Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/08

Drejtori i Policisë së Kosovë Rashit Qalaj : Vendimi i Gjykatës Kushtetuesese qetësoi situatën në Kosovë



Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që dekreti i presidentit për emërimin e mandatarit për formimin e qeverisë së re, duket se është pritur shumë mirë nga Policia e Kosovës.


Kështu thotë drejtori i përgjitshëm i policisë, Rashit Qalaj. I cili tha se si drejtori i policisë e ka pritur shumë mirë këtë vendim, pasi thotë se është vërejtur një tensionim mes qytetarëve dhe ky vendim thotë se e qetësoi situatën.


“Udhëheqësia e Polcisë vendimi për masën e pezullimit të dekretit e ka marrë si shumë pozitiv, sepse është organi më i lart kushtetues dhe sigurisht se do e merr një vendim i cili duhet të përkrahet nga të gjithë. Si drejtor i Polcisë e kam pritë shumë mirë këtë vendim, meqenëse është vërejtë një tensionim edhe në mes të qytetarëve. Ne normalisht që i kemi ato funksionet vitale, nuk i kemi bartë nëpër institucione, ekzistojnë njësitet e caktuara në kuadër të drejtorisë së përgjitshme të policisë të cilat përcjellin edhe platforma sociale dhe rrjete sociale, mbledhim të gjitha informatat edhe nga terreni, njësitë i inteligjencës dhe konform këtyre bëjmë përgatitjet e duhura. Mirëpo, mund të them që ka ndikuar ky vendim që situata të qetësohet mjaft mirë”, tha Rashit Qalaj në Dukagjin.


Drejtori i Policisë së Kosovës ,zt. Rashit Qalaj tregon se çfarë ka kërkuar për policët e Kosovës



Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka folur për sfidat e policisë gjatë menaxhimit të situatës së pandemisë.

zt>rashit Qalaj në “Debat Plus” ka thënë se pjesëtarët e policisë kanë hasur vështirësi të shumta gjatë kësaj kohe të pandemisë.


Ai thotë se gjatë qëndrimit statik në pozicione të ndryshme për kohë më të gjatë policët kanë pasur probleme të gjejnë tualete dhe të kryejnë nevojat personale.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës thotë se policët gjatë ushtrimit të detyrës janë ballafaquar edhe me problemin e ushqyerjes.

Ai thotë se policët ushqimin janë detyruar ta marrin me vete ose në disa raste patrullat u kanë dërguar atyre ushqime që i kanë blerë vet.

zt.Rashit Qalaj thotë se ka kërkuar nga ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm që të kompensohen policët për shujta ushqimore gjatë kohës së pandemisë.

“Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm e ka dërguar kërkesën te Ministria e Financave dhe ende nuk është vendosur. Po flasim për një shujtë ditore që kushton pesë euro e që në baza mujore i bie 100 euro për policë si shtesë”.

Drejtori i Policisë së Kosovës,zt.Qalaj shpreson që Ministria e Financave do të vendos në të mirë të policëve.

Popujt të pyeten me referendum për ndryshimin e kufijve

Cramon: 'Nuk është mirë kështu Hashim Thaçi. Një lloj grusht ...

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von-Cramon nuk pajtohet me ndryshim kufijsh:Popujt të pyeten me referendum për ndryshimin e kufijve

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von-Cramon, duke idenë për ndryshimin e kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se Gjermania nuk pajtohet me këtë ide dhe për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, duhet të pyetet populli përmes referendumit.

“Nuk është që i mbetet dy presidenteve të dy vendeve se si të gjejnë një zgjidhje, pasi kjo marrëveshje duhet të ratifikohet nga parlamentet e të dyja vendeve dhe të jetë e pranueshme nga të gjithë”, tha ajo

Kurse, sa i përket liberalizimit të vizave, ajo  ka thënë se përveç shumë pengesave të mëdha, shihet se nuk ka vullnet politik as brenda BE-së.

Von-Cramon ka shtuar se Kosovës duhet të flet me një zë në politikën e jashtme Evropiane dhe botërore..

Politika dhe politikanë e Kosovës duhet ta ruaj fjalorin, më krime të merret Gjykata kompetente


Flori Bruqi - Wikipedia

Nga Flori Bruqi 

Akuzat e politikanëve kosovarë për të bërat dhe të pabërat e liderëve dhe udhëheqësve partiakë  duhet ti  zgjidhë gjykata,  e jo gazeta e gazetarët e medieve të shkruara dhe elektronike ku  politika si dhe gazetarët duhet ta ruaj fjalorin e arsyes dhe të unitetit.

Pra, dilemat e ndryshme korruptive duhet  ti zgjedh dhe i cilëson gjykata e cila është profesionale, kompetente dhe e paanshme. 

Njerëzit mund të  gabojmë nga perspektivat e bindjeve dhe interesave personale nëse e shpallim kriminale të kaluarën e rezistencës se forcave patriotike dhe atdhedashëse. 

Politika  e lidërëve partiak duhet ta ruaj fjalorin e arsyes dhe të unitetit, ngase shërbimet e huaja duke përfshirë atë serbe edhe në këtë forme mund ta destabilizojnë situatën politike dhe te cenojnë e degradojnë interesin kombëtar, e që është shumë e ditur se cilat janë ambiciet shqiptare.

“Lufta” kundërCOVID-19 drejt fundit në Kosovë : Paralajmërohet kthimi i shpejtë në normalitet në Prishtinë


Ndërkohë, shtoi se, Komuna vazhdon të ketë 2000 pako të tjera rezervë me produkte esenciale në rast nevoje.

Me një minutë heshtje për të vdekurit nga COVID-19 nisi seanca e jashtëzakonshme e së premtes e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Seanca e thirrur nga ekzekutivi komunal për qëllim pati informimin mbi menaxhimin e situatës me koronavirus.



Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, tha se Prishtina e ka përballuar mjaft mirë situatën e krijuar dhe se shumë shpejt kryeqyteti mund t’i kthehet normalitetit.


Ndonëse, sipas tij, janë rritur rastet që kanë nevojë për asistencë sociale.

SHPEND AHMETI – POLITICO


I pari i Prishtinës Mr.sc. Shpend Ahmeti , tha se e rëndësishme është që fokusi kryesor të kthehet nga ekonomia dhe rimëkëmbja.

Në këtë mbledhje të Kuvendit Komunal, Ahmeti bëri të ditur se të gjitha pakot në kuadër të asaj për emergjencë “Prishtina 1” janë shpërndarë.

Ndërkohë, shtoi se, Komuna vazhdon të ketë 2000 pako të tjera rezervë me produkte esenciale në rast nevoje.


(Shpend Ahmeti ka lindur më 18 prill 1978 në Prishtinë. Ahmeti është kryetari i tanishëm i Komunës së Prishtinës.

Studimet universitare i ka filluar me 1996 në Universitetin Amerikan të Bullgarisë (AUBG) për ekonomi dhe administrim biznesi, duke u specializuar në ekonomi të aplikuar dhe administrim biznesi. Ka përfunduar studimet master në politika publike me 2004 në Universitetin e Harvardit, duke u specializuar në zhvillimin politik dhe ekonomik.

Gjatë kohës së studimeve në AUBG, Ahmeti ishte senator dhe më pas kryetar i qeverisë studentore atje, si dhe udhëheqës i komuniteteve të ndryshme (nga më shumë se dhjetë vende) përgjatë një periudhe të reformave në universitet.

Prej vitit 2005 Shpendi është ligjërues i politikave publike dhe politikave ekonomike ndërkombëtare në Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK).


Shpend Ahmeti u zgjodh kryetar i Komunës së Prishtinës me balotazhin e 1 dhjetorit të vitit 2013 ku ai mori rreth 2500 vota më shumë se paraardhësi i tij Isa Mustafa ndërsa fitoi mandatin e dytë më 2017 poashtu në balotazh.

Gjatë periudhës 2011-2018 ishte nënkryetar i Lëvizja Vetëvendosje, i zgjedhur nga Këshilli i Përgjithshëm. Ai u tërhoq nga nga Vetëvendosje më 7 mars 2018.

Përveç shqipes, Ahmeti flet edhe gjuhën angleze, serbo-kroate, maqedone, bullgare dhe ka njohuri të gjuhës gjermane.


Me janar të 2015-ës, Ahmeti është zgjedhur kryetari më i mirë bashkiak në botë për atë muaj sipas Citymayors. Në rubrikën e kësaj organizate "Kryetari i Muajit" për këtë muaj e ka zgjedhur Ahmetin. “Zgjidhja e Shpend Ahmetit në krye të Prishtinës ishte një ndryshim i madh. Ahmeti e ka rrëzuar nga pushteti një prej liderëve më të mëdhenj të Kosovës,zt.Isa Mustafa.

Ahmeti është fitues i disa çmimeve e shpërblimeve si World Bank Spot Award dhe i atij në European Debating Championships.)

Flori Bruqi 

Dr.Von der Leyen: Vaksina e Coronës për të gjithë

Ursula Von der Leyen • Height, Weight, Size, Body Measurements ...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, me profesion mjeke, synon të hënën në konferencën ndërkombëtare të donatorëve të mbledhë 7,5 miliardë euro që vaksina e Coronës të jetë e mundur për të gjithë.

Pse Merkel zgjodhi Ursula von der Leyen dhe roli vendimtar i ...

Deutsche Welle: Zonja Von der Leyen, të hënën Komisioni Europian në një konferencë donatorësh kërkon të mbledhë 7,5 miliardë euro për të zhvilluar një vaksinë kundër virusit Corona dhe të mbështesë terapitë kundër COVID-19. Çfarë doni të arrini ju?


Ursula von der Leyen: Për ne është e rëndësishme që të gjejmë një përgjigje të fortë kundër virusit Corona. Ai nuk njeh kufij, nuk njeh kombe. Virusin mund ta mundim vetëm me një vaksinë. Prandaj duhet të veprojmë në mënyrë globale dhe të koordinuar, sepse duam të pengojmë që të kenë qasje tek vaksina që do të zhvillohet dikur, vetëm ata që kanë para. Kemi filluar të veprojmë në mënyrë të koordinuar për virusin, por tani duhet të zgjerojmë kapacitetet për ta prodhuar kur ta kemi. Nevojiten vaksina në shifra të papërfytyrueshme të mëdha. E duhet të sigurojmë që ato të jenë shpërndara drejt dhe me çmim të arsyeshëm në çdo cep të botës. Për këtë po punojmë. E për këtë kemi nevojë për fonde. Kemi një rrjet global dhe të hënën duam të mbledhim në një konferencë donatorësh 7,5 miliardë euro. Ky është vetëm fillimi, më vonë do duhen më shumë.

Donald Tusk schlägt Ursula von der Leyen als EU-Kommissionschefin ...

Thatë se duhet një çmim i arsyeshëm. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, shkon më tej duke thënë, se vaksina duhet t'i përkasë të gjithë botës dhe jo shteteve të caktuara. A i përket kjo vaksinë njerëzimit?


Natyrisht duhet të ketë qasje çdokush në këtë vaksinë. Prandaj kemi ftuar shumë aktorë, si për shembull Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Fondacionin "Melinda-und-Bill-Gates", fondet „Welcome-Trust", „United Global Funds", për të përmendur disa prej tyre. Mbështetemi nga shumë shtete në botë. Këtë iniciativë e solla në takimin e G20-s. Kjo është e nevojshme që të ndjekim një strategji globale e të koordinuar.

EU will raise more than €15 billion to fight coronavirus, says ...

Ndërkohë ekonomia europiane është goditur rëndë. Ka kritika, se BE ndërmerr shumë vonë diçka. Ju po përpiqeni për një fond rimëkëmbeje të ekonomisë në BE. Por nuk ka plan konkret. Sa urgjent është ky fond?

Fillimisht ne, BE dhe vendet anëtare kemi mobilizuar për krizën akute një shumë prej 3400 miliardë eurosh. Ndihmat shtetërore u organizuan të tilla që të jepen fleksibël, ashtu si edhe fondet aktuale europiane. Kemi krijuar një program për të ruajtur vendet e punës. Njerëzit paguhen për punën me orar të shkurtuar, që më vonë kur firmat rentabël të startojnë sërish të kthehen në orar të plotë. Por kemi nevojë për një instrument më të madh për rimëkëmbjen. Kemi propozuar, që të punojmë me buxhetin shtatëvjeçar të BE por ta zgjerojmë atë me një instrument, që afrohet me një plan Marshall. Ky është një instrument për investime dhe solidaritet që do të mbahet nga të 27 vendet anëtare. Kemi të bëjmë me një ndërmarrje të madhe, por jam plot besim, se do ta realizojmë.

EU chief Von der Leyen's team faces final vote

Si do të jetë ky instrument. Ka shtete jugore si Italia e Spanja që kërkojnë borxhe të përbashkëta, coronabonds. Kundër kësaj janë Gjermania e Holanda. Çfarë do të përfshijë ky instrument?


Në të gjithë këtë instrument ne me siguri do të kemi një balancë të drejtë mes granteve dhe kredive. Në këtë procedurë duhet të negociojmë me të gjithë vendet anëtare, por e rëndësishme është, që vendet anëtare janë dakord t'i hyjmë kësaj rruge.

pol/ - Politically Incorrect » Thread #218195678

Një temë tjetër që luan rol është ajo e vlerave dhe parimeve europiane. A jeni e shqetësuar, se kriza mund të përdoret në BE për të kufizuar të drejtat demokratike, si në Hungari për shembull?

20 shtete të BE morën masa të pazakonta, që është në rregull në kohën e krizës, sepse duhej vepruar shpejt. Por këto masa duhet të jenë proporcionale dhe të kufizuara në kohë. Kjo është shumë e qartë. Dhe ato duhet të verifikohen nga ana demokratike. Ne e ndjekim me shumë vëmendje, si zbatohen këto masa, kur bëhet fjalë për lirinë e fjalës apo të medias. Jemi të gatshëm të ndërhyjmë menjëherë, nëse diçka nuk është e përshtatshme apo nuk është e kufizuar në kohë.
Übersicht: das Bundeskabinett der Großen Koalition @ Proteus ...

Kur Hungaria më 30 mars miratoi ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme, ju thatë, se kriza e Coronës nuk duhet të keqpërdoret për të minuar demokracinë, por nuk përmendët Hungarinë. Për këtë kritikoheni. Ju vjen keq sot që nuk e përmendët me emër Hungarinë?

Për ne është e rëndësishme, që të vlerësojmë njësoj çdo vend anëtar. E drejtë, kemi pasur përvoja të vështira në lidhje me Hungarinë. Ne do ta shohim këtë me shumë vëmendje, por duhet të ketë edhe drejtësi mes vendeve anëtare. Pretendimi që ne i mbajmë lart të drejtat themelore në BE dhe jemi mbrojtës të marrëveshjeve funksionon vetëm nëse jemi tërësisht neutralë kundrejt të gjitha shteteve anëtare. Por duhet të jemi gati që të veprojmë, nëse ka zhvillime të shtrembëruara. Këtu jam e qartë: Ne do të ndërhyjmë, kur të shikojmë, që masat nuk janë në përpjesëtim.

New EU chief Ursula von der Leyen vows to uphold the rules-based ...

Si e shikoni këtë situatë në botë dhe Europë si mjeke?

Kjo krizë e Coronës është paimagjinueshme, por ajo ka anë të tjera. Na tregon, se çfarë gjërash duhet të mësojmë. Kemi nevojë për një shkëmbim gjithnjë e më të mirë të të dhënave mjekësore në BE, por edhe në botë për të qenë të përgatitur më mirë. Shohim, se sa e rëndësishme është të kemi sisteme shëndetësore efektive, që dinë të përballojnë krizat dhe gjendjen e shokut. Duhet të zgjerojmë mundësitë që artikuj të rëndësishëm mjekësore si veshjet mbrojtëse apo aparate intubimi t'i prodhojmë në Europë, t'i magazinojmë aty e shpërndajmë. Por kemi parë edhe solidaritet javët e fundit. Mjekë rumunë e polakë që kanë shkuar në Itali. Italia ndan teste me vende të tjera. Franca ka dërguar pacientë në Gjermani e Austri. Franca ka dërguar maska në Spanjë e Itali. Ka shumë shembuj solidariteti. Të bën mirë të shohësh një gjë të tillë.

Ursula von der Leyen: A nomination that weakens Europe - The New ...

Dr. Ursula von der Leyen (61) është presidente e Komisionit Europian nga dhjetori 2019. Më parë ajo ka qenë politikane e CDU-së. Mjekja e specializuar ka qenë edhe ministre e Mbrojtjes në kabinetin e Angela Merkelit.


Kosova e gatshme për zgjedhje të parakohshme pas përfundimit të pandemisë?

Albulena Jahaj

Albulena Jahaj


Fundi i këtij muaji do të jetë vendimtar për të ardhmen politike të vendit, ndërmjet qeverisë dhe zgjedhjeve të reja. Derisa Vetëvendosje është e bindur për zgjedhje të reja menjëherë pas kalimit të pandemisë, LDK-ja është shprehur e gatshme për krijimin e një qeverie të re bashkë më AAK-në dhe Nisma-n.

Gjykata Kushtetuese pas tre jave pritet të japë vendimin përfundimtar nëse Vetëvendosje ka pasur drejtë ankese apo LDK-së do t`i jep të drejtë rreth krijimit të qeverise se re me kandidat për kryeministër Avdullah Hoti.


Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, edhe një herë për vendimin e presidentit, Hashim Thaçi për ta bërë qeverinë e re, ku theksoi se e vetmja rrugë përpara është ajo e mbajtjes së zgjedhjeve pas kalimit të pandemisë. Pra, sipas Kurtit rruga e respektimit dhe jo e shkeljes së vullnetit qytetarë të shprehur me datë 6 tetor 2019.

Për suksesin e një angazhimi të përbashkët, sipas Kurtit, bashkëpunimi dhe solidariteti ndërkombëtarë është i nevojshëm të ndodhë jo vetëm brenda institucioneve Evropiane, por edhe nëpër vështirësitë dhe betejat shoqërore e politike me të cilat përballemi.


“Solidariteti ndërkombëtarë është çështje e një organizimi pragmatik bazuar në angazhime që japin efekte”, tha ai në fund të fjalës së tij.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte dekretuar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për pozitën e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës por që Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit e pezulloi dekretin e presidentit deri më datën 29 maj kur pritet edhe të jepet vendimi përfundimtar, do të krijohet Qeveria e re nga LDK-ja apo vendi do të shkoj në zgjedhje të reja.


Image


Blerim Burjani: Zgjedhjet mund të mbahen pas përfundimit të pandemisë


Juristi dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani është shprehur skeptik se në Kosovë në këtë kohë mund të mbahen zgjedhje, por ka thënë se në rast se Gjykata Kushtetuese vendos në favor të Vetëvendosjes, atëherë zgjedhjet mund të mbahen sapo të kaloj gjendja e jashtëzakonshme me COVID-19. Në kuadër të kësaj mund të themi se zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen në muajin qershor apo edhe në fillim të muajit korrik.

“Kjo nuk do te ndodhë por është pyetje hipotetike. Konsideroj se nëse kjo ndodhë atëherë zgjedhjet mund të mbahen pas heqjes se jashtëzakonshme. Pas mbylljes se Pandemisë nga OBSh dhe shumica e shteteve dhe krijimi i kushteve të favorshme për shëndetin publik atëherë edhe mund të mbahen zgjedhjet. Është e saktë se Kushtetua e parasheh brenda 45 ditëve pas shpërndarjes se Kuvendit por nëse kjo gjendje vazhdon kështu atëherë nuk mund të mbahen këto zgjedhje në këtë afat kushtetues pra tash është e qartë nëse nuk ka qeveri, sipas kushtetutës zgjedhjet mbahen brenda 45 ditëve por s”do mend se mund të mbahen edhe në periudhën 30 ditëve siç i kanë mbajt me herët por duhet të respektohen afatet kushtetuese , brenda 40 ditëve” ka thëne Burjani .

Image

Mirsad Voca: Presidenti nuk ka tjetër mundësi përveç se të shpall zgjedhje të parakohshme


Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që pritet të jetë në favor të vetëvendosjes, Kosova mund t`i ketë zgjedhjet e reja që mund të shpallen në fillimin e verës se këtij viti, thotë analisti Mirsad Voca.

Njohësi i çështjeve për integrime evropiane, Mirsad Voca, ka thënë për gazetën “Bota sot” se ne rast se Gjykata kushtetuese vendos ne favor te Vetëvendosjes atëherë presidenti është i obliguar te shpall zgjedhje të parakohshme.

“Gjykata kushtetuese, natyrisht që do të duhej të marrë vendim krahas përvojave paraprake dhe Kushtetutës së Kosovës dhe siç parashihet saktësisht përmes ligjeve dhe neneve të saj. Kushtetuta nuk ka dykuptimësi dhe nuk lë asnjë hapësirë për ambivalencë. Besoj se vendi do të duhej të shkoj në zgjedhje sapo të kalohet apo futet nën kontroll çështja e pandemisë. Presidenti nuk ka tjetër mundësi përveç se të shpall zgjedhje të parakohshme, sepse ai assesi nuk mund ta interpretoj Kushtetutën dhe të orientoj vullnet politikë siç ka vepruar pa reshtur, aq më tepër kur Presidenti i Republikës së Kosovës ka vetëm status ceremonial” ka thënë Voca.


Sipas tij, mbi parimin e frymës demokratike dhe siç parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duhet të ketë zgjedhje sepse Kushtetuta nuk lejon hapësirë tjetër. Ndërsa, besoj se Kosova do të jetë e gatshme për zgjedhje menjëherë pas futjes nën kontroll të pandemisë.

“Çdo qasje tjetër do të ishte kundërkushtetuese, kundër vullnetit të popullit, anti-demokratike, si e tillë ilegale dhe jashtëzakonisht e rrezikshme për të ardhmen e vendit dhe popullit të Kosovës”.

Image

Rexhep Elezaj: Presidenti Thaçi bashkë me Isa Mustafën kanë bërë shkelje të rënd të normave kushtetuese

Në lidhje më mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në vend, analisti politik Rexhep Elezaj ka thënë se presidenti Thaçi para pak ditësh mandatoi z. Avdullah Hoti, kandidat i LDK-së për formimin e qeverisë në koalicion me AAK-në, NISMA-n dhe AKR-në, pas rrëzimit të qeverisë “Kurti”, dekret i cili nuk ishte në harmoni me normat e Kushtetutës së Kosovës (Neni 82. 2 dhe 95.5), që e detyroi LVV-je të parashtrojë ankesë pranë Gjykatës kushtetuese kundër këtij dekreti, ngase partisë fituese, pra LVV-je, iu shkel mandati i dytë kushtetues për formimin e qeverisë “Kurti-2”!


“Pra, duke pasur parasysh praktikat kushtetuese gjatë formimit të qeverive të kaluara në Kosovë, është hera e parë që partisë fituese i mohohet e drejta e marrjes së mandatit të dytë për formimin e qeverisë, siç është caktuar me nenet në fjalë, në rastin kur ajo bie me mocion mosbesimi, ose kur vetë dorëhiqet. Kështu që, unë besoj shumë se Gjykata kushtetuese do bije vendim të drejt, duke ia kthyer mandatin partisë së parë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, që ta provon formimin e qeverisë së dytë ose ta refuzon një gjë të tillë, që vendin në mënyrë automatike do ta çon në zgjedhje të parakohshme.

Natyrisht se vendimi i Gjykatës kushtuese, i cili pritet të merret pas 29 majit, jo vetëm se duhet të jetë në favor të LVV-je, në fakt ai vendim duhet të jetë në favor të vetë normave të Kushtetutës sonë, mbase edhe nuk mund të jetë ndryshe, sepse sipas neneve të kushtetutës tonë në fuqi, del e qartë se presidenti Thaçi ka bërë shkelje flagrante të saj, por edhe LDK-ja e cila mori vendim antikushtetues duke e uzurpuar mandatin e partisë së parë për të formuar qeverinë tjetër si parti e dytë, meqë e ka ditur shumë mirë se një e drejt e tillë nuk i takon sipas Kushtetutës. Pra, presidenti Thaçi bashkë me Isa Mustafën kanë bërë shkelje të rënd të normave kushtetuese, për të cilën gjë do duhet të japin përgjegjësi politike” ka thënë Elezaj.

Albin Kurti: Nuk mund të ketë ndryshim të kufijve të Kosovës ...

Qeveria  Albin Kurti 2 e pashmangshme

Sipas tij, vendimi i Gjykatës kushtetuese duhet ta anuloj dekretin e presidentit dhe porsa t’i komunikohet zyrtarisht opinionit, presidenti duhet menjëherë të nxjerr vendimin për shpërndarjen e Kuvendit si dhe në konsultim me të gjitha partitë parlamentare ta shpallë datën e zgjedhjeve të parakohshme. Tjetër mundësi juridike nuk ka, sepse në rrethanat e krijuara politike në 4-5 muajt e fundit nuk mund të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës, përveç se pas zgjedhjeve të reja nga legjislativi i -VIII-të, i cili do formohet më pas..!

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

“Nëse çdo gjë do zhvillohet ashtu siç duhet, pas publikimit të vendimit të Gjykatës kushtetuese, dhe, në rast se LVV-je refuzon ta marrë mandatin për herë të dytë për formimin e qeverisë “Kurti-2”, presidenti është i obliguar ta nxjerr Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme brenda 40 ditëve, kjo sipas Nenit 95. pika 4 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kosova është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme posa të kthehet jeta normale pas mundjes dhe largimit të plotë të pandemisë së Koronavirusit” ka thënë  Rexhep Elezaj.

Provokimet luftënxitëse të Serbisë në kohë pandemie

Shaban Murati.jpg

Nga SHABAN MURATI

Kam përsëritur disa herë në analizat e mia se pandemia e koronavirusit nuk do të ndryshojë as raportet ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor dhe as Serbinë si shteti i vetëm agresiv ekspansionist në rajon. Në kohën kur gjithë shtetet e Ballkanit, të Europës dhe të botës, të vogla apo të mëdha, të fuqishme apo të dobta, të pasura apo të varfëra, janë përqëndruar në luftën kundër pandemisë, i vetmi shtet që po ngren flamujt dhe shpatat e luftës reale me ushtri dhe që po kërcënon shtetet e rajonit me raketa është Serbia.

Ministria e Mbrotjes e Serbisë njofton në faqen e saj zyrtare se në 2 maj presidenti dhe komandanti suprem i forcave të armatosura serbe, Aleksandër Vuçiç, ndërmori një demonstrim publik të forcave raketore serbe gjatë vizitës së tij në batalionin e tretë të raketave të divizionit të 250-tëtë raketave në Jakovo. Presidenti serb paraqiti për herë të parë publikisht sistemin e raketave kundërajrore “Pancir S1” të blera në Rusi dhe u mburr se Serbia ka tani në pronësi sistemin më modern kundërajror të raketave, për të cilin falenderoi presidentin rus Vladimir Putin dhe që “është rezultat i bashkëpunimit tonë të mrekullueshëm me Federatën Ruse”.

Presidenti Serb u mburr se forca ajrore serbe me raketat ruse janë dhjetë herë më të fuqishme se sa gjatë agresionit të NATO-s kundër Serbisë. Përveç këtij demonstrimi të fuqisëushtarake serbe të raketave, presidenti serb njoftoi me entusiazëm se Serbia do të organizojë në muajin tetor të këtij viti manovrat më të mëdha ushtarake, dhe me një gjuhë agresive, tipike të luftës së ftohtë, deklaroi: ”Ne do të demonstrojmë një fuqi të tmerrshme ushtarake. Serbia paraqet në vetvete një forcë ushtarake serioze, në mënyrë të pakrahasueshme më të fuqishme se më parë”.

Është me të vërtetë e habitëshme se si dhe pse në kulmin e angazhimit të të gjithë shteteve të botës me koronavirusin presidenti i Serbisë zgjedh të vrigëllijë armët dhe raketat dhe të ndërmarrë provokime luftënxitëse. Përveç mburravecërisë tipike ballkanike, demonstrimi i tanishëm i forcës ushtarake serbe ka qëllime të caktuara politike, diplomatike dhe strategjike në rajon.

Provokimi i parë i presidentit serb dhe i Serbisë është kundër NATO-s. Vuçiç u mburr se ka zgjedhur qëllimisht datën 2 maj të kësaj parade, sepse ështëdita kur forcat ajrore serbe rrëzuan një avion F16 të NATO-s gjatë inkursioneve ajrore atlantike në vititin 1999 kundër makinës ushtarake të Millosheviçit. Presidenti serb deklaroi se është krenar për makinën ushtarake të diktatorit serb Millosheviç, në qeverinë e të cilit ka qenë ministër. Në mënyrën me sfiduese të mundëshme presidenti iu kundërvu NATO-s, BE dhe botës së qytetëruar demokratike, duke glorifikuar kohën dhe politikën e përgjakëshme të regjimit të kriminelit ndërkombëtar tëluftës Millosheviç: ” Ne e konsiderojmëatë një të kaluar të lavdishme,heroike”. (Le të shpresojmë ta kenë dëgjuar e lexuar zëdhënësit e BE). Brukselit dhe kryeqyteteteve ballkanike duhet t’u tërheqë vëmendjen që në kohën e pandemisë presidenti serb shpërtheu një fushatë personale kundër BE dhe kundër Europës dhe tani kulmon me fushatën kundër NATO-s.

Demonstrimi i forcës ushtarake serbe me raketat ruse “Pancir S1” është një provokim i drejtuar SHBA dhe NATO-s, të cilat i kanë tërhequr vëmendjen qeverisë së Serbisë për armët e sofistikuara ruse, me të cilat ajo po armatoset, dhe e kanë paralajmëruar për vendosjen e sanksioneve kundër saj. Në datën 23 shkurt 2020, kur raketat e para ruse të sistemit “Pancir S1” mbërritën në Serbi, një zëdhënës i departamentit të shtetit i deklaroi “Zërit të Amerikës”:“Në diskutimet me zyrtarët e lartë të qeverisë serbe ne kemi shprehur shqetësimin që Serbia po blen pajisje ushtarake nga Rusia, përfshirë blerjene sistemit Pancir”. Agjencia amerikane elajmeve “Ass.Press” njoftonte atë ditë se “Zyrtarët amerikanë kanë folur hapur për aplikimin e sanksioneve, veçanërisht për armët, që mund të rrezikojnë sigurinë e shteteve anëtare të NATO-s, fqinjë me Serbinë”.

Provokimi i ri luftënxitës i presidentit dhe i Serbisë drejtohet kundër vendeve të rajonit. Vuçiç i hedh dorashkën e luftës gjithë shteteve të rajonit, kur deklaron se “Serbia është vend i vogël i rrethuar nga shtete anëtare të NATO-s, por ne nuk do te jemi Bambi që të na gëlltisin”. Nuk ka naiv që të besojë se gara e ethëshme e armatimeve, ku është futur Serbia dhe armatimi i saj me sistemet e raketave ruse,bëhet përpaqen dhe miqësinë me shtetet e Ballkanit. Diplomacia serbe e raketave ruse synon që të shantazhojë shtetet e rajonit dhe t’i bëjë ata t’i nënshtrohen projekteve hegjemoniste serbe në Ballkan.

Mund të tingëllojë tepër absurde, por presidenti i Serbisë Vuçiç,duke patur në sfond raketat ruse, deklaroi në 2 maj se armatosja e Serbisë me raketat ruse “ është mbështetje e madhe për mbrojtjen e gjithë rajonit”.Është absurde, se askush nuk i ka ngarkuar Serbisë detyrën e mbrojtjes së shteteve të rajonit. Është absurde, sepse të gjithë shtetet e rajonit rrethe rrotull Serbisë, përfshirë edhe katër shtete që kanë dalë nga ish Jugosllavia, janë anëtarë të NATO-s dhe është qesharake të pretendojë Beogradi se dhjetë shtetet anëtare të NATO-s në rajon do ta lenë veten në mëshirën e mbrojtjes nga Serbia. Megallomania serbe për mbrojtjen serbe të rajonit mishëron pretendimin e pandryshuar historik serb për të dominuar dhe sunduar rajonin. Më saktë saktë për të dominuar atë që ka mbetur nga ish Federata Jugosllave, të ashtuquajturën Jugosllavi e Re e cunguar, ku përfshihen gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Histeria e re luftënxitëse në Beograd e komprometon keq të ashtuquajturën politikë të“neutralitetit”, që pretendon Serbia se po ndjek. Një “neutralitet” me baza ruse, me raketa ruse dhe me gjuejtës të sofistikuar rusë, mund ta profesojë vetëm diplomacia bizantine serbe. Deklarata politike e neutralitetit tëSerbisë u miratuanga parlamenti serb në vitin 2007 nën diktatin e Moskës, me qëllim që të ndalohej Serbia të hynte në NATO, meqë Rusia u tremb se NATO në vitin 2006 e përfshiu Serbinë në programin e saj “Partneritet për Paqe”.

“Neutraliteti” serb është selektiv dhe përdoret vetëm në marrëdhëniet me Perëndimin, kurse për Rusinë ai nuk aplikohet kurrrë. Është interesant që Serbia dhe udhëheqësit serbë flasin shumë nëpër forumet diplomatike për politikën e neutralitetit, por Serbia nuke ka futur parimin e neutralitetit në Kushtetutën e saj. Neutraliteti është thjesht një deklaratë politike e parlamentittë 2007 dhe jo detyrim kushtetues. Dhe duke qene deklaratë politike, Serbia e përdor sipas interesit dhe orientimit të saj strategjik. Këtë dëshmojnë marrëdhëniet e ngushta ushtarake dhe aleanca ushtarake e Serbisë me Rusinë. Neutraliteti i rremë nuk e ka penguar Serbinë të bëhet shtet vëzhgues në organizatën ushtarake të krijuar dhe drejtuarnga Rusia, CSTO, ku bëjnë pjesë disa shtete të ish Bashkimit Sovjetik, nuk e ka penguar t’i japë Rusisë një bazë ushtarake në Nish dhe së afëmi një bazë ushtarako-ajrore në Vojvodinë, as të zhvillojë manovra të përvitëshme ushtarake me forcat e armatosura ruse në Serbi, etj.

Ngjarja, që Serbia ndërmerr një fushatë luftënxitëse në kohën e pandemisë, duhet konsideruar një zhvillim negativ shumë i rrezikshëm në rajon. Së pari, kemi një agresivitet në rritje të Serbisë në planin ushtarak dhe një ringjallje të frikëshme të histerisë antiatlantike dhe antiperëndimore. Glorifikimi presidencial i “kohës së lavdishme” të Millosheviçit të agresioneve të përgjakëshme të Serbisë kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, duhet të jetë një këmbanë e madhe alarmi për BE, për NATO-n dhe për shtetete rajonit, se një frymë e rrezikëshme dhe recidiviste e luftës në Ballkan po ngrihet në Beograd. Këtë frymëluftënxitëse po e pompon sidomos Rusia, e cila e organizon si kundërpërgjigje ndaj zgjerimit të NATO-s në rajon me dy shtete ish-jugosllave, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Zgjerimi i NATO-s në Ballkan dobëson rolin e Rusisë dhe të Serbisë në Ballkan, ndaj ato po e kthejne Serbinë në një depo të madhe luftarake dhe po shantazhojnë me diplomacinë e raketave ruse. Nuk është aspak rastësi që Serbia me shërbimet e saj të specializuara pati një rol tepër aktiv dhe qendror në operacionet diversioniste ruse për sabotimine anëtarësimit të Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Rusia dhe Serbia u përpoqën dhe po përpiqen që të kundërbalacojnë zgjerimin e NATO-s dhe të BE në Ballkanin Perëndimor me projektet diplomatike serbe të“Ballkan 6” apo të “Minishengenit” për të vendosur hegjemoninë serbe në Federatën e re Jugosllave të cunguar. Por duk e parë që projektet diplomatike serbe në Ballkanin Perëndimor nuk po ecin, Rusia po nxit Serbinë për aplikimin e diplomacisë së raketave, që nëpërmjet presionit ushtarak serb të imponojëndikimin dhe lidershipin serb në Ballkanin Perëndimor.

Kemi një zhvillim negativ, i cili duhet të tërheqë sidomos vëmendjen e dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat janë dhe objektiv kryesor i çdo strategjie dhe doktrine ushtarake serbe në rajon. Qeveritë dhe diplomacia e dy shteteve shqiptare duhet të reagojnë fuqishëm ndaj armatosjes së rrezikëshme të Serbisë. Ne duhet t’i jemi mirënjohës Amerikës që reagon me forcë për raketat ruse në Serbi, por para Amerikës duhet të reagojnë Shqipëria dhe Kosova, që i kanë raketat ruso-serbe te pragu i shtëpisë dhe të cilat në doktrinën sekrete ushtarake serbe janë klasifikuar si dy kërcënimet kryesore të Serbisë.

Provokimet luftënxitëse të Serbisë në kohën e pandemisë duhet të shkundin opinionin zyrtar dhe publik nga opiumi gjumëndjellës serb, që po përhapin idiotët e dobishëm të Serbisë në Tiranë. Në kryeqytetin shqiptarkonstatohet një fenomen i rrezikshëm, ku me sposorizim të Serbisë janë krijuar qendra, portale dhe OJQ “studimore”, që përhapin tezat e rrezikshëm të“dashurisë historike” të Serbisë me shqiptarët, se “midis Serbisë dhe Shqipërisë nuk ka pasur kurrë luftë”, se “shqiptarët gabojnë që e shohin Serbinë nga narrativae Kosovës”, etj. Këshilltarët jugosllavë dhe filorusë, që punojnëpranë qeverive të Tiranës dhe të Prishtinës, qarkullojnë nëpër kafene diplomatike ballkanike idenë idiote të një aksi Shqipëri-Serbi, që do ta mbrojë gjoja Shqipërinë nga Greqia dhe Serbinë nga Kroacia,etj. Ndërkohë që shteti serb me shërbimet e tij të specializuara punojnë të trullosin shqiptarët me narkozën e përrallave të“miqësisë historike”shqiptaro-serbe dhe të parajsës së katër lirive serbe të “minishengenit”, Serbia armatoset deri në dhëmbë dhe drejton raketat ruse drejt Shqipërisë dhe Kosovës.

Shpresojmë që shantazhi i ri i diplomacisë së raketave, që presidenti serb Vuçiç dhe Serbia po shpalosin edhe në kohën epandemisë, të kthjellojë ballkanikët e dalldisur qeveritarë në Tiranë dhe në Prishtinë, se nuk vjen dashuria nga shteti, që të ka gjymtuar territoret dhe popullin, dhe me të cilin ke 1300 vjet armiqësi strategjike dhe ekzistenciale.


( Shaban Murati Diplomat karriere dhe gazetar. Autor i shumë librave , shkrimeve dhe komenteve mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rolin e Shqipërisë në to.

Botime

1.Serbia kundër Serbisë : analizë e një gjysmërevolucioni të lënë përgjysmë - 2004

2.Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës : (fletë nga ditari i një ambasadori) - 2007

3.Çështja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës : një testament diplomatik - 2009

4.Profile të diplomacisë europiane në Ballkan - 2009

5.Hije në diplomacinë shqiptare - 2012

6.Diplomacia shqiptare në kërkim të identitetit - 2013

7.Rusia ballkanike - 2014

8.Shqiptarët e Maqedonisë, prioritet i çështjes shqiptare - 2016

9.Bosnja: Një pikëpamje nga Tirana - 2019)

Floripress

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...