Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/14

Edmond Tupja – Kujtimet e një karrigeje


Edmond Tupja vjen me një vëllim të dytë me tregime erotike që mban titullin “Kujtimet e një karrigeje”. Një hulumtim fin i marrëdhënieve intime dhe dashurisë fizike, të cilat shpesh fshehin përmbajtje filozofike dhe shpirtërore. Rritja dhe zbulimi seksual gjatë adoleshencës, përballja me trupin, zbulimet fetishiste thjesht për hir të joshjes së seksit, dëshirat dhe epshet e kontrolluara e ato të pakontrolluara, ngërçi piskologjik i burrave të tradhëtuar apo pasojat e një adoleshence të dhunuar, të gjitha këto trajtohen me një gjuhë të hapur dhe mbështillen me erotizmin herë brutal, herë të sofistikuar.

Preç Zogaj – Anjeza nuk u zgjua

“Anjeza nuk u zgjua” është një roman mbi dashurinë, atë të përjetshmen, të cilën autori i romanit e ka dëshmuar përmes poezive në vëllimet që ka botuar njëri pas tjetrit, se e njeh mirë përgjatë përjetimeve vetjake dhe e shkruan më mirë poetikisht, si rrallëkush. Por ajo që njihet poetikisht nuk është e mjaftueshme që të jetë garanci suksesi për ta shkruar në prozë. “Prozatorët madje do më siguronin, duke ruajtur me një farë xhelozie sinorët e tyre, se poezia e shkruar më parë i bën keq autorit që guxon të merret me prozën, sepse ai do të rrezikonte të binte në atë mëkat që quhet poetizmi i prozës. Prozatorët shpesh i këshillojnë poetët që të mos merren me prozë, po ashtu si lojtarët e regbisë që do ta këshillonin një kërcimtar delikat baleti që të mos luajë regbi. Në një rast të tillë, faji do të ishte i prozatorëve, të cilët do të dëshmonin se nuk i njohin muskujt e padukshëm të poezisë …”, shkruan për këtë libër Rudolf Marku.

Rudolf Marku – Kësulkuqja vjen me trenin e dhjetës

“Dalja e romanit “Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës” të Rudolf Markut konfirmon shkrimtarin, që luan me fjalën si rrëfim, me zhanrin si riformulim i pastër, ku prekim një përzierje të prozës me poezinë, me eseistikën, duke dëshmuar se parësore, për këtë shkrimtar rebel në poezi dhe përkthime, është eksperimenti letrar, gjuhësor dhe letrar i cili bëhet i prekshëm në të gjithë elementët sendërtues të veprës letrare, por më e rrokshme kjo ndjesi vjen në ndërthurjen e një romani të përveçëm, si kohë dhe hapësirë, si tipologji shkrimi dhe temporitmikë e fjalës, si skicim dhe plazmim i personazheve, që lëvizin në hapësirat e tekstit, e ku duket se është një tekst që ka në qendër dashurinë e humbur, por mbase kohën e shkretimit të qenies, pra sistemin që e vriste dashurinë e pafajshme” shkruan për këtë libër Behar Gjoka.

Mimoza Ahmeti – Tregimet e Civilizimi




Tregime të shkurtra që rikthejnë sërish në prozë një nga emrat e dashur të poezisë shqipe, Mimoza Ahmetin. Përshkruar nga tone filozofike ato dallojnë për ngarkesën emocionale. Libri është në stilin dallues të Ahmetit ku në fokus është njeriu, qenia njerëzore, ekzistenca e tij.

Andi Bejtja – Atdhedashuri



Gjithë natën eci nëpër ëndrra, në mëngjes s’më dhembin këmbët… por zemra… kjo është një nga 50 poezitë, por dhe 7 tekste këngësh që vijnë për lexuesin dhe adhuruesin e poezisë nën titullin domethënës të Andi Bejte. Me pesëdhjetë poezi ti thuash te gjitha. “Për këdo që e ka lexuar Andin më parë, apo ka dëgjuar edhe thjesht thënë nga miq se ai është një poet shumë i mirë, e ka në dorë ta provojë e ta bëjë realitet shijimin e poezisë se tij”, thotë botuesja Arlinda Dudaj.

Ornela Vorpsi – Vendi ku nuk vdiset kurrë







Libri të cilin autorja për pesëmbëdhjetë vvite nuk deshi ta botonte në shqip. Një libër për të mos u humbur, një libër që provokon, të bën të mendosh, të të pëlqejë pa masë e mbase dhe ta urresh pa masë. Është vendi ku nuk vdiset kurrë. Të kalitur nga orë të pafundta tryezave, të ujitur nga rakia që kullon lumë, të dezinfektuar nga specat djegës mbi ullinjtë e vajtë, këtu trupi kalitet për t’i bërë ballë çdo sfide. Shtylla kurrizore është e hekurt. Mund ta përdoresh si t’i pëlqejë së bardhës zemër. Në rast avarie, i gjendet dermani. Për sa i takon zemrës, ajo mund të dhjamoset, të nekrozohet, të pësojë infarkte, tromboza, e nuk e di çfarë tjetër, por, ajo di të rezistojë madhështore. Jemi në Shqipëri, këtu s’bëhet shaka. Ornela, silueti që elektrizonte trotuaret me gropa të Rrugës së Durrësit dhe xixëllinte mijëra sy në bordurat përballë Dajtit, rikthehet për të na çuar në vendin ku nuk vdiset kurrë. Ky nuk është një roman, edhe pse quhet i tillë, ky është një amanet i dikujt që nuk vdes kurrë.

nga Ognjen Spahić: Femijet e Hansenit


“Fëmijët e Hansenit” të Ognjen Spahić – fitues i Çmimit Europian të Letërsisë, 2104 – përmes metaforës brilante komunizëm-lebër, autori sjell me elegancë, por pa mëshirë, pamjet e një bote që lexuesi i ka ndeshur me përmbysjen e regjimeve totalitariste, frikën për ta thënë deri në fund të vërtetën, trishtimin, humorin dhe horrorin në kohë krizash. Është fundi i viteve 1980. Europa është gati të ndryshojë përgjithmonë.

Shtëpia Botuese Botimet Poeteka

Fëmijët e Hansenit


ISBN 9789928230058

Është fundi i viteve 1980. Europa është gati të ndryshojë përgjithmonë. Në një cep të Rumanisë, dy burra presin që edhe realiteti dhe fati i lebrozit që u ka rënë për pjesë të ndryshojë. Ky libër unik dhe tronditës ofron pamjet e një bote që lexuesi nuk i ka ndeshur më parë.

Frikë për të thënë të vërtetën, mprehëtsi, trishtim, surrealizëm, miqësi dhe horror. Ky roman i jashtëzakonshëm i Ognjen Spahic na rrëmben drejt udhëtimit përmes vendeve ky revolucioni po ndodh, duke ndryshuar edhe mënyrën tonë të të vështruarit mbi këtë kapitull të historisë. Sfidues në përshkrimin e rënies së tij palavdishëm të një sitemi, përmes metaforës brilante komunizëm-lebër.

Çoroditja e ndjenjave tona mbi identitetin, përjetimet në lidhje pabarazinë e vazhdueshme mes Perëndimit dhe Lindjes, Ky është një libër në lidhje me qeniet e bërë kafshët e organeve të tjera, të gjithë kohës, dhe se si ata mbajnë veten në anën e qytetërimit.

Elegante dhe pa mëshirë, ajo përparon drejt përfundimit të tij. Romani Fëmijët Hansenit nuk e lejon

lexuesin të mbetet indiferent ndaj asaj që rrëfehet me elegancë, por ma mëshirë mbi anët e errëta të një pjese të qytetërimit, që përparon drejt fundit të vet.

Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...