e vuri blegtorinë shqiptare në një rrezik, atë të përhapjes në shkallë të madhe ndaj edhe qeveria u interesua për ecurinë e kësaj epridemie në Europë dhe duke pasur një vëmendje të veçantë e të shtuar për Jugosllavinë.
Për të parën herë, Ministri i Ekonomisë Terenc Toçi duke paraparë rrezikun, sidomos me përhapjen e kësaj sëmundje në Hungari dhe me afrimin e saj në Jugosllavi, me datën 29 janar të vitit 1938 bëri një telegram qarkor që ishte apeli i parë zyrtar që iu bë të gjitha zyrave të veterinarisë së Mbretërisë shqiptare në të cilin kërkohej që të tregohej një kujdes i shtuar mbi këtë çështje dhe njëkohësisht urdhëronte kontrollin e të gjithë dythundrakëve në zonat kufitare.
Përfundimet e para në qarqe ishin të kënaqshme dhe nga hetimet rezultoi edhe një herë se Shqipëria ishte e pastër nga ‘afta epizootike’. Me datën 3 shkurt të vitit 1938 duke paraparë mundësinë e rrezikut,u bë edhe një qarkore tjetër në të gjitha prefekturat, bashkitë dhe doganat për rrezikun që kërcënonte blegtorinë e Europës dhe ndaj kërkohej kujdes i shtuar dhe bashkëpunim me administratën civile.
“Sikurse shikohet nga këto dy apele zyrtare, ato kanë një datë më të vjetër se hyrja e aftës epizootike në Jugosllavi. Nga buletini zyrtar i botuar nga ministria e Bujqësisë se Beogradit, rezulton se ‘afta epizootike’ për herë të parë në Jugosllavi ka hyrë në 14 nëntor të vitit 1938 ku kishte infektuar fillimisht vetëm 11 ferma.
epidemia-dossier-1
Në këtë mënyrë, shërbimi veterinar, ashtu edhe administrata shqiptare ndoqën hap pas hapi zhvillimin e sëmundjes në shtetin fqinj dhe në kohë morën masa mbrojtëse. Deri në këtë kohë, me gjithë se sëmundja kishte rrethuar 5 prefekturat shqiptare që kishin marrëdhënie kufitare, prapë se prapë nuk ishte në gjendje që të futej dhe të infektonte blegtorinë shqiptare” shkruan doktor Samim.
Karantina dhe masat shtrënguese
Në zbatimin e masave të rrepta të karantinimit të marra për bujqit e blegtorët nga veterinerët dhe ndihmësit e tyre si dhe nga xhandarmëria, sipas Samim, ka pasur shumë vuajtje.
“Fshatarët duke u mbyllur me muaj kur u pa e nevojshme, brenda karantinës sëbashku me bagëtitë e tyre, vetë vuanin për bukë dhe kafshët për ushqim. Gjithashtu edhe veterinerët bashkë me ndihmësit e tyre në raste nevoje u mbyllën nëpër fshatrat e infektuar dhe asnjëhere nuk dolën nga karantina nga arsyeja që të mos bëheshin vetë shkak i përhapjes së sëmundjes dhe të mos jepnin mundësinë e përhapjes së saj.
Disa nga personeli i shërbimit veterinar duke shëtitur në zonat e tyre në male me borë patën shumë aksidente. Një gardian veterinar në prefekturën e Kukësit u gjend nga fshatarët i vdekur ndërsa shkonte nga njëri fshat në tjetrin për kontroll. Një infermier veterinar në mes të fortunës së borës humbi rrugën dhe kapërceu kufirin pa dashje kur u gjet nga autoritete kufitare të Jugosllavisë në rrezik vdekje.
Fshatarët e prefekturës së Peshkopisë në komunën Bllatë me qerret e tyre transportuan dru për zjarr pa shpërblim për të ndihmuar banorët e fshatit Blopçishtë që ishte infektuar nga sëmundja ‘afta epizootica’ dhe që ishte rrethuar prej një karantine të rreptë e që kishte mbetur pa dru në me të dimrit të madh.
Tre nga të katërtat e personelit veterinar nga prefektura e Gjirokastrës, Vlorës, Beratit, Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit u dërguan në kufi dhe formuan një varg kontrolli shumë të fortë kundër kësaj sëmundje. Disa veterinerë me muaj jetuan në fshatra malore, me jetë shumë të ashpër dhe shumë primitive” shkruan më tej doktor Samim.
Mbyllja e kufinjve
Sëmundja me qenë se u përhap pak nga pak në Jugosllavi dhe vazhdoi një kohë të gjatë të zbriste nga veriu në jug, shërbimi veterinar shqiptar u detyrua bashkë me mbylljen e kufirit të ndalojë çdo lloj lëvzije njerzish dhe kafshësh në Jugosllavi.
Fillimisht u ndalua lëvizja e kafshëve dhe prodhimeve shtazore dhe kur u zgjerua shkalla e infeksionit u ndalua edhe lëvizja e njerëzve dhe komunikacioni i përgjithshëm.
Gjithashtu u ndalua edhe lëvizja e fshatarëve kufitarë. Nga ky ndalim i përgjithshëm i qarkullimit përjashtim bënin vetëm doktorët veterinarë, mamitë dhe nëpunësit zyrtarë. Me gjithë këtë, lëvizja e këtyre teknikëve bëhej me kontroll dhe me leje të posaçme të dhënë nga ministra e Ekonomisë.
Samim tregon se në çdo hyrje të automjeteve e të mjeteve të tjera të transportit bëhej dezinfektimi me antiseptikë si lëndë sode, lëng gëlqereje e kriolinë.
Në portat e kufirit ishte shtruar një shtrat i trashë gëlqereje dhe ishin vendosur edhe disa gropa me lëngje antiseptike me të cilat fshinin këmbët udhëtarët që lejoheshin të kalonin.
Refugjatët politikë ose rastet e jashtëzakonshme të pasagjereve që kalonin kufirin detyroheshin të ndërronin rrobat, këpucët dhe çorapet në kufi dhe të vishnin të reja. Këto rroba dhe sende mbahehin në kufi dhe më vonë pas dezinfektimit i riktheheshin përsëri pronarit.
Në disa vende u ngritën çadra karantinë ku bëheshin dezinfektime me lëngje të ngrohta sode, lëndëve që ishin të domosdoshme që të hynin brenda kufirit shqiptar. Mbyllja e kufirit në formë përfundimtare u bë pas një urdhëri telegrafik të kryeministrisë me 21 dhjetor 1938.
Ky urdhër përmbante këto 5 pika kryesore:
1-Ndalohej krejtësisht lëvizja e njerëzve, kafshëve dhe lëndëve bujqësore të zonave ku ndodhej ‘afta epizootike’ dhe anuloheshin dhe sekuestroheshin të gjitha kartat e kufirit.
2-Ata që donin të shkonin në Jugosllavi ishin të lirë por nuk mund të ktheheshin pa mbaruar sëmundja.
3-Veterinerët shqiptarë autorizoheshin që të konsultonin me kolegët jugosllavë problemet teknike.
4-Kur ‘afta’ ishte larg, për veçimin e rrezikut mbyllej kufiri vetëm për kafshët dhe prodhimet shtazore. Njerëzit mund të lëviznin por duhet të kalojnë në një dezinfektim në kufi.
5-I gjithë personeli veterinar administrativ dhe xhandarmëria ishin të ngarkuar që të lajmëronin ministrin me telegram apo me telefon në rast se kishin dyshimin më të vogël.
Prefektët sipas këtij urdhëri hynin në marrëdhënie me kryetarin e grupit veterinar dhe caktonin edhe një herë hollërirat e masave që duheshin marrë në atë vend. Në fillim u mbyll kufiri i prefekturës së Kukësit, pastaj ai i Shkodrës dhe Peshkopisë, dhe në fund i prefekturës së Korçës.
“Këto masa të rënda krijuan mjaft vështirësi. Udhëtarët ankoheshin, tregtarët protestonin dhe fshatarët e zonave kufitare dëmtoheshin. Qeveria shqiptare duke marrë parasysh rrezikun e përbashkët, dëmtimin e eksportimit blegtoral dhe sidomos të përhapjes së kësaj epidemie të tmerrshme në Shqipëri nuk u tërhoq dhe nuk i zbuti masat dhe nuk u shmang as nga ndihmat që ishin të domosdoshme në disa raste.
Në jug dhe në zonën bregdetare masat nuk u ndërmorën. Vetëm në Portin e Durrësit u morën disa masa të lehta dezinfektimi të pasagjerëve që dilnin nga anijet duke qenë se në Itali sëmundja ishte përhapur në 55 prefektura dhe kishte mbërritur deri në Bari” shkruan Samim.
Për të dëshmuar rreptësinë me të cilën zbatoheshin masat e marra, doktori i njohur jep rastin e një importi të kafshëve nga Italia dhe protokollin shëndetësor që u ndoq në këtë rast. Ai përmend një kontratë që Instituti Zooteknik i Xhafzotajt kishte për të blerë në Foggia të Italisë 8 gomerë damazi.
Në fakt, në Foggia nuk ishin konstatuar raste të sëmundjes por gjithesi kafshët u dezinfektuan nga jashtë ndërsa kabinat me të cilat u transportuan u pastruar dhe kafshët u mbajtën 10 ditë në karantinë para se të nxirreshin për qëllimin e caktuar.
Për zbatimin e masave për një periudhë 6-7 mujore u mobilizuan dhe bashkëpunuan të gjitha autoritetet si rojet kufitare, xhandarmëria, doganat dhe administrata lokale.
Formimi i vargut të kontrollit në kufi
Kur u afrua në prefekturën e Kukësit epidemia, ministria e Ekonomisë Kombëtare me një urdhër telegrafik tërhoqi shumicën e nëpunësve veterinarë nga Shqipëria e Mesme e ajo Jugore duke i transferuar në veri-lindje. Kështu, në prefekturën e Gjirokastrës, Vlorës, Beratit, Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit që ishin larg rrezikut, mbeti shumë pak personel dhe u shtua në veri-lindje.
Çdo tekniku iu caktua një zonë përkatëse për monitorim, ku përfshiheshin nga 3-10 fshatra.
Tekniku kishte detyrë që të kontrollonte në mënyrë të vazhdueshme edhe të gjithë dythundrakët dhe t’u shpjegonte fshatarëve rrezikun e epidemisë. Çdo 24 orë ai duhej të bënte një raport që më pas i përcllej ministrisë.
Në këtë mënyrë, të gjitha kafshët që ishin në kufirin në verilindje të vendit kontrolloheshin rregullisht nga teknikët veterinarë. Në çdo prefekturë ishtë krijuar një grup i posaçëm “lufte” që drejtohej nga një kryetar.
Zona e Parë ishte në Shkodër e drejtuar nga doktor Masar Dervishi, shefi i veterinarise i diplomuar në Vienë.
Zona e dytë ishte në Kukës ku grupi kryesohej nga doktor Anton Kiçi, specialist sanitar veterinar, i diplomuar në Pisa dhe Bolonjaë.
Zona e tretë përfshinte Peshkopinë dhe drejtohej nga doktor Nuri Dino veteriner i qarkut të Durrësit, i diplomuar në Torino.
Zona e katërt ishte në Korçë dhe drejtohej nga doktor Xhavit Arifi, veterineri i asaj prefekture, i diplomuar në Tuluzë të Francës.
Formimi i zonave neutrale në kufi
Një nga frikërat më të mëdha ishte ajo e përhapjes së virusit përmes kontrabandës që bëhej në zonat kufitaree në kushtet e shtrëngimeve që ishin marrë.
Ndaj në kufi u tentua të krijoheshin ato që u emërtuan si zona neutrale. Të gjitha kafshët, sidomos dythundrakët, u detyruan që të largohen 1-3 kilometra brenda kufirit. Në këtë mënyrë formoheshin zonat neutrale pa asnjë kafshë në kufi. Kjo ishte në masë e rëndë duke qenë se kafshët e larguara nuk gjenin ushqim apo stalla ku të vendoseshin.
Këto masa u zbatuan më tepër në zonën e Shkodrës, Peshkopisë e Korçës por duke qenë se ishin të rënda nuk u zbatuan për shumë kohë.
Formimi i Këshillit të Posaçëm
Në qendrën e Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare për studimin e gjendjes së epidemisë në Europë e në Shqipëri, për përcaktimin e planit të masave të ndryshme dhe për të marrë dijeni për metodat e reja të luftimit të sëmundjes u formua një Këshill Teknik i Posaçëm i përbërë nga drejtori i Veterinarisë, drejtori i Laboratorit Bakteriologjik, drejtori i Institutit Zooteknik, nga veterineri i Thertores së Tiranës e me disa anëtarë të tjerë. Ky këshill bëri 5 mbledhje kryesore dhe u kryesua disa herë nga zëvëndësministri Said Toptani.
Në këtë këshill u vendos me 30 dhjetor 1938 aplikimi i metodës “stamping out” në rastin e parë të shfaqjes së sëmundjes.
Në këtë këshill u vendos për metodat e reja profilaktike me vaksinën Voderman dhe u vendos aplikimi i 100 mijë dozave në kafshët e zonave kufitare në mënyrë që të formohej një zonë imune.
Megjithatë, edhe pse u bë ndërmjetësim nga legata shqiptare e Berlinit, nuk u mundësua sigurimi këtyre vaksinave.
Ndihma e qeverisë
Gjatë periudhës së karantinës, qeveria u angazhua për të furnizuar me ushqime banorët e zonave të bllokuara. Megjithatë, jo pak probleme u hasën në Peshkopi e Kukës ku jo në pak raste, veç kafshëve, edhe banorët mbetën pa ushqim. Ndaj, sapo u konstatua një rënie e lehtë e fluksit të epidemisë, nisën të liroheshin masat shtrënguese ku u lejuan që të kalojnë dy herë në javë kamionët shqiptarë për në Jugosllavi me qëllim që të merrnin materialet e nevojshme.
Propaganda për sqarimin e opinionit publik
Me fillimin e luftës kundër epidemisë u shfaq nevoja që të sqarohej opinio publik. Fillmisht u publikuan fletushka të ilustruara që u shpërndanë në të gjitha fshatrat kufitarë. Në gazetat Drita, Shtypi, Korça, Jeta e Re, edhe në revistat Ekonomia Kombëtare e Java, u publikuan artikuj dhe informacione për sqarimin e popullatës dhe u kërkua bashkëpunimi i ngushtë i saj. Po ashtu, u mbajtën konferenca në Radion e Tiranës për informimin e publikut. Doktorët veterinarë dhe teknikët vartës në fshatra të ndryshme mbajtën konferenca praktike dhe dhanë këshillat e duhura për fshatarët. Në këtë mënyrë u vu në dijeni e gjithë popullata dhe u përgatit për mbrojtje e për luftimin e epidemisë.
“Rasti i parë”
Me 2 dhjetor të vitit 1938, ministria e Ekonomisë u lajmërua telegrafikisht nga zyra lokale mbi një rast të dyshuar të ‘aftës epizootike’ në fshatin Pobreg në Kukës. Ky rast me qenë se ishte i pari dhe paraqiste rëndësi të jashtëzakoshme për blegtorinë shqiptare solli mobilizimin e menjëhershëm të autoriteteve më të lartë shtetërore dhe atje shkuan zyrtarët më të lartë, përfshirë zëvëndësministri dhe drejtorët e veterinarisë dhe zooteknikës. Pasi u vërtetua i ashtuquajturi ‘rasti i parë’ i importuar nga Jugosllavia, u morën menjëherë masat dhe u aplikua metoda e asgjësimit të menjëhershëm. Në këtë mënyrë, u therën dhe u groposën 85 krerë gjedhë të sëmurë e të dyshimtë.
Në mbështetje të vendimit të datës 26 nëntor 1938 të Këshillit Ministror, fshatarët pronarë të kafshëve të asgjësuara u shpërblyen sipas ligjit në fuqi.
Fshati Pobreg u rrethua me tre kordonë force teknike dhe xhandarmërie që të mos dilte e as të mos hynte askush në zonën e infektuar.
Po ashtu, u pezullua përdorimi i kartave të kufirit dhe u ndalua rreptësisht çdo lëvizje për Portat e Morinës, Qafë-Prushit (Letaj).
Një doktor veterinar, tre ndihmësa dhe 25 xhandarë qendruan vazhdimisht në Pobreg. Sipas kontrollit teknik dhe termik, u konstatua se sëmundja Afta u zhduk brenda 15 ditëve. Me gjithë këtë, fshati vijoi të qendrojë për një kohë të gjatë në karantinë, deri në muajin shkurt të vitit 1939.
Me 7 janar 1939, ‘afta epizootike’ u konstatua edhe një herë në prefekturën e Kukësit, në fshatin Lulzim apo Borje siç njihej ndryshe, pranë zones kufitare.
Në këtë vatër të dytë, sasia e kafshëve ishte mjaft e madhe dhe sëmundja paraqitej në formë të lehtë ndaj nuk u therën kafshët e sëmura apo të dyshimta por u aplikuan rreptësisht masat sanitare karantinë dhe dezinfektim.
Edhe në këtë fshat, me masat e marra sëmundja u zhduk dhe me 14 shkurt 1939 dhe u urdhërua heqja e karantinës.
Sikurse shihet, shkruan doktor Samim, koha e karantinës u zgjat më tepër se normat ndërkombëtare 15 ditore për shkak se dëshirohej mënjanimi i çdo rreziku eventual.
Në prefekturën e Peshkopisë
Qark komanda e vendit në bashkëpunim me teknikun veterinar njoftoi telegrafikisht me 5 janar të vitit 1929 hyrjen e sëmundjes në fshatin Kllopçishtë sërish në zonën kufitare.
Ardhja e sëmundjes në këtë rast ishte bërë përmes një qeni i cili kishte rrëmbyer mish të një kafshe të ngordhur në Jugosllavi.
Edhe këtë herë u zbatuan masa administrative si ndalimi i lëvizjes së njerëzve dhe kafshëve, ashtu sikurse edhe i prodhimeve bujqësore.
Po ashtu u bë dezinfektimi përkatës. Për shkak të vështirësive në lëvizje, kjo zonë u përball me probleme në furnizimin me ushqime për njerëzit dhe kafshët gjatë periudhës së karantinës.
Karantina u hoq me datë 6 të muajit pasues.
Faza e parë e mbrojtjes nga kjo sëmundje zgjati 14 muaj. Doktor Samim evidenton në fund të artikullit të tij se fazae dytë paraqitej më e vështirë. Megjithatë, masat e marra në këtë periudhë duhet thënë se frenuan përhapjen e sëmundjes dhe e vendosën atë në kontroll. Në vitet e mëvonshme kjo sëmundje ka qenë prezente në vendin tonë, por jo në përmasa të mëdha sa të dëmtojë ekonomikë blegtorale të vendit.

Sëmurja virale COVID 19 ,po e tmerron botën!




Floripress , më 29 dhjetor të vitit të shkuar  shkrova  : " Kina po rrit përpjekjet për të trajtuar coronavirusin e ri që mendohet se ka origjinën në një treg ushqimesh deti në ëuhan.

Të paktën 42 njerëz kanë vdekur nga një coronavirus i ri në Kinë pas një shpërthimi në qytetin qendror të Wuhan, duke detyruar një bllokim të qeverisë në më shumë se një duzinë qytetesh me një popullsi prej 56 milionë njerëz.

Të paktën 1,372 raste janë raportuar që nga e shtuna, shumica në qytetet kineze dhe qytetet në shtetet fqinje.


Ekzistojnë shqetësime në rritje për përhapjen e virusit pasi qindra miliona njerëz udhëtojnë për festimet e Vitit të Ri Kinez, i cili filloi të premten", shkrova unë Flori Bruqi , në Agjencionin Floripress.


Këtu është ajo që duhet të dini për coronavirusin:

Çfarë është coronavirusi?

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), coronaviruset janë një familje e viruseve që shkaktojnë sëmundje duke filluar nga të ftohtit e zakonshëm deri te sëmundjet më të rënda siç janë Sindroma e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS) dhe coronavirusi i rëndë i lidhur me sindromën e frymëmarrjes (SARS).

Këto viruse u transmetuan fillimisht midis kafshëve dhe njerëzve. SARS, për shembull, besohej se ishte transferuar nga macet, ndërsa MERS udhëtonte nga një lloj deve tek njerëzit.

Disa coronaviruse të njohura po qarkullojnë te kafshët që nuk kanë infektuar ende njerëzit.

Emri coronavirus vjen nga fjala latine corona, që do të thotë kurorë ose halo. Nën një mikroskop elektronik, imazhi i virusit kujton një koronë diellore.

Një coronavirus i ri, i identifikuar nga autoritetet kineze më 7 janar 2020 dhe aktualisht i quajtur 2019-nCoV, është një lloj i ri që nuk ishte identifikuar më parë tek njerëzit.

Dihet pak për këtë, megjithëse transmetimi njeri-tek-njeri është konfirmuar.

Cilat janë simptomat?

Sipas OBSH, shenjat e infeksionit përfshijnë ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje.

Në raste më të rënda, mund të çojë në pneumoni, sindromë të rëndë akute të frymëmarrjes, dhimbje të veshkave dhe madje edhe vdekje.

Periudha e inkubacionit të coronavirusit mbetet e panjohur. Disa burime thonë se mund të jetë ndërmjet 10 deri në 14 ditë.

Sa vdekjeprurës është coronavirusi?

Disa ekspertë thonë se mund të mos jetë aq vdekjeprurëse sa llojet e tjera të coronavirusit siç është SARS, i cili vrau gati 800 njerëz në të gjithë botën gjatë një shpërthimi në vitet 2002-2003 që gjithashtu kishte origjinën nga Kina.

MERS, e cila nuk u përhap aq gjerësisht, ishte më vdekjeprurëse, duke vrarë një të tretën e atyre që infektuan.

Ku janë raportuar rastet?

Shumica e rasteve janë raportuar në Kinë.

Të paktën 42 njerëz janë vrarë dhe ka pasur të paktën 1,372 raste të konfirmuara të raportuara në territorin e Kinës që nga 25 janari.

Virusi është përhapur në shumë vende aziatike, si dhe në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Çfarë po bëhet për të ndaluar përhapjen e saj?

Ende nuk ka vaksinë për virusin e ri.

Autoritetet kineze mbyllën në mënyrë efektive qytetin Wuhan të enjten, duke pezulluar fluturimet dhe trenat jashtë qytetit dhe duke u thënë banorëve që ata nuk mund të largoheshin pa ndonjë arsye të veçantë, thanë media shtetërore.

Ky veprim kishte për qëllim “të përmbante me vendosmëri vrullin e përhapjes së epidemisë” dhe mbrojtjen e jetës, tha qendra speciale e komandës së qytetit qendror kundër virusit, sipas transmetuesit shtetëror CCTV.

Më shumë se një duzinë qytete të tjera kineze kanë miratuar kufizime të transportit, duke prekur 56 milionë njerëz.

Aeroportet në të gjithë botën kanë prezantuar masa shqyrtimi dhe disa vende po punojnë për evakuimin e qytetarëve të tyre nga Wuhan.

Nga e ka origjinën virusi?

Autoritetet shëndetësore kineze ende po përpiqen të përcaktojnë origjinën e virusit, për të cilin ata thonë se erdhën nga një treg ushqimesh deti në Wuhan, ku edhe jeta e egër tregtohej në mënyrë të paligjshme.

OBSH gjithashtu thotë se një burim shtazor duket se ka shumë të ngjarë të jetë burimi kryesor i shpërthimit.

Gjarprinjtë mund të jenë burimi i virusit të zbuluar rishtazi, sipas shkencëtarëve kinezë.

A është kjo një emergjencë globale?

Përhapja nuk përbën ende një emergjencë globale, ka thënë OBSH, duke i kërkuar Kinës të mbajë bllokimin e saj “të shkurtër”.

“Kjo është një emergjencë në Kinë, por ky rast ende nuk është bërë një emergjencë globale shëndetësore”, tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus para gazetarëve.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...