Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/02

kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.tregon nëse do të lejohen ahengjet familjare këtë vit


Berat Rukiqi flet për pasojat e mundshme të koronavirusit në ...


Për organizimin e ahengjeve, dasmave dhe dëmet ekonomike në zinxhirin e ofruesve të shërbimeve te lidhura me organizimin e tyre, ka folur kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Në këtë vit nuk do të ketë dasma dhe ahengje familjare. Kështu deklaroi para pak ditëve ministri i shëndetësisë, dr.Arben Vitia, në paraqitjen e tij duke shpjeguar masat lehtësuese.

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se ka marrë shumë kërkesa për sqarime nga bizneset që organizojnë vente të tilla.

“Këto ditë kam pranuar dhjetëra kërkesa nga pronarë të sallave të dasmave, hoteleve, kompanive qe merren me dekorime, kreatore, shitës te veshmbathjeve, kompani qe organizojnë ngjarje, kameramanë, etj dhe dua t’i jap disa sqarime per pritjet qe mund t’i kemi ne raport me organizimet e dasmave dhe ahengjeve, sidomos për këtë vere. Organizimi i dasmave dhe ahengjeve pa dyshim është një nder hallkat e rëndësishme te qarkullimit monetar qe krijohet ne ekonominë tone, sidomos gjate muajve te verës, pasi qe ndërlidh mijëra kompani dhe individë te cilët një pjesë të konsiderueshme të stabilitetit financiar dhe mbijetesës në biznes, e kanë të lidhur me këto organizime. Pra nuk janë vetëm sallat e dasmave, por janë edhe tregtia me shumice, tregtia me pakice, patundshmëria, bizhuteritë, muzicientet, shërbimet estetike, sektori i veshmbathjeve, fotografet, kameramanët, etj”, ka thënë Rukiqi.


Kreu i OEK, tha se edhe një pjese e mirë e vizitave te diasporës është e lidhur me pjesëmarrjen ne ahengjet familjare, dhe se plani i largimit te masave kufizuese nuk e parasheh largimin e kufizimit për organizim te ahengjeve dhe dasmave ne 3 fazat e para, por as nuk nënkupton që në këtë faze ka vendim që nuk do të organizohen fare.

Ai tha se vendim do te këtë ne varësi te situatës epidemiologjike.

“Nëse situata epidemiologjike dhe masat përcjellëse, sidomos distanca sociale qe do te na përcjell për një kohe me te gjate, që praktikisht e pamundëson mbledhjen e një numri te madh te njerëzve ne një vend, atëherë duhet te ulemi me te gjithë akteret e lartcekur dhe te bëjmë një plan për: mundësitë e kompensimit te dëmeve, shtyrjen e kontratave me klientët, lehtësirat tatimore, programimet e borxheve re krijuara për kostot fikse, etj”, shtoi tutje ai.

Rukiqi thotë se, nga java tjetër do t’i takoj shume nga pronarët e bizneseve të tilla, për te diskutuar situatën e vështire nëpër te cilën po kalojnë dhe zgjidhjet alternative për çdo situate qe mund te krijohet.

“Skuadrën e Kënaqësisë”, krijuar me “argëtuese sekrete seksi”

“Skuadra e Kënaqësisë” e Kim Jong-un, aty ku vajzat e virgjëra “argëtojnë” pushtetarët e Koresë së Veriut

“Kur KIM Jong-un u bë lideri i parë i Koresë së Veriut që u takua me një president të Shteteve të Bashkuara, shumë shpresuan se kjo do të sinjalizonte një shkëputje nga e shkuara e errët e kombit”, shkruan “The Sun”.


Megjithatë, tre vite para se të takohej me Donald Trump-in në 2018-n, ai do të ringjallte një nga traditat më shokuese të regjimit të tij – “Skuadrën e Kënaqësisë”, krijuar me “argëtuese sekrete seksi”, krijuar për herë të parë nga gjyshi i tij.

Vendndodhja e Kim-it aktualisht nuk dihet, duke shkaktuar zëra sa i takon shëndetit të diktatorit brutal, pasi ai u zhduk nga jeta publike tre javë më parë. Disa madje shprehen që ai ka ndërruar jetë – por shërbimet e huaja të inteligjencës mendojnë se Kim po strehohet nga pandemia e koronavirusit në një kompleks të sigurt luksoz.

Por ndalemi pak brenda mureve tepër të mbrojtura të pallateve të tij, ku gjendet “Skuadra e Kënaqësisë”, e cila argëton zyrtarët e lartë të Koresë së Veriut.


Haremi prej 2.000 personash thuhet se është krijuar për të kënduar dhe kërcyer për elitën e kombit – por gjithashtu edhe për të marrë pjesë në lojëra seksuale dhe orgji të çuditshme.

Është shqetësues fakti se disa anëtare të “Skuadrës së Kënaqësisë” thuhet se janë në moshën 13-vjeçare, të marra direkt nga shkolla.

“Vajzat duhet të bëjnë kontrolle mjekësore për të provuar se janë të virgjëra, përpara se të mund të bashkohen”, shkruan “The Sun”.

Skandale parlamentare : Deputeti Etem Arifi votoi për rrëzim të Qeverisë Kurti edhe pse ishte i dënuar, vendimi duhet të anulohet


Nga Flori Bruqi 




Vigan Qorrolli: IKSHP s'mund të ndalojë mbajtjen e seancës së ...

Vigan Qorrolli

Profesori universitar, Vigan Qorrolli, ka thënë se nëse deputeti i Kuvendit të Kosovës, Etem Arifi, ka votuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti, edhe pse ishte i dënuar me aktgjykim të formës së prerë, vendimi i Kuvendit për shkarkim të qeverisë është i paligjshëm dhe duhet të anulohet.

Reagon Erzen Vraniqi: Nuk e mohon se babai i tij dha lejen për ...
                                         
                                           Erzen Vraniqi

Më herët gjatë ditës, Erzen Vraniqi, këshilltar i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, deklaroi se Arifi nga Partia e Ashkalinjve për Integrim ka humbur mandatin pasi është i dënuar me një vit burgim për veprën penale mashtrim me subvencione.



Etem Arifi

Në një reagim për këtë lajm, Qorrolli ka thënë se pasi që ky dënim ka qenë me aktgjykim të formës së prerë më herët, nëse deputeti ka votuar më 25 mars për shkarkim të Qeverisë, vendimi duhet të anulohet.





“Sipas nenit 70.3 (6) të Kushtetutës, mandati i deputetit humb nëse ai/ajo dënohet me vendim të formës së prerë me një ose më shume vite burgim. Etem Arifi e ka humbur statusin e deputetit para dt. 25 mars, sepse Aktgjykimi i Gjykates se Apelit është shpallur para kësaj date — prandaj Qeveria duhet ta dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për anulimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Qeverisë Kurti — sepse në të ka marrë pjesë një ish-deputet sipas Kushtetutës! Vendimi i Kuvendit është antikushtetues! Zbulimi i këtij fakti e cenon rëndë demokracinë kushtetuese të Kosovës!” ka shkruar Qorrolli.




Vjosa Osmani nesër i kërkon Gjykatës vendimin për deputetin Etem Arifi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, nesër pritet t’i drejohet Gjykatës së Prishtinës me kërkesë që të informohet lidhur me vendimin ndaj deputetit Etem Arifi.Këtë e ka konfirmuar këshilltari i kryetares së Kuvendit, Artan Murati.

“Në emër të kabinetit të kryetares ju njoftoj që Kuvendi nuk ka marrë asnjë njoftim nga Gjykata lidhur me aktgjykimin në fjalë. 

Në mënyrë që Kuvendi të mund të ndërmarrë ndonjë hap konkret për të zëvendësuar deputetin në fjalë, duhet patjetër të pranojë njoftimin nga Gjykata së bashku me një kopje të aktgjykimit në fjalë. 


Kryetarja e Kuvendit do t’i shkruajë Gjykatës për të kërkuar informata zyrtare lidhur me çështjen në fjalë”, ka thënë Murati.


 Etem Arifi e ka humbur mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës pasi është dënuar me vendim të plotëfuqishëm të Gjykatës së Apelit.

Deputeti Etem Arifi kishte votuar rrëzimin e Qeverisë Kurti edhe pse sipas Kushtetutës së Kosovës, Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit si dhe Rregullores së Kuvendit e kishte humbur mandatin e deputetit.Deputeti Arifi është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim nga Gjykata e Apelit për mashtrim me subvencione.

Arifi së bashku me Bajram Gashin, drejtor i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjëve”, u dënuan pasi Gjykata e shkallës së parë dhe ajo e shkallës së dytë i gjetën fajtorë për përvetësimin e 26 mijë eurove.

Sipas aktakuzës Arifi dhe Gashi nuk i kanë përdorur subvencionet e Ministrisë për atë qëllim që u janë ndarë por i kanë përvetësuar për vete dhe persona të tjerë.

Etem Arifi u dënua pasi që si deputet nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim në Parlamentin e Kosovës ka ushtruar ndikim te zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për dhënien e subvencioneve edhe pse ka ditur që kjo OJQ është organizatë fiktive dhe falë ndikimit të tij OJQ-ja në fjalë ka pranuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe nga Zyra e Kryeministrit për Komunitete për festimin e ditës së flamurit për komunitetin ashkali të holla në vlerën prej 25,646.00 eurove.


******

I shtyhet afati për shkuarje në burg deputetit të komuniteteve Etem Arifi

Gjykata Themelore në Prishtinë, për herën e dytë me radhë, ka marr vendim që t’i shtyhet shkuarja në vuajtje të dënimit, Etem Arifit. Ky i fundit, është i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg për mashtrim me subvencione.

Arifi, i cili vazhdon të figurojë si deputet i Kuvendit të Kosovës, përkundër se ligjërisht këtë mandat tashmë e ka humbur, do të vazhdojë të jetë i lirë të paktën deri më 29 qershor 2020.

Në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi”, zyrtarja për informim në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka thënë se pas kërkesës së ushtruar nga Arifi për shtyrje të dënimit, gjykata ka vendosur që të njëjtit t’i shtyhet ekzekutimi i dënimit edhe për dy muaj tjerë.

“Me datë 27.04.2020, i dënuari për herë të dytë ka bërë kërkesë për shtyrje, e cila kërkesë me datë 28.04.2020 i është aprovuar për 2 muaj tjerë. Tani i dënuari E.A duhet që më datën 29.06.2020 të lajmërohet në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për të filluar vuajtjen e dënimit me burg”, thuhet në përgjigjen e Gashit.


Në përgjigjen e gjykatës për “Betimi për Drejtësi”, nuk ceket arsyeja se pse i është shtyrë shkuarja në burg deputetit Arifi.

Ndaj Arifit, gjykata me 10 shkurt 2020 kishte lëshuar urdhërese për tu lajmëruar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për të vuajtur dënimin e shqiptuar ndaj tij.

Mirëpo, Arifi me 2 mars 2020 kishte bërë kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të dënimit, e cila kërkesë i ishte aprovuar pastaj nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ky i fundit, kishte qenë i pranishëm në seancën e Kuvendit të Kosovës, të mbajtur më 25 mars 2020, ku edhe kishte votuar për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Një gjë të tillë, Arifi e kishte bërë edhe pse sipas Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, ai veçse e ka humbur statusin e deputetit të Kosovës.

Kjo pasi që, dënimin me një vit e tre muaj burgim efektiv që i ishte shqiptuar nga Gjykata e Apelit për veprën penale të mashtrimit me subvencione, ia kishte lënë në fuqi edhe Gjykata Supreme, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Me vendimin e Supremes të marr në fund të muajit janar 2020, Arifit i janë shterur të gjitha mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme për të kundërshtuar dënimin e shqiptuar ndaj tij.

E duke qenë se dënimi i shqiptuar ndaj deputetit Arifi është mbi një vit burgim, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, por edhe Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, Arifit i humb edhe statusi i deputetit të Kuvendit.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në nenin 70, paragrafi 3, pika 6, thekson se mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse deputeti dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim.

Njëjtë thuhet edhe në Ligjin nr.03/L-111 për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, ku ceket se një deputeti i përfundon para kohe mandati kur ndaj tij është shqiptuar dënim i formës së prerë me burgim në kohëzgjatje për një ose më shumë vjet burgim.

“1.6. Nëse me vendimin e formës së prerë të gjykatës dënohet për vepër penale me vuajtje të dënimit për një ose më shumë vjet burg”, thuhet në nenin 8 të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, i cili nen flet për përfundimin e mandatit të deputetit.

Megjithatë, sipas ligjit në fjalë, nuk bëhet e ditur nëse deputeti me automatizëm e humb mandatin apo i njëjti duhet të jap dorëheqje. Po ashtu, një gjë të tillë nuk e sqaron as Komentari i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në një rast tjetër, sipas ligjit në fjalë, deputeti e humb mandatin edhe në raste kur bëhet i paaftë për të ushtruar funksionin e tij apo nëse deputeti për gjashtë muaj nuk merr pjesë në sesionet plenare të Kuvendit ose në mbledhjet e komisioneve, ku është anëtar.

Por për këto dy raste, ligji ka paraparë që Komisioni për Mandate dhe Imunitet t’i propozon Kuvendit nxjerrjen e vendimit për përfundim të mandatit të deputetit, e pastaj Kuvendi me dy të tretat e votave të deputetëve të pranishëm të votojnë për përfundimin e mandatit të deputetit.

“Për rastet nga nën-paragrafët 1.4 dhe 1.5. të paragrafit 1 të këtij neni vendimin për përfundimin e mandatit të deputetit e nxjerr Kuvendi, me dy te tretat (2/3) e votave të deputeteve të pranishëm, të cilët votojnë sipas propozimit të Komisionit për Mandate dhe Imunitet”, thuhet në Ligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit.

Humbjen e statusit të deputetit të Kuvendit, e ka paraparë edhe Rregullorja e Kuvendit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kjo rregullore, në nenin 25, pikën d, njëjtë sikurse Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, ka paraparë që deputeti e humb mandatin në raste se dënohet për ndonjë vepër penale me një vit e më shumë burgim.

“d) Dënohet për një vepër penale me burgim për një periudhë kohore prej një (1) e më shumë vjet”, thuhet në pikën e të nenit 25 të Rregullores e Kuvendit, që flet për humbjen e statusit të deputetit të Kuvendit.

Deri më tani, në ueb faqen zyrtare te Kuvendit të Kosovës, Etem Arifi vazhdon të figurojë si deputet.

Raste të ngjashme me të Arifit, kishte pasur edhe në të kaluarën, ku ish-deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa, Latif Gashi dhe Fadil Demaku, kishin dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit pasi ndaj tyre ishin konfirmuar dënimet me mbi një vit burg edhe nga Gjykata e Apelit për vepra penale që lidhen me krime të luftës.

Etem Arifi, ishte dënuar më 20 prill 2018, nga Gjykata Themelore në Prishtinë me dy vjet burgim me kusht, pasi ai ishte shpallur fajtor për veprën penale të mashtrimit me subvencione.

Me dy vjet burgim me kusht, për të njëjtën vepër penale, ishte dënuar edhe i akuzuari tjetër në këtë rast, Bajram Gashi,

Por, sipas aktgjykimit të shkallës së parë, dënimi ndaj tyre nuk do të ekzekutohet nëse ata nuk kryejnë vepra tjera penale brenda periudhës së verifikimit prej tre vjet pas plotfuqishmërisë së dënimit.

Etem Arifi, akuzohej edhe për veprën penale të ushtrimit të ndikimit, mirëpo ai ishte liruar nga kjo akuzë, pasi sipas gjykatës së shkallës së parë, nuk është provuar se ai ka kryer këtë vepër penale.

Të akuzuarit ishin obliguar që Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) t’ia kompensojnë shumën prej 22.900 euro si dhe Zyrës për Komunitete në Kryeministri shumën prej 2.749 euro. Ndërsa, në qoftë se ata nuk i kompensojnë këto shuma në afat prej gjashtë muajsh, dënimi me kusht do të revokohet.

E këto dënime të shqiptuara nga shkalla e parë, pas ankesës së prokurorisë, ishin ashpërsuar nga ana e Gjykatës së Apelit, më 28 mars 2019, me ç’rast, Arifit i ishte ashpërsuar dënimi në burgim efektiv prej një vit e tre muaj.

Po ashtu, shkalla e dytë ia kishte ashpërsuar dënimin edhe të akuzuarit tjetër në këtë rast, Bajram Gashit, duke e gjykuar atë me një vit burgim efektiv, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata e shkallës se dytë, i kishte obliguar të dy të akuzuarit, që t’ia kompensojnë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në emër të dëmit të shkaktuar shumën prej 22,900 euro kurse Zyrës së Kryeministrit, shumën prej 2,749 euro.

Gjithashtu, Apeli e kishte anuluar aktgjykimin e Themelores për sa i përket veprës penale të ushtrimit të ndikimit, për çka deputeti Arifi, ishte liruar nga akuzat nga shkalla e parë, duke e kthyer çështjen në rigjykim.

Por, pasi që mbrojtja e Arifit kishte paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, rasti ishte kthyer në rivendosje nga ana e Gjykatës Supreme në qershor 2019, me arsyetimin se, e njëjta gjykatëse që kishte vendosur lidhur me ankesat në fazën e konfirmimit të aktakuzës, kishte marr pjesë edhe në kolegjin që e kishte nxjerr aktgjykimin në këtë lëndë.

Edhe pas kthimit në rivendosje, Apeli kishte vendosur njëjtë sikurse herën e parë duke ia ashpërsuar sërish dënimet Arifit dhe Gashit.

“Me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ndryshohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore DKR-së në Prishtinë, PKR.nr.740/16 i datës 20.04.2018, në pjesën gjykuese sa i përket vendimit mbi dënimin dhe detyrimisht përkitazi me cilësimin juridik të veprës penale ashtu që kjo gjykatë gjen se në veprimet e të akuzuarve Etem Arifi dhe Bajram Gashi, si në pikën 1 të dispozitivit të aktgjykimit formohen elementet e veprës penale mashtrimi me subvencione nga neni 336, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 2 e 1, e lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe për këtë vepër penale i gjykon të akuzuarin Etem Arifi, me 1 vit e 3 muaj burgim ndërsa të akuzuarin Bajram Gashi me 1 vit burgim” – thuhet në aktgjykimin e Apelit.

Po ashtu, sipas këtij aktgjykimi, Gashit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në ndalim nga 1 korriku 2014, e deri më 3 korrik 2014, si dhe qëndrimi në paraburgim nga 2 qershori deri më 27 korrik 2016, si dhe koha e kaluar në arrest shtëpiak nga 27 korriku, deri më 27 gusht 2016.

Të dy të akuzuarit janë obliguar gjithashtu që në emër të dëmit të shkaktuar Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale t’i kompensojnë shumën prej 22,900 euro ndërsa Zyrës së Kryeministrit shumën prej 2,749 euro në afat prej tre muajve.

Gjithashtu, njëjtë sikurse kishte vendosur edhe herën e kaluar, Apeli e ka anuluar vendimin për veprën penale të ushtrimit të ndikimit për çka akuzohet Arifit, duke e kthyer në rigjykim rastin për këtë vepër.

Sipas vlerësimit të Apelit, shkalla e parë e ka liruar Arifin për veprën penale të ushtrimit të ndikimit, por në arsyetimin e saj nuk ka jep asnjë arsye të vetme se pse e ka liruar nga akuza.

“Meqenëse, gjykata e shkallës së parë në aktgjykimin e ankimuar të akuzuarin Etem Arifi e ka liruar nga akuza për veprën penale Ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1, të KPRK-së, në mungesë të provave është dashur të jep arsyetim përkitazi me bazën ligjore për të cilën e ka liruar, kurse mungesa e një arsyetimi të tillë, paraqet shkelje esenciale të dispozitave procedurale”, thuhet në vendimin e Apelit.

Në rigjykim, Apeli e ka udhëzuar shkallën e parë t’i eliminojë shkeljet e cekura dhe pas administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre të merr vendim të drejtë dhe ligjor.

E pakënaqur me vendimin e Apelit, mbrojtja e Etem Arifit, i ishte drejtuar sërish Gjykatës Supreme me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mirëpo, kësaj radhe, kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë i ishte refuzuar nga kolegji i Gjykatës Supreme.

“Ju njoftojmë se Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me rastin PML nr. 380/2019 me datë 30 janar 2020. Kolegji i Gjykatës Supreme, ka vendosur që ta refuzojë si të pabazuar, kërkesën për mbrojtje te ligjshmërisë, të paraqitur nga mbrojtja e E.A., e ushtruar kundër aktgjykimeve të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe asaj të Apelit.”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Supreme të dhënë për Betimi për Drejtësi.

Ndryshe, sipas aktakuzës, Etem Arifi akuzohej se ka shfrytëzuar pozitën e tij të deputetit për të ndikuar për dhënien e subvencioneve për OJQ-në “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim”, duke siguruar në këtë mënyrë shumën prej 25.646.00 euro.

Këto para, sipas prokurorisë, nuk janë përdorur për qëllime për të cilat janë dhënë, por janë përvetësuar nga Arifi dhe Gashi për persona të tjerë.

Gjuha akuzuese mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti , destabilizuese dhe e panevojshme

Kurti thotë se Thaçi është shembulli më i keq për qytetarët, e fton për debat televiziv
Gjuha e komunikimit të presidentit të Kosovës zt.Hashim Thaçi me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, është duke u cilësuar e papërgjegjshme nga njohës të zhvillimeve në vend.

Hashim Thaçi e Albin  Kurti janë përplasur në distancë disa herë këto 70 ditë.

Shkak i përplasjes së tyre është bërë vizita disaorëshe e kreut të shtetit në Shqipëri, e cila, sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është bërë duke shkelur protokollin.

Sipas Donika Eminit, tensionet mes krerëve të shtetit mund të ndikojnë në destabilizim të situatës në vend.

Në anën tjetër, ashpërsimin e gjuhës mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Kurti, Rrahman Paçarizi e sheh si të panevojshëm.

Nga oborri i Qeverisë e Kuvendit, ndaj diskutimit të Thaçit e Kurtit, ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në reagimin ndaj ministrit të Brendshëm, presidenti Hashim Thaçi në një emision televiziv, Lëvizjen Vetëvendosje e quajti “grup të organizuar kriminal”, derisa ministrin Sveçla e kryeministrin Kurti, “njerëz të çoroditur”.

Ndaj deklaratës së Thaçit, në Facebook ka reaguar kryeministri Albin Kurti. Ai ftoi presidentin në debat televiziv, duke thënë se me vete, përveç ministrin e Brendshëm, do ta marrë edhe drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, ndërkohë Thaçit i ka propozuar ta marrë me vete Behgjet Pacollin.

© Floripress

Pezullim i përkohshëm i ecjes në greminë

Veton Surroi 

Çfarëdo që të vendosë më 29 maj, Gjykata Kushtetuese mori një vendim të rëndësishëm - atë të shpëtimit të institucioneve prej dëmit të pariparueshëm. Një mësim i veçantë për Presidentin dhe LDK-në

1.

Pak para orës shtatë të mbrëmjes ndodh njëra prej ngjarjeve që do të mbetet e shënuar në këto ditë të Murtajës me Kurorë. Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon përkohësisht dekretin e Presidentit të vendit për mandatimin e A.Hotit për kryeministër të vendit dhe cakton datën e 29 majit kur do ta japë vlerësimin në ishte apo jo dekreti tejkalim i normave kushtetuese dhe interpretimit të bërë më herët nga Gjykata Kushtetuese.

Di se do të ketë debat tifozërie se çka do të thotë ky gjykim për materien e lëndës. Mbështetësit e njërës anë do të thonë se nuk ka gjë të bëjë kjo me materie - fundja është eksplicite se “Gjykata pa paragjykim ndaj pranueshmërisë ose meritave të kërkesës, ka përfunduar se kërkesa e parashtruesve për masë të përkohshme përkitazi me Dekretin e kontestuar të Presidentit duhet të miratohet si e bazuar”. Dhe mbështetësit e anës tjetër do të thonë se vetë fakti që është pezulluar dekreti i Presidentit për Gjykatën do të thotë se ka indicie për shkeljen eventuale të Kushtetutës.

Ky debat tifozërie do të vazhdojë dhe ka pak gjasa që të përfundojë deri në aktgjykimin e datës 29. Por, me vendimin për pezullim Gjykata Kushtetuese ndërmori një hap që nuk bën të anashkalohet dhe kërkon respektin e cilësdo anë të tifozërisë. Në vendimin e vet për pezullim, Gjykata Kushtetuese shpjegoi se vendimin për pezullim e bëri edhe marrë parasysh kërkesën nga pala kërkuese, “në mënyrë që të parandalohen dëmet e pariparueshme për palën dhe institucionin”.

Pra, në tërë këtë zallamahi ia vlen të mbahet mend se Gjykata Kushtetuese ndërmori një hap pezullimi në mënyrë që “institucioni” (Kuvendi, Qeveria, Presidenti) të mos ketë “dëme të pariparueshme”.

1 maji i vitit 2020 qe atëherë dita ku institucionet e vendit ishin në tehun e thikës për mundësinë që të kalojnë në dëme të pariparueshme dhe Gjykata Kushtetuese i dha vetes e vendit deri më 29 maj që të përcaktojë një rrugë juridike si të dilet prej tehut të greminës.

GJKK ia shemb skenarin e kobshëm të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafë



Dredhitë e gjytyrymëve politikë 

Nuk ka funksionuar skenari i presidentit Hashim Thaçi dhe i Lidhjes Demokratike (LDK), nëpërmjet të cilit synohej të vihej jashtë loje Gjykata Kushtetuese të Kosovës  gjatë procesit të kontestuar për formimin e Qeverisë së re. Ndonëse në ditë feste, gjykata e ka ndalur këtë mësymje.

Të premten Kushtetuesja ka kumtuar se me shumicë votash, ka vendosur të miratojë masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 29 maj dhe që të pezullojë menjëherë zbatimin e Dekretit të firmosur një ditë më parë nga Presidenti i Kosovës zt.Hashim Thaçi.

“Gjykata, pa paragjykim ndaj pranueshmërisë ose meritave të kërkesës, ka përfunduar se kërkesa e parashtruesve për masë të përkohshme përkitazi me Dekretin e kontestuar të Presidentit duhet të miratohet si e bazuar”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

Presidenti i Kosovës zt.Hashim Thaçi dhe LDK-ja aplikuan një skenar, nëpërmjet të cilit synohej të bëhej realitet faktik formimi i qeverisë së re, duke ia pamundësuar Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) që nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese ta pezullojë procesin të cilit ia konteston kushtetutshmërinë.

 Me të përfunduar orari i rregullt i punës të enjten, Hashim Thaçi publikoi Dekretin për ta caktuar të propozuarin e LDK-së, Avdullah Hoti, si mandatar për formimin e qeverisë së re.

Menjëherë pas kësaj, LDK-ja kërkoi për të shtunën mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, me një pikë të vetme të rendit të ditës – zgjedhjen e Qeverisë. 

Veprimet synohej të merreshin përgjatë tri ditëve që GJKK ishte në pushim – e premtja është festë zyrtare, meqë bie më datë 1 Maj, ndërsa e shtuna dhe e diela janë ditë vikendi.(F.B)

Serbia në Prishtinë vetëm ndërron autobuzin

Shaban Murati.jpg

Shaban Murati 

Që politikanët shqiptarë nuk dinë të bëjnë diplomaci e tregojnë deklaratat e tyre të përsëritura se Kosova duhet t'i japë diçka Serbisë. Kjo është njësoj sikur aleatët pas Luftës së Dytë Botërore të deklaronin se duhet t'i jepej diçka Hitlerit.

Zyrtarët serbë, të shtetit të mundur në vitin 1999 nga Nato dhe UÇK, nuk deklarojnë kurrë se Serbia duhet t'i japë diçka Kosovës, sepse për ta bisedimet do të bëhen që Kosova të mbetet provincë serbe.

Në diplomaci, edhe kur je i detyruar nga zori të lëshosh diçka, nuk i shpallet publikut para se të ulesh në tavolinën e bisedimeve, sepse kjo do të thotë të shkosh cullak në bisedime.

Gabimet diplomatike shqiptare vijnë ose nga injoranca, ose nga shërbimi...

A nuk e shikoni që Serbia në Prishtinë vetëm ndërron autobuzin?


Shaban Murati Diplomat karriere dhe gazetar. Autor i shumë librave , shkrimeve dhe komenteve mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rolin e Shqipërisë në to.

Botime

1.Serbia kundër Serbisë : analizë e një gjysmërevolucioni të lënë përgjysmë - 2004

2.Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës : (fletë nga ditari i një ambasadori) - 2007

3.Çështja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës : një testament diplomatik - 2009

4.Profile të diplomacisë europiane në Ballkan - 2009

5.Hije në diplomacinë shqiptare - 2012

6.Diplomacia shqiptare në kërkim të identitetit - 2013

7.Rusia ballkanike - 2014

8.Shqiptarët e Maqedonisë, prioritet i çështjes shqiptare - 2016

9.Bosnja: Një pikëpamje nga Tirana - 2019

Floripress(Flori Bruqi) 

Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”

Në rrjetet sociale (Facebooc)është hapur debat mbi origjinën e Nënë Terezës(Gongje Bojagjiut), ndërkohë diskutimi në komente devijon deri në...