Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/01

Kina përgënjeshtron pretendimet se "COVID-19 ka dalë nga laboratori në Wuhan"


Kina përgënjeshtron pretendimet se "COVID-19 ka dalë nga laboratori në Wuhan"

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuan, përgënjeshtroi pretendimet se koronavirusi i ri (COVID-19) ka dalë nga laboratori në Wuhan.

Geng tha se në Institutin e Virologjisë në Wuhan instituti nuk e ka kapacitetin të hartojë dhe krijojë një koronavirus të ri dhe kurrë nuk e ka bërë atë.

Duke theksuar se laboratori në institut ka zbatuar masa biosigurie për të parandaluar rrjedhjen e çdo patogjeni, Geng tha se "pretendimet janë të pabaza dhe plotësisht të rreme".

Geng deklaroi se burimi i virusit është një problem kompleks shkencor dhe duhet të ekzaminohet nga shkencëtarë dhe profesionistë.

Duke kritikuar deklaratat e politikanëve amerikanë për "fajësimin e Kinës për pandeminë globale", Geng tha se SHBA duhet të harxhojë kohën për të kontrolluar më mirë sëmundjen.

Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump dje deklaroi se ka parë prova që koronavirusi ka dalë nga një laborator në Wuhan të Kinës, por aktualisht nuk mund të zbulojë detaje.

Nga Instituti për shëndet publik theksuan se në Mal të Zi momentalisht janë të regjistruar 161 raste aktive me koronavirusin e ri (COVID-19), prej të cilëve 20 janë hospitalizuar

Në Mal të Zi gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur rast të ri nga koronavirusi, ndërsa deri tani në këtë vend janë regjistruar 321 të infektuar.Mali i Zi pa raste të reja me koronavirus
Nga Instituti për shëndet publik theksuan se në Mal të Zi momentalisht janë të regjistruar 161 raste aktive me koronavirusin e ri (COVID-19), prej të cilëve 20 janë hospitalizuar. Sipas të dhënave të Institutit, nga koronavirusi deri më tani janë shëruar 153 persona, ndërsa shtatë kanë vdekur.

Nga Instituti më herët paralajmëruan se nga 4 maji do të jetë e obligueshme mbajtja e maskave mbrojtëse në hapësirë të mbyllur, si dhe u rekomandojnë qytetarëve që në këtë mënyrë të mbrohen nga infektimi edhe në të hapur.

Si masa parandaluese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të Malit të Zi deri më tani vetëm ka shkurtuar daljen nga shtëpia, që tani vlen nga ora 23 deri në ora pesë të mëngjesit.

Organi Kombëtar i Koordinimit të Sëmundjeve Infektive ka njoftuar se do të lejohet të operojë dyqanet, parukeritë dhe sallonet e bukurisë, qendrat e fitnesit, shërbimet taksi, zyrat dentare dhe shërbimet artizanale nga data 4 maj. Ata theksuan se, nëse nuk ka rritje të numrit të të infektuarve, restorantet, hotelet, kafenetë dhe baret e plazhit do të lejohen të operojnë nga 18 maji, ndërsa komunikacioni ndërurban do të lejohet nga 1 qershori.

Shqipëri, rritet në 773 numri i rasteve me COVID-19


Shqipëri, rritet në 773 numri i rasteve me COVID-19

Në Shqipëri rritet në 773 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) me konfirmimin edhe të 7 rasteve të reja, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ministria ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 persona të dyshuar me COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 7 raste pozitive.

"Deri në këto momente janë testuar 8.253 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 773 raste. Aktualisht janë 272 pacientët aktivë me COVID-19 dhe numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë prej më shumë se dy javësh. Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje", thuhet në njoftim.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave të shëruarve nga COVID-19 në 470.

Në Shqipëri për shkak të COVID-19 është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa vazhdojnë masat si mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve, pezullimi i transportit urban dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Institucionet kanë filluar lehtësimin për disa nga masat kufizuese këtë javë, ndërsa disa kategori të bizneseve kanë filluar që të ushtrojnë aktivitetet e tyre.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Shqipërisë tha se hapja e një seri biznesesh në fillimin e kësaj jave është pjesë e strategjisë së rihapjes, për të vlerësuar sipas saj situatën për javët e ardhshme.

Në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), rritet në 69 numri i të vdekurve nga COVID-19

Në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) në pajtim me 30 prillin nga koronavirusi i ri (COVID-19) janë infektuar 1.757 persona ndërsa numri i të vdekurve arrin në 69.

BeH, rritet në 69 numri i të vdekurve nga COVID-19

Të dhënat e Ministrisë së Çështjeve Civile të BeH-së tregojnë se lidhur me COVID-19 janë testuar 30.793 persona ndërsa nën mbikëqyrje janë 8.669. Ndërkohë janë shëruar 727 pacientë.

Në Republikën Sërpska janë infektuar 820 persona ndërsa janë testuar 13.026 persona. Nën mbikëqyrje janë 3.348 persona. Janë konfirmuar 34 raste të vdekjes ndërsa janë shëruar 381 pacientë.

Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh tha se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 2.076 numrin e përgjithshëm të të prekurve

Qendra e Mbrojtjes Civile e Kroacisë deklaroi se në 24 orët e kaluara, dy persona kanë vdekur nga koronavirusi dhe 14 të tjerë rezultuan me COVID-19, ndërsa deri tani 1.348 janë shëruar.

Kroaci, rritet në 69 numri i të vdekurve nga COVID-19

Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh tha se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 2.076 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Deri më tani, në Kroaci janë kryer 36.221 teste, nga të cilat 1.745 janë testuar në 24 orët e fundit, gjë që tregon se nga numri i përgjithshëm i testeve, 5.73 për qind janë pozitive.

Edhe dy persona kanë vdekur që nga dita e djeshme në Osijek. Me këtë numri i të vdekurve është rritur në 69.

Sot në Kroaci 20 pacientë janë në respiratorë, 261 pacientë janë shtruar në spital, që është 8 më pak se dje. Ndërsa 559 persona janë shëruar dhe liruar nga spitali, 8 më shumë se dje.

Maqedoni e Veriut, viti shkollor vazhdon nga distanca deri në fund, maturantët lirohen nga provimi


Nxënësit e shkollave ​​fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë mësimin në distancë deri më 10 qershor, gjegjësisht ata nuk do të kthehen në shkollë, ndërsa maturantët këtë vit do të lirohen nga provimi përfundimtar.

Këto janë vetëm disa nga masat që Qeveria e Maqedonisë së Veriut i miratoi në seancën e sotme me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, në një konferencë për media deklaroi se bëhet fjalë për një pako prej nëntë masash, të cilat sigurojnë funksionimin e rregullt të sistemit arsimor në këto rrethana dhe kushte të jashtëzakonshme të shkaktuara nga shfaqja dhe përhapja e koronavirusit të ri (COVID-19).

"Viti aktual shkollor do të vazhdojë të zhvillohet deri në fund përmes organizimit të mësimit në distancë, respektivisht përmes organizimit të mësimit nga shtëpia, kështu që nxënësit nuk do të kthehen në bankat shkollore deri më 10 qershor", theksoi Ademi.

Ai vuri në dukje se të gjithë mësimdhënësve që deri në ditën e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme ishin të angazhuar me kontratë me kohë të caktuar, marrëdhënia e punës u vazhdohet deri në fund të vitit shkollor, dhe në të njëjtën kohë do të sigurohet edhe zëvendësim për çdo vend pune të lirë për mësimdhënës.

Masa tjetër ka të bëjë me regjistrimin e fëmijëve në klasë të parë, i cili normalisht dhe në përputhje me rregulloret ligjore fillon në maj, por që sipas kushteve do të fillojë në qershor.

Dy masat e tjera, tha ministri Ademi, garantojnë që asnjë shkollë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të mbetet pa strukturat e menaxhimit dhe organet administrative që kanë detyrimin të organizojnë punën pa pengesa dhe kryesisht në interes të nxënësve dhe mësimdhënësve, përkatësisht vazhdohen mandatet e kryesive dhe administrimit të shkollave, si dhe vlefshmëria e licencave për drejtorët.

Ndërkaq, sa u përket nxënësve në vitin e fundit në shkollat​​e mesme, ata janë të liruar nga provimi i maturës shtetërore, maturës shkollore dhe provimi përfundimtar në vitin shkollor 2019/2020, dhe do të jenë në gjendje që me diplomat dhëna për mbarimin e arsimit të mesëm të regjistrohen në një nga institucionet e arsimit të lartë në vend.

Kujtojmë se ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, më 10 mars njoftoi se qeveria ka vendosur të pezullojë procesin arsimor në të gjitha kopshtet, shkollat ​​fillore dhe të mesme, si dhe aktivitete mësimore në institucionet e arsimit të lartë në gjithë vendin për 14 ditë, por ky vendim më pas vazhdoi dhe është ende në fuqi.

Beograd: Ndalesë e levizjes prej sot deri të shtunën në mëngjes

Serbi, ndalesë e levizjes prej sot deri të shtunën në mëngjes
Ndalimi i lëvizjes në Serbi fillon prej sot në ora 18:00 pasdite dhe do të zgjasë deri të shtunën, më 2 maj në ora 5:00 të mëngjesit.

Gjithashtu ndalimi i lëvizjes të shtunën dhe të dielën do të fillojë në ora 18:00 dhe po ashtu do të zgjasë deri në ora 5:00 të mëngjesit, bëri të ditur Qeveria e Serbisë

Qytetarët mbi moshën 65 vjeç do të lejohen të shkojnë në shëtitje dy herë të premten, më 1 maj 2020, në kohëzgjatje prej një orë, në çdo kohë të ditës jo më shumë se gjashtëqind metra larg vendbanimit të tyre.

Të shtunën dhe të dielën, ndalimi i trafikut fillon në ora 16:00 dhe zgjat deri në orën 5:00 të mëngjesit.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...