2020/05/01

"Hetuesit tonë po punojnë mbi këtë çështje, pavarësisht nëse Kina e ka bërë këtë qëllimisht ose gabimisht. Nuk mund t'ju tregoj më shumë", u shpreh Donald Trump

Trump thotë se ka parë prova që koronavirusi ka dalë nga laboratori në Wuhan
Presidenti amerikan Donald Trump tha se ka parë prova që koronavirusi i ri (COVID-19) ka dalë nga një laborator në Wuhan të Kinës, por aktualisht nuk mund të zbulojë detaje.

Trump iu përgjigj pyetjeve në lidhje me zhvillimet në një panel me temë "mbrojtja e të moshuarve" në Shtëpinë e Bardhë, ku u pyet për pretendimet se virusi ka dalë nga laboratori në Wuhan.

I pyetur se "A keni parë prova që ju japin bindje të lartë se virusi ka dalë nga Instituti i Virologjisë në Wuhan", presidenti amerikan u përgjigj: "Po, kam parë".

"Hetuesit tonë po punojnë mbi këtë çështje, pavarësisht nëse Kina e ka bërë këtë qëllimisht ose gabimisht. Nuk mund t'ju tregoj më shumë", u shpreh më tej Trump, pas këmbënguljes së gazetarëve me pyetje mbi këtë çështje.

Qendra e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi se numri i të vdekurve ka arritur në 1.158

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë është rritur në 23.505.

Afrikë, mbi 23 mijë raste me COVID-19

Ndërkohë, numri i vdekjeve u rrit në 1.158, tha Qendra e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në përditësimin e saj të përditshëm. Më shumë se 5.800 pacientë janë shëruar.

Algjeria ka raportuar më së shumti vdekje në kontinent, 384. Maroku ka raportuar 143 vdekje.

Për sa i përket rasteve, Afrika e Jugut dhe Egjipti kanë regjistruar mbi 3.300 raste secila.

Xhibuti me një popullsi më pak se një milion ka 846 raste dhe dy vdekje. Etiopia ka 111 raste me tre vdekje.

COVID-19 merr më shumë jetë në Amerikën Jugore

COVID-19 merr më shumë jetë në Amerikën Jugore

Shpërthimi i koronavirusit të ri (COVID-19) vazhdon të marrë jetë në Amerikën Latine.

Në Brazil, rreth 435 persona e kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit për shkak të pandemisë, njofton Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi.

Ministria njoftoi se numri i personave që vdiqën për shkak të COVID-19 arriti në 5.901 ndërsa numri i të infektuarve u rrit për 7.218 për të arritur në gjithsej 85.218.

Ndërkohë, 35.935 persona janë shëruar nga virusi në Brazil që ka një popullsi prej afër 210 milionë banorësh.

Shkaku i vdekjes së 1.539 personave është duke u hetuar.

Brazili mbetet vendi më i prekur nga shpërthimi i pandemisë në Amerikën Jugore. Rasti i parë me COVID-19 dhe vdekja e lidhur me virusin në rajon po ashtu ndodhi së pari në Brazil.

- Peru

Ministria e Shëndetësisë në Peru njofton se 108 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit për shkak të virusit.

Numri i vdekjeve në Peru nga koronavirusi ditën e enjte u rrit në 1.051, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve u rrit me 3.045 për të shkuar në 36.976.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga pandemia arriti në 10.405.

Ndërkohë, rezultatet e testit COVID-19 të 510 studentëve dolën pozitiv pas ekzaminimit shëndetësor të 2.707 studentëve në Shkollën Kombëtare të Policisë së Perusë.

- Ekuador

Në Ekuador, sipas raporteve të mediave lokale, 17 persona tjerë kanë vdekur si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar shifrën në 900.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend është rritur në 24.934. Mbi 1.550 persona janë shëruar në këtë vend deri më tani.

"Kina mund të konsiderohet përgjegjëse për virusin"

"Kina mund të konsiderohet përgjegjëse për virusin"

Ekspertët besojnë se Kina, për të cilën ata pretendojnë se ka shkaktuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), duhet të paguajë kompensim për mos përmbushjen e detyrimeve të saj .

Samuel Armstrong, një ekspert ligjor në qendrën këshilluese britanike "Henry Jackson Society", James Kraska, një profesor në Qendrën për të drejtën ndërkombëtare Stockton në Kolegjin e Luftës Detare në SHBA, si dhe Paul Miller, një profesor në Shkollën Universitare Georgetown për Shërbime të Jashtme vlerësojnë zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Kinës.

Duke folur për AA, Armstrong thotë se Kina mund të paditet për virusin COVID-19 dhe se ka mbi dhjetë rrugë të mundshme ligjore për t'i zbatuar këto pretendime.

"Këto rregullore kërkojnë që vendi të raportojë një skenar pandemik në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe të ndajë të dhëna të caktuara brenda 72 orëve. Dështimi i dukshëm i Kinës për të përmbushur këtë detyrë do të ishte baza thelbësore e çdo ankese", thekson Armstrong.

Ai shton se opsionet ndryshojnë në skenën lokale dhe ndërkombëtare. Instrumenti kryesor i së drejtës ndërkombëtare që çdo paditës i ardhshëm do të synonte të arrijë, sipas tij është "Rregullorja Ndërkombëtare e Shëndetit (2005)".

Duke përmendur kompleksitetin e llogaritjes së dëmeve ekonomike nga COVID-19, Armstrong tha se përcaktimi i dëmit është i vështirë, veçanërisht për vendet në zhvillim. Ai shtoi se ata vlerësojnë të paktën një humbje prej 4 trilionë dollarësh vetëm për vendet e Grupin G7.

"Kina do të përpiqet të injorojë pretendimin dhe t'i rezistojë juridiksionit kur të jetë e mundur. Rekordi i Kinës në Gjykatën Ndërkombëtare për Ligjin mbi Detin është instruktues. Këtu, Kina humbi një çështje gjyqësore, por nuk e pranoi vendimin. Në mënyrë që Kina të konsiderohet përgjegjëse, bota duhet ta bëj atë. Çdo pretendim ligjor do të mbështetet në shtetet duke përdorur mjete ekonomike dhe të sigurisë për ta detyruar Kinën në tryezë", shton Armstrong.

- "Kina nuk do ta respektojë sundimin e ligjit"

I pyetur nëse Kina mund të paditet për pasojat e virusit COVID-19, Kraska thotë se kjo varet nga qasja e secilit vend për imunitetin sovran të një shteti të huaj.

"Në SHBA vendet e huaja kanë imunitet sovran dhe nuk mund të dërgohen para gjykatës përveç nëse shteti kryen aktivitete tregtare", thotë Kraska.

Ai thekson se Kina do të shmangë juridiksionin sepse është një vend sovran, përveç nëse pranon të bindet nga vendimi.

"Kina shkeli detyrat e saj ligjore sipas Rregulloreve Ndërkombëtare të Shëndetit për të përcaktuar me saktësi shtrirjen e virusit brenda Kinës. Kina fshehu me qëllim informacionin, duke na rrezikuar të gjithë neve", thekson Kraska.

Ai po ashtu thotë se secili vend mund të vendosë për të imponuar masa ligjore kundër Kinës, duke pezulluar detyrimet e zakonshme ligjore për të detyruar këtë vend të përmbushë dëmshpërblimet.

Kraska beson se Kina do të refuzojë akuzat dhe do të pretendojë se virusi u shfaq në mënyrë të natyrshme.

"Kina pretendon se nuk është përgjegjëse për ekzistencën e një virusi, i cili është një dukuri natyrore. Por, fajet e Kinës janë veprimet e saj për të mbuluar virusin, dështimi i saj për të qenë transparent lidhur me efektet ngjitëse dhe vdekjeprurëse të virusit, duke rritur në masë të madhe rrezikun për të gjitha kombet", thotë Kraska.

Ai pohon se edhe nëse gjykatat ndërkombëtare vendosin dënime shkaku i COVID-19, Kina, që është vend komunist, nuk do të respektojë sundimin e ligjit.

- "Shtetet mund të ndëshkojnë Kinën duke kufizuar lidhjet tregtare"

Profesori Miller thotë se nuk beson që dikush do ta padiste Kinën për pandeminë dhe beson se kjo është një ngjarje politike dhe jo ligjore.

"Shtetet mund të ndëshkojnë Kinën duke kufizuar lidhjet tregtare, duke imponuar sanksione, duke emëruar dhe duke e turpëruar, duke miratuar një rezolutë në OKB, duke kufizuar udhëtimin për në dhe nga Kina, duke degraduar lidhjet ose me gjeste të tjera simbolike. Por, unë nuk jam i vetëdijshëm për ndonjë mekanizëm ligjor kuptimplotë ose të zbatueshëm që dikush mund të përdorë kundër Kinës", thotë Kraska.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas shifrave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 3.2 milionë, me më shumë se 232 mijë të vdekur.

Qendra e Krizës në Belgjikë njoftoi se me 513 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve me COVID-19 në vend është rritur në 49.032


Me 130 vdekjet e reja numri i të vdekurve në Belgjikë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) ka arritur në 7.703.
Belgjikë, rritet në 7.703 numri i të vdekurve nga COVID-19
Në një deklaratë, Qendra e Krizës në Belgjikë njoftoi se me 513 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve me COVID-19 në vend është rritur në 49.032 ndërsa me 130 vdekjet e reja numri i të vdekurve ka arritur në 7.703.

Gjatë 24 orëve të fundit 152 persona janë shtruar në spital ndërsa 316 persona janë shëruar. Ndërkohë numri i personave në kujdes intensiv është zvogëluar me 29 persona duke rënë në 740.

Gjithashtu bëhet e ditur se 46 për qind e vdekjeve janë shënuar në spitale ndërsa 53 për qind në shtëpitë e të moshuarve.

Rusia regjistron rekord të rasteve me COVID-19 për ditën e tretë radhazi

Rusia regjistron rekord të rasteve me COVID-19 për ditën e tretë radhazi
Rusia ka regjistruar rekord të rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19) për ditën e tretë radhazi, pasi 7.933 persona të tjerë u testuan pozitiv ndaj këtij virusi.

Sipas të dhënave të lëshuara nga ekipi i urgjencës, numri i përgjithshëm i pacientëve me COVID-19 u rrit në 114.431, ndërsa mbi 211 mijë persona aktualisht janë nën mbikëqyrje mjekësore.

Në Rusi, pandemia mori jetën e 96 personave në 24 orët e kaluara, duke e çuar numri total të të viktimave në 1.169, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 13.220.

Rusia së fundmi ka ngritur numrin e testeve në një përpjekje për të diagnostikuar pacientët në një fazë të hershme dhe deri më tani ka kryer mbi 3.7 milionë teste.

Dje, kryeministri rus, Mikhail Mishutin, njoftoi se ka kontraktuar koronavirusin dhe tha se do të izolojë veten derisa të shërohet.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas shifrave nga Universiteti "Johns Hopkins" me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 3.2 milionë, me rreth 233 mijë të vdekur dhe mbi 1 milion pacientë të shëruar.

Kina përgënjeshtron pretendimet se "COVID-19 ka dalë nga laboratori në Wuhan"


Kina përgënjeshtron pretendimet se "COVID-19 ka dalë nga laboratori në Wuhan"

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuan, përgënjeshtroi pretendimet se koronavirusi i ri (COVID-19) ka dalë nga laboratori në Wuhan.

Geng tha se në Institutin e Virologjisë në Wuhan instituti nuk e ka kapacitetin të hartojë dhe krijojë një koronavirus të ri dhe kurrë nuk e ka bërë atë.

Duke theksuar se laboratori në institut ka zbatuar masa biosigurie për të parandaluar rrjedhjen e çdo patogjeni, Geng tha se "pretendimet janë të pabaza dhe plotësisht të rreme".

Geng deklaroi se burimi i virusit është një problem kompleks shkencor dhe duhet të ekzaminohet nga shkencëtarë dhe profesionistë.

Duke kritikuar deklaratat e politikanëve amerikanë për "fajësimin e Kinës për pandeminë globale", Geng tha se SHBA duhet të harxhojë kohën për të kontrolluar më mirë sëmundjen.

Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump dje deklaroi se ka parë prova që koronavirusi ka dalë nga një laborator në Wuhan të Kinës, por aktualisht nuk mund të zbulojë detaje.

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...