Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/23

Senati amerikan konfirmon emërimin e Kongresmenit republikan të Teksasit John Ratcliffe si drejtor i ri i inteligjencës kombëtare



Donald Tramp President of U.S — Steemit


Përkundër disa mendimeve qe po dalin nga Prishtina (qofshin analiste apo politikan) per diasporën shqiptare here duke kritikuar e here duke fyer, diaspora shqiptare nuk ndalet, ajo po e bën punën dhe detyrat e veta kombëtare. Si rezultat i saj është edhe zgjidhje e shefit te ri te NSA-së mikut te madh te shqiptareve John Ratcliffe, pas largimit  Richard Grenellit i cili ditëve te fundit ishte ne shënjestër te kritikave deh akuzave te shumuar nga shqiptaret ne Kosove, Ballkan deh Amerike çka këta te fundit u deshten t’i shkruajnë presidentit SHBA-ve Danald Trump.


Gazetat në Beogradit: John Ratcliffe, sot shef i NSA-së avokat i njohjes së pavarësisë së Kosovës!

Derisa dikush është gëzuar apo e ka mirëpritur zgjedhjen e z.John Ratcliffe ne krye te CIA-s kjo jo vetëm se nuk është mirëpritur por edhe ka bere nervoz dhe ka çmendur serbet, sidomos lobin serbe ne Amerike apo serbet ne Ballkan.


Se është kështu mjafton te shfletojmë shtypin serbe te djeshëm dhe te sotëm dhe lexuam këta tituj si: B92: Lobi i madh shqiptar u bë njeriu i djathtë i Trump” (B92: Veliki albanski lobista postao Trampova desna ruka); “Sputnik: Lobisti i madh shqiptar, dorë e djathte e Trumpit (Sputnik: Veliki albanski lobista nova Trampova desna ruka) etj..

US Special Envoy for the Balkans Grenell to convince Merkel about ...

Kurse B92 ne shkrimin e saj te titulluar “Senati konfirmoi emërimin e Ratcliffe” (Senat potverdio nominaciju Retklifa) ka shkruar se “Senati amerikan konfirmon emërimin e Kongresmenit republikan të Teksasit John Ratcliffe si drejtor i ri i inteligjencës kombëtare” Sipas kësaj gazete, Senati mbështeti nominimin me 49 vota pro dhe 44 kundër, me kundërshtim të fortë nga Demokratët”.

Why Serbia's President Vucic chose Richard Grenell over Angela ...

Sipas e mdiave serbe Trump fillimisht emëroi Ratcliffe vitin e kaluar, dhe më pas papritmas vendosi të tërhiqte kandidaturën e tij. 

Grenell përsëri i kërkon Albin Kurtit ta heq taksën


Ai e mori vendimin pas kritikave nga senatorë nga të dy palët që Ratcliffe, i cili mbronte ashpër Trump gjatë hetimit në Rusi, nuk ishte i kualifikuar për të mbikëqyrur 17 shërbimet e inteligjencës amerikane.

U.S. envoy urges Kosovo, Serbia turn eyes on economy, jobs ...


Në një seancë që konfirmoi emërimin e tij në Senat në fillim të këtij muaji, Ratcliffe tha se ai do të sigurojë inteligjencë pa paragjykime, paragjykime ose ndikim politik, dhe se ai besonte se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet e mëparshme presidenciale dhe mund të provonte përsëri.

Skender Hyseni pas takimit me Richard Grenell: LDK kurrë s'do të ...

Portalet tjera serbe kane shkuar “Lobimi i fortë i diasporës, berio qe shqiptaret te fitojnë ne Amerike, sjellin një njeri te vetin ne krye te CIA-s Ai është një lobist i shkëlqyer shqiptar”.

Hoti flet pas takimit me të dërguarin e SHBA-së për dialogun ...

Sipas mediave te Beogradit, pas largimit te Grenell, Presidenti amerikan Donald Trump emëroi Kongresmenin e Teksasit John Ratcliffe në pozicionin e drejtorit kombëtar të inteligjencës. Ratcliffe ndryshe është i bashkangjitur fort me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe njihet si një avokat i njohjes së pavarësisë së Kosovës.

US envoy Grenell meets Kosovo political leaders behind closed ...

Në vitin 2016, Ratcliffe mori pjesë në Forumin Ekonomik Kombëtar të Diasporës Shqiptare, ku mbajti një fjalim dhe tregoi shenjën e Shqiponjës Etnike. Ratcliffe gjithashtu u shfaq në takime me Pandeli Mike, ministrin e diasporës në Shqipëri dhe Fatmir Mediu, një ish-ministër i mbrojtjes i Shqipërisë. Ratcliffe ndryshe është i bashkangjitur fort me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe njihet si një avokat i njohjes së pavarësisë së Kosovës.

A PULIC LETTER FOR MRS MELANIE TRUMP, THE FIRST LADY OF THE USA!


Flori Bruqi - Wikipedia


                                  By : Flori Bruqi                                 




 To : Mrs.Melani Trump



Melania Trump - Age, Fashion & Wedding - Biography




Highly Respected Mrs. Melanie Trump, the First Lady of the USA!

I take the liberty, since I feel honored to write this friendly letter to you.

I am addressingYou as a Lady, being more than proud of your position as the first Lady of the USA in these historical moments for USA, and the whole world.

I am addressing you first as a mother, taking into consideration the fact your heart is big, a heart which the whole world has a desperate need.

I am addressing you as a parent, due to the fact that you know perfectly clear what parent`s ache means.

I am addressing you as a parent and you as a Slovenian, who as good neighbors with the Albanians, lived under the Yugoslav regime, by undergoing difficult sufferings of this communist period.

My name, the person who is writing this letter is Flori Bruqi, a Kosovar citizen.

I am a writer of more than 50 books, a member of the board of the American - Kosovar Association of Kosova, a director of the public relations of the Albanian-American Academy of Arts and Sciences in New York , Prishtinë , Tiranë and Shkupi .

Being nowadays the First Lady of the USA, and being the wife of the president Donald Trump, who is the symbol of humanity, 

I am kindly asking you to have as much as you can an impact on:

Making Kosova an independent and sovereign state within now more than 100 states all around the world, mostly the western ones!

The state of Kosova, consisiting of ethnic Albanian population and gained it after 100 years thanking to the blood shed of the heroes and martyrs, and above all thanking to USA.

The USA have always been on the side of the Albanians. It is a big country and a heavenly one because it always helps the countries in a need.

I would not like to consume your precious time and talk about the extremely painful history throughout centuries, crowned with the monstrous Serbian genocide.

The main topic nowadaysconsists of the hidden plans insisting upon the chopping of Kosova.

 What is more, Serbia as a state has got two more territories with ethnic Albanian population.

 It is the only place in the world surrounded by Albanians separated by the Big Forces since the Congress of Berlin in 1878.

I am asking you this favor in the name of the 20 000 women who were raped by the Serbs, these horrible massacreshave been already done by the end of the regime of Tito, which expelled from their mother land 500 000 Albanians to Turkey.

I am begging you on the behalf of the tears shed by the mothers whose children are still not found, more than 1,641.

 I am begging you on the behalf of the killed and massacred children by the Serbian Army, thus making an unseen genocide over my people.

How is it possible in the so called `civilized word` the Serbian armed soldiers enter in Albanian houses, massacretheir children and hurl their heads in the pans with boiling water and making the following comments: “Now eat the flash of your children!”

As a writer I would not like to transmit my pain on you, I would have never liked to hurt your big heart blesses by God!

I am begging you to help us, please do not let Kosova to be separated, please help us, let Kosova be free, and my pro-American nation deserves this.

My friend Zef Pergega, a writer and a poet with written books and tens of TV documentaries, also a President of the Albanian-American Institute, and a huge members of the Academy of Sciences and Artsin New-York, conservatives and republicans, who support President Mr.Donad Trump to win once more the elections, is our dream!

All we want is freedom, peace, good neighboring relations with everybody, including the Serbs!

Thank you very much, may God bless you and your family!

May God bless President Trump, the hope of the mankind!

May God Bless America and all its citizens!

Sincerely Yours,

Flori Bruqi

e-mail: floribruqi@gmail.com

Prishtinë, 15 maj 2020.

Parazitet, mosmirënjohësit shqipfolësit jugo-nostalgjiket ende kundër invalidëve të famëmadhes UÇK-së




Shkruar artikuluar nga Dashamir Alliu,ish vullnetarë i UÇK-së.



”OPINION – REAGIM”

Për të qenë të nderuar, respektuar, vlersuare në Kosovën e pas-çlirimit, nga një pjesë parazite mosmirënjohëse shqipfolëse jugo-nostalgjikësh fatkeqësisht, që identifikohet deklarohet nën emrin kamuflimin e popullit të Kosovës, por edhe disa medjave gazetareske televizive shqipfolëse, gjithsesi edhe nga qeveritarët e Kosovës, dhe nga faktori ndërkombëtarë, para dhe gjatë asaj epopeje lufte çlirimtare krenare skenderbenjane të ish UÇK-ve.

A mos vallë, paska qenë më mirë, që ish armikut okupatorit 100-të vjeçar barbarë gjakatarë serbo-sllav, mos me protestuar reaguar, apo edhe nuk qenka dashur më i kthyer pritur më pushkë plumba bomba bajoneta, por ndoshta mesë miri paska qenë, më ndejtur indiferent seherxhi, por pse jo, duke i kthyer edhe shpinën-prapanicën ish pushtuesit barbarë serbo-sllav!

Të nderuar familjarë të dëshmove invalid veteran të famëmadhes UÇK-së, këtë shkrim reagim timin të radhës e kam titulluar në këtë fjalor citat jo etik-pornografik , por vulgar ironik satirik, duke marrë shkas reagues revoltues për persekutimin anatemimin-demonizimin-poshtërimin-persekutimin përndjekjen akuzat burgosjet e padrejta të ish çlirimtarëve, në këto 20-vitet e pas çlirimit të Kosovës.

Por arsye argument tjetër sepse kam marrë mundimin të shkruaj artikuloj sensibilizoj denoncoj këto poshtërsi padrejtësi që ju janë bërë, dhe vazhdojnë t’ju bëhen këtyre kategorive meritore për çlirimin pavarësimin e Kosovës, ka të bëjë edhe me këto dy vendimet më të fundit të qeverisë së Kosovës, sa i përket për privilegjet benificionet-financjare të përjetshme, që ju ka akorduar miratuar votuar me vendim qeveritarë parlamentarë konkretisht gjatë kësaj qeverisjes së Ramushit, kinse me arsyetim motivacion e disa familjeve meritore pseudo-emblematike pseudo kontribut-dhënëse në çlirimin pavarësimin e Kosovës, dy vendime qeveritare më të fundit, të cilat i kishte trajtuar shtjelluar elaboruarë në një shkrim reagim, edhe ish eprori oficeri koloneli i karrierës ushtaraku vullnetarë nga shteti amë londinez në ish UÇK-në ”Shpëtim Golemi-Aljas, Dilaver Goxhaj”, i cili e kishte trajtuar kronologjikisht nëse i meritonin a jo? këto vlerësime gradime përfitime financiare të përjetshme këta familjarë të afërt familjarë farefis të këtyre personave që kanë nderuar jetë në vijat e frontit në luftëra beteja, apo që të jenë aksidentuar në aksidente rrugore, apo vrarë ekzekutuar në pozita zyrtare shtetërore të Kosovës nga armiqtë keqbërësit, për të mbrojtur kushtetutën të drejtat sovranitetin interesat e popullit të Kosovës.

Por ajo që më nxitur inspiruar testuar motivuar, që ta shkruaj trajtoj këtë opinion reagim, ka të bëj se i nderuari Dilaver Goxhaj, nuk e kishte trajtuar përfshirë në shkrimin opinionin reagimin e tij, edhe këtë fenomen realitet diskriminim (që do ta trajtoj në vijimësi të këtij shkrimi opinioni reagues sensibilizues për kategoritë e dala nga lufta e ish UÇK-së), padrejtësi poshtërsi injorim kriminal anti-human, që ju është bërë qëllimisht kriminalist kategorive të luftës së ish UÇK-së në këto vitet e pas çlirimit.

Por si fenomen anti-kategori të luftës, nuk është trajtuar sensibilizuar denoncuar as edhe nga disa media televizione shqipfolëse në Kosovë (të cilat propogandojn lehin si qentë zagarët e zellshëm, reagojnë vjellin zi e terr, vetëm kur atakohen paragjykohen kriminalizohen demonizohen pikërisht këto kategori, kundrejt kategorive emblematike te ishe UÇK-së në këto 20-vitet e pas-çlirimit të Kosovës).

Por, fatkeqësisht kundrejt këtyre dy vendimeve qeveritare, për të favorizuar shpërblyer këto dy familje financiarisht përjetësisht, pra kundrejt kësaj poshtërsia selektimi-vlerësimi-shpërblimi të padrejtë kundrejt këtyre familjeve pacifistesh vegjetarianësh shqipfolësish, që në realitet se kanë dhënë as edhe një qime floku për çlirimin e Kosovës, por kanë bërë të kundërtën, gjatë asaj lufte çlirimtare titanike heroikë, kanë shpifur dezinformuar zi e terr kundrejt luftës së lavdishme çlirimtare të ish UÇK-ve, sepse jua prishi dashurinë e (Vllaznim-Bashkimit-Kosovare-Serb).

Pra kundrejt këtyre vendimeve qeveritare më të fundit, nuk kanë reaguar as edhe ish të burgosurit politik, por fatkeqësisht nuk janë prononcuar deklaruar, nuk kanë reaguar as edhe shoqatat e luftës se UÇK-së.

I nderuari Dilaver Goxhaj (në shkrimin opinionin reagimin e tij) e kishte trajtuar elaboruar sensibilizuar kronologjikisht dhe të argumentuar prefekt me fakte prova pseudo-kontributin imagjinar teorik folklorik melankolik, të këtyre familjeve në çlirimin pavarësimin e Kosovës.

Por e kishte harruar neglizhuar (ndoshta nuk do t’i jetë kujtuar ky fenomeni epidemikë anti-UÇK pas luftës kur e ka shkruar si shkrim reagim të tij në ato momente?).

Pra kishte neglizhuar anashkaluar diçka themelore të domosdoshme t’ja bashkëngjiste ati shkrimi reagimi, dhe do të ishte edhe më i kompletuar gjithëpërfshirës.

Ajo që duhet të ishte pjesë përbërëse e ati shkrimi, ka te bëj, se me këto vendimet si nga ana e faktorit ndërkombëtare që ka qeverisur në Kosovën e pas çlirimit, pra ishe UNMIKU i konvertuar transformuar në EULEKS pro-serb, por fatkeqësisht edhe qeveritare në Kosovën e pas luftës, ka pasur selektime favorizime, diferencime paragjykime injorime konkretisht kundrejt kategorive të ish UÇK-së.

Konkretisht, viktimat civile të luftës në këto ligjet që kanë miratuar qeveritë e Kosovës së pas çlirimit, kanë qenë si ligje kundrejt tyre privilegjuse vlerësuese falënderuese graduese më popozitet deklerativ propagandistik televiziv gazetaresk kundrejt tyre, për persekutimin përndjekjen arrestimet torturat keqtrajtimet fizike psikike shpirtërore emocionale seksuale që i kanë përjetuar në fizikun memorien e tyre para dhe gjatë luftës, pra të tilla vuajtje përndjekje persekutim arrestime kidnapime, është trajtuar klasifikuar vlerësuar “nga institucionet qeveritare të Kosovës” edhe si kontribut i tyre qe kanë dhënë për çlirimin pavarësinë e Kosovës.

Respekt përulje për të gjitha viktimat nga popullsia civile, që përjetuan terror dhunë fizike shpirtërore emocionale psikike seksuale, nga ish pushtuesit barbarët serbosllav, konkretisht kundrejt gjinisë femërore vajzave nënave motrave tona shqiptare).

Por fatkeqësisht poshtërsisht kriminalisht (jo për fajin apo ndonjë kërkese, dhe arsye të këtyre viktimave civile të luftës), por këtë poshtërsi primitivitet selektim diferencim kundrejt kategorive të UÇK-së, e kanë bërë të gjitha institucionet qeverisëse, fillimisht nga prania ndërkombëtare, por fatkeqësisht poshtërsisht kjo telenovelë kriminale ka vazhduar është implementuar me apo pa vetëdijen e tyre, ”këtë duhet ta dinë ata masë miri” edhe qeveritë e Kosovës së pas çlirimit.

Konkretisht në krahasim me familjet e dëshmorëve invalidëve veteranëve të UÇK-së, këto viktima civile të luftës, pra që fatkeqësisht barbarisht kanë qenë të keqtrajtuar fizikisht psiqikisht seksualisht dhunuar nga pushtuesit serbo sllave, pagesat benificionet financiare pensionet i kanë dyfish më të larta se kategoritë e luftës së UÇK-së, sidomos kundrejt veteranëve.

Pra ky selektim paragjykim difirencim qeveritarë favorizues për viktimat e luftës, ku ndër këta të dhunuar nga pushtuesi barbar serbo-sllav (siç edhe i kemi parë dëgjuar në disa televizione të Kosovës-Shqipërisë, ka edhe meshkuj fatkeqësisht që kanë deklaruar në prononcimet deklarimet e tyre televizive intervistuese, së gjatë luftës kanë qenë të kidnapuare arrestuar në stacione policore serbosllave, shfrytëzuar keqtrajtuar seksualisht nga paramilitarët ish ushtria policia serbosllave.

Të cilët fatkeqësisht për shkak arsye të ndryshme u kapën robër gjatë luftës, nuk i kthyen pushkën armikut serb, por u vetë-dorëzuan, apo që mund t’i kenë arrestuar kindapur nga shtëpitë familjet e tyre ,apo në kolonat e refugjatëve dhe serbet (i kanë torturuar keqtrajtuar fizikisht psiqikisht seksualisht, fakt realitet të cilin e kanë pranuar demostrativisht në prononcimet deklarimet e tyre televizive gazetareske që i kanë dhënë këto deklarime të tyre në TV-të e Kosovës, dhe Shqipërisë Londineze konkretisht në televizionin Top Channel).

Por këta meshkuj të keqtrajtuar dhunuar poshtëruar shburrëruar, gjatë luftës në Kosovë, pensionin e tyre si të kidnapuar keqtrajtuar-dhunuar nga serbet, e kanë si pension mbi 250-euro, kurse kategoritë meritore të luftës, konkretisht veteranet e gjorë që nuk u dorëzuan nuk jua kthyen shpinën pushtuesve barbarë serbo-sllav, por ju kthyen i priten më pushkë plumba bomba thika bajoneta etj.

Benificionet falënderuese vlerësuese kundrejt kontributit të tyre patriotike atdhetare nga një pjesë shqipfolësish nga disa gazeta mediume televizive portale faqe interneti shqipfolëse, por edhe nga qeveritarët parlamentarët e Kosovës, ka qenë themelimi votimi i gjykatës speciale pro-serbe anti UÇK në parlamentin e Kosovës, dhe pensioni i tyre vlerësues financiarë social për kontributin e tyre që dhanë për çlirimin pavarësinë e Kosovës.

Është lëmoshë, 170 euro ku një vlerë e tillë financiare veteranit, nuk i plotësojnë nevojat e tij personale shëndetësore apo të mirëqenies ekonomike për të jetuar apo mbijetuar, sepse me atë vlerë lëmoshë pension financiarë, nuk mund t’i plotësoj kushtet minimal elementare për një jetesë mbijetesë modeste familjes së tij për t’i ushqyer shkolluar apo trajtuar shëruar nëpër spitale kurë kanë shqetësime trajtime shëndetësore, por edhe ajo vlerë simbolike financiare, pra lëmoshë, nuk ju jepet rregullisht, po jua ndalin herë pas herë, dhe luajnë me personalitetin krenarin familjet e tyre, pra luajnë identik si filmat e animuar për fëmijë dhe të rritur, si macja më miun (Tomi me Xherrin) pikërisht poshtërsisht me këto kategori emblematike meritore për çlirimin e Kosovës.

Pra qeveritarët e Kosovës me këto vendimet e tyre selektive vlerësuese shpërblyese për këto kategori viktima civile të luftës, mesazhi inspirimi që ju jep fëmijëve pasardhësve gjeneratave te ardhshme është? që të te gjithë pushtuesve kriminelëve që do ja mësyjnë Kosovës për ta pushtuar masakruar dhunuar, mos i prisni me pushkë plumba thika bajoneta, pore ju ktheni shpinën, që t’jua punojnë shpartallojnë këta armiq pushtues kushdo qofshin që do t’ja mësyjnë Kosovës.

Sepse nëse veproni kështu nuk reagoni luftoni kundrejt këtyre pushtuesve, do të jeni më të nderuar respektuar krenarë nga familja farefisi komuniteti populli i Kosovës martire, dhe nga mediat e shkruara elektronike televizive, por edhe nga ish pushtuesit, bashkësia ndërkombëtare, gjithsesi edhe nga qeveritaret e Kosovës.

Pra të nderuar respektuar mbështetur solidarizuar edhe (me paradat e deklaruara mburravece të krenarisë të dylberëve, që i mbajnë për çdo vit në sheshet bulevardet e Prishtinës nën mbrojtjen përcjelljen policore ushtarake, ku me këtë komunitet në këto parada pasarelat të Kosovën së pas çlirimit, i kanë përkrahur janë solidarizuar në këto parada të deklaruara si të krenarisë ylberiane dylberjane, edhe nga vëllazëritë motrat e tyre siemez që janë të njëjtin orientim infektim seksual, në gjininë e njëjtë pra në vetveten e tyre, pra në këtë paradën më të fundit të Krenarisë që mbajti komuniteti” LGBD, u solidarizuan ishin te pranishëm kishin udhëtuar enkas” nga këto shtetet fqinje, konkretisht nga Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi .

Por edhe i kanë shpërblyer me benificione financiare nga taksapaguesit e Kosovës, si vlerësim nderim për kontributin sakrificën vetëmohuese që kanë dhënë për çlirimin e Kosovës me prapanicat e tyre.

Pikërisht me motivacion (pseudo patriotik atdhetarë), si vlerësime nderime shpërblime për kontributin që kanë dhënë gjatë asaj lufte çlirimtare në Kosovën e para gjatë dhe pas çlirimit.

Diskriminim-paragjykim-persekutim-injorim tjetër nga të gjitha qeveritë e Kosovës është pikërisht edhe fakti argumenti tjetër realist pikërisht kundrejt kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, ka të bëjë me veteranët të cilëve në çdo përvjetor të paradës që mbahet për nder të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ju ndalohet ligjërisht nga të gjitha qeveritë e Kosovës, që një skuadrilje kontingjent simbolik veteranësh të parakalojnë në këtë paradë ceremoni qeveritare shtetërore të përvitshme, identik sikurse parakalojnë (veteranet në të gjitha shtetet e botës, sado pacifiste vegjetarianë qofshin në botë këto shtete).

Pra FSK-së, Policisë së Kosovës, zjarrëfiksave, Horti-Kulturës, Komuniteteve të LGBD-së, u lejohet mundësohet financohet edhe (nën mbrojtjen përcjelljen policore ushtarake) të parakalojnë të çirren bërtasin krenarisht në sheshet rrugicat bulevardet lulishtet e qyteteve fshatrave të Kosovës.

Kurse kategorive të dala nga lufta e lavdishme e ish UÇK-ve konkretisht veteranëve, në këtë ceremoni-paradë (që janë kategoria emblematike meritore për çlirimin e Kosovës), paradë ceremoni e përvitshme qeveritare të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk ju lejohet pjesëmarrja në këtë paradë të 17 shkurtit.

Por kjo është një poshtërsi tragjikomedi telenovelë kriminale anti-kombëtare kundrejt këtyre kategorive të luftës ”e pa ndodhur e padëgjuar në botë” ku të injorohen pikërisht ish luftëtarët veteranet që kanë luftuar sakrifikuar për çlirimin krijimin e këtyre kombeve-shteteve) mosmirënjohje injorim kriminal anti-kombëtarë, kundrejt ishe kategorive të dala nga lufta e ish UÇK-së, konkretisht kundrejt veteranëve të UÇK-së, dhe luftës çlirimtare të ish UÇK-së në tërësi.

Shkruar artikuluar nga Dashamir Alliu, ish vullnetarë i UÇK-së

“NA NXINË FAQEN” PARA BOTËS POLITIKANËT SHQIPTARË PAS VITEVE NËNTËDHJETË: QEVERITARË APO GRABITQARË DHE VRASTARË TË POPULLIT TË VET?



Nga  Besnik Imeri

Sami Frashëri dhe Ismail Qemali, ndër dy mendjet më të ndritura të kombit tonë, Shqipërinë Demokratike e përfytyronin dhe mendonin ta realizonin nëpërmjet një shteti demokratiko-borgjez, duke pasur si shëmbëlltyrë demokracitë perëndimore.


Shqiptarët prisnin që edhe qeveria e parë demokratike pas 1990-ës, e cila për demagogji dhe ardhjen sa më shpejt në pushtet, doli me parrullën: Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa; të realizohej kjo ide e rilindasve tanë të ndritur dhe Shqipëria bashkë me shqiptarët të ecte në rrugën e zhvillimit dhe përparimit. Baza ishte. Shteti ishte. Mjafton t’i ndryshohej ngjyra, apo boja. Njerzit ishin po ata, dhe sot e kësaj dite janë po ata, pasi nuk do të vinin nga Marsi. Shqipëria kishte një industri dhe bujqësi, që nuk mund t’i quaje të prapambetura, por që kërkonin të zhvilloheshin dhe modernizoheshin në kushtet e reja. Shqipëria kishte një bazë energjitike, që duhej zhvilluar më tej. Shqipëria kishte një brez të ri të mirëarësimuar dhe kuadro të aftë që barabiteshin me botën e qytetëruar. Shqipëria kishte një plejadë të ndritur intelektualësh dhe akademikësh në të gjitha fushat e shkencave. Duhej vetëm një frymë e re perëndimore për t’i orientuar, drejtuar dhe kanalizuar këto energji jetëdhënëse. Por duhej gjithashtu, që Perëndimit t’i shtrihej dora dhe t’i kërkohej ndihmë për t’u futur në rrugën e kombeve të qytetëruar.

Kjo nuk u bë. Pse nuk u bë, do të flasim më poshtë. Me të drejtë mund të thuhet, që tani nuk do të kthejmë kokën pas dhe të shikojmë se çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë kemi bërë keq. Por unë jam i mendimit, që trajtimi i qartë dhe objektiv i çdo fenomeni historik apo shoqëror duhet analizuar që në zanafillë të tij. Në të kundërt, gjykimet dhe përfundimet që do të arrihen do të jenë detyrimisht të gabuara, pa rrugëdalje dhe të çojnë në qorrsokak.

Fatkeqësitë e një kombi vijnë nga udha që ai zë në fillimet e një epoke, apo periudhe historike. Kombi ynë, pas 1990-ës, megjithëse pati shansin historik për një fillim të ri, për të keqen e tij, ai zuri një rrugë të gabuar. Po trajtojmë këtë periudhë të afërt dhe nuk po shkojmë më thellë; pas 1912-ës, pas 1920-ës dhe pas 1945-ës. Shqiptarët filluan të “hanë vetveten”, ose të gërmojnë në sterenë ku kishin vendosur këmbët. Ata në rradhë të parë dhe për fatkeqësi të tyre, filluan të rrënojnë shtetin, i cili është strukutura betonarme, koraca apo guaska mbrojtëse që siguron imunitetin dhe shëndetin e një kombi.

Po pse duhej ruajtur shteti? Popujt, qysh në antikitet, kur u futën në rrugën e qytetërimit ndjen nevojën e shtetit. Sokrati, Platoni dhe Aristoteli na kanë lënë mësime të çmuara për ngritjen, fuqizimin. demokratizimin dhe reformimin civilizues të shtetit. Për shtetin, në kohët e reja ka folur edhe Hegeli. Shteti, në fund të fundit, është një e keqe e domosdoshme. Për të ngritur një shtet duhen me dhjetra vjet, mbase edhe qindra. Por për ta rrënuar, mjafton pak kohë. Shqiptarët kanë përvojën e paraardhësve të tyre në ngritjen e shtetit: Shteti i Filipit të II, shteti i Pirros së Epirit; shteti i Bardhylit, Monunit dhe ai i Teutës; Shteti i Arbërit dhe Despotati i Epirit. Në kohë të mëvonshme shteti i Gjergj Kastriotit, dhe së fundmi shteti i Ismail Qemalit. Të gjitha këto kanë qënë guaska mbrojtëse e kombit tonë në shekuj. Pushtuesit, për të na vënë nën këmbë, ju desh që t’i shkatërrojnë këto struktura të fuqishme. Në fillim këtë gjë e bënë romakët dhe më pas bizantinët dhe në fund turqit osmanë. Ka politikanë, madje dhe historianë, që kur flasin për shtetin e kombit tonë, i gjejnë fillesat e tij pas 1912-ës. Kjo është një përpjekje, në mos paditurore, djallëzore, për të mohur historinë dhe trashëgiminë tonë civilizuese dhe që shkojnë në unison me propagandën antishqiptare të fiqnjëve tanë.

Por pas 1990-ës, këtë punë që më parë e bënin pushtuesit dhe barbarët, e bënë vetë shqiptarët. U goditën, shkatërruan dhe rrënuan strukturat që e mbajnë në këmbë godinën e një shteti: Në mënyrë të përgjithshme administratën e tij, dhe pas saj institucionet ligjzbatuese përfshirë dhe strukturat e mbrojtjes kombëtare sëbashku me logjistikën e tyre; U rrënua arësimi, shëndetësia dhe ajka shpirtërore e një kombi, kultura. U shkatërrua ekonomia dhe sidomos baza e saj bujqësia; dhe shqiptarët, duke mbetur pa punë, bazën e jetës, pra pa mjete të jetesës; të detyruar, u shpërndanë nëpër botë si zogjtë e korbit. Në të gjitha këto fusha, për një periudhë gati dhjetë-njëzetvjeçare, në vend që të ecnim përpara, u kthyem prapa për dhjetra vjet. Pas dhjetra vjetësh shqiptarët ju rikthyen analfabetizmit. Pas dhjetravjetësh shqiptarëve ju rishfaqën sëmundjet ngjitëse si malarja, tuberkulozi etj. Pas dhjetra vjetësh shqiptarët patën administratën më të dobët në historinë e tyre, me njerëz të paaftë dhe të pazotë për drejtimin e shtetit. Populli thotë se në kohë shtrëngatash dhe rrebeshesh shiu, lumenjtë fryhen dhe sipër tyre dalin kërcunjtë. Dhe tek ne, pas kësaj shtërngate “demokratike” kaotike, me emrin e bukur demagogjik ‘tranzitcion’, në drejtim të administratës, në drejtim të institucioneve dhe në vet drejtimin e shtetit dolën “kërcunjtë”.

Drejtimin e shtetit e morën njerzit e paaftë, ambiciozë dhe të etur për të vënë pasuri në mënyrë të paligjshme. Interesat kombëtare dhe sovraniteti i vendit u shkelën me këmbë. U lejua, u nxit dhe u propagandua lëvizja kaotike e popullsisë në emër të lirisë së lëvizjes duke u krijuar një kaos urbanistik. U lejua zaptimi i hapësirave publike dhe i pronës private. U nxit dhe stimulua, apo u lejua, duke bërë “një vesh shurdh dhe një sy qorr” zaptimi dhe dhunimi i tokës bujqësore me ndërtime. Ajo fushë bregdetare, që nga Shkodra deri në Berat e Vlorë, u zu nga ndërtimet. Fshatari ynë nikoqir i tokës, që e ndërtonte shtëpinë në mal ose në kodër, zuri gjithë fushat e vendit. Madje ndërtuan edhe buzë përrenjve dhe lumenjve, madje, madje dhe në këneta. Ish kënetat e kthyera në toka buke para dhjetra vjetësh: Karavastaja, Vurgu, Maliqi, Thumana, Lezha etj, u kthyen në sheshe ndërtimi. Shqipet e malit braktisën foletë e tyre dhe erdhën të banojnë atje ku më parë banonin zhabat. Kaosi i lëvizjes sjell tronditjet krahinore dhe strukturore të një kombi; braktisjen e territoreve të banuara më parë dhe braktisjen e vendit. Zbrazja e Shqipërisë dhe trojeve shqiptare nga shqiptarët ka qënë vazhdimit strategjia e armiqve tanë shekullorë, të cilët për këtë qëllim kanë hartuar edhe programe. Por pas 1990-ës, ata nuk kishin më nevojë që të ushtronin genocid ndaj shqiptarëve për të braktisur trojet që u kishin lënë amanet të parët e tyre. Shqiptarët po e bënin vetë këtë, madje të nxitur dhe stimuluar, në një mënyrë ose një tjetër, nga vetë qeveritë e tyre. Veriu dhe Jugu i Shqipërisë u shpopulluan. Gjithë shqiptarët pothuajse u mblodhën në një fushim të madh përreth Tiranës dhe Durrësit, duke na kujtuar kampet famëkeqe të sulltan Muratit dhe sulltan Mehmetit.

Pasi i shpërndanë shqiptarët si zogjtë e korbit nëpër botë, duke ringjallur edhe njëherë plagën e rëndë të kurbetit, nuk kaloi shumë kohë, dhe ata në mënyrë djallëzore, për t’u grabitur kursimet e tyre, që i kishin me gjak, shpikën firmat piramidale. Dhe kur populli, me të drejtë, u ngrit në revoltë për të kërkuar paratë e tij, që ja kishin vjedhur, kundër tij ndërsyen shtetin. Atë shtet që më parë duhej ta kishin përdorur në interes të tij.

Po krahu tjetër i politikës çfarë bëri? A kishte ai përgjegjësi për katrahurën që u krijua më 1997? Apo i lau duart si Ponc Pilati. Të majtët, siç do të vërtetohej edhe më pas, kishin dhe kanë pasur pothuaj të njëjtën përgjegjësi, në çorbat që gatuanin të djathtët kur ishin në pushtet. Për të qënë më bindës po them se të majtët, që nuk vuanin nga kapacitetet intelektuale në fushën e ekonomisë dhe të financave; megjithëse firmat rentiere, apo piramidale, u krijuan qysh në vitin 1994 dhe lulëzuan për pothuajse tre vjet; nuk i denoncuan, nuk i kundërshtuan; madje, nuk bënë as më të thjeshtën, të dilnin dhe t’i tregonin popullit, se këto firma do t’i çonin në katastrofë financiare, prandaj të mos i fusnin paratë në to. Ata këtë nuk e bënë dhe kjo, pa dyshim, që i ngarkon me përgjegjësi historike, pasi kjo heshtje e tyre, kjo lënie e popullit në dorë të ushunjzave piramidale, shkaktoi tragjedinë e 97-ës, me humbje të mëdha ekonomike për popullin, por edhe për vetë shtetin; si dhe me mijra jetë të humbura. Prandaj, edhe post 97-ës, ata nuk vunë drejtësi, pasi ishin të pëgërë. Madje, pasi të djathtët rrëmbyen “pjesën e luanit” nga paratë e popullit; të majtët, me një shpikje të re demagogjike, të quajtur ‘transparencë’, vodhën atë që kishte mbetur. Dhe populli si gjithmonë, mbeti me gisht në gojë. Vetë i pari i të majtëve deklaroi: Se nga unë nuk do të dëgjoni fjalët dënime dhe burgje. Pra të dashur shqiptarë, besoj se më kuptoni drejt; dënimet dhe burgjet nuk janë për politikanët, por për popullin. Gjeniu Viktor Hygo na ka mësuar qysh më parë, se burgu është për Zhan Valzhanët, që kur janë të urritur, rrëmbejnë një franxhollë bukë dhe dënohen përjetë. Ky është mësimi i historisë. Ju lutem tani. A më jepni leje që këta politikanë, të djathtë dhe të majtë, t’i quaj vrastarë të popullit të vet.

Për ata që tregohen mosbesues ecim më tutje. Kur ndodhi tragjedia e Gërdecit dhe populli u vra nga pangopësia e pushtetit, kryeministri që është tani, për ta ngushëlluar kryeministrin e atëhershëm në detyrë, i rahu shpatullat. Ecim më tej. Tragjedia e 21 janarit kurrësesi nuk mund t’i faturohet njërës palë, pavarësisht se njëra palë vrau. Por të mos harojmë, që pala tjetër, tinzisht dhe djallëzisht, ja nxorri në shteg ose në pritë popullin palës tjetër për ta vrarë. Pra epshi shtazarak politik i njërës palë, për të mbajtur pushtetin dhe ruajtur sundimin mbi popullin; u shoqërua nga epshi shtazarak politik i palës tjetër, për ta marrë pushtetin dhe për të sunduar mbi popullin, ashtu siç edhe po sundon edhe sot e kësaj dite, mizorisht. Prandaj edhe pse kaluan tetë vjet dhe po vjen i nënti, ndërkohë që pala që akuzonte po bën shtatë vjet në pushtet, drejtësia për 21 janarin nuk ka vajtur në vend. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe, pasi të dyja palët janë të molepsura me faj, pavarësisht masës së tij për secilën palë. Këta, popullit të vrarë në 21 janar, thjesht po i bëjnë të shtatat dhe të nëntat. Kuptohet jo në ditë, por në vite.

Tani me të drejtë të zotit, kushdo nga ne, ka të drejtën legjitime të shtrojë një pyetje? Në të gjithë këtë katrahurë, shkatërrimin e shtetit, ekonomisë, kulturës, strukturës sociale të banorëve të këtij vendi; a ka pasur ndonjë qëllim djallëzor? A ka pasur forca antishqiptare të nëndheshme dhe nënujshme, që nëpërmjet filove të tyre në politikë dhe shtet e kanë nxitur dhe sponsorizuar këtë? Apo kjo ka rrjedhur si rezultat i paaftësisë, mediokritetit, syleshllëkut dhe të një inteligjence nën mesataren të politikanëve dhe qeveritarëve tanë?!!! Dhe tani na lind e drejta të shtrojmë pyetjen e dytë: a ka ndonjë politikan dhe qeveritar që e ka drejtuar këtë vend këto tridhjetë vjet, që të pranojë që është sylesh, “gjindje pa shkollë”, apo me një inteligjencë nën mesataren, dhe ja kanë hedhur?!!! Nuk besoj. Të jinni të sigurtë, që e vetmja gjë që nuk do të pranojnë, do të jetë kjo; padituria e tyre. Madje këta, gjithë këto kohë, na janë shitur si më të diturit dhe më të zotët e këtij vendi, që i dinë që të gjitha vetë dhe nuk kanë nevojë për ndihmë, këshilla, apo sugjerime. Pra po ta shikosh këtë racën e politikanëve tanë ndër vite, ata e mbajnë veten për të gjithëditur. Po njëra nga këto të dyja, duhet pranuar me domosdo.

Tani pa dashur të bëjë rolin e Kasandrës (Qes-Andrrës), apo ta Laokontit, nisur edhe nga tragjedia e tërmetit të fundit, mund të shtrojë një pyetje të tretë. A ka pasur ndonjë qëllim djallëzor në grumbullimin e më shumë se gjysmës së popullit shqiptar në një fushim gjigand përreth Tiranës dhe Durrësit?!!! Më tej akoma. A ka pasur ndonjë qëllim djallëzor në lejimin e ndërtimeve pa leje dhe jashtë kushteve teknike të ndërtimit?!! Në vazhdim të kësaj pyetje: Pse shteti lejoi ndërtime në rërë të plazheve dhe në këneta? Pse ai politikan që u tha shqiptarëve: shkoni dhe ndërtoni ku të doni dhe i drejtoi drejt kënetave të bregdetit; duke krijuar “geto ndërtimore” si këneta e Durrësit, Bathorja, Paskuqani etj; këto ditët e tragjedisë nuk u duk gjëkundi, të paktën të ngushëllonte popullin e vet që e ka qeverisur për rreth 13 vjet?

Jemi në një situate të tillë, ku, me të drejtë, “Koriere De la Sera” tallet me ne shqiptarët, lidhur me ndërtimet tona këto 30 vjet, duke thënë, se shqiptarët kanë një fjalë të urtë: “shto ujë dhe shto miell”. NA NXITË FAQEN! Në të vërtetë fjala e urtë në Jug të vendit është: “shto ujë dhe shto miell, vete arapashi në qiell”. Ky është “arapashi” i ndërtimeve që qeveritarët tanë “gatuan” këto 30 vjet për shqiptarët, të cilin mund ta quash edhe “Çorbë derri”. Ai “arapash” që tani përfundoi me tragjedi, dhe larg qoftë, në ndonjë tërmet tjetër, mund të jetë edhe më i rëndë.

Pse shteti hoqi dorë nga kontrolli apo supervizioni i ndërtimeve të pallateve shumëkatësh dhe e la në dorë të privatit, ndërkohë që çertifikimin e godinave që ndërtoheshin duhet ta bënte shteti me ekspertët e vet? Institucionet e shtetit, pas tërmetit të 21 shtatorit, deklaruan se ndërtimet e reja post 90-ës e kaluan provën dhe u kolauduan. Sa kaluan dy muaj pas këtyre deklaratave dhe ndodhi tragjedia nga tërmeti i rradhës. Ku është përgjegjësia e institucioneve të shtetit? A mos këto deklarata kanë qënë të qëllimta për të mbuluar dhe fshehur realitetin e trishtë? Këtë e bëri nëpërmjet dy përfaqësuesve të tij; drejtorit të Institutit të ndërtimit dhe zv.ministrit të ministrisë përkatëse. Këto deklarata të kujtojnë ato para 22 vjetësh të firmave piramidale: që “paratë e shqiptarëve janë të pastra”. Sot pas 22 vjetësh, shqiptarët ndodhen para të së njëjtës situatë, kur gjithë mundimin e jetës së tyre, shtëpitë me gjithë plaçka “i ka marrë lumi”. Ata i kanë humbur të gjitha, jo për faj të vet, por për faj të shtetit që nuk di të qeverisë, madje që i mashtron me gjoja, se ndërtimet e reja janë të sigurta. A mund të ndodhemi para një revolte mbarëpopullore?

Tani kryeministri thotë se për ekspertimin e godinave të dëmtuara do të sjellë ekspertë dhe specialistë nga jashtë. Me të drejtë mund ta pyesim kryeministrin: Nuk ka ekspertë dhe specialist ndërtimi Shqipëria, që ju doni t’i sillni nga jashtë? Ndërkohë që të tillë ka shumë, dhe mendoj, se shumica e tyre janë lënë prej jush dhe paraardhësit tuaj jashtë institucioneve të specializuara të kësaj fushe. A mos kjo është një alibi e kryeministrit për të mbuluar paaftësinë e qeverisë së tij dhe për të justifikuar tragjedinë me slloganin e zakonshëm të këtyre situatave; jemi “gjindje pa shkollë zotni hetues”? Nëqoftëse specialistët që ai ka rekrutuar në Institutin e Ndërtimit janë të paaftë, atëhere Ai ta shkrijë atë. A mos vallë pas këtyre “specialistëve të huaj” fshihet ndonjë gjë tjetër? Sepse “gojët e liga” thonë që këta specialistë do të jenë hebrenj, ndërkohë që po të duheshin, mund të gjëndeshin me shumicë në Perëndin, duke filluar që nga Italia fqinjë. Çfarë duan hebrenjtë në Shqipëri?

Atëhere, a mund të themi, se në rastin e tërmetit të fundit politikanët që na kanë qeverisur janë vrastarë të popullit të vet. Shpirti i atyre fëmijëve që mbetën në gërmadha kërkon drejtësi, njësoj si shpirti i atyre fëmijëve që mbetën në gërmadhat e Gërdecit. A ka pasur ndonjë mendim djallëzor për shuarjen e kësaj popullsie nga tërmetet, apo përmbytjet?!!! A ka akoma ndonjë mendim, ide, apo platformë djallëzore për zëvëndësimin e shqiptarëve, që duan t’i shuajnë, apo t’i degdisin “prapa diellit”, me kombe të tjerë; sirianë, egjyptianë, arabë, pakistanezë, hebrenj, apo raca të tjera?!!!

Të gjitha këto pyetje kanë të drejtën e qytetarisë, pasi aktualisht ne jemi në majë të Ajzbergut dhe nuk dimë çfarë është kurdisur dhe mund të kurdiset nën të. Me të drejtë mund të pyesë ndonjë, se si mund të përmbytet dhe të zhduket e gjithë kjo popullsi për pak orë? Shumë thjesht. Komani dhe Fierza po të dëmtohen digat e tyre e rrjedhimisht të shkatërrohen, mund të përmbytin të gjithë fushat bregdetare të Shqipërisë, që nga Shkodra deri në Vlorë. Kësaj po t’i shtojmë edhe një fakt interesant, të publikuar në një portal (Pamfleti) më datë 27 nëntor të këtij viti, dhe do zoti nuk është i vërtetë, apo që nuk do të realizohet; që kjo qeveri, e tanishmja, ka rreth një vit e gjysëm që mban në sirtar një projektligj për të dhënë me konçesion, apo si quhet me PPP-të, HC e Fierzës dhe të Komanit një firme private.

Por e keqja nuk mbaron këtu. Kjo firmë, është një firmë sërbe me kallauz shqiptar. Madje kjo shitet si një risi në kuadrin e minishengenit ballkanik, i cili nuk është gjë tjetër veç krijimi i një Jugosllavie të re, apo më saktë të një Sërbie të Madhe, e cila do të ketë nën thundër shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës, Maqedonisë dhe të Malit të Zi. Gjithashtu, kjo bëhet me bekimin e Francës, por, ndoshta edhe të shteteve të tjera europiane. Gojët e liga thonë që ky kallauz është një farë Baton Haxhiu (nuk e di sa e vërtetë është) ish, apo këshilltar i kryeministrit. Tani sërbët, me ndihmën e pakursyer të kryeministrit babëzitës, mund t’i zhdukin shqiptarët, kur t’ju dojë kokra e qejfit, madje pa çak pa bam. Mjafton sajesa e gjoja një difekti teknik, apo pakujdesie njerëzore, dhe gjysma e shqiptarëve, pa diskutim, që janë të shuar. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, kur kryeministri ynë i “var ujkut mëlçitë në qafë”. Zoti e ruajtë Shqipërinë dhe shqiptarët. Sepse vetëm kur e mendon, të zë tmerri dhe duket si një tragjedi biblike, e ngjashme me përmbytjen e Noes. Shqiptarë ju dua, tregohuni vigjilentë.

Po ju pyes. Nuk ju ka bërë përshtypje fakti, që asnjë vend perëndimor (përjashto Austrinë me një shumë simbolike) dhe sidomos ato të BE-së nuk dhanë ndihma në para për qeverinë shqiptare?!!! Pse? Nuk kanë para! Nuk e duan popullin shqiptar! Apo nuk duan që t’i japin para qeverisë shqiptare, pasi e dinë më mirë se ne shqiptarët e ‘leshtë’, që qeveritarët shqiptarë janë kusarë dhe kanë për t’i ‘zhgrapsur’ ato para. Apo ka enigma të tjera rreth këtij tërmeti, që ata i dinë dhe ne nuk i dimë?!!!

Vazhdojmë me tërmetin dhe mund të bëjmë edhe ndonjë pyetje tjetër. Kuptohet, se ato i kemi pa para. Duket mjaft interesante dhe e çuditshme që zoti, apo robi, dy ditë para festës kombëtare, u çoi shqiptarëve lëkundjet e tokës. Rrimë që rrimë dhe na lind dyshimi: Kush e sajoi tërmetin zoti apo robi?!!! Kësaj po t’i shtojmë edhe faktin, që ka popuj që jetojnë në shkretëtirat arabike, të cilëve u “lëshon goja lëng” kur shikojnë trojet tona të bukura dhe plot ujë, gjelbërim dhe jetë. Mjafton të fillosh me nimfat dhe nymfejtë në Toskëri, dhe të vazhdosh me zanat dhe shtojzovallet në Gegëri, përrenjtë, burimet, lëndinat dhe bjeshkët; të cilat edhe vetë zotat i kanë lakmi. Nuk është rastësi, që “Syri i Kaltër” dëshirohet të jepet me PPP nga bandat në pushtet. Kush ja ka vënë syrin Shqipërisë, që xhambazët tanë të politikës e kanë nxjerrë në Pazar?!!!

Prandaj populli, me votë të lirë, duhet t’i largojë nga skena politike shqiptare këta politikanë, të ‘majtë’ dhe të ‘djathtë’, që për tridhjetë vjet e shkatërrun këtë vend dhe këtë popull, dhe me një fshesë të hekurt t’i hedhë në koshin e historisë së Shqipërisë. Vetëm kështu ne do të mundim të parandalojmë tradhëtitë e gjysmagjelave të politikës shqiptare. Atyre do t’u priten duart për të tradhëtuar Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Vetëm kështu do të bëhen të pavlefshme dekoratat, kryqet dhe medaljet ( si ato që ka marrë në dhjetor të vitit 2015 kryeministri në detyrë nga kryedhespoti i Greqisë brenda në Patriarkanën ortodokse të Izraelit) që ata kanë marrë për tradhëtitë e tyre nga shtete armike të vjetra të shqiptarëve.

Të dashur shqiptarë! Duhet të dini se Shqipëria, shqiptarët dhe gjuha e tyre (protoplazma etnike e shqiptarëve sipas Sami Frashërit) janë në mbrojtje të zotave. Shqipëria, shqiptarët dhe gjuha e tyre, kur nuk u shuan në shekujt e errësirës otomane, nuk kanë për t’u shuar kurrë! Por kundër nesh janë djajtë. Ëngjëjt janë në Perëndim. Djajtë janë në Lindje. Prandaj shqiptarë jini syçelët. Prandaj të mbrojmë veten tonë duke jua bërë më të lehtë luftën zotave kundër djajve. Gjej rastin që t’i bëj thirrje Perëndimit të ndriçuar, që t’i ndihmojë shqiptarët. Gjej rastin që t’i bëj thirrje ‘kryqit katolik’ që të na mbrojë nga ‘kryqi ortodoks’.

Dhe tani në fund më lejoni të perifrazojë vargjet e të madhit Ali Asllani, poetit dhe shtetarit atdhedashës:

Grand cordon i zotris’ sate, që në gji të kanë vendosur,

Ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut veremosur;

Dhe kolltuku ku ke hipur, duke e hequr nderin zvarr’

ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!





Jo, jo, grushti do të bjerë përmbi krye të zuzarëve,

Koha është e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve!…

Flori Bruqi : Qytetaria shqiptare dhe europiane kërkon që shqiptari të duket edhe me të drejta edhe me përgjegjësi, dhe të mos struket.


Recension :

“Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999” me autorë Hanëmshahe Ilazi dhe Nusret Pllana. 


(Libër  Shqip edhe në Anglisht). 

Libri është një këmbanë përherë tingëlluese e cila të kujton se edhe në vitet e fundit të arritjes së Pavarësisë së Kosovës çmimi që kanë paguar shqiptarët ka qenë shumë i shtrenjtë.


Prof.Dr.Nusret Pllana është autor i shumë botimeve, veçanërisht i atyre që kanë të bëjnë me historitë e viteve 1998-1999. 

Puna e tij heroike për të mbledhur dokumenta origjinale, dëshmi të gjalla dhe gërmuar në arshiva ka skalitur në gur masakrat dhe krimet gjenocidale që kriminelët serbë kryhen kundër popullsisë shqiptare të Dardanisë para 21 viteve.

E rëndë ka qenë për autorët që të  mbledhin nga familjarët të dhënat për 1432 fëmijët e Dardanisë që kriminelët serbë i vranë pse ishin fëmijë dhe pse ishin shqiptarë. 

Ndër ta janë edhe 5 fëmijë serbë që u vranë po nga kriminelët serbë në restorantin “Panda” në Pejë. 

Gjithashtu, janë edhe 130 fëmijë të tjerë që mbesin akoma të zhdukur prej egërsirave serbe gjatë luftës para 20 viteve.



Mjafton të krahasohet libri “Noel Malcolm, Kosovo: A Short History, Papermac, 1998” me librin “Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999” për të kuptuar se krimet gjenocidale, shpërngulëse, tjetërsuese, kundra-njerëzore, kundra-europiane të serbëve kundër shqiptarëve kanë qenë të pandërprera

Prandaj do mjaftonte që ky libër që zyrat shtetërore dhe ato ligjore në Dardani (e cila gabimisht quhet Kosovo Polje) të ngrenë akuzë juridike ndërkombtare kundër Serbisë.

Krimet ndaj fëmijëve në Dardani janë vetëm një pjesë e krimeve kundra-njerëzore që egërsirat serbe kryen në Dardani.

Heshtja e politikanëve kosovarë tregon paaftësinë shtetërore, frikën, paaftësinë për të kuptuar përgjegjësinë, vogëlsinë shpirtërore e tradhtinë kombtare të atyre që janë zgjedhur përfaqësues dhe qeverisës të popullit të Dardanisë.

 Të caktohesh për të udhëhequr popullsinë e Dardanisë nuk është privilegj për t’u bërë pasha osman i papërgjegjshëm.

 Domethënë, të përfaqësosh popullin e Dardanisë është përgjegjësi njerëzore, shtetërore, perëndimore, europiane e kombtare.

 Qytetaria shqiptare dhe europiane kërkon që shqiptari të duket edhe me të drejta edhe me përgjegjësi, dhe të mos struket.

TROJET REALE TË SHQIPËRISË SIPAS HISTORIANËVE DHE NJERËZVE TË SHQUAR ME FAMË BOTËRORE




VOAL


Shkruan: Akademi  Isuf  B. Bajrami

Autorë të ndryshëm dhe specialistë të gjeografisë kanë shpjeguar me të dhënat e tyre për madhësinë e trojeve shqiptare. Sami Frashëri thoshte se “Shqipëria ka një sipërfaqe prej 70000 km katërorë”. Studiuesi francez L.Uelavitch thotë se “madhësia e sipërfaqes së Shqipërisë është 75000 km2”. Studiuesi tjetër shqiptar T.Selenica na jep një “sipërfaqe të Shqipërisë prej 80000 km2”.



Evropa_1878

Ndërsa kufijt e vërtetë etnik të Shqipërisë, ashtu siç na i përshkruan prof. A.Gashi, janë:



Kufiri perëndimor

Nga kjo anë Shqipnija etnike kufizohet me detin Jon dhe fillon nga Preveza e mbaron në pikën Skepi i Zi. Gjatësia e buzës në këtë anë është 651 km. Kufiri veri-perëndimor Ky kufi fillon nga pika Skepi i Zi e mbaron nga Ferro.

Kufiri veri-lindor

Ky kufi fillon nga veriu i katundit Shapoja, ecën nga lindja deri te katundi Japor, pastaj varet nga jugu deri te kuota 1548 e pastaj kthen përsëri në lindje të Karakollit të Osman Pashës nën kuotat 1619-1931. Kjo vijë e kufirit përmbledhë qytetin e Kurshumlisë, Prokuples, Leskocit dhe të Vrajes së bashku me rajonet dhe katundet e tyre. Kufiri lindor Ky kufi fillon nga Gradnica dhe mbaron në qoshin ku bashkohen dy lumenjtë Venetika e Vistrica me një gjatësi prej 342 km. Kjo vijë lindore fut përbrenda krejt viset e humbura mbas luftës ballkanike (1912), të cilat përbëhen prej këtyre kryeqendrave dhe krahinave: Gjakovë, Prizren, Kaçanik, Vranie, Gostivar, Tetovë, Shkup, Kumanovë, Preshevë, Dibër, Kërçovë, Strugë, Ohër, Krushevë, Përlep, Resnie, Manastir, Follorinë, Kostur, Naselicë e Grebenë. Kufiri jug-lindor Kjo vijë fillon nga pika ku bashkohet lumi Bistricë me Venetikon e mbaron në grykën e lumit Artë me një gjatësi gati 180 km. Kufiri jugor Përmbledh brigjet detare të gjirit të Artës. Këto brigje janë shume të përthyeme e kanë një gjatësi prej mëse 93 km dhe duke filluar nga goja e lumit Artë mbërrijnë te qyteti i Prevezës. Brenda këtyre kufijve ndodhet Shqipëria, e cila shtrihet në jug- perëndim të siujdhesës ballkanike, mbi brigjet detare të Adriatikut dhe të detit Jon, nga jugu në veri ndërmjet skepave Skepi i Zi në lindje të Vrajës, gjatësi lindore nga Ferro. 




Me luftërat ballkanike dhe Konferencën e Londres më 1913 plotësuan ëndrrat e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm që përmbledh më pak se gjysmën e Shqipërisë së vërtetë. Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan zinte një sipërfaqe prej rreth 110000 km2. Në periudhën e pavarësimit të shteteve të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, Turqia u “fali” këtyre shteteve rreth 5000 km2 të tokës shqiptare. Pas luftës se vitit 1876-1877 me Rusinë, Turqia dhuroi në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25500 km2 të tokave shqiptare.
demostrata_came
Shqipëria etnike në fund të shekullit 19

Në fund të shekullit XIX, dheu i Shqipërisë etnike do të tkurrej në 80000 km2 me 2.5 milionë banorë, ndërsa Konferenca e Paqes, që u mbajt në Versaje më 1919-1920, do të pranonte se dherat shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90270 km2 me rreth 3 milionë banorë. Përkundër këtyre pohimeve, kjo Konferencë lejoji vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913), duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80000 km2 që iu shpërndau shteteve fqinje, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28700 km2. Ndërsa sipas Vjetarit Shtetëror Statistikor të Shqipërisë, sipërfaqja në km2 e shtetit shqiptar është 28748km2.

Sipas dokumenteve historike të botuara qysh herët, Ilirinë e Jugut grekërit e quanin Epir, ashtu siç e shihnin nga ishujt. Është njëlloj, vazhdojnë studiuesit, si peshkatarët e ishujve Bohama ta quanin Floridën “Kontinent”. Emër që s’ka asgjë të përbashkët me kombësinë e popujve që jetojnë aty. Në pjesën që i kushtohet Greqisë, Straboni nuk e përmend Epirin, kurse Ilirinë dhe Maqedoninë i trajton së bashku. “Pas epirotëve dhe ilirëve, thotë ai, vinë fiset greke”. Sipas veprës Iliada, këto fise “barbare” jo helene nuk bënin pjesë në Lidhjen kundër Trojës. Maqedonia dhe Epiri kishin një gjuhë të përbashkët jashtëhelene, thotë Straboni dhe Plutarku. “Epirotët e maqedonët, përforcon studiuesi gjerman Hahni, qenë fise të afërta me njëri-tjetrin ose me prejardhje të përbashkët”. Skënderbeu thoshte: “Nëse kronikat nuk gënjejnë, ne quhemi epirotas” ndërkohë që Barleti e quante Skënderbeun “Princ i epirotëve”. 

Ndërsa Pirroja quhej “Shqiponja”. “Në Epir gjatë lashtësisë banonin vetëm popujt jogrekë, shkruante Tumman, që flisnin gjuhën maqedone ose çka është njësoj gjuhën ilire”. Aristoteli, te vepra e tij “Politika”, i kushton vëmendje të veçantë Kushtetutës së Epirit, si e ndryshme nga ajo helene. Skylaki i lashtë, duke përmendur Ambrakinë thotë: “…prej këtej nis Helada”. Aristoteli shkruan për ishullin Diomeda në detin Adriatik: “…kur vinë këtu helenët…” dhe më poshtë: ’’…kur vinë barbarët që rrojnë aty afër…”. Të gjithë autorët e hershëm grekë gjuhën e Epirit e quajnë pellazgjike, jo greke. Në asnjë dokument a historian s’përmenden përkthyes në bisedime mes popujsh “barbarë”. Pasi ata merreshin vesh pothuaj në të njëjtën gjuhë të tyre johelene. Rrënjët e fjalëve të vjetra të Epirit s’njiheshin nga grekërit, sepse qenë të kohës së pellazgëve më të lashtë, me të cilët grekërit trazuan gjuhë e kulturë.

Studiusit e huaj për Shqipërinë etnike

Në këtë rrjedhë historike studiuesi suedez Martin P. N. Nilson thotë: “Epiri nga çdo prirje del jogrek”. Perandori bizantin i shekullit X, Luani i Mençur thotë se: “banorët e Epirit janë shqiptarë”. Studiuesi Lyber shkruan: “Ishulli i Korfuzit në zanafillë banohej nga ilirët”. Kronisti bizantin i shekullit XIV, Mihal Dukasnantari, i Shtëpisë Perandorake, tregon paanshëm se “sunduesi i Janinës, Thoma Preluboviqi, i mbiquajtur “shqiptar vrasës”, Janinën e pastronte nga shqiptarët në një mënyrë të tillë saqë dhëndrrit të vet shqiptar, Gjin Bue Shpatës, i cili e rrethoi kërcënueshëm, i dërgonte me cinizëm si dhuratë shporta me sy të nxjerrë të shqiptarëve”! Megjithate, osmanët të kujdesshëm në regjistrime, Janinën kur e pushtuan më 1431 e quajtën tokë shqiptare. Kështu, ata shkruan Delvinë, Grebenë etj., e jo Dhelvinon, Grevena etj., pavarësisht se kishte ndodhur që në shekullin VI p.e.r. mbreti Tharip i Epirit në administratën e oborrit mbretëror kishte marrë me rrogë një athinas, i cili gjeti rastin dhe e hapi greqishten si një gjuhë të dytë.

Holand, Epiri dhe suliotët

Dr.Holand, në vitin 1812-1813, shënon në shënimet e tij: “Udhëtime në Ishujt Jonianë, Shqipëri”. “Hyra në Epir në brendësi të Shqipërisë”, shkruan piktori i shquar Levis. Në vizatimet e veta, piktori I.Leiç shënon mes të tjerash: “Janinë, kryeqytet i Shqipërisë; Qyteti dhe Kështjella e Paramithisë – Shqipëri; Varri i Ali Tepelenës – Janinë, Shqipëri; Kështjella e Pargës – Shqipëri; Lugina e Sulit – Shqipëri” etj. Në ditarin e vet në Qefalon në gusht 1823, Bajroni shkruan: “Suljotët qenë një kastë ushtarake e të krishterëve shqiptarë, që rronin në male të larta, të cilat sundonin rrjedhën e lumit Akeron”. Për njerëz të tillë Bajroni vazhdon: “…ka diçka të trashëguar nga lashtësia, diçka epike nga koha e Pirros”. Në librin “Udhëzues për udhëtarët në Greqi” thuhet: “Shqipëri sot quhet tërë Epiri i lashtë si dhe provincat jugore të Ilirisë së hershme që arrijnë deri në gjirin Rizonik, ose grykat e Kotorrit”. Marksi shkruan: “Duke zotëruar Durrësin dhe bregdetin shqiptar nga Tivari tek Arta… ai popull flet në gjuhën e lashtë ilire që bënë pjesë në familjen e madhe të gjuhëve indoevropiane”. Koloneli Lik shënon: “Shqipëria zë tërë vijën e bregdetit në lindje të Jonit dhe Adriatikut, e përfshirë në paralelet 39–43”. Duke qenë në Epir, ai shkruan se “…aty rregulloheshin punët në atë mënyrë që qe e përgjithshme në Shqipëri”. Në zgjatje të Epirit më në Veri, Liku shkruan: “Asgjë nuk mund të jetë më tërheqëse e më piktoreske se pamja e Luginës së Gjirokastrës… katundet e shumta tregojnë se ajo është një nga rajonet më të lulëzuara të Shqipërisë”.

Dijetari Spencer bën një gjykim përgjithësues: “Mund të ndryshojnë emrat e një sërë rajonesh e t’i përfshijnë ato në provinca të tjera, por hartën natyrore të Shqipërisë s’ka dorë njeriu ta fshijë, ndërkohë që banorët e krishterë a myslimanë shquhen nga të njëjtat tipare, zakone, doke dhe prej të njëjtës gjuhë”. Dr.Holland gjatësinë e Shqipërisë e përcakton 250 milje; Lik e jep 30 milje në skajin jugor dhe 100 milje në pjesët e tjera, ndërsa kufijtë në bregdet i jep gjer në Prevezë dhe Sulin e quan rajonin e skajshëm të Shqipërisë. Ai plotëson më saktë, duke thënë se “Shqipëria nis me një rrip toke të ngushtë nga malet e Sulit në Vai të gjirit të Artës, duke u zgjeruar me një gjerësi, që është vështirë të përcaktohet”; dhe vazhdon më tej: “Gjiri i Artës mund të quhet dalje kryesore për pjesën jugore të Shqipërisë”.

Kufijtë e Shqipërisë sipas Hobhauz

Shoku i shquar i Bajronit, Hobhauz, thotë se “kufijt e Shqipërisë mbarojnë në jug në gjirin e Lepentos, ose sipas disave në gjirin e Artës… E tërë zona, duke përfshirë dhe Akarnaninë mund të quhet pa gabuar Shqipëri”. Kur vizitoi fshatin Qestorat, të Gjirokastrës, ai tha për shtëpitë e tyre: “…krejt ndryshe nga ç’kishim parë në Shqipërinë e sotme”. Të njëjtën gjë, por nga një drejtim tjetër, e përcakton ushtari anglez Paton: “Prej Novipazarit, 10 orë larg tokës së Malit të Zi… fillon shqipja, e cila që këtej shtrihet për në jug drejt Epirit”. Dijetari Erkhart Janinën e quan: “Kryeqytet i fiseve çame”. Hjuz, duke e përcaktuar Janinën në Shqipëri, shton se kësaj të fundit “mund t’i shtohet Arta e Lura”. Më tej Konicën e përshkruan si: “…një prej maleve më të mira të qytetit shqiptar… ka 5000 banorë me dy të tretat myslimanë, 600 shtëpi shqiptare, 200 greke”. Pastaj flet për peshkopatën e Gjirokastrës Drinopollis (Dropulli i sotëm) me shkurtimin e emrit Fusha e Drinit. Para meje, shkruan Erkharti, kur doli përballë limaneve të Artës “shtrihet toka e Pirros, e Skënderbeut dhe e Ali Pashë Tepelenës”. Gjithashtu, gjatë vizitës së tij, studiuesi Doduell shkruan: “Gjiu i Ambrakisë ndan Epirin nga Akarnania dhe në anën jugore të tij është fillimi i Greqisë“. Regjistrimet osmane kanë qenë mbajtur tepër saktësisht, pasi lidheshin me interesat ekonomike e administrative të tyre me rastin e krijimit të nahijeve. Epirit i shënojnë 617 mijë vetë, nga ku rreth 120 mijë grekë dhe 33 mijë vllehë dhe të tjerët i vë shqiptarë; pra, vetëm një e pesta grekë. Statistikat e Sanxhakut të Gjirokastrës në mesin e shekullit XIX shënojnë 148759 banorë; nga këta 68915 myslimanë, 60872 krishterë, 18972 grekë, asnjë vlleh. Çamëria kishte 212 fshatra të krishterë dhe 80 myslimanë. Statistikat më pas shënojnë se më 1913 në Çamëri 96% flasin shqip, ndërsa më 1940 bie në 80%.

Pukëvili, Napoleoni dhe të tjerë për Shqipërinë

Pukëvili i njohur si filohelen shkruan: “Habitem shumë dhe nuk mund të kuptoj si ka ndodhur që në Çamëri dëgjohet vetëm gjuha shqipe, sikur shqiptarët të jenë këtu vendës e jo grekërit”. Napoleoni e quajti pashallëkun e Janinës: “…një shtet i qëndrueshëm me popullsi e zakone të të gjithë shqiptarëve”. Për këtë hapësirë shqiptare i apelohet Papës së Romës për të ndihmuar Epirin, kur i shkruhet nga Shqipëria “për një pjesë të vendit… nga Gjiri i Artës në portin e Vlorës, përfshi Manastirin në kufi të Maqedonisë e Mecovën në shpatet e Pindit”. Në botimet e Pukëvilit lexojmë: “…me numrin e tyre të madh, me guximin, zellin e veprimtarinë e tyre, shqiptarët do ia ndërronin një ditë faqen Greqisë”. Studiuesja e shquar rumune me origjinë shqiptare Dora D’Istria, thotë për shqiptarët në Greqi: “Vetëmohimi e flija e tyre qenë ndihma më e madhe në kryengritjen greke për çlirim. Mbi shkëmbinjtë e mbi zellin e Pargës gjenden ende tepricat e një populli që dha jetën e vet për Pavarësinë e Greqisë. Atje ndodhen edhe gjurmët e gjakut të martirëve”. Bashkëkohësi i Ali Pashës, rusi i pranishëm E.Golubinski, thotë për të: “Atdheu i tij qyteti i Artës, nuk gjendet në Perandorinë e Konstandinopojës… por në një principatë të lirë shqiptare. Ai qe pushtuar nga turqit më 24.03.1449”. Këto thënie pohojnë atë që Ali Pashë Tepelena i tha lirshëm Bessierit francez: “Unë e quaj shtëpinë time Butrintin, Pargën, Prevezën dhe Vonicën”. Çamëri quhet qarku i Shqipërisë që përfshinë krahinat e Paramithisë, Filatit, Pargës, Margëlliqit, Gumenicës etj. Topografikisht, etnografikisht, folklorikisht, Çamëria përbënë një krahinë jo të veçantë të Shqipërisë”. Po kështu thuhet edhe më vonë: “Çamëria është pjesa më jugore e Shqipërisë dhe jep të dhëna për numrin e popullsisë në myslimanë e ortodoksë”. Historiani grek Sathos shkruan se: “…në Mesjetë, Thesprotia përmendet si krahinë e banuar kryesisht prej shqiptarëve”.

Një përcaktim të tillë e jep edhe Enciklopedia italiane: “Thesprotia është emri grek i Çamërisë”. Edhe në Konferencën e Loussanos, në janar 1913-të përfaqësuesi i shtetit grek, M. Cacllamanos, në debatet e nxehta për Shqipërinë u shpreh: “…shqiptarët banojnë në një krahinë plotësisht të caktuar në Epir”. Ç’ndodhi me tërë këta shqiptarë në Epirin e tyre?! “Tretja” nga çkombëtarizimi prej Patriarkanës dhe megalidesë motivoi parashikimin e diplomatit grek Stefano Skuludhis, shprehur me letër ministrit grek të Punëve të Jashtme më 18.02.1877, ku thuhet: “…shqiptarët pa gjuhë të lëvruar, pa arsim të zhvilluar, pa fe të përcaktuar, nuk do t’i ruajnë dot për një kohë të gjatë kombësinë e tyre, po do të asimilohen gradualisht prej grekërve”…

Trojet pas Revolucionit Francez

Pas revolucionit francez, filloi një epokë e re. Me likuidimin e copëtimit feudal lindën tërësitë kombëtare. Një ndër shtetet që lindën pas kësaj periudhe është Greqia (1831), e cila u garantoi shtetasve të saj liritë civile, politike në masë të barabartë. Klauzola të tilla u përcaktuan me Traktatin e Londrës më 1829, të Parisit 1856, të Berlinit 1878, që janë quajtur traktate “Minoritare”. Deri më 1914 ishin bërë jo më pak se 30 traktate të tilla ndërkombëtare. Siç u tha edhe më lart Pukëvili shkruan: “Çamët jetojnë në jug të lumit Kalama. Distrikti i tyre shkon deri në Janinë. Vendbanimet e tyre kryesore janë: Suli, Paramithia, Luarati, Margariti, Parga dhe Agjia”. Çamëria, pra, është një zonë e banuar nga popullsia autoktone shqiptare. Ajo e cila e përbënte pjesën kryesore të pakicës kombëtare shqiptare në Greqi, në një sipërfaqe me 1950 km2, u çlirua nga pushtimi turk më 1912, në të njëjtën kohë si e gjithë Shqipëria. Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e Londres (1913) e më pas Konferenca e Firencës, që përcaktuan kufijtë e pjesës jugore dhe juglindore të Shqipërisë, vendosën që kjo trevë shqiptare të kalonte nën sundimin grek. Ajo përfshinte 189 qytete dhe fshatra me një popullsi sipas regjistrimit turk të vitit 1908 mbi 72.000 banorë. Pas caktimit të kufirit shqiptaro–grek nga Protokolli Firencës, Fuqitë e Mëdha i kërkuan Greqisë të tërhiqte trupat e pushtimit brenda një muaji nga Shqipëria e Jugut.

Fitorja e LVV-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 sipas Exipolit.-

 LVV (Levizja Vetëvendosje) 43.3% 7,535 PDK (Partia Demokratike e Kosovës) 18.4% 3,204 LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës) 12.9% 2,256   AAK...