Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/22

Flet Bajame Hoxha-Çeliku, shpirti i artistit rron edhe larg atdheut!


LIBRAT E BOTUAR, DËSHMOJNË PUNËN TIME SHUMËVJEÇARE E TË PALODHUR, PËRPARA TË VËRTETAVE, QË UNË KAM PËRJETUAR…



Poezi nga Bajame Hoxha ( Çeliku) | ATUNIS GALAXY POETRY


(Bisedë me poeten dhe shkrimtaren Bajame Hoxha-Çeliku, krijuese e përndjekur nga diktatura dhe tani emigrante, në Belgjikë)



Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e studiues



Kënaqësi, që po e zhvillojmë bashkë këtë Bisedë, mike Bajame edhe nga fakti, se jemi nga e njëjta krahinë, me origjinë nga Malësia e Gjakovës (Tropoja).Pra, në fillim, dëshirojmë të dimë diçka për vendlindjen, fëmijërinë e shkollimin tënd…


Flet Bajame Hoxha-Çeliku, shpirti i artistit rron edhe larg ...

-Profesor Gecaj, ju falënderoj për dëshirën e madhe, që tregoni për të shkruar e treguar, në pak rreshta, historinë e jetës së familjes sime dhe, njëkohësisht, të shkuarën tonë të hidhur! Familja e tim shoqi është nga Malësia e Gjakovës dhe pikërisht janë Hoxhajt e Gashit të Gurit dhe trashëgimtare e denjë e heroit legjendar, Avdulla Hoxha. Atë e varën pushtuesit osmanë në litar, më 1910, si prijës i kryengritjeve kundër pushtimit shekullor të tyre. Kjo ndodhi, pikërisht, dy vjet para shpalljes së Pavarësisë, ku mejteplitë do ta provokonin para litarit: “Hoxhë, sa sharte ka Turqia?” Ndërsa fjala e fundit e tij ishte: “Me takat, lum zotnia…pesë manxerrja… e gjashtë alltia!/ E, t’kisha pasë veç nji me veti…/ do m’kish shku/ zani te mbreti!”. Atëherë, këto vargje, të dala nga zemra burrërore e heroit dhe trimëritë e tij të pashoqe, rapsodët e kohës i ngritën në shtatë këngë, në Kosovë dhe në një përmendore të pavdekshme, për Avdulla Hoxhën e Gashit të Gurit. Pra, edhe pse ishte një nga familjet më në zë të kohës, e trimave të Malësisë së Gjakovës e më gjerë, shpata e hidhur e Enver Hoxhës të godiste e të korrte pa mëshirë, në qoftë se nuk i nënshtroheshe!



Unë, me tim shoq, jemi takuar që fëmijë në internim, në kampin e përqendrimit, i cili ishte në Savër të Lushnjës. Ndërsa, kur u rritëm, ngritëm mbi baza të shëndosha një familje të ndershme. Nga kjo martesë, kemi tre fëmijë të mrekullueshëm, dy vajza e një djalë. Pasi jetuan “Ferrin e Dantes”, në fëmijëri, tani ata janë të diplomuar në Bruksel dhe jetojnë me dinjitet, si qytetarë belgë. Unë, me origjinë prindërore, jam gjysmë nga Mati e gjysmë nga Kukësi, por s’kemi jetuar kurrë atje. Nuk e di saktë, të them nga jam, sepse asnjë rreth nuk më bën ende bijën e tij!? Kjo, sepse fëmijërinë time e kam kaluar në qytetin e Gjirokastrës, ku kam marrë dhe mësimet e viteve të para. Pastaj, në kampin e përqendrimit ma ndërprenë shkollën. Më tej, e vazhdova atë natën e me copa dhe munda ta kryeja e t’i jepja të gjitha provimet, vetëm në ditët e demokracisë.

Flet Bajame Hoxha-Çeliku, shpirti i artistit rron edhe larg ...

Ne na i mbyllën dyert e shkollave, por dyert e dijeve nuk na i mbyllën dot! Ato baraka me kashtë, dhomëzat e tyre, u kthyen në shkolla për ne. Në ato baraka, me kallama të hekurta, që ashtu i kthyem ne, mësuam gjuhë të huaja, gjuhën shqipe, letërsi shqipe e të huaj, mësuam muzikën shqiptare dhe muzikën e huaj (të ndaluar për kohën) etj. Prandaj tani, kur më pyesin nga je, u them shpejt: “Nga gjithë Shqipëria”. Dhe, kur kërkojnë hollësira, u them prerazi: “Jam nga Lushnja!”



E di që do të shkaktojë sjellje në kujtesë, të një kohe të vështirë të jetës tënde…Megjithatë, a mund të tregosh, sigurisht shkurt, për vitet e gjata të internimit?


– “Kush mbjell erën, korrë furtunën!…” Por, ne e prindërit tanë, mbollëm paqen dhe gjetëm ferrin mbi tokë! Në romanin me 581 faqe, “Vajet e Pranverës Mashtruese”, që botova fundvitin e kaluar, te Shtëpia Botuese”Nacional”, trajtohet pikërisht kjo temë, që përfshin kohën nga viti dyzetë e pesë dhe deri në nëntëdhjetë e njëshin, kur trokiti demokracia dhe ne u lamë të lirë të marrim vetëm rrugët e kurbetit, me rrobat që kishim veshur. Kush është i interesuar për ta njohur atë histori të hidhur, por të vërtetë, mund ta lexoj këtë libër, ku personazhet janë me emra të vërtetë. Megjithatë, besoj se nuk i ka nxënë dot ai libër, prej qindra faqesh, të tëra ato drama, që ne i përjetuam. Një jetë-në skëterrë, do ta quaja!

Gjashtë “binjakët” të Bajame Hoxhës (Çelikut) / Nga: Përparim Hysi ...

Kur të lindi dëshira për të krijuar e shkruar dhe cila ishte periudha e shpërthimeve të vrullshme, në këtë fushë?


-Mua nuk më lindi dëshira, i nderuar, por shkrova instinktivisht, kur policët po na shoqëronin. Ishim duke udhëtuar me makinë, drejt kampit të përqendrimit, me policë mbi krye. Udhëtimi zgjati gjithë natën. Atë mëngjes të bukur vjeshte nuk do ta harroj kurrë! Duke hyrë në qytetin e Lushnjës, nxora nga çanta, e cila më kishte mbetur në dorë ,që nga çasti i nisjes për në internim, lapsin, fletoren dhe shkrova poezinë e parë: “Rri polici, mu mbi buzë!…” Isha fare fëmijë. Pas atij mëngjesi të paharruar, të gjitha padrejtësitë dhe jetën e dhunshme, e hidhja në fletore.

KOINÇIDENCË PROFILESH POETIKE: SALI BYTYÇI I DËNUAR, ROB LUFTE ...

4.Jam informuar, se ke botuar shtatëmbëdhjetë libra…Cila është tematika kryesore e tyre? Po, në çfarë gjinishë ke krijuar?



-Unë shkruaj në të gjitha gjinitë letrare, pasi 17 librat e shkruar dhe të botuar: në prozë, poezi, për të rritur e fëmijë, dëshmojnë qartë punën time këmbëngulëse, shumëvjeçare e të palodhur. Përpara të vërtetave lakuriqe unë nuk kam mundur të hesht. Pasi që unë i kam përjetuar në vitet e diktaturës në Shqipëri. Kam trajtuar edhe tema shoqërore, por në poezi qëndroj më dukshëm, te rima, te vargjet lirikë…



5.Tashmë, ke disa vite në emigracion, në Belgjikë…Cilat janë përshtypjet e tua, nga kjo jetë, larg Atdheut?



-Jo më larg se disa ditë më parë, shkrova brenda romanit tim të ardhshëm, nga libri ”S’e besoj Parajsën tënde”, të poetit shqiptar nga Maqedonia, Shazim Mehmeti: “Vasha, vërtet, ku humbi?/ Ku iku?/ Ku treti?/ Treti për të m’u shfaqur/ rishtas në valë deti?!” Më tej, ky poet shkruan këto radhë, kaq domethënëse: “Jap gjithë jetën time endacake,/ për dy metra varr n’atdheun tim!” A s’e ka dhënë shpirtin ky poet, brenda vargjeve? A s’ka folur dhe për mua, ky poet ? Kam më se 16 vjet, që e kam lexuar këtë libër dhe s’i kam harruar kurrë vargjet e tij!



Përsëri, disi lidhur me pyetjen e mësipërme: Sa ke ndihmuar ti në shkollimin e fëmijëve të emigrantëve shqiptarë?


– Kur arrita në Belgjikë, kërkova strehim politik dhe u pranova, si e tillë. Ndërkohë, intelektualët e Kosovës, me drejtor shkolle Muhamet Shabanin, më bënë thirrje për të ndihmuar në mësimdhënien e gjuhës amtare, pra, fëmijët shqiptarë në Bruksel. Kërkesës së tyre iu përgjigja pozitivisht. Kështu, kam dhënë mësim njëmbëdhjetë vjet, falas dhe kjo më bën krenare, ishte kënaqësi për mua. Nxënësit e mi, tani ndjekin universitetet e Brukselit. Ata e flasin dhe e shkruajnë shqipen, njëlloj me fëmijët, që janë rritur e shkolluar në Atdhe.



Do të flisja pak, si në veçanti, për një nxënës të shkëlqyer. Quhet Flamur Hamiti dhe këtë vit ndjek vitin e parë për mjekësi. Ai e flet dhe e shkruan aq bukur gjuhën shqipe letrare, kur me origjinë, që nga gjyshërit, është shqiptar nga Kosova.



Po me veprimtari tjera shoqërore, a je marrë?


-Sigurisht, po! Pas vendosjes së demokracisë, në qytetin e Lushnjës kam qenë zëvendëskryetare e Forumit të gruas demokratike dhe kryetare e Shoqatës së të përndjekurve politikë. Ndihmat, që më vinin për këtë shtresë shoqërore, jam kujdesur që të ndahen në mënyrë të barabartë, si për më të varfërit e qytetit dhe për të verbërit. Ndihmat, me veshmbathje e ushqime, ua kam çuar vetë nëpër shtëpitë e tyre. Ndërkohë, kam qenë dhe sekretare e Shoqatës së të Verbërve. Kur shkoj në qytetin e Lushnjës, sa e marrin vesh gratë, që unë kam arritur, vrapon secila prej tyre, të më marrë në shtëpinë e saj, duke më quajtur me dashamirësi, respekt e mirënjohje: “Nënë Tereza”! Sigurisht, sjellja e tyre më emocionon shumë…



Cili ka qenë vlerësimi i krijimtarisë tënde të botuar, me çmime ose “Mirënjohje” etj.?


– Vonë, shumë vonë, janë kujtuar edhe për mua! Në vitin 2012, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, në Lushnjë, në qytetin e vuajtjeve, në qytetin e plagëve të mia, më janë dhënë dy çmime:“Libri më i bukur i vitit”, me titullin ”Diku, aty…” dhe“Çmimi i Karrierës”. Pastaj, në vitin 2016, më është dhënë çmimi letrar, “Vath Koreshi”. Në Bruksel, po kështu, më janë dhënë 6 Mirënjohje “Naim Frashëri”, për ndihmesën e çmuar, vullnetarisht e me ndjenja të larta atdhetare, në mësimdhënien e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë, për 11 vjet radhazi. Plus kësaj, jam shpërblyer me “Mirënjohje” nga Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës, si dhe “Deklarata e Pavarësisë së Kosovës”, në vitin 2014.



A është shkruar, në gazeta e revista ose a është folur në ndonjë emision të radiove a TV-ve, për librat tu? Po përurime të tyre, a janë bërë?


-Po, përurime librash kam bërë disa herë. Së shpejti, në Bruksel do të bëj përurimin e 6 librave më të rinj. Në “Radio-Tirana” jam ftuar tri herë. Së pari, në një intervistë nga gazetarja, Valdete Antoni, Demir Gjergji dhe dy herë nga gazetari Jaho Margjeka, në emisionin për dëgjuesit jashtë Atdheut. Po kështu, çdo TV shqiptar, që më ka ftuar, kam shkuar me kënaqësi. Të tjerët janë “me klane”. Unë nuk jam tip i ngjitur, fals! Mos, vallë, duhet të vrapoj pas tyre, për t’u bërë e njohur e për të marrë dekorata, pas 17 librave ,që kam botuar!? Jo, jo, nuk e shoh të arsyeshme dhe s’është në natyrën time, nënshtrimi dhe servilizmi, të cilat i kam quajtur vese të ulëta. Nuk i kam pranuar dhe i kam urryer edhe në diktaturë, ku më është shtrydhur shpirti! Janë të tjerë ata, që duhet të flasin, t’u flasë pena! Si kritikës, të cilës i është mbyllur zëri, gjithashtu letrarëve, nuk u lejohet të heshtin, ata duhet ta thonë fjalën e tyre, me ndershmëri! Ju e dini shumë mirë: Kanë marrë çmime, ata “poetë” e “shkrimtarë”, që kanë shkruar një libër ose dy dhe që nuk i kanë shkruar vetë, por që kanë paguar për të marrë autorësinë! Ç’fatkeqësi! Është për të vënë duart në kokë! Sepse media, për fat të keq, shkrimtarët, poetët dhe, pothuajse, të gjithë në Shqipëri blihen me para…A s’është e vërtetë?! Kështu, blihen dhe çmimet e dekoratat, që nga Presidenti dhe këta “krijues” të rremë, janë bërë të njohur, sa Kadareja…



Nëse dëshiron, a mund të tregosh diçka për jetën tënde familjare e shoqërore? Po me vendlindjen e Shqipërinë, si i mban lidhjet?


-Unë tani jetoj, ndërmjet Brukselit dhe Tiranës, megjithëse në Atdhe s’kam ende një copëz shtëpi?!…Jo më kot, përgjigjen e kësaj pyetjeje, besoj se e kam dhënë më lart, ndërmjet vargjeve të poetit Shazim Mehmeti…



A ke dorëshkrime, në poezi ose prozë, që presin radhën e botimit?


-Sigurisht që kam! Në vazhdim, kam një roman, që mendoj ta shoh dritën e botimit këtë vit. Ndërsa një roman tjetër, vepër Autobiografike, e kam lënë përgjysmë, për tjetër herë. Kam një libër me poezi, që më mbeti vitin e kaluar pabotuar, sepse ishin shumë 7 libra, dhe… Dua të them, nuk u botua dot, për mungesë buxheti e do të botohet këtë vit. Kam dhe një tjetër me poezi, të mbaruar këtë vit. Pra, janë katër libra, që po presin ditën e botimit, përveç dy libra të tjerë për fëmijë.



Duke të falënderuar përzemërsisht për përgjigjet, gjatë kësaj bisede, a mos dëshiron të shtosh diçka tjetër?


-Po, dua të shtoj: Unë, me familje, nuk u larguam dot nga Atdheu menjëherë dhe, fatkeqësisht, mbetëm në kampin e Savrës edhe tre vjet të tjera, pas demokracisë, pa asnjë të ardhur. Në vitin 1993, e humbëm durimin e pritjes dhe shpresat, se shteti do të merrte masa për të na dhënë nga një apartament, si gjithë qytetarëve, që ua dha, po me ato çmime. Dhe, kur heshtja e shtetit ndaj nesh vazhdonte të heshtëte, vuajtjet e familjes sime po shtoheshin aq shumë, sa na mungonte dhe thesi i miellit, pa le për të tjera, nuk bëhej fjalë. Në atë periudhë, isha nënë e tre fëmijëve të mitur, kur vajza e madhe vetëm 11 vjeçe dhe bënte çdo ditë, në këmbë, 8 kilometra rrugë, shkuarje e kthim në kamp, për ta vazhduar shkollën, në qytetin e Lushnjës. Ndërsa, privatisht, merrte mësime frëngjisht, të mësuesja e mrekullueshme, e cila nuk është më, e bukura Monika Gjini. Të gjithë të internuarit po largoheshin, një nga një e në heshtje. Shumica kapën anijet për në Itali, por im shoq nuk e pranoi një zgjidhje të tillë, që pas gjithë atyre vuajtjeve e peripecive, për të kërkuar një jetë të re, mund të humbnim dhe fëmijët. Një mëngjes, kur në kamp kishin mbetur një numër i vogël i familjeve të internuara dhe vetja po më dukej askush, shpërtheva para tim shoqi, me lotë në sy:



– Bëj ç’të duash, na largo nga kampi! Po shtrydhemi nga varfëria e fëmijët po treten dite-ditës! Unë vetë po marr malet, po çmendem, nuk mundem më të duroj, mjaftë më! Na hiq nga kampi! Na hiq! Ti, pret nga shteti? Nga cili shtet? Kaluan tre vjet dhe për ne s’po pyet askush! Shiko realitetin në sy, burri im, mos shpreso “qiqra në hell”! Dhe bukën thatë s’po ua sigurojmë dot fëmijëve, pa le të tjerat!…Në qytet do dal të shes në rrugë dhe fëmijëve do t’ua siguroj jetesën, të paktën, minimale!



Gjatë tërë përplasjes sime të pakontrolluar, im shoq nuk e hapi gojën fare, po më vështronte me lotë në sy. Ndërsa, kur unë heshta, më përqafoi fort, si për t’më dhënë guxim dhe, pastaj, hapi derën e u largua. Pasdite, u kthye dhe, me ëmbëlsi, më foli:



-Zemër, lajmëro familjen e Azem Nezës, se kam biseduar me Lin Kontin, që është dhe ai pa shtëpi, (djalë me dy fëmijë, i internuar, por tani oficer policie), që për gjithë natën ta përshtatim kopshtin Nr.4, në lagjen “Gafur Muço”, në Lushnjë, i cili kishte vetëm 4 fëmijë, deri në drekë…



Në mesnatë, u gjendëm brenda kopshtit, i cili ishte sulmuar e grabitur, deri te dyert e dritaret. Në mëngjes, oborri i kopshtit u mbush me makina policie dhe, me sjellje prej harbutësh, na kthyen përsëri në kamp. Pas dy ditësh, përsëri u gjendëm në kopësht, po mëngjesi erdhi prapë i hidhur, duke na thyer ç’kishim dhe na kthyen përsëri në kamp, me policë. Pasi kjo histori u përsërit ditë me radhë, një mëngjes përgatita një bidon me benzinë. Kur policia tentoi ta thyente portën, prej thuprash hekuri, e vetmja që kishte mbetur, unë e derdha bidonin me benzinë dhe ajo u shpërnda, deri te këmbët e policëve. Mora tre fëmijët dhe i vura në mes të benzinës dhe shkrepësen e bëra gati ta ndizja! Në ato sekonda, policia u largua nga frika dhe, nga larg, më bënte apel për dialog. Këtë herë, isha unë ajo, që nuk u besoja dhe do të pranoja të hapja derën e hekurt, të mbyllur me 5 çelësa, vetëm në besën e Myftar Bërhamës, shok fëmijërie ky, ish i internuar dhe tani i veshur në polici. Por dhe në besën e gazetarit të ndershëm Dalip Greca, i cili shkroi artikullin: ”Një grua, që paralajmëron!”.



Nga e gjithë kjo ndeshje me policinë, me urdhër që lart, na lanë të banonim në kopësht, deri sa të na stabilizonin me shtëpi. Sepse, ligjërisht, shkruhej: Kush ka kryer 25 vjet internim dëbim, i përkiste një apartament falas,.. Kurse unë, me tim shoq, kishim gjithsej 67 vjet, internim dëbim, pa marrë parasysh burgjet e prindërve dhe pushkatimet.



Ne nuk mundëm ose nuk na erdhi radha për të marrë një banesë, si të gjithë qytetarët. Si rrjedhojë, mbetëm në atë kopësht-banesë, pa dyer e dritare, të cilat i zumë me plastmase. Me sakrifica të mëdha, më vonë, i blemë vetë dhe ndërtuam shkallët prej betoni, sepse ishim në katin e dytë dhe familja e papersekutuar fare, në katin e parë të ndërtesës, na e bllokoi kalimin! E mbuluam tarracën lart, se pikonte e tëra. Si përfundim, tani na e ka zënë një femër me ngjyrë dhe m’i ka humbur të gjitha dorëshkrimet e pikturat etj., etj., që ka një shtëpi e varfër. Ajo, me shtëpinë, që kishte përfituar nga sistemi i diktaturës, bëri allishverishe. Edhe pse ka blerë një apartament të ri, çelësin ajo nuk na e dorëzon, por thotë: “Aty do vendosi djalin, që kam në Gjermai, me letra!” Kjo është që të vësh duart në kokë!



…Kthehemi përsëri tek e kaluara: Në atë periudhë, unë vazhdoja studimet për mësuesi dhe, në vitin 1995, fillova punë në arsim, me ndihmën e Sherif Kaloshit, që ishte përgjegjës kuadri në Ministrinë e Arsimit dhe të përgjegjëses në Lushnjë, Mozës. Unë, me dy fëmijët nën moshë, u largova nga Shqipëria, në Janar të vitit 2001. Kurse vajza e madhe kreu studimet e larta në Tiranë, në Akademinë e Lartë të Arteve të Bukura, dega pikturë. E lamë Shqipërinë, bashkë me tim shoq, në vitin 2003. Kështu, babë e bijë, fituan azil politik në Bruksel…



Të më falni, por jeta ime nuk mund të mbështillet në këto pak faqe, sepse është sa e hidhur dhe e ndërlikuar, duke u torturuar nëpër kampet më famëkeqe të internimit. Duhen faqe librash…po, po faqe librash: “Rrjedha lumenjsh s’e mbartën dot,/ lotin tonë, që s’u derdh kot!/ Por, më mirë, dhimbjen e gjatë,/ ta durojë, ky shpirt’ i ngratë!…”.



Në mbyllje, dua t’u përshëndes nga zemra, prof. Murat Gecaj, për këtë Bisedë në largësi, që përsëri më dhatë edhe ju mundësinë, të shprehja disa nga mendimet e mia! Faleminderit!

FLORI BRUQI ME PËRMASAT QË MERITON


Poezi nga Bajame Hoxha ( Çeliku) | ATUNIS GALAXY POETRY


NGA BAJAME HOXHA-ÇELIKU




Emocionuese janë faqet e librit të tij, kushtuar personazheve të njohur që ai i përmbledh e hidhet sa te njëri te tjetriduke u pasqyruar vlerat e të duket se ato vlera të pa tjetërsuara i fut brenda zemrës për t’i mbrojtur e për t’ju zgjatur sa më shumë jetën.

Ajo që të bënë përshtypje është se, Flori hedh dritë me dashamirësi mbi veprat e personaliteteve më të shquara të kulturës shqiptare, pa mos harruar ata të goditurit nga diktaturat.

Enciklopedistdo ta quaja me mendim të kthjellë Flori Bruqi, sepse, Flori është ai që shpalos e shpërndan dhe jep njohuri të gjithanshme nga të gjitha sferatsi askush tjetër.


Rezultate imazhesh për flori bruqi

Flori Bruqi


Dua të theksoj se kemi përballë një njeri titan, por s’jemi te mitologjia greke, por te njeriu i shquar, që ka çarë jetën si vigan me shpatë në dorë.Ka çarë rrugë të reja në fushë të veprimtarisë shoqërore, të kulturës, të shkencës etj.

 Duke i sjellë shërbime të mëdha literaturës shqiptare, njeri që dallohet për dhuntitë e tij të jashtëzakonshme; titan me penë në dorë e me mendje të ndritur të mendimit njerëzor.

E me sa kam vënë re gjatë leximeve, Flori ka karakterin dhe fuqinë e një enciklopedisti këmbëngulës që nuk i shpëton asgjë pa kapur, pa studiuar qoftë edhe një presje.

ka njohuri e dije të paskajshme, një kulturë shumë të gjerë, është i gjithanshëm ndaj meriton të zërë vendin e ta ngremë lart aty ku e ka vendin dhe ku meriton.

Pra,është mendjendritur dhe shkrimtarerudit, me shije të hollë artistike, se ai di t’i rrok me ndijimin e së bukurës në art në veprimtari dhe në jetë.

Në veprimtarin e këtij gjeniu çdo vepër e tij është e bukur dhe e harmonishme, gjë që të bie në sy menjëherë, ku pasqyron artistikisht gjithçka që përfshinë brenda krijimtarisëaqtë pasur dhe të mrekullueshme.

Prandaj puna dhe krijimtaria e tij është shumë e larmishme,zotëron dije të thella.

 Florin e gjen kudo; pranë të bukurës, pranë gjembjes, pranë lotit. Kudo gjen shpirtin e tij të palodhur bujar. Pra, për ta përmbledhur e rrethuar në një fjalë të vetme që ka erudicion.

Në shpirtin e ndjeshëm si prej artisti dhe në veprimtarinë e tij jetojnë të gjitha. Të gjitha ato që ka brenda tërësia e përjetimeve të thjeshta e të paqëndrueshme herë, herë psikike të njeriu siç janë: gëzimi, zemërimi, mallëngjimi, ngashërimi, shqetësimi, turbullimi etj.

Të gjitha këto emocione që shkaktohen e shfaqen nën ndikimin e mjedisit të jashtëm a të faktorëve të brendshëm, 

Flori të duket se i ka përjetuar, pastaj i ka kaluar te personazhet e tij. 

Apo, apo ka veshur aq bukur shpirtin bujar e të pavdekshëm të krijuesve shqiptar që nuk u heq një presje nga vlerat e tyre.

Vlera shpirtërore letrare, e forcës së mendimit, është vlerë absolute tek heroi ynë, sepse ka mbi të gjitha; pasuri të çmueshme një popull të tërë, një popull trim, të një gjuhe të një gjaku.

Kjo madhështi qëndron mbi çdo krenari dhe ka një rëndësi të veçantë për njeriun e penës.Ndaj ai qëndron i fortë si shkëmb edhe përballë furtunave që herë pas here i zënë këmbët dhe në kohë me diell.

Që ka veti shumë të shquara dhe të mahnit me veprat e tij, kjo është evidente, sidomos punët shkencore etj. Kështu të imponon respekt, të bën ta admirosh e ta nderosh; që kështu, më bën të besoj në fjalët e mia dhe besoj se shquhet ndër më të mirët.


Vetia e cilësia e të quajturës; poet, shkrimtar, apo arritjeve për të qenë i tillë, i merituar është dhe qëndron midis njerëzve me zemër të madhedhe dukurive të shoqërisë, që u përgjigjen në mënyrën më të plotë, në shkallën më të lartë me përmasa e me forcë të jashtëzakonshme idealeve tona shoqërore e estetike; kësaj i thonë të quhesh i madhërishëm.

Këtu ndahen më së miri; e madhërishmja dhe e bukura apo dhe heroikja.

Prandaj Flori mbetet krijues i vlerave të mëdha.

B.H


( Bajame Hoxha-Çeliku, është shkrimtare,poete dhe studiuese e përndjekur nga diktatura dhe tani emigrante, në Belgjikë).

BAJAME HOXHA ÇELIKU : BIRI I BOTËS


Poezi nga Bajame Hoxha ( Çeliku) | ATUNIS GALAXY POETRY

BAJAME HOXHA ÇELIKU 


Sapo e mbarova librin “ Biri i Botës” të shkrimtarit dhe poetit të mirënjohur Demir Gjergji, dhe u ndjeva aq shumë keq, sa shpejtova të lë dhomën ku e mbarova librin dhe nxitimthi, dola që andej për t’u mbushur me frymë, e për t’u qetësuar e ndërruar gjendjen shpirtërore, e për të marr pak ajër ndryshe nga ai i librit, i cili më dukej se kishte depërtuar edhe brenda mureve të mia, brenda ndjenjave të mia.I gjithë ai roman që më duket se peshonte më shumë se sa dukej nga pamja e jashtme ishte një thesar. Sa dola në sallon pashë se televizorin e kisha harruar të hapur dhe para syve më doli gaztori,aktori komik francez duke luajtur një film me shumë seri.

Demir Gjergji, poeti dhe gazetari që shkruajti gjatë edhe pas ...

Demir Gjergji 

 Filmi i gjithi pranverë! E kundërta e librit.Po shihja të gjitha ngjyrat, dashuritë çapkëne e optimiste,pikërisht për atë që unë kisha aq shumë nevojë në këto çaste goditëse.
Filmi komik aq shumëtërheqës, nisi pak nga pak t’më ndryshojatë ndjenjë të goditur nga libri, të më qetësonte, të më mjekonte atë plagë që kishte nisur të më thellonte libri për ditë e nga pak deri sa e mbarova. Dhe tani dua të ndihem mirë, ndaj dhe po reflektoj sepse mendja e shoh se më ka mbetur aty brenda te libri, te personazhet ku dashje pa dashje jam bërë dhe unë pjesë etyre,  e këtyre personazheve se bashkë me ta kam ecur dhe unë nëpër të përpjetat dhe të tatëpjetat ku ecte e jetonte e vraponte Lumi,personazhi kryesor i librit, dheunëgjithkund i shkoja pas me një simpati të veçantë e me shpresë se diku larg në horizont do të hasja atë dritë jeshile që i duhej aq shumë Lumit të vogël.
Libri  dhe personazhet që ndoqa këmba këmbës më dhanë një pjesë nga jeta e tyre në fshatin kodrinor, nga dhimbja e tyre, nga gëzimet e tyre, por më shumë më mbërthyen në vuajtje e lot, më goditën më vranë shpirtin. Romani mu duk i ftohtë si akulli fillim e mbarim, por thellë, thellë më përvëlonte, më digjte më jepte atë që radhë herë e gjeja te librat e tjerë atë forcë. Autori Demir Gjergji, ka shkruar jo vetëm një libër por ka prodhuar një film ku i ka përshkruar me themel të gjitha skenat. Ai i ka prekur e përsosur, i ka prekur me zemër, me dorë edhe deri te personazhet dhe objektet.
Demir Gjergjin kam kohë që e njoh ndërmjet poezisë së tij të përkryer që më tërheq aq shumë sa nuk e lëshoj nga dora edhe gjatë udhëtimeve të gjata.Pse e shpreh unë kështu? E shpreh se: Demir Gjergji, është një nga mjeshtrit e metaforës, poezitë e tij janë një frymëzim dhe adhurim për lexuesit dhe  për mua renditet në poetët më në zë. Flas për atë metaforë që ka aq shumë nevojë poezia, te Demiri nuk mungon kurrë, sepse, aty ku mungon ajo, mungon në thelb poezia. Poet, gazetar, shkrimtar, përmbledhje e bukur, i kompletuar!Ashtu siç do të ëndërron gjithkush që e adhuron këto tre zhanre po më shumë letërsinë me fluturimin e saj.Tani që po shkruaj përshtypjet mbi këtë roman, e shoh se s’bën ta lëshoj e ta lë përgjysmë, sepse unë jam akoma duke vozitur brenda tij e ai më rrëmben në valët e tij të vrullshme më shpie kudo, dhe bregut të detit, dhe nën hijet e bajameveku  i kam shkelur edhe unë.Te kasollja me zemër bujare, te nëna fisnike, te Xana, dhe që s’i ndahem është Lumi i vogël pastaj i rritur në kërkim të një jete plot aspirata, ku me këmbënguljen e tij prej vigani...
Lexues të dashur, nuk u them dot nëse i ka mbërritur Lumi ato aspirata, apo i la përgjysmë djaloshi i fortë e sy patrembur. Uroj që ta zbuloni deri në fund jetën e këtij personazhi që nuk di me kë ta krahasoj. Është i përveçëm, s’më ngjan as me David Copperfield, as me Tom Sojerin dhe as me aventurat e...  djaloshi shqiptar i tejkalon këto përmasa...

Respekt penës së Demir Gjergjit.

B.H




Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...