Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/17

Pse pandemitë krijojnë teori konspirative




NGA: RICHARD J.EVANS 



Teoritë e konspiracionit mbi koronavirusin janë përhapur aq shumë, sa që tani ato po bëjnë lajm në mediat kombëtare, dhe po provokojnë reagime publike nga ministrat e qeverisë. Më popullore mes tyre, duket të jetë ajo që e lidh pandeminë me përdorimin e teknologjisë celulare 5G.

Në fillim të këtij viti, qeveria britanike miratoi kërkesën e kompanisë kineze Huauei, për të furnizuar vendin me pajisjet për ndërtimin e rrjetit për 5G, pas një debati shumë të fortë publik, në të cilën kritikët, shumë prej tyre në të djathtën e Partisë Konservatore e kundërshtuan, me arsyetimin se ata besonin se kompania kishte lidhje të ngushta me qeverinë kineze.


Ku ndodhet qendra kërkimore e Huaueit? Në Vuhan. Dhe çfarë tjetër ndodhet aty? Instituti i Virologjisë, një qendër kërkimore e nivelit të lartë. Dhe ku u shfaq në fillim koronavirusi? Po pse pikërisht në Vuhan? Më pas nisën sulmet ndaj teknologjisë 5G.

Teoricienëve të konspiracionit, nuk iu desh shumë kohë që të krijonin hipotezën e tyre. Virusi u krijua nga njeriu në një laborator në Vuhan, si pjesë e një komploti kinez për të zhvilluar sisteme të luftës biologjike. Dhe ata po e përhapin virusin përmes antenave me frekuencë të lartë.

Virusi është krijuar enkas, për të dobësuar shumë sistemin imunitar të njeriut. Ose për të thithur oksigjen nga mushkëritë tona. Ai synon zvogëlimin e popullsisë së Perëndim, dhe shkatërrimin e ekonomive të tij.

Organizatat anti-5G, si “Stop 5G” në Britani me 27.000 mijë ndjekës në Facebook, pretendojnë se rrezatimi i antenave të këtij rrjeti po dëmton shëndetin e njerëzve, po ul pjellorinë e tyre, ndërsa kanë përqafuar teorinë e re të komplotit, si dëshmi të mëtejshme të rreziqeve të paraqitura nga sistemi i ri.

Në një intervistë të fundit televizive me “London Live”, teoricieni i njohur i konspiracioneve Dejvid Ajk, i është referuar një ”teknologjike elektromagnetike teje radioaktive”, që sipas tij e ka dëmtuar rëndë sistemin imunitar të të moshuarve.

Por autoritetet e shëndetësisë, kanë konfirmuar se nuk ekziston asnjë provë që kjo teknologji është e dëmshme për shëndetin e njeriut, apo që virusi është zhvilluar në një laborator. Teori të ngjashme të komplotit, bënë një tjetër pohim të pabazë disa dekada më parë, në lidhje me sëmundjen HIV- AIDS.

Dhe në Afrikë ka mijëra raste me koronavirus. Drejtori kombëtar i mjekësisë për Anglinë, Stefën Pouis, është shprehur:”Historitë mbi 5G, janë lloji më i keq i lajmeve të rreme”. Dhe fantazitë paranojake të teoricienëve të komplotit, kanë ndonjëherë pasoja të rënda në botën reale.


Gjatë fushatës presidenciale në SHBA në vitin 2016, një histori e fabrikuar nga një uebsajt në pronësi të supremacistëve të bardhë, pretendonte se zyrtarë të lartë të fushatës së Partisë Demokratike, drejtonin një rrjet satanik të abuzimit seksual me fëmijët, me qendër bodrumin e një picerie të njohur në Uashington.

Disa orë më vonë, në piceri u shfaq një i ri, që shtiu 3 herë më armë (fatmirësisht nuk plagosi njeri), duke kërkuar që të inspektonte bodrumin. Megjithatë, në atë piceri nuk kishte në fakt asnjë bodrum, dhe ai u arrestua nga policia. Pastaj, ajo teori konspirative u diskreditua nga policia e Uashingtonit.

Ndërkohë edhe teoria e komplotit që e lidh koronavirusin me rrjetin 5G, është përhapur nga media sociale në jetën reale. Disa përdorues të rrjeteve sociale, u frymëzuan nga kjo teori duke nisur të sulmojnë dhe dëmtojnë antenat 5G në Britani. Deri tani, janë djegur 6 antena nga Birmingemi në Belfast.

Nisur nga këto incidente, platformat e mediave sociale kanë hequr postimet që nxisin ose përshëndesin shkatërrimin e antenave të tilla. Ekspertët theksojnë se rrjetet e telefonisë celulare, janë thelbësore për koordinimin e luftës kundër pandemisë, ndaj sulmi ndaj tyre nuk është thjesht kundërproduktiv, por edhe i rrezikshëm.


Megjithatë kjo dukuri, është vetëm versioni i fundit i një fenomeni shumë të vjetër. Kur në Britani shpërtheu epidemia e kolerës në fillim të viteve 1830, pasi kishte goditur më parë India dhe e gjithë Evropa kontinentale, turma të zemëruara njerëzish nisën të sulmonin mjekët në rrugë, duke i akuzuar ata se po i shtronin të sëmurët në spitale me qëllim që t’i vrisnin, dhe më pas t’i përdornin si kadavra për diseksione në shkollat ​​e anatomisë.

Sëmundjet e reja dhe me një ndikim të madh në shoqëri, kanë prirjen të gjenerojnë teori konspirative. Pasi njerëzit e gjendur nën kërcënim, kuptojnë më mirë shpjegime lehtësisht të kuptueshme, dhe sidomos kur mjekësia, si në rastin e kolerës, duket se nuk është në gjendje të përballojë si duhet epideminë.

Teoritë e konsporacionit, u drejtohen njerëzve që kërkojnë një fajtor konkret për një katastrofë. Mentaliteti komplotist, refuzon të pranojë që ngjarjet e mëdha mund të ndodhin edhe pa nxitjen e njeriut. Teori të tilla, përhapen më shpejt dhe më gjerë sot për shkak të internetit.

Por struktura e tyre themelore, dhe mënyra e veprimit, nuk ndryshojnë shumë nga ato të dikurshme. Ajo që bie në sy tek teoritë e komplotit, është se sa kundërshtues janë mbështetësit e tyre më fanatikë ndaj provave shkencore apo mendimit të ekspertëve.

Ata formojnë një bashkësi të mbështetjes së dijeve alternative, duke forcuar bindjen e tyre se dinë më shumë se të tjerët, dhe duke mbetur kundërshtues ndaj çdo prove të vërtetë. Dhe këto teori hedhin shpesh dyshime mbi të huajt. Për shembull sëmundja e sifilizit në të gjithë Evropën, mendohet se u soll në kontinent nga Amerika nga ekuipazhi i eksploratorit të famshëm Kristofor Kolombi.

Ajo quhej “sëmundja franceze” në Gjermani, “sëmundja gjermane” në Poloni , “sëmundja polake” në Rusi, “sëmundja e të krishterëve” në Turqi, “sëmundja e turqve” në Persi etj. Në të njëjtën mënyrë, presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur koronavirusin “virusi kinez”. Rusët kanë akuzuar amerikanët se e kanë shpikur vetë atë, në mënyrë që të rritin fitimet e kompanive farmaceutike amerikane.




Ndërsa teoricienët e komplotit në një vend, e kanë drejtuar gishtin e fajit tek shkencëtarët dhe qeveritë e një vendi tjetër. Meqë pandemitë sipas përkufizimit përhapen në të gjithë globin, kudo ku ato mbërrijnë cilësohen se vijnë nga ndonjë vend tjetër. Nuk do të kalojë shumë kohë, para se nacionalistët dhe ksenofobët të fillojnë t’i përdorin këto teori, për të nxitur armiqësi ndaj të huajve.

Gjatë kësaj pandemie, njerëzit me origjinë aziatike kanë qenë subjekt i abuzimit verbal dhe nganjëherë fizik në shumë vende, a thua se të gjitha ata sapo kishin mbërritur nga Vuhani. Në SHBA, u regjistruan mbi 1 mijë incidente të tilla në pak javë, gjatë muajve shkurt dhe mars. Edhe këtu ekzistojnë disa paralele historike, përfshirë ato të kohëve të fundit.

Gjatë viteve 2003-2008, qeveria e presidentit Thabo Mbeki në Afrikën e Jugut, refuzoi ilaçet antiretrovirale, duke e cilësuar prodhimin e tyre, pjesë të një komploti të kompanive farmaceutike perëndimore me synim rritjen e fitimeve të tyre, bazuar në stereotipet raciste neo-kolonialiste, dhe për këtë arsye penguan shpërndarjen e tyre.

Anëtarët e qeverisë së tij, e mohuan faktin që HIV përhapet përmes kontaktit seksual, dhe në vend të barnave rekomanduan mjekime tradicionale bimore. Për pasojë, qindra mijëra njerëz në Afrikën e Jugut vdiqën nga SIDA.

Shumë më larg në kohë në vitin 1349, kur Vdekja e Zezë – murtaja bubonike, e përhapur nga bakteret e bartura nga pleshtat – përfshiu Evropën, duke vrarë më shumë se gjysmën e gjithë popullsisë, pakica kryesore fetare në Evropën Perëndimore, hebrenjtë, u akuzua gjerësisht për helmimin e puseve të ujit.

Në shumë vende, mbi të gjitha Rineland të Gjermanisë, ata u masakruan me mijëra. Në Strasburg, disa qindra prej tyre u dogjën të gjallë. Kur kolera goditi SHBA-në në fillim të viteve 1830, për të u fajësuan emigrantët irlandezë. Teoritë e komplotit, kanë shoqëruar sëmundjet epidemike përgjatë historisë.

Në këtë kuptim, histeria ndaj 5G nuk është asgjë e re. Por e reja është që sot ne jemi më të mirë-pajisur se kurrë, për ta kundërshtuar atë me njohuri shkencore dhe informacion mjekësor të besueshëm. /

Një rrëfim nga Stefano Benni : Televizioni viral. Lajeni ekranin me dezinfektant dhe shpëtoni nga studiot e marrëzisë


Mirëmbrëma. Unë jam Mentoni juaj dhe sonte jemi këtu për një debat shumë të rëndësishëm. A kemi siguri për atë që ka ndodhur dhe do të ndodhë, apo mos vallë po endemi nëpër errësirë? 



Për këtë arsye kemi thirrur ekspertët më të mirë të sektorit. Virologun Pandora, epidemiologun Pestis, mikrobiologun Zeiss, teknikun e futbollit Zanna dhe pneumologun Fumacchia. 

Dhe këtu në të djathtën time janë statisticieni Gufi, gjenerali Ascella ekspert i luftës bakteriologjike, dhe gjeometrin Metris ekspert në matjen dhe përfaqësimin e njerëzve të zakonshëm. Fjalën e keni ju.

VIROLOGU PANDORA:

 Gjëja e parë që dua të them është se maska është e domosdoshme. Fakti që prej muajsh nuk gjejmë një të tillë, është provë e faktit që është shumë e çmuar, ose që dikush ka organizuar ndonjë karnavale pa e ditur ne. Maska na mbron nga Covid.


EPIDEMIOLOGU PESTIS: 

Maska duhet të mbahet vetëm një herë, përndryshe shndërrohet në fole bakteresh. Ose futeni në lavatriçe me dhjetë kilogramë alkool, ose do të bëhet një bartëse e mëtejshme e infeksionit.

ZEISS:

 Maska vlen vetëm në shtatë metra e gjysmë distancë, dhe nuk duhet të ketë në mes pengesa apo ngarkesa alegorike, përndryshe është e kotë.

METRIS: 

Maska duhet të jetë një metër e 723 centimetra distancë.

ZANNA: Për këtë arsye është e domosdoshme që të rifillojë kampionati i futbollit, duke qenë se penalltitë goditen nga 11 metra dhe si të tilla janë të painfektueshme.

PESTIS: 

Pusho, ti dhe ai gjeometri që nuk hyn fare këtu, jeni idiotë. Ju kujtoj se koronavirusi nuk është veçse një lloj gripi i maskuar, çdo vit vdesin mijëra pleq, të bëjmë llogaritë dhe do të shihni që numrat janë të barabartë, po dramatizojmë për faj të nekrofilëve dramatizues.

PANDORA: 

Ti je një shkencëtar i lodhur. Më kujtohen eksperimentet e tua që bashkonin qelizat e lakuriqëve të natës dhe bretkocave dhe jepnin si rezultat një virus me formë Pokemoni. Nuk do habitesha sikur një prej këtyre monstrave të vogla të kishin dalë nga laboratorët e tu.

ASCELLA:

 Kemi provën që kinezët zotërojnë bombën bakteriologjike dhe janë gati të pushtojnë botën me virusin al vasabi. Kanë një ushtri të madhe. Dhe ne rrijmë këtu e flasim si budallenj.

Leter publike Isa Mustafës

Agim Vuniqi
                                           

Agim Vuniqi


z. Isa Mustafa, kryetar i LDK-se, ju keni paguar per cdo muaj ne Fondacionin per rimekembjen e Serbise, eshte momenti te paguani edhe ne Fondacionin "Covid 19".

Derisa Isa Mustafa ishte zyrtar i larte i LKJ-se dhe poashtu në pozita te ndryshme udheheqese te pushtetit komunist ka paguar 6% te pages mujore per Fondin per Rimekembjen e Serbisë-“Zajam za preporod Serbije”, ndersa pastaj cuditerisht nga LDK-ja u be menagjer i Fondit Republikan te 3%, dhe asnjehere nuk e beri publik auditimin e fondit dhe në vendese t’i kethej mjetet e mbetura, i pervehtesoi.



Ai gjithashtu shperdori buxhetin e Kosoves duke shfrytezuar financat e shtetit per sherim, cca 40,000 €, edhepse nuk ishte në listen e asistences sociale.

Ai në kohen e pandemise po perpiqet në te gjitha menyrat e mundeshme ta shantazhoi qeverine, pjese e te ciles jane 5 ministra te LDK-se dhe zevendesministra te tjere.

Z. Mustafa ju paguanit 6% te pages mujore në Fondin serb “Zajam za preporod Srbije”, radhen e keni te paguani ca

Në fillim të majit, do të filloj tërheqja e koronavirusit


Unë mendoj se nëse virusi ndjekë një zhvillim normal apo natyror të viruseve të ngjashme nga familja e tij, unë mendoj se ne nga fillimi i majit do të filloj ky virus të tërhiqet, natyrisht që gjatë muajit maj ne duhet të kemi numër shumë më të reduktuar të rasteve. Kjo është një logjikë e natyrshme e zhvillimit epidemik të viruseve nga familja e koronavirusëve dhe viruseve të tjera respiratore edhe pse virusi ka të panjohura të shumta. [Virusi] ende mbetet enigmatik dhe në rastet e tilla, mund edhe të na befasojë, por ato do të ishin përjashtime të veçanta të këtij virusi.


Krahasuar me viruset, ne në vazhdimësi jemi përballuar edhe me shpërthime epidemike. Për shembull ne kemi pasur hepatitin A, në fund të vitit 99 me mbi 20 mijë raste.

Kemi pasur shpërthimin epidemik 2003 të tularemisë. E kemi pas në vitin 2017-2018, epideminë e fruthit, meningjiti ceroz-viral në vitin 2016, por ne jemi vend endemik për ethet hemorragjike virale në mënyrë të veçantë ato të krime-kongos, të cilat janë sëmundje me kontagjezitet të lartë që barten në mesin e njerëzve dhe të stafit shëndetësor dhe shkaktohen nga një virus i cili është patogjen.

Unë mendoj, gjykuar në bazë të rasteve tona, duke krahasuar një përvojë klinike, ne mes të atyre pacientëve dhe tash, mund të them se virusi i etheve krime-kongo, ka treguar virulencë më të madhe, ka qenë më patogjen në raport me koronavirusin.

Kryesisht atje janë prekur moshat të reja dhe në prekjen më të madhe dhe vdekshmërinë më të madhe e kemi pasur të moshat e reja 20 deri në 40 vjeç.

Ndërsa virusi COVID-19, është një virus që në raport me atë ndoshta ka një agresivitet më të pakët. Një numër i konsiderueshëm i rasteve shkon me forma asimtomatike dhe të lehta.

Format e rënda, sidomos në patologjinë e deritashme tonën janë të rezervuara kryesisht për moshat mesatare apo moshat e shtyra, të cilat krahas infeksionit me koronavirus kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese, që në rastet tona kanë rezultuar prej 1 deri në 4, 5 prekje të sistemeve me rëndësi vitale të cilët kanë qenë probleme kronike, në mënyrë të veçantë të diabetikët, pastaj edhe bronkitit dhe sëmundjet e mëhershme kronike mushkërore.

Ndërsa, moshat e reja, ne kemi pasur edhe këtu një fëmijë të moshës 5 muajsh dhe tjetri 5 vjeç, por kanë kaluar sëmundjen pa ndonjë komplikim të veçanta dhe ne para disa dite i kemi liruar në shtëpi të tyre në gjendje të mirë.

Po, kjo çka e bën më të veçanta është patogjeniteti i lartë i këtij virusi, do të thotë se aftësia për bartje inter-humane në mesin e personave, një arsye shumë e madhe për kundërvirulencë më të ultë në raport me virusin e etheve hemorragjike krime-kongo.

Daniel Serwer : Kishte plan për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, ja çfarë do të ndodh tash


Analisti amerikan, Daniel Serwer, thotë se administrata aktuale amerikane është ndryshe nga administratat e kaluara dhe do të ishte veprim i zgjuar për Kosovën që të zgjerojë mbështetjen e saj në botë duke sprovuar edhe fuqitë tjera të mëdha.

Serwer, i cili beson se qeveria amerikane mbështeti rrëzimin e qeverisë së Kosovës, shprehet i bindur kishte një plan për shkëmbim territoresh Kosovë – Serbi, që tashmë është ide e vdekur.


Ai, në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se mundësitë që administrata amerikane të çonte përpara negociatat për një marrëveshje gjatë këtij viti, janë ngushtuar nga situata me COVID-19.

Dy javë më parë qeveria e kryeministrit Albin Kurti u rrëzua me një mocion mosbesimi në parlament. Ka shumë vëzhgues edhe në Shtetet e Bashkuara që thonë se rrëzimi i saj u bë edhe me ndihmën amerikane. Çfarë mendoni ju?

Serwer: Mendoj që Shtetet e Bashkuara ishin të pakënaqura me zotin Kurti dhe e mbështetën rrëzimin e tij. Po.

Kurti tha se rrëzimi i qeverisë së tij ishte heqje e pengesës për planin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për shkëmbim territoresh. Nga ana tjetër diplomatët amerikanë, Richard Grenell, Mathew Palmer dhe Philip Kosnett në një deklaratë të përbashkët thanë se nuk ka një plan të fshehtë. Ka apo nuk ka plan të tillë, zoti Serwer?

Serwer: Ata thonë se nuk ka një plan të fshehtë, por zoti Palmer nuk e ka nënshkruar atë pjesë të deklaratës, ishte deklaratë e zotit Grenell se ai nuk e ka parë një plan të tillë. Nuk ka dyshim që kjo është diskutuar ndërmjet Thaçit e Vuçiqit, nuk ka dyshim që amerikanët dhe evropianët e dinë për këtë. Amerikanët kanë lënë të kuptohet se do të ishin të hapur për një marrëveshje për shkëmbim territoresh, ndërsa shumica e evropianëve, posaçërisht Gjermania që mori rolin kryesor, janë shprehur kundër.

A mendoni se Shtëpia e Bardhë është pjesë e planit?

Serwer: Ata thanë atë çfarë thanë se janë të hapur për çdo gjë për të cilën Vuçiqi dhe Thaçi pajtohen dhe sigurisht mendoj që ka njerëz në qeverinë amerikane që i kanë diskutuar planet me Vuçiqin e Thaçin, nuk ka mëdyshje në mendjen time për këtë. Dhe shenjat që po dërgojnë janë pozitive për atë që unë mendoj se do të jetë shumë negative.


A e keni parë një plan të tillë zoti Serwer?

Serwer: Kam parë shumë plane sikundër edhe ju në rrafshin publik. Nuk e di në tërësi prej nga vijnë, nuk e di se çfarë statusi kanë në botën zyrtare, por çështja është se të dy, edhe Thaçi edhe Vuçiqi e kanë pranuar se po mendojnë për shkëmbim territoresh.

Pra, kjo do të thotë sipas jush se plani është hartuar nga zoti Thaçi dhe zoti Vuçiq dhe është pranuar nga të tjerët?

Serwer: Nuk ka arritur ndonjë shkallë serioze të pranimit. Nuk jam madje i sigurt që Vuçiqi dhe Thaçi kanë rëndë dakord për ndonjë gjë. E dini që Thaçi dëshiron të gjitha komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë dhe Vuçiqi nuk mund t’i jap ato. Vuçiçi dëshiron jo vetëm Leposavicin, Zubin Potokun e Zvecanin, por po ashtu, dëshiron edhe Mitrovicën e Veriut dhe Thaçi nuk mund t’i jap këtë atij. Dhe nuk mendoj që shkëmbimi i territoreve mund të kalojë në referendum në asnjërin vend. Kjo nuk është marrëveshje që mund të arrihet në mënyrë demokratike. Nuk e di pse vazhdojnë ta diskutojnë këtë. Më duket si rrugë qorre.

Për shumëkënd edhe në Shtetet e Bashkuara, angazhimi i ambasadorit Richard Grenell dhe Shtëpisë së Bardhë është mbase mundësia e fundit për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sipas tyre Kosova nuk duhet ta humbas këtë mundësi. A ka vërtetë një mundësi të tillë zoti Serwer?

Serwer: Nuk ma ha mendja. Edhe vet Grenelli e ka bërë të qartë se nuk mendon kështu. Ai nënvizon se është duke punuar në marrëveshje ekonomike në dobi të ndërsjellë, disa përmirësime anësore në vend të marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Nëse është kështu ai po e bën gjënë e duhur, ndonëse unë kam dyshimet e mia. Puna e parë e duhur është përmbushja e marrëveshjeve teknike që tashmë ekzistojnë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Për mua kjo është domosdoshmëri dhe ka edhe shumë gjera të tjera që duhet të bëhen përfshirë hapjen e tregut serb për prodhimet e Kosovës, meqë ka shumë pengesa serioze për këtë. Unë besoj se në fund të gjitha tarifat ndaj mallrave serbe duhet të hiqen. Një pjesë janë hequr por nuk kam parë asnjë veprim reciprok nga Beogradi.

I gjithë debati rreth tarifave në Kosovë nxiti përplasje rreth marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. Për shumëkënd këto marrëdhënie janë dëmtuar tashmë. Ju si mendoni?


Serwer: Dua të them atë çfarë i kam thënë verën e shkuar kryeministrit. Kosova duhet të zgjerojë mbështetjen për vete në komunitetin ndërkombëtar. Ajo varet shumë nga Shtetet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara të Donald Trumpit janë të pasigurta. Janë të tilla në NATO, në marrëveshjet me Japoninë e Korenë e Jugut, janë të pasigurta në marrëdhëniet me Rusinë e Kinën. Kjo administratë është krejt ndryshe nga administratat e kaluara amerikane. Zgjerimi i mbështetjes do të ishte veprim i zgjuar për Kosovën. Përtej këtyre debateve për shkëmbim territoresh e tarifash, Kosova ka nevojë për zgjerim të mbështetjes.

Por, me kënd zoti Serwer? Për shumëkënd Shtetet e Bashkuara janë mburoja reale ushtarake për Kosovën e cila kërcënohet nga Serbia dhe Evropa nuk është një mburojë e tillë?

Serwer: Nuk mendoj se Kosova është e kërcënuar seriozisht nga Serbia më. Ka një pjesë në veriun e Kosovës që mund të jetë ushtarakisht e kërcënuar nga Serbia, por Serbia e di që nuk mund ta marrë Kosovën sepse do të krijonte situatë të pa menaxhueshme për Serbinë. Ju duhet të kuptoni që Gjermania ishte mburojë politike dhe ka ndërhyrë vazhdimisht për të mbrojtur Kosovën. E kujtoni kur ndërhyri kancelarja Merkel për të filluar vërtetë bisedimet Beograd – Prishtinë.

Mendoj se marrëdhëniet më të fuqishme më Gjermaninë janë të rëndësishme, qartazi marrëdhëniet e fuqishme me Zvicrën po ashtu janë të rëndësishme. Por mendoj se Kosova duhet të eksperimentoj dhe të sprovojë Rusinë, Kinën dhe fuqitë e tjera të mëdha. Është fakt se në këtë situatë gjeopolitike në të cilën ndodhemi ato kanë vota, madje vota më të fuqishme sesa që i kishin në të kaluarën. Serbia ishte e zgjuar më lidhjet me Kinën, ishte e zgjuar me lidhjet me Rusinë. Kosova duhet të sigurojë farë marrëdhëniesh më këto vende.

Por Rusia kundërshton shtetësinë e Kosovës dhe mbështet fuqishëm Serbinë. Si gjetka Kosova rrugë për të krijuar lidhje me Rusinë?

Serwer: Kjo është sfidë diplomatike. Unë nuk mund të përgjigjem në këtë pyetje për ju, janë njerëzit e Kosovës që duhet të përgjigjen për këtë. Unë kam punuar ngushtë me ministrinë e Jashtme në Kosovë dhe e di se ka shumë njerëz të zotë që mund të jenë të besueshëm për të provuar ujërat me Kinën e Rusinë dhe me të tjerët. Mendoj se Turqia është një mbështetëse e rëndësishme për Kosovën po ashtu. Por, mendoj se kjo varësi e madhe nga Shtetet e Bashkuara në një kohë kur Shtetet e Bashkuara janë bërë të pasigurta në marrëdhëniet me tërë botën, jo vetëm me Kosovën, por më të gjithë, është e pamatur.

Kohët e fundit ka një hendek në qëndrimet e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës rreth zhvillimeve në Kosovë. Çfarë mund të jenë pasojat për Kosovën nëse këto ndarje thellohen?

Daniel Serwer: Mendoj se ka dallime ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian posaçërisht rreth shkëmbimit të territoreve por jo vetëm rreth kësaj. Zgjedhja e Grenellit, i cili ka marrëdhënie skajshëm të këqija me Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian, do të thotë se ai nuk mund të luaj rolin tradicional të të dërguarve amerikanë, që të paraqiten në duet me evropianët, duke mos lënë hapësirë ndërmjet vetes dhe evropianëve gjë që ka funksionuar gjithnjë në Ballkan. Kjo është mënyra si e bëjmë punën më së miri në Ballkan. Me evropianët, jo kundër tyre. Kjo nuk është e mundur me Grenellin.

Këshilla ime është, merrni nga ajo çfarë ofron Grenelli. Ai dëshiron të çojë përpara këto përmirësime të marrëdhënieve ekonomike, fluturimet ndërmjet kryeqyteteve, linjë hekurudhore ndërmjet tyre. Nuk kam vërejtje, ndaj këtyre gjerave fare. Në fakt sa më shumë që përqendroheni në çështjet ekonomike konkrete të interesit të ndërsjellë do të jetë në të mirë të të gjithëve. Por kjo nuk është zgjidhja gjithëpërfshirëse. Megjithatë, nuk është pa rëndësi përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike. Mendoj se sprovimi i ujërave nga zoti Kurti me heqjen e disa tarifave është një veprim i mirë, por Serbia duhet të përgjigjet. Duhet të ketë një formë mbase jo ‘quid pro quo’ (lat: favor për favor), por njëfarë reagimi të ndërsjellë që do të inkurajonte Kurtin të shkojë më tej.

Është e paqartë për mua se sa mund të bëj kryeministri në detyrë, por besoj se është më rëndësi që Serbia të hedhë disa hapa dhe të përgjigjet ndaj asaj çfarë Kurti bëri. Por nuk po shoh trysni amerikane mbi serbët që ta bëjnë një gjë të tillë. Kjo është pjesë e pasigurisë së Shteteve të Bashkuara. Mund t’ju siguroj se në të kaluarën Shtetet e Bashkuara do të “përdridhnin ndonjë dore” në Beograd. Nuk po duket se po e bëjnë këtë fare.

A ekziston ndonjë mundësi që zoti Grenell dhe administrata e presidentit Trump të çojnë përpara një marrëveshje para zgjedhjeve presidenciale amerikane?

Serwer: Mendoj se kishte mundësi të tillë, por pandemia e COVID-19 i ka zvogëluar shanset për një gjë të tillë. Nuk kemi hapësirë për t’u përballur me të gjitha gjërat përpara. Koha po ikën. Presidenti do të jetë së shpejti i ngarkuar me çështje të brendshme. Sinqerisht gjithnjë kam menduar se është e tepër të mendosh se marrëveshja Prishtinë – Beograd do tërhiqte shumë vëmendje në Shtetet e Bashkuara, madje edhe një ceremoni në Kopshtin e trëndafilave do të ishte një rrëfim për një apo dy ditë, por jo më shumë. Mendoj se shanset për këtë po zvogëlohen tani shpejt, sepse epidemia po bëhet më e rëndë në Shtetet e Bashkuara.

Cila është e ardhmja e bisedimeve Kosovë – Serbi dhe cila është adresa e duhur? Washingtoni, apo Brukseli?

Serwer: Tani për tani e ardhmja është në këto përmirësimet e marrëdhënieve ekonomike. Madje zbatimi i marrëveshjeve teknike, posaçërisht të asaj për energjinë do të ishte hap në drejtimin e duhur. Mendoj se Brukseli dhe Washingotni mund të pajtohen për këtë. Madje, ndonëse Grenelli nuk është ai që do të zgjidhja për të bashkëpunuar me evropianët, mendoj se evropianët mund të punojnë paralelisht me të në marrëveshjet ekonomike. Por, ajo çfarë nuk mund të bëjnë është që të pajtohen me amerikanët rreth shkëmbimit të territoreve. Nuk mund të ketë konsensus në Bashkimin Evropian në favor të kësaj. Në fakt Gjermania i është kundërvënë fuqishëm dhe e ka bërë të qartë këtë. Ka vende tjera që i janë kundërvënë po ashtu. Mendoj se ajo ide ka vdekur, por është një mumie që pret të ringjallet nga disa të marrë. Por, ujditë ekonomike duhet të përmirësohen. Oda Ekonomike e Serbisë për shembull, është e vetëdijshme për vështirësitë e Kosovës që të eksportojë në Serbi dhe nuk kundërshton zgjidhjen e këtyre problemeve me sa kam kuptuar unë.

Mendoj se ka hapësirë në rrafshin ekonomik në të ardhmen e afërt. Zgjedhjet amerikane janë në nëntor. Nuk e di se cili do të jetë rezultati i tyre, por jam i bindur se qasja e administratës (Joe) Biden do të ishte tërësisht ndryshe nga qasja e administratës së Trumpit ndaj çështjeve të Ballkanit. Zoti Biden është mbrojtës energjik i sovranitetit, pavarësisë dhe tërësisë tokësore të Kosovës dhe mbrojtës energjik i rrugës evropiane për Ballkanin dhe do të punonte ngushtë me evropianët. Por, duhet ta dini se Kosova nuk është një çështje për të cilin njerëzit në Washington flasin shumë. Po, më shihni mua të shkruaj për të, apo disa kolegë të mi që shkruajnë për këtë. Por, duhet të kuptoni se po ndryshojnë përparësitë në Washington dhe duhet të merreni vet me shumë gjëra.

Mendoj se ideja e Kurtit për reciprocitet me Serbinë ishte gjëja e duhur. Duhet të dihet se Albini nuk ishte favoriti im, posaçërisht nuk e kam pëlqyer idenë e tij të referendumit për bashkimin me Shqipërinë. Mendoj se kjo nuk vjen ne shprehje. Por në reciprocitetin me Serbinë ishte ide e duhur dhe shpresoj që kushdo që e zëvendëson si kryeministër t’i qëndrojë kësaj ideje.

Koronavirusi është thjeshtë armë biologjike


Asllan Bushati
Asllan Bushati




Kam të paktën që nga mezi i muajt mars 2020, që nëpërmjet disa shkrimeve dhe një interviste televizive, përpiqem të sjellë në fokusin e opinionit shqiptar e më gjërë, një këndshikimi ndryshe për koronavirusin (COVID-19). Në qendër të këtij mendimi është ideja se koronavirusi që po poshtron botën, nuk është një pandemi e imponuar nga ndonjë aksident natyror sic thuhet me lakuriq nate, gjarprinj, zvarranikë, kafshë etj. Jo. Ai në gjykimin tim, është thjeshtë armë biologjike (krijesë laboratorike e dorës dhe mendjes njerzore).

Duke qenë i fokusuar në këtë ide, tmerrohem kur e shoh botën kështu të gjunjëzuar e në paralizë totale. Ekonominë globale në rrukullisje e sipër për në greminë. Mbylljen totale të shkollave, bizneseve dhe shkatrrimin e miliona vende pune , ku brenda gjashtë javësh (vetëm në SHBA 17 milion). Por mbi të gjitha kur shoh statistikat e dëmeve ku (deri në orën 20 të datës 16 prill 2020), në botë janë 2milion e 143 mijë të infektuar, 144 mije të vdekur, në SHBA 667 mijë të infektuar dhe 33 mijë të vdekur, në Shqipëri qindra të infektuar e 26 të vdekur,etj etj. Kjo më bën të më dridhet trupi e më pushton ankthi nga pasiguria e jetës time, e familjes, të afërmve, kombit e deri globit. Më vjen të uluras deri në kupë të qellit në të gjitha llojet e masmediave të botës e në cdo cep të globit: 

NDAL SHKATRRIMIT TË GLOBIT, BANESËS SONË TË PËRBASHKËT MIJRAVJECARE.


Por, (jashtë emocioneve) le të analizojmë disa fakte konkrete dhe mbi bazën e tyre të nxjerrim përfundime. Kështu është bërë e ditur se fillimisht në një market të Uhanit u infektuan me koronavirus dhe humbën jetën 59 punonjës. Pyetja shtrohet pse pikrisht në këtë market i cili është fare afër laboratorit (Qendra Kërkimore e Studimeve Biologjikë të Ushtrisë Kineze) dhe kjo nuk ndodhi në Pekin, Shangai etj? Shtoj këtu se media bën të ditur se ky është institucioni më i lartë kërkimor biologjik i Kinës. Pra aty realisht bëheshin eksperimente shkencore biologjike nga ushtarakët kinez. Në këtë rast nuk na intereson të gjykojmë në se studimet bëheshin me module identiteti kinez, të huazuara nga ndokush tjetër, apo të vjedhura nga ndonjë vend jashtë Kinës. Thelbi këtu është se atje krijoheshin mutacione në konvejerin biologjik, pra shkurt kemi të bëjmë me arsenal laboratorik të armës biologjike.

Ky arsenal, (gjykoj madje dhe besoj), se nuk është përhapur në mënyrë të qëllimëshme (shpresoj të mos jemë gabim). Nisur nga kjo llogjikë,hamendsoj se fillesa mund të ketë qenë thjeshtë një aksident i ardhur nga pakujdesia e një njeriu të vetëm që e dispononte dhe bënte manipulime (eksperimente) me kampionin e virusit. Nuk e përjashtoj edhe ndonjë defekt në konvejerit biologjik, ose dicka e kësaj natyre. Por kjo nuk e ndryshon aspak thelbin, përmbajtjen e të qenit armë biologjike. Kjo nuk e ndryshon dëmin kolosal që i erdhi e vazhdon ti vijë botës në jetë njerzish, në moral dhe në ekonomi.

Pra pa shumë stërhollime, llogjikisht është e pranueshme se virusi (nuk erdhi fjala vjen nga Poli i Veriut) e u përhap krejt papritur tek banorët e Uhanit. Jo. Laboratori biologjik duke qenë i dislokuar pranë vendit të konstatimit të pacientit zero, është e kuptueshme se ishte burimi i virusit të COVID-19 . Pikrisht për këtë me të drejtë Presidenti i SHBA-së Trump pa asnjë ekuivok e quajti ”virusi kinez”.

Ky laborator aktualisht është i mbyllur për cdo të huaj. Autoritetet kineze thone se mbyllja e laboratorit është bërë për arsye se ai është “objekt me shkallë ndotje shumë të lartë”. Ky fakt nuk e përjashton atë nga të qënit burimi fillestar i infektimit, përkundrazi e shton akoma më shumë. Edhe në qoftë se ata (ushtarakët kinez), e dizinfektojmë deri në ekstrem për të fshirë cdo gjurmë të mundëshme, ai përsëri mbeteti i dyshuari kryesor.

Një element tjetër i vrazhdë e me hije të dukshme dyshimi është fakti i deklaruar nga kinezët se janë konstatuar dy forma të koronavirusit, njera e kanstatuar në 98 përqind të të infektuarve dhe tjetri në dy përqind. Ky dy përqindëshi (shumë mendojnë se) është futur në valle (artificialisht) për të mbuluar e humbur gjurmët e 98 përqindëshit që është realisht armë biologjike.


Rajoni i Uhanit thuhet se ka një popullsi prej 11 milion banorësh dhe sipas kinezve kanë humbur jetën nga pandemia vetëm 3342 persona. Duke e krahasuar këtë të dhënë me statistikat e pandemisë të ndodhura në SHBA, Mbretërin e Bashkuar, Itali, Spanjë, Francë etj a mund të merren të vërteta deklarimet kineze? Mendoj se jo. Këtu kemi të bëjmë me fshehje të së vërtetës.

Pranojmë për një moment (sic hamendsuam më sipër) se aksidenti ndodhi krejt papritur dhe 2-7 ditë pas tij (periudha e inkubacionit) u cfaqen rastet e para të humbjeve njerzore . Pyetja shtrohet për aksidente të tilla ka një konventë botrore, ku cdo shtet detyrohet të njoftojë OKB-në dhe fqinjët menjëherë ose në të kundërt tërheq mbi vehte gjithë përgjegjësitë për dëmet e shkaktuara. A e bëri Kina një gjë të tillë dhe kur?


Ka disa “gojë të liga” që thonë se koronavirusi nuk ishte aksident, por strategji e planifikuar dhe e mirmenduar. Këtë strategji (sipas tyre) e prodhoi fakti se Kina dhe SHBA-ja u përfshinë në betejat e një lufte të ashpër tregtare për rindarjen e tregjeve. Madje arrihet deri atje sa të pohohet se përdorimi i armës biologjike në rastin konkret ishte më i leverdisshëm, më i kollajshëm, kamuflohet me aksident, vret njerzit dhe nuk bën shkatrrime si arma bërthamore. Kështu arma biologjike del se nxorri në pension parakohe armët bërthamore të cilat e mbajtën politikën, diplomacinë dhe mendimin ushtarak të pushtuar nga frika e përdorimit të tyre për 75 vite. Unë kam prirjen të mos e besoj e përkrah një opsion kaq vrastar, por në të njejtën kohë nuk heq dorë nga version i ndonjë aksident njerzor a teknologjik.

Po të ishte cfaqur koronavirusi fillimisht në Pekin, Shangai, Honkong, Taivan ose në dy Koretë, në Vietnam, Tailandë, Kamboxhia etj, është e pranueshme që (përvec dorës e mendjes së njeriut) të dyshojmë edhe për ndonjë virus të ardhur nga kafshët ose shpendët. Por në rastin konkret kur laboratori biologjik i ushtrisë kineze është fare pranë pacientit zero, kjo ska as më të voglin dyshim.

Në këtë shkrim objeksioni ynë nuk është prirja për të nxjerrë në pah rrugët konspirative se kush e dispononte virusin, nga kush agjent u shit e nga kush u ble informacioni, rrugët që virusi përshkoi sa përfundoi në Uhan etj? Jo. Ne thjeshtë po përpiqemi të përjashtojmë me llogjikë të ftohtë ardhjen e virusit nga përshembull lakuriqët e natës apo gjarprinjt etj. Kjo e fundit pranohet kur bëhet fjalë për një kohë e hapsirë tjetër dhe që nuk ka objekte të karakterit laboratorit biologjik të përmendur më lart.

Marrë shkas nga gjithsa më lart, gjykoj se nevoja për ta parë problemin më nga afër e më në detaje, është domosdoshmëria e ngritjs së një komisioni ndërkombëtar investigimi me specialist të disa fushave afër fushës së armës biologjike si: mjekë, biologë,ushtarakë,kimist, matematicienë, zeologë, ekspertë statistikash etj. Grumbullimi dhe analiza e të dhënave nga ekspertiza ndërkombëtare do të na mundësojë të shohim tre opsione: a) ishte aksident krejt natyror, b) ishte aksident njerzor por nuk u bë i ditur në kohë apo, c) ishte opsion i mirmenduar?

Në se nuk provohet opsioni”a”, atherë kemi të bëjmë me një skandal të madh botror, për të cilin kinezët duhet të paguajnë cmimin përkatës.

Apeli im si qytetar i thjeshtë i këtij rruzulli, si shqiptarë e si amerikan, si ish ushtarak i lartë në Ushtrisë Shqiptare, si specialist i fushës së mbrojtjes nga armët e dëmtimit në masë(ADM) e më gjërë, bëj thirrje ta shikoni, mendoni dhe gjykoni këndshikimin tim. Në se ai është i gabuar më kritikoni, por nuk dëmtohet askush dhe unë premtoj se do të kërkoj ndiesë poblike për mendim të gabuar. Por në se gjykoni se kam të drejtë, ju politikanë, parlamentarë, akademikë, intelektualë, shtetarë e njerëz të thjeshtë bashkohuni me mendimin tim dhe insistoni për një investigim ndërkombëtar.

Një lajm i mirë vjen nga Britania e Madhë, ku ekspertët thonë se e kanë gjetur një vakinë për të ndalur përhapjen e COVID-19.

Ekspertët nga Britania e Madhe japin lajmin e mirë: Vaksina që lufton COVID 19 është gjetur, në shtator do të jetë gati

Një lajm i mirë vjen nga Britania e Madhë, ku ekspertët thonë se e kanë gjetur një vakinë për të ndalur përhapjen e COVID-19.


Kumanova Covid

Profesoresha e Universitetit të Oksfordit, Sarah Gilbert, e cila drejton kërkimin më të avancuar në Britani për një vaksinë deklaron se është 80% e sigurt se arritja e ekipit të saj do të fillojë të funksionojë brenda vjeshtës.


Muajin e shkuar ajo ishte shprehur se vaksina mund të arrihej në fund të vitit, por tashmë ajo konfirmon një skenar më optimist duke qenë se testimet tek njerëzit pritet të fillojnë brenda dy javësh.

Pavarësisht paralajmërimeve se një vaksine do t’i duhen 18 muaj për t’u prodhuar, profesoresha shprehet se skenari më i mirë për një produkt që funksionon është shtatori, nëse gjithçka shkon në mënyrë perfekte.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...