Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/29

Liderucë, refuzoni çdo gjë shqiptare,he ju marroftë zoti.


Nga Flori Bruqi 





Thonë që injoranca s’ka kufij, por në  Kosovë dhe Shqipëri në këto ditë Pandemie  SARS COV-2 budallallëku i njerzve po shpërthen hapur në  facebook.Ka një reaksion ndaj tentativave të dështuara për gjetjen e një vaksine e cila do ishte shpresa e vetme për të shmangur një katastrofë humbjesh të jetëve njerëzore në botë.Në facebook bëhet thirrje që me vaksinën do instalohen “çipa” në trupin e njeriut dhe në këtë formë do kontrrollohet njerzimi.

Testohen 30 raste të dyshuara për koronavirus në Kosovë, reagon ...


Fatkeqësisht deri tani s’kemi ende një zbulim shkencor të suksesshëm për gjetjen e vaksinës ndonëse ajo është testuar tek shumë gjallesa.Më pranë saj duket se janë profesorët e Oksfordit në Britaninë e Madhe por edhe dy kompani gjermane.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) thotë se po zhvillohen së paku 20 vaksina të ndryshme kundër COVID-19, ndërsa disa prej tyre janë në nivelin e testimeve klinike. Vetëm në Kosovë janë regjistruar mbi 100 firma për DDD.Gjithsejt për këtë punë tash e 20 vjetë punojnë  profesionalisht  rreth 20 firma, të tjerat lidhje s'kanë se si bëhët dezinfektimi...

Turpi më i madh është firmat e pastrimit pa kurrfarë kompetence kryejnë shërbime dezinfektimi më klor,variakin ,domestos në objekte shoqërore.Ku janë organet kompetente të ekologjisë - ambientit  ?

Në Spanjë .  autoritetet lokale të  regjionit Cadizit  kanë kërkuar falje pasi spërkatën plazhin me zbardhues në tentim që të mbrojnë fëmijët nga koronavirusi COVID-19.

Kamionët spërkatën mbi dy kilometra të plazhit Zahara de los Atunes (Spanjë) me zbardhues një ditë para se fëmijët të lejoheshin të dilnin për herë të parë që nga vënia e karantinës në këtë vend.

Ekologët vlerësojnë se ky veprim i ka bërë dëm të madh ekosistemit.

Spanja është goditur rëndë nga koronavirusi, pasi deri më tash kanë vdekur si pasojë e tij mbi 24 mijë persona, ndërkohë që janë infektuar mbi 235 mijë.

Maria Dolores Iglesias, udhëheqësja e grupit të vullnetarëve për mbrojtjen e mjedisit në regjionin e Cadizit, ka thënë se ka vizituar plazhin dhe se është tmerruar me atë që ka parë.

“Zbardhuesi i ka mbytur të gjitha me themel, asgjë nuk po vërehet, as insektet madje”, ka thënë ajo....

****

Gjermania vjen pas Britanisë me aprovimin e testeve klinike për COVID 19-të.

Ditë më parë ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se shkencëtarët në Universitetin Oxford do të fillojnë testimin e vaksinës  e COVID-it 19 në njerëz ...

Suksesi  duket se mund të vijë nga konkurenca, pasi ka një garë të shfrenuar të enteve të ndryshme shkencore  dhe shëndetësore mbi zbulumin e vaksinës.

Kancelarja gjermane Angelka Merkel premtoi se ajo do u afrohet falas popujve sepse shkenca nuk është nacionale por i shërben gjithë njerzimit.

Kina ka një përparsi sepse ka filluar kërkimet 3 muaj përpara botës dhe zbulimi prej saj do ishte disi fatal për Europën pasi do rritej imazhi dhe dominimi kinez në botë.

Shtetet aziaktike Kina, Japonia, Koreja Jugut, Singapori, po demostrojnë një fuqi dhe përgatitje disa herë më të lartë se kontinenetet e tjera në përballimin e krizës!

Në të gjithë këtë garë dhe luftë planetare shfaqet në mënyrë qesharake dhe mentaliteti i izoluar shqiptar i cili keqpërdoret nga politika e Tiranës dhe Prishtinës.

Përballë megallomanisë qeveritare e cila i ka ardhur dita të demostrojē forcën dhe autoritetin, del në horizont edhe budallallëku apo injoranca opozitare.

Qeveria kopjon çdo gjë që bën Gjermania, Izraeli,Australia  apo Franca madje edhe batutat apo fjalimet i kanë kopje të liderve. Gjithsesi të kopjosh modelen pozitiv s’ka ndonjë pasojë, madje shpesh ja rekomandohet të ecet në shtigje të shkeluara.


WHO -ja del me deklarate shtypi vetëm një here në ditë, ndersa partitë Politike kosovare dhe ato  shqiptare  dalin  me  deklarata shtypi pothuaja cdo orë  dhe për cdo gjë që lidhet me Covid 19.

Asnje opozitë në botë nuk prodhon politikē nacionale  nga Pandemija  COVID-19 përpos liderëve të Partive Politike në Kosovë dhe Shqipëri.

Aq rëndë e kanë situatën sa po nxjerrin  çdo ditë nga një NN lider (uc) të flas për Covid 19-të.



 Agjencioni"Floripress" nga Prishtina  i përcjellë pothuaja të gjitha web faqet   botërore për COVID-in  19 nga qarqet zyrtare .

Poashtudisa herë në ditë i përcjellë  çdo ditë deklaratat e  Ministritë   të Shëndetësë  në Prishtinë të Dr.Agron Vitisë si  dhe të MSHS të Shqipërisë në Tiranë, ministrës  Ogerta Manastirliu dhe z/ministrës  Prof. Dr.Mira Rakacolli . 

Si dhe Klinikat si motra infektive në Prishtinë , Tiranë dhe botë, si dhe  të  shkenctarve eminentë kosovarë si fjala vjen: Akademik Prof. dr.Isuf  Dedushaj,Prof.dr.Lul Rakës, Prof.dr.Naser Ramadanit, Prof.dr.Sali Ahmetit   etj. si dhe  profesorëve eminentë  nga bota : Prof.Dr.Tusuku Honjo,Prof.Dr.
MateoBassetti, Prof.Dr.ThomasLovejoy,Prof.Dr.Paolo Ascierto,Prof.Dr.Giampaolo  Palma, prof.dr.
Luc Montagnier...etj) e në fund më errësohën sytë kur lexojë palaqollaqët nga politikanë e mjerë.... 

 

UM leads clinical trials for Tocilizumab in Covid-19 treatment


Po nuk e kanë  fajin as liderucat  por niveli mediokër i popullit tonë që nuk kuptojnë ende që njerzimi është duke luftuar me vdekjen dhe ne merremi me fundërrinat e planetit.

Dhe kjo situatë nuk është vetēm në Shqipëri por edhe Kosovë. Askush s’mendon për Pandeminë por për qeverinë.

 Po shqyjnë njëri tjetrin për karrige-pushtet ....


IKShPK me apel për të moshuarit

 As Albin Kurti,Ramush Haradinaj,Kadri Veseli ,Fatmir Limaj   nuk e lëshojnë , bile  dhe  Isa Mustafa me Hashim Thaçin  po lypin hise  në pushtet , nuk pushojnë asë në kohët të Covid-it.Psehu dihet !!!

Tocilizumab è il nome del farmaco della speranza - SportLegnano.it


Shtatë miliardë njerëz i kanë sytë nga shkenca dhe COVID 19. Pesëmbëdhjetë  milion shqiptar(kudo në botë) i kanë sytë nga politikbërsit  shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri!!!

IKShPK – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike

Ah more ju liderë të  ngratë ju raftë  pika.



S’më ngelet tjetër çfarë t’ju them se asnjë mesazh serioz nuk funksionion me ju.

Gjithsej 16 të infektuar me koronavirus në Kosovë, kjo është ...


Sarkazmën e keni hak.

Prishtinë,29.04.2020.

Skuqjet dhe fryrja e gishtave të këmbës mund të ndodhin më së shumti te pacientët asimptomatikë me COVID 19.



Simptomat e zakonshme të koronavirusi përfshijnë kollë të thatë, vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë, por zyrtarët e shëndetësisë po thonë se njollat në gishtat e këmbës mund të jenë një shenjë tjetër e lidhur më Covid-19.

Ata shprehen se shenja të tilla janë më të zakonshme mes fëmijëve dhe të rinjve.

Një dermatolog tha se këto simptoma nuk janë vendimtare, por mjekët po shohin një lidhje me virusin.

Ata shprehen se skuqjet dhe fryrja e gishtave të këmbës mund të ndodhin më së shumti te pacientët asimptomatikë.

Mjekët po përpiqen që ta shpjegojnë se çfarë mund ta shkaktojë diçka të tillë.

“Ne mendojmë se ndoshta ajo çka po ndodh është se fryrja vjen si pasojë e grumbullimit të gjakut në kapilarë duke krijuar skuqjen.”

“Teoria tjetër është se ndoshta ka mpiksje të vogla gjaku të cilat janë të lidhura me këtë virus.”

Një simptomë e tillë është vënë re pasi shpërtheu për herë të parë virusi SARS-CoV-2(COVID 19) , ndërkohë që zyrtarët e shëndetësisë po mundohen që të mësojnë nga një fenomen i tillë.

2020/04/28

Spiunazh biologjik kinez


Vitin e kaluar një dërgesë misterioze u kap duke kontrabanduar coronavirusin nga Kanadaja. Kjo u gjurmua nga agjentët kinezë që punojnë në një laborator kanadez. Hetimi i mëpasshëm nga GreatGameIndia, lidhi agjentët me Programin Kinez të Luftës Biologjike kineze nga ku dyshohet se virusi ka rrjedhur duke shkaktuar shpërthimin në qytetin Wuhan të Kinës.



Më 13 qershor 2012, një burrë saudit 60-vjeçar u pranua në një spital privat në Jeddah, Arabia Saudite, me një histori 7-ditore të etheve, kollës, dhe problem me frymëmarrje. Ai nuk kishte histori të sëmundjes kardiopulmonare, nuk po merrte ilaçe dhe nuk pinte duhan.

Virologu egjiptian dr. Ali Mohamed Zaki, izoloi dhe identifikoi një coronavirus të panjohur më parë nga mushkëritë e tij. Pasi që diagnostifikimet rutinore nuk arritën të identifikojnë agjentin shkaktar, Zaki kontaktoi Ron Fouchier, një virolog kryesor në Qendrën Mjekësore Erasmus (EMC) në Roterdam, Holandë, për këshilla të mëtutjeshme, transmeton Telegrafi.


Laboratori Kanadez



Coronavirus arriti në objektin NML Winnipeg të Kanadasë në 4 maj 2013 nga laboratori holandez. Laboratori kanadez rriti rezervat e virusit dhe e përdori atë për të vlerësuar testet diagnostikuese që përdoren në Kanada. Shkencëtarët në Winnipeg punuan për të parë se cilat specie kafshësh mund të infektohen me virusin e ri.


Hulumtimi u bë në bashkëpunim me laboratorin kombëtar të Agjencisë së Inspektimit të Ushqimit kanadez Qendrën Kombëtare për Sëmundjet e Kafshëve, e cila është e vendosur në të njëjtin kompleks me Laboratorin Kombëtar të Mikrobiologjisë.

NML (National Microbiology Laboratory) ka një histori të gjatë të ofrimit të shërbimeve gjithëpërfshirëse të testimit për coronaviruse. Ajo izoloi dhe siguroi sekuencën e parë gjenomike të coronavirusit SARS dhe identifikoi një coronavirus NL63 në vitin 2004.

Ky laborator kanadez në Winnipeg u vu në shënjestër të agjentëve kinezë në atë që mund të cilësohej si spiunazh biologjik.


Spiunazh biologjik kinez

Në mars të vitit 2019, në një ngjarje misterioze një dërgesë e viruseve jashtëzakonisht të ‘virgjër’ nga NML i Kanadasë përfundoi në Kinë. Ngjarja shkaktoi një skandal të madh me ekspertë të luftës bio që pyesin pse Kanada po dërgonte viruse vdekjeprurëse në Kinë. Shkencëtarët nga NML thanë që viruset shumë vdekjeprurës ishin një armë e mundshme biologjike.

Pas hetimeve, incidenti u gjurmua tek agjentët kinezë që punojnë në NML. Katër muaj më vonë në korrik 2019, një grup virologësh kinezë u dërguan me forcë nga Laboratori Kombëtar i Mikrobiologjisë Kanadeze (NML). NML është objekti i vetëm në nivelin 4 i Kanadasë dhe një nga vetëm disa në Amerikën e Veriut të pajisur për të trajtuar sëmundjet më vdekjeprurëse në botë, duke përfshirë Ebola, SARS, Coronavirus, etj.


Si e vodhi Kina coronavirusin nga Kanadaja dhe po e shndërron atë në një armë biologjike?
Xiangguo Qiu – Agjente kineze e luftës biologjike

Xiangguo Qiu është një shkencëtare e shquar kineze e lindur në Tianjin. Ajo kryesisht mori gradën Dr. nga Universiteti Mjekësor Hebei në Kinë në 1985 dhe erdhi në Kanada për studime pasuniversitare në vitin 1996. Më vonë, ajo ishte e lidhur me Institutin e Biologjisë Qelizore dhe Departamentin e Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve të Universitetit të Manitoba , Winnipeg, jo i angazhuar me studimin e patogjenëve.

“Pas marrjes së dërgesës misterioze nga Kanadaja, shkencëtarët amerikanë thanë në atë kohë se viruset ishin shumë vdekjeprurës dhe se ishin një armë e mundshme biologjike ”, shkruan “Great India”.

“Pas hetimeve, u zbulua se viruset kishin rënë në dorën e agjentëve kinezë që punonin në laboratorin e armëve biologjike në Wuhan.

Katër muaj më vonë në korrik 2019, një grup shkencëtarësh kinezë u dëbuan me forcë nga Laboratori Kanadez i Mikrobiologjisë nën dyshimet për spiunazh. Ky laborator është objekti i vetëm i Kanadasë dhe një nga të paktët në Amerikën e Veriut që mund të trajtojë sëmundjet më vdekjeprurëse në botë, përfshirë Ebolan, SARS-in, apo coronavirusin”, thekson gazeta.

Sipas investigimit, këta shkencëtarë bënë të mundur dërgimin e disa mostrave të coronavirusit në Kinë.



Në Wuhan, qytezën ku u shfaq virusi, që prej vitit 2015 është ndërtuar laboratori më i përparuar i Kinës për kërkimin e viruseve, i njohur si Instituti i Virologjisë.

Laboratori është i vetmi vend i deklaruar në Kinë i aftë të punojë me viruse vdekjeprurëse. Kina ka mohuar të ketë ndonjë armë biologjike, por një raport i Departamentit të Shtetit vitin e kaluar zbuloi se qeveria po punonte prej disa vitesh për krijimin e tyre.


Një nga shkencëtaret e përjashtuar, Dr. Xiangguo Qiu bëri të paktën pesë udhëtime gjatë vitit 2018 në Laboratorin e Wuhanit, ku edhe shpërtheu virusi.

Pas vizitave të tij, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë të Kinës miratoi nisjen e aktivitete kërkimore për viruset e etheve hemorragjike si Ebola, Nipah dhe Krime-Kongo nga laboratori i Wuhanit.

Si u kthye në “armë” biologjike?

“Rastësisht”, ky laborator është i vendosur vetëm 30 kilometra larg nga tregu ushqimor i cili është epiqendra e shpërthimit të coronavirusit.

Dany Shoham, një ish oficer i inteligjencës ushtarake izraelite që ka studiuar armët biologjike kineze, thotë se aftësia e virusit për të mbijetuar, por edhe për t’u përhapur tregon se ai u modifikua nga njeriu.

“Disa laboratorë në Kinë kanë qenë të angazhuar, për sa i përket kërkimit dhe zhvillimit të armëve biologjike”, tha zoti Shoham për gazetën amerikane “Washington Times”.

Sipas tij, laboratori i Wuhanit është i kualifikuar për të trajtuar patogjenët më të rrezikshëm.

“Coronavirusi është studiuar në këtë institut, këtë mund ta them me siguri”, thotë Shoham.

Ndërkohë studiuesi amerikan James Giordano, bashkëpunëtor i vjetër në Komandën e Operacioneve Speciale të SHBA-së, tha se investimi në rritje i Kinës në bio-shkencë dhe redaktimin e gjeneve përbën jo pak shqetësim se patogjenë të tillë të kthehen në armë biologjike.

“Kjo mund të nënkuptojë që një mikrob i modifikuar të nxirret jashtë laboratorit, një mikrob për të cilin vetëm Kina ka trajtimin ose vaksinën. Kjo nuk është luftë në vetvete”, tha ai.

“Por ajo që po bën Kina është të shfrytëzojë aftësinë për të vepruar si shpëtimtar global”, thekson Giordano.

Sipas tij, programi i Kinës për Armët Biologjike besohet të përfshijë një gamë të plotë të agjentëve kimikë dhe biologjikë dhe një larmi të gjerë të sistemeve të shpërndarjes, duke përfshirë raketa artilerie, bomba ajrore, spërkatëse dhe raketa balistike me rreze të shkurtër.

“Akademia e Shkencave Mjekësore Ushtarake të Kinës me të vërtetë zbuloi një vaksinë kundër Ebolas të quajtur JK-05, por nuk ka zbuluar asnjë detaj se si mundi ta zbulonte, duke nxitur spekulimet se virusi i Ebolas mund të ketë pjesë e arsenalit të luftës biologjike të Kinës”, thotë nga ana tjetër Shoham.

Ebola klasifikohet si një agjent bioterrorizmi i “kategorisë A”, që do të thotë se mund të transmetohet lehtësisht nga një person në person dhe mund të rezultojë në nivele të larta vdekjesh dhe “mund të shkaktojë panik”. Sipas Shoham, coronavirusi edhe më shumë i rrezikshëm.

Programi i Kinës për Armët Biologjike besohet të jetë në një fazë të përparuar që përfshin hulumtime dhe aftësi armatimi. Laboratori në Wuhan është tani për tani depoja më e madhe e të dhënave gjenetike të Kinës dhe çdo rrjedhje nga ky laborator mund të kthehej në rrezik kombëtar.

I pyetur nëse coronavirusi i ri mund të jetë përhapur si pasojë e një rrjedhjeje laboratorike, Shoham thotë se shpërthimi i virusit mund të ndodhë qoftë si rrjedhje, qoftë si një infeksion i një personi që mund të ketë hyrë dhe dalë jashtë objektit në fjalë.

“Por në këtë pikë, nuk kam dyshim se coronavirusi ka dalë nga ky laborator”, thotë ai. “Pyetja e vetme është përse”?

Covid-19/ Gjysma e amerikanëve të pushuar nga puna paguhen më shumë tani



Rreth gjysma e miliona punëtorëve amerikanë të pushuar për shkak të pandemisë së koronavirusit mund të rezultojë se do të fitojnë më shumë në total tani sesa kur ishin në punë, tregojnë analizat e reja të përfitimeve nga asistenca për papunësinë.

Si pjesë e përpjekjes për rimëkëmbjen e Shteteve të Bashkuara, qeveria po dërgon 600 dollarë shtesë në javë për punëtorët e pushuar nga puna deri në fund të korrikut. Kjo shumë i shtohet pagesa të ndryshme të papunësisë, të paguara normalisht, të cilat variojnë së tepërmi nga shteti në shtet.

Mesatarisht, shtetet u paguajnë punëtorëve të mbetur papunë 45% të shumës që fitonin. Por me pagesat shtesë të koronavirusit, Departamenti i Punës thotë se pagesa duhet të rritet gjatë javëve të ardhshme nga mesatarja prej 377,97 dollarë në javë që ishte paguar në fund të vitit të kaluar, në 978 dollarë.

Ndërsa pagesa shtesë do t’i ndihmojë të papunët në periudhën afatshkurtër, rritja e pagesës mund ta ngadalësojë rrjedhimisht rimëkëmbjen e Shteteve të Bashkuara.

Punëtorët e pushuar që fitojnë më shumë pa punë nuk do të kenë asnjë nxitje monetare të menjëhershme për t’u rikthyer në punë nëse punëdhënësit e tyre janë në gjendje të rihapin dyqanet me pakicë, restorantet, fabrikat dhe bizneset e tjera para fundit të korrikut.

Qeveria thotë se gjysma e punëtorëve amerikanë fituan më pak se 957 dollarë në javë në tremujorin e parë të vitit 2020, që do të thotë se më pak se gjysma e tyre ka marrë të ardhura prej 50,000 dollarë në vit.

Nga ana tjetër, punëdhënësit mund t’i detyrojnë në mënyrë efektive punëtorët të kthehen, duke i caktuar një datë kthimi në punë për punëtorët e pushuar, qoftë edhe përpara se pagesa prej 600 dollarësh në javë të skadojë në fund të korrikut.

Punëtorët mund t’u kërkojnë punëdhënësve që t’i lejojnë ata të qëndrojnë të pezulluar deri në korrik, në mënyrë që ata të vazhdojnë të marrin kompensimin për papunësinë, që do të jetë më i lartë se rroga.

Deri më tani, 26 milionë punëtorë amerikanë janë pushuar nga puna – një valë papunësie që nuk është parë në Shtetet e Bashkuara që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Miliona të tjerë janë shtuar në listat e papunësisë gjatë pesë javëve të fundit çdo të enjte, kur qeveria njofton shifrat e saj.

Përpara se pandemia të godiste Shtetet e Bashkuara, shkalla e papunësisë për ekonominë më të madhe në botë ishte për muaj me radhë në më pak se 4%. Por, kur shifra e muajit prill të shpallet më 8 maj, ka të ngjarë të arrijë në nivele të konsiderueshme dyshifrore.

Tel Aviv : Politika e bllokimit mund të ndalet brenda disa ditësh dhe të zëvendësohet nga një politikë e distancimit të moderuar shoqëro



“Fundi i rritjes eksponenciale, rënia e përhapjes së koronavirusit”, është titulli i shkrimit që ka botuar në gazetën “Times of Israel” studiuesi Isaac Ben Israel.


Ai i mëshon idesë se pavarësisht politikave dhe masave izoluese që ka marrë çdo vend, kudo është vënë re një tendencë e ngjashme e sëmundjes: shtim i shpejtë i infeksioneve të cilat mbërrijnë pikun pas gjashtë javësh, dhe nga java e tetë, nis rënia e kurbës.



Ben Israel e ka diskutuar edhe më parë idenë e tij se përhapja e koronavirusi fashitet pas 70 ditësh kudo ku ai godet. 



Në studimin e tij, shkencëtari shqyrtoi zhvillimin e sëmundjes në shtetin hebre që nga fillimi i saj përpara 56 ditësh ( 8 javësh). 



Piku duket ka dy javë që ka kaluar, dhe rënia pritet të vazhdojë edhe përgjatë dy javëve të tjera.


Sipas analizës së bërë, ky trend shihet edhe në vende të tjera, duke si përfshirë ato që kanë vendosur karantina të forta e kanë paralizuar ekonominë, ashtu edhe ato që kanë vazhduar jetën si normalisht, me disa masa më të lehta.


 “Të dhënat”, thuhet në shkrim, “tregojnë se politika e bllokimit mund të ndalet brenda disa ditësh dhe të zëvendësohet nga një politikë e distancimit të moderuar shoqëror”.





Flori Bruqi


The Sun: Vdekja e Kim Jong-un?! Imazhet satelitore tregojnë se vendi po përgatitet për funeralin

Frika nga prekja prej koronavirusit mund ta ketë shtrënguar liderin koreanoverior, Kim Jong-un, që t’i shmangë ceremonitë shtetërore dhe mos të paraqitet në publik.

Këtë gjë e ka thënë të martën një ministër koreanojugor, duke iu adresuar spekulimeve lidhur me vendndodhjen dhe shëndetin e liderit verior.

Spekulimet rreth Kimit kanë marrë hov pasi ai nuk u shfaq në ceremoninë e përvjetorit të gjyshit të tij dhe themeluesit të vendit, më 15 prill 2020.

Mediat kanë raportuar se lideri i shtetit më të izoluar në botë i është nënshtruar një operimi në zemër, derisa disa të tjera kanë shkruar edhe për vdekjen e tij.

Ministri koreanojugor i Bashkimit, Kim Yeon-chul, ka njoftuar se Kimi mund të mos jetë parë në publik shkaku i koronavirusit ndërsa raportimet për operimin e tij nga një ekip mjekësh kinezë i ka quajtur “lajme të rreme”.

Shteti me kontrollin më të sertë mbi informatat deri më tani nuk ka konfirmuar asnjë rast me COVID-19, derisa këtë e arsyetoi me masat e hershme dhe me mbylljen e kufijve për vizitorët e huaj.

Koreja Jugore: Kim Jong-un po i shmanget koronavirusit

Imazhet satelitore, nxjerrin në pah ndërtime të strukturave të mëdha parade, në Korenë e Veriut, kjo shton akoma më shumë hijet e dyshimit mbi shëndetin e diktatorit suprem, Kim Jong-un.I




Imazhet e publikuara nga “Planet Labs”, tregojnë ndërtesat e përkohshme, të cilat zakonisht përdoren për paradat ushtarake, duke u instaluar në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pyongyang.
Gjerësisht nëpër mediat e huaja është aluduar se vendi, është mbërthyer nga koronavirusi dhe paradat ushtarake këto kohë, do të ishte thuajse e pamundur që të bëheshin, shkruan The Sun.
Por ato mund të zhvillohen vetëm për një lajm tragjik, siç mund të jetë vdekja e Kim Jong-un. Sakaq, diktatori Kim Jong-un, nuk është parë në publik që prej 11 prillit 2020, kjo ka bërë që mediat të aludojnë se ai ka ndërruar jetë pas një operacioni në zemër.

Mësimet e nxjerra nga COVID-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë  tejkaluar shifrën 1 milionë persona të konfirmuar me Covid-19.

Shifra është bërë e ditur nga të dhënat e Universitetit Johns Hopkins. Numri i personave të vdekur si pasojë e këtij virusi në SHBA ka arritur në 56,749, gjithashtu shifër rekorde në nivel botëror.
Ndërkohë në të gjithë botën janë më shumë se 3 milion persona të infektuar me Covid-19.
Ndërsa mjekët amerikanë luftojnë një nga shpërthimet më të këqija në botë të COVID-19, disa po reflektojnë për atë që dëshironin të dinin kur filluan të luftojnë kundër pandemisë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariama Diallo njofton për mësimet e marra pasi vdekjet nga virusi në Shtetet e Bashkuara janë të mëdha.



Me SHBA që llogariten të kenë gati një të tretën e rasteve të koronavirusit në botë, disa mjekë amerikanë thonë se kanë mësuar shumë në vijat e para të betejës kundër sëmundjes.

Kjo përfshin një kuptim më të mirë se si të ndihmojnë pacientët që vijnë me nivel oksigjeni të ulët për shembull, thotë drejtori i departamentit të urgjencës së Spitalit Mount Sinai.

“Ajo që pamë fillimisht ishte se sapo dikush fillonte të merrte 6 litra oksigjen nga hunda, përkeqësohej gjithnjë e më shumë kështu që filluam të përdornim tubat. Tani po kuptojmë se duhet ndoshta diçka në mes, për disa pacientë funksionon më mirë niveli i lartë i oksigjenit nga hunda dhe për disa të tjerë vendosja e presionit të ajrit përmes tubave mund të jetë mënyrë më e mirë. Gjëja tjetër që kemi mësuar është se aktualisht mund t’i kthejmë pacientët përmbys”, thotë Jolion McGreevy.

Metoda e shtrimit të pacientëve me barkun poshtë ka qënë e suksesshme, shpjegon një tjetër mjeke kardiologe në repartin e emergjencës në qendrën mjekësore të Universitetit Kolumbia.

“Teoria është se mushkëritë janë si sfungjer, dhe nëse shtriheni në shpinë për një kohë shumë të gjatë, ai lloj graviteti i tërheq të gjitha sekrecionet dhe lëngjet bllokojnë pjesë të mushkërive. Kur i kthen pacientët me barkun poshtë, e çliron atë hapësirë para pjesës së bustit për të lejuar që mushkëritë të hapen dhe zgjerohen dhe të japin oksigjenim më të mirë. Dhe kjo funksionon”, thotë Jennifer Haythe.

Ajo thotë gjithashtu se spitalet nuk kishin pajisje kryesore, diçka që përjetuan edhe spitalet në Itali, Spanjë dhe pika të tjera të nxehta.

“Të gjithë do të donim, për të shpëtuar njerëzit, që kjo po vinte më parë. Mund të kishim mjetet në spitale dhe të menaxhonim pacientët. Mund të kishim mënjanuar grumbullimin në masë të njerëzve që erdhën njëherësh. Të kishim më shumë veshje mbrojtëse për mjekët dhe infermierët”, thotë mjekja.

Mjekja Anju Goel thotë se më e habitshme për të ka qenë mënyra se si virusi prek të moshuarit.

“Ajo që unë nuk e kuptova plotësisht ishte ashpërsia e sëmundjes tek pacientët e moshuar. Mund të kishim krijuar masa kontrolluese më kufizuese për të parandaluar ekspozimin ndaj këtij grupi dhe gjithashtu për të marrë trajtim shumë të hershëm për ta për të parandaluar komplikimet”.

Për shumicën e njerëzve, sëmundja shkakton simptoma të lehta, të tilla si ethe dhe kollë.

Për disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë, përfshirë pneumoninë, dhe mund të çojë në vdekje

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...