Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/24

Shkencëtari francez Didier Raoult : Epidemisë po i vjen fundi, nuk do të ketë valë të dytë të Covid-19



Prof.dr.Didier Raoult, virologu francez, tha se epidemia e COVID-19 po përfundon dhe, me gjithë frikën e specialistëve të tjerë, përjashtoi shfaqjen e një valë të dytë të infeksioneve.



“Ne shohim që gjërat po ngadalësohen pak kudo”, tha dr. Raoult në një video të botuar  në faqen e Institutit Mesdhetar të Infeksionit në Spitalin Universitar (IHU) në Marsejë.

“Askund nuk ka një valë të dytë. Disa raste sporadike do të shfaqen këtu ose atje përfundimisht nëse dikush është super ngjitës, por e gjithë kjo nuk pasqyron më një dinamikë të epidemisë. Epidemia po mbaron”, tha ai.

Shek Hallaçi: Pse u martu Molla Sula, thotë një fjalë popullore “dardha ka bisht”?!






Kjo martesë nuk ka të bëj shumë edhe me dashni,po ma shum me pare.

Çka thonë ,,muhabetet e çarshisë”?

Grupe kriminale nga nëntoka e Shkupit të kontrolluara dhe të dirigjuara nga BDI, e kan fut në kurthë Molla Sulën dhe ky tani luan ashtu si i thonë ATA.

Fillimisht ja servuan këtë vajzën (viktimë) për të bo qejf dhe e dokumentuan rastin me video inçizime të shumta nga marrdhënja intime e Reisit.

Pastaj, pjesa tjetër dihet. I thanë duhet të paguash kaq para ( e dini që para disa ditë Reisi tërhoqi 1 miljon euro nga banka) që mos të publikohen videot intime të Reisit me vajzën e re.

Më pas Reisi me gjasë i ka paguar, por ATA nuk janë ndalur këtu, kanë kërkuar ende tjera, dhe Reisi ka marrë masa duke u martuar me vajzën që sadopak me qenë i mbrojtur në rastë se i publikohen inçizimet s’paku të ket një mbulesë se është i martuar me të dhe normal burri me gruan nën kurorzim kanë mardhënje që llogaritet legale..

Me sa duket Molla Sula në fund do të mbetet me gishta në gojë,edhe pa lek edhe pa grua..

Pak a shum kështu flet çarshia,për rastin e Sulës, kënga po i kendohet e zërin ja ndegjoni ma vonë..!!!

****



Ndërsa  Zana Avdiu një emër i njohur në opinion për reagimet publike ndaj dukurive negative në shoqëri, ka shpërthyer përmes një postimi në Facebook për martesën e Myftiut nga Maqedonia,. Sylejman Rexhepit me një vajzë 25 vjece.

Zana Avdiu në postimin e saj në Facebook këtë dukuri e ka quajtur kulm të amoralitetit.

Ja postimi i Zana Avdiut në Facebook”

Myftiu 74 vjec paska marre grua 25 vjec. Rojet e moralit e te xhenetit, asnje reagim kunder kesaj.

Te gjithe po e lavdojne e po e lartesojne myftiun. Ndersa, kritikat i adresohen vajzes (minorene ne krahasim me moshen e tij).

Pavaresisht arsyeve per martese, nje gje eshte e qarte vec, qe myftiu e ka shfrytezu poziten e tij, qe te perfitoje ne kete situate. Dhe, ky eshte kulmi i imoralitetit.

Meqe eshte ramazan, kisha dashte me dite: ky muaj i shenjte a ndikon qe keta me u be pak me te moralshem a jo?
Cka eshte kjo coroditje, deri ne kete shkalle?

Besimtarët myslimanë festojnë Bajramin, kreu i BFI-së shpall të vdekur virusin


Myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin. Ndryshe nga vitet e kaluara, ky Bajram festohet në kohë të pandemisë dhe ndalesës për lëvizjen e lirë. Nëpër xhamitë e vendit u fal vetëm namazi i Bajramit, 15 minuta. Edhepse nuk pati manifestim qendror, kreu I BFI-së Sulejman Rexhepi u paraqit në xhaminë Mustafa Pasha, madje për ta shpallur të vdekur koronavirusin.



Dhashtë Zoti që në kushte edhe më të mira më të volitshme dhe me fitoren tonë mbi të keqen. E keqja ndërkombëtare që tronditi tërë globin, mbarë njerëzinë në botë ishte Koronavirusi, pandemia COVID 19 të cilën unë besoj se e kemi mundur. Unë kam bindje se e kemi fituar dhe prej këtij momenti mund ta shpalli të vdekur një herë e përgjithmonë”

Në xhaminë ku Bajramin e fali edhe kreu i BFI-së, besimtarët respektuan masat brenda dhe në oborr.

Në Xhaminë e Bedrit në Butel namazi i Bajramit u fal sipas rregullave, 15 minuta. Para se të fillonte namazi, besimtarët të grumbulluar prisnin përpara xhamisë, shumica prej tyre madje pa përfillur jo vetëm rekomandimin për distancë por as për mbajtje të maskave./ALSAT/

Kërcënohet kancelarja Angela Merkel, trëndafila të kuq dhe gur varri




Policia gjermane ka njoftuar  nisjen e një hetimi, pasi një gur varri u gjet para zyrave të kancelares, Angela Merkel, sa i përket masave që pritet të dekretojë kancelarja me qëllim ndalimin e transmetimit të koronavirusit.

Kjo mënyrë e të protestuari erdhi, ndërsa mijëra demonstrues u përgatitën të mblidhen në qytete të mëdha gjermane përfshirë Stuttgart, Mynih dhe Berlin kundër masave të izolimit në shtëpi, shkruajne mediat e huaja.


Trëndafila të kuq dhe qirinj u vendosën rreth gurit të varrit, i cili mbante mbishkrimin: “Liria e shtypit, liria e mendimit, lëvizja dhe Kuvendet – Demokracia 1990-2020”, tha policia në një deklaratë.

Sekretari i Përgjithshëm i partisë CDU të  Angela Merkel, Paul Ziemiak, e quajti gurin e varrit para zyrës së Merkel “një veprim me shije të hidhur”. Tashmë Gjermania po përballet me një valë në rritje demonstrimesh nga teoricienët e komplotit, ekstremistët, të cilët kanë alarmuar Merkel dhe qeverinë e saj.

Fillimisht tubimet nisën duke filluar si një grusht protestuesish, që nuk mbështesnin kufizimet e ashpra që miratoheshin për të ndaluar transmetimin e koronavirusit. Por së fundmi protestat janë rritur në javët e fundit dhe marrin pjesë mijëra njerëz nga qytetet më të mëdha gjermane.

Mjekja shqiptare në Gjermani Aurora Meta Dollenberg ka një lajm të mirë: Vala e dytë e Kovid 19 nuk është e rrezikshme!


Në një intervistë për mediat shqiptare, mjekja shqiptare e urgjencës në Gjermani, e cila jeton dhe vepron si mjeke atje, Aurora Meta Dollenberg, shpjegon se në rast të një vale të dytë nga koronavirusi, të prekurit do të shërohen më shpejtë se gjatë kësaj periudhe.
Ajo thekson se në rast të një valë të dytë nga koronavirusi, të prekurit do të shërohen shumë më shpejt se gjatë kësaj periudhe, pasi që tashmë mjekësia e ka një pëvojë në trajtimin e këtij virusi, për dallim nga hera e parë.


Nga ana tjetër, Aurora Meta Dollenberg është edhe nënkryetare Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Diasporë. Ajo kohë më pare bëri edhe një parashikim se kur mund të kemi një vaksinë ndaj koronavirusit.

“Kanë filluar në Gjermani punimet nëpër laboratorë për të zhvilluar vaksinën ndaj tij. Nga eksperienca mund të themi se kur ka pasur influenca, pas dy muajsh është arritur të zhvillohet edhe një vaksinë. Mund të them se përafërsisht të paktën pas katër deri në gjashtë javë duhet të ketë ndonjë rezultat për sa i përket vaksinimit”, tha ajo.

Deputetja italiane Sara Cunial e akuzon Bill Gates: Sterilizoi miliona gra, planifikon ta ulë popullsinë me 15%


Deputetja rebele italiane, Sara Cunial ka mbajtur një fjalim fjalim të ashpër në lidhje me ndërhyrjen e miliarderit Bill Gates në çështjen e vaksinimit të popullatës botërore kundër koronavirusit.

Aktivistja ka përmendur plane të Gates për shpopullimin e vendeve, injektimin e gjurmimit dixhital të njerëzve ndërsa e ka akuzuar se mund të bëjë të njëjtën gjë që bëri sipas saj, me 500 mijë gra që i sterilizoi në Afrikë.
T Ch/
Cunial ka akuzuar gjithashtu kryeministrin Conte se po bashkëpunon me filantropin dhe se i është nënshtruar presionit të tij, ndërsa me fjalimin e saj ka marrë duartrokitje por edhe fishkëllima të shumta teksa fliste.

“Fuqia absolute nuk vjen me imponim. Hobbes thoshte: ‘Fuqia absolute nuk vjen me imponim nga lart por nga zgjedhja e individëve që ndjehen më të mbrojtur, duke i dhënë lirinë e tij një pale të tretë. Prandaj ju çoni në anestezimin e mendjeve duke u bazuar në media të shitura, dizinfektues, me fjalë si ‘regjim’ dhe ‘lejon’, deri në atë pikë sa arritët të rregulloni me ligj lidhjet dhe ‘ndjenjat’ tona. Çertifikuat dashuritë tona”.

“Në këtë kuptim faza ‘2’ nuk është asgjë më shumë se vazhdimi i fazës ‘1’, vetëm emri është ndryshuar. Tashmë e kemi kuptuar se vdekja nuk vjen vetëm nga virusi, mund të vuajmë dhe të vdesim falë ligjit tuaj për mjerim dhe varfëri. Si në çdo regjim, faji do të shkarkohet vetëm dhe ekskluzivisht tek ne qytetarët. Na hiqni lirinë dhe na thoni që ne e provokuam vetë, nën britmën ‘përçaj dhe sundo’”, tha mes te tjerash Cunial./T Ch/


Besimtarë të fesë Islame, e gëzofshi festën e Bajramit, në paqe, me shëndet, mbarësi, begati dhe gjithë të mirat e kësaj bote, për Ju dhe familjet tuaja!


Imazhi mund të përmbajë: 1 person


URIM  NGA AKADEMIK PROF.DR.ABDULLA MEHMETI


Besimtarë të fesë Islame, e gëzofshi festën e Bajramit, në paqe, me shëndet, mbarësi, begati dhe gjithë të mirat e kësaj bote, për Ju dhe familjet tuaja!


* * *
Për reflektim, pa keqkuptime!

Duke marrë parasysh se sot jemi në ditë feste, nuk është rasti për sqarime, analiza dhe komente, por një çështje duhet të sqarohet mirë nga dijetarët islam ndër shqiptarët, në interes të të gjithë besimtarëve.

Festa e Bajramit të Madh, siç është e njohur tradicionalisht ndër shqiptarët, apo Bajrami i Ramazanit, a duhet të lidhet vetëm me një dimension të tij, me çështjen e fitreve, siç ia kanë veshur pushtetet këtë epitet gjatë dekadave të fundit, me këtë duke e reduktuar dhe zbehur rëndësinë e kësaj feste vetëm në dimensionin humanitar, jo në kuptimin e plotë fetar siç e ka realisht, si festë në përfundim të agjërimit, muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit është shpallur Kur'ani famëlartë për njerëzimin.

Meqë çështja e fitreve nuk e mbulon kuptimin e plotë të kësaj feste fetare, pse duhet të quhet Fitër Bajram, e jo Bajrami i Madh, apo edhe Bajrami i Ramazanit?

Logjikisht, siç nuk mund të themi lisi i degëve apo gjetheve, por dega e lisit apo gjethi i lisit, nuk mund edhe kjo festë të quhet Fitër Bajram.

Me këtë rast, duhet të sqarohet se çështja e fitreve nuk përbën shtyllë, kusht të besimit islam, por është pjesë e Zekatit, i cili mund të ndahet (jepet) çdo ditë gjatë vitit, dhe jo në shuma kujt si t’i kujtohet, sa për t’u arsyetuar, por si detyrim prej 2,5% nga pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e besimtarit islam.

Dhënia e fitreve dhe zekatit është përcaktuar se përfiton nga rëndësia dhe dobia gjatë muajit të Ramazanit, por nuk e mbulon kuptimin e tyre, as të muajit të Ramazanit dhe as të festës së Bajramit.

Poshtëshënim:

Problemet e grumbulluara për një periudhë të gjatë në jetën politike, shoqërore, kulturore, kombëtare, pa edhe fetare, në botën shqiptare, na detyrojnë të reagojmë në shumë raste, për të nxitur debat dhe reflektuar pozitivisht, duke marrë mbi vete edhe rrezikun se mund të keqkuptohemi, të dukemi të paarsyeshëm, të "gjithëditur" dhe qesharakë. 

Njerëzit e arsyeshëm shpresojmë të na mirëkuptojnë, se nuk e bëjmë këtë për interesin tona, por për të mirën e përgjithshme.

Me mirëkuptim!

(24.V.2020)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...