Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/24

Ku është Ukshin Hoti ?


Glauk Konjufca në seancën e OKB-së: Ku është Ukshin Hoti

Konjufca në seancën e OKB-së: Ku është Ukshin Hoti


Në këto momente është duke u mbajtur seanca e Kosovës në Organizatën Kombeve të Bashkuara (OKB), me ç’rast shtetin e Kosovës është duke e prezantuar Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Në këtë seancë ministri Glauk Konjufca ka kërkuar nga vendet e OKB-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën ta njohin atë.

“Disa nga shtet që janë pjesë e OKB-së nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës mirëpo shumica e kanë njoftuar andaj ju inkurojojë që ta njohin shtetin e Kosovës për ta mbështetur paqen në rajon. Nuk ka qenë Kosova ajo që e ka ngritur cështjen e Parëvarsisë së Kosovë në Gjykatën Ndërkombëtare, ka qenë Serbia që e kanë ngritur këtë çështje dhe është hipokrite që të mos respektohet”, ka thënë Glauk Konjufca.


Tutje, ministri Glauk  Konjufca ka përmendur edhe personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në këtë seancë e cila është duke vazhduar, MPJ Glauk Konjufca ka përmendur arrestimin e profesorit Mr.sci.  Ukshin Hoti, i cili është ende i zhdukur që nga lufta e vitit 1999.

“Ukshin Hoti është arrestuar nga serbët për shkaqe politike dhe rojet e atij burgu e kanë nxjerrur zvarr dhe nuk është parë më, ku është Ukshin Hoti, ku janë të gjithë personat e zhdukur, një çështje tjetër është edhe dhuna seksuale”, ka thënë Glauk  Konjufca.


“Heqja e të gjitha tarifave mbetet kusht për rifillimin e dialogut”

“Heqja e të gjitha tarifave mbetet kusht për rifillimin e dialogut”

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të fillojë menjëherë pas përfundimit të pandemisë. Në mbledhjen për Kosovën, të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ai ka thënë nga nisja e dialogut ndan vetëm një hap që sipas tij duhet të ndërmarrë Kosova, anulimin e të gjitha tarifave dhe masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Si gjithmonë, duke ju drejtuar Republikës së Kosovës me “Kosovo e Metohi”, Daçiq ka thënë se kushtet për vazhdimin e dialogut mes dy vendeve duhet të krijohen menjëherë pas pandemisë.

“Vetëm një hap i Prishtinës na ndan nga kjo, është anulimi i tarifave dhe masave të reciprocitetit, që e kundërshtojnë çdo gjë që kemi arritur me marrëveshjet e Brukselit prej 2013 e tutje. U përkujtoj edhe njëherë se Rezoluta1244 mbetet i vetmi dokument i vlefshëm i OKB-së që duhet të respektohet, dhe Asociacioni i Komunave më shumicë serbe në Kosovë duhet të krijohet bazuar në këtë rezolutë”, ka thënë ai.


Daqiq ka thënë se kanë shpresuar fituesit e zgjedhjeve të fundit në Kosovë do të tregonin gatishmërinë për dialog, por që sipas tij, kjo nuk ka ndodhur.

“Për të hedh një faqe tjetër ndaj këtij dialogu ,dhe përfundimisht të tregonin gatishmërinë për dialog, për zgjidhjen e çështjes të tarifave që përbejnë me bllokadë afatgjate. Jemi përballur me mungesë totale të vullnetit për t’u angazhuar në dialog me vendimet e qeverisë Kurti”, ka thënë ai.

Në paraqitjen e tij, Daqiq nuk ka lënë pa përmendur dërgesën që e ka bërë Serbia me 1000 teste për Covid-19, dhe atë të infermierëve të mjekëve.


“Ne kujdesemi për ta, sot më shumë se kurrë, të vetëdijshëm që jetojnë në kushte të vështira edhe para kësaj përhapje. Kemi marrë vendime për të ndihmuar serbët në Kosovë dhe Metohi për luftimin e pandemisë. Kemi ofruar pajisje kompetente, kemi dërguar edhe mjekë e infermierë, kemi shprehur gatishmërinë tonë të bashkëpunojmë me shqiptarët dhe përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme në Prishtinë në luftën me pandemie”, ka thënë ai.

Çfarë po paralajmërojnë zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes?

Çfarë po paralajmërojnë zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes?
Disa prej zyrtarëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur një takim, për të cilin ka njoftuar ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila është edhe anëtare e kryesisë së LVV’së.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ish-zyrtari i LVV-së në KQZ, Adnan Rrustemi, ministrja Albulena Haxhiu dhe Blerim Sallahu, janë takuar sot.


Haxhiu ka publikuar një fotografi në Facebook, ku ka shkruar se kjo mbledhje ka të bëjë me masat mbrojtëse kundër virusit Covid – 19, por jo vetëm kundër atij.


“Me masa mbrojtëse, kundër COVID-19 dhe jo vetëm”, ishte mesazhi i tyre.

Ndryshe, LVV ka paralajmëruar se do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese veprimet e ndërmarra nga presidenti Hashim Thaci, i cili i ka dhënë të drejtën LDK’së si parti e dytë, ta formojë Qeverinë e re.

Eksperti i të dhënave personale: Të dhënat e qytetarëve janë në shitje në black market Sot është hakuar Banka Ekonomike e Kosovës, ajo ra pre e hakerave DopplePraymer.

Eksperti i të dhënave personale: Të dhënat e qytetarëve janë në shitje në black market
Eksperti i të dhënave personale. Mentor Hoxhaj ka thënë që të dhënat e qytetarëve janë në shitje në black market.

“Banke Ekonomike është Hakuar!! Mijëra te dhëna te qytetareve tani ne shitje ne black market!. DopplePaymer ka publikuar të dhënat e bankës që përfshin mbi 70 GB te dhëna me transaksione financiare”, ka shkruar Hoxhaj.

Fotografia e Mentor Hoxhaj


Sipas tij, DopplePaymer ransomëare janë të njohur për shënjestrimin e korporatave të mëdha. Në këtë rast, ata hakuan Banken Ekonomike.

Hoxhaj ka bërë të ditur që bankat nuk janë transparente sa i përket sulmeve nga hakerët.

Banke Ekonomike është Hakuar!!
Mijëra te dhëna te qytetareve tani ne shitje ne black market!
Dyshojmë se sulmi realizuar ne fund te muajit shkurt 2020!
Gjersa sulmi be i ditur nga Medium dot com me 21 Prill 2020.
DopplePaymer ransomware janë të njohur për shënjestrimin e korporatave të mëdha. Në këtë rast, Hakeret duke shfrytezuar ket ransomware hakuan Banken Ekonomike.
DopplePaymer ka publikuar të dhënat e bankës që përfshin mbi 70 GB te dhëna me transaksione financiare.
Ne kemi potencuar qe Bankat nuk po janë transparente sa i përket sulmeve te suksesshme nga hakeret!
Duke mos respektuar me ketë raste legjislacionin ne fuqi, dhe standardet e sigurisë se informacionit!
“Ne kemi potencuar qe Bankat nuk po janë transparente sa i përket sulmeve te suksesshme nga hakeret!Duke mos respektuar me ketë raste legjislacionin ne fuqi, dhe standardet e sigurisë se informacionit!”, ka thënë Hoxhaj.

https://www.facebook.com/mentorhoxhajofficial/posts/2539652209608259
Dyshojmë se sulmi realizuar ne fund te muajit shkurt 2020. Gjersa sulmi be i ditur nga Medium dot com me 21 Prill 2020.

Banka Ekonomike, në pronësi të Behgjet Pacollit, është hakuar të premten.

BQK siguron klientët e Bankës Ekonomike se mjetet e tyre janë të pa ndikuara dhe të sigurta

BQK siguron klientët e Bankës Ekonomike se mjetet e tyre janë të pa ndikuara dhe të sigurta
Banka Qendrore e Kosovës ka siguruar klientët e Bankës Ekonomike se mjetet e tyre janë të sigurta, pasi kjo bankë ra pre e një sulmi kibernetik të premten.

Banka Ekonomike, në pronësi të Behgjet Pacollit, është hakuar të premten.

Por, BQK-ja ka sqaruar klientët e Bankës Ekonomike se mjetet në llogaritë e klientëve të kësaj banke janë të sigurta.


“Banka Ekonomike ka informuar edhe organet shtetërore, të cilat merren me siguri kibernetike dhe me çështje të të dhënave personale. Konform fushëveprimit dhe mandatit të BQK-së, ju informojmë që mjetet në llogaritë e klientëve janë të sigurta, por që sulmi kibernetik ka të bëjë me rrjedhje të informatave që lidhen me fushën e privatësisë”, ka thënë BQK-ja.

Sipas BQK-së, banka në fjalë, tashmë ka ndërmarrë hapat konkret në kontekst të hulumtimit dhe eliminimit të këtij sulmi kibernetik.

“Po ashtu, BQK përcjellë në vazhdimësi stabilitetin e sektorit bankar dhe të bankave individuale, e që bazuar në treguesit kryesor financiar sektori bankar është stabil”, ka thënë Banka Qendrore e Kosovës.

“Dopple Paymer” është një operatorë hakerësh i njohur për hakimin e korporatave të mëdha, kësaj here sulmi i tyre ishte banka kosovare “Banka Ekonomike”.


Ky është operatori që hakoi sot Bankën Ekonomike


Ky operator, i quajtur “Dopple Paymer”, ka publikuar të dhënat e e bankës që përfshin mbi 70 GB te dhëna me transaksione financiare.


Rreth Banka Ekonomike, me qendër në Prishtinë, që funksionon si banka e vetme 100 përqind lokale. Ka gjithsej 30 degë, të cilat ndahen në 7 rajone kryesore, brenda të cilave operojnë 23 nëndegë.

Sipas statistikave nga raporti i përgjithshëm i bankës për fundvitin 2018, nga 201 degë / nëndegë të pranishme në tregun bankar në Kosovë, Banka Ekonomike renditet në vendin e tretë ose rreth 15 përqind të pjesëmarrjes në numrin e përgjithshëm.

 Në vitin 2018, banka ka zgjeruar degët në Klinë, Hajvali dhe Drenas dhe ka rimodeluar degën e saj në Prizren.


DopplePaymer Ransomware Breached a Large Bank, Banka Ekonomike

Cyble
Apr 21 · 2 min read
DopplePaymer ransomware operators are known for targeting large corporates. On this instance, they breached Banka Ekonomike.
About Banka Ekonomike — Based in Prishtinë, Kosovo, operating as the only 100 percent local bank. Banka Ekonomike has operated a total of 30 branches, which are divided into 7 main regions within which 23 sub-branches operate. According to the statistics from the total bank end-of-year 2018 report, out of 201 branches / sub-branches present in the banking market in Kosovo, Banka Ekonomike ranked 3rd or about 15 percent participation in the total number. In 2018, the bank has moved branches in Klina, Hajvali and Drenas to more modern facilities and has remodeled the branch of Prizren.
The DopplePaymer has released the data of the bank which includes over 70GB of files with financial transactions. Some of the screenshots are below:
About Cyble:
Cyble Inc.’s mission is to provide organizations with a real-time view of their supply chain cyber threats and risks. Their SaaS-based solution powered by machine learning and human analysis provides organizations’ insights to cyber threats introduced by suppliers and enables them to respond to them faster and more efficiently.
Cyble strives to be a reliable partner/facilitator to its clients allowing them with unprecedented security scoring of suppliers through cyber intelligence sourced from open and closed channels such as OSINT, the dark web and deep web monitoring and passive scanning of internet presence. Furthermore, the intelligence clubbed with machine learning capabilities fused with human analysis also allows clients to gain real-time cyber threat intel and help build better and stronger resilience to cyber breaches and hacks. Due to the nature of the collected data, the company also offer threat intelligence capabilities out-of-box to their subscribers.

Shkelzen Gashi : Këshilltarët e politikanëve të tjerë ua lëpijnë shefave pjesët e ndjeshme të trupit

Eskalon këshilltari i Kurtit: Këshilltarët e politikanëve të tjerë ua lëpijnë shefave pjesët e ndjeshme të trupit
Këshilltari i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, Shkelzen Gashi ka deklaruar se nuk është si këshilltarët e zyrtarëve tjerë.

Ai thotë se në zgjedhjet e fundit e ka mbështetur Vetëvendosjen, mirëpo, shton se nuk ka pranuar që të jetë në listë për deputet.

“Në vitin 2019 e kam mbështetë LVV po nuk jam futë as në listë, pozita e këshilltarit nuk do të thotë se jam anëtar i Vetëvendosjes, është gabim qysh është kriju përshtypja”, ka thënë ai në T7.


Sipas tij, këshilltarët e zyrtarve tjerë në vend janë servil.

“Këtu është kriju përshtypja për shkak se kryeministrat e deritanishëm, kryepalamentarët e deritanishëm dhe presidentët e deritanishëm kryesisht kanë marrë këshilltarë politik persona që kanë qenë anëtar të partive të tyre, ose që kanë qenë servil të dëgjueshëm të tyre, ose që ua kanë lëpirë pjesët e ndishme të trupit. Mandej ata janë bo servil edhe nuk e kanë kundërshtu kurrë shefin e tyre”, shtoi ai.

“Ma gjej një këshilltar të Hashim Thaçit që masi është emëru e ka kritiku”, ka deklaruar Gashi.

“Ministri Besnik Bislimi do ta varros përfundimisht Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen”


Prof.dr.Blerim Latifi ish-kshilltari i Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka komentuar deklaratën e Besnik Bislimit ministrit në detyrë të Finacave dhe Transfere se do t’i ulen pagat sektorit publik.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Latifi ka shkruar se ky paraljamërim i i ministrit Bislimi do ta varroste kryeministrin në largim, Albin Kurti.

“Ministri Besnik Bislimi do ta varros përfundimisht Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen”
“Besnik Bislimi, ministri aktual i financave, paska paralajmëru uljen e pagave në sektorin publik. Ky paska vendosë me varrosë politikisht e përfundimisht Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen”, ka shkruar Latifi.


Ndër tjera Latifi ka shkruar se nëse merret ky vendim do të shkatërrohet shtresa e mesme e Kososvës dhe mbështetësit e Kurtit do të humbin.

“Ky vendim, nëse merret, e shkatërron shtresën e mesme në Kosovë, e cila ka qenë mbështetësja kryesore elektorale e Kurtit. Besnik Bislimi duhet ta kuptoj një gjë elementare: kriza nuk kapërcehet duke shtu varfërinë, ashtu si zjarri nuk shuhet duke i hedhur benzinë. Varfëria i shton dimensione të reja krizës, nuk ia pakëson ato. Shtimi i varfërisë e bën krizën të pakontrollueshme. Barazia në varfëri është është metodë puro komuniste. Falë saj sot komunizmi është një ide politike e vdekur dhe e përçmuar edhe në varr”, ka shkruar Latifi.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...