Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/08

Kestrin Kumnova : Një sukses i heshtur i Kosovës në arsim


“Zakonisht kur dikush e përmend fjalën ‘shkencë’, menjëherë në trurin tonë paraqitet një burrë i vjetër, i racës së bardhë, me një mantel të bardhë laboratori”.

“Por ky në fakt nuk është pasqyrimi i njerëzve që merren me shkencë”, thotë Ferdiana Hoti, një shkencëtare e re nga Gjilani, e cila është kandidate për doktoraturë në Universitetin e Antwerpit në Belgjikë, si dhe në Qendrën Shkencore Belge për Energji Nukleare. Në fokus të studimeve të saj janë aspektet e komunikimit, në rastet me rreziqe nukleare.

“Shkencëtarët janë vajza, janë gra, janë burra e djem, të rinj e të vjetër, të racave të ndryshme e të profesioneve të ndryshme. Ka shkencëtarë me mantel të bardhë, e ka nga ata që gjithë ditën e kalojnë para kompjuterit, duke bërë analiza statistikore”, thotë ajo, për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, shkollimi fillor dhe i mesëm në Kosovë, nuk i ka ofruar njohuri praktike, në fushën e shkencës dhe teknologjisë.

Shumë më ndryshe është në Belgjikë, ku sipas saj, përparësitë janë të shumta.

“Janë kushtet financiare dhe pajisjet më të reja, të cilat të ndihmojnë të bësh hulumtime, ashtu sic duhet. Gjatë doktoraturës këtu të jepet e gjithë ndihma financiare për të përfunduar hulumtimet, të cilat do të të nevojiten gjatë studimeve. Varësisht prej idesë që ke, mund ta gjesh shumë lehtë përkrahjen nga departamente të ndryshme për pajisjeve teknologjike, apo edhe mund t’i blesh ato”, thotë Hoti.

“Në të gjitha vendet djemtë i kaluan vajzat në matematikë për pesë pikë, por në Kosovë vajzat shënuan rezultatet të ngjashme me djemtë në matematikë. Në shkencë vajzat i tejkaluan djemtë mesatarisht me dy pikë në nivel të të gjitha vendeve, por në Kosovë vajzat i tejkaluan djemtë në shkencë me gjashtë pikë”, thotë hulumtimi i PISA-s.

Në muajin shkurt të këtij viti në Kosovë “Rrjeti i Grave në Arsim të Lartë dhe Shkencë”, një organizatë që ka për synim përkrahjen vajzave dhe grave në zhvillimin e karrierës së tyre akademike, shkencore dhe udhëheqëse, mbajti konferencën “Këmbëngulësia e Grave në Arsimin e Lartë dhe Shkencë”.

Njëra ndër gjinekologet e para në Kosovë, Emine Gashi, në fjalimin e saj porositi vajzat dhe gratë “të mos zbrapsen dhe heqin dorë nga qëllimet e tyre pavarësisht pengesave”. Kjo organizatë po angazhohet në promovimin e mundësive të barabarta në hulumtime shkencore.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, nuk është përgjigjur në pyetjen e Radios Evropa e Lirë lidhur me investimet e kësaj ministrie për krijimin e mundësive të barabarta dhe për të fuqizuar pjesëmarrjen e grave në shkencë.

“Në Kosovë ende mungon përfshirja e barazisë gjinore në proceset edukative”
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) është një organizatë joqeveritare, e cila merret me qeverisjen demokratike dhe zhvillimin e qendrueshëm. Një ndër projektet e saj është edhe avokimi i drejtpërdrejtë tek akterët kyç të fushës së barazisë gjinore në institucionet shtetërore. Por, kjo organizatë në fokus ka edhe fuqizimin e grave në shkencë.

Dora Musa, zyrtare në këtë organizatë thotë për Radion Evropa e Lirë se në Kosovë ende mungon përfshirja e barazisë gjinore në proceset edukative dhe plan-programet e shkollave.

Kjo organizatë këtë fakt e ka vërejtur gjatë zbatimit të një projekti në shkollat e Kosovës për vetëdijësimin mbi barazinë gjinore.

“Zakonisht, temat e barazisë gjinore preken pak, për mos të thënë fare, nga arsimtarët dhe profesorët e lëndëve siç është Edukata Qytetare. Ky fakt limiton njohuritë e gjeneratave të reja në çështjet gjinore. Në kuadër të aktiviteteve të mbajtura në shkolla, kemi vëzhguar një gatishmëri nga ana e drejtorëve dhe mësimdhënësve për të ligjëruar mbi barazinë gjinore, por ndër vite është bërë pak në këtë drejtim”.

“Ajo çfarë kemi kuptuar gjatë kontakteve me nxënësit është se ata kanë dëshirë të madhe që jo vetëm të dëgjojnë për barazinë gjinore gjatë një ore ligjërimi në kuadër të një lënde, por të kenë lëndë të veçantë për çështjet gjinore. Sidoqoftë, për t’u arritur kjo duhet përfshirje e institucioneve qendrore të sektorit publik, respektivisht Ministrisë së Arsimit. Për fat të keq nuk kemi parë një vullnet të tillë”, thotë Musa.

Deri atëherë, shkencëtarja e re, Ferdiana, ka një porosi për të gjitha ato vajza dhe gra, kudo ku janë…

“Po deshët të merreni me shkencë, merruni me shkencë, eksploroni kurreshtjen”.

Beyer godet Borellin: Ndryshimi i kufijve i rrezikshëm, mos jetoni nën iluzionin se Gjermania do ta pranojë (intervista)

Raportuesi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer që njihet edhe si aleat politik i Kancelares Angela Merkel në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express tha se nuk duhet të ketë prekje të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Beyer, i cili është deputet në Bundestagun gjerman nga radhët e CDU’së së Kancelares Angela Merkel, u shpreh se pozicioni i Gjermanisë mbetet i pandryshueshëm sa i përket idesë për ndryshim kufijsh.

Deputeti gjerman po ashtu tha se detyra e vetme në tryezën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë mbetet një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët. Tutje, ai tha se Gjermania në koordinim me partnerët evropianë duhet të marrë rolin kyç në procesin e dialogut.

Gazeta Express: Si e shihni qëndrimin e Përfaqësuesi të Lartë të BE’së për Politikën e Jashtme, Josep Borell në një intervistë të cilën e dha para dy ditësh, ku u shpreh se nuk është kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nëse dy shtetet pajtohen për këtë?

Peter Beyer: Nuk jam në dijeni për intervistën e z.Borell. Në çfarëdo situate, pozicioni jonë mbetet i pandryshueshëm. Jo prekje të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. Pikë. Askush nuk duhet të jetojë nën iluzionin se Gjermania mund të ndryshojë pozicion këtu. Ajo nuk do të ndodhë. Është e qartë se paraqitja në publik e një ideje të tillë është në kundërshtim me interesat e paqes dhe stabilitetit të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Nuk është po ashtu e dobishme nëse herë pas here ide të vjetra apo të reja hudhen në debatin publik. Përqëndrimi në procesin e normalizimit me qëllim të një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme mbetet detyra në tryezë. Nuk ka ndonjë lajm aty.

Gazeta Express: A mendoni se Gjermania duhet të luajë rol kyç në ndërmjetësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Peter Beyer: Sikur në të kaluarën, Gjermania mbetet e përkushtuar në procesin e pranimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi si dhe të normalizmit të procesit mes Serbisë dhe Kosovës në veçanti. Unë pajtohem që Gjermania, gjithmonë në koordinim të afërt me partnerët evropianë duhet të marrë rolin udhëheqës në dialog.

Gazeta Express: Në funksionin tuaj si Koordinator i Bashkëpunimit Transatlantik në Qeverinë Federale të Gjermanisë, si e shihni rolin e Emisarit Special të Presidentit Donald Trump, Richard Grenell në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë?

Peter Beyer: Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një aleat i ngushtë dhe mike e Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës. Të dyja, Gjermania dhe SHBA’ja i përkasin njohëseve më të hershëm të Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur. Ekziston një shkëmbim i shpeshtë i përvojave, ideve dhe qasjeve politike midis SHBA’ve dhe Gjermanisë në lidhje me Ballkanin Perëndimor. SHBA’ja pa dyshim e kupton se integrimi dhe pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është e rëndësisë kryesore dhe çështje e mirëfilltë evropiane. Vetëm Bashkimi Evropian mund të ndihmojë të tejkalohen sfidat politike dhe historike dhe të hapë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gazeta Express: Para dy ditësh në cilësinë e raportuesit për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u keni bërë thirrje liderëve politikë në Kosovë për përgjegjësi politike dhe respektim të rendit dhe ligjit, pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit të Kosovës deri më 29 maj për mandatarin e ri të qeverisë. A mendoni se Kosova do ta kalojë këtë ngërç institucional dhe të jetë e gatshme për të filluar dialogun me Serbinë?

Peter Beyer: Krizat aktuale politike dhe kushtetuese në Kosovë vijnë në një kohë kur bota është goditur fort nga një pandemi globale, duke rezultuar në vështirësi të mëdha për qytetarët e një vendi të vogël e të varfër por vend krenar. Unë jam akoma i sigurt që aktorët politik do të kuptojnë sinjalet dhe janë të udhëhequr nga arsyeja dhe përgjegjshmëria. Nuk duhet të ndodhin trazira në rrugë as në parlament siç janë parë në të kaluarën. Njerëzit janë duke vuajtur dhe kanë nevojë për perspektivë që tri krizat të menaxhohen nga ata që janë në pozicionet udhëheqëse të vendit.

Gazeta Express: Dje u mbajt Samiti i Zagrebit për Ballkanin Perëndimor dhe një nga çështjet me të cilën qytetarët e Kosovës ende përballen është liberalizimi i vizave. A mendoni se Bashkimi Evropian duhet që përfundimisht të pajtohet për t’i dhënë dritën e gjelbër Kosovës dhe të heq regjimin e vizave?

Peter Beyer: Liberalizimi i vizave është i vonuar. Ndjehem i turpëruar që Bashkimi Evropian nuk ka vepruar në këtë kontekst. Liberalizimi i vizave është i vonuar. Nuk mund të ketë justifikime të mëtutjeshme nga shtetet e veçanta anëtare të BE-së, nëse nuk dëshirojmë të tregojmë plotësisht besueshmërinë tonë. Por unë gjithashtu e di se ka shumë vullnet të mirë që më në fund të bëhet e mundur lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës./GazetaExpress/

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ; Kosova është projekt i paprekshëm në aspektin territorial


Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është projekt i pakthyeshëm në aspektin politik dhe i paprekshëm në aspektin territorial, andaj Bashkimi Evropian duhet të ofrojë udhëzime dhe vlera që bazohen në parime mbi të cilat funksionon ky bllok, dhe jo të shërbejë vetëm si forum kur është në pyetje dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Osmani po ashtu ka theksuar se “komuniteti ndërkombëtar duhet t’i refuzojë përpjekjet e individëve të caktuar për të shtyrë përpara çfarëdo propozimi për zgjidhje mbi bazën e ndarjeve etnike dhe të ndryshimit të kufijve, sepse në thelb kjo do të ishte edhe kundër vlerave të Bashkimit Evropian dhe nuk siguron paqe të qëndrueshme në rajon”.

“Mbi të gjitha, zgjidhje të tilla nuk do të përkraheshin nga qytetarët tanë e rrjedhimisht do të mbeteshin të pazbatueshme. Historia na mëson se zgjidhjet e idetë pa mbështetje qytetare përfundojnë me dështim”, ka thënë Osmani përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Aty ajo ka treguar edhe rolin e Parlamentit në përmbylljen e ndonjë marrëveshjeje eventuale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kosova është Republikë parlamentare. Kuvendi ka rol vendimtar në mbikëqyrjen e punës së Qeverisë, Politikës së Jashtme dhe atë të Sigurisë. Rrjedhimisht, do të ketë rol të rëndësishëm në përmbylljen e një marrëveshjeje të tillë eventuale. Andaj, çdo përpjekje dhe angazhim për marrëveshje përfundimtare duhet të afirmojë edhe jetësimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, është shprehur mes tjerash ajo.

Ideja që Serbia mund të marrë një pjesë të veriut të Kosovës në këmbim të Luginës së Preshevës, është shpërfaqur fillimisht në vitin 2018.

Shtetet e Bashkuara nuk e kanë përjashtuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve nëse pajtohen të dyja palët, derisa brenda vendeve të BE-së, kjo ide ka nxitur reagime pro dhe kundër.

Dialogu për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, pasi autoritetet e Kosovës patën vënë taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka zëvendësuar këtë masë me reciprocitet për mallrat serbe, por jo edhe për ato të Bosnjës.

Përndryshe, ky proces i dialogut, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel.

RRETH DEKLARATAVE PËR NDRYSHIM TË KUFIJVE
E çmoj lart angazhimin e miqve tanë ndërkombëtarë në lehtësimin e arritjes së një marëveshjeje përfundimtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Por Bashkimi Evropian nuk mund të shërbejë thjeshtë si forum ku bëhet dialogu, por duhet doemos të ofrojë edhe udhëzime që bazohen në parimet e vlerat mbi të cilat funksionon BE. Ndryshimi i kufijve mbi baza etnike nuk bënë pjesë në këto parime e vlera.
Kosova është Republikë parlamentare. Kuvendi ka rol vendimtar në mbikëqyrjen e punës së Qeverisë, Politikës së Jashtme dhe atë të Sigurisë. Rrjedhimisht, do të ketë rol të rëndësishëm në përmbylljen e një marëveshjeje të tillë eventuale. Andaj, çdo përpjekje dhe angazhim për marrëveshje përfundimtare duhet të afirmojë edhe jetësimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Çdo pikënisje në rifillimin e dialogut në të ardhmen, duhet të bëhet mbi parimet se Kosova është projekt i pakthyeshëm në aspektin politik dhe i paprekshëm në aspektin teritorial.
Kosova është njohur nga shumica e anëtarëve të Bashkimit Evropiane dhe vendeve tjera të botës dhe e drejta për të shpallur pavarësinë është vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Kosova është e palëkundur në orientimin strategjik për anëtarsim në Bashkimin Evropian. Shteti ynë është ndërtuar dhe duhet të vazhdojë të zhvillohet pikërisht mbi bazën e vlerave që i proklamon dhe i ka jetësuar Bashkimi Evropian. Prandaj, komuniteti ndërkombëtar duhet t’i refuzojë përpjekjet e individëve të caktuar për të shtyrë përpara çfarëdo propozimi për zgjidhje mbi bazën e ndarjeve etnike dhe të ndryshimit të kufijve, sepse në thelb kjo do të ishte edhe kundër vlerave të Bashkimit Evropian dhe nuk siguron paqe të qëndrueshme në rajon. Mbi të gjitha, zgjidhje të tilla nuk do të përkraheshin nga qytetarët tanë e rrjedhimisht do të mbeteshin të pazbatueshme. Historia na mëson se zgjidhjet e idetë pa mbështetje qytetare përfundojnë me dështim.

Koktejl helmi: Covid 19 i përzier me fakenews



Nga Elida Buçpapaj

Në vend të prologut: Fakenews-et duke shpërfjetur imagjinatën i përfytyroj si ajo skena e Ditës së Parë tek trilleri i Steven Soderbergh “Contagion” , kur lakuriqi i natës, derri dhe shefi i guzhinës në një kazino në Makao ia ngjitën Coronavirusin të Infektuarës zero, Beth Emhoff, e cila interpretohet shkëlqyeshëm nga Gwyneth Paltrow.



Fakenews si infeksion i trurit dhe i shpirtit të shoqërisë



Prej kur publiku është karantinuar, janë krijuar kushte optimale për shpërndarësit e lajmeve të rreme, alias fakenews apo thënë shqip trillimeve, të cilat për nga përmbajtja që kanë ushtrojnë presion psikik dhe shkaktojnë efekt emocional tek ata që i lexojnë, qofshin ata që i besojnë, qofshin edhe ata që nuk i besojnë.

Po marr një shembull, dje u botua në shumë gazeta e portale dhe pastaj u shpërnda edhe në rrjetet sociale lajmi që “ish Kongresmeni Joe DioGuardi njoftoi se Presidenti Trump e ka shkarkuar Ambasadorin Richard Grenell”. Trillimi i vërtetë që u përhap dhe u amplifikua jo me rritje eksponenciale por me shpejtësinë e dritës. Mbështetur po në fakenews, kundër JoeDioGuardit, i cili në fakt është figura më e shkëlqyer dhe unike e lobit Shqiptaro-Amerikan në SHBA, ka nisur një fushatë linçimi nga emra pa emra dhe pa asnjë ndikim në jetën e atjeshme të komunitetit.

Po ta shohim përmbajtjen e fakenews në rastin e shkarkimit të Ambasadorit Richard Grenell nga Presidenti Trump, ky lajm do ta kënaqte popullin shqiptar nën efektin e karantinës, pra do të kishte efektin e seretoninës, por lajme të tilla fake për të rritur optimizmin dhe forcuar imunitetin e opinionit shqiptar janë aq të rralla sikur nuk ndodhin kurrë.

Sepse për çdo ditë sa hapim sytë dhe prekim celularin përballemi me realitetin e gënjeshtërt të krijuar nga nëntoka e mediave informative fake dhe gazetarëve fake.

Alfa dhe beta e profesionalizmit në gazetari kërkon verifikimin e lajmit. Ish Kongresmeni Joe DioGuardi, këshilltarja e Ballkanit, bashkëshortja e tij Shirley DioGuardi dhe AACL opinionet apo infot e tyre për mbështetësit dhe publikun i shpërndajnë direkt, jo përmes korrierëve të panjohur dhe të paidentifikuar. Pra zakonisht është shumë lehtë të bëhej verifikimi.

Gazetaria profesioniste i boton infot vetëm kur kanë një burim serioz, duke respektuar Kodin Etik dhe Pesë Parimet bazë të saj që janë vërtetësia, saktësia, pavarësia, humanizmi dhe përgjegjshmëria.

Problemi është se sa i përket komunitetit global shqiptar online qarkullojnë me mijra mediumefake informimi dhe mijera gazetarëfake. 

Klikimet përfitimsjellëse janë kthyer në biznes. Të mos flasim pastaj për interesat e politikave okulte ekstremiste që janë gjallëruar shumë.

Do të ishte optimale që, në kohën e Covid 19, e gjithë politika e Perëndimit të fokusohej tek vaksina antiCovid 19, tek shërimi i plagëve i sistemit mjekësor dhe kujdesi për një popullsi vulnerabël e të frikësuar nga virusi, të frikësuar nga rreziku i humbjes të vendit të punës, e cila sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, jeton nën presionin e horrorit të lajmeve fake, që prodhojnë pasiguri, nuk i shërbejnë gjendjes, përkundrazi e përkeqësojnë atë.

Duke u fokusuar në Ballkanin lockdown dhe nën trysninë e Covid 19, SHBA dhe BE duhet të presin deri sa të dilet nga situata pandemike dhe pasi populli të dalë shëndoshë e mirë mendërisht e fizikisht le të vazhdojnë politikat e tyre në të mirë të demokratizimit dhe paqes afatgjatë në rajon.

Kur shifrat globale te fatalitetit nga Covid 19 rriten dhe asnjë institucion i specializuar i mjekësisë botërore nuk bën dot asnjë prognozë, dhe po ashtu burrat e shteteve më të fuqishëm të Perëndimit ngrenë supet nga e panjohura, duket se vendin e solidaritetit, humanizmit, mëshirës, ndihmës për njerëzit e mbyllur nëpër shtëpi të fokusuar para ekranit të televizorit apo të celularëve, duan ta pushtojnë media dhe individë të dyshimtë për të minuar qetësinë shpirtërore të publikut, qetësinë sociale në Kosovë, Shqipëri, Ballkan deri interesat kombëtare të SHBA.

Fakenews është kthyer në një rrezik kombëtar. Jo më kot disa ditë më parë me një video deklarate në rrjetin social u paraqit ish Presidenti George W. Bush i cili bëri thirrje popullit Amerikan për unitet.

 Sepse situatës Covid 19 i është shtuar edhe pragfushata zgjedhore në SHBA. 

Lajm i mirë është se shqiptaro-amerikanët janë aktivë dhe votojnë kandidatët që duan, lajmi i keq është se publiku shqiptar, ai shqiptaro-amerikan apo shqiptaro-eruopian është nën presionin e fakenews si të kohës të diktaturës, të cilat duket sikur i fryjnë zjarrit për luftë civile midis dy kampeve, dmth midis Republikanëve dhe Demokratëve, si ndërsim i Amerikanëve kundër Amerikanëve.

Duket sikur shqiptarët këtë lloj ekzistence njohin, të injektuar mga diktatura, të luftës brenda llojit, të shqiptarëve kundër shqiptarëve, të njërës palë kundra tjetrës palë, sepse paçka de jure thuhet se diktatura është rrëzuar me Murin e Berlinit, në fakt shteti i së drejtës mungon si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë e më gjërë dhe këto vende drejtohen nga një kastë e korruptuar, së cilës Amerika i intereson të mos jetë ajo që duhet të jetë.

Prodhimi i fakenews, si një dukuri e kthyer në trend global, ka përhapje në botën shqiptare me përmasa të frikëshme, sepse burimet e tyre tashmë janë televizionet publike, personat publikë, të mos flasim pastaj për mediat online apo portalet anonime, pa emra editorësh, pa emra gazetarësh që janë pa fund dhe që shpërndajnë vetëm trushplarje dhe ndjellin klimën e kohës kur Shqipëria ishte nën diktaturë, sepse përdorin në mediat dhe rrjetet sociale gjuhën e dhunës, violencës, denigrimit dhe vëllavrasjes.

Institucionet përkatëse në Shqipëri si AMA (The Audiovisual Media Authority) me detyrë të mbajnë të pastër higjenën informuese të audiencës, bëjnë syrin shurdh e veshin qorr dhe publiku, në vend që të ketë një ekran apo një rrjet social relaksues apo konform asaj që ndodh vërtet, është nën trysninë e një informacioni luftëndjellës dhe të frikshëm.

Ndërsa gjithçka është në gjendje lockdown, makineritë e koorporatave të trillimeve dhe fakenews janë në kulmin e prodhimtarisë! 

Tek këto koorporata nuk ka papunësi, as krizë ekonomike. Krizë identiteti dhe përgjegjmërie po.

Mirë që për vaksinën Covid 19 duhen kërkime shkencore, por për të ndalur coronavirusin e fakenews vaksina ekziston, mjafton që të veprojë ligji, i cili është në letër dhe duhet të zbatohet për t’i prerë rrugën menjëherë luftës psikologjike dhe vrasjes së personalitetit të opinionit publik përmes fakenews.

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri : Letër Zotërisë së Nderuar Albin Kurti, Kryeministër në detyrë i Kosovës




I dashur zoti Kryeministër,

Sapo u njoha në internet me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për vazhdimin e punës Suaj si Kryeministër në detyrë, Vendim që hodhi poshtë Dekretin e Presidentit Hashim Thaçi, i cili, në bashkëpunim të ngushtë me Isa Mustafën, votuesit e Vetëvendosjes më 06 tetor 2019 i konsideron thjesht si dele-milet, me të cilët mund të sillet sipas dëshirave të veta.

Nderim dhe respekt të thellë për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Urime nga zemra Juve, Zotëri Kryeministër në detyrë, dhe suksese në përballimin e gjendjes së krijuar nga koronavirusi që po kërcënon mbarë njerëzimin.

VIRUSI PYET PO KET A E DINI SE, SHQIPNIA KA EDHE HISTORI !






Nga Fritz RADOVANI:

 
 



VETVRASJA E NJË KOMBI” dhe, “RECETA pa KOMB” të dy Shqiptarve:
I pari asht i Kol Bib MIRAKAJ dhe, i dyti i Prof. Saimir LOLJA…

Pra, të dy i dedikohen Kombit... Atij Kombi që endè nuk a as “Histori”...
Kështu thonë “ata” që me të vertetë nuk kanë as histori, as Atdhe e as një pikë Gjak Shqiptari. E pra “ata”, janë “dr., profesora dhe akademikë”...

Kanë shkrue per “tituj e lavdi”... Emnat e “tyne” janë shumica në Fjalorin Enciklopedik të Akademisë Shkencave të Tiranës së vitit 1985...

Pasuesit e “tyne” sot shkruejnë se duhet “korrigjuar historia”, po cila asht ajo “histori”, ate e dijnë vetem “ata” që, e kanë shkarravitë per 75 vjetë rresht, tue e zevendsue me shpifje e fallsifikime të pakenuna kurr!

Mbasi të lexoni edhe njëherë librin “Vetvrasja e një Kombi” të Autorit “panjohun” Kol Bib MIRAKAJ dhe, librin “Receta pa KOMB” me Autorin kohës sonë Prof. Saimir LOLJA, atëherë jam plotsisht i bindun se keni me kenë me mendimin tim: 

“Deri kur do të vazhdojnë injoranca tek ne?!”

I Madhi At Gjergj Fishta tha dikund...: “Tradhtarët na lan pa Atdhe!”...

– Jo At Gjergj! Jo, pa Atdhe! E, Ti atëherë pate vazhdue... 

O Perëndi...

Edhe unë po vazhdoj: 

Pa Atdhe po se po! E tradhtarët vrapojnë per me e shitë edhe at copë që ka mbetë...

 Ata tjerët andej Drinit po donë me luejtë vendit piramidat... 

Këta këndej deri dje “pa Fe”, sot edhe pa “gjuhë”, edhe pa vende pune, me universitete plot “injoranta”, shumica bash bijt’ e vrastarve të djeshem, po që “rrezikuen jeten e vet me shpetue Ebrejtë”.

Ku ka mërrijtë me u ngritë rrena e shpifja... 

Deri tek Ahmet Zogu, që i ka shkrue me doren e vet Hitlerit: 
“Ebrejt nuk mund ti marr në Shqipni, se na jemi vend Musliman, e unë shpejtë do t’ humbi edhe vendin tim...”

Këta rreshta i keni në korespondencen e Zogut,1933; botue në ShBA.

“Një Popull pa histori, asht pa Atdhe!” Studjoni dy librat naltë!  

Po vazhdoi me sundue tradhtia Atdheut, pabesia, injoranca dhe hajnia,  Shqipnia shpejt nuk ka me kenë ma as në harten e Ballkani!

            Melbourne, Maji 2020.

BAC ADEM JASHARI ҪKA PO NA THOTE KY BIBASHI ISE TUNXHARI…


Reagim pёr njё postim tё Isa Mustafes



…Kosova ime martire : “Mos kёrko tё tё njohё Serbia, kur ti nuk njeh tradhёtarin tёnd! Si mund ta njohё macja mimun?!” …

Tu ba shitёs tokash ai qё i besove frymёn jarani im! Shetiti me lundёr nёpёr Ujman, nё atё vijё qё kishte kaluar Vuçiqi kajmekam! 

A ka ardhur bac koha, qё ne Kosovё e nё Shqipёri ato qё hedhin themele tё mbesin pa çati?!!!!!

zef pergega

ZEF PERGEGA

Nёse mё tё vёrtetё tё dhimbset toka, dhe pёr kёtё nuk dyshoj, duhet tё ngrihesh kundra tradhёtarёve. Shitёsit qё mbjanё flamujt e coptimit. 

Kёta janё tё vjetrit, kasapё qё kanё marrё me yrrysh hanxharёt. Plani i coptimit ёshtё nё Washington, i formosur nga Thaçi e Vuçiqi, me bekimin e pabekuar tё Ramsit. 

Sa tё mençur duken tani me shkopin e thanёs, kur dikur i shikonte kalimtari tёk ecnin tё kёrrusur dhe kёkush nuk u hishte qyrrёt, bregut tё Ibrit e anёs Lanёs…

Prej gabzerr gypit tё sёmurё, askush nuk mund t'i ndryshojë kufijtë e Kosovës, në qoftë se ne i besojmë vetëvetes për të mos i ndryshuar.

 Kjo është në dorën dhe në përgjegjësinë tonë,- thotё Isa me shkop, duke çaluar bregut tё shitur tё Ibrit.

 Po me sёmundjen e vet, po nana porosit se nuk është Grenelli as Borelli e as Lajçaku ata që ndryshojnë kufij dhe shkëmbejnë territore. 

Prandaj është e padenjë që mosguximin tonë për t’iu përveshur dialogut ta arsyetojmё me rrezikun e “kasapimit” të Kosovës.

Isa thotё se komunistёt kanë mbijetuar deri në fundin e tyre, duke prodhuar kundёrshtarë dhe armiq.

 Kur iu kanë sosur kundërshtarët, janë sosur edhe ato vet. Por kjo nuk ndodhi vetёm me njё komunist tё orёve tё liga tё Kosovёs qё e ka emrin Islam Mustafa. 

Kur iu sos pas 50-ditёve “armikja” VV-ja nuk u sos ai vetё, por u lidh si shkopi me domaten me partneret e vet tё skaduar, pёr tu ngrit si “lapidari i dashurisё” pёr vendin e tij, pa hedhur asnje pushkё, pa bёrё asnjё shenj ne udhёtimin e Kosovёs, veç me 3% e vjedhur me xhepin mbushё, duke ia gёrryer dheun nёn kёmbё lirisё sё saj!

Kёtu ka diçka pёr tu sqaruar. Vonesa e marrёveshjёs VV – LDK ka njё marrёveshje tё fshehtё Thaçi –Mustafa. 

Presidenti i ka kёrkuar Mustafёs tё gjitha atributet dhe postet vetёm e vetёm qё qeverinё tё mos e bejё me VV si parti fituese.

 Mustafa si ulkojё e  rafinuar serbiane i rrahur me vaj e me uthull, ka parashtruar planin tjetёr mё tё cilin ka rёnё dakort Thaçi. 

Cili ёshtё?!

 Mustafa ka pranuar koalicionin dhe bashkё me te strategjinё, pёr ta rrezuar, kinse ёshtё kundra Amerikёёs. 

Kёshtu ata me njё gur vranё dy zogj, por kanё harruar se krahёt e Kurtit dhe Vjosёs, pёr tё flutuar nuk mund ti vrasin.

 Qiftja e jote Ise - Hasha e ka tё humbur shenjёn. Triumfi i juaj ёshtё dёshtim!

Isa mendon se duhet të besojmë në SHBA-të dhe në BE dhe të besojmë në Kosovën. 

Kjo është e vetmja qasje për dialogun. Pse more ideologu i rrudhur kёto janё kushte?! 

Po tё ishin kёto çdo gjё, duhet ta kishte pranuar Serbia, qё po i pёrshpirtni si lypsa tё ndyrё nё trollin tёnd qё akoma gjёmon nga nata e zjarrёve, o kandilё tё fikur nё sy tё hijenave tё sё shkuarёs. Dialogu ka njё kusht dhe dy palё. 

Po sipas jush Kosova nuk ёshtё palё dhe nuk ёshtё kusht, vetёm besim!

 Ku shkon nёse ajo nuk tё pranon si tё barabartё nё bisedime.

 Nё kёtё pikё po thoni qё Kosova tё jetё njё kufomё e Serbia njё mbret! 

Shikoni si e porosit me njё mashtrim opinionin, Isa Mustafa, sekretari pёr propogandё i partisё komuniste tё vёllazёrim poshtrimit tё Jugosllavisё Titiste: “Kosova e ka shpallur pavarësinë në këtë territor dhe në këta kufij, kështu thotë edhe Deklarata e Pavarësisë.

 Prandaj s’kemi arsye ta hapim këtë temë, sepse e hapim temën e pavarësisë së shtetit tonë, që është mbyllur me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

 Por, po ashtu, nuk kemi arsye të frikësohemi nga dialogu. 

Duhet të dialogojmë që, në këta kufij dhe me këtë territor që e kemi, të na njoh Serbia, të anëtarësohemi në OKB, të na njohin edhe pesë vende të BE-së dhe të anëtarësohemi në NATO.

 Ky është interes i shtetit tonë i drejtpërdrejtë, është edhe interes i ndërmjetësuesit nga SHBA dhe atyre nga BE, sepse me këtë sigurohet stabiliteti në këtë pjesë të botës dhe hapet perspektivë e re e zhvillimit ekonomik. IM”

Kёto janё sllogane Ise, qё ngjajnё si lecka tё shkyera dhe tё ndryra nga burgu i shpartalluar i kohёs qё lamё pas, po Isa si pёfaqёsues i asaj kohe na ka dalё pёrpara si trim i çartun e besa po lyp kryet e konakut…me mortje politike nuk ka intergim dhe demokraci!


E rёndёsishme pёr Kosovёn nuk ёshtё dialogu pёr dialog qё shkon deri ne kaldrat greke. 

Forcimi i shtetit, mirёqenia dhe shpartallimi i tradhёtarёve tё inkriminuar ёshtё dialogu i parё me vetevetёn! Si ta kryesh Ise kёtё vijnё vetё serbet e tё kёrkojnё dialog si po don! Kjo frymё ka atrofizuar diaporёn shqiptare tё Amerikёs.

 Aktiviste dhe biznesmen tё sёmurё pas politikёs se Kosovёs, jo vetёm me heshtje, por edhe me dollarё mbёshtesin çetnikёt kosovarё nё mёnyrё qё liderёt kosovarё, kur tё vijnё nё Amerikё, duke filluar nga presidenti, paguajnё agjensi te shtrenjta lobimi për tё pёrmirёsuar imazhin e tyre tё korruptuar! 

Tё pёrulur karshi kёtyre bimbashёve tё rrafinuar ua shtrojnё qilimin e kuq mbi kurrizin e tyre.

 Pikёrisht pёr kёta qё i kanё lёnё anash me mospёrfillje, tё gjithё ata vullnetarё shqiptaro-amerikan, janё mohuar votuesit shqiptaro-amerikanё, tё cilet janё fuqia mё e madhe demokratike dhe lobuese pёr Shqipёri e Kosovё. 

Janё shqiptaro-amerikanёt, tё cilёt i mёsuan si tё qethen, si tё vishёn, si tё pёrfumosen kur takojnё pёrsonalitete amerikane.

 Pёr ata pra qё kanё mundёsinё tё trokasin çdo derё tё çdo zyrtari, senatori apo congressmeni, e tani qё janё nё pushtet, as qё pyesin se ku bien me shtёpi. 

Kujtojnё se e kanё kaluar lumin!

Po ua them hapur se njё pёrsonaliteti amerikan, nё çdo institucion qoftё ai, apo nё Shtёpinё e Bardhё, pyet mё shumё njё shqiptaro - amerikan se njё drejtues nё Shqipёrisё nё Kosovё! 

Sido qё i mohoni pa ata nuk mund tu çelet asnjё derё nё Amerikё! Haj tash Ise babikё!

Kosovarёt nuk janё nё rrugё nё protestё, ndaj nёn rrogoz vepron politika e vjetёr e molepsur deri nё myk.

 Levizjes “Boll Berllok serb nё Kosovё” duket ti bashkohet njё levizje studentore, tё cilёs ia kanё vra shpresёn: “Tё demaskojmё tradhёtarёt!” Virusin mos e kёrkoni tek pandemia, por tek tradhёtia. Ngrijuni e tredhni tradhёtarёt!

Rinia kosovare me 1981 e mposhti njё Serbi dhe do ta poshtё kёtё tё klikё brenda vetёs dhe kёtё stuhi!” Nёse doni frymё dhe liri!


( Autori është shkrimtar shqiptaro-amerikan.Një kohë të gjatë ka punuar redaktor përgjgjës në Agjencinë Telegrafike Shqiptre (ATSH) në Tiranë.

Zef Pergega ne televizionin e shqiptarve ne Detroit ACTV drejton programin “Ora Shqip”  si dhe  është  anëtar i “Amnesty International”.

Prej 19 vitesh  është redaktor përgjgjës i rubrikës editoriale dhe emisionin shqip “Jetë mërgimi” ne Albdreams TV.  

Mban dekoratën e lartë “Naim Frasheri” në Shqipëri  si dhe “Pontifika” nga Shteti i Vatikanit, Itali si dhe vlersime e çmime te tjera.

 Librat e tij janë në fondin e Bibliotekës së Kongresit Amerikan  si dhe në shumë biblioteka të botës së lirë përfshirë,  Bibliotekën e Vatikanit, të Bavarisë së Gjermanisë, Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës  etj.

Shkrimet e tij janë botuar në shtypin botëror në disa gjuhë si anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht etj. Deri më tash Ka të botuara 40 libra si dhe autor  rreth  900  shkrimeve , analizave , dhe komenteve të botuara në revistat prestigjioze amerikane,shqiptare dhe italiane  etj .)

Detroid (USA),8.5.2020.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...