Fundi i epidemisë së COVID 19 ka nisur në Shqipëri. Deklarata vjen nga mjeku i njohur Prof.dr. Pëllumb Pipero i cili theksoi se duhet edhe pak durim.
Ndërsa apeloi për shtimin e rasteve të testimit dhe analizave serologjike, mjeku thotë se duhen respektuar masat e marra nga qeveria me qëllim frenimin e përhapjes së këtij virusi.
“Fundi i kësaj epidemie ka filluar, në këtë pikë është e domosdoshme njohja dhe monitorimi i situatës, që qytetarët të respektojnë vendimet e qeverisë. Ju them të gjithëve sa kohë nuk kemi mjekim të certifikuar dhe një vaksinë, e vetmja mundësi për të shmangur rastet, për të ulur kurbën për të mos përmbytur kapacitetet shëndetësore është respektimi i masave të qeverisë. Është esenciale të durojmë edhe pak”, tha ai.
Por kur do të mund të kemi masa të lehtësira të lëvizjes, pra një hapje më të madhe?
Pipero u shpreh shpresëplotë se: “Gjysma e majit na gjen shumë më të çliruar se gjysma e prillit”.
No comments:
Post a Comment