Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/01

Zvicra kërkon që koalicioni qeverisës i Kosovës t’i kapërcejë mosmarrëveshjet e brendshme e ta luftojë virusin


Ambasada e Zvicrës në Kosovë i ka kërkuar koalicionit qeverisës të vendit që t’i kapërcejnë mosmarërveshjet e brendshme dhe të ndërtojnë besimin në mënyrë që, siç thuhet në një deklaratë të kësaj Ambasade, “të vazhdojnë me zbatimin e planit të qeverisë dhe të jetësojnë atë për të cilën janë zgjedhur”.
Zvicra kërkon që koalicioni qeverisës i Kosovës t’i kapërcejë mosmarrëveshjet e brendshme e ta luftojë virusin
“Ne i dënojmë të gjitha përpjekjet për ta përdorur pandeminë e virusit Korona për ta rrëzuar Qeverinë e Ligjshme dhe u bëjmë thirrje të gjithë akterëve politikë të ndihmojnë në lehtësimin e situatës”, thekson komunikata e publikuar nga Ambasada zvicerane në Kosovë.

Në këtë deklaratë, Ambasada kujton se si Zvicra ishte një ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës dhe thekson se dy vendet gëzojnë lidhje të ngushta me njëra-tjetrën prej dekadash.

Kjo lidhje, sipas Ambasadës, është krijuar në kohën kur shumë njerëz nga Kosova jetën shtëpinë e dytë në Zvicër “gjatë viteve të tmerrshme të luftës”.

Thotë po ashtu se që nga viti 1998, Konfederata Zvicerane është angazhuar vazhdimisht në të gjitha fushat për të ndërtuar një ekonomi më të fortë, për të përmirësuar infrastrukturën, sundimin e ligjit, institucionet funksionale të mirëqena dhe një situatë stabile të sigurisë në Kosovë.

“Zvicra ndihet fuqimisht e përkushtuar në miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë me Republikën e Kosovës dhe njerëzit e saj”, thekson më tej.

“Sot bota gjendet nën kontrollin e virusit Corona. Situata në Republikën e Kosovës është serioze gjithashtu. Si në shumë vende, qeveria ka ndërmarrë masa drastike për ta ulur ndjeshëm përhapjen e virusit dhe për të kursyer jetë. Zvicra lavdëron vendosmërinë dhe kompetencat e demonstruara nga qeveria deri më tani. Siç po kërkohet në tërë botën, udhëheqësit duhet të tregojnë unitet tani ashtu që t’i mbrojnë njerëzit në mënyrë efikase”, potencon Ambasada e Zvicrës në Kosovë, në thirrjen e saj drejtuar politikanëve.

Apeli i mjekëve shqiptarë në Zvicër për politikanët kosovarë: Luftojeni virusin, mos luani me shëndetin e qytetarëve

Apeli i mjekëve shqiptarë në Zvicër për politikanët kosovarë: Luftojeni virusin, mos luani me shëndetin e qytetarëve
Një grup mjekësh e specialistësh të njohur shqiptarë në Zvicër, u kanë bërë thirrje politikanëve kosovarë që të lënë anash përçarjet politike dhe të marrin me seriozitetin më të madh situatën e krijuar nga pandemia Covid-19.

Sipas mjekëve të mbledhur nën ombrellën e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, vendet evropiane po ballafaqohen me pandeminë më të rrezikshme, e Kosova pos kësaj po përballet edhe me krizën e paprecedentë politike.

“Kur resurset e të gjitha qeverive janë orientuar drejt luftimit të virusit, ngadalësimit të përhapjes së tij, ngritjes së kapaciteteve në fushën e shëndetësisë, Qeveria e Kosovës ka rrëshqitur në një konflikt të thellë mes partnerëve të koalicionit. Kjo është e pafalshme dhe e frikshme, duke pasur parasysh situatën me pandeminë, e cila mund të përkeqësohet edhe në Kosovë. Viktima e parë sot është paralajmërim i seriozitetit të situatës. Sistemi shëndetësor i shumë vendeve të Ballkanit, e sidomos ai i Kosovës, nuk është në gjendje të mirë dhe duhet mobilizim gjithëkombëtar për të shmangur pasojat më të këqija nga virusi. Si mund të garantohet ky mobilizim nëse politikanët harxhojnë energji me përplasje politike?”, thuhet në letrën e mjekëve shqiptarë.



Sipas tyre, ata janë të shqetësuar me situatën, meqë janë të lidhur ngushtë me Kosovën dhe viset tjera shqiptare.

“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar dhe neveritur me zhvillimet e fundit politike në Prishtinë dhe sidomos me papërgjegjësinë e politikanëve, të cilët, me sa duket, interesat e tyre i kanë vënë mbi interesat e qytetarëve të thjeshtë. Këtë konflikt të rrezikshëm brenda Qeverisë, qytetarët e Kosovës nuk ia kanë pasur borxh dy partive të koalicionit. Qytetarët më 6 tetor 2019 votuan për ndryshime me shpresë se programi për përparim të vendit do të shkruhet e zbatohet në atmosferë mirëbesimi dhe respekti mes krerëve të koalicionit”, thuhet tutje në letrën e nisur në emër të grupit nga mjeku Prof. Dr. h.c. Omer Xhemali, drejtor i Klinikës së Zemrës në Spitalin Triemli të qytetit të Zurichut.

Mjekët kanë apeluar që beteja e vetme tash për tash, duhet të bëhet ndaj koronavirusit.

“U bëjmë apel të gjithë politikanëve të Kosovës që të përqendrohen në luftën kundër një armiku të vetëm që po godet botën këto ditë: ai armik quhet koronavirus. Garën e pamëshirshme politike liderët kosovarë duhet ta lënë për kohëra më të mira, kur të gjithë do të kemi kohë të marrim frymë thellë pa frikë dhe kur të zhduket rreziku i padukshëm. Luftojeni virusin, mos luani me shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, vazhdon tutje letra.

Ekonomia e provincës ku ndodhet Wuhani ka rënë afërsisht 40 për qind në raport me çerekun e fillim vitit të kaluar

Wuhani i frikësohet valës së dytë të koronavirusit, jo të gjitha bizneset janë hapur
Derisa Wuhani po përballet me pasojat ekonomike, shumica e vendeve janë rihapur mirëpo e kanë ndryshuar modelin e biznesit të tyre e disa të tjera janë mbyllur.

Në vendin prej ku shpërtheu pandemia e koronavirusit, ku janë hequr masat kufizuese më 8 prill, Starbucks, McDonald's, Burger King, KFC dhe Pizza Hut nuk i lejojnë klientët e tyre të hyjnë brenda objekteve të tyre, raporton CNN.

Tavolinat janë të vendosura para bizneseve dhe klientëve u jepen produktet në dorë.

Për më tepër, banorët frikësohen nga vala e dytë e infeksioneve pas hapjes së qytetit dhe besojnë që kjo do të çonte në mbyllen e qytetit për herë të dytë. Të shtunën, autoritetet shëndetësore të Wuhanit raportuan 19 raste të reja pa simptoma në këtë qytet.

Ndërkaq, ekonomia e provincës ku ndodhet Wuhani ka rënë afërsisht 40 për qind në raport me çerekun e fillim vitit të kaluar, sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, me rënie të shitjes me pakicë prej 15 për qind vetëm në muajin mars 2020.

CNN

Shaun Roache, drejtor ekonomik i Sandard and Poor’s Global Ratings për Azinë e Paqësorit, ka thënë se mësimi i Wuhanit ndaj pjesës tjetër të botës është se veprimi i hershëm për koronavirusin është i kushtueshëm për ekonominë dhe mund të çojë në rihapje edhe më të shpejtë.

“Karantinimi ka efekt jo-proporcional në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Këto firma kanë më pak qasje në kreditë për rimëkëmbje dhe mund të jetë shumë e vështirë për to që t’i plotësojnë kriteret e hapjes”, ka thënë ai.

Në Kore të Jugut s’është shënuar ndonjë rast i brendshëm me koronavirus

Dy javë pas zgjedhjeve, në Kore të Jugut s’është shënuar ndonjë rast i brendshëm me koronavirus
Korea e Jugut të enjten nuk ka regjistruar ndonjë rast të ri të brendshëm me koronavirus, për herë të parë që nga shkurti, ka njoftuar Qendra e Koresë për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjes (KCDC), njofton agjencia Reuters.

KCDC ka njoftuar për katër të infektuar, të gjitha raste të importuara, duke dërguar numrin në nivel shtetëror në 10.765.

Numri i të vdekurve është rritur për një, në 247, ndërsa 9.059 janë liruar nga spitali.

Autoritetet shëndetësore kanë konkluduar se nuk ka pasur shpërndarje lokale të virusit nga zgjedhjet parlamentare këtë muaj, ku autoritetet kanë marrë masa të sigurisë, duke i kërkuar votuesve të mbajnë maska dhe doreza të plastikës në momentin e votimit.

“Kanë marrë pjesë 29 milionë votues në zgjedhjet parlamentare më 15 prill 2020 . Asnjë rast nuk është regjistruar në lidhje me zgjedhjet, gjatë kësaj periudhe të inkubacionit prej 14 ditëve”, ka thënë Yoon Tae-ho, drejtor i përgjithshëm i shëndetit publik.

Reuters

Shërbimet e inteligjencës në Amerikë: Koronavirusi nuk ka dalë nga laboratori


Zyrtarët e Agjencive amerikane të Inteligjencës janë pajtuar se “virusi Covid-19 nuk është krijuar në laborator”, ka bërë të ditur kreu i inteligjencës në Amerikë, Richard Grenell.

Shërbimet e inteligjencës në Amerikë: Koronavirusi nuk ka dalë nga laboratori

Megjithatë, agjencitë e inteligjencës do të vazhdojnë të hulumtojnë se si ka ardhur virusi te kafshët dhe më pas te njerëzit apo nëse është lëshuar aksidentalisht nga një laborator në Wuhan të Kinës, aty ku virusi u shfaq për herë të parë.

“Do të vazhdojmë të hulumtojmë informatat e marra për t’u përcaktuar nëse shpërthimi nisi nga kontakti me kafshët e infektuara apo ishte rezultat i një aksidenti në laborator në Wuhan”, ka thënë Richard Grenell, që udhëheq zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, në një komunikatë për media, raportojnë mediat në SHBA.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe aleatët e tij kanë kërkuar hetim për origjinën e virusit. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka sugjeruar se virusi mund të ketë dalë nga një laborator në Wuhan, teori që është kundërshtuar nga shkencëtarët. Të mërkurën, Trump u tha gazetarëve se ai kishte parë disa prej gjetjeve në hetimin e bërë nga komuniteti i inteligjencës.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Suedia ka "numrër shumë më të lartë" të vdekjeve nga COVID-19 në krahasim me fqinjët nordikë

Trump: Suedia "paguan rëndë" që nuk vendosi bllokim
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Suedia "po paguan rëndë" për moszbatimin e masave të detyrueshme të karantinës si pjesa tjetër e botës për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).


"Deri më sot, 2.462 njerëz kanë vdekur atje, një numër shumë më i lartë se vendet fqinje Norvegjia (207), Finlanda (206) ose Danimarka (443)", shkroi Trump në Twitter.

"Shtetet e Bashkuara morën vendimin e saktë!", shtoi ai, duke lavdëruar reagimin e administratës së tij ndaj krizës COVID-19, përderisa SHBA vazhdon të jetë vendi më i goditur me numrin më të madh të të infektuarve dhe të vdekurve.

Vërejtjet e Trump erdhën një ditë pasi Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), vlerësoi Suedinë si një "model" për luftimin e virusit, duke thënë se ka "mësime për t'u mësuar" nga kombi skandinav.

Ryan tha se Suedia ka "vendosur një politikë publike shumë të fuqishme rreth distancimit social, rreth përkujdesjes dhe mbrojtjes së njerëzve në institucione të kujdesit afatgjatë".

"Ajo që ka bërë ndryshe, është mbështetur shumë në marrëdhëniet me shtetasit e saj dhe aftësinë dhe gatishmërinë e qytetarëve për të zbatuar vetë-distancimin dhe vetë-rregullimin", tha ai, duke shtuar se në këtë mënyrë është zbatuar politika publike përmes partneritetit me popullatën.

Sipas të dhënave të Universitetit amerikan Johns Hopkins, me afro 10,2 milionë banorë, Suedia ka shifrat më të larta të COVID-19 në rajon, me 20.302 të infektuar, 2.462 të vdekur dhe 1.005 të shëruar.

Italia shënon rënien më të madhe të rasteve aktive me COVID-19

Italia shënon rënien më të madhe të rasteve aktive me COVID-19

Italia raportoi 285 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 27.967 numrin e përgjithshëm të viktimave, ndërsa po ashtu shënoi rënien më të madhe ditore të rasteve aktive që nga fillimi i pandemisë.

Të dhënat e publikuara nga Departamenti i Mbrojtjes Civile të Italisë konfirmojnë se vendi ka lënë pas kulmin e pandemisë, ndërkohë që përgatitet për një rifillim të pjesshëm të aktiviteteve dhe një relaksim të bllokimit mbarëkombëtar më 4 maj.

Numri i të infektuarve aktivë ra me 3.106, rënia më e madhe ndonjëherë, dhe tani qëndron në 101.551.

Ndërkohë, bilanci i të shëruarve ka vazhduar të rritet, duke shkuar në një rekord prej 75.945, pasi më shumë pacientë u larguan nga kujdesi intensiv, duke lehtësuar presionin ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor në Itali i cili është përballur me vështirësi.

Epiqendra e shpërthimit në Itali mbetet rajoni verior i Lombardisë, ku vdekjet vazhduan të rriten, duke arritur në 13.772, rreth gjysma e vdekjeve totale të vendit.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...