Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/16

Presidenti amerikan Donald Trump ka autoritetin për heqjen e masave kufizuese


Presidenti Donald Trump tha të hënën se ai ka autoritetin për lehtësimin e masave kufizuese kundër pandemisë së koronavirusit dhe rihapjen e ekonomisë. Por guvernatorë nga të dyja partitë u përgjigjën me shpejtësi, duke thënë se përgjegjësia e tyre kryesore kushtetuese është siguria publike në shtetet e tyre dhe se ata do të vendosnin se kur do të jetë e sigurt heqja e kufizimve dhe rikthimi normal i operacioneve.
In this April 9, 2020 photo, Gov. Gavin Newsom gives his coronavirus update. The governor said California plans to spend $1 billion to buy 500 million masks with the idea of distributing them throughout the western U.S.
In this April 9, 2020 photo, Gov. Gavin Newsom gives his coronavirus update. The governor said California plans to spend $1 billion to buy 500 million masks with the idea of distributing them throughout the western U.S.
Udhëheqësit demokratë në shtetet verilindore dhe ato perëndimore të vendit njoftuan një paktë të veçant shtetëror për të koordinuar përpjekjet e tyre për të mos lehtësuar kufizimet ose rihapur bizneset, ndërkohë që Presidenti Trump pretendoi se kjo ishte në kompetencën e tij.
"Kur dikush është president i Shteteve të Bashkuara, autoriteti është total," tha Trump në konferencën e shtypit për koronavirusin në Shtëpisë e Bardhë. "Guvernatorët e dinë këtë."
Por ai nuk ofroi asnjë të dhënë specifike në lidhje me burimin e autoritetit të tij ose planin e tij për të rihapur ekonominë.
I shqetësur nga pasojat e krizës së shëndetit publik dhe asaj ekonomike, Presidenti Trump ka mbështetur rekomandimet federale për distancimin shoqëror që skadojnë në fund të muajit. Por guvernatorët dhe drejtuesit lokalë kanë qenë ata që kanë vënë kufizime të detyrueshme, përfshirë mbylljen e shkollave dhe mbylljen e bizneseve jo thelbësore.
Presidenti Donald Trump tha të hënën se ai së shpejti do të vendosë nëse do të rihapë ekonominë Shtetet e Bashkuara pasi ekspertët e shëndetit shprehen optimizëm se më e keqja e pandemisë së koronavirusit në vend së shpejti mund të kalojë.
Në Shtetet e Bashkuara, 42 nga 50 guvernatorët e shteteve kanë vendosur urdhëra për të qëndruar në shtëpi ndërsa virusi po përhapet në të gjithë vendin. Presidenti Trump rekomandoi distancimin shoqëror të amerikanëve deri në fund të prillit, por tani po shqyrton mundësinë e rihapjes së plotë ose të pjesshme të vendit më 1 maj.
Ndërsa raportimet e mediave në Shtetet e Bashkuara kanë sugjeruar se vendimi për heqjen e kufizimeve është përgjegjësi e guvernatorëve të shteteve, Presidenti Trump tha në Twitter, "Duhet kuptohet plotësisht se kjo është e pasaktë."
Trump tha, "Është vendim i Presidentit, dhe për shumë arsye të mira. Administrata dhe unë po punojmë ngushtë me guvernatorët, dhe kjo do të vazhdojë. Një vendim nga unë, në bashkëpunim me guvernatorët dhe me kontributin e të tjerëve, do të merret së shpejti!"
Ekspertët e lartë të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara po shprehin optimizëm se përhapja e koronavirusit në vend po ngadalësohet.
"Në mes të tragjedisë, ka shpresë," tha zyrtari i lartë i shëndetësisë, Jerome Adams në një postim në Twitter.
Ai tha se shtetet perëndimore të Kalifornisë dhe Uashingtonit "mbeten të qëndrueshme" sa i përket numrit të rasteve të reja. Adams tha se numri i infektimeve në Nju Jork dhe Nju Xhërsi në lindje të Shteteve të Bashkuara dhe qytetet e Detroit në pjesën qëndrore dhe Nju Orlinsit në jug "duket se po nivelizohet".
“Distancimi shoqëror dhe masat kufizueze po funksionojnë. Po shohim një dritë në fund të këtij tuneli të errët," tha Adams, pasi ai u bëri thirrje amerikanëve të vazhdojnë të mbajnë një distancë të pakten prej dy metrash larg njëri-tjetrit.
Doktor Robert Redfield, Drejtor i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha për emisionin "Today" të kanalit NBC se, "Ne po i afrohemi pikut tani. Shpresoj këtë javë. Ju e dini që keni arritur pikun kur në një ditë në të vërtetë ka më pak raste së në ditën e mëparshme. Ne jemi duke u stabilizuar në të gjithë vendin tani për sa i përket përhapjes (së virusit)."
Robert Redfield CDC
Robert Redfield CDC
Por Redfield, ashtu si zyrtarët e tjerë të shëndetit, shprehu shqetësime për rihapjen e vendit më 1 maj, datë që po shqyrtohet nga Presidenti Trump.
Dr. Anthony Fauci, Drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, tha të Dielën se ekziston një "rrezik i jashtëzakonshëm" i përhapjes së mëtejshme të koronavirusit nëse Shtetet e Bashkuara i kthehen normalitet shumë shpejt.
"Nuk ka dyshim se ne duhet të rihapemi në mënyrë duhet," për të shmangur një ringjallje të koronavirusit në korrik dhe gusht, tha Redfield. "Do të jetë një proces hap pas hapi, gradual. Duhet të jetë një proces i bazuar në të dhëna".
Vlerësimi i tyre erdhi ndërsa numri i të vdekurve në Shtetet e Bashkuara vazhdon të rritet, duke arritur në 22,000, me 558,000 raste të konfirmuara.
Redfield tha se shkalla e vdekshmërisë, "megjithëse për fat të keq është ende shumë e lartë, ajo doli të jetë shumë më e ulët sesa e parashikonim" për shkak të distancimit shoqëror.
Trump në janar, shkurt dhe gjysmën e marsit minimizoi kërcënimin nga koronavirusi pas njoftimeve të para për përhapjen e virusit në Kinë, para se të shpallte një emergjencë kombëtare në mes të marsit 2020. Në disa raste, ai ka thënë se kishte pak raste në Shtetet e Bashkuara dhe se sëmundja shumë shpejt të të venitej.
Presidenti  amerikan Donald Trump të dielën ishte i zemëruar me një vlerësim të zotit ,dr.Fauci në një intervistë me rrjetin CNN në të cilën tha se "padyshim" reagimi i vendit mund të kishte qenë më i mirë.
Trump ka ripostoi në Twitter një mesazh të një mbështetësi të tij që kërkonte shkarkimin e zotit Fauci, megjithëse Fauci ka vazhduar të shfaqet së bashku me presidentin në konferencat për shyp të Shtëpisë së Bardhë mbi koronavirusin
Të hënën pasdite, Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë njoftimet për shkarkimin e zotit Fauci.
"Këto janë diskutime qesharake të mediave," tha zëdhënësi i Presidentit Trump Hogan Gidley. "Presidenti Trump nuk po pushon nga puna Dr. Faucin."
Gidley shtoi se “Dr. Fauci ka qenë dhe mbetet një këshilltar besnik i Presidentit Trump”.

Presidenti Donald Trump në çekun e ndihmës ekonomike


Presidenti Donald Trump në momentin e nënshkrimit në Zyrën Ovale të paketës ligjore për asistencën ekonomike (27 mars 2020)
Departamenti amerikan i Thesarit ka urdhëruar që nënshkrimi i Presidentit Donald Trump të shfaqet në çeqet që u dërgohen dhjetëra miliona amerikanëve, si pjesë e përpjekjes së qeverisë për të nxitur ekonominë e vendit përballë pandemisë së koronavirusit.

Normalisht, kur qeveria amerikane ka dërguar çeqe rutinë të asistencës mujore ose shuma të rastësishme stimuli financiar në vitet e kaluara, ato janë nënshkruar nga një shërbyes civil nga agjensia që i lëshon ato.

Shtetet e Bashkuara dërguan këtë javë 80 milionë depozita direkte në llogaritë bankare të amerikanëve për të cilët kishte numrat e llogarive në dosje.

Emri i Presidentit Trump nuk figuron në depozitat e drejtpërdrejta, pjesë e planit të shpëtimit prej 2 trilionë dollarësh të qeverisë amerikane për ekonominë e goditur, duke dërguar deri në 1.200 dollarë pagesa për rreth 90% të amerikanëve të rritur.

Por, qeveria në ditët në vijim ka filluar të dërgojë fleta çeqesh për 70 milionë amerikanë për të cilët ka vetëm adresën e shtëpisë, por jo edhe informacione për llogarinë e tyre bankare.

Këto çeqe do të tregojnë nënshkrimin e udhëheqësit amerikan - "Presidenti Donald J. Trump" - në anën e majtë të fletëpagesës.

Do të jetë hera e parë që nënshkrimi i një presidenti amerikan do të shfaqet në një disbursim nga agjensia e mbledhjes së taksave të vendit, Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme (IRS). Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i thanë gazetës Washington Post se Presidenti Trump i kishte sugjeruar Sekretarit të Thesarit Steven Mnuchin, i cili mbikëqyr agjencinë e taksave, ta lejojë atë që të nënshkruajë zyrtarisht pagesat e stimulit ekonomik.

Në fillim të prillit, në një konferencë lajmesh, Trump mohoi të donte të kishte emrin e tij në pagesat me postë.

“A dua t'i nënshkruaj ato? Jo”, tha ai. Por, ai i përshkroi përpjekjet për shpëtimin financiar nga koronavirusi, me dërgimin e më shumë se 292 milionë dollarëve për familjet amerikane, si një "iniciativë e administratës Trump".

Agjensia tatimore ka aftësinë të dërgojë me postë rreth pesë milionë kontrolle në javë, kështu që procesi mund të zgjasë muaj me radhë.

Presidenti Trump, duke u përballur me sfidën e rizgjedhjes në nëntor përballë ish-Nënpresidentit Joe Biden, po bën presion për të rihapur ekonominë e vendit, ose të paktën pjesë të saj deri më 1 maj, megjithëse ndërkaq numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit po rritet në Shtetet e Bashkuara, duke arritur në mbi 600 mijë, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 26 mijë.

Deri në momentin kur koronavirusi goditi Shtetet e Bashkuara, forca e ekonomisë amerikane, më e madhja në botë, ishte pika më e fortë e fushatës së Presidentit Trump për rizgjedhjen për një mandat të ri katër vjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

Ditët e fundit, Presidenti Trump ka mbrojtur me forcë veprimet e tij në betejën kundër virusit, megjithëse njoftime e reja të lajmeve treguan që këshilltarët e paralajmëruan atë në javët e para të vitit për kërcënimin e koronavirusit. Presidenti Trump minimizoi shqetësimet gjatë gjithë janarit, shkurtit dhe gjysmës së marsit, përpara se të shpallte një emergjencë kombëtare në mes të marsit.

Udhëheqësi demokrat në Senat, Chuck Schumer, shpesh një kritik i Presidentit  Donald Trump, i tha kanalit MSNBC mbrëmjen e së martës se direktiva e Presidentit Trump për të pasur nënshkrimin e tij në çeqet e stimulit ekonomik ishte pjesë e përpjekjes së tij për ta mbajtur fokusin tek vetvetja.

"Duket se pothuajse çdo ditë presidenti mendon se kjo krizë sillet rreth tij dhe dëshirave të tij, nevojave të tij, armiqve të tij," tha Senatori Schumer.

Pagesat stimuluese u dërgohen tatimpaguesve individualë, të cilët fitojnë deri në 99,000 dollarë në vit, si dhe për çifte, të ardhurat e përbashkëta të të cilëve arrijnë në jo më shumë se 198,000 dollarë në vit. Gjithashtu, për çdo fëmijë do të dërgohet pagesa 500 dollarë.

2020/04/15

BEKIM JASHARI ESHTE BEKIMI I QIELLIT TE LIRISE SE KOSOVES…



Reportazh nga Detroiti SHBA

“…a thua Albin Kurti do ta degjoje kete thirrje qe Kosoves ti jape zgjidhje dhe Korbave te tokes martire qe hane djathin e pine qumeshtin e tradhetise ti beje te vjellin corben e krimit dhe te pine helmin e gjarperit serb me te cilin fatkeqesiht u ushqyen ne kete jete!



ZEF PERGEGA

Sot ne megjes gjysem i mbyllur dhe me gjysem fryme u trishtova, kur pashe ne internet nje foto te shenjtores Nana Tereze, e cila ishte e mbuluar me nje kostum te zi si i levizjes “ KU KLUX KLAN” raciste e viteve ’70 ne Amerike, por qe ne goje dhe ne femijen qe ka ne krah i kishin vene nje maske…menjehre mora telefonin dhe fola me intelektualin atdhetar i permasave kombetare Dr. Flori Bruqin. E ai me tha: “Bace, nuk eshte e vertete. 95% e kosovareve e duan Nana Terezen e duan Gjergj Kastriotin, e kush po pyet per 5% qe ku do e gjen berllokun!”

Keshtu nisa sot ta shkruaj nje reportazh per Kosoven, ngase me dhemb nen lekure liria dhe progresi i saj edhe duke u ndjere i pernduar se ne disa raste i kemi mbeshtetur keto gangstera, qe si rriqena jane, mufat duke pire gjakun e lirise se Kosoves.

 Diaspora shqiptare ajo e ndegjegjshme eshte ne nje deshperim te madh se u duket se gjithe ai mund, djerse, pare e sakrifikim jete se u ka shkuar dem, ndersa demat e kuq serbofile ferkojne duat per portofolet e mbushura per pune te padobishme qe kane kryer…


Albin Kuri sapo iu drejtue diaspores ajo nuk u kursye, por ai krahas, duhet te beje nje dialog te hapur me diasporen, ti ftoje ato ne dialog dhe te vjele mendime sesi duhet te dilet nga situate… Nje memorandum mirekutimi duhet te vendoset ne mes paleve e anija e drejte e Kosoves nuk do te lekundet me!

Kush kishte me qene nje propozim i hapur. Per te miren e Kosoves dhe nese don qe cerdhen e sikftereve e te korbave qe kane cerdhe ne instucionet e Kosoves qe cdo dite kane glacuar syte e popullit te tyre, ALBIN KURTI, duhet te marre disa veprime te guximshme
BEMIM JASHARIN TA PROPOZOJE SI KRYEMINISTER TE RI DERISA TE PERFUNDOJNE KLANI THACI – MUSTAFA- HARADINAJ –LIMAJ!

Kjo do te jete liria e dyte e Kosoves.

Te therrase ne qeverine e re: Akademiket dhe intelektualet me te mire te Kosoves, te cilet jane te gatshem per te perballuar sfidat e vendit te tyre derisa te mundin te vene ne tavolinen e drejtesise tradhetaret e kombit e t’u hiqet e drejta e pjesmarrjes ne parti e te zgjidhen ne forume. 

Klase e flliqte me hijena, Kosove mos e mbaje brenda se boll te ka helmuar e te ka trazuar deri ne gur te varrit..

E ftoj Albinin ta beje kete e, Bekimi primier i qeverise dhe ta pranoje kete sfide ne emer te gjakut qe ka derdh famija e tij, duke sakrifikur 56 pjestare te familjes se vet.

Kosove mos e hejon dijen tende ne dore te horrave…! Se te diturit e tu jane syte e tu!

BEKIM JASHARI NUK E PRANOI KOLLTUKUN E MIRADINAVE DHE TE HAJNAVE

I pa kontestushëm për Premier!!! Sa per njohje per shqiptaret e Amerikes

U lind më 28.01.1975 në Prekaz të Poshtëm të Skënderajt, në një familje me tradita kombëtare dhe me vlera intelektuale, si prijëse të arsimit shqip në Skenderaj.

 Si fëmiu i parë i çiftit Hamëz dhe Feride, në një familje të madhe, Bekimi u ngroh edhe me dashurinë e gjyshërve dhe axhallarëve. Si nipi i mësuesit Shaban, edukimi ka qenë primar në formimin e Bekimit. 

Kështu që, shkollimin fillor dhe të mesëm, e mbaroi në Skenderaj me zell dhe përkushtim. 

Me përfundimin e shkollës së mesme, në vitin 1992 situata politike ishte rënduar skajshmërisht në vendin tonë. Situatë kjo, që nuk e kurseu as Bekimin 18 vjeçar.

Mundësitë e Bekimit për shkollim universitar ishin zbehur dhe qëndrimi i tij në Kosovë si biri i ideologut politik të rezistencës luftarake Hamëz Jashari – paraqiste rrezik. 

Rrjedhimisht në Korrik te vitit 1993 Bekimi me bekimin e babait Hamëz, mori rrugën e mërgimit. Bekimi u vendos në Munich të Gjermanisë – te axha Rifat, i cili krahas punës nga e cila varej mirëqenia e familjës në Kosovë, mbi supe mori edhe barrën e kujdestarisë së pasardhësve të tri degëve: Muratit, Lulëzimit dhe Bekimit, të trungut: Shaban Jashari. 

Gjatë qëndrimit në mërgim, Bekimi si biri i Jasharëve ishte i njoftuar në mënyrë sistematike për gjendjen në Kosovë dhe zhvillimet politike e luftarake atje, andaj për Bekimin dhe familjën Jashari, kushtimisht ka qenë e pritshme “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, që ishte një shkëndijë e lirisë që u nis nga shtëpia e familjës së Bekimit në Mars 1998, dhe u shpërnda në gjithë Kosovën. Gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, Bekimi nuk u kufizua vetëm me situatën dhe veprimtarinë politike. 

Ai gjatë tërë qëndrimit të tij në shtetin nikoqir vazhdoi të arsimohet, aftësohet profesionalisht, dhe të punojë me zell në koorporatën më të madhe automobilistike, -Bayerisches Motoren Werke. 

Padyshim se sinergjia e vlerave intelektuale dhe të punës së familjes, me vlerat e fuqishme të arsimit dhe punës në Gjermani ndikuan shumë në qasjen e Bekimit më vonë gjatë karrierës së tij. Rënia heroike e Familjes Jashari, krahas dhimbjes së madhe, Bekimin e ngarkoi edhe me përgjegjësi të reja për vazhdimin e mbështetjes së luftës për çlirimin e vendit, si dhe mision për ruajtjen e trashëgimisë së Familjes, andaj në Shtator të vitit 1998 kurorëzoi dashurinë me martesë dhe u zotua të transmetojë vlerat e brezave të kaluar të Jasharëve tek brezi i ri i pasardhësve. 

Në Prill të 1999, Bekimi nga mërgimi u kthye në Shqipëri ku vizitoi kampet e refugjatëve dhe çlirimtarët e UÇK-së, dhe pas përfundimit të luftës hyri në Kosovë bashkë me bacë Rifatin dhe familjarë tjerë me pritje të UÇK-së. 

Kosova e priti Bekimin, dhe Bekimi në mes të dhimbjes për vuajtjet e Kosovës, po ngushëllohej me çlirimin e Kosovës dhe përqafimin e Besartës – motrës së mbijetuar nga beteja e Marsit 1998, e cila gjatë tërë kësaj periudhe qëndroi në Kosovë dhe nuk kishte pasur kontakt me Bekimin. 

Nga moment i çlirimit dhe shpresës për një të ardhme, kishte filluar epokë e re për Bekimin dhe familjen e tij, me përgjegjësi të reja – duke u ngritur Familja Jashari në institucion moral për gjithë shqiptarinë. 

Pas çlirimit të vendit, Bekimi prap u kthye në Gjermani, për të vazhduar punën me qëllim të sigurimit të një mirëqenie për familje, si dhe të marrjes së përvojave dhe praktikave më të mira profesionale për t’u kthyer mëpastaj në Kosovë. 

Në vitin 2005 kthehet përfundimisht në Kosovë – aty ku kishte lënë ëndërrat dhe shpresat. 

Menjëherë filloi studimet e mëtutjeshme deri në ato postdiplomike në fushën e drejtësisë dhe vazhdoi karrierën e tij profesionale me përvojat shumë të vlefshme nga një shtet i zhvilluar si Gjermania. 

Më vonë zgjidhet Kryetar i Klubit Futbollistik “Drenica”, ku për një vit e gjysmë përmes reformave menaxheriale arriti suksese të jashtëzakonshme. 

Bekimi në Korrik të vitit 2008, pas sukseseve menaxheriale për të cilat u dallua, vazhdoi me një përgjegjësi të re si menaxher, duke u zgjedhur Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. 

Gjatë mandatit të tij, llogaritet që kjo ndërmarrje publike ka performuar nē mënyrën më të mirë ndonjëherë duke arritur rezultate rekorde për atë kohë, si për numër të udhëtarëve, ashtu edhe për dividendë, investime, dhe transferim të plotë të menaxhimit në duar të vendorëve.

 Po ashtu, Bekimi gjatë këtij funksioni ka udhëhequr dy procese historike në fushën e menaxhimit të aviacionit: koncesionimin e aeroportit me kushte të favorshme në interes të Republikës së Kosovës dhe krijimin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror. 

Nga viti 2015 Bekimi vazhdoi të kaloi nga funksioni i menaxherit në detyrën e ndërmarrësit dhe punëdhënësit direkt në sektorin privat, duke themeluar biznesin e tij, ku instaloi kulturë dhe përvoja perëndimore në menaxhim.

 Gjatë gjithë karrierës së tij, Bekimi ka qenë promotor i përkushtuar i zhvillimeve pozitive duke u bazuar programet e tij në profesionalizëm, planifikim, punë ekipore, llogaridhënie.

 Dhe këtë qytetarët e Skenderajt e vlerësuan krahas të qenurit i biri i Heroit të Kombit Hamëz Jashari, duke organizuar në muajin Gusht të vitit 2017 peticionin përmes të cilit kërkuan nga Bekimi të kandidojë për Kryetar të Skënderajt. 

Duke ndjerë përgjegjësi para atdheut, para familjes, dhe para të ardhmes së Skënderajt, Bekimi iu përgjigj pozitivisht thirrjes së qytetarëve për përfaqësim.

 Fushata politike e realizuar dhe fitorja e Bekim Jasharit në Komunën e Skënderajt do të mbetet e papërsëritshme, duke promovuar demokracinë në Skënderaj.

 Sot, si Kryetar i Komunës së Skënderajt, Bekimi është i përkushtuar për të mirën publike dhe një qeverisje mbi bazën e parimeve për transparencë dhe llogaridhënie.

Ai vazhdon të jetojë në truallin e të parëve në Prekaz të Poshtëm së bashku me familje.

VELLA PSE MA DREJTOVE PUSHKEN…PSE ME VRAVE…BASKE ISHIM NE LLOGORE

…pytjen: “pse me vrave o vella?!” nё Kosovё sot e bёn dora e shtrirё e lypёsit tё Prishtinёs, ish-ushtar i UCK-sё

Para syve tё tij kalon makina e blindur e udhёheqёsit tё shtetit. Fёrkon sytё e nuk po din mё dallue, a ёshtё tanku serb apo diç tjetёr.

 Shikon eskoreten qё e ndjek deri nё harem dha aty e kupton se ёshtё vellau i luftёs qё me te e ndau copёn e bukёs. 

Ai nё llogore e vellau i pushtetit tue iu vjedh lufteё si gjarpёri nё traun e flakёs. Pёrsёri ai shtrinё dorёn pёr lemoshё se vёllau e ka vra, po nuk guxon mё e pёrmend vёllavrasjen! 

Kёtё pytje tue e derdh lotin qё nuk bёzan e bёn pra sot nё Kosovё ushtari i lirisё me rroba tё shkyme e fytyre tё varrume , me nder tё perdhosun e mё njё jetё mizerje nga mizerja e berlloku i pushtetit mjeran nё njё kohё migjeniane!

Njё krah e mban jashte ushtari dhe heroj i lirisё, me gjysmen e zemrёs qё e tund dheun pyet: “Pse na vratё, o janana!”

-Nane, babё, gjysh e gjyshe, pse o njerёz ju kanё vra,- pyet femija ne djep. Si mund tё kemё ardh nё kёte jetё nga njё famije e vrame?! Kёtё pytje e bёn sot edhe ai fёmija qё ia kaluan jetёn e mishin nё thikё dhe paramilirate shkja, qё tash po i thua vёlla, e hodhёn nё vorbёn e kosovarit, kur i thanё se pёr darkё do tё hanin kockat e krijesёs sё tyre! 

Kёtё pytje e shtron sot fёmija se nuk ka abetare, nuk ka kushte nё shkollё e nё shtёpi, nuk ka tё ardheme e ai shkruan: “pse mё vrave vёlla!” 

Po pse a mund ti thuash vёlla atij qё ta pin gjakun nё gosti e harem, me keq se njё krimb serb?! Pse vёlla ёshtё ai qe ka vile e prona e mua me nxjerr nga toka?! 

Eshtё tragjike, kur nje plak mё tha nё Kosovё: “…ishim mё mirё, kur ishim keq nёn dhunёn e pushtetin kriminal serb, por sot me njё vrasje tё padukshme po na pinё gjakun ata qё thanё se po luftojnё pёr gjakun e tё parёve!”

Nëse pёrsoni, i cili merr jetën e dikujt tjetër është në kundërshtim me ligjet, nëse veprimi është i qëllimshëm dhe me pasojë vdekjen, atëherë dënimi për kriminelin është vdekja, si në Kur’an ashtu edhe në Bibël! 

Po nёse sikush vret njё popull, ç’ka bahet?! Po gjykata kushtetuese ngroh vezёt e bollёs sё pusht-etit dhe na flet pёr lirinё e qytetarёve tё saj qё nuk u ka mbetur kurr njё pikё gjaku nё shtyllёn e karakterit. 

Vellau ia ka shit gjakun vellait dhe gjykata vё syzet mbrapsht tё lexojё nenet sheshit tё boshatisur nga sёmundja si daullxhiu i haremit tё mbrёmjeve tё gremisura nё dritёn e syrit qё gёrthet:”vella pse mё varve?!”


Kёtё pytje e bёjnё jo vetёm varret, por qindara e mijёra nga vargu i trishtimit tё mergimit.

-Bash qaty nё Kodrёn e diellit tem baca me amanet ma ka lan nji vend, a po ma kthen vella, ta baj edhe unё njё konak pёr fёmijet e mi?! “O vёllau em tash me kusht-kurthёn e gjykates njё turku e njё serbi ia kanё dhan!. 

Shko ku tё duash e kёrko derman se s’kam ça tё baj!” U trebёn sot nё Prishtine prej fjalёs revoltё e vёllavrasje. Po s’ke ma çka mё vra! Nuk u trёmb populli, po politika e media e gjykatё kusht-kurtha qё me vendime ёshtё ajo ёshtё rreshtu nё anёn e gotёs se gjakut nё vend tё qumёshtit!

 Nuk guxon tё thotё se keru i shtetit e ka paramendua se si do tё jetё qeverisja pas mocionit tё mosbesimit pёr qeverinё. Pargjykimi ёshtё thyrje kushteturese. Po ku pyet vellau qё vret çka asht ligji e çka asht e drejta! 

Vrasja konsiderohet si krimi më i madh dhe një nga mëkatet kapitale, si në Kur’an ashtu edhe në Bibël. 

Kjo ndalesë është një nga verdiktet më konsistente që ekzistojnë në të gjitha fetë monoteiste. Po me te pafete e pushtetit ne Prishtine?! Ky veprim i ndaluar nga urdhri: “Ti nuk duhet të vrasësh” në Bibël, është gjithashtu urdhëresa e gjashtë e Dhjetë urdhëresave. 

Ky rregull mbron të drejtën më themelore të qenieve njerëzore, të drejtën për të jetuar dhe vë theksin mbi rëndësinë e paprekshmërisë së jetës njerëzore. 

Po ne Kosve e kane vra?! Jeta e krijuar nga shpirti i vet Zotit është absolutisht e shenjtë ndaj e drejtë për ta marrë atë ashtu si edhe e drejta për të dhuruar i takon vetëm Zotit. 

Prandaj kushdo që merr jetë një jetë njeriu, shkel mbi këtë të drejtë me anë të këtij akti papërshkrueshmërisht të tmerrshëm që dhunon sovranitetin e Zotit.

 Po qeverisja e vjetёrnё Kosovё nuk e njeh kёtё ligj, njeh ligjin e sundimit tё parёs dhe tradhёtisё! 

Ndërsa Bibla e deklaron se ata që janë fajtorë për krimin e vrasjes duhet të dënohen me vdekje. 
Po nё Prishtinё kanё denuar me vdekje, jo kriminelet, por njё popull?!

 Cilin tremb fjala revolt, pёrveç vellaut qё ka pirё gjakun e vellait!!!
PSE I MOREN THIKAT E COPTIMIT GJAKSORET SHQIPFOLES

“…ndaluni ku vini gjaksorё!” – do tё thoshte Fishta me zanin e luftetarit tё lirisё

Vota ёshtё shenjtёri, po bёhet shtrigane kur e fut nё kuti .

 Lёshuan pushkёt partizanёt nё breg te Ibrit. I hohёn armёt si kockat qenёve. 

Hoqёn kapotat e i mori lumi. Stёrpikat e gjakut tё vellait tё vrarё, nё rrobat ushtarake, qё i mbanin si forcё, krenari e liri dhe i groposёn.

 Me njё palё tesha allafranga , disa edhe tё paqethur nga flokёt e gjatё tё llogorёs, rёndёn, duke u shtyrё brrylash e hypёn nё poltrone. 

U shkrehёn krejt pёr karrike sa nё Veri varka e krimit serb u ankorua e u tha perendimorёve francezё dhe lindoreve rusё: “na mbroni!” E kishin tё lehtё! 

E dinin se partizanёt e lodhur nёpёr male kishin zbritur pёr pushtet. E kёshtu tradhёtia e ndjente vetёn mё tё lirё, jo nga pesha e mortajave dhe e mitralozave qё i ishin mbajtur nё supe e nё shenjestёr kundra serbёve, por mё tepёr se heronjtё i kishte ngrёnё dheu i dashur i Kosovёs.

 Francezёt dhe rusёt e dinin mirё qё nё kohёn e coptimit tё Berlinit ato nuk e kishin hequr lapsin nga harta, se nё periudhёn e dytё partizanёt do tё kenaqёn me erёn lakmiqare tё pushtetit e rrezikshme pёr tё vetin.

 Pra i vranё tё mirёt tё zgjuarit aty nga fundi i luftёs. Ata qё shpetuan u kthyen nё shtёpii tё ruanin bagёtitё e tё tjerёt u kthyen ne lypёsa. 

Mё pas u ngritёn partizanёt me frak pusht-eti me zemёr tё zezё e me kёmishё tё bardhё tё bёnin shqiponjёn si patriotё.

 Çelen zyrat me drynat e burgut tё vet e u ngriten lart si shqiponja qe ti shikonin sytё e verbёr si madhёshtorё pёr tё zbritur si skifterё tё cukisin nё sy popullin e vet. 

Serbia hapi dosjet dhe filloi presionin e rekrutimi…qё tё vinte pёrfundimi, deri nё ndarje qё ёshtё mё e pakta e ajo mё e rrёzikshmja kthimin e saj nё kthetrat e uralёve e kjo me votёn parlametare tё karnavalёve kosovare.

 Nuk ёshtё cudi?! Pasi Kosova tё kalojё nё uri totale do tё kёrkojnё panin tjetёr, protektoriatin Serbian, mos e dhashtё zoti jaran!

Grenell a do t’a çosh Kosovёn nё Hell?!

Grenell ёshtё njё diplomat ekzekutiv dhe impulsiv dhe jo klasik amerikan. Duke i bёrё gjerat hapur ai ka ndeshur nё rezistencё. Nё njё kuptim qёndrimi i tij gjysёm i hapur apo direkt nuk ёshtё keq per shqiptarёt, porn je zgjim per ta frenuar ogurin e zi. 

Se pari me qёndrimet e tij imponuese ndaj Kosovёs dhe ledhatonjёse ndaj Serbisё, çdo njeri deri tek ai mё i thjeshti e kupton se toka, shtёpia, familja, janё nё rrezik, se nuk do tё ketё mё 20 mijё vajza e gra tё dhunuara, po familja kosovate do tё bёhet njё kuplara dhune dhe represioni…se vetё shqiptarin qё e zgjodhe mё tё drejtu, po t’i sjell kopilat nё derё. 

Pse, si vihet ne pushtet nё Shqipёri e Kosovё?! Nёse nuk je kopil, tradhёtar, ose agjent, ndryshe nuk mund tё kapesh majat! 

Nёse pasuritё e Kosovёs do tё ishin nё zemёr tё tokёs se saj, nё kuprimin e kufijёve politik tё sotёm, do tё ishte njё plan tjetёr i shfrytёzimit tё tyre, me kompani tё pёrbashkёta, me fitimin e tenderit ndёrkombёtar dhe aty nё krye tё vendit do ti kishe serbёt.

 Se serbёt nё Kosovё kanё njё shtresё tё trashё dhe njё dorё tё fortё, tani mё tё fortё se zingjirёt apo gryka e topit. 

Kur i kanё parё ato ne sheshin e Prishtinёs me 1981 rinia kosovare u ngrit nё demostrata, tani qё Prishtina i ka pёrsёri aty nuk i shikon, hap sytё e hesht se pёr mbret ka njё plesht serb!

 Pytja qё shtrohet sot ёshtё: “Grenell a do ta cosh Kosoven ne Hell?! Kёtё pytje e bёn ushtari i lirisё, shqitaro – amerikan qё u vranё nё lufte, e bёn diaspora pro amerikane, e bejne votuesit e shumtё pro presidentit Tramp… e kush nuk e bёn?! 

Mali i tradhёtisё qё nuk bzan nuk bie me njё grusht! 100 vjet thikat e coptimit vetёm prihen me limen e Serbisё e Greqis.

 E shikoni se tё gjithё emisaret amerikanё e europianё sot pёr Kosovёn janё me lidhje gjaku ose politike e ekonomike me Serbinё…edhe me firmё tё Tiranёs e Prishtinёs….hapur e tinёz. Kosovarёt bёnё nj gabim tё madh qё nuk mёsuan nga zgjuarёsia serbe e ta linin menjanё urrejtjen se puna nuk do tё vinte nё kёtё pikё tё vlimit.

 Plani pёr ndarje ekziston dhe madje i detajuar mё hollёsi. 

Ai ёshtё hartuar nga Akademia serbe me bekimin e Ramёs dhe Thacit. I ёshtё dorёzuar nё fillim si mirёkuptim palёsh autotiteteve europiane, sorosianёs Mugerini.

 Aty kanё nisur aventurat e gjata deri me lobimin e fuqishёm nё Shtёpinё e Bardhё. Vuciq e ka ditur se pa firmёn e saj nuk ka ndarje. 

Politika Amerikane e ka lёnё tё lirё nё njё kuptim zhvillimin e kёtij dialogu, pёr tё kuptuar se ku e ka cakun dhe ku preken interesat e saj. Nuk ka folur ende politika e lartё amerikane. 

Deri tani ёshtё nё nivelin mё tё lartё teknik qё edhe mund ta hedhё Kosovёn nё hell pa bёrё zё.

 Kёtu ka hyrё gjarpёri…se shqiptarёt ngrihen pasi ka kryer puna dhe jo pёr ta ndalur vullkanin qё do ti djeg si minjё nё prush!

Deri tani planin pёr ndarjen e Kosovёs e ka penguar me dinakeri Vuciqi. 

Ai e ka kuptuar shume mirё se nёse ndarja bёhet e dhunshme, shpirti i revoltёs do tё marrё flake dhe lufta e dytё mes shqitarёve dhe e serbёve ёshtё e pashmangshme nё 10 vjeçarin e ardhshёm. 

Nё kёtё rast Serbia do tё dilte humbёse dhe kёtё nuk e pranon politka e zgjuar serbe me njerёz qё kanё pёrfunduar diplomacine nё universitetet mё tё dёgjuara nё botё dhe jo si koosvarёt qё çojne djalin e mixhёs, i cili pse ka shit suxhukё nё Kosovё e bёjnё diplomat, duke u mbajtur topat e golfit sa herё luajnё serbёt ditet e diela nё New-York apo Washington.

 Plani pёr ndarjen e Kosovёs ёshtё i kopsitur mirё, por zhurma i ka tёrhequr pak.

 Plani pret kohёn si gjarpeti pranveren, ndaj Grenell nё kёtё çёshtje tё ftoj te jesh mё i matur dhe se nga ky moment historik varet edhe karriera jote dhe e ardhmja e rracёs tonё. 

Mos e ço Kosovёn nё hell se prej andej lum gjaku do tё rrjedhё!. Mos e nёnvlefteso dёshirёn e njё populli dhe mos e shkil gjakun e lirisё sё tij!

I nderuar mik! Kosova ёshtё republikё parlamentare. Ju vetё e keni formuar, me flamur tё ri, me njё hym memec pa fjalё, me kufij e teritore, me kushtetutё e institucione. 

Mos dil mbi to dhe mos i nёvleftёso. Çka duan ato njerёz nё Washington pa mandate? 

Kam besim se kёtё plan nuk do ta zbatosh dhe Kosova e populli shqiptar, diaspora e Amerikes do tё jetё pёrjetё mirёnjohes Ju dhe Amerikёs! 

Kjo do tё jetё fitore e gjakut dhe vrasje e tradhёtarёve antiamerikane nё instucionet e larta Kosovare kinse po digjёn dhe po u han barku pёr Ameriken, kёta krimba tё vegjel! 

Shumё shqiptarё nё Detroit e nё Amerikё janё pozicionuar dhe janё bёrё gati me vetёdije tё votojnё presidentin Tramp. 

Sapo i kemi nisur njё leter Zv Presidentit Pens. Z. Grenell ndalu pak dhe lexoje! I love Ju!

RAMUSH HARADINAJ ASHTU SI NUK DOJA TA NJIHJA…

Si ia kthey Hardinaj shpinёn erёs sё krimit shtetёror…kur dikur i kishte vёnё gjoksin!

…kur pёmes plumbave me kilometra e mori nё krah luftёtarin e lirisё, vёllanё dhe e tёrhoqi nga pёrçudnimi serb?!

Qe kur ishte nё opozitё, Haradinaj i kishte parё tek zbrisnin shokёt e tij tё luftёs me thikat nё dorё tё coptimit tё trojeve shqiptare. 

Gjithё bota u ngrit nё kёmbё nё mbrojtje tё Haradinajt, kur ai nё pushtet i vuri institucionet nё rolin kushtetues e diskretitoj botёrisht planin e Mogerinit, e… qysh bre burrё e ule flamurin e Çakorrit dhe e ngule nё oborr tё horrit?!

…tё ulёsh me sekretarin e komitetit qendror tё partisё komuniste jugosllave nuk ka asqgjё kombёtare , pёrveçse thikё pas shpine tё kosovarёve .I

shte ulur Komondanti i UÇK-sё nё tryezen e Isёs, mos e dhёntё Zoti, jo nё at tё Buletinit, siç e njoh unё nё histori e shumё kush, por nё tё dhjerit sllav.

 Kur doli nga konferenca nё prononcimin e parё tha dy herё se u takua me kryeministrin Islam Mustafa.

 Kёtё e transmetoi TV kombёtar i Kosovёs. Nё emisionin tjetёr tё lajmeve fjala “Kryeministrin e Kosovёs Isa Mustafa” u hoq nga kronika. A duhet besuar kёsaj media?! 

Haradinaj tha: “… se Albini e hoqi taksen ndaj do tё votoj mocionin e mosbesimit, e nё e votojmё si opozitё çdo mocion ndaj qeverisё!”

 Po komondant, mocioni nuk ёshtё pёrgatit nga opozita, por nga vetё pozita! 

Tё jesh mosbesues pёr 45 ditёt e qeverisё, ёshtё sikur tё paragjykosh njё fёmijё nё djep se ky nuk do tё ngrihet nё kёmbё. 

Madje Haradinaj si shkoi tek Isa , kur Isa ka deklaruar se duhet tё hiqet tarifa pa kushte sipas tij po cenohen marrёdhёnjёt mё Amerikёn. 

E kёshtu pati deklarur edhe kryetari i PDK- Kadri Veseli nё cilёsinё e kryetarit tё kuvendit tё Kosovёs, kur e rrёzoi qeverinё e tij! Jam bёrё gati tё bёj njё analizё tё thellё dhe ti kёrkoj falje opinionit publik dhe deri Gjykatёs sё Hagёs pёr letrat dhe shkrimet qё kam berё nё mёnyrё tё vazhdueshme nё mbrojtje tё çёshtjes Haradinaj, duke menduar se kam ndihmuar sadopak çёshtjen e Kosovёs edhe pse e kam botuar njё libёr, krahas shumё tё tjerёve, pёr kёtё çёshtje. S’ka gjё mё trishtuese se pёr njё krijues qё tё arrijё nё pikёn e pendimit, por nuk do tё ngutёm! 

Mese pakti Haradinaj ne raport me kauzёn e tek unё ёshtё treguar thёllёsisht mosmirёnjohёs. 

Mbase e ka bezdis emri Zef, po me kёto emra, sipas Konicёs ёshtё mbajtur nё kёmbё Shqiptaria. 

Mos e harro Pjetёr Budin, komondant se tradhёtia ndaj tij, sipas Arshi Pipes, ёshtё tradhёti ndaj Kosovёs. 

Pёr nje Agim (pa diell) pёr njё Isё qё nё shkopin e tij tё lig ёshtё strukur tradhёtia, pёr njё Hashim (me hasha) Kosova nё Karantine?! 

Si u kthye tarifa herё ma hipe e herё ta hipa?!

(Zef Pergega është ish redaktor i Agjensisë Telgrafike Shqiptare dhe Shkrimtar shqiptar.Autor i 40 librave nga Detroidi i Amerikës)

https://www.albdreams.net/bekim-jashari-eshte-bekimi-i-qiellit-te-lirise-se-kosoves/

PËR LEKSIKONIN ENCIKLOPEDIK TË AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE TË SHKENCAVE DHE ARTEVE(NË VEND TË HYRJES)


Nga Flori Bruqi

Image result for leksikon enciklopedik




Nën siglen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, në Nju Jork,Prishtinë, Tiranë dhe Shkup , nga autori Prof.Dr.Flori Bruqi, nga Prishtina, u botua nga FLOMED SHPK Prishtinë libri " “Leksikon enciklopedik”




Në këtë libër janë të përfshirë rreth 352 shkencëtar,shkrimtar,artist nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora që kanë lënë gjurmë në Shkencë, letërsi , art etj.



Autor dhe botues i librit : Flori Bruqi 


Kryeredaktor :  Dibran Fylli

Redaktor përgjejgës:Hakif Bajrami

Recensent:Naim Kelmendi ; Nijazi Halili

Redaktor gjuhësor(lektor) : Fatmir Halimi

Korrektor: Abdullah Troshupa




Botimi i parë i “Leksikonit enciklopedik” për akademikët dhe Akademinë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve shpresojmë që do t'i plotësojë zbrazëtirat në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe letërsisë shqiptare, ngase një leksikon i tillë nuk ka ekzistuar deri më sot.


Pas tranzicioneve demokratike në trojet shqiptare dhe diasporë, zhvillimi i shkencës, letërsisë, artit etj., mori hov si kurrë më parë.

28 Nëntori i vitit 1995 shënoi një kthesë historike, pasi që me këtë datë u themelua edhe Akademia e Shkencave Shqiptare Amerikane në New York.

Themelues të Akademisë janë Prof. Dr. Skënder Kodra, Dr. Ulvi Vehbiu, Dr. Adem Harxhi, Dr. Namik Shehu, Mentor Mata, Sanie Selita etj.


Akademia në fakt është një institucion mbarë kombëtar, ngase ka anëtarë nga Prishtina, Peja dhe Tetova e Presheva, nga Tirana, Gjirokastra, Shkodra, nga Çamëria e Malësia dhe nga Diaspora.


Bashkërisht në këtë Akademi organizuam një serë aktivitetesh shkencore dhe kombëtare si fjala vjen; Konferenca kushtuar 600 vjetorit të lindjes së Heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, 70 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare.

Konferenca për gjuhën e njësuar shqipe, ku senatori i gjuhës dhe kulturës kombëtare prof. Peter Prifti mbrojti me argument origjinale rëndësinë historike të Kongresit të Drejtshkrimit në Tiranë 1972, kundër qëndrimeve subjektive, politike dhe antishkencore të Arshi Pipës.

Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane në Nju Jork punimet e veta shkencore i ka botuar në revistën shkencore të Akademisë “Dituria” dhe revista tjera prestigjioze.

Ndërsa në vitin 2019 kjo Akademi i botoi dhe përuroi në Prishtinë dy libra të autorëve nga Kosova: Dibran Fylli ”Tokë e mbjellë në Varre”(Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999), si dhe librin e Jahja Llukës “Përmbledhje shkrimesh”.

Është përgatitur për botim libri i parë “Leksikoni enciklopedik”, i cili sadopak do t'i plotësojë zbrazëtirat që janë hetuar në zhvillimin e shkencës, letërsisë, artit, kulturës etj. ngase një leksikon i tillë biografik dhe bibliografik deri me tash nuk ka ekzistuar.

Shkencëtaret, shkrimtarët dhe artistët tanë edhe pse jetuan dhe krijuan në rrethana të caktuara, ata identitetin kombëtar e dëshmuan me veprat e tyre, me përmbajtjet e veprave, me personazhet, me ambientin, e madje edhe me deklaratat e tyre se janë shqiptarë.

Gjatë shkrimit të këtij leksikoni, për 4 vjet pandërprerë na kanë përcjellë edhe probleme të ndryshme në grumbullimin, verifikimin dhe sistemimin e të dhënave.

Rritja në numër e anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, ka sjellë prej kohësh nevojën e një enciklopedie, ku të pasqyrohet kontributi i anëtarëve të kësaj Akademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në Diasporë.

Libri “Leksikon enciklopedik” vjen si një kontribut i çmuar i kësaj akademie, që nga themelimi i saj vitin 1995 e deri më sot.

Pas një pune të mundimshme dhe të suksesshme, autori më bashkëpunëtoret e tij ka arritur që t`i japë lexuesit Enciklopedinë biografike dhe bibliografike të akademikëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit si dhe disa intelektualëve tjerë që kanë lënë gjurmë në shkencë, letërsi dhe art.

Në këtë mënyrë kemi një tablo të plotë të këtyre autorëve dhe veprave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, Çamërisë dhe në Diasporë.

Autori së bashku me stafin redaksional ka punuar me dashuri dhe përkushtim në mbledhjen e këtyre biografive dhe bibliografive të njerëzve të shquar të trojeve shqiptare dhe të Diasporës.

Shumë prej tyre nuk rrojnë më, ndaj edhe marrja e informacionit ka paraqitur vështirësi.

Mirëpo këmbëngulja e stafit tonë ka bërë që asnjë prej anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve të mos mungojë, madje të mos mungojë asnjë vepër e tyre.

Kjo tregon seriozitet dhe përgjegjësi, kur merr përsipër të shkruash vepra të përmasave të tilla madhore.

Nuk kanë hyrë në “Leksikon enciklopedik” ata që nuk kanë vepra shkencore, letrare etj., të botuara si dhe ata që nuk i kanë dërguar më kohë biografitë dhe bibliografitë e tyre.

Njerëzit e interesuar do të kenë mundësinë të njihen jo vetëm me shtrirjen gjeografike ku veprojnë këta autorë, por edhe me prurjet shkencore që ata kanë sjellë në të gjitha fushat e dijes njerëzore.

Ky libër enciklopedik do t`u vijë në ndihmë mësuesve dhe nxënësve, pedagogëve dhe studentëve, kërkuesve të rinj shkencorë dhe gjithë atyre që janë të interesuar të thellojnë dijet e tyre.

Bashkëveprimi dhe shtrirja gjeografike, ku veprojnë këta autorë ka sjellë një përbashkim të vlerave të krijuara, kanë nxitur njëri-tjetrin për t`u thelluar më tej në fushat ku ata krijojnë apo hulumtojnë.

Leksikon Enciklopedik Rezultatet kanë qenë të kënaqshme dhe lexuesi do të shohë prurjet e secilit autor në fushën përkatëse, sidomos në mjekësi, inxhinieri, shkenca ekzakte, letërsi dhe albanologji, të cilat lidhen drejtpërdrejtë me identitetin e kombit tonë, i cili në rrjedhë të mijëvjeçarëve ka lënë gjurmët e tij.

Ka qenë dhe është detyrë e anëtarëve të kësaj Akademie të thellojnë punën kërkimore shkencore në fusha të shkencave ekzakte, mjekësisë, teknologjisë, albanologjisë e tj., duke shkuar në thellësi të mijëvjeçarëve.

Kjo Enciklopedi është hartuar në atë mënyrë, që edhe lexuesit e zakonshëm, por edhe studiuesit e fushave të ndryshme të kenë mundësinë që të njihen me arritjet e secilit autor dhe të përzgjedhin prej tyre atë që ata kërkojnë.

Në këtë botim janë përfshirë një numri të konsiderueshëm autorësh, të cilët kanë sjellë kontribute të rëndësishme në të gjitha fushat e dijes, duke filluar me arritjet në shkencat natyrore dhe veçanërisht në fushën e mjekësisë, në albanologji dhe gjuhësi, në histori dhe filozofi, në art dhe letërsi, në ekonomi, teknologjisë, jurispondencës e në çdo sferë tjetër të dijes njerëzore.

Artikujt dhe studimet e këtyre autorëve përfshijnë figurat më të rëndësishme historike, që u kanë dhënë emrin e tyre ngjarjeve më kulmore të historisë sonë.

Kjo enciklopedi përfaqëson një vepër shkencore. Në kumtesat dhe studimet e këtyre autorëve do të gjesh botën shqiptare në gjithë dimensionin e saj historik, nga lashtësia e deri në ditët e sotme.

Prandaj mund të themi se kjo vepër ka identitet të spikatur kombëtar.

Një nga figurat qendrore të kësaj akademie ka qenë kryetari i saj Skënder Kodra,  i cili mundi të bashkojë dijen shqiptare dhe më gjerë, të shtrirë në pesë shtetet ballkanike, ku shqiptarët janë pjesë e rëndësishme e tyre edhe në Diasporë, pasi që ky kontribut shqiptar po ngrihet vazhdimisht drejt nivelit botëror.

Tashmë Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe e Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup është bërë epiqendra e mendimit akademik që prodhohet në trojet shqiptare, duke sjellë gjallëri dhe freski në fushë të artit dhe shkencave.

Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve është mbështetur fort mbi arritjet e deri tanishme të dijetarëve shqiptarë, i ka parë kontributet e tyre akademike shkencore e letrare si arritje të çmuara dhe i ka vlerësuar ato vazhdimisht.

Por çdo arritje është njëkohësisht pikënisje nga ku fillon e ngrihet një arritje tjetër. Në këtë kuptim, duke ruajtur vlerën e arritur, janë bërë përpjekje për arritje të reja dhe që këto kontribute akademike janë të rëndësishme sidomos në fushë të Mjekësisë, Albanologjisë etj.

Albanologjia ende nuk e ka thënë fjalën e saj përfundimtare, sepse kërkohen studime të thelluara në gjuhësi dhe antropologji, në histori dhe arkeologji, në besimet pagane, të cilat kanë emërtime pellazgjike dhe që kanë bashkëjetuar me shqiptarët deri në ditët e sotme.

Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, si akademi e trojeve shqiptare dhe e Diasporës, u ka dhënë një ndihmesë të çmuar shkencave ekzakte dhe atyre shoqërore, veçanërisht në fushë të albanologjisë, ku gjithnjë e më shumë, anëtarët e kësaj akademie kërkojnë të depërtojnë në atë histori, e cila nga historianët quhet para ilire.

Nëse për grekët historia para helene apo pellazgjike është e dokumentuar prej autorëve të antikitetit dhe helenët nuk kanë pasur asnjë lidhje gjenetike me pellazgët; shqiptarët e sotëm ruajnë tradita dhe zakone, që e kanë zanafillën nga ajo periudhë dhe autorët e antikitetit i emërtojnë pellazgjike, siç është adhurimi për lisin e shenjtë, apo adhurimi për malin e Tomorit, të cilat ishin rite dhe kanë përcaktuar identitetin e asaj popullsie, që quhej popullsi pellazge.

Disa nga studimet që janë marrë me periudhat para ilire janë të nivelit akademik dhe përbëjnë arritje të këtij institucioni në botën akademike shqiptare.

Disa nga arritjet e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, kanë prekur në thellësi sferat e dijes njerëzore, aty pasqyrohet qartë identiteti ynë kombëtar, autoktonia e shqiptarëve në trojet e veta, marrëdhëniet me popujt e tjerë, prej të cilëve ka dhënë dhe ka marrë çfarë shoqëria njerëzore ka arritur në shkencë dhe arte dhe që kanë shërbyer për një ecje të sigurt të njerëzimit drejt progresit dhe përparimit shoqëror.

Aty do të gjesh të pasqyruara marrëdhëniet e popullit tonë nga qytetërimet e lashta mesdhetare deri në ditët e sotme.

Në studimet e autorëve që janë marrë me historinë e shqiptarëve dhe të trojeve të tyre del në dukje se uniteti i shqiptarëve ka pasur në themel tolerancën dhe harmoninë midis tyre, tipare që janë manifestuar në të gjitha fushat e jetës.

Në këtë enciklopedi do të gjesh autorë me veprimtari të gjerë dhe me vlera të spikatura në fushën e mjekësisë, teknologjisë, biznesit, gjuhësisë të cilat konsiderohen studime të mirëfillta shkencore duke i dhënë një shtysë të mëtejshme shkencës shqiptare në veçanti .

Raportet e gjuhës shqipe me gjuhët e popujve fqinj, që nga antikiteti deri në ditët e sotme janë dëshmi e sigurt e ekzistencës së shqiptarëve në trojet ku jetojmë sot që nga kohët parahistorike.

Këto studime gjuhësore janë shoqëruar me një dokumentacion të pasur dhe me burime të drejtpërdrejta nga autorë shqiptarë dhe të huaj që janë marrë me origjinën e shqiptarëve dhe gjuhës shqipe.

Letërsia shqipe është gjetur në këto vitet e fundit në kuota të lartësuara që qëndrojnë denjësisht përkrah letërsisë botërore.

Ajo shkruhet brenda trojeve shqiptare, por dhe jashtë tyre në Diasporë.

Pavarësisht se ku shkruhet dimensioni i saj artistik ka rrokur gjithë dimensionin e hapësirës botërore.

Ajo troket në çdo portë ku brenda saj ka një qenie njerëzore që lufton për ta bërë botën më të bukur dhe më të mirë.

Letërsia shqipe i ka kapërcyer kufijtë e trojeve të saj, çmohet e vlerësohet ngado, në çdo veprimtari që ka brenda saj përmasën botërore.

Personazhet e letërsisë shqipe aq sa individualizojnë njeriun e shtrirjes gjeografike ku ata veprojnë, po aq lehtësisht u përgjigjen vlerave universale që mbart njeriu i kohëve moderne.

Veprat e artit, sidomos piktura, kanë shtegtuar anë e kënd botës dhe kanë përcjellë botën e pasur shpirtërore të shqiptarit, model nëpër kohëra i shpirtit paqësor dhe liridashës.

Në këtë leksikon enciklopedik ku përfshihen më shumë se 300 autorë të trojeve shqiptare dhe Diaspora janë përfshirë të gjitha fushat e dijes njerëzore si shkencë, art, kulturë e letërsi.

Do të gjesh personalitete të spikatura me kontribute shkencore dhe artistike që janë ngritur vazhdimisht drejt nivelit evropian dhe botëror.

Duke lexuar bibliografitë e këtyre autorëve lexuesi do të gjejë fushën e interesit të tij, do t`u drejtohet lehtësisht bibliotekave dhe librarive.

Ky botim do ta bëjë më të lehtë punën e studentëve dhe pedagogëve, të studiuesve dhe kërkuesve shkencorë.

Duke lexuar këtë libër enciklopedik do të vijë më e plotë pamja e gjithë arritjeve shkencore dhe artistike të deritanishme të realizuara nga Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe e Arteve dhe të gjithë atyre shkrimtarëve dhe studiuesve që kanë bashkëpunuar me këtë institucion prestigjioz të trojeve shqiptare dhe në Diasporë.

Libri "Leksikon enciklopedik" do të përurohët në Prishtinë pas largimit të karantinës dhe orës policore në Kosovë , pas pandemisë virale SARS-CoV-2(COVID-19-të) 

Flori Bruqi , mirënjohje pa kufi për veprën tënde të papërsëritur dhe madhështore.

DASHURIA


Përshëndetje i nderuar Flori!



Urime pa fund për këtë kurorë të zbukuruar me gurë të çmuar!



Para ca ditësh arriti në adresën time dhe pasi e lexova parathënien e hyra në brendësi të Librit.



Lexova lexova shumë por deri ku shkova nuk e vura re por mbeta shumë e kënaqur me një punë të zjarrtë prej një mjeshtri.



Një pasuri e domosdoshme në letërsinë shqiptare.



Urime Flori!



Shëndet e suksese!



Bajame Hoxha

1 prill 2020


**********


O ZOT ! ATDHEUN E GJERGJIT PO, E HAN DREQI!


I Nderuem Flori,

Emni i Yt vetem me gzon dhe me krijon knaqesi!

U bane sa vjet qe bashkpunojme si vllazen Shqiptare, si miq dhe gjithmone te mirkuptuem.

Me gzon, se gjithmone je i pandryshueshem ne rrugen Tande te palakueshme Atdhetare.

Me knaqe me qendrueshmenine Tande nder Parimet e Alpeve te Veriut te lavdishem...

Shume vete kujtojne se jeni VETEM NJE... Po, gjithmone jane gabue ata qe menduene ashtu!

"Leksioni Enciklopedik" asht vetem ajo pjese e drites s' Ate, qe ndricon e do te ndricoje....

Gjithmone me shkelqimet e drites se Bores se bardhe te Alpeve tona ...

E flladi i Flamurit te Ded Gjo' Lulit do te freskojne gjithmone dritaren Kosovare t' Isa Boletinit...

Vllaznisht Ju uroj vepra te tjera dhe Ju pershndes nga Melbourne, 


Fritz Radovani.

Melburn, 2 Mars 2020...



*********



Nga Flori Bruqi : Eruditizmi publicistiko-letrar i studiuesit dhe ...

Adem Avdia,ish ushtarak në pension 

Njerëzit e mëdhenj bëjnë vepra të mëdha e nuk kishte si të mos dilte nga mendja dhe dora jote ky libër, ky monument i shumëpritur nga kombi juaj i shtrenjtë, nga kombi të cilit i je përkushtuar, ai shqiptar.



Kjo vepër nuk është shkrim dosido, por është një pasuri që mban brenda jo vetëm njerëz e figura të spikatura, por mban personalitete që në vetvete mbajnë vlerë intelektuale, shkencore, kulturore, akademike, mbajnë element të spikatur për të cilat ka kaq shumë nevojë shqiptarizma.



Ju arritët jo vetëm t’i mblidhnit këto vlera e personalitete, por edhe t’i gruponit për të bërë më të lehtë kujdo përthithjen e intelektit të tyre. Ju jo vetëm ngritët në lartësitë e paimagjinuara punën dhe përpjekjet e tyre, por u dhatë mundësi gjithkujt të përfitoj nga këto produkte intelektuale.

Ju na treguat edhe njëherë se jeni në krye të plejadës së dijes e diturisë. Keni ditur jo vetëm të krijoni, por edhe më kryesorja të shpërndani dije e dituri në mbarë shqiptarizmën tuaj të shtrenjtë.

Me këtë vepër të pa çmuar mundi Juaj po çimentohet, po lartësohet e po merr vlera të paimagjinueshme.

Po mbeteni i paharruar miku im, po mbeteni i pashuar në këtë vend që ka kaq shumë nevojë për dritë e dituri.



Miku juaj

Adem Avdia

Kukës, 3 pril 2020.


**********





**********

Image result for leksikon enciklopedik


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...