2020-04-13

Hashashi nuk është zgjidhje antistres në kohën e pandemisë Covid 19



Nëse jeni duke pirë hashash për të lehtësuar stresin gjatë periudhës së pandemisë Covid-19, ekspertët thonë se është koha të mendoni dy herë. Pirja e marijuanës, mund të rrisë rrezikun për komplikime të rënda nga koronavirusi.

“Ajo që ndodh me rrugët tona të frymëmarrjes kur konsumojmë duhan ose kanabis është se shkaktohet një farë inflamacioni, një simptomë shumë e ngjashme me bronkitin, por më e rëndë se pirja e duhanit. Nëse keni inflamacion në rrugët e frymëmarrjes dhe prekeni nga Covid-19, mundësia është shumë e madhe për të pasur kompikacione të rënda” – tha Dr Albert Rizzo, zyrtar mjekësor i Shoqatës Amerikane të Mushkërive.


Ndoshta shumë njerëz thonë se kanë nisur të konsumojnë hashash gjatë pandemisë dhe pyetja që drejtohet është: Cili është dëmi? Problemi, tha Dr. Mitchell Glass, është kjo konsumimi i cigares bën që mjekët të kenë më pak mundësi për të diagnostifikuar simptomat tuaja.

Nga vjen kolla; nga pirja e duhanit apo është simptomë e koronavirusit? “Pirja e duhanit “kronike” e marijuanës, dëmton mushkëritë dhe shumë prej përdoruesve përfundojnë me bronkitin kronik,“– tha Glass.

Duhanpirësit dhe personat me sëmundje të tjera kronike të mushkërive, si dhe njerëzit me astmë të moderuar deri tek rasti më i rëndë janë tek ata me rrezik më të lartë për sëmundjen e Covid-19, përfshirë këtu skenarin e vendosjes në një ventilator në mënyrë që të vazhdojë frymëmarrje.

“Shenjat e dëmtimit të mushkërive nga pirja e kanabisit mund të shfaqen brenda disa ditësh. Kanabis digjet në një temperaturë shumë më të ulët se duhani. Kjo do të thotë se personi që është duke e pirë, është duke marrë një sasi të caktuar të bimës. Kjo irriton mushkëritë në të njëjtën mënyrë siç irritohet aparati i frymëmarrjes i personave që janë alergjikë nga lëpushka, thupra dhe lisi. Kështu që të gjithë përdoruesit e marihuanës fillojnë të shfaqin kollë të thatë,”– tha Glass.

Dhe duke qenë se një kollë e thatë është një nga simptomat kryesore e Covid-19, kolla e shkaktuar nga pirja e duhanit ose kanabisit mund të imitojë lehtësisht atë simptomë, duke e bërë më të vështirë zbulimin e diagnozës.

Amerikanët janë ata që përdorin në masë marijuanën dhe kjo sipas ekspertëve mund të jetë një nga arsyet se pse ata janë prekur kaq shumë. Sipas Anketës Kombëtare të 2018 më shumë se 43 milion amerikanë të moshës 12-vjeçare apo më të mëdhenj treguan se përdorin marijuanë.

Çfarë duhet të bëjmë?

Nëse nuk jeni duhanpirës i rregullt i marijuanës, mos filloni ta konsumoni. Nëse jeni duke e konsumuar dhe shfaqni simptoma, tregohuni të sinqertë me mjekët, pasi ata e kanë shumë të vështirë për ta dalluar prejardhjen e saj.

F.B

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...