Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/24

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se të gjitha partitë duhet të bëhen bashkë në luftimin e virusit Corona.

Koalicionet e partive, Albin Kurti jep lajmin e fundit
Kur u pyet për koalicionet për formimin e Qeverisë së re kërkoi që të gjithë të bëhen bashkë pa dallim, edhe pse e pranon se vendi nuk ka përvojë në menaxhimin e situatave të tilla.


“Jemi të gjithë bashkë pa dallim partie, as moshe e etnie, do të përqendrohemi në luftimin e kësaj të keqe duke e ditur se nuk kemi përvojë në këso situata, por do t’ia dalim mirë”.


“Prilli është muaji përfundimtar. Nuk është koha dhe vendi në Malishevë të flasim për situatën politike”, tha Kurti derisa ishte për vizitë në komunën e udhëhequr nga Ragip Begaj, komunë kjo që ka mbi 60 të prekur.

Kryeministri i shkarkuar ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje, por më të nuk janë pajtuar liderët e partive të tjera dhe as Presidenti Hashim Thaçi i cili ia ka kërkuar Kurtit emrin për mandatarin e ri

Uilliam Bryan, drejtori i shkencës dhe teknologjisë në Departamentin e Sigurisë së Brendshme :: Covid nuk i reziston diellit dhe temperaturave të larta

Zyrtari i lartë amerikan: Covid nuk i reziston diellit dhe temperaturave të larta Shtëpia e Bardhë po bën kërkime mbi përfitimet e dritës së diellit dhe lagështinë në zvogëlimin e kërcënimit të koronavirusit ndërsa Presidenti Donald Trump inkurajon shtetet të lëvizin për të rihapur ekonomitë e tyre.

Studimet e kaluara nuk kanë gjetur prova të forta që temperaturat e larta dhe lagështia më e lartë e pranverës dhe verës do të ndihmojnë në zvogëlimin e përhapjes së virusit.
Por Uilliam Bryan, drejtori i shkencës dhe teknologjisë në Departamentin e Sigurisë së Brendshme tha në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë të enjten se ka “rezultate të tjera” nga hulumtimet e reja që sugjerojnë se drita diellore ka një efekt të fuqishëm në vrasjen e virusit në sipërfaqe dhe në ajër. Ai tha se shkencëtarët kanë parë një efekt të ngjashëm nga temperaturat më të larta dhe lagështia. Një laborator në Maryland po kryen testime mbi virusin që nga shkurti 2020, tha Bryan.

“Virusi po vdes me një ritëm shumë më të shpejtë vetëm nga ekspozimi ndaj temperaturave më të larta dhe vetëm nga ekspozimi ndaj lagështisë,” tha Bryan.


Bryan tha se njohuritë në lidhje me këtë mund të ndihmojnë qeveritarët kur marrin vendime se si dhe kur të hapin ekonomitë e tyre shtetet. Sidoqoftë, ai theksoi se rezultatet e shfaqura të studimeve të dritës dhe nxehtësisë nuk zëvendësojnë rekomandimet për distancimin shoqëror.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili vazhdimisht ka kërkuar lajme shpresëdhënëse në lidhje me përmbajtjen e virusit, është pyetur nëse është e rrezikshme të bësh njerëzit të mendojnë se do të ishin të sigurt duke shkuar jashtë në nxehtësi, duke marrë parasysh që kaq shumë njerëz kanë vdekur në Florida.

“Shpresoj që njerëzit të shijojnë diellin. Dhe nëse ka një ndikim, kjo është e shkëlqyer”, u përgjigj Donald Trump, duke shtuar,”Ishte vetëm një sugjerim nga një laborator i shkëlqyer nga një njeri shumë, shumë i zgjuar, mbase brilant”.


“Unë jam këtu për të paraqitur ide, sepse ne duam ide për të hequr qafe këtë gjë. Dhe nëse nxehtësia është e mirë, dhe nëse rrezet e diellit janë të mira, kjo është një gjë e shkëlqyer”, tha presidenti i SHBA, Donald Trump.

Presidenti Donald Trump theksoi se studiuesit po shikonin gjithashtu efektet e dezinfektuesve në virus dhe pyesnin nëse ato mund të injektoheshin te njerëzit, duke thënë se virusi “iu bën një diçka të tmerrshme mushkërive, kështu që do të ishte interesante të kontrollohej”. Bryan tha se nuk kishte konsideratë për këtë.

Deklaratën e Bryan e postoi në Twitter dhe Instagram edhe Ivanka Trump


Presidenti ka folur shpesh për perspektivat e terapive të reja dhe ka ofruar afate kohore për zhvillimin e një vaksine.

Në fillim të muajit prill 2020 , këshilltarët shkencorë i thanë Shtëpisë së Bardhë se akoma nuk ka prova të mira se nxehtësia dhe lagështia e verës do të frenonin virusin pa masat e vazhdueshme të shëndetit publik.

Studiuesit e mbledhur nga Akademitë Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë kanë analizuar studimet e bëra deri më tani për të testuar mbijetesën e virusit në kushte të ndryshme laboratorike, ashtu si edhe gjurmimi se ku dhe si COVID-19 është shpërndarë deri tani.

“Duke pasur parasysh që vendet aktualisht me temperatura verore”, të tilla si Australia dhe Irani, po përjetojnë përhapje të shpejtë të virusit, një rënie e rasteve me rritjen e lagështisë dhe temperaturave nuk duhet të supozohet”, shkruanin studiuesit më parë në prill  2020 në përgjigje të pyetjeve nga Zyra e Shkencës dhe Teknologjisë të Shtëpisë së Bardhë.

Për më tepër, raporti citon mungesën globale të imunitetit ndaj virusit të ri dhe konkludoi, “nëse ka një efekt të temperaturës dhe lagështisë në transmetim, mund të mos jetë aq i dukshëm sa me viruset e tjerë të frymëmarrjes për të cilët ka të paktën pjesërisht imunitet”.

Ata vunë në dukje se gjatë 10 pandemive të mëparshme të gripit, pavarësisht se në cilën sezon filluan, të gjithë kishin një kulm të dytë, rreth gjashtë muaj pasi virusi u shfaq për herë të parë.

Në Mars, Dr. Michael Ryan, shefi i urgjencave i Organizatës Botërore të Shëndetit. tha, “Ne duhet të supozojmë se virusi do të vazhdojë të ketë aftësinë për t’u përhapur, dhe është një shpresë e rremë për të thënë po, thjesht do të zhduket gjatë verës si gripi.” /New York Times

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë paralajmëron Albin Kurtin


Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë është ankuar sërish se shtesat prej 300 eurosh për stafin shëndetësor, sipas pakos së Qeverisë për përballimin me koronavirusint, nuk po ndahen edhe për stafin mbështetës.

Në një reagim drejtuar kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ministrave të Financave dhe Shëndetësisë, FSSHK ka thënë se “sistemi shëndetësor është zinxhir dhe çdo shkëputje e hallkës së këtij zinxhiri dërgon në dështim të sistemit shëndetësor”.


Me këtë rast, FSSHK ka paralajmëruar edhe hapa juridikë ndaj Qeverisë.


“I nderuari Z, Kryeministër në detyrë, po jua rikujtoj se në një institucion më të vogël shëndetësor i cili funksionon në këtë kohë Pandemie bëjnë pjesë: Punëtori i sigurimit, pastruesi/ja, bartësit, vozitësit, shërbimet teknike, IT-të dhe duke përfunduar tek infermierët dhe mjekët. Çdo diskriminim i këtyre punëtorëve do të konsiderohet shkelje e të drejtave të njeriut si dhe shkelje e të drejtave të punëtorëve, gjë për të cilën FSSHK do të ndërmerr të gjitha hapat juridike. Po ju themi hapa juridik ngase hapat sindikaliste në këtë moment nuk mund t’i ndërmarrim, sepse jemi në vijën e parë të frontit”, thuhet në letrën e Blerim Sylës, kryetar i FSSHK-së.

Shkelzen Gashi : I kam thënë Kurtit që të mos dalë kundër Gjykatës Speciale

Gashi: I kam thënë Kurtit që të mos dalë kundër Gjykatës Speciale
Këshilltari i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, Shkelzen Gashi ka deklaruar sot në emisionin Frontal në T7 se duhet të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime gjatë luftës. I njëjti thotë se gjatë fushatës në zgjedhjet e fundit, e ka këshilluar Kurtin që të mos del kundër Gjykatës Speciale.

I pyetur se a ka ndërruar qëndrim për Gjykatën Speciale, Gashi thotë se ka organizata ndërkombëtare që flasin për krime që janë kryer nga ish’ushtarë të UCK’së.

“Çka mendon ti pse është themeluar Gjykata Speciale, pse dy të tretat e deputetëve të Kuvendit e kanë votu themelimin, një nga mospajtimet e mia me LVV, unë mendoj që duhet me u themelu.


Unë mendoj që po janë faktet e organizatave ndërkombëtare që flasin për krime që individ nga radhët e UÇK ‘së i kanë bërë ndaj civilëve të pafajshëm dhe unë mendoj që duhet me u dënu”, ka deklaruar ai.

Gashi thotë se ata që kanë kryer krime duhet të dënohen në mënyrë që të pastrohet UCK’ja.

“Nuk ka pas asnjë prokuror ose gjyqtar, apo avokat, me sa e di Nazim Bllacën nuk ka pas asnjë avokat që e ka mbrojtë me sa e di unë. Nuk ka pas gardianë me i qu nëpër burgje me i qu pjesëtarët e UÇK ‘së, na për 20 vjet e kemi bindë bashkësinë ndërkombëtare që duhet me e themelu në Hagë një gjykatë për krime të luftës. Edhe mjekët kanë nënshkru raporte falso për gjendjen ndërkombëtare të tyre. Disa portale të afërta me regjimin e kalum kishin nxjerrë një intervistë timen për radio FM për Dick Martyn.


Është shumë më mirë sa më shpejtë ata që kanë kry krime të dënohen edhe të pastrohet UÇK’ ja”, derisa ka përmendur edhe një rast.

“Në rastin e Famtir Limaj e ki Hajredin Balaj të dënuar, aty është vërtetuar se ato krime janë kry, e ai është një nga përgjegjësit, gjykata thotë se nuk ka dëshmi të mjaftueshme që ai e ka dhënë urdhrin. Unë mendoj që duhet me u dënu të gjithë ata që kanë kry krime. Na e akuzojmë Serbinë kur Serbia i mbron kriminelët, ne duhet me u kanë kundër krejt krimeve”, shton ai.

Gashi thotë se në zgjedhjet e fundit e ka këshilluar tash kryeministrin në detyrë që të mos del kundër Gjykatës Speciale.


“Unë i kam propozuar edhe në fushatë, kryeministri Albin Kurtit që të mos del kundër Gjykatës”, ka shtuar ai.

Reagon Banka Ekonomike, siguron klientët se llogaritë janë të sigurta


Pas raportimeve nëpër media se Banka Ekonomike është hakuar dhe i janë vjedhur të dhënat klientëve, ka ardhur reagimi nga kjo bankë.

“Me qëllim të informimit të drejtë dhe evitimit të shqetësimeve eventuale të klientëve tanë, njoftojmë të gjithë klientët se Banka Ekonomike ka qenë cak i një sulmi kibernetik, ku për pasojë një numër i caktuar i sistemeve janë infektuar me virus dhe të njejtin e kemi izoluar me kohë duke siguruar që janë zbatuar masat më të larta të sigurisë në këtë aspekt”, thuhet në reagim.


Banka Ekonomike thotë se ka qenë cak i një sulmi kibernetik, ku për pasojë një numër i caktuar i sistemeve janë infektuar me virus dhe të njëjtin ata kanë arritur ta izolojnë me kohë.


Banka e vetme me kapital vendor bën të ditur se menjëherë pasi ka ndodhur rasti janë ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm ligjorë, ndërsa organet kompetente po hetojnë rastin.

Kjo Bankë siguron klientët e saj se nuk ka hapësirë për shqetësim, pasi që mjetet e tyre në BE janë të sigurta.

Qyteti kinez Harbin, shtëpia e 10 milionë banorëve, ka miratuar masat drakonike të karantinimit kundër coronavirusit, pasi është zbuluar një valë e re e epidemisë që duket se tashmë ka shpërthyer atje.


Këto masa janë miratuar për të luftuar valën e re të epidemisë së coronavirusit, pasi që një student që ishte kthyer nga Nju Jorku kishte infektuar më shumë se 70 persona, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët lokalë të këtij qyteti kanë ndaluar tubimet ,dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të përcjellin çdo lëvizje të vizitorëve që nuk janë nga Kina.


Gjithashtu janë vënë pika kontrolli nëpër aeroporte dhe stacione të trenave, me qëllim që të kontrollohen ata që futen në këtë qytet.

Ky lajm po ndodh në ditët kur Kina njoftoi se në Wuhan, ish-epiqendra e pandemisë, kanë mbetur vetëm edhe dy pacientë që janë në gjendje të rëndë nga COVID-19.

Harbin është kryeqyteti i provincës Heilongjiang në verilindje të Kinës, që tani po ballafaqohet me epideminë më të madhe të coronavirusit.


Qeveria mbrëmë ka dhënë instruksione të qarta për kufizime të mëtejme për banorët, vizitorët dhe korridoret që qojnë në këtë vend.Pas Wuhanit e pëson një qytet tjetër

Para hyrjes në çfarëdo objekti apo kompleksi, secili person obligohet të përdor aplikacionin e aprovuar nga ministria e Shëndetësisë përmes të cilit mund të dokumentohet që nuk kanë virus, u matet temperatura dhe obligohen të bartin maska mbrojtëse gjatë tërë kohës.

Banorët e Harbinit obligohen të mbajnë distancën sociale, kurse martesat, varrimet, tubimet publike dhe konferencat janë rreptësisht të ndaluara.


Të gjithë të personat e konfirmuar, të dyshuarit, rastet asimptomatike dhe personat që kanë qenë në kontakt me të do të futen në masa të rrepta të karantimit.

Të gjithë fqinjët e tyre në ndërtesë duhet të jenë të izoluar nëpër shtëpitë e tyre për dy javë, ku vazhdimisht do të monitorohen nga organet kompetente.

Duam një Qeveri legjitime dhe të zgjedhur nga vota e popullit të Kosovës.


Militantët e VV-së nuk pyesin për koronavirusin, paralajmërojnë protesta masive

Protestë sonte nga ballkoni dhe dy protesta të tjera gjatë fillimit të muajit maj, janë paralajmëruar në rrjetet sociale, si reagim i rrethanave të fundit politike në vend.

Grupi i aktivistëve “Replikë” ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që sonte në ora 20:00 përmes zhurmës me tenxhere të kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare pas përfundimit të pandemisë COVID-19.

Kurse, më 4 maj, duke filluar nga ora 14:00, po bëhet ftesë për të marrë pjesë në manifestimin për zgjedhjet. Në këtë ftesë thuhet se pas përfundimit të ligjit për kufizimin e lëvizjes për parandalimin e COVID-19, të hënën 4 maj, të ‘dalim të gjithë në manifestim për mbrojtjen e Republikës së Kosovës’.



‘Duam zgjedhje dhe nuk e lejojmë vjedhjen e pushtetit. Duam një Qeveri legjitime dhe të zgjedhur nga vota e popullit të Kosovës. Mos e shpërfillni vullnetin e popullit. U bo boll ! Jemi lodhë. Të bëhemi sa më shumë që e kundërshtojmë këtë vjedhje të pushtetit, thuhet në njoftim.

E menjëherë të nesërmen, më 5 maj, në rrjetet sociale po bëhet ftesë për një protestë paqësore , duke filluar nga ora 14:00 në sheshin ‘Skënderbeu’. Të dy protestat e fundit po mbështeten nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, përkundër asaj që kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se ai nuk do të organizojë protesta.

Por gjithashtu, Kurti dje në takimin me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ka thënë se veprimet e fundit të presidentit Thaçi janë përtej mandatit të tij kushtetues dhe në kundërshtim me rendin demokratik.


Ai shtoi se si rezultat i këtyre përpjekjeve për të formuar Qeveri të re duke anashkaluar zgjedhjet e parakohshme, qytetarët asnjë herë më parë nuk kanë qenë më të zemëruar.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...