Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/29

Mjekët dhe policët të pakënaqur që nga 300 euro shtesë mujore, ua ndalën si tatime 46 euro



Mjekët dhe policët kanë marrë dy lajme sot, një të mirë dhe një që e kanë konsideruar të keq. Lajmi i mirë ishte se në kontot e tyre kanë dalë shtesat e premtuara për shkak të angazhimit direkt me pandeminë coronavirus.

Por, lajm të keq e kanë konsideruar se nga 300 euro shtesë të premtuara shteti ua ka ndalë 46 euro si tatime, ashtu siç bën rëndom me pagat. Dhe kjo, sipas disa pjesëtarëve të stafit mjekësor në Kliniken Infektive, aty edhe ku po përballen me të prekurit nga Covid, nuk është pritur mirë.


“Unë kam pagën 485 euro. Me shtesën që është dalë sot është dashur që të kem 785 euro në konto, por në fakt kanë dalë 739 euro, që i bie 46 euro janë ndalë si tatime”, ka thënë  një pjesëtar i stafit mjekësor.  Kjo ka ngjallë pakënaqësi tek mjekët, pasi ata kanë pritur që shtesat e premtuara të mos tatohen.

Nga 600 euro pra, sa është paraparë të marrin si mjete shtese, atyre u ndalen 92 euro.

“Nuk kemi qenë po ashtu të njoftuar se do të tatohen, kemi menduar ndryshe”, ka thënë ky pjesëtar i stafit mjekësor në QKUK.

Se këto shtesa janë tatuar njëjtë si pagat e rregullta e ka konfirmuar edhe një zyrtar i lartë i Ministrisë së Financave.

Mediet kanë  biseduar me Zv.Ministrin e Financave, Agim Krasniqi, për këtë çështje i cili në një mënyrë ka konfirmuar se nga shtesa prej 300 eurove janë ndalë 46 euro si tatime e kontribute.


“Nuk është thënë kërkun që jepet neto. Çdo e hyrë element i pagës duhet me u tatimu dhe me u dhanë kontributet. Shtesa ka shkuar në pagë, bëhet bruto, nalen tatimet, ligji ashtu e thotë. Nëse e ka pas pagën 700 euro një zyrtar dhe i është dhënë shtesa 300 euro bëhet paga 1 mijë euro bruto, në këtë 1 mijëshen ndalen kontributet”, ka thënë Krasniqi .

Qeveria në detyrë në Pakon Fiskale Emergjente për shkak të gjendjes me pandeminë kishte marrë vendim që t’i ndahen 300 euro shtesë mjekëve dhe infermierëve.


“Stafi mjekësor, policëve dhe zjarrfikësve. Qeveria e Republikës së Kosovës në bazë të këtij propozimi për këto kategori të nëpunësve publikë do të ndante një shpërblim shtesë në masën fikse prej 300 eurove për secilin në dy muajt në vijim. Pa marrë parasysh nivelin e pagës, gradës secili përfiton prej 300 euro për dy muaj në vijim”, kishte thënë në një konferencë Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.

Ndarja e nga 300 euro për muaj, për dy muaj angazhim, ishte paraparë si Masa 6, në kuadër të Pakos Ekonomike Emergjente

“Sigurimi i shtesës mbi pagë në vlerë prej treqind (300 €) euro për punëtorët në terren dhe që janë të ekspozuar drejtpërdrejtë rrezikut të infektimit në punën e tyre (jo i gjithë stafi i institucionit): Stafi mjekësor (mjekët dhe infermierët), policët e Policisë së Kosovës, zyrtarët (gardianet) e Shërbimit Korrektues, zyrtarët (zjarrfikësit) e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, personeli (ushtarët) i FSK-së, punëtorët që punojnë në Karantinë – Qendra e Studentëve të Prishtinës, zyrtarët (inspektorët) e Inspektoratit të Punës, zyrtarët (inspektorët) e Administratës Tatimore të Kosovës, Zyrtarët (doganierët) e Doganës së Kosovës, zyrtarët (inspektorët) e Inspektoratit të Tregut, zyrtarët (inspektorët) e inspektorateve përkatëse komunale, zyrtarët e Inspektorati të Mjekësisë së Punës, për muajin Prill dhe Maj deri në vlerë prej pesëmbëdhjetë milion (15,000,000.00 €) euro”, thuhej në tekstin e Pakos.

Se kanë mbetur paksa të pakënaqur e të befasuar me këtë gjë, kanë konfirmuar për Reporterin edhe pjesëtarë të policisë së Kosovës. Ata në kushte anonimiteti kanë thënë se në ditët në vazhdim do të flasin edhe për disa shtesa të tjera rreth pagesës së ushqimit për orarin e zgjatur në këtë kohë pandemie.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Ergogan, mbështet klerikun që tha se homoseksualizmi “sjell sëmundje”




Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Ergogan, të hënën i ka mbështetur deklaratat e klerikut mysliman, Ali Erbas, ku ka thënë se me mijëra njerëz çdo vit janë të ekspozuar ndaj sëmundjes së HIV-it për arsye të homoseksualizmit dhe tradhtisë bashkëshortore, duke cekur se këto dy dukuri ‘’sjellin sëmundje dhe e drejtojnë këtë gjeneratë ndaj kalbjes’’.

Ali Erbas ka kërkuar nga të gjithë besimtarët të bashkohen në ‘’luftën ndaj këtij fenomeni’’.


Erdogani ka thënë në një paraqitje publike të hënën se çdo lloj sulmi ndaj Erbas, është sulm ndaj shtetit. Ai gjithashtu ka shtuar se kritikat ndaj klerikut janë sulme të qëllimshme ndaj fesë Islame, raporton NBC news.

Shoqata për të drejtat e njeriut me qendër në Ankara, ka paraqitur kallëzim penal kundër Erbas, duke e akuzuar atë për kryengritje dhe nxitje të urrejtjes. Asociacioni i avokatëve të Ankarasë, ka bërë thirrje për largimin e tij, duke thënë se nuk do të befasoheshin edhe nëse kleriku do të bënte thirrje për ‘’vënien në zjarr të grave që dyshohen se janë shtriga’’.

Mirëpo, zyra e prokurorit të Ankarasë ka thënë se janë duke iniciuar një hetim penal kundrejt ‘’Asociacionit të avokatëve të Ankarasë’’ për arsye të ‘’fyerjes së vlerave religjioze’’, transmeton Koha.

Megjithëse homoseksualiteti nuk është ilegal në Turqi, qeveria e Erdoganit në vitet e kaluara ka ndaluar paradat e LGBTQ-së dhe evente të tjera të lidhura me homoseksualitetin, duke cekur si arsye sigurinë publike.

Amerikani pi gjysmë litri dezinfektant pasi Donald Trump sugjeroi se kuron Koronavirusin


Një burrë është shtruar në spital pasi piu një shishe plot me dezinfektant, duke marrë fjalë për fjalë sugjerimin e presidentit Donald Trump, se është një trajtim i mundshëm për Covid-19.

Drejtori i qendrës së toksikologjisë në Georgia, Gaylord Lopez, tha se personi ishte sjellë me nxitim dhe pranoi se kishte pirë rreth gjysmë litri dezinfektant me bazë klori.
Lopez tha se njeriu, i cili nuk është identifikuar, kishte precedentë problemesh psikiatrike.


Ai u mbajt për disa kohë në repartin psikiatrik dhe më pas u la i lirë.

Incidenti vjen disa ditë pasi presidenti Donald Trump duket se kishte sugjeruar tërthorazi se marrja e dezinfektantëve dhe e rrezeve ultraviolet është një trajtimi mundshëm për koronavirusin.

Trump kishte thënë mes të tjerash: “Supozojmë se godasim trupin me rreze të forta drite ose rreze ultraviolet, kjo nuk është testuar dhe duhet provuar. Sikur dritën ta fusim brenda trupit, ose me anë të lëkurës ose në ndonjë mënyrë tjetër. Pastaj është dhe dezinfektuesi, mund ta përdorim atë duke e injektuar brenda për pastrim?”

Lopez shtoi se ky nuk ishte rasti i vetëm i një të helmuari me dezinfektues.


Ai tha se një tjetër burrë ishte shtruar në spital ditët e fundit pasi kishte pirë një përzierje prej dezinfektuesi goje, birre dhe qetësuesish.

Raste si këto ishin rritur shumë në New York pas komenteve të Trump.

Përloten mjekët në Shqipëri: Kemi 2 muaj që nuk takojmë familjarët




Pas një dite të gjatë, kur dalin nga dera e infektivit, pasi kanë hequr veshjet, janë dezinfektuar, këtyre grave dhe burrave u duhet të përballen me familjet e tyre .

Frika se ndoshta mund ti infektojnë,i ka detyruar që të ndahen nga fëmijët, të ruajnë distancë me ta.


“Unë kam një vajzë një vjeç e gjysmë dhe një djalë 10 vjeç. Kontakti me djalin është më thjeshtë sepse mjafton që të mos përqafohemi edhe pse duket e çuditshme që të mos përqafosh fëmijën. Por kjo është më e pakta kur të duhet edhe të mos i shohësh fare apo mos ti kesh afër fare. Ashtu si vajza e ka të pamundur të më qëndrojë larg, ajo është në momentin që eksploron sytë hundën gojën dhe është e pamundur që ta mbash larg. Pastaj prindërit e mi jetojnë me mua dhe transmetueshmëria nëpërmjet saj është më e madhe. Kështu dhe unë dhe im shoq, dhe ai është mjek dhe jemi detyruar të largohemi nga shtëpia”, tregon Nevila Gjermeni, mjeke infeksioniste.

“Ishte pak e vështirë, unë kam dy fëmijë , bashkëshortin dhe ne bëmë një ndarje në familje duke mos kontaktuar. Ata ishin shumë të emocionuar, më thoshin mami bëj kujdes, çfarë duhet të bëjmë të vijmë te dhoma të të bëjmë diçka …ka qenë goxha emocionuese edhe kjo pjesë. Kemi patur edhe ne emocionet tona , kemi patur emocione aq të forta saqë kemi qarë në krahët e njëra-tjetrës , bashkë me doktoreshat…edhe tani e ndjej atë emocion se u ktheva mbrapsht”- Merita Sefa.

“Eee këtu pastaj më fillon është e vështirë nuk është e lehtë nuk është e lehtë . Është frika se mos sëmurësh familjarët e tu me thënë të drejtën por do kalojë”, tregon Prof. ASC Najada Çomo , shefe e sherbimit infektiv.

Shqipëria mund të shënojë zero raste të reja me koronavirus rreth datës 2 gusht 2020-të





Studimi i Universitetit të Singaporit: Koronavirusi në Shqipëri përfundon në 2 gusht


Shqipëria mund të shënojë zero raste të reja me koronavirus rreth datës 2 gusht 2020.

Ky parashikim bëhet nga një studim analitik i Universitetit të Teknologjisë dhe Dizajnit të Singaporit me rastet e infektimeve në vend. Më shpejt nga vendet e rajonit, pandemia mund të përfundojë në Maqedoninë Veriore.


Një studim analitik i Universitetit të Teknologjisë dhe Dizajnit të Singaporit me rastet e infektimeve në Shqipëri, parashikon që pandemia e koronavirusit do të marrë fund rreth datës 2 gusht 2020. Universiteti thekson se parashikimi bëhet vetëm për arsye studimi, ndërsa paralajmëron se për shkak të dinamikës, gjendja mund të ndryshojë.

Fundi i pandemisë do të thotë se rreth datës 2 gusht të këtij viti, bazuar në ecurinë e deritanishme, Shqipëria do të regjistrojë zero raste të reja me Covid-19.

Në nivel global, ky studim parashikon se pandemia do të përfundojë rreth datës 1 dhjetor 2020, duke marrë parasysh hyrjen e stinës së dimrit në hemisferën jugore të planetit.

Në lidhje me rajonin, bie në sy se në vendet e tjera, si në Greqi, Maqedoninë Veriore apo në Serbi, pandemia do të përfundojë më shpjet, pavarësisht se kanë më shumë raste të infektuarish me koronavuris apo dhe viktima.


Kështu sipas studimit, në Maqedoninë e Veriut, pandemia do të përfundojë më 22 maj, shumë më shpejt se vendet e tjera të rajonit. Në Greqi, studimi parashikon se pandemia do të përfundojë më 23 maj, ndërsa në Serbi më 8 qershor.

Deri tani autoritetet në vend kanë paralajmëruar një hapje graduale të vendit dhe heqje të masave kufizuese hap pas hapi, përfshirë dhe hapjen e pjesshme të plazheve.

VV pretendon se një deputet minoritar ka humbur mandatin, por ndryshe thonë nga Kuvendi


Lëvizja Vetëvendosje po pretendon se një deputet minoritar ka humbur mandatin, andaj nuk do të mund ta japë votën e tij në Kuvend për Qeverinë  Avdullah Hoti, në rast se ajo bëhet.



Në fakt është Këshilltari i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Erzen Vraniqi, që ka deklaruar një gjë të tillë, duke thënë se Kuvendi tanimë ka 119 deputetë.


Vraniqi ka thënë se deputeti Etem Arifi ka humbur mandatin për shkak se është i dënuar me 1 vit burgim me vendim të plotfuqishëm, shkruan Reporteri.

“Kuvendi i Kosovës i ka 119 deputetë. Deputeti Etem Arifi i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg me vendim të plotfuqishëm, e ka humbur mandatin sipas nenit 70 të Kushtetutës së Kosovës. Ai nuk ka të drejtë vote”, ka shkruar ai.

Lidhur me këtë çështje, Reporteri ka kërkuar informacione nga administrata e Kuvendit, ku kanë thënë se Arifi i cili ishte dënuar për veprën penale “Mashtrim me subvencione” është ankuar Kushtetuese dhe rrjedhimisht aktgjykimi nuk hynë në fuqi pa dhënë mendim edhe Kushtetuesja.

Në rast se Etemi nuk do të ishte ankuar në Kushtetuese, vendimi do të hynte në fuqi më 5 maj.


Kujtojmë se Etem Arifi i cili vjen nga Partia e Ashkalinjve për Integrim, ka deklaruar se do ta votojë Qeverinë e udhëhequr nga LDK.

Nga presidenca i reagojnë ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Brendshëm, XhelalSveçlës: E ke gjetur vetën në prerjen e rrethojave, ty me të dhënë llogari presidenti Hashim Thaçi ?




Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla:
 Nëse Thaçi e ka takuar Pacollin, duhet të futet në karantinë


Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ka konfirmuar vizitën e presidentit Thaçi në Shqipëri, për të cilën u raportua sot në media.

Sveçla po ashtu ka hedhur dyshime edhe për skenarë të tjerë, duke thënë se gjatë kthimit në veturë me Thaçin mund të ketë qenë edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, shkruan Reporteri.


“Mbrëmë vonë jam informuar nga ana e policisë se presidenti Thaçi ka kaluar kufirin shtetëror në ora 18:00. Kur është ndalur eskorta është konstatuar se Thaçi ndodhet në veturë. Ai ishte ulur në ulësen e parë përkundër rregullave për Covid-19. Polica nuk ka mundur të konstatoj se a ndodhet dikush tjetër për shkak të xhamave”, ka thënë Sveçla

Ai po ashtu ka kërkuar nga Pacolli që ta tregojë vendndodhjen e tij, përndryshe Sveçla ka ka paralajmëruar se deputeti Behgjet Pacolli mund të arrestohet nga policia dhe të dërgohet me forcë në karantinë, në rast se ka hyrë në territorin e Kosovës

“Nëse presidenti ka qenë i shoqëruar me Pacollin, obligohet ti nënshtrohet karantinës. Nëse vërtetë Pacolli ka qenë në veturën e Thaçit ka shkelur rregullat për karantinim. Ne i kërkojmë Pacollit të tregojë ku është sepse nëse shfaqet në publik policia do të detyrohet të ndërmarrë masa”, u shpreh ai.





Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sfeçla shfaqi dyshime se Presidenti i Kosovës e ka futur në Kosovë, ilegalisht, kreun e AKR-së dhe deputetin Behgjet Pacolli. Madje paralajmëroi edhe masa nëse Pacolli del në publik diku në Kosovë. E kontestoi edhe vizitën e Thaçit në Tiranë, për çka tha se ka qenë shkelje e protokollit shtetëror. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi nga presidenca.

Adil Behramaj, këshilltar i presidentit Thaçi, ka shkruar në Facebook, duke shprehur habinë se si Sfeçla mendon se presidenti i vendit duhet dhënë llogari atij. Madje ka thënë se Sfeçla ka më shumë vepra penale sesa hyrje e dalje nga Kosova.


Ky është postimi i tij:

Ushtrues Detyre është dhe mendon që presidenti i jep llogari kah shkon e çfarë bën, po me qenë përnjëmend ministër ky?! Në prerjen dhe heqjen e rrethojave e ka gjetur veten. Në këto tjerat po ma çon mallin e një kadeti të papërvojë policor.

Por, kur Sveçla dhe soji i tyre po flasin tash për respektimin e ligjeve, të cilët si cuba politikë me precedentë penalë gati 20 vjet janë fshehur skutave dhe nuk i janë përgjigjur asnjëherë drejtësisë, epilogu këtu nuk ka fare moral politik.

Megjithatë, fatkeqësisht janë duke e tejkaluar çdo kufi të demokracisë dhe të ekzaltuar nga pushteti po mendojnë që autoritetit të qulltë të një Ushtruesi Detyre duhet t’i nënshtrohen edhe presidenti i shtetit dhe të zgjedhurit e popullit.


Pra, nuk po ju mjafton vetëm shkelja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe shkelja e të drejtave të njeriut, por tani po kërkojnë edhe më shumë!

Sikur të kishim mundësi t’i shihnim databazat e prokurorisë, jam i bindur që Sveçla ka më shumë raste penale sesa hyrje-dalje nga Republika e Kosovës!


Sveçla dyshon se Thaçi e solli ilegalisht Pacollin, paralajmëron masa për kreun e AKR-së nëse paraqitet në publik


Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ka paralajmëruar se deputeti Behgjet Pacolli mund të arrestohet nga policia dhe të dërgohet me forcë në karantinë, në rast se ka hyrë në territorin e Kosovës.

Sveçla, në një konferencë për media, tha se ka dyshime se Pacolli është futur mbrëmë në mënyrë ilegale në Kosovë, përmes kufirit me Shqipërinë, shkruan Reporteri.net.


E kjo, sipas Sveçlës është mundësuar me eskortën e Presidentit të vendit Hashim Thaçi, i cili sipas ministrit në largim të MPB-së, ndodhej gjithashtu në veturën e Presidentit derisa Pacolli ilegalisht hyri në Kosovë.

“Mbrëmë vonë jam informuar nga ana e policisë se presidenti Thaçi ka kaluar kufirin shtetëror në ora 18:00. Kur është ndalur eskorta është konstatuar se Thaçi ndodhet në veturë. Ai ishte ulur në ulësen e parë përkundër rregullave për Covid-19. Polica nuk ka mundur të konstatoj se a ndodhet dikush tjetër për shkak të xhamave”, ka thënë Sveçla

Ai po ashtu ka kërkuar nga Pacolli që ta tregojë vendndodhjen e tij, përndryshe Sveçla ka ka paralajmëruar se deputeti Behgjet Pacolli mund të arrestohet nga policia dhe të dërgohet me forcë në karantinë, në rast se ka hyrë në territorin e Kosovës

“Nëse presidenti ka qenë i shoqëruar me Pacollin, obligohet ti nënshtrohet karantinës. Nëse vërtetë Pacolli ka qenë në veturën e Thaçit ka shkelur rregullat për karantinim. Ne i kërkojmë Pacollit të tregojë ku është sepse nëse shfaqet në publik policia do të detyrohet të ndërmarrë masa”, u shpeh ai.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...