Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/18

Tani mund të udhëtoni me autobus në gjithë Kosovën, këto janë kushtet



Autobusët urban dhe ndër-urban edhe zyrtarisht do të lejohen ta rifillojnë qarkullimin, pas një ndërprerje dy-mujore të aktivitetit, shkaku i pandemisë SARS-COV2.

Me fillimin e fazës së dytë është paraparë lehtësimi i disa masave dhe me këtë rast edhe fillimi i qarkullimit të linjave urbane dhe ndër-urbane, të cilat duhet t’i respektojnë disa masa.

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit përmes një vendimi ka lejuar edhe qarkullimin e linjave ndër-urbane. Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Oda Ekonomike e Kosovës.

“Pas aktiviteteve të shumta, debateve e prononcimeve mediatike dhe takimeve të një pasnjëshme në Odën Ekonomike të Kosovës, sot para pak minutave pranuam edhe vendimin nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit për të filluar puna në sektorin e transportit rrugor”, thuhet në një njoftim.

Ndërkohë në vendim parashihen edhe masat mbrojtëse që duhet t’i ndërmarrin kompanitë e transportit publik.




Ato duhet ta bëjnë dezinfektimin e hapësirës tri herë në ditë; të shfrytëzojnë 50 % të kapaciteteve të mjeteve duke respektuar distancën fizike; në një set ulësesh të mos e lejojnë më shumë se një person etj.

Kurse edhe udhëtarët duhet të kenë masa mbrojtëse.

Lejohet qarkullimi i linjave nder-urbane


Pas aktiviteteve të shumta, debateve e prononcimeve mediatike dhe takimeve të një pasnjëshme në Odën Ekonomike të Kosovës, sot para pak minutave pranuam edhe vendimin nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit për të filluar puna në sektorin e transportit rrugor.

Falenderojmë të gjithë juve që kontribuat që të rifillojë puna, falendeojmë Ministrin për mirkuptim, falenderim për të gjitha mediat për mbështetje dhe korrektësi, sigurisht që puna jonë nuk do të ndalet këtu duke kërkuar lehtësime e mbështetje për sektorin privat.

Ushtari i plagosur është Haxhi Dervisholli, i cili humbi këmbën e poshtme kur një granatë serbe ra përkrah tij.


Beteja e Koshares e zhvilluar më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila arriti të hap kufirin Kosovë-Shqipëri.

Në një reportazh të televizionit amerikan NBC shihet më së miri se çfarë luftimëve të rënda ishin zhvilluar në Koshare.

Në video shihet ish-deputeti Florin Krasniqi, i cili po mbarte në krahët e tij një ushtarin e UCK-së të plagosur që kishte ardhur nga Amerika për të luftuar në Kosovë.





Po kush është ushtari i plagosur i UCK-së?

Ushtari i plagosur është Haxhi Dervisholli, i cili humbi këmbën e poshtme kur një granatë serbe ra përkrah tij.

Pasi jetoi në New York për dy vjet, ai vendosi të bëhej vullnetar për Brigadën “Atlantike” të UCK-së në që mori pjesë në Betejën e Kosharës. Duke u bashkuar me mbi katërqind shqiptaro-amerikanë më 11 prill në New York, ai u kthye përsëri në Kosovë për të luftuar kundër forcave ushtarake serbe.

Ai kishte dhënë një intervistë për agjensinë AP, duke rrëfyer për luften heroike të UCK-së në Koshare.

Pasuritë e gjyqtarëve të lartë në Tiranë që po hetohen nga SPAK, karburante, pallate, makina dhe llogari të majme bankare

Prokuroria e Posaçme njoftoi  se ka nisur hetimet për disa ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, disa nga të cilët janë shkarkuar nga Vetingu për pasuri të pajustifikuara. Po cilat janë pasuritë që gjyqtarët nuk justifikuan dot me të ardhura të ligjshme, sipas Komisionit të Vetingut?

Ish-anëtari Gjykatës Kushtetuese Gani Dizdari është pjesë e listës së ish-gjyqtarëve që po hetohet nga SPAK. Dizdari, në bazë të hetimeve nga Komisioni i Vetingut, nuk justifikon një apartament në Tiranë, depozitë 5.272 euro, tre hua në vlerat 23.000 euro, 36.000 euro, 20.000 euro, makinë të blerë 900.000 lekë, 15.000 euro shpenzime për mobilimin e apartamentit si dhe 19 këste pagesa qiraje, transmeton Botapress.info

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca, i njohur si gjyqtari që mbylli dosjen e 21 Janarit si dhe për certifikimin e përmbysjes së zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, në 2011, duke shpallur fitues Lulzim Bashën pas fitores së Edi Ramës me një diferencë prej 10 votash, është shkarkuar pasi ka fshehur një makinë, ka bërë deklarime të pasakta për pasuti të tjera, nuk justifikon 1 392 336 lekë, ka bërë deklarim të rremë në lidhje me çmimi e blerjes së një garazhi, ndërsa bashkëshortja dhe fëmijët kanë pasuri të tjera. Tom Ndreca po hetohet nga SPAK-u.

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj, i kallëzuar penalisht në SPAK, u vetëlargua nga Gjykata e Lartë me 28 korrik 2017, ndonëse mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej, siç veproi Ardian Dvorani. Zenelaj nuk paraqiti kërkesë as për t’u emëruar në Apel, duke evituar përballjen me Vetingun. Në këto rrethana nuk ka asnjë vendim nëse pasuria e Zenelaj është apo jo e ligjshme. Ndërkaq, vetëm gjatë vitit 2016, Zenelaj ka deklaruar 16 apartamente me sipërfaqe: 292 m2, 62 m2, 67 m2, 54 m2, 60 m2, 51 m2, 54 m2, 66 m2, 59 m2, 55 m2, 54 m2, 55 m2, 67 m2, 51 m2, 54 m2, 55 m2 etj. Zenelaj ka deklaruar edhe tre njësi me sipërfaqe 16 m2, 15 m2 dhe 218.06 m2 si dhe dy sipërfaqe trualli 1941 m2, në Ishull Shëngjin.

Ish-gjyqtari në Gjykatën e Lartë Shkëlzen Selimi është shkarkuar për kontakte të papërshtatshme me perona të përfshirë në krim të organizuar, ndërsa Vetingu nuk ka dalë me një konkluzion sa i përket ligjshmërisë së pasurisë së tij. Ndërkaq, ILDKPKI, përmes një raporti për llogari të Vetingut, ka konluduar se pasuria e Selimit është në përputhje me ligjin. Selimi ka deklaruar një karburant në pronësi të tij dhe të bashkëshortes, ku vetëm gjatë vitit 2016, nga dhënia me qira e kësaj pasurie, ka deklaruar 51 mijë euro të ardhura.

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj është kallëzuar gjithashtu penalisht në SPAK. Islamaj u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e Vetingut, por u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, organi fundor i Vetingut. Sipas Kolegjit, Edmond Islamaj nuk arriti të dokumentonte ligjshmërinë e të ardhurave të bashkëjetueses së tij, për një apartament, një njësi tregtare si dhe një garazh në Durrës.

Bashkim Dedja, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, po hetohet gjithashtu nga SPAK për pasurinë. Dedja u konfirmuar nga detyrë nga shkalla e parë e Vetingut, por Kolegji vendosi ta shkarkonte nga detyra, duke i dhënë fund karrierës së tij në drejtësi. Bashkim Dedja ka deklaruar apartament në Tiranë me sipërfaqe 146 metër katrorë dhe një garazh 15 metra katrorë, me vlerë 180 mijë euro. Sipas Kolegjit Dedja nuk e justifikon plotësisht këtë pasuri me të ardhura të ligjshme. Dedja ka pohuar se ka përdorur një apartament të të vëllai në Golem, transmeton Botapress.info

Kontrata e energjisë elektrike është paguar vetëm nga Bashkim Dedja nga dita e parë, fakt i cili ngriti dyshime se apartamenti mund të ishte i ish-gjyqtarit.

Ish-gjyqtari në Gjykatën e Lartë Aleksandër Muskaj, i cili është kallëzuar penalisht dhe për të cilin SPAK ka njoftuar se ka nisur hetimet, dha dorëheqjen nga drejtësia, duke evituar përballjen me Vetingun, ndonëse mund të qëndronte në detyrë sipas ligjit deri kur të zëvendësohej. Muskaj ka deklaruar rreth 7 mijë euro në vit nga dhënia me qira të një pasurie, gjendje të depozitës 33 770 dollarë, llogari bankare 2 814 677 lekë si dhe një kredi mbi 100 mijë USD.

Besnik Imeraj dha dorëheqjen nga Gjykata Kushtetuese në janar të vitit 2018, duke i shpëtuar Vetingut. Ish-gjyqtari mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej siç veproi Vitore Tusha. Për Imesajn procesi i Vetingut kishte nisur që në vitin 2017. Pas dorëheqjes, Komisioni i Vetingut, dosjen e hetimit të Imerajt e depozitoi për hetim në Prokurorinë e Përgjithshme. Nuk dihet se çfarë përmban kjo dosje, por në deklaratat e pasurisë rezulton se Imaraj ka në pronësi vetëm një banesë.

Në tetor të 2019, Bundestagu gjerman ka miratuar 7 kushte, të cilat duhet të plotësohen nga autoritetet shqiptare, pas çeljes së negociatave, gjatë rrugës për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. Një nga 7 kushtet parashikon ‘fillimin e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e Vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme”. Janë mbi 100 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar për shkak të pasurive të paligjshme dhe lidhjeve me krimin.

Vjosa Osmani: Edhe zogjtë e malit e dinë që me Albin Kurtin kam qëndrime të përbashkëta

 Vjosa Osmani thotë se mund të bashkëpunojë kurdoherë me presidentin Thaçi, por thotë se politikisht dihet botërisht sa shumë nuk pajtohet me të. Ajo gjen hapësirë që me ketë rast të tregojë sa shumë pajtohet me kryeministrin Kurti e këtë, sipas Osmanit, e dinë edhe zogjtë e malit.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani thotë se presidenti Hashim Thaçi asnjëherë nuk e ka ftuar për ndonjë bashkërendim institucional. Ajo thotë se është e gatshme t’i përgjigjet institucionit, por jo të bashkëpunojë politikisht me Thaçin.

“Në nivel institucional, natyrisht se unë nuk kam asnjë arsye të mos u përgjigjem institucioneve të vendit. Në nivelin e bashkëpunimit politik, është botërisht e ditur se unë kam mospajtime të thella se si e bën politikën dhe si e përfaqëson vendin Presidenti Thaçi, kurse kam shumë më pak mospajtime e shumë më shumë qëndrime të përbashkëta me kryeministrin aktual. Besoj se këtë edhe zogjtë e malit e dinë, kështu që…”, ka thënë ajo.

Kryeparlamentarja thotë se Thaçi vetëm një herë ka kërkuar t’i drejtohet Parlamentit, e sipas saj, këtë e ka bërë në mënyrë arbitrare, më pas nuk i ka interesuar të shkojë e të flasë në Kuvend.

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti zbulon kërkesën e Grenellit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, ja cila është?




Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, në bisedën e tij online për Universitetin e Harvardit ka folur rreth rolit të shtetit amerikan në zgjidhjen e problemit me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes finale.

I pyetur për arsyet që administrata e presidentit Donald Trump kërkon një normalizim të shpejtë të marrëdhënieve me Serbinë, Kurti mendon se ambasadori Richard Grenell nuk ia dëshiron të keqen popullit të Kosovës, por kërkesën për përshpejtim të arritjes së marrëveshjes më tepër e sheh si “arritje historike vetë Grenelli”.

“Grenell ka kërkuar një marrëveshje të shpejtë dhe është pershtypje imja se ai nuk deshi të keqen për popullin shqiptar dhe Kosovën dhe kur duhet të bëhet diçka shpejt ju mundoheni të bëni presion dhe ka një nguti prej tij për arritje të marrëveshjes historike, duke u fokusuar më pak në tekstin e marrëveshjes. Ai dëshironte marrëveshjen si qëllim të tij kryesor. Ai në tetor më tha se dëshiron marrëveshje në shkurt, dhe tash dëshiron të arrihet marrëveshje deri në shtator”, ka thënë Kurti.

Për më tepër, Kurti ka thënë se është për një dialog të përgatitur mirë, me SHBA dhe BE si ndërmjetësues.

Sipas tij, presidenti Trump nuk ishte në dijeni kur takoi homologun e tij rus Vladimir Putin në Helsinki se do të fuqizojë influencën ruse në Ballkanin Perëndimor.

“Ka pasur dy dështime për tentim-puç në Maqedoninë Veriore dhe Malin e Zi dhe tash radha e tretë mund të jetë në Kosovë ose Bosnjë. Trump është i preokupuar me fuqizimin e Kinës dhe Putin dëshiron ta shfrytëzojë këtë në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Kurti.

Në një bisedë online me studentët e Universitetit të Harvardit, Kurti ka folur për 100-ditëshin dhe krizën politike në Kosovë.

Ngjarja është moderuar nga R. Nicholas Burns, profesor i Universitetit të Harvardit dhe ish-diplomat amerikan.

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, në bisedën e tij online për Universitetin e Harvardit ka folur rreth rolit të shtetit amerikan në zgjidhjen e problemit me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes finale.

I pyetur për arsyet që administrata e presidentit Donald Trump kërkon një normalizim të shpejtë të marrëdhënieve me Serbinë, Kurti mendon se ambasadori Richard Grenell nuk ia dëshiron të keqen popullit të Kosovës, por kërkesën për përshpejtim të arritjes së marrëveshjes më tepër e sheh si ‘arritje historike nga ana e vetë Grenell”.

“Grenell ka kërkuar një marrëveshje të shpejtë dhe është përshtypje imja se ai nuk deshi të keqen për popullin shqiptar dhe Kosovën dhe kur duhet të bëhet diçka shpejt ju mundohuni të bëni presion dhe ka një nguti prej tij për arritje të marrëveshjes historike, duke u fokusuar më pak në tekstin e marrëveshjes. Ai dëshironte marrëveshjen si qëllim të tij kryesor. Ai në tetor më tha se dëshiron marrëveshje në shkurt, dhe tash dëshiron të arrihet marrëveshje deri në shtator”, ka thënë Kurti.

Për më tepër, Kurti ka thënë se është për një dialog të përgatitur mirë, me SHBA dhe BE si ndërmjetësues.

Sipas tij, presidenti Trump nuk ishte në dijeni kur takoi homologun e tij rus Vladimir Putin në Helsinki se do të fuqizojë influencën ruse në Ballkanin Perëndimor.

“Ka pasur dy dështime për tentim-puç në Maqedoninë Veriore dhe Malin e Zi dhe tash radha e tretë mund të jetë në Kosovë ose Bosnjë. Trump është i preokupuar me fuqizimin e Kinës dhe Putin dëshiron ta shfrytëzojë këtë në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Kurti.

Eshref Ymeri : Profesoresha e gjuhës shqipe për studentët e huaj



Para do kohësh më ra në dorë libri me titull “Metodë e gjuhës shqipe për të huajt”. Ma dërgoi autorja, zonja e nderuar, Profesoresha Donika Boçi [Londo], mikesha ime e vjetër që nga vitet 60-70, kur isha pedagog në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Ajo i pati përfunduar studimet e larta për gjuhë dhe për letërsi shqipe në atë fakultet në fillim të viteve ’60. Punën e pati filluar si mësuese në gjimnazin e Fierit, ku dha mësim katër vjet. Mandej ajo, si një ish-studente dhe më pas mësuese mjaft e talentuar, u transferua në Katedren e Gjuhës Shqipe të fakultetit të lartpërmendur, ku, gjatë pesëmbëdhjetë vjetëve dha lëndën e gjuhës shqipe për sudentët e huaj. Pikërisht asokohe jam njohur me Profesoreshën bukuroshe Donika Londo. Ajo, së bashku edhe me tri kolege të tjera, Profesoreshat Lumnije Radovicka, Ana Golemi [Toma] dhe Zana Karapici, formonin katërshen e mirënjohur për dhënien e gjuhës shqipe për studentët e huaj. Profesoreshë Donika, ashtu si edhe të trija koleget e saj, binte në sy për artin e admirueshëm të komunikimit qoftë me kolegët, qoftë me studentët e huaj, për ngrohtësinë e shpirtit, për natyrën e qeshur dhe për humorin karakteristik.

Për përgatitjen e këtij libri, profesoreshë Donika është mbështetur në përvojën shumëvjeçare për të lehtësuar përvetësimin e gjuhës shqipe nga të huajt dhe shqiptarët jashtë vendit. Interesimi i saj, si një intelektuale me vetëdije të lartë kombëtare, ka qenë i përhershëm për ruajtjen e nivelit shkencor të mësimdhënies së gjuhës shqipe edhe për shqiptarët jashtë vendit. Kjo për arsye se në vitin 1994, ajo u largua nga atdheu dhe jeton familjarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kohës që ajo punonte në Katedrën e Gjuhës Shqipe, në Universitetin e Tiranës vinin studentë të huaj, të cilët, pas një kursi 9-mujor për studimin e gjuhës shqipe, do të fillonin studimet nëpër fakultete të ndryshme, në katedër paraqiteshin të huaj për t’u përgatitur si përkthyes nëpër ambasada ose në vendet e tyre, të tjerë që merreshin me studime për gjuhën shqipe apo për historinë e Shqipërisë, apo edhe të huaj që punonin dhe jetonin në Shqipëri dhe që gjuha shqipe u duhej aq sa për të komunikuar.

Në këto kushte, duhej përgatitur një metodë e gjuhës shqipe për të huajt. Punën për përgatitjen e saj, Profesoreshë Donika e pati nisur në bashkëpunim me Profesoreshën Lumnie Radovicka dhe në vitin 1970 doli nga shtypi libri me titull “Gjuha shqipe për studentët e huaj”, në dy pjesë. Ky libër u shoqërua me dy pjesë edhe në botimin me titull “Antologji me pjesë të zgjedhura për studentët e huaj”. Libri në fjalë, nisur edhe nga kërkesat e studentëve të huaj, u pasurua edhe më shumë dhe në vitin 1973 u ribotua me ndryshime në masën 60 përqind. Duke pasur parasysh përvojën e fituar tashmë gjatë shumë viteve të mësimdhënies së shqipes për studentët e huaj, Profesoreshë Donika, në vitin 1981, botoi librin me titull “Ushtrime të foluri për të huajt”.

Gjithë përvojën e saj, si Profesoreshë e gjuhës shqipe, si edhe materiale të tjera nga kumtesat e mbajtura në sesione të ndryshme shkencore, ajo i pati grumbulluar me kujdesin e një mësimdhënëseje të talentuar dhe vendosi t’i shfrytëzonte për botimin e metodës së lartpërmendur, të cilën, në vitin 2014, e pati vënë në qarkullim Shtëpia Bobotuese “Reklama”.

Shqipja është një gjuhë e pasur analitiko-sintetike, me një sistem interesant lakimi dhe zgjedhimi, me shumë mënyra të foljes dhe me përdorimin e saj në veta të njëjësit dhe të shumësit. Këto përbëjnë dukuri specifike dhe paraqesin vështirësi të shumta për përvetësimin e saj nga të huajt. Prandaj kjo Metodë përfaqëson një pasqyrë kuptimplote të përvojës mjaft të pasur të Profesoreshë Donikës, e cila ka ditur t’i lehtësojë në maksimum këto vështirësi nëpërmjet shtjellimit të materialit me një gjuhë mjaft të kuptueshme. Tabelat e shumta, dialogjet e strukturuara bukur, ushtrimet e pamata dhe tekstet e larmishme në shërbim të trajtave gramatikore, e bëjnë këtë metodë mjaft tërheqëse për të huajt.

Në shërbim të artit të mësimdhënies së gjuhës shqipe për të huajt, si mjete ilustrimi, ajo ka përfshirë në libër vepra të shumë shkrimtarëve dhe poetëve tanë të njohur, si Alqi Kristo, Bardhyl Londo, Çajupi, Dritëro Agolli, Dhimitër Xhuvani, Fan Noli, Ismail Kadare, Jorgo Bllaci, Naim Frashëri, Ndoc Gjetja, Ndoc Papleka, Ndre Mjeda, Nonda Bulka, Petro Marko, Sabri Godo, Teodor Keko, etj. – gjithsej 27 autorë.

E bukur, si mjet ilustrimi, është poezia e Kadaresë, me titull “Në bankat e shkollës”, e cila shërbeu si tekst për këngën e famshme, të kompozuar nga Agim Prodani dhe të ekzekutuar nga këngëtarja aq e dashur për publikun tonë Anita Take. Jo më pak emocionuese është poezia e Dritëro Agollit, e titulluar “Kur të jesh mërzitur shumë”.

Në të njëjtën kohë, si material për ilustrim, Profesoreshë Donika ka krijuar edhe vetë 36 tekste të bukura, të cilat e tërheqin dhe e emocionojnë së tepërmi studentin e huaj, jo vetëm për tematikën e larmishme, por edhe për natyrshmërinë dhe për thjeshtësinë e ndërtimit të teksteve në fjalë, në shërbim të shkathtësimit të të folurit të tyre në gjuhën shqipe.

Në faqen 160 të kësaj Metode, Profesoreshë Donika ka përfshirë një tekst të vetin më titull “Shqipëria”. Aty flitet shkurtimisht për vendin tonë, për sipërfaqen dhe për popullsinë, të shoqëruar edhe me një përshkrim të shkurtër gjeografik. Në këtë tekst më bëri përshtypje diçka: Profesoreshë Donika i sqaron studentët e huaj se Shqipëria, gjithandej, në veri, në lindje dhe në jug, rrethohet nga toka shqiptare, ku banojnë shqiptarë, në trojet e tyre. Dhe e vazhdon sqarimin më poshtë:

Ju, u drejtohet ajo studentëve të huaj, do të thoni se Shqipëria qenka e vogël, “por në vitin 1913, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, vendit tonë, Shqipërisë, i janë shkëputur territore [toka, krahina, pjesë] të tëra”.

Por një e vërtetë e tillë nuk u thuhet nxënësve shqiptarë në librin “Gjuha Shqipe 2”, për klasën e 2-të të shkollës 9-vjeçare [Shtëpia Botuese “Albas”. Tiranë 2010, f. 61], ku atyre u tregohet harta e Shqipërisë dhe trojet shqiptare të Çamërisë nuk përmenden fare, si vazhdim i kufirit tonë jugor.

Edhe pas vendosjes me banim në shtetin Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Profesoreshë Donika e ka vazhduar mësimdhënien në gjuhën shqipe për studentë amerikanë që përgatiteshin për përkthyes apo që shqipja u duhej për punë qeveritare ose për biznese kompanish. Ajo ka dhënë mësim në shkolla të tilla, si “Inlingua” [Shkolla e gjuhwve tw huaja] dhe “International Center for Language Studies” [Qendra ndwrkombwtare pwr studime gjuhwsore].

Në mbyllje të këtyre shënimeve, dëshiroj t’i uroj me gjithë zemër Profesoreshë Donikës, bashkëshortit të saj të nderuar, inxhinierit të talentuar Prof.dr. Spiro Boçi, si edhe fëmijëve të tyre të dashur, gëzuar festat e fundvitit: shëndet, mbarësi dhe humor.

Prof.dr. Eshref Ymeri : Jemi komb pa zot

Intelektuali i njohur shqiptaro-amerikan Frank Shkreli, në Portalin“Fjala e Lirë”, ka ngritur këto ditë një problem shqetësues në dy analiza të botuara, njëra me titullin “A di kush se ç’ka po ndodh në Shkup me shtëpinë e Nënë Terezës” dhe tjetra e titulluar “Duket se po trashen punët rreth truallit të shtëpisë”, ku vë në dukje “përpjekjet e sllavo-maqedonasve për të shlyer gjurmët e identitetit dhe të pranisë historike shekullore të shqiptarëve në trojet e veta”. 

Ky intelektual i nderuar ka shumë të drejtë të shqetësohet se për asnjë çast nuk e ka ndier veten të shkëputur nga trojet amtare.

 Përpjekjet e  hershme jonvetëm të sllavëve, por edhe të grekëve për çkombëtarizimin e shqiptarëve, shkojnë thellë në histori.

Historiani i njohur i lashtësisë së ashtuquajtur greke,Herodoti (484-425 p.e.r.) ka shkruar se Akropoli i Athinës ka qenë kështjellë pellazge. 

Po kush e përmend sot një gjëtë tillë në Greqinë e majmur me troje shqiptare?

Ardhacakët serbosllavë, të cilët edhe emërtimin serbe kanë nga shqipja e dialektit të gegërishtes, na grabitën jo vetëm trojet, por edhe historinë. 

 Na grabitën kishat dhe manastiret katolike në territorin e Kosovës dhe sot me tokë kërkojnë të krijojnë një entitet të pavarur ortodoks brenda saj. Sllavo maqedonasit nuk mund të mos ndjekin gjurmë te greko serbizmit në çështjen e grabitjes së historisë sonë.
Ata i bluan përbrenda smira dhe xhelozia e tmerrshme që Nënë Tereza, një personalitet i përmasave botërore në fushën e humanizmit, ka gjak të pastër shqiptar.

Serbo sllavizmi nga veriu, sllavo maqedonizmi nga lindja dhe greqizmi nga jugu, edhe në shek. XXI, po i vazhdojnë djallëzitë e tyre për çkombëtarizimin e shqiptarëve. 

Dhe kanë sukses, sepse gëzojnë mbështetje ne politikanëve mercenarë shqiptarë në tre këndëshinTiranë-Prishtinë-Shkup. 

Shikoni se ç’po bën Thaçi: për interesat e Malit të Zi, fali 8200 ha tokë alpine dhe tani kërkon t’i lëshojë Beogradit trojet tona në Veriun e Mitrovicës, në mënyrë që Kosova të mbetet e vdekur dhee pakallur. 

 Sllavo maqedonasit fshijnë nga kujtesa jonë historike Nënë Terezën dhe sa e sa herë kanë dhunuar ndërtesën ku u mbajt Kongresi i Manastirit, i cili për shqiptarët përbën një simbol kombëtar. 

 Por politikanët shqiptarë në Shkup s’bëhen të gjallë dhe t’u tregojnë vendin.

 Grekët bëjnë sikur nuk e dinë që trojet tona amtare shkojnë deri në Artë e Prevezë dhe Çamëria është pjesë e pandarë e shpirtit shqiptar. 

Sigurisht, se s’ka kusht’ua vërë kufirin te thana. Argati i greko sllavizmit, Enver Hoxha, s’mund të ngrinte padi kundër Greqisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për masakrimin e popullsisë shqiptare të Çamërisë, ashtu siç nuk ngriti padi kundër Jugosllavisë titiste për masakrën e Tivarit, se edhe vetë kishte qenë bashkëpunëtor i Beogradit për organizimin e saj. Pasardhësit neo komunistë të EnverHoxhës, si mercenarë në shërbim të Athinës, nuk mund të ngrenë padi për barbarizmat që kreu Greqia në Çamëri.

Thaçi, duke ecur në gjurmët e Enver Hoxhës, nuk mund të ngrinte padi në atë Gjykatë kundër Serbisë për masakrimin e Kosovës dhe për poshtërimin që i bëri popullit të saj me përdhunimin e 20 mijë vajzave dhe zonjave kosovare. 

 Athina po vazhdon greqizimin e Shqipërisë së Jugut dhe politikanët mercenarë të Tiranës bëjnë sikur nuk dinë gjë. 

Prandaj qytetarët shqiptarë nuk dëgjuan kurrfarë reagimi të politikanëve të Tiranës, duke filluar nga kryeministri dhe deri te kryetari i opozitës,ndaj emisionit të gazetarit të shquar dhe intelektualit të rrallë me brumosje atdhetarie Marin Mema, me titull “Grupe greke greqizojnë fshehtas Shqipërinë. Ja plani i fshehtë”, të transmetuar në kanalin televiziv “Top Channel” më 09 maj 2020.

Politikanët mercenarë shqiptarë, si bashkëpunëtorë të grekosllavizmit, janë varrmihës të kombit shqiptar.

 Nuk e di cila është arsyeja kryesore që nga radhët e popullit shqiptar dalin në krye vetëm politikanë mercenarë. 

Kur në krye të politikës shqiptare doli Albin Kurti, si kryeministër në Kosovë, dhe në programin e qevrisë vuri një objektiv shumë të rëndësishëm - ngritjen e padisë kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë -lukunia e mercenarëve të Kuvendit, me në krye argatin e Millosheviçit , Isa Mustafa, nën frymëzimin e HashimThaçit, të njeriut që varet nga Beogradi, siç ka deklaruarAleksandër Vuçiçi, u ngrit bllok më këmbë për rrëzimin e qeverisë Kurti, duke mbrojtur me zjarr interesat e Serbisë.

Në këtë mes duhet të ketë një mallkim hyjnor për shqiptarët, se ndryshe si duhet shpjeguar qëndrimi i politikanëve të tyre kundër interesave kombëtare? 

Të vjen të vësh duart në kokë që kombi shqiptar është komb pazot.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...