Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/13

Këshilla të vlefshme për të eliminuar rrezikun nga sëmurjet infektive



Ka disa mënyra të provuara për të mbajtur veten të shëndetshëm e larg mikrobeve, por egzistojnë disa forma të tjera praktike për të shpëtuar nga infeksionet. Lëkura juaj vepron si një pengesë e natyrshme kundër mikrobeve të dëmshme që shkaktojnë infeksione, por në momentin që gjejnë rrugë alternative për të hyrë në organizëm, mund të përbëjnë rrezik. Më poshtë po japim 10 këshilla të vlefshme për të zvogëluar rrezikun e prekjes nga infeksionet.



Lani duart shpesh dhe mirë

Mikrobet mund të jetojnë në sipërfaqe inerte nga disa minuta deri në disa muaj, në varësi të llojit dhe mjedisit. Këto mikrobe që shkaktojnë sëmundje mund të jetojnë edhe në tastierën e kompjuterit tuaj. Çuditërisht, shumica dërrmuese e njerëzve nuk e dinë mënyrën më të mirë për të larë duart në mënyrë efektive. Kështu që rekomandohet larje e plotë dhe e fuqishme me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda, pasuar me tharjen e dorës me një peshqir.

time.al - Kujdes! Përdorimi i telefonit në tualet rrit rrezikun e ...

Kujdes me sendet personale

Furça dhëmbësh, peshqirë, brisqe, shami dhe gërshërë mund të jenë burime të agjentëve infektivë (baktere, viruse dhe kërpudha). Kujdes me sendet tuaja personale, mos I ndani me askënd pasi në këtë mënyrë mund të jeni të predispozuar që të prekeni nga infeksione të ndryshme.

Keni ethe dhe kollë? Gjashtë hapat që duhet të ndiqni kur jeni në ...

Mbuloni gojën kur keni kollë ose teshtini

Higjiena e mirë personale përfshin jo vetëm pastërtinë, por edhe praktikën e vjetër të mbulimit të gojës kur ju kolliteni apo teshtini. 

9 Keshilla praktike nga mjeket si te mbrohemi nga koronavirusi ...

Për shumicën e infeksioneve, mikrobet që shkaktojnë sëmundje mund të fillojnë të rriten para shfaqjes së simpotmave, kështu që kollitja apo teshtitja mund t’i përhapë këto mikrobe në ajër. 

Si të mbrojmë veten dhe të tjerët nga koronavirusi – Gazeta Tema

Rekomandimi është që të mbuloni gojën sa herë që teshtini apo kolliteni.

10 këshilla të vlefshme për të eliminuar rrezikun nga infeksionet ...


Vaksinimi 

Sistemi juaj imunitar është projektuar që të ketë një “kujtesë” të infeksioneve të mëparshme. Kur trupi juaj ndesh një mikrob që ka shkaktuar më parë një infeksion, rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe antitrupave për të parandaluar infeksionin për herë të dytë. Megjithatë, duke u vaksinuar, ju rrisni kështu mbrojtjen ndaj infeksionit. Marrja e imunizimit që ju nevojitet do t’ju mbrojë juve dhe ata që janë përreth jush.

Si të hani shëndetshëm me parat që i keni | Bota Press

Hani shëndetshëm

Sëmundjet që vijnë nga ushqimi shpesh shfaqen nga përgatitja e ushqimit jo të mirë dhe zakonet e këqija të ngrënies. Mikrobet “lulëzojnë” pothuajse në të gjitha produktet ushqimore, dhe më shumë në ushqime të lëna në temperaturën e dhomës. Ftohja ngadalëson ose ndalon rritjen e mikrobeve më të mëdha. Kështu që mbani vendin ku gatuani të pastër, dhe lani të gjitha frutat dhe perimet mirë para se ti konsumoni.

Stejt Departamenti bën thirrje për kujdes gjatë udhëtimeve në Hong ...

Kujdes gjatë udhëtimeve

Sëmundjet infektive mund të merren lehtësisht gjatë udhëtimeve. Nëse destinacioni juaj i udhëtimit është ai ku uji mund të mos jetë fort I pastër, sigurohuni që të përdorni një burim të sigurt të ujit, si ai në shishe. Hani ushqime që janë gatuar mirë dhe shmangni perimet dhe frutat e papërpunuara. Përfundimisht, sigurohuni që të përditësoni të gjitha vaksinat që këshillohen ose kërkohen për destinacionin tuaj të udhëtimit.

Çfarë mund ta nxitë dëshirën seksuale - Telegrafi

Mardhënie seksuale të sigurta

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë ndoshta sëmundjet infektive më të parandalueshme. Duke kryer mardhënie të mbrojtura, transferimi i baktereve ose viruseve infektive nga një person në tjetrin mund të parandalohet.

8 pjesët e trupit që nuk duhet t'i prekni kurrë, rreziku është i ...

Duart larg fytyrës

Jo vetëm që është një tabu sociale, por prekja e hundës çon në përhapjen e një numri të infeksioneve. Shikoni përreth, dhe do të vini re se sa njerëz kanë duart e tyre pranë fytyrave të tyre. 

8 pjesë të trupit që nuk duhet t'i prekni me dorë! - Konica.al

Shumë mikrobe preferojnë mjedisin e ngrohtë, me lagështi brenda hundës, si dhe sipërfaqet e tjera të mbuluara me mukozë, siç janë sytë dhe gojët. 

KUJDES NGA BAKTERET, 8 pjesët e trupit që kurrë s'duhet të prekni ...

Infeksionet mund të parandalohen lehtësisht duke shmangur prekjen e këtyre zonave.

Personat që flasin me kafshët e tyre janë inteligjentë - Telegrafi

Kujdes me kafshët

Infeksionet që mund të përhapen nga kafshët tek njerëzit quhen “sëmundje zoonotike”. Nëse keni kafshe, sigurohuni që të kryeni kontrolle të rregullta dhe të verifikoni vaksinimin e tyre. Mbani fëmijët e vegjël larg nga fecet e kafshëve pasi mund të jenë burim për sëmundje si tërbimi ose gripi i shpendëve dhe pleshtat. Rekomandohet të jini të kujdesshëm kur hasni kafshë të egra.

time.al - Rama mburret se i ka hqeur llotot, por shikoni rrëfimin ...

Shikoni lajmet

Një verifikim i mirë i ngjarjeve të tanishme mund t’ju ndihmojë të merrni vendime të mençura rreth udhëtimit ose aktiviteteve të tjera rekreative. Për shembull, një shpërthim i gripit të shpendëve në Azi mund t’ju bëjë të mendoni dy herë për një udhëtim që keni planifikuar. Informohuni paraprakisht mbi shpërthimet e fundit të sëmundjeve epidemike para se të bëni një udhëtim.

FLORI BRUQI

Gjoba nga furrat e bukës te dyqanet e bulmetit dhe të peshkut, çfarë gjeti Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Shqipëri

93140142_3174421072601885_1828273707101978624_n

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor vijon inspektimet e tregjeve në kryeqytet, për të parë nëse masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit aplikohen dhe zbatohen nga të gjithë.

93575503_3174420992601893_3755807797791424512_n

Sot, kryeinspektorja Shëndetësore, Vjollca Braho, së bashku me administratorin e Njësisë nr. 2, Florian Pullazi, zhvilluan inspektim në tregjet e njësisë në Tiranë. 




Inspektimi vazhdoi edhe në tregun e Pazarit të Ri, ku Braho përsëriti thirrjen për dezinfektimin e tregjeve, ruajtjen e distancave, pajisjen me doreza dhe maska nga tregtarët dhe qytetarët.

92865579_3174420905935235_9210819436586467328_n


Vetëm sot, më datë 13 prill 2020, nga ana e ISHSH në të gjithë vendin janë kryer 64 inspektime dhe 1172 monitorime dhe vendosur 5 masa administrative.

93498100_3174421162601876_7788849137469882368_n

1. ISHSH Durrës, gjobë 50 000 lekë, subjekti me NIPT L21728504I, furrë buke.
2. ISHSH Durrës, gjobë 50 000 lekë, subjekti me NIPT L81309515O, shitje peshku.
3. ISHSH Durrës, gjobë 50 000 lekë, subjekti me NIPT K73513802G, dyqan bulmeti.
4. ISHSH Shkodër, gjobë 50 000 lekë, subjekti me NIPT K73513802G, furrë buke.
5. ISHSH Shkodër, gjobë 100 000 lekë, subjekti me NIPT K73513802G, dyqan veshjesh.



93132843_3174420495935276_6205332650060677120_n


“Jemi çdo ditë në terren për të kontrolluar zbatimin e masave të veçanta për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, theksonet në njoftim.

Gjenerali Robert Abrams : “Vepro herët, me të gjithë forcën”, si e frenoi gjenerali përhapjen e COVID-19 në Korenë e Jugut




“Vepro herët, me të gjithë forcën”, kjo është këshilla që jep Gjenerali Robert Abrams për të luftuar koronavirusin. Ai është gjenerali më i lartë amerikan në Korenë e Jugut.

“Do të duket si reagim i tepruar, por një javë më pas, komuniteti yt do ta kuptojë, njësia juaj do ta kuptojë.” Gjenerali Abrams, i cili foli njëherësh për Zërin e Amerikës dhe rrjetin televiziv CNN, komandon 28 mijë trupa amerikane të stacionuara në Korenë e Jugut.


Ishte komuniteti i parë amerikan në linjat e para të frontit kundër koronavirusit. Përpjekjet e trupave amerikane në Korenë e Jugut për të frenuar shpërthimin e epidemisë ofrojnë të mësime të rëndësishme në luftën globale kundër COVID-19.

Reagimi i shpejtë

Mësimi më i rëndësishëm, sipas zotit Abrams, është veprimi i menjëhershëm dhe i vendosur. “Duhet vepruar me shpejtësi dhe fuqishëm që nga fillimi. Virusi ka ritme shumë të larta infektimi.”

Në Korenë e Jugut kjo është më e qartë se kudo tjetër. Ai vend njoftoi rastin e parë më 20 janar. Rastet mbetën relativisht të ulëta për disa javë, deri sa një grua 61 vjeçare, rasti i 31-të i konfirmuar në atë vend, mori pjesë në një grumbullim fetar pasi ishte infektuar me koronavirus.

Brenda një jave në Korenë e Jugut u rregjistruan mijëra raste me mbi gjysmën të lidhura me grupin fetar. “Mjafton një njeri”, tha zoti Abrams, duke theksuar këtë rast, të ashtuquajturin pacientin 31 të Koresë së Jugut. Koreja e Jugut ishte në gjendje të shuante infeksionin në grup, falë fushatës së saj për testime të vrullshme të koronavirusit, hetimeve për të përcaktuar prejardhjen e infeksionit dhe izolimin e individëve të përfshirë.

Deri tani, ushtria amerikane në Korenë e Jugut e ka shmangur “super përhapjen”. Deri të premten, vetëm 17 individë të lidhur me forcat amerikane në Korenë e Jugut, përfshirë dy pjestarë në uniformë, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Lufta me vetëkënaqësinë

Ndërsa është shtuar numri i të infektuarve që kanë lidhje me ushtrinë amerikane gjatë javës së kaluar, zoti Abrams vuri në zbatim masa të reja të rrepta.Në kampin “Humpreys”, baza më e madhe amerikane në Korenë e Jugut, jeta ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Palestrat janë mbyllur, ndërsa janë pezulluar shërbimet me taksi dhe autobusë.

Në disa raste formohen rradhë jashtë dyqanit, pasi në të lejohen vetëm 100 njerëz njëherësh. Javën e kaluar, zoti Abrams deklaroi emergjencën e shëndetit publik, që i dha atij kompetenca më të larta për të vënë kufizime mes punonjësve civilë, kontraktorëve dhe familjeve të ushtarakëve. Ky veprim erdhi pasi një kontraktor amerikan u infektua me virus pasi kishte ngrënë në një restorant lokal, në kundërshtim me rregulloren.

“Beteja tani është në të vërtetë me vetëkënaqësinë për të garantuar që çdo individ të jetë vigjilent. Është e vështirë brenda një komuniteti, por ajo që njerëzit duhet të kuptojnë rreth këtij armiku është se mjafton që një personi vetëm të mos ndjekë udhëzimet. Kjo vë në rrezik shëndetin e të gjithë të tjerëve, që do të ishte pothuajse i menjëhershëm”, tha Gjenerali Abrams.Gatishmëria ushtarake
Aktivitetet e lidhura me misionin kanë ndryshuar. Mekanikët e mjeteve ajrore, për shembull, janë ndarë në ekipe. “Nëse një individ brenda një skuadre sëmuret, të gjithë mekanikët e tjerë nuk do të ndikohen.”

Gjenerali thotë se kështu është vepruar edhe për pilotët të cilët janë grupuar në vend të ndryshimit të orareve, duke e bërë më të lehtë zbulimin e rrugëve të infeksionit, nëse lind nevoja. Këto masa mund të ndikojnë tek gatishmëria ushtarake, kryesisht nëse ato zgjasin për një kohë të gjatë, thotë zoti Abrams. Ai shpreh besimin se mund të gjendet ekuilibri mes gatishmërisë luftarake dhe sigurisë shëndetësore.

“Ende po kryejmë fluturime për zbulimin, përgjimin dhe mbledhjen e informacioneve. Helikopterët tanë ende fluturojnë dhe po zhvillojmë trajnime rutinë. Na është dashur të bëjmë disa përshtatje por jemi të gjithë të aftë të bëjmë detyrën.” Ushtria amerikane duhet të përballet me koronavirusin dhe në të njëjtën kohë të mbajë nën vëzhgim Korenë e Veriut. Ky kërcënim u theksua muajin e kaluar kur Koreja e Veriut testoi një numër rekord raketash me rreze të shkurtër veprimi.

Sfidat e tjera

Situata në terren është ndërlikuar edhe më tej këtë javë pasi ushtria amerikane liroi përkohësisht 4 mijë punonjës civilë jugkoreanë, në mes të negociatave të bllokuara ushtarake për ndarjen e kostos mes Uashingtonit dhe Seulit.

“Kam bërë telefonata dhe komunikuar në email me Uashingtonin gjatë gjithë kohës”, tha zoti Abrams lidhur me bisedimet për ndarjen e kostos të udhëhequra nga Departamenti i Shtetit për palën amerikane.

I pyetur nëse ushtria është në gjendje të përballojë lirimin e përkohëshëm nga puna të punonjësve civilë lokalë, duke patur parasysh edhe situatën me koronavirusin, zoti Abrams u përgjigj: “Nuk kam rrugë tjetër. Kjo është pjesë e detyrave dhe përgjegjësive tona.”

Drejt së ardhmes

Kur kanë kaluar afro dy muaj nga shpërthimi i koronavirusit në Korenë e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe një pjesë e mirë e botës tani po nxjerrin të njëjtat mësime si ato në Korenë e Jugut. Një mësim i rendësishëm është se edhe kur duket se virusi është frenuar, beteja nuk ka marrë fund. “Nuk jam për të ulur kurbën, por për ta sheshuar plotësisht atë”, tha Gjeneral Abrams.

Hashashi nuk është zgjidhje antistres në kohën e pandemisë Covid 19



Nëse jeni duke pirë hashash për të lehtësuar stresin gjatë periudhës së pandemisë Covid-19, ekspertët thonë se është koha të mendoni dy herë. Pirja e marijuanës, mund të rrisë rrezikun për komplikime të rënda nga koronavirusi.

“Ajo që ndodh me rrugët tona të frymëmarrjes kur konsumojmë duhan ose kanabis është se shkaktohet një farë inflamacioni, një simptomë shumë e ngjashme me bronkitin, por më e rëndë se pirja e duhanit. Nëse keni inflamacion në rrugët e frymëmarrjes dhe prekeni nga Covid-19, mundësia është shumë e madhe për të pasur kompikacione të rënda” – tha Dr Albert Rizzo, zyrtar mjekësor i Shoqatës Amerikane të Mushkërive.


Ndoshta shumë njerëz thonë se kanë nisur të konsumojnë hashash gjatë pandemisë dhe pyetja që drejtohet është: Cili është dëmi? Problemi, tha Dr. Mitchell Glass, është kjo konsumimi i cigares bën që mjekët të kenë më pak mundësi për të diagnostifikuar simptomat tuaja.

Nga vjen kolla; nga pirja e duhanit apo është simptomë e koronavirusit? “Pirja e duhanit “kronike” e marijuanës, dëmton mushkëritë dhe shumë prej përdoruesve përfundojnë me bronkitin kronik,“– tha Glass.

Duhanpirësit dhe personat me sëmundje të tjera kronike të mushkërive, si dhe njerëzit me astmë të moderuar deri tek rasti më i rëndë janë tek ata me rrezik më të lartë për sëmundjen e Covid-19, përfshirë këtu skenarin e vendosjes në një ventilator në mënyrë që të vazhdojë frymëmarrje.

“Shenjat e dëmtimit të mushkërive nga pirja e kanabisit mund të shfaqen brenda disa ditësh. Kanabis digjet në një temperaturë shumë më të ulët se duhani. Kjo do të thotë se personi që është duke e pirë, është duke marrë një sasi të caktuar të bimës. Kjo irriton mushkëritë në të njëjtën mënyrë siç irritohet aparati i frymëmarrjes i personave që janë alergjikë nga lëpushka, thupra dhe lisi. Kështu që të gjithë përdoruesit e marihuanës fillojnë të shfaqin kollë të thatë,”– tha Glass.

Dhe duke qenë se një kollë e thatë është një nga simptomat kryesore e Covid-19, kolla e shkaktuar nga pirja e duhanit ose kanabisit mund të imitojë lehtësisht atë simptomë, duke e bërë më të vështirë zbulimin e diagnozës.

Amerikanët janë ata që përdorin në masë marijuanën dhe kjo sipas ekspertëve mund të jetë një nga arsyet se pse ata janë prekur kaq shumë. Sipas Anketës Kombëtare të 2018 më shumë se 43 milion amerikanë të moshës 12-vjeçare apo më të mëdhenj treguan se përdorin marijuanë.

Çfarë duhet të bëjmë?

Nëse nuk jeni duhanpirës i rregullt i marijuanës, mos filloni ta konsumoni. Nëse jeni duke e konsumuar dhe shfaqni simptoma, tregohuni të sinqertë me mjekët, pasi ata e kanë shumë të vështirë për ta dalluar prejardhjen e saj.

F.B

Shenja shprese në Europë, por optimizmin e shuan rasti i Britanisë


Evropa po jep shenja të reja shprese lidhur me pandeminë ndërsa numri i përditshëm i personave të prekur nga koronavirusi në Spanjë, Itali e Francë po ulet. Vdekjet si pasojë e koronavirusit dhe rastet me të infektuar vazhduan të bien edhe gjatë ditës së hënë në Spanjë, megjithëse autoritetet paralajmëruan mbi një shtrembërim të mundshëm të shifrave nga një raportim më i ngadalshëm gjatë fundjavës.

Ministria e shëndetësisë njoftoi 637 raste të tjera vdekjesh në 24 orët e fundit, numri më i ulët i vdekjeve në 13 ditë, ndërsa shifra totale llogaritet mbi 13 mijë që kur pandemia goditi vendin.


Po kështu edhe numri i infeksioneve të reja të regjistruara ishte më i ulti në dy javë. Spitalet njoftuan se ritmi i pacientëve që vijnë në repartet e urgjencës po bie, duke i dhënë një lehtësim shumë të nevojshëm punonjësve të mjekëve e mbingarkuar. Ndërkohë Italia ka shënuar nivelet më të ulëta në numrin e viktimave të raportuar prej më shumë se dy javësh dhe trajektorja e infeksionit duket se po shkon më në fund drejt rënies. Kreu i agjencisë së Mbrojtjes Civile Angelo Borrelli, tha të dielën se ishin regjistruar 525 raste vdekjesh në një hark kohor prej 24-orësh që nga e shtuna në mbrëmje. Kjo është shifra më e ulët në vend prej 19 marsit, kur u njoftuan 427 raste vdekjesh.

Por optimizmi u shua disi nga rritja e numrit të të vdekurve në Britani. Nga ana tjetër kryeministri i Britanisë Boris Johnson vazhdon të qëndrojë në krye të qeverisë pavarësisht shtrimit mbrëmë në spital. Zyra e tij tha se ky hap u morr për të qenë të kujdesshëm pas prekjes së zotit Johnson nga koronavirusi.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...