Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/28

Mjaft më Baton Haxhiu!

dibran demaku
NGA: DIBRAN DEMAKU 


Jemi të një ane,prandaj i jap vetës të drejtë të të them:Mjaftë më Baton Haxhiu?!...Mjaftë më se e ke tepruar me gjithçka?!...

Edhe nëse je këshilltar i Hashimit Thaqit apo i Edi Ramës,mjaftë më?!...

Krimet e Baton e Fazli Haxhiut kundër shqiptarëve

Nuk ke të drejtë as morale e as njerëzore që të luash me ndjenjat e qindra e mijëra nënave,baballarëve,vëllezërve e motrave të të zhdukurve nga makineria vrastare serbe?!...

Ty nuk të njoh personalisht,por babain tënd e kam njohur!

Jo si disa që tash kur ai nuk është gjuajnë gur e dru mbi te,mbase edhe për fajin tënd,por në nga një kënd tjetër!

Babai yt Baton,më shumë ka punuar se sa ka folur!

Akuza: Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu pazar me fatin e ...

Kur ai ka punuar,unë kam qenë i ri dhe të them të drejtën nuk ia kam ditur vlerën e tij!...

Baton,kur ne shqiptarët e Kosovës kishim mall të shihnim e të takonim shqiptarë nga Shqipëria,ishte babai yt që i sillte ata në Kosovë!...

Dhe jo vetëm në Kosovë,por edhe në Drenas(Gllogovcin)e atëherëshëm!

Ishte viti 1980,Baton,ti atëherë ke qenë fëmijë dhe ndoshta as që e di,kur në Drenas(pas Prishtinës dhe disa qyteteve të tjera të mëdha të Kosovës) grupi i Radio Shkodrës,do të këndonte edhe në shtëpinë e kulturës në Drenas,e ne të rinjtë e atëherëshëm të komunës tonë sa nuk i thyem dyertë ku mbahej koncerti!...

Vite më vonë e kam mësuar se ai koncert me grupin e Radio Shkodrës ishte mbajtur në komunën tonë,fal babait tënd Baton!...

Edhe njëherë Baton:për hirë të babait tënd,që nuk fliste shumë (si ti)por punonte shumë,kujdes kur flet?!...

Mos mendo se me këto deklarata tua(shpeshëherë në favor të armikut tonë të përhershëm-Serbisë)do të bëhesh interbacionalist i madh?!...

Sepse ,ndoshta aty e ke synimin?!...

Të gjithë ,ata,që në çfardo kohe dhe rrethane kanë folur në favor të armikut të popullit dhe vendit të vetë,dihet se ku kanë përfunduar?!...

Mos u bë njëri nga ata?!...


*******

Dibran Demaku lindi në Abri të Epërme (komuna e Drenasit), më 18.4.1956, ku edhe mbaroi shkollën fillore. Shkollimin e mesëm e kreu në Prishtinë, ku pastaj studioi letërsinë e gjuhën shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
Shtatë vjet punoi gazetar në Televizionin e Prishtinës, Programi për fëmijë. Që nga viti 1993 jeton e punon (përkohësisht) në Gjermani.
Me shkrime merret që nga bankat shkollore. Shkrimet e tij janë botuar në të gjitha gazetat dhe revistat në gjuhën shqipe që botoheshin në Prishtinë, Shkup e Podgoricë.

Deri më tash ka botuar këto vepra:

Vogëlushë dhe shtatore, vjersha për fëmijë, “Iliriku”, Prishtinë, 2004;Rrëfimet e kalasë së vjetër, poemë për fëmijë, “Iliriku”, Prishtinë, 2004;Gjeografia e klasës sime, vjersha për fëmijë, ”Shkëndija”, Prishtinë, 2007;Ëndërr e bardhë, poemth për fëmijë; Sasa, Poemth i ilustruar për fëmijë, Prishtinë, 2007;Shpirtra të shitur, tregime, “Shkëndija”, Prishtinë, 2009;Dardha ka bisht, poezi satirike, “Shkëndija”, Prishtinë, 2009;Jetë në ikje, tregime, “Shkëndija”, Prishtinë, 2010;Në tokën tonë, novelë, “Shkëndija”, Prishtinë, 2010;Larg, poezi për të rritur, “Shkëndija”, Prishtinë, 2011;Rrëfime jete, tregime, “Shkëndija”, Prishtinë, 2016; 
Gjeografia e shpirtit, poezi – shqip – rumanisht, “Amanda Edit Verlag”, Bukuresht, 2017.Etj.
(Përgatiti F.B)

29 PRILL 1967 ARRESTOHET AT PJETER MESHKALLA S.J.

Nga Fritz RADOVANI:





AT PJETER MESHKALLA S.J.

(1901 – 1988)


 (Grafikë nga F.Radovani)

Instituti Pedagogjik Shkoder, ora 17.00… Organizohet demaskimi e arrestimi i Klerikut të Madh të Shqipnisë “ateiste”, At Pjeter Meshkalla, figurë e njohun antikomuniste dhe e papersëriteshme në historinë e lavdishme të Klerit Katolik Shqiptar. Ai hyni në Institut, ku të gjithë ishin me ftesa. Në sallë zakonisht hynin të zgjedhunit dhe të “porositurit” që do të flisnin si dhe duertrokitësit e njohun ndër këto mbledhje të Gjenocidit të vertetë.

Mbledhja drejtohej nga një presidium i përbamë nga Luigj Shala, Vat Deda, Arif Gashi dhe Palok Kraja, që mbajti edhe referatin e hymjes. Filluen mbas tij diskutimet e zjarrta kundër Zotit, Fesë, klerit dhe në veçansi kundër jezuitëve, mbasi atij Urdhni i përkiste At Mëshkalla. Dufin ma të madh kundër jezuitëve e shfreu agjenti i njohun i Ramiz Alisë, Jup Kastrati, i porsazgjedhun “Kryetar i Komisionit të Përzgjedhjes së Leteraturës Fetare (Kishtare)”. Ai foli për rolin reaksionar që kanë luejtë jezuitët në Shqipni tue përfshi këtu krejt klerin katolik, madje edhe ata prej të cilëve kishte vjedhë e përvetësue edhe librat e artikujt që ka kopjue e botue Jupi në emnin e vet. Mbas tij foli mjeku Ramiz Hafizi që u mundue me shpjegue disa “pakjartësi” të Biblës, por At Mëshkalla i tha: “Shko e lexoi mirë, se nuk janë të shkrueme kërkund tek Bibla këto që thue ti!..”. Foli edhe “shoqja” Angjelina Uli e u “duartrokitën” diskutimet e Luçije Gerës, Dedë Kullës, Mandica Jovani etj. Nga salla u ndigjue zani i dy komunistave: Vasil Kafesë dhe Xhemal Dinit, që pyeti At Mëshkallën:“Ti i ke shkrue Kryeministrit për Inkuizicionin, çka ke dashtë me thanë?” - At Mëshkalla, me qetësinë e Tij, iu përgjegj: “Shif fjalorin se ka shumë kuptime, ti merr cilin të duesh!”...Asht kërkue me folë aty edhe mjeku Kolë Pepa dhe mësuesi Mark Temali, të cilët nuk kanë pranue. Xhemal Dini njoftoi: “Që sonte populli do të djegin Ungjillin!” – At Mëshkalla Ju përgjegj: “Digjeni edhe ju që sonte, se ka dymijë vjet që thërrasin shokët tuej me djegë Ungjillin, e Feja e Krishtit veç sa vjen e forcohet!

Nga rreshtat e parë u çue në kambë xhelati i njohtun i Sigurimit Xhevdet Miloti (që ishte edhe Shef i Seksionit Katolik në Degën e Punve të Mbrendëshme të Shkodrës), e tue u ngërdheshë i vuni prangat. Parase të hynte At Mëshkalla në gjips të Sigurimit që priste tek dera e Institutit, Xheudet krimineli si gjithmonë e shtyni me shqelm...

Arrestimi u ba per Letren që At Pjeter Meshkalla i ka shkrue kriminelit Mehmet Shehu:

Kryetarit të Këshillit të Ministrave

Mehmet Shehu Tiranë

Shkëlqesë,

Pardje, me 3-IV-1967, ora 19, pjesa ma e madhe e klerikëve katolikë që gjendët sot në Shkodër, kjemë thirrë në Sallën e Kandit të Kuq të Komitetit Ekzekutiv. Na u komunikue, ndër tjera, se do të denonconim gjithëshka kishim, me përjashtim të teshave personale të domosdoshme të veshjes dhe të fjetjes, pse të tjerat të gjitha ishin të popullit dhe popullit duhët t’i kthehen; dhe se nuk do t’ushtronim asnjë sherbim fetar, as edhe privatisht: Këte e ka vendosë populli.

Mendova të drejtohem me këte letër Shkëlqesës s’Uej, për me i çfaqë mendimin tim, jo ndryshej, por si njeriu njeriut. Sa për libra të mij, gjana kishtare etj., le të vinë e t’i marrin kur të duen: nuk asht e para herë që unë dal në rrugë të madhe.

Por unë dëshiroj të çfaq disa mendime në përgjithësi: Dorëshkrimet janë pronë e shenjtë dhe e paprekëshme e Autorit, në mos i dorëzoftë ai vetë e në mos kjofshin kundra Sigurimit të Shtetit.

Sa për pasuni të tjera, as bujarija e burrnija e popullit, as ligji natural ma elementar nuk e pranon që një gja që asht falun njëherë njaj përsoni o njaj enti të caktuem, të kërkohet rishtas prej dhuruesit si gja e tija. Spekullimet e shpërdorimet goditen. Dhe, e vërteta asht se populli, pothuejse në çdo vend e ka përcjellë priftin e vet (të mirë o të dobtë) me vaj, si përfaqësuesin e fesë së vet.

Një hije e zezë ka ra mbi popull kur ka pa tue u mbyllë Kishat, tue u rrëzue kumbonaret, e sidomos tue u lejue të viheshin në lojë përsonat dhe gjanat fetare, tue fye kështu thellë ndjenjat kaq të shenjta të besimit.

Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskredituese antifetare zhvillue me të gjitha mjetet e propagandës. Si përgjegje populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherë qendrimi i një pakice të pandërgjegjëshme o të frikësueme me lloj lloj presionesh?

Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut. Njerëzit kane frikë m’u takue, m’u përshëndetë rrugës me miq që janë në sy o të “prekun”. E kush po di se cilët janë! –Flitet shumë për Inkuizicionin e sot 500 vjetëve, dhe jo fort objektivisht. Po për këte të Shek. XX-të?

Vi tash tek unë. Unë vijën e tanë jetës sime nuk mund e ndryshoj, por do ta vazhdoj derisa të kemë frymë. Pengesa e jashtme e forcës madhore do të bajë në mue vetëm atë efekt që ban guri o dheu që pengon rrjedhën e ujit: Populli më njeh dhe e din mirë si kam shkri jetën për té.

Unë them se, me këte luftë kundra fesë neve, edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni. Kur në vj. 1945, në Tiranë, me 8 mars, unë u takova me Juve, Shkëlqesë, se kishem ndigjue prej komunistëve fjalët: “Këte Kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjigjët: “Kjo asht propagandë armiqësore!”.

Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejtë me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vetit.

Nuk më ka shty me Ju shkrue, Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira.



Krytarit të Kësh. të Ministrave Me nderime

Mehmet Shehu Pjetër Mëshkalla

në Kryeministri – Tiranë meshtar katolik i Shoqënisë Jezu.

5 Prill 1967.

30 PRILL 1967, ora 08.00. Në Degen e Punve të Mbrendshme Shkoder:

Oficeri pyetës asht Llambi Jegeni, asistues Skënder Myftafaraj. Në kontrollin që u ba në shtëpinë e tij asistoi oficeri kriminel Dhimitër Shkodrani. Arrestimi dhe kontrolli i shtëpisë u ba me urdhën të prokuror Faik Minarollit.

19 KORRIK 1967. Ditë e nxehtë si ditët e korrikut në Shkodër, që me gojën e popullit thirrëshin “djegagurë”, pra me plasë edhe guri nga nxehtësia. Hapet gjyqi dhe jepet vendimi me 10 vjet heqje lirije, punë të detyrueshme dhe konfiskim të pasunisë...

At Mëshkalla iu afrue mikrofonit, rregulloi koletin e këmishës dhe tha fjalën e fundit:

“Ju më dënoni sa të doni mbasi mue nuk keni shka më bani. Unë prapseprap do të dal sepse ju, shpejtë keni me mbarue mbasi shoshojnë keni me hanger e aty, asht fundi i juej. Feja e Krishtit nuk mbaron kurr!” (Dosja 4191|1 Arkivi M. M. Tiranë, 1998).

Prof. Arshi Pipa shkruan për At Mëshkallën: “...Por, 25 vjet burg ndër burgjët staliniste, peshojnë ndoshta, edhe ma randë në kandarin e martirizimit, se pushkatimi”.

SOT, 29 PRILL 2020...

At Pjeter Meshkalla S.J., asht le në vitin 1901. Asht arrestue në vitin 1946. U lirue në 1961.

Mbas 15 vjetve burg, arrestohet heren e dytë në 1967 e lirohet në 1977. Ka ba 25 vjet burg.

28 KORRIK 1988 Populli i Shkodres, pa dallim Feje e percolli në banesen e fundit.

•Populli Shqiptar asht krenar per qendrimin Atdhetar, Burrnor dhe Heroik të Klerit Katolik, që ndoshta, me veprat e Tij, asht kenë model i qindresës së pakthyeshme në krejt Europen Lindore komuniste perballë diktaturës barbare të tiranit Enver Hoxha dhe pasuesit tij anadollak, Ramiz Alia, që ushtruen Gjenocid të vertetë, gjatë gjithë sundimit tyne antinjerzor në Token e Bekueme Shqiptare të Gjergj Kastriotit dhe Nanës Tereze...

Melbourne, 27 Prill 2020.

2020/04/27

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,PH.D : Misioni historik i Hashim Thaçit


Eshref Ymeri: Ikona e artit të përkthimit

Fjala “mision”, sipas Fjalorit të gjuhës shqipe të vitit 1980, është e shumëkuptimshme (polisemike). Në kuptimin e pestë, jepet ky shpjegim:

“Roli që ka dikush a diçka në një fushë të caktuar të jetës shoqërore, shkalla e pjesëmarrjes dhe e ndikimit në një veprimtari shoqërore; detyrë”.

Gjatë periudhës që ka kaluar pas përfundimit të luftës në Kosovë, në shtyp dhe në faqet e portaleve të ndryshme është shkruar shumë për mjaft krime që janë kryer, qoftë gjatë asaj lufte, qoftë pas saj. Është fjala gjithmonë për krime të shqiptarëve kundër shqiptarëve. Dhe ato krime janë kryer kundër njerëzve me bindje nacionaliste, kundërshtarë të rreptë të shovinizmit serbomadh. Dhe jo rrallëherë është përmendur roli i Hashim Thaçit në kryerjen e atyre krimeve. Po ndalem në njërin nga ato portale:

“Hashim Thaçi qëndron stoik në krah të Vuçiçit dhe Serbisë e kundër interesave të Kosovës!... Ka plot akuza të tjera publike për vrasje dhe krime kundër shqiptarëve, për të cilat Hashim Thaçi do të japë llogari në Gjykatën Speciale në Hagë” (Citohet sipas: Prof.dr. Enver Bytyçi. “Hashim Thaçi në rolin e çakallit sipas skenarit serb të Beogradit!”. Faqja e internetit “xhafershatri.info”. 24 maj 2019).

Në qëndrimin e hapur proserb të Hashim Thaçit dhe kundër interesave jetike të Republikës së Kosovës, nuk ka asgjë për t’u habitur. Sepse në dejet e tij rrjedh gjak serb. Në dy dokumente, të njohura nga lexuesit, të botuara në dy portale të ndryshme në vitin 2012 dhe në vitin 2016, jepen të dhëna faktike për prejardhjen serbe të Hashim Thaçit. Po ndalem në portalin e vitit 2016:

“Bota Press: Babai i jot, Hashim, Haxhiu, ishte shumar (roje pylli). Babai i Haxhiut, Sinani, a ishte Sinan Idrizi? Po babai i Sinanit, a ishte Radosllav Danilloviç, pop serb. A ishte martu me rome, dhe kisha a e kishte përjashtuar? E ky prej inatit të tyre a e pranoi fenë islame dhe e merr emrin Jusuf? Pra, Jusufi, që në të vërtetë është Radosllav Danilloviç, ka vdekur në vitin jo të largët 1929”. (Citohet sipas: “Ekskluzive: Ja çka thonë defterët turkë për origjinën serbe të Hashim Thaçit!”. Faqja e internetit “Presheva jonë”. 06 shkurt 2016).



Faktin që Hashim Thaçi është njeriu që varet kokë e këmbë nga Beogradi, e ka pranuar dhe e ka deklaruar publikisht vetë Aleksandër Vuçiçi:

“Ti Hashim varesh nga ne. Jam duke t’u lutur të flasësh, për të mos thënë atë që ti do apo atë që ti nuk do..! Unë të them ty se nuk do të lejoj një RS (Republika Sërbska - E.Y.) brenda Serbisë, dhe kjo është Kosova” (Citohet sipas: “Deklarata bombë e Aleksandër Vuçiçit: Hashimi varet nga ne! Nuk na ka kërkuar kurrë që Serbia të njohë Kosovën..!”Faqja e internetit “Voal”.10 maj 2019).

Fill pas kësaj deklarate të Aleksandër Vuçiçit, Kuvendi i Kosovës, po të ishte në shumicë Kuvend shqiptarësh atdhetarë dhe jo Kuvend mercenarësh në shërbim të Beogradit, duhej të ishte mbledhur urgjent dhe ta shkarkonte menjëherë Thaçin nga posti i presidentit dhe t’i rekomandonte prokurorisë për nisjen e hetimeve për krejt veprimtarinë e tij kundër Republikës së Kosovës.

Në qershor të vitit 1999, me porosi të Radiotelevizionit Shqiptar, shkova në Kosovë në rolin e përkthyesit të një grupi gazetarësh ukrainas, të cilët po e vizitonin Kosovën me sponsorizimin e Zyrës së Shtypit të NATO-s në Bruksel. Si përgjegjës kishin Xhon Karvatskin, punonjës i asaj zyre. Gazetarët bënë vizita në disa rajone të Kosovës dhe komunikuan edhe me mjaft qytetarë kosovarë. Kur shkuam në Mitrovicën e Veriut, vura re se qytetarët e Mitrovicës së Jugut nuk u lejuakeshin të kalonin Urën e Ibrit për në atë të Veriut. Por habia ime u bë edhe më e madhe kur shkuam në zyrën e komandantit të trupave të KFOR-it francez në Mitrovicën e Veriut. Në mur ishte varur harta e Kosovës dhe në të, tejpërtej, me ngjyrë të kuqe, qe shënuar një vijë ndarëse mes Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut. Kur u larguam me mikrobus prej andej për në Prishtinë, thashë me veten time: “Veriu me Jugun e Mitrovicës qenkan ndarë përfundimisht dhe kjo nuk mund të mos bjerë era tradhti nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pra, vendimi në fshehtësi për kalimin e Mitrovicës së Veriut në përbërje të territorit të Serbisë qenka marrë nga Hashim Thaçi, si kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që gjatë luftës. Mbi këtë vendim hedh dritë prof.dr. Enver Bytyçi në analizën e sipërcituar:

“Askush nuk i tha atij (Hashim Thaçit - E.Y.) pse në qershor 1999 e ndaloi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të çlironte veriun e Mitrovicës dhe në vend që rojet serbe, urën ta kontrollonte UÇK! A ishte ky akt i tij preludi i projektit të ndarjes së Kosovës, të cilin e propagandon sot?!”.

Por atë që s’e bëri Hashim Thaçi për çlirimin e Veriut të Mitrovicës, e bënë serbët, të cilët e çliruan Veriun e Mitrovicës nga shqiptarët, banorët rrënjës të asaj treve, duke i dëbuar mijëra syresh nga vatrat e tyre amtare.

Tani le të gjykojmë me gjakftohtësi. Hashim Thaçi, si një shtetas i Kosovës, por me gjak serb në dejet e veta, me siguri që paska qenë projektuar me kohë e me vakt nga shërbimi sekret serb për të ardhur në krye të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për interesat e Serbisë. Sigurisht, me synimin që, nga gjiri i asaj ushtrie, do të dilte një parti politike, e cila, duke zhdukur fizikisht kundërshtarët e vet politikë, pikërisht si Enver Hoxha gjatë viteve të luftës, nesër do të merrte pushtetin. Pra, do të vihej në krye të qeverisjes së Kosovës dhe do të mbronte me vendosmëri interesat e Serbisë në Kosovë, sipas misionit që i ishte ngarkuar nga Beogradi. Dhe kështu ndodhi me të vërtetë.

Në zbatim të atij misioni historik, në dialogun me Serbinë në Bruksel të 19 prillit 2013 dhe deri te dialogu i 25 gushtit 2018, Hashim Thaçi ka mbrojtur me vendosmëri vetëm interesat e Serbisë në Kosovë, duke vepruar krejtësisht në fshehtësi, për t’i falur asaj Veriun e Mitrovicës, me minierën e Trepçës, e cila është nga më të pasurat në Evropë me polimetale, si edhe Liqenin e Ujmanit, që është një burim tejet jetësor për furnizimin e Kosovës me ujë. Po ashtu, në dialogun me Serbinë, po në fshehtësi të plotë nga opinioni publik, Hashim Thaçi ka marrë vendim për krijimin e Bashkësisë së komunave serbe, pothuajse me atributet e një minishteti, të pavarur nga qeveria e Kosovës, si edhe për dhënien e statusit të veçantë kishës ortodokse serbe, e cila sillet si shtet më vete në Kosovë. Veç kësaj, para do kohësh, Kryeministri Albin Kurti bëri publike marrëveshjen e fshehtë që Hashim Thaçi paskej firmosur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, sipas së cilës ushtria e Kosovës nuk mund të hyjë në Veriun e Mitrovicës. Normalisht, pasi kjo marrëveshje u bë publike, sikur Kuvendi i Kosovës të ishte në shumicë Kuvend shqiptarësh atdhetarë dhe jo Kuvend mercenarësh në shërbim të Beogradit, siç rezultoi faktikisht me mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti më 25 mars, Hashim Thaçin duhej ta shkarkonte menjëherë nga posti i presidentit dhe t’ia rekomandonte prokurorisë për ndjekje penale.

Pra, siç del nga dialogu i deridjeshëm me Beogradin, Hashim Thaçi ka vepruar në fshehtësi të plotë, si një mbrojtës i vendosur i interesave të Serbisë. Edhe kur erdhi në pushtet qeveria e Kryeministrit Albin Kurti, Hashim Thaçi u mundua me të gjitha mënyrat për ta bindur kryeministrin me kërkesën:

“Hajde ta nënshkruajmë marrëveshjen dhe ta heqim qafe Serbinë!”.

Pra, Hashim Thaçi, në përputhje me misionin e tij historik, kërkonte ta “hiqte qafe” Serbinë, duke i anashkaluar krejtësisht të gjitha krimet që ajo kreu në Kosovë: të gjitha vrasjet, të gjitha zhdukjet pa nishan të njerëzve të vrarë, të gjitha shkatërrimet e ekonomisë dhe të pronës private, të gjitha grabitjet e depozitave bankare të qytetarëve, të gjitha djegiet e më shumë se shtatëdhjetë mijë shtëpive dhe të gjitha poshtërimet që ajo u bëri njëzet mijë vajzave dhe grave kosovare. Kësisoj, Hashim Thaçi, si një përfaqësues i Kosovës me pushtet absolut, të cilin vetë ia kishte veshur vetes, në zbatim të misionit të tij historik në shërbim të Serbisë, në asnjërin prej takimeve në diaologun me Beogradin, nuk mund ta shtronte kurrë kërkesën për dëmshpërblimin e plotë material që Serbia duhet t’i paguajë Kosovës për kompensimin e të gjitha krimeve të lartpërmendura, kërkesë që do të duhej të shoqërohej paraprakisht me padinë për në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Me anashkalimin deri në heshtje të plotë për krimet e Serbisë, Hashim Thaçi ka mbajtur një qëndrim tërësisht përbuzës ndaj popullit shqiptar të Kosovës dhe kësisoj i ka bërë Beogradit shërbimin më të shkëlqyer që mund të imagjinohet. Prandaj, ashtu si edhe kopja e tij e dikurshme në Shqipëri, Enver Hoxha, të cilin Titoja, më 27 qershor 1946, e dekoroi me medaljen më të lartë “Hero i popujve të Jugosllavisë”, edhe Hashim Thaçi e meriton plotësisht dekoratën më të lartë që presidenti i Serbisë duhet t’ia vendosë në gjoks me dorën e vet.

Garda e politikës së vjetër që mbizotëron në Kuvendin e Kosovës, filloi t’u binte kambanave të alarmit për “antiamerikanizmin” e Kryeministrit Albin Kurti dhe, nën parullën e “simpatisë” për Amerikën (simpatia e vërtetë e tyre është për Beogradin dhe për Moskën), në përkrahje të plotë të ambasadorit Grenell, organizoi mocionin e mosbesimit. Në të vërtetë, ishin të tjera arsye ato që gardianët e politikës së vjetër i detyruan ta ndërmerrnin një hap të tillë kundër Kryeministrit Albin Kurti, kurse “simpatia” për Amerikën ishte thjesht një vjegë sa për t’u kapur për kalimin e mocionit të mosbesimit. Sepse Kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë kurrë dhe nuk është antiamerikan. Prandaj shumica e gardës së politikës së vjetër të Kuvendit të Kosovës le ta lexojë me kujdes letrën që Profesori i nderuar i Universitetit “John Hopkins” Daniel Serwer i ka dërguar para do kohësh,Hashim Thaçit. Në atë letër ai shkruan:

“Jam plotësisht dashamirës i ambicieve euroatlantike të Kosovës dhe vazhdimisht i kam dhënë përpjekjet e mia për këtë qëllim. Por, nuk është mençuri të besosh se Vashingtoni i kushton “vëmendje të plotë” dialogut Kosovë-Serbi, i cili ka qenë një proces plotësisht i errët. Pak persona në Vashington madje e dinë se ky proces po ndodh, e numër edhe më i vogël është i atyre që u intereson. Kjo pavëmendje u ka dhënë lobistëve të angazhuar nga Beogradi mundësinë të ndikojnë në një administratë që pak i intereson për Ballkanin e fare për Kosovën, të cilën ajo e sheh si produkt i administratës së përbuzur të Klintonit… Objektivi përfundimtar i Grenellit është shkëmbimi i tokave/njerëzve që administrata e Trumpit i ka nxitur dhe ju keni dhënë shenja se mund t’i pranoni. Shumica e popullatës suaj, përfshirë serbët në veri të Ibrit, kundërshtojnë këtë ide të poshtër, e cila do ta bënte Kosovën burim të paqëndrueshmërisë përgjatë Ballkanit dhe më gjerë” (Citohet sipas: “Daniel Serwer i shkruan Hashim Thaçit”.Faqja e internetit “xhafershatri.info. 18 mars 2020).

Pra, nuk është Albin Kurti antiamerikan. Përkundrazi, kundër Albin Kurtit dhe kundër Kosovës është ambasadori Grenell që gëzon mbështetjen e plotë të shefit të Shtëpisë së Bardhë, i cili e quaka “të përbuzur” administratën e Klintonit që e shpëtoi Kosovën nga zgjedha serbe. Pse ky qëndrim antikosovar i administratës së shefit të Shtëpisë së Bardhë? Në këtë mes duhet të ketë arsye serioze. James W. Pardew, ish-diplomat amerikan dhe njohës i mirë i Ballkanit, në një artikull të botuar në “The Hill”, zbulon figurën e Grenellit përmes fjalëve të ambasadores amerikane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara:

“Ambasadorja amerikane në OKB, Suzan Rajs, e ka quajtur Grenellin “një nga njerëzit më të këqij, më të pandershëm që kam hasur ndonjëherë”” (Citohet sipas:

“Grenell po përpiqet të kënaqë shefin e vet me Kosovën”.

Faqja e internetit “Lapsi.al”. 06 prill 2020).

Por le t’u kthehemi arsyeve të vërteta të mocionit të mosbesimit. Në Fjalimin e parë programatik që Kryeministri Albin Kurti mbajti para deputetëve të Kuvendit, midis shumë objektivave që përmbaheshin në të, dy ishin më “therës”, më fshikullues për gardën e politikës së vjetër dhe sidomos për Hashim Thaçin.

Së pari: “Do të miratohet Ligji për kontrollin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, i cili do të marrë parasysh praktikat ndërkombëtare të vendeveperëndimore”

Së dyti: “Do të jemi qeveri që do të bëjë dënimin e krimeve të luftës.Do të miratohet ligji për krimet e luftës, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit dhe agresionit. Do të themelohet “Instituti për Krimet e Luftës”, i cili e mbështet prokurorinë në dokumentimin e krimeve të luftës. Nga institucionet kompetente, bazuar në ligjin vendor dhe ndërkombëtar, do të përgatitet padia kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë”(Citohet sipas: “Fjalimi i parë i Albin Kurtit si Kryeministër i Kosovës”. Faqja e internetit “Lapsi.al”. 03 shkurt 2020).

Këto dy objektiva shkaktuan tërmet në radhët e shumicës së gardës së politikës së vjetër të Kuvendit, sepse konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do të ishte një tronditje e rëndë për të gjithë ata që kanë vënë pasuri të paligjshme. Kurse objektivi për përgatitjen e padisë kundër Serbisë ishte mjaft befasues për Hashim Thaçin, sepse përbënte mohim të rëndë të kontributit të tij të jashtëzakonshëm dhe të premtimeve të tija të fshehta para Beogradit në procesin e dialogut, për të mos i përmendur kurrë krimet e rënda kundë popullit shqiptar të Kosovës dhe sidomos padinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësië, çka, me siguri, do të pasohej me kërkesën për dëmshpërblimin në miliarda euro të të gjitha atyre krimeve.

Pra, objetivi i Kryeministrit Albin Kurti për përgatitjen e padisë kundër Serbisë, rrënonte misionin historik të Hashim Thaçit, si “ambassador” i Beogradit në Prishtinë për mbrojtjen e interesave serbe në Kosovë. Përmbushja deri në fund e atij misioni do të kurorëzohej me poshtërimin e mëtejshëm të Kosovës, përmes copëtimit të saj, përmes shndërrimit të pakicës serbe në zot shtëpie, përmes shndërrimit të kishës serbe në një të tillë institucion fetar që s’pyet absolutisht për organet e shtetit të Kosovës dhe merr në zotërim hapësira të gjera toke, duke i konsideruar ato si prona “të trashëgueshme” që së lashti. Përmbushja e një misioni të tillë do të sillte një zhgënjim të madh në radhët e popullit, sidomos në radhët e rinisë, sepse do ta shtonte varfërinë në maksimum dhe do të bënte që njerëzit të braktisin vendin në masë. Kjo do të çonte drejt shpopullimit masiv të Kosovës, çka përbën synimin kryesor të Beogradit. Sepse, sipas deklaratës së lartpërmendur të Aleksandër Vuçiçit, Serbia nuk do të lejojë kurrë ekzistencën e Kosovës si shtet më vete, se e konideron me ligj si pjesë përbërëse të Serbisë

Lëvizja Vetëvendosja dhe kryetari i saj Albin Kurti, nga shqiptarë me vetëdije kombëtare, u vlerësuan si shpresë jo vetëm për Kosovën, por edhe për atdheun amë, në të cilin nuk vihet re absolutisht as ndonjë shkreptimë e vetme për daljen në skenën të ndonjë formacioni politik, me në krye një figurë të pakorruptuar, si kryetari i Vetëvendosjes, për t’i kaluar në opozitë të dyja “plakat” e politikës dhe sidomos këtë “plakën” e tanishme në qeverisje, nën pushtetin e së cilës varfëria e shumicës së popullit arriti deri në atë shkallë, saqë, për më shumë se gjashtë vjet e gjysmë, vendin e kanë braktisur gati një gjysmë milioni njerëz.

Populli shqiptar i Kosovës tani ndodhet para alternativës: ose të rikthejë në pushtet Vetëvendosjen, që të zbatojë programin mjaft shpresëdhënës që Kryeministri Albin Kurti shpalosi para Kuvendit më 03 shkurt, ose të lejojë jetësimin përfundimtar të misionit historik të Hashim Thaçit për interesat e Serbisë, duke shtruar kurrizin para kastës së politikës së vjetër në shërbim të Beograditdhe duke mbetur përfundimisht në prehrin e varfërisë së përhershme, të shoqëruar me sakrifikimin e lirisë. Prandaj Vetëvendosja duhet të punojë shumë me njerëzit dhe, për të pasur sukses, për të siguruar përkrahjen e ndershme të tyre, duhet të ngulitë në vetëdijen e tyre domethënien e një aforizmi mjaft mbresëlënës të presidentit amerikannë vitet 1913-1921Uillson (Thomas Woodrow Wilson - 1856-1924).Dhe ta qeverisë Kosovën në përputhje me thelbin e këtij aforizmi:

“Liria nuk buron asnjëherë nga qeveria, liria buron gjithmonë nga nënshtetasit e saj. Historia e lirisë është historia e kufizimit të pushtetit qeveritar dhe jo e fuqizimittë tij”.

Gjatë shekujve, populli shqiptar, në krejt hapësirat ku banon në gadishullin tonë, ka dhënë boll prova se, si pasojë e përçarjes ndërshqiptare, atij i kanë munguar dhe vazhdojnë t’i mungojnë aftësitë vetorganizuse,të cilat politikanët e pamoralshëm i kanë shfrytëzuar djallëzisht për ta varfëruar dhe për t’i mohuar lirinë. Edhe fqinjët tanë grekosllavë e kanë shfrytëzuar me mjaft marifet përçarjen tonë dhe na kanë rrëmbyer trojet etnike. Në dallim nga shqiptarët, serbët dhe grekët punojnë me perspektiva shumë afatgjata. Ata nuk punojnë si shqiptarët dhe si politikanët mercenarë që kanë në krye, sipas parullës: puno sot, ha sot. Jo, grekët dhe serbët ecin në jetë sipas parimit: puno sot që të hanë pasardhësit edhe pas dy mijë vjetësh. A nuk ka deklaruar kryepeshkopi serb Irinej se “ne do të kthehemi në Kosovë, qoftë edhe pas dy mijë vjetësh”?!

Eshref Ymeri <ymerieshref@gmail.com>

TË GJITHË PO E KUPTOJMË QËLLIMIN E POLITIKANËVE DHE “ANALISTËVE” ZVARRANIKË NË KOSOVË!

VOAL

Akademik Prof.Dr. Hakif Bajrami,Ph.D 


Është mbushur  Kosova me mediokritetë dhe politikanë që nuk e shohin as hundën e vet, sepse janë dehur nga fama që medojnë se e kanë blerë në tregun e plaçkave   pafytyrësinë e tyre. 


Po, këta mediokër s'kanë  famë e asë që e kanë  urti njerëzore. Ata  tërthorazi i ndihmojnë politikës Milosheviqiane  (pasardhësve të tij të shumtë), që po thonë se: “Ja kush janë këta shqiptarët”. 

Më kujtohet  shumë mirë kur në Zyrën Politike të UÇK-së në Prishtinë, vinin kërcnime se: “do të ju shndërrojmë në suxhuk. Derrave tanë dot` ua qesim mishin dhe eshrtat e të gjithë shqiptarëve”. 

Vinin edhe kërcnime tjera, të cilat nuk mundt` i them publikisht, sepse kam përgjegjësi morale dhe shkencore, për fjalën e thënë, sepse po e thash nja 20% të fajit e marrë edhe unë që po i ngacmojë krimet dhe mizoritë serbiane në një shkrim ku nuk kam mundësi të përdori referenca arkivore.


 Kosova, kur nuk  ishte  pa sojin e Shkëlzen Gashit i cili e  akuzon  luftën e drejtë të UÇK-së , e cila ia ka shëptuar familjën dhe kombin e tij dhe tonin. , Shkelzeni i mjerë  provon të përhapë doktrina politikaneske, se “çdo kush ka bërë krime” dhe se ai nuk është  aqë  edhe naiv   se UÇK-ja ka bërë  luftë mbrojtëse. 


Shkëzen shkarravitësin   kush e ftojë  në TV!


 E besa tash as shefi i tij nuk është pa vërejtje, sepse e futi në Qeveri dhelpren dinake. 


Shkelzeni iu bashkua tufës së deleve më  Baton Haxhiun e disa të tjerë !

 Edhje më e çuditëshme është deklarata e Lutfi Hazirit, që  më  pa fije turpi thotë hapur: “Po kur të hyshë në besidme duhet dhënë diçka”!


Nuk ka ndërruar “haxhia”, sepse ai  shpreson se nëse Gjilanit i bashkohen një pjesë periferike e Preshevës.


Se Kosova është mbush me  kovita politik infektiv, -nga  disa parti (LDK, PDK., AAK, NISMA), pa menduar fare  në rrethana karantine  Covidet  këta  inatçor të  shkollës  së Kumrovcit  rrëzuan Qeverinë  vetëm për fotele e jo për Shtet. 


Kosova është  në luftë bilogjike dhe se  se partive tona ju kadalë dreçi nga koteci.


Institucionet tona  shtetërore  tentojnë ta blejnë partiotizmin e tyre   me para,  benificione pozitash,  bile -bile udhëheqin  politikë fajdexhinjësh.

Mjaftë kam lexuar dhe kam shkruar për kirmet serbiane, bile me to jam marrë që nga viti 1975. 


Po, në shtator të vitit 1999, me iniciativë të Adem Demaçit e shkrova punimin e dokumentuar: “Gjenocidi serbian ndaj shqiptarëve 1844-1999”,Prishtinë 2000.


 Ky shkrim është botuar në librin e Nusret Pllanës në NJËMDHJET (11) gjuhë botërore, dhe është shpërndarë në çdo bibliotekë botërore.


Ky pyblikim lirishtë mundtë quhet AKTAKUZË ndaj mizorive serbiane për dy shekuj, pra edhe për gjenocidin dhe  luftën 1998/99,ngase  u deportua gjysma e popullsië shqiptare jashtë Kosovës, që ka karakter gjeocidal, sepse Millosheviqi  jo vetëm që preu, dogji dhe vrau, por barti KUFOMA deri në Beograd dhe prej andej (e them për herë të parë-HB) provoi që përmes Zhirinovskit dhe disa kriminelëve vendas (Sheshel, Stanishiq, Millosheviq, Arkan, Llazareviq, Shainoviq, Angjellkoviq etj) t` i transformoi  KUFOMAT SHQIPTARE në Sibir (Rusi-hulumtoni këtë fashizëm Shkelzen Gashi +Baton Haxhiu +TV7+ Lutfi Haziri etj). 


Mos më besoni mua.


Lexoni shkrimet  e Çernomirdinit, ju gazetarë azgana dhe sarhosha të tezgave, botuar dhe plasuar si dëshmi e një lufte fashiste serbe.


Shkrimi i Çernomirdinit  është deponuar në një bibliotekë të Moskës. 


Pse mos ta sqaroi se nga Adminstrata e UNMIK-ut (pas botimit të librit të Nusret Pllanës), isha i ftuar 5 herë   në Zyrat e unmikstanit !. Unë u  kërcnova si historianët shqiptarë!


 Isha  në listë dhe unë isha i pa dëshiruar të mirrem me hulumtime   krimesh, sikurse as gjykatësit dhe prokurorët shqiptar  nuk ishin  kompetent ti kryenin  punët  juridike pa lejën e tyre. Detyrën e tillë  e ka pasë edhe EULX-i.

Këtë detyrë e ka edhe Gjykata Speciale me seli në Hagë.


E tash mediokrit thonë se ne nuk kemi formuar gjykata për hulumtimin e krimve, dhe me qellim e injorojnë KOMPTETENCËN e UNMIK+EULEX-it. 


Me këtë jo që i kanë kursyer shqiptarët, por kanë pasë porosi mos me i prokuruar kriminelët serbian fare. 


E këtu, me fajin e fodullëve tanë politik, na ka mbetë dreqi në torishtë. 



Kush është Baton Haxhiu që del në TV tona dhe  fletë  për falje të krimeve.

 Jo, kam qenë pranë Anton Çettës, çdo kund nepër Kosovë e Maqedoni, por edhe në Gjermani e Zvicër (pra jo ata që krekosën sot nepër televizione se “kemi qenë zavendës të Bac Antonit” etj). 


Në çdo vend kemi theksuar se Shqiptarët po e bëjnë PAJTIMIN kombëtar.


Pra askush nuk ka gjak për të falë.


Pra pajtim po, falja mbetet çështje morale.


 Esenca e Lëvizjës shqiptare 1990/91, ka qenë pajtimi, jo falja, duke mos përjashtuar se ka pasë edhe të tilla  medime, se “po nuk tham FALJE, tragjedia do të na përseritet”.


 Por tradicionalisht shqiptarët kur kanë shkruar historinë, së pari ka pasë: Pajtim, por falje të krimeve, nuk i ka theksuar askush. 


Mos të habitët pra askush se nuk ka gjak që falet. 


Edhe Serbia ka filluar të mësoi se po u forcua QEVERIA e Kosovës, Qeveria (askush tjetër) do të kërkoi me gjyq, së pari:PAGESËN E REPARACIONEVE. 


Për të dalë pastaj te kthimi i pronës së Republikës, së Kosovës ! 


Pra çdo pasuri që është grabitë pa normë ligjore, shteti duhet ta konfiskojë me ligj.


 E kur t` i shtohet edhe politika e bashkimit kombëtar, del se këtu e ka virusin rënja e Qeverisë Kurti, më 25 mars 2020.


Tash po u rrefej se këto ditë lexova librat: M. Miniq:"Lufta në Kosovë 1998/99."( Beograd 2002).


Miniq është  ish politikani Titist , i cili e pranon Republikën e Kosovës sovrane; Shaqir Vukaj, "Rusia dhe Kosova, Titranë 2007; Dario Malnar, SHBA dhe Kosova", Prishtinë ,2013; Talbot-Çërnomirdin"Prapaskenat e kapitullimit të Millosheviqit", Tiranë 2009; Henry H. Perrritt Jr, "USHTRIA LIRIMTARE E KOSOVËS", Prishtinë, 2008.


Ku shkrim i botuar  përputhët me datën e shpalljës së Pavarsisë Kosovës.

 Në këto libra do të mësohet se çka ka investuar bota e civilizuar:

NATO dhe njerëzit vullnetmirë për LUFTËN TONË TË DREJTË ME UÇK-ën FAMËLARTË NË BALL.

Nuk çuditëm në ata që edhe më 1998/99 e kanë sharë e pshtyrë Luftën e UÇK-ës, por brengosëm në disa Komandantë, sot drejtues të partive, që fare nuk u ndalën që të mendojnë se jemi në luftë të padukshme  me virusin COVID-19.


Liderët politikë  janë  bërë gazi i botës, me veprimin e 25 marsit 2020.


 Dhe marria është bërë edhe më tragjike, se as pas “një këndelljeje” logjike që do të duhej të ndodhte, liderucat  politikë i kanë futur veshët në lesh , nuk ndiejnë për asgjë.


Madje kanë filluar ta PËRGOJOJNË EDHE DIASPORËN TONË HEROKIKE dhe në çdo kohë atdhetare.

E këta miopët politikë, duhet të mësojnë se BOTA nga kjo luftë kundër “Covid-19”-tit,  të padukshmit  dhe  atij të dukshmit , nuk do të duket ma kurrë, sikurse ka qenë.


Çdo gjë në Glob duket se është paralizuar. Por këta politikanët tanë të tezgave të alkoholit, nuk e shohin tragjedinë në GLOB, sepse “jargani” i tyre nuk është djegur ende.


Po, më kujtohet kur gjyshja Qamile kur isha fëmi, më tregonte se si: Kosta Peçanci dhe Bozhidar Paunoviqi i ia kishin djegë familjen  prej 51 anëtarësh  për së gjalli në zjarr. 


E ajo i kishte parë tragjedinë e fshefur pas një therre, dhe duke treguar ndalej e klithte: “E mora dorën e nënës që i kishte mbetë jashtë një treri që po digjej.


 Nënës i ishte djegë mbi gjysma e trupit.Pasi që ikën bandat e shkive   e mora dorën e NANËS dhe e futa në gji. 

Por djali jem, dora e të vdekunit nuk po u nxejke. Sado që gjysma e trupit NANËS ende po digjej, unë mendova se po i ndihmojë”.

 Këtë skenë të trishtë  e kujtoj dhe ia besoi çdo familje shqiptare të viteve 1998/99!

 Unë i besoi gjëmave të nënës së Aziz Kelmendit, i besoi Abrisë, Poklekut, Prekazit, Mejës… çdo lokaliteti anë e kënd Kosovës, se çka kanë psuar shqiptarët nga fashizmi serbian më1981-1999. 


E do kargjozë sot, të ngritën e ta akuzojnë UÇK-në, që është themeluar me troha të bukës, sidomos nga populli i shkrumuar dhe DIASPORA jonë patriotike, për ta siguariar lirinë e një populli, që nuk e ka sulmuar ASKEND në sofër si: FAMILJËN BOGUJEVCI në BESIANË, familjën JASHARI në Prekaz ...!


Akuza e këtyre mjeranëve  ne  televizionet tona , është më shumë se akuzë e pa falëshme, akuzë kundër njerzimit dhe lirisë, për çka prokurori i shtetit duhet të veproi  sa më parë.


 Popullit serbian nuk i ndihmohet, duke i falë asgjë. Populli serbian do katarzë, e katarzën e mbrrin vetëm kur ta ndien në kurriz, se në emër të tij dikush ka bërë gjenocid.


 Popullit serbian duhet t` i ndihmohet duke ia kujtuar krimet që i ka bërë shteti dhe partitë në emër të tij, dhe duke ia plasuar faktet në fytyrë-tavolinë, sepse ka qenë i droguar nga politika, ngjajshëm sikurse politikanët tanë sot, të “droguar” në luftën për fotele.


A kanë dallim veprimet e disa politikanëve sot, askush nuk e dinë se ku shpije kjo politikë?


Shteti i Kosovës, po diskulifikohet kudo nepër botë, e ne turr e me falë territore, turr e me akuzar atë që të kanë çliruar (po edhe NATO por me UÇK), turrë e pa fie turpi me ia falë Serbisë krimet, me i dhuruar diçka, siç predikoi, shih një Kryetar Komune.


 Po si nuk i vjen turp këtij njeriu të paktën kur e vren bustin e Idriz Gjilanit. 


Çka t' i japim Serbisë, vetëm Lufi Haziri, Hashim Thaçi e Baton Haxhiu me Edi Ramën,me djalin ideologjik të Sheshelit dhe Milloshit-Vuçiqi, ku bëjnë pjesë edhe ata që e drejtojnë politikën e errësirave sot nga sallonet e infektuara me shovinizëm.


 Po e di akordin e 15 majit 1998 në Beograd, e di 28 majin e viti  1998 në Vashington, i njoh nja 12 marrëveshje në Beograd – Prishtinë, dihet EKIPI që i ka hulumtuar “Krimet në Kosovë” e që janë bërë me moton: “unë i pari në katund, e ndoshta i dyti në Beograd, le të bahet çka të bëhet". 


Ore shqiptarë, bota sot është shumë e vogël, dhe mu për këtë “Covid- 19”, na ka shti në vrimë  të minit, sespe ndaj vendit ku jetojmë, ndaj natyrës që na ushqen ajri i lirisë pa para, po siellemi mizorishtë.


Sikur është harruar lufta dhe mizoritë e okupatorit mbi nënat dhe motrat tona, mbi dheun tonë, mbi gjakun tonë, që nuk falet.



 Lexone Ali PODRIMËN! 

Lexone poetin anonim:

"O Kosovë o tokë bekue,
Gjallnue kanë dymbdhjetë fise,
E Shqipnisë ma e bukra hise,
Gjithë për ty gjaku më gufon,
S asht shqiptar ai që Ty të harron!

I lexoni librat e tyre se, çfar torturash psikike kanë pësuar edhe burrat shtetëror: Talbot, Ollbarjt, Klinton, Çernomirdin, Jellcin, Blerë e shumë të tjerë, duke provuar që në Kosovë të mbretërojë liria për çdo kend. 


Ç'farë kemi pësuar ne, si duket është harruar nga disa idiotë  të “fjalës së lirë”, për çdo natë në TV-të tona , sepse ata që sot “po i falin tokat tona e po e  akuzojnë UÇK-në ”, janë të njajtit ... 


Ata kanë filluar edhe të  na kërcnojnë.  "S'kanë faj”, ata janë të mjerë, janë edhe pa tru. !

Prishtinë,  27 .IV. 2020

“Jemi në një moment kritik në historinë e njerëzimit”- Ekspertët japin alarmin: Po sikur Covid-19 të mos jetë kërcënimi ynë më i madh? Çfarë shpërndau Bill Gates, gjerësisht në 2015?

“Jemi në një moment kritik në historinë e

Kur përfundimisht kriza e koronavirusit të fillojë të zvogëlohet dhe ne të kthehemi në një përafrim të normalitetit – pa marrë parasysh sa distancim social ose larje duarsh do të përfshijë – mund të presim një lloj iniciativë ndërkombëtare për të parandaluar, ose të paktën të kufizojë, përhapjen e ardhshme vdekjeprurëse të viruseve.

Si specie, ne jemi mjaft të mirë për të mësuar nga përvoja e fundit.

Është ajo që njihet si heuristic e disponueshmërisë – tendenca për të vlerësuar mundësinë e një ngjarjeje bazuar në aftësinë tonë për të kujtuar shembuj.

Por siç argumenton filozofi moral Toby Ord në librin e tij të ri, “Precipice”, ne jemi shumë më pak të aftë në parashikimin e katastrofave të mundshme që nuk kanë precedent në kujtesën e gjallë. “Edhe kur ekspertët vlerësojnë një probabilitet të rëndësishëm për një ngjarje të paparë,” shkruan ai, “ne kemi vështirësi të mëdha ta besojmë derisa ta shohim atë.”

Ky ishte pikërisht problemi me koronavirusin. Shumë shkencëtarë të informuar parashikuan që një epidemi globale ishte pothuajse e sigurt se do të shpërthente në një pikë të caktuar në të ardhmen e afërt. Përveç paralajmërimeve të legjioneve të virologëve dhe epidemiologëve, themeluesi i Microsoft, Bill Gates, dha një Ted Talk të shpërndarë gjerësisht në 2015 në të cilin ai detajoi kërcënimin e një virusi vrasës. Për një kohë tani, një pandemi ka qenë një nga dy kërcënimet katastrofike më të spikatura në regjistrin e rrezikut të qeverisë britanike (tjetra është një sulm masiv në internet).

Por nëse diçka nuk ka ndodhur ende, ekziston një tundim i thellë për të vepruar sikur nuk do të ndodhë. Nëse kjo është e vërtetë për një ngjarje, si kjo pandemi, që do të shkatërrojë vetëm një pjesë të vogël të popullsisë së botës, është edhe më shumë rasti për ato që njihen si kërcënime ekzistenciale. Ekzistojnë dy përkufizime të kërcënimit ekzistencial, megjithëse ato shpesh përbëjnë të njëjtën gjë. Njëra është diçka që do t’i sjellë njerëzimit një fund të plotë, të na heqë si një specie nga ky planet apo ndonjë tjetër. Tjetri, vetëm pak më pak shqetësues, është diçka që çon në një kolaps të pakthyeshëm të civilizimit, duke e zvogëluar njerëzimin e mbijetuar në një gjendje ekzistence parahistorike.

Një australian me qendër në Institutin e Ardhmërisë së Humanitetit në Oxford, Ord është një nga një numër i vogël i akademikëve që punojnë në fushën e vlerësimit të rrezikut ekzistencial. Është një disiplinë që merr gjithçka nga shpërthimet yjore e deri në mikrobet mashtruese, nga mbikqyrësit deri tek mbikëqyrja artificiale.

Ord funksionon përmes secilit kërcënim të mundshëm dhe shqyrton mundësinë e shfaqjes së tij në shekullin tjetër. Për shembull, probabiliteti i një supernova që shkakton një katastrofë në Tokë ai vlerëson të jetë më pak se një në 50m. Edhe duke shtuar të gjitha rreziqet që ndodhin natyrisht së bashku (që përfshin viruse që ndodhin natyrisht), Ord pretendon se ato nuk përmbajnë rrezikun ekzistencial të paraqitur individualisht nga lufta bërthamore ose ngrohja globale.

Shumica e kohës, publiku i gjerë, qeveritë dhe akademikët e tjerë janë kryesisht të kënaqur për të lënë pas dore shumicën e këtyre rreziqeve. Pak prej nesh, në fund të fundit, kënaqen të mendojnë për apokalipsin.

Sidoqoftë, qeveritë, siç e kujton ish-ministri konservator Oliver Letwin në librin e tij të fundit “Apokalipsi Si?”, Zakonisht janë të preokupuar me çështje më të ngutshme se shkatërrimi i njerëzimit. Problemet e përditshme, siç janë marrëveshjet tregtare, kërkojnë vëmendje urgjente, ndërsa ato të ardhshme hipotetike, siç janë marrë përsipër nga makinat, gjithmonë mund të lihen për nesër.

Por duke pasur parasysh që ne po jetojmë përmes një pandemie globale, tani është mbase një moment i përshtatshëm për të menduar për atë që mund të bëhet për të shmangur një kataklizëm të ardhshëm. Sipas Ordit, periudha ku ne jetojme është një moment kritik në historinë e njerëzimit. Jo vetëm që ekzistojnë efektet potencialisht shkatërruese të ngrohjes globale, por në epokën bërthamore ne gjithashtu posedojmë fuqinë për të shkatërruar veten në një fiksim – ose të paktën të lëmë çështjen e mbijetesës së civilizimit në ekuilibër.

Kështu, Ord beson se shekulli tjetër do të jetë rrezikshmërisht i pasaigurt. Nëse marrim vendime të duhura, ai parashikon një të ardhme të lulëzimit të paimagjinueshëm. Nëse bëjmë të gabuar, ai pohon se ne mund të shkonim në rrugën e dodos dhe dinosaurëve, duke dalë nga planeti një herë e mirë.

Nëse me të vërtetë e mbajmë mendjen dhe japim një përgjigje të barabartë me kërcënimin, shanset, thotë ai, zbresin në diçka më shumë si 100-1 për zhdukjen tonë.

Por, në mënyrë të barabartë, nëse vazhdojmë të injorojmë kërcënimin e përfaqësuar nga përparimet në fusha si bioteknikë dhe inteligjencë artificiale, atëherë rreziku, thotë ai, “do të ishte më shumë si një në tre”.

Martin Rees, kozmologu dhe ish-presidenti i Royal Society, bashkëthemeloi Qendrën për Studimin e Riskut Ekzistencial në Kembrixh. Ai ka qenë prej kohësh i përfshirë në ndërgjegjësimin për katastrofat që vijnë dhe i bën jehonë shqetësimit të Ordit.

“Unë jam i shqetësuar,” thotë ai, “thjesht sepse bota jonë është aq e ndërlidhur, sa madhësia e katastrofave të mundshme më të mëdha është rritur në mënyrë të pashembullt dhe shumë i kanë mohuar ato. Ne injorojmë maksimumin e mençur – e panjohura nuk është e njëjtë me të pamundshmen ”.

Letwin paralajmëron për një varësi nga interneti dhe sisteme satelitore, të lidhur me rezerva të kufizuara të mallrave dhe zinxhirë të gjatë furnizimi. Këto janë kushte ideale për sabotim dhe prishje globale. “Ka ardhur koha të pranojmë se gjithnjë e më shumë pjesë të jetës sonë – të vetë shoqërisë – varen nga më pak dhe më pak, rrjete më të integruara.”, thote ai.

Rrjetet komplekse globale sigurisht që rritin ndjeshmërinë tonë ndaj pandemive virale dhe sulmeve në internet, por asnjëra nga ato rezultate nuk kualifikohen si një rrezik serioz ekzistencial në librin e Ord. Pandemitë për të cilat ai shqetësohet nuk janë të llojit që shpërthejnë në tregjet e lagura të Wuhan, por përkundrazi ato të krijuara në laboratorët biologjikë.

Megjithëse Ord tërheq një dallim midis rreziqeve natyrore dhe antropogjenike (të bëra nga njeriu), ai argumenton se kjo linjë është mjaft e paqartë kur bëhet fjalë për patogjene, sepse përhapja e tyre është rritur ndjeshëm nga aktiviteti njerëzor si bujqësia, transporti, lidhje komplekse tregtare dhe kongregacioni ynë në qytete të dendura.

Sidoqoftë, si kaq shumë aspekte të kërcënimit ekzistencial, ideja e një patogjeni të inxhinierizuar duket shumë e hijshme, tepër e shkathët, për të rrëmbyer vëmendjen tonë për një kohë të gjatë. Organi ndërkombëtar i ngarkuar me policët e biokarburanteve është Konventa e Armëve Biologjike.

Ord insiston që ai nuk është pesimist. Ka masa konstruktive që duhen marrë. Njerëzimi, thotë ai, është në adoleshencën e tij dhe si një adoleshent që ka forcën fizike të një të rrituri, por i mungon largpamësia dhe durimi, ne jemi një rrezik për veten tonë derisa të piqemi. Ai rekomandon që, ndërkohë, të ngadalësojmë ritmin e zhvillimit teknologjik, në mënyrë që të lejojmë të kuptuarit e implikimeve të tij për të arritur dhe për të ndërtuar një vlerësim moral më të përparuar të gjendjes sonë.

Ai është, në fund të fundit, një filozof moral. Kjo është arsyeja pse ai argumenton se është thelbësore që, nëse njerëzimi do të mbijetojë, ne kemi nevojë për një kornizë shumë më të madhe referimi për atë që është e drejtë dhe e mirë. Për momentin ne e nënvlerësojmë jashtëzakonisht të ardhmen, dhe kemi pak kuptueshmëri se si veprimet tona mund të ndikojnë në mijëra breza që mund – ose si alternativë, të mos vijnë – pas nesh.

Pasardhësit tanë, thotë ai, janë në pozitën e popujve të kolonizuar: ata janë të privuar nga politika, pa thënë në vendimet që merren që do të ndikojnë drejtpërdrejt mbi ta ose do t’i ndalojnë ata nga ekzistenca.

“Vetëm sepse ata nuk mund të votojnë,” thotë ai, “nuk do të thotë se ata nuk mund të përfaqësohen.”

Sigurisht, ka edhe çështje konkrete për tu adresuar siç janë ngrohja globale dhe prishja e mjedisit. Ord pranon se ndryshimi i klimës mund të çojë në “një katastrofë globale të një shkalle të pashembullt”, por ai nuk është i bindur se ai paraqet një rrezik ekzistencial aktual për njerëzimin (ose civilizimin). Kjo nuk do të thotë se nuk është një shqetësim urgjent: vetëm se mbijetesa jonë nuk është ende në linjë.

Ndoshta kërcënimi më i madh i menjëhershëm është bollëku i vazhdueshëm i armëve bërthamore.

Herët a vonë të gjitha pyetjet e rrezikut ekzistencial zbresin në një mirëkuptim global dhe marrëveshje. Kjo është problematike, sepse ndërsa sistemet tona ekonomike janë ndërkombëtare, sistemet tona politike mbeten pothuajse tërësisht kombëtare ose federale. Problemet që prekin të gjithë rrjedhimisht nuk janë në pronësi të askujt në veçanti. Nëse njerëzimi do të tërhiqet nga gremia, do të duhet të mësojë se si t’i njohë lidhjet e saj të përbashkëta si më të mëdha se dallimet e saj.

Ekzistojnë shumë parashikime për momentin se si bota mund të ndryshohet nga koronavirusi. Filozofi John Grey kohët e fundit deklaroi se ajo shprehte fundin e hiperglobalizimit dhe rishfaqjen e rëndësisë së shtetit komb.

“Në kundërshtim me mantrën progresive”, shkroi Grei në një ese, “problemet globale nuk kanë gjithmonë zgjidhje globale … besimi se kjo krizë mund të zgjidhet nga një shpërthim i paparë i bashkëpunimit ndërkombëtar është të menduarit magjik në formën e tij më të pastër.”

Por as vendet individuale nuk mund të lejojnë t’i kthejnë shpinën botës, të paktën jo për një kohë të gjatë. Pandemia mund të mos krijojë një bashkëpunim më të thellë ndërkombëtar dhe një vlerësim të mprehtë të faktit që ne jemi, ashtu si të themi, të gjithë në të së bashku. Në fund të fundit, megjithatë, ne do të duhet të arrijmë në atë lloj uniteti nëse do të shmangim vuajtjet shumë më të mëdha në të ardhmen./The Guardian

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...