Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/20

Mjerë Qeveria shqiptare dhe Populli që e ka humbur kujtesën historike!


Nga Flori Bruqi 



Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë për mediat bëri me dije se ka depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese padinë për të mos lejuar prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Sic ju kemi njoftuar edhe më parë, sot kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e ligjit që i kalon në pronësi Bashkisë së Tiranës, Teatrin Kombëtar. Për fat të keq këshilli i ministrave që në pikën 1 shpreh vullnetin që bashkia të vijojë procedurën për shembjen e teatrit dhe ndërtimit të godinave të reja.
Shqiptarët rrezikojnë sot të humbasin një pasuri kombëtare, memoria jonë e përbashkët kolektive do të humbasë. Qëllimi i këtij vendimi është antikushtetues. Ne thelb edhe pse ky akt mbulohet nën argimentin e një vendimi rutinë që kalon nga pushteti qëndror te ai vendor, përmban të njejtin rrezik si edhe ligji special. Të dy këto akte shprehin prishjen e TK, kjo eshte shkelje e rëndë e parimeve kushtetuese. Qëndrova në pritje të reagimeve, por këto dy autoritete, qeveria dhe bashkia reaguan publikisht se qëndrimi i tyre është i qartë, se nuk tërhiqen për shembjen e godinës së re”, tha Presidenti.




Qeveria shqiptare  në krye me Kryeministrin shqiptar Edvin Ramën filluan rrënimin e ndërtesës së Teatrit Kombëtar  Shqiptar në Tiranë,  herët të dielën, pasi larguan dhjetëra aktorëve dhe aktivistëve që mbrojtën  sitin, duke tërhequr një turmë të madhe që brohorisnin “turp” dhe “diktaturë”.


Teatri Kombëtar nuk është më. Në dy dekada, godina historike në zemër të Tiranës ka kaluar në një sagë hedhje-pritjesh mes institucioneve dhe politikës, ndërsa degradimi i saj nuk u ndal.
Dokumentet herë e shfaqin e herë e zhdukin statusin e tij si monument kulture dhe pjesë e zonës së mbrojtur. 3 prillin e vitit 2000, qeveria e socialistëve merr vendimin për të shpallur “Ansambël Monument Kulture” aksin kryesor dhe qendrën historike të kryeqytetit. Dhe në listën bashkangjitur, kompleksi i Teatrit Kombëtar është shënuar me nr. 32 si objekt i mbrojtur brenda kësaj qendre historike.
Tre vite më pas, me ndryshimet në ligjin për trashëgiminë kulturore, bëhet e detyrueshme shpallja e monumenteve të kulturës me vendim të posaçëm për secilin objekt. Lista e 2004-s e Institutit të Monumenteve të Kulturës, edhe pse ia ruante statusin godinës, e konsideronte atë një objekt pa vlerë. Por, në një urdhër të 2007-s, firmosur nga Bujar Leskaj, ministër i Kulturës në qeverinë Berisha, teatri nuk përmendet me emër në listën e monumenteve, edhe pse figuron kompleksi ndërtimor në rrugën “Murat Toptani”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj e përdor si argument për sulm ndaj kundërshtarëve politikë.
I kontakuar ish-ministri  Bujar Leskaj thotë se teatri ndodhet në listën e monumenteve të mbrojtura brenda qendrës së Tiranës. Edhe shefi i tij i kohës, Sali Berisha, hedh poshtë pretendimet e bashkisë.


Statusin e teatrit e konfirmon edhe drejtuesi i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe, në vitin kur u firmos shkresa: “Nëse një dhomë quhet monument kulture, edhe televizori brenda dhomës quhet monument kulture. Teatri përmendet edhe me emër, edhe me numër si monument kulture”.
Diskutimi për statusin e godinës rikthehet sërish në 2015-n. 
Solidaritet me kolegët e Tiranës, në Prishtinë protestohet kundër ...
Instituti i Monumenteve të Kulturës e shpall në mbrojtje paraprake brenda Qendrës Historike kompleksin e Teatrit Kombëtar. 
Por, 2 vite më pas qeveria vendos ndryshimin e kufijve të qendrës historike. 

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Kosova solidarizohet me Tiranën ...
Territori zvogëlohet dhe dalin jashtë kufijve disa objekte, përfshirë edhe kompleksin e Teatrit Kombëtar. 
Vendimet që pasuan nuk e ndryshuan situatën për Teatrin Kombëtar. 
Debatet në Parlament, protesta më shumë se 2-vjeçare dhe një qëndrim i Komisionit Europian, detyruan mazhorancën në qeveri dhe bashki të tërhiqeshin nga ligji special, por nuk shmangën shembjen e tij në të gdhirë të 17 majit 2020. 


Meta: Kush nuk dënon dhunën është bashkëfajtor dhe nxitës i saj

Për më shumë se dy vjet aktorët, aktivisttë dhe opozita kanë kontestuar planet e kryeministrit socialist Edvin Kristaq  Rama për të ndërtuar një teatër të ri, duke thënë se ndërtesa ekzistuese ishte pjesë e trashëgimisë së vendit, dhe e akuzuan atë për praktika korruptive.

U shemb Teatri Kombëtar, në shesh del edhe djali i Sokol Olldashit ...

Një forcë e madhe policore u shfaq para agimit dhe largoi anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, duke përdorur sprai piper. 

Gërmuesit e mekanizuar më pas filluan rrënimin e kolonës së saj të përparme, ku shkruheshin fjalët “Teatri Kombëtar”.

Veliaj përgatit prishjen e Teatrit Kombëtar (Dokumenti)


Fati i ndërtesës, i ndërtuar në 1939 dhe i bërë në një teatër kombëtar në 1945, ka ndarë shoqërinë, me shumë të zemëruar që Edvin Kristaq Rama kishte zgjedhur të veprojë gjatë mbylljes nga COVID 19.


“Kjo nuk është më për prishjen e teatrit por për rrëzimin e demokracisë dhe lirisë. Ne jemi në diktaturë”, tha një anëtar i paidentifikuar i aleancës në një video në Facebook.


Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar, Presiden - Syri | Lajmi i ...


Edvin Kristaq Rama, qeveria e të cilit thotë se teatri ishte i rrënuar dhe kishte nevojë për modernizim, i qëndroi mendimit të tij se po nxiste përparimin, pasi ndërtoi një stadium dhe të ri futbolli dhe treg.


“Këta janë të njëjtët njerëz që u ngritën kundër çdo projekti në Tiranë. Ata nuk duan zhvillim, por nuk mund ta ndalojnë Tiranën”, tha Kryeministri shqiptar Edvin Kristaq Rama në një postim në Facebook.


Protestuesit shtynë policinë duke bllokuar hyrjen në sit dhe brohoritën “poshtë diktatura”, duke çuar në 37 arrestime. 


Prishja e Teatrit, "Liberation": Rama akuzohet se po i shërben ...


Një polic u shtrua në spital pasi u godit nga protestuesit, ndërsa një dëshmitar i Floripressit  gjithashtu pa një protestues me lëndime në kokë.


Nis protesta në Tiranë kundër rrënimit të Teatrit Kombëtar - Sinjali


Njëri nga të arrestuarit, analisti i mediave Alfred Lela, tha pas lirimit të tij se policia kishte përdorur dhunë të pajustifikuar dhe abuzim verbal. Policët shkelmuan protestuesit, të cilët hodhën shishe uji, sipas një dëshmitari të Floripress-it.


Veliaj: Nuk e mora unë vendimin për prishjen e Teatrit në mëngjes ...


Policia tha se akuzat për dhunë ishin të pavërteta.
Kritikët e planit fillestar për një teatër të ri thanë se ndërtimi i ishte dhënë një prej partnerëve të preferuar të qeverisë pa qenë subjekt i tenderit, me ndërtimin e disa pronave të reja të larta, të përfshira në marrëveshje.


Nis protesta në Tiranë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar – Lajmi.net



Qeveria Socialiste e tërhoqi atë plan në shkurt 2020.

Protestuesit kanë pohuar se me ligj kërkohet një periudhë gjashtë mujore që të miratohet një projekt i ri dhe se qeveria nuk ka siguruar lejet e duhura për të realizuar prishjen.


Berisha me protestuesit: Prishja e Teatrit, genocid kulturor ...


Mariya Gabriel, Komisionere e Inovacionit, Kërkimit, Kulturës, Edukimit dhe Rinisë së Bashkimit Evropian, javën e kaluar nxiti diskutime të mëtejshme para se të merrej ndonjë vendim mbi teatrin.


Prishja e godinës, akt i pastër lufte", Basha pas takimit me ...


Kreu i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha tha se prishja ishte e paligjshme dhe se gjithashtu kishte “prishur themelet e shoqërisë”.


37 të arrestuar e 1 polic i lënduar në protestat kundër shembjes ...






Ambasada e BE në Tiranë ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një postim në “Twitter”, BE deklaron se prishja erdhi në një kohë që kishin kërkuar dialog para një vendimi të pakthyeshëm dhe shpreh keqardhjen që thirrja nuk u ndoq nga institucionet kombëtare e vendore.




“Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore.

Që në orët e para të këtij mëngjesi, kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës”, deklaron zyra e BE.

Reagime të forta në botë për shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë

Në Shqipëri, shembja e Teatrit Kombëtar u pasua nga reagime të shumta. 

Presidenti Ilir Meta foli për një krim kushtetues, ligjor e moral, të paamnistueshëm. Opozita gjithashtu dënoi atë që e cilësoi si një dhunë barbare ndaj artistëve dhe qytetarëve dhe paralajmëroi protesta. Delegacioni Bashkimit europian në Tiranë u shpreh i keqardhur që thirrjet e tij për dialog nuk ishin marrë në konsideratë nga autoritetet. Shqetësim u shpreh dhe nga eurodeputetë e disa prej ambasadave europiane në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj, e cilësoi tanimë histori të mbyllur çështjen e Teatrit duke bërë ftesë për bashkëpunim me të gjithë për projektin e ri.

Si një nga zërat e fortë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, presidenti Ilir Meta e cilësoi ndërhyrjen e sotme si një akt të mafies e cila siç theksoi ai “shkatërroi dhe çdo iluzion për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri”. Duke dënuar “dhunimin e njëkohshmë të artistëve dhe gazetarëve” që sipas tij përbën “një damkë e zezë për mafien në pushtet”, Presidenti e krahasoi prishjen e Teatrit me shkatërrimin në kohën e diktaturës së kishave dhe xhamiave. Ai foli për “një krim kushtetues, ligjor e moral, të paaminstueshëm”.

Për situatën e krijuar reagoi dhe delegacioni Bashkimit europian në Tiranë, duke u shprehur “thellësisht i shqetësuar” e duke vënë në dukje se “prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore”.

Dy eurodeputetë, mes të cilëve dhe relatori për Shqipërinë në parlamentin europian, David Lega, përdorën një gjuhë më të ashpër duke u shprehur se dënonin “veprimet e autoriteteve dhe dhunën e policisë në Tiranë” dhe se i bënin thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisionerit Mariya Gabriel dhe të përmbahet nga dëmtimet e pariparueshme”. Ata i kujtuan gjithashtu qeverisë 15 kushtet që duhet të plotësojë për të filluar negociatat e pranimit në BE.

Edhe seli diplomatike të vendeve europiane në Tiranë kanë reaguar të shqetësuara. Në një postim në Facebook, ambasadori gjerman Peter Zingraf, shkruajti se “shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar. Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme. Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje”.

Ndërsa ambasada britanike u shpreh “thellësisht e shqetësuar nga mundësitë e humbura për dialog mbi ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe episodet e dhunës në Shqipëri. Mbështesim të drejtën demokratike për të protestuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë të përfshirëve të garantojnë që të jenë paqësorë. Dhuna cënon parimet themelore të demokracisë”.

Nga ana e saj opozita e cila u angazhua gjatë gjithë këtyre ditëve në krah të artistëve dënoi në mënyrë të përsëritur atë që e cilësoi si dhunë ndaj qytetarëve. Kryetarja e Lsi-së Monika Kryemadhi u shoqërua në mëngjes herët në polici, ndërsa ishte në krah të artistëve. ““Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mos e njohin shtetin e Edi Ramës. Mos të njohin asnjë gjë, që është mbijetesë. Mos e përdorni fjalën revolucion se na shqetësohen ambasadat, iu duket fjalë e keqe por harrojnë që këlyshët e komunizmit i kanë aty dhe me ndihmën dhe pazaret e tyre”, tha zonja Kryemadhi pas lirimit nga policia.

Më pas në mesditë ajo dhe drejtuesit e tjerë të opozitës u mblodhën për të dalë me një vendim të përbashkët. “Opozita është e vendosur për të ndërmarrë të gjitha hapat demokratikë, por të vendosur për largimin një orë e më parë të së keqes së shqiptarëve, të së keqes së Shqipërisë, të së keqes së fëmijëve tuaj që është Edi Rama”, deklaroi kryetari demokrat Lulzim Basha, duke bërë të ditur se “vendimi ynë i parë sot është mbështetja për të gjitha protestat e Aleancës për Teatrin, shoqërisë civile dhe qytetarëve kudo ku ndodhen, dhe nisja e organizimit po kështu nga ana e opozitës e protestave qytetare dhe mbarëpopullore”.

Nga autoritetet reagimi i parë ishte ai i kryeministrit Edi Rama. Në orët e para të ditës, ai postoi në Facebook një video të shkurtër të disa projekteve të realizuara në Tiranë por që kishin hasur në kundërshtime të forta. Ai shprehet se “janë të njejtët që ngrihen kundër çdo lloj projekti në Tiranë. Nuk e duan zhvillimin, por Tiranën nuk e ndalin dot”, shkruajti zoti Rama.

Pasdite, në një mesazh video në Facebook, kryetari i Bashkisë së Tranës, Erion Veliaj tha se vendimi për prishjen e Teatrit ishte “një vendim i vështirë por i drejtë”. Ai përsëriti dhe një herë se ekspertët e institucioneve vendase kishin vlerësuar se godina ishte e rrezikshme. Me këtë ai motivoi dhe vendimmarrjen urgjente të Bashkisë, që brenda pak ditësh pasi asaj ju kalua nga Qeveria, pronësia mbi Teatrin, mblodhi me shpejtësi Këshillin Bashkiak në orët e mbrëmjes të së enjtes, duke miratuar vendimin për shembjen e Teatrit, dhe po me kaq shpejtësi, ndërhyri sot në orët e para të mëngjesit për rrëzimin e godinës.

Ndërsa theksoi se Teatri Kombëtar “asnjëherë nuk ka qenë në listën e monumenteve të kulturës”, zoti Veliaj shpjegoi se në mbi 2 vjet, përgjatë së cilëve është diskutuar dhe debatuar kjo temë, autoritetet kanë bërë hapa pas nga qëndrimet apo propozimet e tyre fillestare. Ai nuk komentoi angazhimin e qindra forcave të policisë dhe forën e përdorur, por duke e quajtur tanimë një histori të mbyllur, tha se i ftonte të gjithë për të bashkëpunuar për të përmirësuar projektin për godinën e re.

 Zemërim kundër qeverisë në Tiranë

Shembja e Teatrit Kombëtar ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare të cilat kanë raportuar për protestat dhe përplasjen me policinë. Reuters dhe New York Times shkruajnë se autoritetet shqiptare nisën që në orët e para të mëngjesit shembjen e ndërtesës e Teatrit Kombëtar ndërsa një dyzinë aktorësh bërtisnin “turp” dhe “diktaturë”.

Agjencia e lajmeve kujton se për më shumë se 2 vjet aktivistë dhe shoqëria civile kundërshtojnë planin e kryeministrit Edi Rama duke këmbëngulur se ajo është pjesë e trashëgimisë kulturore dhe e kanë akuzuar atë për praktika korruptive.

“Kjo nuk ka të bëjë më me shembjen e Teatrit, por me rënien e demokracisë dhe lirisë. Ne jemi në diktaturë” – citon Reuters, Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. Reuters nënvizon se ka pasur përplasje me policinë dhe janë ndaluar 37 persona. Vetë Reuters thotë se ka parë se si policia godiste protestuesit dhe ndaloi një prej gazetarëve në protestë edhe pse vetë uniformat blu e kanë kundërshtuar se është ushtruar dhunë. Ndërsa “New York Times” raporton për përplasjet mes protestuesve dhe policisë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.






Drama e fundit në Teatrin Kombëtar të Tiranës


 Nga Blerim Latifi

Për tri vite rradhazi Shqipëria politike e kulturore ka qenë e përfshirë në një debat hamletian mbi çështjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Tiranës. Të prishet a të mos prishet Teatri? – kjo ishte çështja!

Kjo dilemë u zgjidh në mëngjesin e hershëm të 17 Majit 2020, kur ekskavatorët e rëndë të Bashkisë së Tiranës, nën sigurinë e forcave të policisë së shtetit, filluan të rrënojnë ndërtesën e Teatrit, e ndërtuar tetëdhjetë e ca vite më parë, mbi bazën e një projekti të ideuar nga një arkitekt italian. Stili arkitekturor i kësaj ndërtese është stili i futurizmit italian, i cili kishte lulëzuar gjatë epokës së Musolinit, diktatorit fashist që kishte sunduar Italinë me dorë hekurt nga viti 1922 deri në vitin 1943.

Struktura e jashtme e ndërtesës paraqet shprehje aktitekturore të koncepteve futuriste, në të cilat glorifikohet progresi industrial e teknologjik i epokës moderne. Kjo strukturë i ngjan një lokomotive, e cila është duke marshuar në drejtim të Perëndimit, që në këtë rast nënkupton Italinë fashiste. Thënë ndryshe: ndërtesa simbolizon Shqipërinë që ka hedhur shikimin e saj plot admirim mbi fqinjin e saj perëndimor.

I vetëdijshëm për mundësitë e një kundërshtimi të ashpër praktik, kryeministri Rama, zgjodhi ditën e fundit të masave të gjëndjes së jashtëzakonshme, që të zbatonte planin e tij të kahershëm për rrënimin e ndërtesës në fjalë. Rama duket të ketë menduar : Në kushtet e këtyre masave presioni i kundërshtarëve të prishjes do të jetë më i vogël!

Llogaria e tij doli të jetë e saktë. Rezistenca e atyre që ishin kundër prishjes ishte e dobët. Ajo nuk ia doli të ndalojë ekskavatorët e urdhëruar nga kryebashkiaku Veliaj. Ata që ishin më aktiv gjatë rezistencës përfunduan në komisariatet e policisë. Opozita e dënoi fuqishëm operacionin e rrënimit, por nuk ndërmorri ndonjë veprim serioz për ndalimin e tij. Pala që gjatë këtyre viteve ka kundërshtuar prishjen e ndërtesës së vjetër të Teatrit Kombëtar, asnjëherë nuk ka qenë homogjene në qëndrimet e saj.

Brenda rezistencës së saj mund të dallojmë së paku tri qëndrime të ndryshme: qëndrimin nostalgjik, qëndrimin antikuarist dhe qëndrimin partiak. Qëndrimi nostalgjik është qëndrimi i artistëve, kryesisht aktorë e regjisorë, të cilët dolën kundër rrënimit të ndërtesës së vjetër të Teatrit Kombëtar, për shkak se ajo lidhej me karrierën e tyre jetësore artistike. Secili ndihet keq kur e sheh duke u zhdukur një shenjë e identitetit të tij, një objekt i cili thotë shumë për jetën e tij.

Aktorët që kishin kaluar dekada të tëra në objektin e Teatrit që po i vihej kazma, nuk do të mund të bënin përjashtim nga kjo ndjesi e natyrshme. Ata, në fillim, pothuajse të gjithë ishin njëzëri kundër planeve të rrënimit, por më vonë debati me qeverinë e prishi homogjenitetin e tyre. Qëndrimin tjetër, atë antikuarist e përfaqësonin ata që e shihnin çështjen nga pikëpamja e trashëgimisë kulturore. Për ta, çdo gjë e vjetër është vlerë në vete dhe si e tillë duhet të konservohet me patjetër.

Akuza e tyre për Ramën ishte se ai po bënte një krim mbi trashëgiminë kulturore të Tiranës. Në mesin e akuzave ishin edhe ato në të cilat qëndrimi i Ramës rreth ndërtesës së Teatrit krahasohej me politikën e Enver Hoxhës për rrënimin e objekteve të kulteve fetare gjatë vitit 1967. Ndërkaq, qëndrimin i tretë rezistent përfaqësohej nga partitë opozitare, të cilat debatin mbi ndërtesën e teatrit synonin ta kthehin në kauzë të tyre opozitare kundër pushtetit të Ramës.

Të tri qëndrimet rezistente, përkundër dallimeve në motivet e tyre, kanë një element të përbashkët: dyshimin se prapa planit të Ramës për prishjen e ndërtesës së vjetër të teatrit qëndrojnë interesa oligarkike të lidhura me pushtetin e Ramës. Rama akuzohet se qëllimi i tij është të heq qafesh këtë ndërtesë, për t’i bërë vend investimit kapitalist në ndonjë kullë të tjetër të madhe, si ato që tanimë janë ngritur në lindje dhe perëndim të sheshit kryesor të Tiranës.

Këtyre akuzave Rama u është përgjigjur duke nxjerrë planin për ndërtimin e teatrit të ri. Projekti i këtij teatri është bërë nga një arkitekt danez, Bjarke Ingles, i njohur për vepra arkitekturore që i përkasin asaj që njihet si “arkitektura metamoderniste”, një stil ky që kombinon elementet e modernizmit me ato të postmodernizmit. Maketi që është publikuar paraqet një godinë mbresëlënëse, e cila, nëse jetësohet, sigurisht që do t’i shtoj një dimension të ri estetikës publike bashkëkohore të Tiranës.

Çështja është se a mund të realizohej projekti i Ingles, pa u shkatërruar teatri i vjetër. Rama këmbëngulte se kjo nuk ishte e mundur, prandaj i vuri kazmën. Në muajt në vazhdim do të shohim nëse qëllimi i Ramës lidhet vetëm me interesin për ta bërë Tiranën me një Teatër Kombëtar Bashkëkohor, apo ky interes përfshin edhe motive të tjera jopublike, për të cilat dyshojnë mbrojtësit e teatrit të vjetër dhe opozita.

Nga dita e sotme fillon koha e boshllëkut në çështjen e teatrit: teatri i vjetër është zhdukur, i riu ende është vetëm projekt në letër. Me çfarë do të mbushet ky boshllëk? Sigurisht me atë që e kanë të bollshme shqiptarët: përplasjet politike! Për ata që deshën ta ruajnë dhe nuk mundën, nga sot marrim kuptim të plotë fjalët “nostalgji për teatrin e vjetër”: dhimbje për kthimin e pamundur të tij.

Ndërkaq, opozita që ka paralajmëruar protesta popullore në shkallë vendi, me gjasë, me kalimin e ditëve, do ta harroj kauzën e teatrit të vjetër dhe do të kërkoj t’i hapë plagë të tjera pushtetit të Ramës, në funksion të qëllimit për ta mundur në zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të mbahen në vitin tjetër. Rama ka një vit kohë për të dëshmuar se kundërshtarët e tij e kishin gabim për punën e teatrit. Deri atëherë mbase e kupton se një pjesë e gabimit qëndron edhe tek veprimi i tij dhe ky gabim ka të bëjë me faktin se ai nuk arriti dot të gjente formulën që mundëson modernizimin pa shkatërruar vlerat e të shkuarës, qofshin ato edhe në formën e një objekti artistik jofunksional.

Babai i konservatorizmit britanik, Edmund Burke thotë se “madhështia e një lideri qëndron në aftësinë për të kombinuar nevojën e ruajtjes së vlerave me nevojën për përmirësimin e gjërave”.

Zëri i Amerikës: Debat mbi të ardhmen e Kosovës

Përfaqësues institucionesh e organizatash jo qeveritare nga Kosova, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara debatuan të martën në një konferencë të programit “Peace building dhe të drejtat e njeriut” të Universitetit Columbia.

Brenda Teatrit të përplasjeve Prishtinë -Tiranë, si u ashpërsua konflikti Albin Kurti – Edi Rama



“Duket sikur demokracia mezi po mbahet në Shqipëri. Por demokracia është aftësia e qytetarëve për t’i befasuar pushtetarët, e nuk është spektakli i propagandës së pushtetit, që ua ledhaton mjekrat atyre”. Kjo është akuza më e fundit e Albin Kurtit kundër dikur mikut të tij, Edi Ramës. Në dy-tri vjetët e fundit dy liderët e majtë në Kosovë e Shqipëri, që tash të dy janë kryeministra, tërheqjen e vetme i kanë pasur deklaratat e ashpra ndaj njëri – tjetrit.

Dukej premtues takimi mbi katër orësh në Tiranë ku Kurti e Rama kishin diskutuar gjerë e gjatë raportet mes dy vendeve që viteve të fundit janë përballë me amplituda të shpeshta për shkak të liderëve. Takimi i shumëpërfolur që ishte ndërprerë për shkak Gerard Depardieu, ishte komentuar gjatë pikërisht edhe për shkak të aktorit francez, por orët e gjata bashkë nuk e kishin rikuperuar marrëdhënien. Rama nuk kishte arritur ta bindte Kurtin për disa tema që i interesonin dhe pak kohë më pas filloi të flas se Kryeministri i ri i Kosovës shumë shpejt do të përballet me vështirësitë e qeverisjes ose do të kalojë nga “poezia e opozitës në prozë”.

Në kohë pandemie raportet vetëm sa eskaluan. Rama nuk iu përgjigj kërkesës së Kurti për takim të liderëve kosovarë e shqiptarë duke thënë se duhet të merret vesh fillimisht se kush është zëri zyrtar në Kosovë.

Rrëzimi i Teatrit të dielën që shkoi dhe gatishmëria e Lëvizjes Vetëvendosje për të mbajtur protesta kudo ishte rasti i mirë për Kurtin dhe VV’në për të kthyer përgjigje. Zyrtarë të lartë të VV’së në Tiranë kanë protestuar kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ku është arrestuar drejtori i Zyrës së VV’së në Shqipëri, Boiken Abazi.

Vetëvendosje, në reagimin e sotëm, tha se shpresojnë që arrestimi i zyrtarit të saj të mos jetë hakmarrje e një ‘idhnaku’. Në këtë postim VV’ja riktheu në vëmendje miqësinë e Ramës me Vuciqin.

“Boiken Abazi përveç kontributit të tij si aktivist i rëndësishëm për Lëvizjen VETËVENDOSJE! shquhet edhe si qytetar i kulturuar e intelektual i angazhuar. Ndalimi i tij shpresojmë të mos jetë hakmarrje e ndonjë idhnaku që mban inat për prishjen e pazareve me Vuçiqin. Vuçiqi mund të jetë mik individual i dikujt, por ai nuk mund të jetë kurrë mik i shqiptarëve, për shkak të historisë e politikës që ai përfaqëson”, shkroi VV’ja,

Por përplasja e Ramës me Kurtin që po shënon pikun e saj me zënkën për një teatër të Tiranës, rrënjët i ka shumë më të thella. Konflikti i tyre ka qenë i pasur për nga përmbajtja e akuzave ndaj njëri – tjetrit në tri vjetët e fundit. Rama në një intervistë për Pressing të T7 u shpreh i mllefosur për krahasimin që Kurti i bëri me Millosheviqin kur kundërshtoi shembjen e teatrit dhe akuzoi Kurtin për dështim në veri duke thënë se gjatë pandemisë atje Serbia ushtroi sovranitet.

Në rritje e sipër të VV’së në Kosovë, kjo parti dhe lideri i saj Albin Kurti, kishte raporte veçmas të mira me Ramën. Të majtit shqiptarë supozohej se do të përshtateshin me njëri – tjetrin. Kurti besohej se i përshtatej shijeve të Ramës më shumë se liderët e tjerë politikë, që kryesisht ishin komandantë të luftës.

Por, në vitin 2018, filluan të ndryshonin raportet. Edi Rama po afrohej edhe më shumë me Presidentin Thaçi, e kush e kishte mik Presidentin e Kosovës, nuk mund ta kishte njësoj mik edhe kundërshtarin më të madh të tij, Kurtin.

Lideri i LVV’së, nga ana tjetër, nisi të përafrohej me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën.

Në të njëjtin vit, miqësitë në politikën shqiptare po definoheshin me qëndrimet pro ose kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Rama, në mbrojtje të Presidentit Thaçi njëherë në Pejë tha “Kushdo që i thotë Hashim Thaçit tradhtar, është gomar”. Këtë më shumë e kishte për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, megjithatë Kurti e VV’ja ishin ata që Presidentit ia kishin vënë titullin.

LVV e ka akuzuar herë direkt e herë indirekt kryeministrin Rama, se ishte një nga ideatorët e ndarjes së Kosovës bashkë me Thaçin e presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

Vetëvendosje në Prishtinë, me degën e saj në Tiranë, do të përkrahte çdo gjë që kundërshtonte Ramën që nga viti 2018. LVV doli haptas pro protestave të studentëve të studentëve, që konsiderohej si përballja më serioze e kryeministrit të Shqipërisë prej që është në pushtet.

Këtë protestë e kishin përkrahur zyrtarë të lartë të partisë, si Albulena Haxhiu, e kishte prej atyre si Tinka Kurti që kishin marrë pjesë edhe fizikisht në protestat kundër Qeverisë Rama.

Në maj të vitit 2019, në kuadër të Samitit të Brdo-Brijunit, Presidenti serb po vinte në Tiranë bashkë me liderët e tjerë të Ballkanit.

Për Lëvizjen Vetëvendosje në Tiranë ishte e papranueshme që Vuciqi të pritej njëjtë si të tjerët, e kështu paralajmëruan edhe protesta.

“Nga mediat dhe përfaqësues të huaj është raportuar se Aleksandar Vuçiç dhe Milorad Dodik do të vizitojnë Tiranën në datat 8 dhe 9 maj për të marrë pjesë në takimin “Brdo-Brione”. Për këtë vizitë të tyre nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar nga asnjë prej institucioneve të Republikës së Shqipërisë. Institucionet kanë zgjedhur heshtjen dhe mos transparencën, pikërisht në një periudhë kur Serbia synon haptazi ekspansion në Kosovë e në Bosnje”, reagonte atëherë VV’ja.

Kurti, që ishte distancuar nga miku i tij Rama, kur i fitoi zgjedhjet, si kandidat për kryeministër zhvilloi një takim me atë që do ta kishte homolog. Kurti e kishte të rëndësishme që vizitën e parë si fitues i zgjedhjeve, e edhe si kryeministër më vonë, ta bënte në Shqipëri.

Në tetor kaloi një mbrëmje me Ramën, e nëntor LVV’ja riktheu pakënaqësitë që Rama priti në Shqipëri Vuciqin, e i pranoi ndihmat që Serbia ia bënte pas tërmeteve në Durrës gjatë nëntorit.

Kur dukej Rama e Kurti, po shkrinin acarimin e raporteve, ishte tema e minishengenit që krijoi përplasje mes tyre në një konferencë të përbashkët të mediave në Tiranë.

Kurti provoi që me kurtuazi ta shpjegonte mospajtimin e tij me idenë e Ramës dhe të Vuciqit për minishengen, ndërsa Rama i përplasi në fytyrë pakënaqësinë që kryeministri i ri i Kosovës nuk po i bindej.

“Ky është takimi i parë, ka edhe shumë tema që do i trajtojmë në të ardhmen, ishte një temë që e trajtuam shkurtimisht. Takimi sot për makroshegenin shqiptar se për minishengenitn Ballkanin”, u shpreh Kurti në shkurt të këtij viti.

Ndërsa Rama ia ktheu “S’ka makroshegen shqiptar pa minishengen Ballkanik”.

Kurti u kthye në Prishtinë ndërsa përplasjet – sic do t’i quante presidenti Thaci – sporadike mes dy liderëve shqiptarë vazhduan, deri të reagimi i sotëm, kur Kurti pretendon se i ka prishur pazaret e Ramës me Vuciqin.

Mesazhi i fortë i presidentit shqiptar Ilir Metës pak orë para protestës për Teatrin: Kush hesht e s’guxon ta dënojë dhunën është bashkëfajtor!


“Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë dhunen është bashkëfajtor dhe nxitës i saj!”. Kjo është deklarata e presidentit Ilir Meta në lidhje me protestën që ndodhi pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ku disa artistë e përfaqësues të shoqërisë civile u shoqëruan.

Teksa ka publikuar një video nga episodet që u shoqëruan ditën e diel, kreu i shëtit thekson se demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet!



“Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë!
Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj!
Kurajë qytetare dhe solidaritet!
Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet!
Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane! 🇦🇱”, shkruan Meta, pak orë para protestës së paralajmëruar sot nga Aleanca për Mbrotjen e Teatrit.

Letra e parë për Kancelaren Angela Merkel – Diktatori Edi Rama sot dogji Teatrin Kombëtar në Tiranë njësoj sikur të digjte sot në Berlin Reichstag-un Nga Elida Buçpapaj



E dashur Zonja Kancelare,



kam nisur një bisedim të përditshëm me Ju në kohën e Pandemisë Covid 19.

Ju nuk më dëgjoni se çfarë Ju them, sepse nuk keni se si, pasi unë flas me veten time.

Por sot kur në Shqipëri ndodhi një gjëmë,kur diktatori mizor Edi Rama shembi Teatrin Kombëtar, skenën ku kanë interpretuar gjithë gjenitë e artit shqiptar,ky akt barbarie i shtetit kundër identitetit kombëtar më bëri që t’Ju shkruaj.

Si një SOS!

Jemi gati të mbytur, pasi Shqipëria jeton nën diktaturë dhe Ju kërkojmë ndihmë!

Ju a do të na lini të mbytemi ?

Shembja e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë më solli ndër mend vargun biblik të poetit Heinrich Heine shkruar rreth dy shekuj më parë :

«Dort, wo man Bücher verbrennt, verbrennt man am Ende auch Menschen» – ”

– ” Që shqipërohet pak a shumë “Kur të digjni libra, do të digjni njerëz”.

Heinrich Heine ishte poet, ishte gjerman, ishte hebre.

Heinrich Heine ishte hebre gjerman dhe poet, i biri i një bankieri që kishte lindur në Düsseldorf më 1797 dhe që ndërroi jetë në Paris më 1856.

Poetët janë profetë ! Heinrich Heine e kishte paralajmëruar Gjermaninë për atë gjëmë që do t’i vinte, duke i dhënë kohë që të shmangej.

Por Gjermania nuk ia vuri veshin Heinrich Heines dhe dogji veten,

por e nisi duke kaluar në turrën e druve në fillim librat, kulturën!

Në pranverën e 1933 partia naziste e Gjermanisë nisi Bücherverbrennungen – futjen në turrë të librave.

Sipas Jonathan Rose, historian dhe autor i librit “The Holokaust and the Book”, gjatë 12 vjetëve, dmth nga 1933 deri më 1945, nga të gjitha bibliotekat e Europës janë djegur 100 milionë libra, ndofta edhe më tepër

Pikërisht më 10 maj 1933 në Opernplatz – Babelplatz ku sot është një Monument simbolik i kujtesës të asaj dite tragjike – nazistët startuan me organizimin e djegies së librave. Dogjën librat e atyre autorëve që sipas tyre vinin “kundër shpirtit gjerman”. Po t’i kishin patur në dorë do t’i digjnin edhe nëpër krematoriaumet e mëvonshme. Midis tyre ishin gjermanë dhe jo gjermanë, të gjithë autorë botërorë: Albert Einstein, Franz Kafka, Bertolt Brecht, Emile Zola, Ernest Heminguej, Erich Maria Remarque, Andre Gide, Isaak Babel, Sigmund Freud, Marcel Proust, Stefan Zweig, Upton Sinclaire, Lev Trockij e tjerë e tjerë.

Midis turrave të librave ishin edhe librat e poetit Heinrich Heine i cili kishte paraparë këtë skenë apokaliptike, por gjermanët nuk ia kishin varur ta dëgjonin.

Pas çuarjes në turrën e druve të librave, inkuizicioni nazist kaloi në furrat e digjes hebrejtë dhe njerëzimin! Lufta e Dytë Botërore kushtoi 75 milionë viktima, midis tyre 6 milionë hebrej.

Me të njëjtin agresivitet antihuman u sollën edhe diktaturat stalinste, ku bën pjesë edhe diktatura shqiptare e Enver Hoxhës, që shfarosi 100 milionë viktima.

Për çdo libër që kanë djegur, nazistët dhe stalinistët bashkë kanë eleminuar nga 2 të pafajshëm.

E solla këtë shembull për të treguar gjendjen e Shqipërisë sot, kur diktatura nazisto-staliniste-mafioze e Edi Ramës shembi Teatrin Kombëtar, nga simbolet e pakta që i kanë mbetur shqiptarëve të identitetit kulturoro-kombëtar.

Diktatori mizor i Shqipërisë anëtare e NATO-s, në mesnatën e 17 majit 2020, në mes të pandemisë, në mes të krizës botërore që ka tronditur edhe vetë Perëndimin, kur populli shqiptar i varfëruar, ndodhet në karantinë, në lockdown nëpër shtëpi, sikur nazistët hitlerianë në 10 majin e 1933 kur nisën me djegien në durra drush të librave të kollosëve gjermanë dhe të njerëzimit, Edi Rama shembi Teatrin Kombëtar!

Tërbimi i tij kundër artit, kulturës dhe Artistëve shqiptarë është po aq i çmendur sa i të gjithë ideologëve që ushqyen katastrofën gjermane me emrin nazizëm.

Shqiptarët kanë më tepër se dy vjet, duke i kërkuar ndihmën e Perëndimit, që diktatori mafioz Edi Rama të mos e prekte Teatrin Kombëtar.

Teatri Kombëtar vigjëlohej natën dhe ditën prej dy vitesh nga aktorët dhe qytetarët shqiptarë deri kur sonte në mes të natës të 17 majit 2020, krimineli Edi Rama dërgoi fadromat, ushtrinë, policinë dhe e shembi Teatrin!

Për ne shqiptarët shembja e Teatrit Kombëtar është sikur diktatori Edi Rama të vinte në Berlin sot t’jua shembte sot Reichstag-un!

Zemërimi i shqiptarëve ndaj diktatorit Edi Rama është sikur i gjermanëve sot nëse Edi Rama do të vinte dhe t’ju digjte Reichstag-un.

Do të desha që edhe gjermanët sot të ndjejnë atë zemërim sikur shqiptarët për shembjen e një Monumenti të identitetit kulturor kombetar.

Ne jemi shqiptarë, jemi europianë! Gjermanët dhe Perëndimi duhet të na mbrojë sikur mbron Gjermania mbron Gjermaninë ose sikur Perëndimi mbron Perëndimin, pra sikur mbron veteveten!

Në emrin e shqiptarëve Ju lutem dhe Ju bëj thirrje të reagoni sikur Ju takon, për ta justifikuar besimin që Shqiptarët kanë ndaj Jush.

Me respektin më të lartë
Elida Buçpapaj
Gazetare, poeteshë

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...