2020-04-13

Këshilla të vlefshme për të eliminuar rrezikun nga sëmurjet infektive



Ka disa mënyra të provuara për të mbajtur veten të shëndetshëm e larg mikrobeve, por egzistojnë disa forma të tjera praktike për të shpëtuar nga infeksionet. Lëkura juaj vepron si një pengesë e natyrshme kundër mikrobeve të dëmshme që shkaktojnë infeksione, por në momentin që gjejnë rrugë alternative për të hyrë në organizëm, mund të përbëjnë rrezik. Më poshtë po japim 10 këshilla të vlefshme për të zvogëluar rrezikun e prekjes nga infeksionet.



Lani duart shpesh dhe mirë

Mikrobet mund të jetojnë në sipërfaqe inerte nga disa minuta deri në disa muaj, në varësi të llojit dhe mjedisit. Këto mikrobe që shkaktojnë sëmundje mund të jetojnë edhe në tastierën e kompjuterit tuaj. Çuditërisht, shumica dërrmuese e njerëzve nuk e dinë mënyrën më të mirë për të larë duart në mënyrë efektive. Kështu që rekomandohet larje e plotë dhe e fuqishme me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda, pasuar me tharjen e dorës me një peshqir.

time.al - Kujdes! Përdorimi i telefonit në tualet rrit rrezikun e ...

Kujdes me sendet personale

Furça dhëmbësh, peshqirë, brisqe, shami dhe gërshërë mund të jenë burime të agjentëve infektivë (baktere, viruse dhe kërpudha). Kujdes me sendet tuaja personale, mos I ndani me askënd pasi në këtë mënyrë mund të jeni të predispozuar që të prekeni nga infeksione të ndryshme.

Keni ethe dhe kollë? Gjashtë hapat që duhet të ndiqni kur jeni në ...

Mbuloni gojën kur keni kollë ose teshtini

Higjiena e mirë personale përfshin jo vetëm pastërtinë, por edhe praktikën e vjetër të mbulimit të gojës kur ju kolliteni apo teshtini. 

9 Keshilla praktike nga mjeket si te mbrohemi nga koronavirusi ...

Për shumicën e infeksioneve, mikrobet që shkaktojnë sëmundje mund të fillojnë të rriten para shfaqjes së simpotmave, kështu që kollitja apo teshtitja mund t’i përhapë këto mikrobe në ajër. 

Si të mbrojmë veten dhe të tjerët nga koronavirusi – Gazeta Tema

Rekomandimi është që të mbuloni gojën sa herë që teshtini apo kolliteni.

10 këshilla të vlefshme për të eliminuar rrezikun nga infeksionet ...


Vaksinimi 

Sistemi juaj imunitar është projektuar që të ketë një “kujtesë” të infeksioneve të mëparshme. Kur trupi juaj ndesh një mikrob që ka shkaktuar më parë një infeksion, rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe antitrupave për të parandaluar infeksionin për herë të dytë. Megjithatë, duke u vaksinuar, ju rrisni kështu mbrojtjen ndaj infeksionit. Marrja e imunizimit që ju nevojitet do t’ju mbrojë juve dhe ata që janë përreth jush.

Si të hani shëndetshëm me parat që i keni | Bota Press

Hani shëndetshëm

Sëmundjet që vijnë nga ushqimi shpesh shfaqen nga përgatitja e ushqimit jo të mirë dhe zakonet e këqija të ngrënies. Mikrobet “lulëzojnë” pothuajse në të gjitha produktet ushqimore, dhe më shumë në ushqime të lëna në temperaturën e dhomës. Ftohja ngadalëson ose ndalon rritjen e mikrobeve më të mëdha. Kështu që mbani vendin ku gatuani të pastër, dhe lani të gjitha frutat dhe perimet mirë para se ti konsumoni.

Stejt Departamenti bën thirrje për kujdes gjatë udhëtimeve në Hong ...

Kujdes gjatë udhëtimeve

Sëmundjet infektive mund të merren lehtësisht gjatë udhëtimeve. Nëse destinacioni juaj i udhëtimit është ai ku uji mund të mos jetë fort I pastër, sigurohuni që të përdorni një burim të sigurt të ujit, si ai në shishe. Hani ushqime që janë gatuar mirë dhe shmangni perimet dhe frutat e papërpunuara. Përfundimisht, sigurohuni që të përditësoni të gjitha vaksinat që këshillohen ose kërkohen për destinacionin tuaj të udhëtimit.

Çfarë mund ta nxitë dëshirën seksuale - Telegrafi

Mardhënie seksuale të sigurta

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë ndoshta sëmundjet infektive më të parandalueshme. Duke kryer mardhënie të mbrojtura, transferimi i baktereve ose viruseve infektive nga një person në tjetrin mund të parandalohet.

8 pjesët e trupit që nuk duhet t'i prekni kurrë, rreziku është i ...

Duart larg fytyrës

Jo vetëm që është një tabu sociale, por prekja e hundës çon në përhapjen e një numri të infeksioneve. Shikoni përreth, dhe do të vini re se sa njerëz kanë duart e tyre pranë fytyrave të tyre. 

8 pjesë të trupit që nuk duhet t'i prekni me dorë! - Konica.al

Shumë mikrobe preferojnë mjedisin e ngrohtë, me lagështi brenda hundës, si dhe sipërfaqet e tjera të mbuluara me mukozë, siç janë sytë dhe gojët. 

KUJDES NGA BAKTERET, 8 pjesët e trupit që kurrë s'duhet të prekni ...

Infeksionet mund të parandalohen lehtësisht duke shmangur prekjen e këtyre zonave.

Personat që flasin me kafshët e tyre janë inteligjentë - Telegrafi

Kujdes me kafshët

Infeksionet që mund të përhapen nga kafshët tek njerëzit quhen “sëmundje zoonotike”. Nëse keni kafshe, sigurohuni që të kryeni kontrolle të rregullta dhe të verifikoni vaksinimin e tyre. Mbani fëmijët e vegjël larg nga fecet e kafshëve pasi mund të jenë burim për sëmundje si tërbimi ose gripi i shpendëve dhe pleshtat. Rekomandohet të jini të kujdesshëm kur hasni kafshë të egra.

time.al - Rama mburret se i ka hqeur llotot, por shikoni rrëfimin ...

Shikoni lajmet

Një verifikim i mirë i ngjarjeve të tanishme mund t’ju ndihmojë të merrni vendime të mençura rreth udhëtimit ose aktiviteteve të tjera rekreative. Për shembull, një shpërthim i gripit të shpendëve në Azi mund t’ju bëjë të mendoni dy herë për një udhëtim që keni planifikuar. Informohuni paraprakisht mbi shpërthimet e fundit të sëmundjeve epidemike para se të bëni një udhëtim.

FLORI BRUQI

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...